Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Në vazhdimin e sotëm të librit të Qamil Bytyçit “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, po japim shpërnguljet e shqiptarëve në vitet 1912-1920, ku veçuam vitin 1914, që sipas : “dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239.807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
Nga Qamil Bytyçi, Stamboll
Dihet se disa nga emigracionet të shkaktuara nga lufta bëhen, kur okupatori tërhiqet disa nga popujt që jetonin në atë vend lëvizin drejt vendit okupues. Ky është rast pothuajse në të gjitha vendet hegjemoniste-imperialiste në botë. Nuk është rastësi që zezakët nga vende të ndryshme dhe njerëzit nga vendet arabe të Afrikës së Veriut jetojnë sot në Francë. Emigrantë nga vende të ndryshme të botës, të cilat më parë ishin nën sundimin e Anglisë jetojnë në Angli. Njëjtën gjë mund ta themi edhe për Hollandën dhe Spanjën. Kjo situatë vlen edhe për vendet që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Edhe shqiptarët emigruan drejt Turqisë kur territoret e tyre u okupuan nga fqinjët.
Shpërngulja e shqiptarëve prej Kosovës në Turqi 1912-1915
Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8.866 shqiptarë,
Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11.493 shqiptarë,
Gjatë Janarit 1.913 shpërngulen 12.087 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen 1.288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7.553 shqiptarë,
Gjatë Prillit shpërngulen 6.725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12.813 shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen 9.386 shqiptarë,
Gjatê Korrikut shpërngulen 21.045 shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen 29.312 shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen 13.380 shqiptarë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14.764 shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen 17.313 shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15.502 shqiptarë,
Në vitin 1914 në Turqi shpërngulen
Gjatë janarit në Turqi shpërngulen 10.182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25.060 shqiptarë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12.346 shqiptarë,
Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239.807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
Sipas të dhënave të «Komitetit të Kosovës», në vitin 1914 për në Turqi janë shpërngulur:
Gjatë Prillit për në Turqi janë shpërngulur 6.520 shqiptarë
Gjatë majit për në Turqi janë shpërngulur 15.414 shqiptarë
Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14.821 shqiptarë
Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26.237 shqiptarë,
Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike («Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije», K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.
Në historinë e shqiptarëve ka disa shpërngulje të rëndësishme, të cilat janë:
Më e rëndësishmja është në vitin 1877-1878 nga Sanxhaku i Nishit në Kosovë dhe një pjesë shumë e vogel shpërngulet në Turqi. Në atë kohë, afërsisht 405 fshatra u evaukuan dhe u shkatërruan plotësisht, gati 10 mijë shqiptarë u vranë dhe 125 mijë të mbijetuar u detyruan të shpërngulen në Kosovë. Disa prej tyre pas vitit 1912 emigruan në Turqi. Ky migrim bëhet drejt Turqisë duke i përdorur rrugët e Maqedonisë dhe të Selanikut.
Gjatë këtyre viteve, mbi 25 mijë shqiptarë (Edhe në fshatin tonë 13 persona, përfshirë babanë e gjyshit tim dhe xhaxhain në vitin 1912 – shënimi i autorit) u masakruan si rezultat i sulmeve serbe. 6-7 mijë shqiptarë u dërguan në burgjet serbe. Slogani i serbëve ishte: «Ose do ta braktisni ose do të vriteni, zgjidhni njëren!»
Sipas shifrave jozyrtare thuhet se, ndërmjet viteve 1918 – 1929 në mënyra të ndryshme në Turqi u shpëngulen 130 mijë shqiptarë. (Kosova – Yusuf Buxhovi, vëll. 3, f. 195/196)
Ndërsa, sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara në vitin 1928 në Turqi kishte 27-30 mijë familje shqiptare. Kjo shifër përfshinte edhe ata që u shpëngulen pas vitit 1913.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë