Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Monedhat ilire janë monedha metalike prej ari, argjendi a bronzi të cilat fillojnë të qarkullojnë në shekullin e VI p.e.s. dhe vazhduan deri në shekullin I p.e.s. pas pushtimit romak.
Iliria ishte vendi i dytë në kontinentin Evropian, pas Helladës, që njohu monedhën. Monedhat e para në tregun ilir u futën rreth shek. VI p.e.s. si pasojë e marrëdhënieve tregtare me qytetet dhe kolonitë helene. Ato ishin prej argjendi dhe i takonin Korinthit dhe Korkyrës. Ishin ilirët e jugut që prenë monedhat e para të ndjekur nga ilirët e viseve veriore. Monedhat më të hershme që njihen deri më tani janë monedhat e Dyrrahut dhe Apollonisë nga shekulli V – IV p.e.s. Sipas arkeologut H. Ceka, prerja e monedhave të para në këto dy qytete duhet të ketë filluar rreth vitit 430-350 p.e.s. [1] Më vonë vijojnë me prerjen e monedhave të tyre edhe qytetet dhe fiset ilire nga viset e Epirit (Ambrakia, Thesprotia dhe para së gjithash monedhat e Mollosëve), pas të cilave vijnë monedhat e Amantisë, Bylisit, Lisusit (Lezhës), Shkodrës, Olympas, Orikos, Damastionit në Dardani, monedhat e Paionisë, etj. të prera në shekullin IV – III p.e.s. [2] Në vazhdim monedha fillojnë të presin vetëm sundimtarët dhe mbretëritë ilirë si p.sh. në Epir, Aleksandër Molosi dhe Mbreti Pirro, në Peoni Audeloni ndërsa në pjesët tjera të ilirisë, Monuni, Mytili, Genti dhe Ballai. [3]
Nga hulumtimet arkeologjike dihet se monedha ilire janë gjetur edhe në vende të tjera përveç se në viset ilire, si p.sh. në Maqedoninë e lashtë, Itali, Greqi, Azinë e Vogël dhe Egjipt, si rezultat i shkëmbimeve tregtare. Monedhat ilire të gjetura në gërmimet arkeologjike në territorin e dikurshëm ilir janë një dëshmi e vlefshme për marrëdhëniet ekonomike gjatë shekujve të fundit p.e.s. Mes tjerash ato dëshmojnë gjithashtu që në periudhën para pushtimit romak, ilirët kishin marrëdhënie tregtare intensive me viset greke, Italinë e Jugut dhe Siçilinë, dhe veçanërisht me Epirin dhe Maqedoninë. [4] [5]
Referime
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë