Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Audata (Greqisht: Αὐδάτη; sundoi rreth 359 – 336 para eres sone) ishte një princeshë Ilire dhe më vonë një Mbretëreshë e Maqedonisë kur ajo u martua me Filipin II të Maqedonisë në vitin 359 para erës sonë.[1] Ajo ishte vajza apo mbesa e Bardhylit, mbreti Ilir i Shtetit Dardan. Në mënyrë që të përqendrohej në luftën e brendshme, e nevojshme për të siguruar kurorën e tij, Filipi e ripohoi traktatin me Dardaninë e cila ia kishte imponuar Maqedonisë me forcën e armëve dhe duhej vulosur aleanca me Bardhylin nga martesa e tij me Audatën. Ky veprim padyshim që frenoi në masë të madhe pushtimin Dardan të Maqedonisë në një kohë kur vendi ishte më i ndjeshëm.[2] Si rezultat i kësaj Filipi menjëherë konsolidoi pushtetin e tij, madje aq shumë saqë ai mundi Bardhylin në një betejë vendimtare në vitin 358 para erës së sonë.
Audata ishte gruaja e parë ose e dytë, e Filipit dhe pas dasmës, mori emrin Euridika, emrin e së ëmës ilire të Filipit.[3] Ky ndryshim emri ishte ndoshta për shkak të fisnikërisë (dinastisë), sepse ajo ishte mbretëresha zyrtare e Filipit, vetëm për një kohë të shkurtër.[4] Më vonë, Olimpia (Mirtali) do të bëhet gruaja kryesore e Filipit.
Audata jo vetëm që ruajtu identitetin e saj si një grua Ilire në kontekstin maqedonas, por edhe e kaloi identitetin e saj te vajza dhe mbesa.[5] Gratë Ilire, udhëhiqnin ushtrinë në luftë, një aftësi që Audata ia mësoi fëmijës së vetëm të saj, vajzës Synane. Ajo e trajnoi vajzën e saj në kalërim, gjueti dhe gjithashtu në luftim. Synane më vonë trajnoi vajzën e saj Euridikën II të Maqedonisë sipas mënyrës së saj të arsimit dhe edukimit në ushtrime marciale (luftarake). Edhe mbesa e saj u emërua gjithashtu Euridikë. Audata ndoshta jetonte ende në kohën e adoleshencës së vajzës së saj dhe ende mund të ketë qenë gjallë në kohën e martesës së vajzës së saj me nipin e Filipit Amyntas IV. Caktimi i emrit Euridikë për Kleopatrën e Maqedonisë, mbesën e gjeneralit Attalus në vitin 337/336 para erës sonë mund të na sugjerojë se Audata nuk jetonte më, por Aleksandri i Madh me siguri se e ka takuar ate në qytetin Pella, në kohën kur ende ishte një fëmijë.
Referime
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë