Jezusi dhe besimi i krishterë
Jezusi ose Jezui (nga greqisht: Ἰησοῦς, 8-2 p.e.s. - 29-36 p.e.s. i njohur edhe si Jezu Krishti dhe Jezusi i Nazaretit. Jezusi është autor, figurë qëndrore e krishtërimit dhe një profet në Islam, në lidhje me të cilin ai është i njohur si Krishti, (nga greq. hristós - "i mirosuri, i vajisuri" duke përkuar me termin hebraik "messiah") historia e të cilit është e padiskutueshme përmes dëshmive të Krishtit të Besëlidhjes së Re (BR) si edhe nëpërmjet shënimesh të histori-shkruesit hebraik Flavius Josephus (lindur vitin 37/38 vdekur në vitin 100) dhe të histori-shkruesit romak Cornelius Tacitus (53-120). Burimi kryesor i njohurive lidhur […]