Dom Ndoc Nikaj (9 mars 1865 – 16 janar 1951)
Dom Ndoc Nikaj (Shkodër, 9 mars 1864 ose 15 qershor 1865 - Burgu i Shkodrës, 16 janar 1951) ka qenë klerik katolik, prozator dhe botues, babai i prozës gege, i quajtur edhe babai i romanit shqip.Vepra e tij Historia e Shcypniis ch’ me fillesë e deri më kohë kur ra në dorë të turkut mbahet e para sprovë e historiografisë shqiptare në gjuhën shqipe.[ Bashkëpunoi me "Albania"-n e Faik Konicës, botoi të përkohshmen Koha që më pas ndërroi emrin dhe u bë Bashkimi;ku përveç publicistikës, botoi 28-30 […]