Imzot Gjergj Koleci (Kallmet, 28 janar 1868 – 2 janar 1928) qe prift, veprimtar i çështjes kombëtare, ipeshkëv, senator dhe ministër i shtetit shqiptar.
Leu në Kallmet në mesin e një familjeje nga Selita, qe i dyti vëlla pas Dodës me priftërinë si thirrje jete.
Familja e tij ishte larguar nga Selita e Mirditës, për tu vendosur në Kallmet nga fillim shek. XIX.
Mësimet e para dhe të mesme i mori në Shkodër pranë Kolegjit Saverian, ndërsa të lartat në “Propaganda Fide” në Romë. Shërbeu në famullinë e Mirditës si krah i djathtë i Abat Doçit.
Shërbeu si famullitar në disa zona të Mirditës: Kalivare, Qafëmali, etj.
Më 1 nëntor 1890 dorëzohet prift, më 21 shtator shugurohet ipeshkëv i Sapës, ku do të shërbejë deri në ndërrim të jetës.
Në vitin 1911 u shugurua Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës.
Pati një kontribut të rëndësishëm në kryengritjet e Mirditës dhe Zadrimës në vitet 1911-1912.Më 1910-1912 formon çetat e para kundër sundimit osman.
Zgjedhet senator i Prefekturës së Shkodrës në Senatin e Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.
Më 1925 Ahmet Zogu e emëroi ministër të Punëve të Jashtme, por e refuzoi dhe më pas këtë zyrë e mori Myfid bej Libohova.
Mori pjesë në disa kuvende të kohës.
Ishte pjese e Shoqerise “Bashkimi”, themeluar ne Shkodër nga abati i Mirditës Prend Doçi.
Ndërroi jetë më 2 janar 1928.