Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Nikolla Naço (1843 – 1913) patriot shqiptar, veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare nga Korça.
Lindi në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani. ” Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe “Drita” nga ana e Shoqërisë “Drita” e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço.”Njëkohësisht ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë shqiptare në Rumani, Nikolla punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar për përhapjen e ideve kombëtare te bashkatdhetarët e tij të mërguar ashtu si edhe të atyre në atdhe, për çeljen e shkollave shqipe dhe për mbajtjen e ty, re. Krahas me drejtimin e Shkollës Normale Shqiptare – Rumune” ka drejtuar edhe gazetën “Shqiptari” që dilte në Bukuresht në periudhën mes viteve 1888 – 1903 (me ndërprerje). Nikolla Naço mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe europiane të kohës. Është autor i disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe fuqive të mëdha. Vdiq në Bukuresht në vitin 1913.
Naço ka qenë një nga figurat e para masonike në Shqipëri, duke shërbyer si mjeshtër i madh i llozhes masonike të Bukureshtit në Rumani.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë