Prefektura e Ilirikut
Prefektura Pretoriane e Ilirikut (latinisht: Praefectura praetorio per Illyricum) ishte një nga katër prefekturat pretoriane në të cilat u nda Perandoria Romake në Antikitetin e Vonë. Qendra administrative e prefekturës ishte Sirmiumi (375-379), ndërsa pas vitit 379, Selaniku. [1] [2] Emrin e mori nga provinca e vjetër e Ilirikut e cila ishte emërtuar sipas Ilirisë antike, dhe në shtrirjen e saj më të madhe përfshinte Panoninë, Norikumin, Greqinë dhe pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik përveç Thrakisë. Tre prefekturat e tjera ishin ajo e Italisë, Orientit (Lindjes) dhe Afrikës. Themelimi […]