HISTORI

Vrasja e Ded Gjo Lulit dhe të trimave tjerë!

todayFebruary 15, 2025

Background
share close
Heroizmat më të mëdha të virtytit janë kryer nga dashuria për Atdhe !  (Zh.Zh.Ruso)
 
Gjithmone ky personalitet i madh i Veriut me ka terheqe shume per trimerit, mencurine, guximin dhe vetedijen e larte qe kishe per Sakrificat qe bente per Atdheun e tij.
Jam ndjerë i pezmatuar, kur vone u rehabilitua nga sistemi komunist dhe shume pak u permend. Rregjimi komunist me heshtjen e saj e denoji per se vdekuri heroin e luftrave per Flamur dhe Pavaresi Dede Gjo Lulin. Historia vonon, por nuk harron (F.Noli)
Në këngët e popullit është gdhëndur si një hero legjendar, që mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili në krye të katër divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali që qe shprehur se Ballkani ishte i vogël për me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej i poshtëruar nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur me ca pushkë të vjetra, të cilët vertetë e humbën në fillim orientimin, se viheshin për herë të parë përballë mitralozëve që përdornin turqit, por shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej me turp. Të njëjtën sfidë do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashës. (Dalip Greca)
Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: ” Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe deshmojne edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historine tone kombetare“.
Eshtë shumë e keqinterpretuar vrasja e Ded Gjo Lulit, edhe pse, dihet së është vrarë nga serbet dhe malazezet në një pritë të Oroshit, mirpo, vrasja e tij , dikuj i sherbeu edhe për të futur konflikte ne mes të Malsis dhe Mirdites se gjoja qenka Mirdita ajo që e cila  qendron prapa  vrasjes se pabesë të Ded  Gjo Lulit, ndersa shkaqet dhe arsyet e vrasjes nuk paraqiten askund. Të luhet me shpirtin dhe nderin e dikuj, së pari është mekat dhe se dyti edhe turp. Si vrasja e Ded Gjo Lulit po edhe e Gjeto Cokut , është munduar të përdoret si qellim përçamje ne mes të Fanve dhe Malsorve , e sidomos ne mes të krishterve shqiptarë.
Të mundohet të njolloset një vend heroik, liridashes dhe flamurtar ashtu si është Mirdita , është një pamaturi dhe një pagatishmeri e tiparit njerzorë  e të mos flas për atë kombëtarë.
Historianet munden të ken  cdo llojë titulli edhe prof edhe dr, por titulli i tyre nuk është ai që mbanë me veti  historin , sepse së pari është prejardhja e tij , koha e doktorimit, rrethi familjarë e tjera me rend.
Nese i referohemi historis, ateherë duhet të i referohemi ashtu si duhet , pra nese jemi përkushtuarë për histori, atëhere faktet duhet të fliten edhe atehere kur dikuj nuk i pelqejnë, qofshin ato edhe për ma të afermit e tonë.Luftrat shqiptare për  liri kan qenë cdo here një grumbuj ngjarjesh , vrasjesh , presekutimesh , burgosjesh etj , por mbi të gjitha këto, ka qenë një luftë e trasheguar brez pas brezi ,sepse dashuria për atdhe  fillon në familje e pastaj duke u rritur pjeket po ajo dashuri ngjitet në shpirtin dhe presonalitetin njërzorë që nuk largohet nga shpirti i mbushur me plotë virtyt.
Për ketë shkak , e thash edhe me lartë se edhe historianit duhet të i shikojmë se pari tiparin e tij përsonal pastaj atë familjarë, se thotë një fjalë e popllit se ; Kopili mësohet neper katund e i menquri ne shtepin e vetë.
Por të ndalem pak a shumë me aq sa me lejojnë faktet që të analizoj në menyrë të mpreht rastin për vrasjen e të madhit burrë e vigan , trim e kuventarë, i dashtun dhe besnik , të madhin Ded Gjo Luli.
Fantazmat nuk kan pasur të ndalur se Ded Gjo Luli u vra kështu e ashtu , u vra nga ky e ai , mirpo, këto do të i nxjerri ne dritë ngadaladale , pra të verteten e cila në shumë shkrime shkruhet vetem se Ded Gjo Luli  kishte shkuar ne Orosh për të u takuar me Miridtasit dhe aty pabesishtë qenka tradhetuarë dhe vrarë nga Gjonmarkajt , në shkrimet tjera shkruhet nga bajraktaret tradhetarë të Mirdites.Me ketë dogmë dhe shpifje , u ushqyen shumë lexues të medhej edhe të vegjel,duke i besuar këtij variacioni , e kjo dogmë e tillë e ka burimin  që nga koha e komunizmit , krejt për të shnjerzuarë Mirditen dhe për të tentuarë të krijoj ura të urrejtjes ndaj kesaj treve të madhe qe është qendra e të gjitha tipareve kombtare dhe shqiptare, qoftë dituri, burrni, kanun ,trimir dhe fe.Të gjitha këto jo studime të sakta  filluan që nga  shkrimet e dr Pal Docit  i cili si  një historian që mshef të verteten , e e verteta nuk duhet të mshifet qoftë për interesa të cilit do llojë qoftë.
