Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Krahasim i shkurtër midis dorëshkrimit të gjetur nga Mark Palnikaj në Bibliotekën Mbretërore të Napolit dhe letrave të botuara në librin “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit
Letërkëmbimi midis Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe dy sulltanëve otomanë të asaj kohe, në variantin që ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Napolit, paraprihet nga fjalimi i Gjergj Kastriot-Skënderbeut mbajtur në Kuvendin e Lezhës më 28 Nëntor 1443, dukshëm i cunguar. Ai fjalim, në këtë dokument, ka vetëm 20 rreshta, ndërsa në librin e M. Barletit (“Historia e Skënderbeut”, botimi i tretë, f.122-129), i ka plot 7 faqe, dallim ky, jo vetëm i dukshëm, por edhe mjaft domethënës. Përse?! Sepse shkruesi i këtij dorëshkrimi, mbas gjasës, mund të mos e ketë njohur atë fjalim në detaje. Fillimi i fjalimit në variantin e M. Barletit është: “Etër dhe princër fort të nderuar”, ndërsa te Dorëshkrimi i Napolit (Kështu po e quaj unë) është: “Zotërinj të lartë dhe Etër të nderuar”. Thuajse e njëjta përmbajtje, por me rendin e fjalëve të ndryshëm.
Edhe pjesa tjetër e tekstit, ata 20 rreshta që i ka dokumenti i Napolit, ka ngjashmëri me fjalimin e Skënderbeut, të shkruar prej M. Barletit, por fjali të njëjta nuk ka. Madje, në ndonjë rast ka edhe dallime të papajtueshme. Për shembull, te dokumenti i Napolit, Skënderbeu u kërkon princërve të mbledhur në Lezhë që, nëse nuk duan të luftojnë kundër Sulltanit, të paktën të rrinë mënjanë, duke mos i ndihmuar turqit. Ndërsa te varianti i M. Barletit nuk haset askund ky mendim.
Në variantin e M. Barletit emri perëndi në të paktën 4 raste përdoret në shumës: “perënditë e pavdekshme” “perënditë”, “nga perënditë”, “me ndihmën e perëndivet”. Kjo është shumë e rëndësishme të vihet në dukje dhe të analizohet, sepse, sado që flitet për ngjarje të shekullit XV, atmosfera që krijohet në këtë mënyrë është Politeiste. A besonte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në shumë perëndi (Poseidon, Zeus, Ares etj.), apo në një perëndi të vetme, në atë që bota monoteiste e kish huazuar prej izraelitëve?! A mos M. Barleti kërkon ta lidhë Heroin tonë me Antikitetin, pa qenë vetë Heroi i edukuar me atë frymë?! Mbi bazën e një vargu të dhënash, unë besoj se, edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, edhe Marin Barleti, kanë qenë jo vetëm të frymëzuar nga Rilindja (Renesansa) Evropiane, por edhe frymëzues të asaj Rilindjeje, e cila po rikthehej fuqimisht në një traditë parakristiane.
