At Ambroz Marlaskaj (19 nëntor 1884 – 14 qershor 1939)
Ambroz Marlaskaj, i lindur Llesh Marlaskaj (Kushnen, 19 nëntor 1884 - Romë, 14 qershor 1939) ishte frat françeskan, publicist, mësues, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues. Leu në Kushnen te Mirditës, në një familje të përmendur për mjeshtërinë të punimit të kumbonëve, i biri i Ejëllit dhe i Mrisë. Mësimet e para dhe kryen rishtarinë në Kuvendin Françeskan të Rubikut duke e nisur vitin e provës më dt. 10 tetor 1900, mësimet bazë të teologjisë i bëri gjegjësisht në Gjuhadol dhe Troshan. Nga […]