OPINIONE

129 Results / Page 5 of 15

Background

ARKEOLOGJI

Skënderbeu dhe Kanuni i Tij

Kanuni përbën në vetvete tërësinë e normave të së drejtës zakonore, të  frymëzuara nga tiparet morale të shqiptarit. Populli ynë e ka formësuar që herët  ligjësinë shpirtërore të jetës me atë pasuri morale aq fisnike, aq të dalluar nga popujt e tjerë dhe aq të vlerësuar nga të huajt; atë ligjësi që i kishte themelet tek burrëria, nderi, besa, miqësia, dashuria e pakufishme për liri dhe atdhe dhe gatishmëria për […]

todayFebruary 14, 2025

ARKEOLOGJI

Kanuni i Labërisë (libër)

Kanuni i Labërisë Autori: Ismet Elezi. Faqet e librit 288. Kanuni i Labërisë ka si koncept kryesor ruajtjen e vlerave më të mira morale e kulturore të trashëguara nga e kaluara dhe luftimin e anëve negative, të papajtueshme me parimet morale e juridike të shoqërisë demokratike shqiptare. Pasqyron me vërtetësi kulturën e lashtë juridike të popullit të kësaj krahine, si pjesë përbërëse e kulturës shpirtërore e materiale e kombit shqiptar. Një monument […]

todayFebruary 14, 2025 1

HISTORI

Kapella e At Shtjefën Gjeçovit

Kapella e At Shtjefën Gjeqovit është një monument i trashëgimisë kulturore në Karashëngjergj, Prizren, Kosovë.Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 1537/69. At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Fojnicë dhe Banja Llukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me letërsi, etnologji, histori etj. Më 1929 është vrarë në Zym të Prizrenit dhe është varrosur në varrezat e fshatit Karashëngjergj. Pas vdekjes së tij, […]

todayFebruary 14, 2025 1

HISTORI

At Shtjefën Gjeçovi (12 korrik 1874 – 14 tetor 1929)

At Shtjefën Gjeçovi, lindur Hilë Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik 1874 - Zym, Has, 14 tetor 1929) ka qenë frat françeskan, arsimtar, mbledhës folklori, arkeolog dhe publicist shqiptar. U shqua për punën kërkimore të mbledhjes së traditave dhe mënyrës së jetesës të shqiptarëve të veriut dhe veçanërisht për kodifikimin e përmbledhjeve të lëndës kanunore. Veprimtaria e tij mbuloi gjithashtu përpjekjet e kohës për afrimin e Kishës Katolike me Uniatizmin dhe Kishën Ortodokse shqiptare. Shtëpia e Gjeçovëve, Janjevë. U lind në Janjevë të vilajetin […]

todayFebruary 14, 2025 1

OPINIONE

At Gjergj Fishta fati i kombit shqiptar

“Mbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta” – At Gjergj Fishta Nga Frank Shkreli  Kjo javë (23 Tetori 2021) shënon 150-vjetori i lindjes së njërit […]

todayFebruary 14, 2025 1

OPINIONE

At Gjergj Fishta, gjeniu i penës dhe mbrojtësi i Shqipërisë

At Gjergj Fishta, gjeniu i penës dhe mbrojtësi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare TIRANË, 30 dhjetor 2024/ATSH/- Poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe publiçisti At Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim […]

todayFebruary 14, 2025

HISTORI

Letra e At Gjergj Fishtës drejtuar Françesko Jakomonit

Shkodër, 23 shtator 1939 XVII Shkëlqesisë së tij Françesko Jakomonit Mëkëmbësit Tiranë Shkëlqesi Duke marrë parasysh se më i miri filolog i gjallë i gjuhës shqipe në Evropë, është profesor Norbert Jokl me kombësi hebreje, i cili para Aushvicit ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës dhe profesor i Filologjisë në të njëjtin universitet, tani më shkruajnë nga Vjena se autoritetet lokale kanë njoftuar për këtë albanolog të shquar, të largohet brenda 30 ditëve nga territori i Rajhut. Ai është tashmë i pamartuar […]

todayFebruary 14, 2025 2

FILOZOFI

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e […]

todayFebruary 14, 2025

FILOZOFI

At Gjergj Fishta (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940)

At Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës, zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921 si dhe përfaqësues diplomatik i shtetit shqiptar ndër disa konferenca ballkanike gjatë viteve '30. Pas pushtimit italian u zgjodh anëtar i Akademisë së Italisë, që e priti ngrohtësisht ardhjen e "Perandorisë Romake" në Shqipëri […]

todayFebruary 14, 2025