***
Letra që sulltan Murati II i dërgon Skënderbeut,(f. 165-168), ka 3 faqe, ndërsa ajo që është shënuar në dokumentin dorëshkrim të Napolit, ka vetëm 34 rreshta. Data në variantin e M. Barletit është 15 qershor 1444, ndërsa në dorëshkrimin e Napolit është 16 qershor dhe viti mungon. Kjo diferencë në shënimin e datës, na çon në mendimin se M. Barleti, ose nuk e ka përdorur, pra nuk e ka njohur dokumentin e Napolit, ose ka njohur edhe ndonjë dokument tjetër më të saktë. Atëherë, cilët kanë qenë burimet konvergues edhe të M. Barletit, edhe të autorit të këtij dorëshkrimi?! Të dyja tekstet e kësaj letre, në përmbajtje janë shumë të ngjashme. Megjithëkëtë, fjali të njëjta nuk ka. Bie në sy që emri i letërprurësit është Hajredin, edhe në variantin e M. Barletit, edhe në dorëshkrimin e Napolit. Pra, të dy autorët i janë referuar të njëjtit burim dhe kjo dëshmon edhe njëherë që, as njëri, as tjetri variant nuk janë trillime apo shpikje, por janë të dy të mbështetur në ngjarje të ndodhura. Nuk do lënë pa u vënë re përdorimi edhe këtu, nga ana e M. Barletit, i emrit perëndi në numrin shumës (“me pëlqimin e perëndivet”, f.167), gjë që na bën të konkludojmë se të tilla përdorime janë shtesa të krahut tonë, pra të krahut europian, e jo shprehje autentike të sulltanit. Po në këtë letër marrim edhe një informacion tjetër shumë të rëndësishëm. Sulltani shkruan: “fushat e vjehrrit Gjergj… i plaçkite gjerësisht, sepse deshi që ti të qëndroje larg kufijve të mbretërisë së tij” (f.166). Është fjala për despotin serb Gjuragj Brankoviq, të birin e Vuk Brankoviqit, i cili paska dashur ta pengojë marshimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut drejt Krujës dhe ky doemos ka reaguar, jo vetëm duke i zmbrapsur forcat e tij, por edhe duke ia plaçkitur zotërimet. Bashkëpunimi midis serbëve të krishterë dhe turqve myslimanë, në dëm të arbërve, del këtu më se i qartë, sidomos kur sulltani i shkruan Kastriotit me kërcënim (f.167): “Vjehrrit tim, Gjergjit, (Lexo Gjuragjit dhe nuk jam i sigurt nëse përkthyesi, në vend të fjalës vjehrrit, duhej të kish vënë: kunatit.) t’i kthesh sa më parë që të jetë e mundur sendet e paprishura të misëvet, ndërsa të tjerat, që i mungojnë, pasi të çmohen, t’ia paguash në të holla; dhe këtej e tutje ta quash gjithmonë kob… dhunimin që i ke bërë atij.”
***
Përgjigjja që i kthen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu sulltan Muratit II, në Dorëshkrimin e Napolit mban datën 14 korrik 1444 dhe ka 66 rreshta, kurse në variantin e M. Barletit, (f.171-172), mban datën 12 gusht 1444 dhe ka 74 rreshta. Shohim këtu një përmbysje. Ndërsa në letrën e Sulltan Muratit II varianti i M. Barletit është shkruar 1 ditë para atij të Napolit, këtu varianti i M. Barletit është shkruar 29 ditë më vonë. Si shpjegohet?! Mos ka shfrytëzuar M. Barleti dy burime të ndryshëm apo kemi të bëjmë thjeshtë me gabimet e kopjuesve? Gjithsesi nuk është e besueshme që autori i Dorëshkrimit të Napolit t‘i ketë kopjuar tekstet me dorë nga libri tashmë i botuar i M. Barletit (siç vë re me të drejtë edhe shkruesi i librit, Z. Mark Palnikaj). Ndërkaq, duhet ditur që, kur ngjarjet historike vërtetohen nga dy a më shumë burime, siç është ky rast, ato bëhen më të besueshme. Dy tekstet, për të cilët po flasim, nuk kanë pothuajse fare ngjashmëri njëri me tjetrin. Për shembull, ndërsa në variantin e Napolit i kërkohet me ngulm Muratit që të bëhet i krishterë, në variantin e M. Barletit një kërkesë e tillë nuk shtrohet fare.
***
Letra që sulltan Mehmeti II i dërgon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në dokumentin e Napolit mban datën 11 maj 1461, ndërsa në variantin e M. Barletit, 2 maj 1461 (f. 565-567). Pra, varianti i M. Barletit është 9 ditë para variantit të Napolit.
