HISTORI

Perandoria osmane bashkëpunonte me Serbinë që të zbrazëshin tokat tona

todayJune 6, 2025 2

Background
share close
Perandorisë Otomane i lejohej tregtia me skllevër dhe atë me skllevër të bardhë, nga vendet e ndryshme. Që nga koha kur shkelën në tokat tona, pra qe 622 vjet, e filluan bartjen e shqiptarëve nëpër vendet e ndryshme të Perandorisë Anadollake, në Azi. Shënimet e sakta për fatkeqësitë e shpërnguljeve, bartjen dhe shpopullimin e tokave tona janë pas Konferencës së Berlinit, kur i humbëm edhe 2/3 e tokave tona.
Vitet 1912-1913 ishin tragjike për ne. Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin serb të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin “Politiçko Odelenje”, jepen të dhëna të detajuara për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të 12.04.1914, gjatë viteve 1912-13 vetëm në Turqi janë shpërngulur mbi 300.000 veta. Në këtë numër nuk janë përfshirë fëmijët nën moshën 6-vjeçare. Të gjithë janë bartur nga porti i Selanikut me 395 anije të ndryshme.
Marrëveshjet ,për bartjen e popullsisë muslimane (shqiptare) nga tokat “serbe” janë bërë edhe shumë më herët ,qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e Stambollit ,me ç’rast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët( pra shqiptarët) duhen të shpërngulën “orë e më parë”.Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh.. Dhe Turqia i merrte groshët, na merrte neve , na zhbënte nga tokat tona dhe ne….duhej të shpërngulëshim nga nga tokat tona
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, që kishin mbetur nën Jugosllavi, duhet cekur se u krye në stilin e shitblerjes së skllevërve, pra në marrëveshje mes shitësit e blerësit (Jugosllavisë e Turqisë). Marrëveshja e 11 korrikut 1938 kontraktonte bartjen e 40 mijë familjeve shqiptare brenda 8 viteve të ardhshme. Nga ky dokument mësojmë se, duke u identifikuar si “turq” ose “myslimanë”, ata i kishin lënë tokat e tyre stërgjyshore. Ç`donin turqit nga shqiptarët dhe kush ua jepte të drejtën turqve të bënin konventa të tilla me Serbinë, për një popull që u myslimanizua? Pse nuk merrnin serbë për popullimin e shkretëtirave të Anadollit?
Ja disa nga detajet e kësaj marrëveshjeje. “Qeveria e Turqisë dhe Qeveria e madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë shpërnguljen e “myslimanëve” nga rajoni i Serbisë së Jugut, njëherësh vlerësojnë se kjo popullatë në përgjithësi e ka humbur të drejtën e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t`u bashkohen etnikëve të tyre natyralë në Turqi (!).
Nga “eksporti “ në Turqi përjashtoheshin ose Turqia nuk donte as romë, as egjiptas e as ashkalij
Osmanët le që na rrjepën gjenetikisht për 500 vjet, por marrin të drejtën që edhe t`i ndihmojnë Jugosllavisë në zbrazjen e territoreve tona nga ne në emër të fesë. Të shpërngulurit duhej të nënshkruanin para autoriteteve se me dëshirë heqin dorë nga nënshtetësia jugosllave dhe para autoriteteve turke të pranonin të ndërronin emrin dhe të deklarohen si turq. Pra, në emër të fesë, në emër të dashurisë 500-vjeçare, Kosova, Maqedonia dhe Serbia Jugore zbrazeshin nga “myslimanët”.Ky ishte një veprim i otomanëve.

Written by: pradm

Rate it