HISTORI

Sulltani Mehmet pushtuesi ekzekutoi rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë

todayMay 26, 2025 5

Background
share close

Sulltani Mehmet pushtuesi, ekzekutoi rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë shqiptarë vetëm në një qytet.

“Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”

Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu… ishte historiani i Sulltan Mehmetit të Dytë dhe ishte prezent gjatë pushtimit të Shqipërisë. Lexoni pak se cili ishte Mehmet Fatihu për Shqiptarët xhamia e të cilit ndodhet në mes të Prishtinës !!!

Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”

I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.”

Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar.’ “Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit.

Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore.

Written by: pradm

Rate it