Pjesa e parë e letrës në variantin e M. Barletit nuk gjendet fare në variantin e Napolit. Aty Sulltan Mehmeti II flet për fëmijërinë që ai e ka kaluar bashkë me Skënderbeun në oborrin e Sulltan Muratit II. Ndërkaq, përmbajtja e pjesës së dytë të letrës, në variantin e M. Barletit, është e njëjtë me variantin e Napolit, sado që fjalitë as këtu nuk janë të njëjta. Varianti i M. Barletit këtë herë është më konciz se ky i Napolit. Në të dyja variantet Sulltan Mehmeti II e pranon faktin që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është zot dhe sovran i Arbërit dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse dëshmon që të 17 vjetët e qëndresës skënderbejane kanë qenë tejet rezultativë. Të ishte Skënderbeu më 1461-shin më i dobët se në vitin 1444, letra e Sulltan Mehmetit II do të ishte shumë më arrogante. Madje, ndoshta as që do t’i shkruante fare!
***
Ndryshe nga letrat e mëparshme, variantet e të cilave kanë dallime në data, varianti i Napolit dhe ai i M. Barletit, i përgjigjes që Skënderbeu i kthen Sulltan Mehmetit II, mbajnë të njëjtën datë: 30 maj 1461. Mirëpo, në përmbajtje prapë kanë disa dallime. Në variantin e M. Barletit, Gjergj Kastrioti i përgjigjet pjesës ku Sulltan Mehmeti II shkruan lidhur me fëmijërinë që e kanë kaluar bashkë, kurse në variantin e Napolit fëmijëria as që përmendet. Pjesa tjetër është, si përmbajtje, pothuaj e njëjtë, por as këtu fjalitë nuk janë as afërsisht të njëjta. Ka edhe një dallim tjetër: Në variantin e Napolit, Skënderbeu, lidhur me takimin që i propozon Mehmeti, shpreh dyshimin se mos aty fshihet ndonjë pabesi, ndërsa në variantin e M. Barletit takimi nuk refuzohet, por “shtyhet” për më vonë.
***
Edhe letra e dytë që Sulltan Mehmeti II i dërgon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ka të njëjtën datë në të dyja variantet: 22 qershor 1461. (Shih f. 568-569) Edhe përmbajtja është e përafërt, megjithëse në variantin e M. Barletit sulltani tregohet më dashamirës dhe i propozon Skënderbeut marrëveshje konkrete, duke e njohur si zot i Epirit dhe i arbërve. Është shumë e rëndësishme të vihet re edhe këtu që Sulltan Mehmeti II e njeh shtetin e Arbërit si një shtet sovran.
***
Letra e tretë e Sulltan Mehmetit II ka gjithashtu të njëjtën datë në të dy variantet: 7 maj 1463. (Shih f.582-584) Dy tekstet janë të ngjashëm, por, si dhe në rastet e tjerë, nuk janë të njëjtë. Në pjesën e parë Sulltani i ofron Skënderbeut një paqe të dytë, me kusht që këtë herë të betohen, pra të bëjnë be sipas rregullave, se nuk do ta shkelin më marrëveshjen. Në pjesën e dytë Sulltani e kërcënon Skënderbeun me ndëshkim të rëndë.
Në variantin e M. Barletit Sulltan Mehmeti II ka renditur emrat e vendeve që otomanët i kanë pushtuar, si një argument që as vendi i Skënderbeut nuk do të mund t’u rezistojë fuqisë dhe furisë së tij të pandalshme.
***
Letra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e fundit e këtij letërkëmbimi, në të dy variantet, prapë mban të njëjtën datë: 25 qershor 1463. (Shih f.584-588). Por varianti i M. Barletit është dukshëm më i gjatë, gati 5 faqe, ndërkohë që varianti i Napolit ka vetëm 50 rreshta. Përmbajtja është e përafërt, por tekstet, si dhe në letrat e tjera, kanë shumë dallime e, kuptohet, përderisa varianti i M. Barletit është më i gjatë, aty ka gjëra që në Dorëshkrimin e Napolit nuk janë shkruar.
***
Mënyra më e mirë për të nxjerrë një konkluzion të vlefshëm për historiografinë tonë, por edhe për historiografinë e Turqisë, do të ishte: publikimi i të dy këtyre varianteve në të njëjtin libër dhe krahasimi i tyre, tash ose më vonë, në të gjithë përbërësit. Madje do të bëhej edhe më mirë, në qoftë se po këtu do të botohej edhe varianti i Arkivit Sekret të Vatikanit.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë