Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Kuvendi Kishtar i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.[1]
Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizmit të vazhduar të popullsisë. Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës. Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi.
Vendimet e Kuvendit
Në këtë kuvend u diskutuan zbatimet e përpikta të riteve fetare që kanë lidhje me jetën morale dhe materiale, e cila kishte filluar të shthurej jo pak edhe në trevat e Malësisë sonë, ku kuvendi i përcakton saktë si në formë dhe vende ku kishin ndodhur, ku në themel qëndronte familja e shëndoshë dhe e shenjtë që duhej ruajtur sipas parimeve kristiane. Rikthimi i meshëve dhe riteve të tjera fetare në gjuhën shqipe, si dhe plotësimi i regjistrave për të gjithë famulltarët.
U diskutua mbajtja e shkollave shqipe pranë famullive që ekzistonin, por edhe rihapja e atyre që ishin mbyllur, gjithashtu u vendos ringritja e kishave të rrënuara, si dhe u vendos që katolikët të kenë bekimin e kishës vetëm atëherë kur jetojnë në bazë të dokeve e zakoneve shqiptare të miratuar e predikuar prej shekujsh nga doktrina kristiane. Të gjitha këto do të bënin të mundur qëndresën e palëkundur nën pushtuesin mizor otoman, që kërkonte të zhdukte pa mëshirë jo vetëm grigjën, por edhe farën katolike të shqiptarisë. Fatmirësisht kuvendi e kreu detyrën. Bota kristiane e njohu dhe e përkrahu Kuvendin e Arbërit të 14 e 15 janarit të vitit 1703.[2]
Pjesëmarrësit
Më poshtë lisothen klerikët që nënshkruan Konçilin e Parë të Shqipërisë, mbajtur në Merqi në vitin 1703 nën kryesinë e Shkelqësisë së Tij, Imzot Vincenc Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit:[3]
Referime
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë