PERSONALITETE

107 Results / Page 1 of 12

Background

HISTORI

Llesh Lleshi (Lleshi i Zi) (1772-1837)

Kapidan i shquar, drejtues i luftëtarëve mirditas. Lindi në Orosh, në atë vit kur i ati Llesh Gjon Marku ishte vrarë në një betejë të zhvilluar me Begollajt e Pejës, në Lakun e Pyllës mbi Thirrën e Fanit, aty ku ndahej kufiri me Shëmrinë. Lleshi u rrit nën përkujdesjen e vëllait, Preng Lleshi, u bë shumë i zoti dhe e shoqëroi atë në të gjithë betejat. Për shkak të ashpërsisë […]

todayApril 9, 2025 1

HISTORI

Dom Ndre Mjeda si politikan dhe teolog

Jeta dhe veprimtaria e Ndre Mjedës si politikan dhe teolog Mjeda politikan - Gjatë viteve 1912-1915, Mjeda u angazhua kryesisht me politikën kombëtare, ndërkohë që eshte“thyer”pendën poetike. Pas 1912-ës kishin ardhur kohë vendimtare për fatet e Shqipërisë, prandaj Mjeda vendosi të sakrifikojë punët dhe planet e vjetra:ai iu kushtua plotësisht politikës kombëtare. Mjeda mori pjesë aktive në jetën parlamentare 1921-1924 duke u rradhitur në opozitën shqiptare,ku u shqua për opsionet,për […]

todayMarch 31, 2025 2

HISTORI

Kryepeshkopi Lazër Mjeda: Raport mbi pushtimin serb

Viti 1913Kryepeshkopi Lazër Mjeda:Raport mbi pushtimin serb të Kosovës dhe Maqedonisë Lazer Mjeda (1869-1935) lindi në Shkodër dhe u arsimua nga jezuitët. U shugurua prift katolik në vitin 1891, shërbeu si peshkop i Sapës nga viti 1900 deri në vitin 1904 dhe u ngrit më 14 prill 1909, në një moshë relativisht të re, në detyrën e Kryepeshkopit të Shkupit, këtë detyrë e mbajti deri në vitin 1921. Mjeda u […]

todayMarch 31, 2025 2

HISTORI

Imzot Lazër Mjeda, Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar

Imzot Lazër Mjeda, Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar në kohën e rreziqeve (1909 – 1921) Pa e njohur mirë rrethin, ambientin apo kontekstin jetësor, familjar, shoqëror, kombëtar dhe fetar, moral, s’mund ta njohim as njeriun apo personin. Imzot Lazër Mjeda lindi në Mjedë të Shqipërisë më 6 mars 1869, si biri i Jak Kryeziut dhe Luçie lind. Thaçi – Mjeda, i rritur si jetim së bashku me të vëllain […]

todayMarch 31, 2025 2

HISTORI

Origjina ilire-shqiptare e Aleksandrit të Madh

Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që […]

todayMarch 30, 2025

HISTORI

Isa bej Boletini (15 janar 1864 – 23 janar 1916)

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isa ose Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë […]

todayMarch 23, 2025 2

HISTORI

Amaneti i Papa Klementi XI Albanit

Amaneti i Klementi XI Albani: Në gurin e varrit më shënoni prejardhjen shqiptare. Më 19 mars të vitit 1721 u nda nga jeta Papa Klementi XI, i mbiquajtur Albani. Emri i tij para se të bëhej papë ishte Gjon Françesk Albani. Ai ishte nga Urbino dhe pohonte vazhdimisht prejardhjen e tij shqiptare, madje kërkoi që edhe në gurin e varrit t’i shkruhej prejardhja e tij. Që kur ishte prift i […]

todayMarch 22, 2025 1

FILOZOFI

Jezusi dhe besimi i krishterë

Jezusi ose Jezui (nga greqisht: Ἰησοῦς, 8-2 p.e.s. - 29-36 p.e.s. i njohur edhe si Jezu Krishti dhe Jezusi i Nazaretit. Jezusi është autor, figurë qëndrore e krishtërimit dhe një profet në Islam, në lidhje me të cilin ai është i njohur si Krishti, (nga greq. hristós - "i mirosuri, i vajisuri" duke përkuar me termin hebraik "messiah") historia e të cilit është e padiskutueshme përmes dëshmive të Krishtit të Besëlidhjes së Re (BR) si edhe nëpërmjet shënimesh të histori-shkruesit hebraik Flavius Josephus (lindur vitin 37/38 vdekur në vitin 100) dhe të histori-shkruesit romak Cornelius Tacitus (53-120). Burimi kryesor i njohurive lidhur […]

todayMarch 19, 2025 1

HISTORI

Historia e françeskanëve në Shqipëri

Me 4 tetor Kisha katolike kremton festën e Shën Françeskut, themelues i Urdhrit Françeskan, që lidhet ngusht edhe me historinë e Shqipërisë. Në këtë këndvështrim po e kujtojmë sot Shenjtin e madh të Asizit, duke sintetizuar fillimet e misionit të bijëve të Tij në tokë shqiptare, sipas një shkrimi përpiluar nga françeskani shqiptar Atë Daniel Gjeçaj. Si fillon historia e françeskanëve në Shqipëri? Dihet se historia e françeskanëve në Shqipërí […]

todayMarch 15, 2025