admin

540 Results / Page 55 of 60

Background

HISTORI

Shqiptarët e Bullgarisë

Diaspora shqiptare në Bullgari, kanë pasur kontribut të çmuar për Rilindjen shqiptare, për zhvillimin e kulturës dhe të edukimit shqiptar. Nëpër arkivat bullgare ka mjaft informacione për praninë e shqiptarëve atje, që datojnë prej mesjetës. Në këtë material përshkruhen shkurtimisht ngjarjet dhe personalitet kryesore të diasporës shqiptare në Bullgari mbi bazën e burimeve bullgare dhe osmane. Vëmendja është përqendruar mbi vendbanimet shqiptare, mbi koloninë shqiptare në Sofje, mbi fshatin shqiptare […]

todayFebruary 12, 2025 10

HISTORI

Shqiptarët e Bullgarisë dhe fshati shqiptar Mandrica

Në fshatin shqiptar Mandrica të Bullgarisë është krijuar shoqata “Bashkimi për rilindjen e fshatit të Mandricës” (www.mandritsa.com dhe http://www.bukorshtepi.com) kryetar i së cilës është Ivalljo Petrov. Qëllimi i shoqatës është të mbledhë të rinjtë me origjinë nga fshati që të ruajnë gjuhën shqipe dhe traditat e lashta shqiptare. Shoqata ka botuar një doracak bullgarisht-shqip në formën që flitet në Mandricë, si dhe në të ardhmen planifikon të botojë një libër […]

todayFebruary 12, 2025 3

ARKEOLOGJI

Në Finiq, zbulime të reja – arkeologët gjejnë një mur të ri rrethues

Ekspedita e fundit arkeologjike gjatë qershorit zbuloi një mur rrethues dhe gjurmë të jetës që shkojnë shumë më larg në kohë se ajo që mendohej më parë. Arkeologu Genci Kaçi pjesë e ekipit të arkeologëve që morën pjesë në gërmime, i përshkruan gjetjet si shumë të rëndësishme për të rishkruar historinë e qytetit antik. Monumentet që mundësohen për tu vizituar sipas tij brenda parkut po shtohen dita ditës, bashkë me […]

todayFebruary 10, 2025 3

HISTORI

Kurbini (Curbino) në dokumentacionin historik

Kurbini ka një sipërfaqe prej 269.03 kilometrash katrorë dhe popullsi rreth 74 000 banorë. Emrin Kurbin (Curbino) në dokumentacionin historik na del në vitin 1457. Në këtë krahinë ka banuar bashkësia ilire e fisit të parthinëve, emër që disa studiues e barazojnë me fjalën shqipe bardhej dhe e marrin si sinonim të albanëve. Dëshmitë e shumta se kjo krahinë ka qenë e banuar nga ilirët, të paktën që nga mijëvjeçari […]

todayFebruary 10, 2025 6

OPINIONE

Thëniet më të bukura të Faik Konicës

Faik Konica mbetet një intelektual i papërsëritshëm edhe në ditët e sotme. Një njeri mendjendritur jo vetëm si politikan por edhe si publicist e shkrimtar, pasuroj mendimin letrar shqiptar. Ne kemi sjell vetëm disa prej shprehjeve më të bukura të Faik Konicës: Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira… por një bandë maskarenjsh dhe dallaverexhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e […]

todayFebruary 10, 2025 2

OPINIONE

“Shqipëria nuk bëhet –të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”.

Faik Konica njihet për gjuhën e tij të ashpër, si edhe për lëvizjet skajore në politikë, motivuar shpesh nga nevojat financiare. Letra e mëposhtme botuar nga DITA i përket Arkivit të Vjenës dhe mban datën 21 Nëntor 1897. Konica i shkruan i dëshpëruar kolegut të tij Visarion Dodani me të cilin ka korrespodecë të vijueshme. Konica ishte botues dhe drejtues i revistës “Albania”, Dodani botues dhe drejtues i revistës “Shqipëria”. […]

todayFebruary 10, 2025 1

PERSONALITETE

Nikolla Naço (1843 – 1913)

Nikolla Naço (1843 - 1913) patriot shqiptar, veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare nga Korça. Lindi në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani. " Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe "Drita" nga ana e Shoqërisë "Drita" e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço."Njëkohësisht ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë shqiptare në Rumani, Nikolla punoi pa […]

todayFebruary 10, 2025 5

PERSONALITETE

Pandeli Cale (16 Mars 1879 –  5 Gusht 1923)

Pandeli Cale (Korçë, 16 mars 1879 - Selanik, 5 gusht 1923) ishte një nga nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Pandeli Llambi Cale leu në Korçë më 16 mars 1879. Shkollimin fillor e mori në vendlindje, mandej kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në Bukuresht ku merr pjesë në lëvizjen mërgimtarëve të atjeshëm. Më 1904 Pandeliu kthehet në Shqipëri, ku bashkëpunon me shokët e kohës Thimi Marko, Themistokli Gërmenji, Sami […]

todayFebruary 10, 2025 1

HISTORI

Komitetit për Lirinë e Shqipërisë

Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e Komitetit për Lirinë e Shqipërisë (1905), ku mblodhi rreth vetes “patriotë” shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të […]

todayFebruary 10, 2025 3