Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Arkeologët: Landfilli i Vlorës po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike
Vazhdojnë debatet e ndërtimeve mbi rrënoja arkeoligjike. Pas rastit të Durrësit, rasti tjetër vjen nga Vlora. Bashkia e këtij qyteti ka parashikuar të ndërtojë një landfill në fshatin Sherisht, por arkeologët e kundërshtojnë këtë ndërtim, sepse sipas tyre, landfilli po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike.
Arkeologu, Novruz Bajramaj ngre shqetësimin për vendin ku do të ndërtohet ky impian gjigand, pasi në këtë vend gjenden mbetje arkeologjike mijëra vjeçare, të cilat tregojnë se në këtë zonë ka pas qytetërim të lashtë prehistorik.
Arkeologu Bajramaj kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të dërguar ekspedita dhe specialist për studimin e kësaj zone pasi në afërsi të saj gjendet fshati Kaninë i cili ka një histori 3 mijë vjeçare.
Në këtë zonë ka mbi 30 objekte, monumet kulture. Gjithashtu Bajramaj shprehet, se në të gjithë territorin gjenden gjurmë që sipas analizave të bëra tregon se ky vend ka qenë i banuar 60 mijë vite përpara, një vazhdimësi jete dhe do të jetë një fatkeqësi që këto të gjurmë të groposen së bashku me mbeturinat.
Shqetësimi është dërguar dhe Këshillit të Qarkut të Vlorës për rishikim e ndërtimit të landfillit.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë
Post comments (0)