Shqiptar (emërtim)
Shqiptar (shumës: Shqiptarët; Gegërisht: Shqyptar[1]) është emërimi që shqiptarët përdorin për të identifikuar veten. Vendi quhet Shqipëria (Gegërisht: Shqipnia). Gjatë periudhës mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre Arbëria (Gegërisht: Arbënia) duke iu referuar vetes si Arbëresh (gegërisht:Arbënesh) dhe njiheshin nga fqinjët e tyre si Arbanasi, Arbanenses / Albaneses, Arvanites (Arbanites), Arnaut, Arbineş e kështu me rradhë.[2][3][4] Në fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi Shqipëria dhe emërtimi Shqiptarë gradualisht zëvëndesuan Arbëria dhe Arbëreshë. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit […]