HISTORI

Marrveshja Tito – Kyperli e vitit 1953 për shpërnguljen e shqiptareve

todayJune 7, 2025 2

Background
share close

Qeveria Jugosllave hartoi plane të veçanta për shpërnguljen e shqiptareve nga shtëpitë e tyre. Në marrëveshjen TITO – KYPERLI, të vitit 1953 e cila është realizuar në SPLIT, ku thuhej se shqiptarët mysliman nga Kosova dhe Maqedonia të marrin vizat lirshëm që të shpërngulen për në Turqi. Fatkeqësisht, duke i marr parasysh edhe kushtet tejet të rënda atëkohë, në këtë marrëveshje shumë familje shqiptare u lëshuan vatrat e tyre, u ndan vëllai me vëllanë e shumë familje tërësisht u shpërngulen. Nga kjo rrjedh se sot e kësaj dite ne si banor të kësaj ane quhemi minoritet dhe jemi të diskriminuar në çdo sferë te jetës. Por për këtë dyndje nuk duhet fajësuar vetëm Turqinë, por Jugosllavinë e dikurshme, botëkuptimin e banorëve tanë, të cilët nuk qenë në gjendja ta përballojnë skamjen dhe shtypjen, nuk qenë në gjendje të përballen me të keqen dhe pastaj ia mbathën për në një vend tjetër, të cilët vetëm ata mund të thonë nëse e kanë gjetur prehjen apo nëse janë pishman, edhe pse dihet e guri i rëndë pushon më së miri në vend të vet. Mbase duhet theksuar fatin se eksodi rrodhi edhe më tej për në vendet Evropiane dhe Amerikane, krejt si rrjedhojë e mundësisë së gjetjes së një klime më të mirë ekonomike.



Sipas informatave nga prindërit tanë, kemi dëgjuar se edhe në fshatin Llojan ka pasur shpërngulje masive gjatë viteve 1956-1957. Më shumë se gjysma e fshatit Llojan tash më janë duke jetuar në Turqi. Për neve si banor të fshatit Llojan, është me rëndësi të madhe të dimë rreth vëllezërve tanë që janë duke jetuar në Turqi. Le të lajmërohen e të japin shenjë se janë gjallë dhe se janë bijë të këtij vendi. Sa familje janë të shpërngulura tërësisht? Në cilët qytete jetojnë ato familje? Cilët familje janë ato? Sa është numri i tyre? A kontaktojnë me familjarët që kanë mbetur këtu? Me çka merren? Mundësisht, le ta shfrytëzojmë këtë dritare të internetit dhe të njihemi e të bashkëpunojmë në projekte kapitale, shoqërore e vëllazërore

Written by: pradm

Rate it