OPINIONE

Gani Mehmetaj: Mysliman dhe jomysliman

todayFebruary 13, 2025

Background
share close

Isisi janë myslimanë burimor, që e zbatojnë sheriatin dhe Kuranin sure për sure, ose shqip nyje për nyje. Nuk ka myslimanë të vërtet dhe jo të vërtete. Ka myslimanë dhe jomyslimanë.  Isisi janë myslimanë.

Nuk është mysliman ai që pi raki, nuk është mysliman ai që nuk shkon në xhami, që nuk i fal pesë “vaktet”. Nuk është mysliman ai që nuk agjëron.

Nuk është mysliman ai që bënë iftar në restorante publike, ku ka raki e mish derri. Nuk është mysliman ai që shërbehet me pjata, lugë e pirun. Myslimani ha me gishta e me grushte në sofrabez. Jo myslimani ha me lugë, piru e në pjatë.

Nuk ka mysliman sipas dëshirës, kaq po e marr nga feja. Agjëron një muaj, ndërsa pi raki 11 muaj. Ai nuk është mysliman.

Të shqiptarët shumica nuk agjërojnë, nuk shkojnë në xhami, pinë raki, e hanë mishin e derrit, dhe hoxha i quan myslimanë. Vetëm nëse njërën prej tyre nuk e zbaton, nuk je mysliman.

Hoxha i mashtron ata burra e gra, e mashtron edhe vetën, sepse ata myslimanë sipas Kuranit nuk janë, ndërsa hoxha thotë se e respekton dhe e zbaton Kuranin të vetmit libër të shenjët, sipas tij. Ai i mashtron duke i shkelur suret (nyejt) e Kuranit

Nuk është imam mysliman, ai që bartë kravatë (kollare), ndërsa shumica e hoxhëve për t’i mashtruar “xhematin” properëndimor bartin kravatë në solemnitete . Kravatë bartin civilët në botën e qytetëruar, por klerikët e asnjë feje nuk bartin kravatë.

Me 23-08-2024

Written by: pradm

Rate it