ARKEOLOGJI

57 Results / Page 2 of 7

Background

ARKEOLOGJI

Jezuitët e françeskanët, themeluesit e muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri

Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në vend, nisën në Shkodër, në fundin e shek.XIX. Ishte Urdhri Jezuit i pari, në 1880, e më vonë Urdhri Françeskan nën drejtimin e At Shtjefën Gjeçovit, që themeluan koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare, duke ngritur më pas Muzeun Françeskan në Shkodër. Në këtë muze, u sistemuan me kriteret shkencore të kohës sipas një nëndarje në 48 grupime, rreth […]

todayMay 30, 2025 1

ARKEOLOGJI

Gratë Ilire: Luftëtare në Ballkanin e Lashtë

Në terrenin e thyer të Ballkanit të lashtë, ilirët lulëzuan si luftëtare të ashpra. Zbulimet e fundit arkeologjike po sfidojnë besimin e gjatë se lufta ishte një domen ekskluzivisht mashkullor në këto shoqëri. Gratë ilire në kohët e lashta, siç tregohet nga provat arkeologjike dhe të dhënat historike, duket se kanë pasur një status të rëndësishëm dhe më të barabartë në krahasim me gratë në shumë shoqëri të tjera të […]

todayMay 28, 2025 2

ARKEOLOGJI

Apolonia (Tempulli i Agonotetëve)

Apolonia është një qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike, me vlera historike e kulturore.Jo larg Fierit, në rrugën që shkon në drejtim të detit Adriatik, në një largësi rreth 14 km. Themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. gërmadhat e Apolonisë u zbuluan në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme […]

todayMay 27, 2025 2

ARKEOLOGJI

Via Egnatia apo Rruga Egnatia

Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të dytë para erës së re një vijë drejtuese mijëvjecare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga siç dëshmon Straboni kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisë. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga […]

todayMay 27, 2025 4

ARKEOLOGJI

Edhe një herë për etnomin “shqiptar” dhe fjalen “shqiptar”

Nga Mimoza Karagjozi Kore Në një artikull të para disa ditëve në “Peizazhe të fjalës”, Anila Omari solli në vëmendjen e lexuesve njësi leksikore prej fjalorit të F. M. Da Lecces (1702). E nga ana tjetër, në një shkrim vijues, po këtu, prej Ardian Vehbiut u trajtua në planin historik dhe çështja e dy kryedialekteve tona. Të dyja këto më bënë të përsiat edhe një herë në çështjen e etnonimit […]

todayMarch 24, 2025 3

ARKEOLOGJI

Bato Breuku ose Bato i Breukëve

Bato Breuku ose Bato i Breukëve [1] ishte një udhëheqës i Breukëve, një fis ilir që luftoi kundër Perandorisë Romake në një luftë të njohur si Lufta e Batos (Bellum Batonianum). Bato i Breukëve me të gjitha forcat e tij kryengritëse u bashkua me ato të udhëhequra nga Bato Desidiati. Pasi u përball me humbje, ai u dorëzua te Tiberiusi në vitin 8 të es në bregun e lumit Bosna. Në fund, Bato i Breukëve u kap nga Bato Desidiati dhe u dënua me vdekje pasi […]

todayMarch 22, 2025 6

ARKEOLOGJI

Monedhat ilire

Monedhat ilire janë monedha metalike prej ari, argjendi a bronzi të cilat fillojnë të qarkullojnë në shekullin e VI p.e.s. dhe vazhduan deri në shekullin I p.e.s. pas pushtimit romak. Iliria ishte vendi i dytë në kontinentin Evropian, pas Helladës, që njohu monedhën. Monedhat e para në tregun ilir u futën rreth shek. VI p.e.s. si pasojë e marrëdhënieve tregtare me qytetet dhe kolonitë helene. Ato ishin prej argjendi dhe i takonin […]

todayMarch 21, 2025 3

ARKEOLOGJI

Zbuluesi i zotit dardan në Kaçanik dhe kisha e rrallë

Sir Arthur Evans, pionieri i arkeologjisë dhe hulumtimeve të para të civilizimit të Egjeut të periudhës së bronzit, i njohur me zbulimin e tij të pallatit të famshëm të Knossosit në Kretë dhe kulturës minoike, që bëri dallimin mes shkrimeve lineare A dhe B, nga të parat në truallin evropian, është marrë edhe me gjurmët ilire në Kaçanik. Ai, në veprën e tij të njohur e shumëpërfshirëse, “Antiquarian Researches in […]

todayMarch 20, 2025 26

ARKEOLOGJI

Enona (lat. Aenona ) qytet ilir i liburnëve

Enona (lat. Aenona ) ishte një qytet ilir i liburnëve që u ngrit në fillim të epokës së hekurit, në territorin e Kroacisë së sotme në shekullin e 9-të para Krishtit, nga i cili lindi qyteti i mëvonshëm romak dhe më në fund Nini i princave kroatë. Në arkeologji është i njohur për tempullin më të madh romak në bregun lindor të Adriatikut. Enona përmendet për herë të parë si Hemionoi në Periplusin e shkrimtarit grek Pseudo […]

todayFebruary 18, 2025 8