Duhet cekur me patjeter se, Pal Doçii një nga bashkpuntoret e ngushtë të Enver Hoxhes , historian që kishte mbaruar shkollen ne Rusi  është edhe  vllau i njeriut, i cili bëri poshtersin më të madhe që një njeri mundet të e benë, pra Mhill Doçii i cili pas vrasjes se  14 burrave Miriditorë  i kishte qelluar për se vdekuri prapë me plumba në kokë , e krejt kjo me lejen e  Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut.Këta 14 burra Mirditorë janë ekzekutuar të pafajshem  me aktakuzen që këta kan vrarë Bardhok Biben .
Por Bardhok Biba , një bashkpuntorë i ngushtë i Partisë bolshevike , ishte futur në detyra partiake dhe e demtonte aq sa mundej Mirditen dhe  i demtonte burrat trima me pushkë në dorë të cilit nuk e pranonin zgjedhen komuniste assesi.Por nuk shkon gjatë kungulli mbi ujë. Urdheri për vrasjen dhe likvidimin e Bardhok Bibes erdhi nga vendimi i Komitetit të Rezistencen të marrur me daten 3 Korrik të vitit 1949.Edhe me heret një urdher i tillë kishte ardhur nga udheheqesit kryesorë të Rezistences në krye të ciles ishte i madhi i lirisë Dr Gjon Marka Gjoni.Mirpo, për vrasjen e Bardhok Bibes, partia komuniste e shfrytezoj rastin që të benë masakra të papara kunder banorve të Miridtes , e Pal Doci , ne librin e tij “Ded Gjo Luli” ku duke u munduarë ” të studjoj trimin ” ai edhe më zi e njollos burrerin e tij , miqesin që kishte Deda me Mirditasit  dhe vrasjen e pesë (5) Miridtorve atë ditë kur u vra edhe Ded Gjon Luli , të cilet ishin  ata që e kishin strehuar me heret trimin e Maleve.
Për masakrat , vrasjet internimet e Miridtasve shtypi i atehershem shkruante hapur  si më poshtë:
“Me 7 gusht 1949, vritet në Qafë të Valmerit, Sekretari I i Partisë, Deputeti i Mirditës, Bardhok Biba. Gjeneral Gjin Marku, në ceremoninë mortore ndër të tjera shprehej:“…Neve, betohemi sot para shokut Bardhok …se në trojet e tradhtarëve tonë do të rrjedhi uji i zi…se reaksioni-vazhdon ai- do ta paguajë shumë shtrenjtë gjakun e dëshmorëve tanë” (Zëri i Pop. 10 Gusht 1949). Gjenerali, e dinte se sa i kobshëm ishte ai betim, aq më tepër, kur bëhej në emër të kupolës së një shteti, themelet e të cilit po konsolidoheshin me gjakun dhe eshtrat e kundërshtarëve politikë.
“ në Qafë Valmerit, mu bash aty ku asht vra komunisti Bardhok Biba, Mehmet Shehu ka ekzekutue për hakmarrje të Bardhok Bibës 14 burra të pafajshëm…” (fq. 43)(Ndue Gjon Marku.“Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni”,)Edhe Gjeneral Mehmet Shehu, po ashtu deklaronte se do t’ia merrnin hakun shumëfish deputetit. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të K.P të Rrethit Mirditës datë.9.8.1949, asnjëri nuk kërkoi gjetjen e fajtorëve e vënien e tyre para organeve të drejtësisë, por përsëritnin refrenin për hakmarrje të verbër primitive.Për të dhënë dënimet pa akuza të vertetuara, jo rastësisht, caktohet bisha e padrejtësisë komuniste, xhelati Bilbil Klosi, i cili do të shpallte vendimin gjyqësor Nr.98.dt.16.8.1949, për 26 mirditasit të vënë nën të njëjtën akuzë të përbashkët si “kriminela, terrorista, për dijeni.. përkrahje, nxitje… e pjesmarrje në vrasjen e B.Bibës etj”. Ded Gjomarkajt, Dod M. Bibës, Pjeter D.Vilës dhe Dod Palokës iu dha njëra nga format më barbare të dënimit që ka njohur njerëzimi, varje në litar. Me pushkatim: Nikoll B.Bajraktari, Nikoll Ll. Bajraktari, Llesh Mëlyshi, Ndrec M.Ndoj, Preng Sh. Nikolli, Bardhok D.Gjini, Frrok Mata, Gjergj Beleshi, Gjin Gjok Kaçi dhe Ndoc Gjet Çupi.Ekzekutimi u krye në prani të qindra njerëzve të mbledhur aty enkas për t’i frikësuar, trishtuar e gjunjëzuar. Dymbëdhjetë burra të tjerë u dënuan me nga 20 vjet burg secili. Rreth 300 vetë, i nisën drejt kampit të shfarosjes në Turan të Tepelenës. Disa ditë më vonë, në Rubik, para punëtorëve, tirani E.Hoxha, deklaronte se masat që u morën pas vrasjes së Bardhok Bibës, nuk ishin kundër popullit, por ndaj një grupi armiqsh. Në këtë mënyrë, udhëheqësi përbindësh, me cinizëm, përpiqej të reduktonte një krim të atyre përmasave në një grup të vogël njerëzish. ” (Marrë nga Gazeta 55   S’duhet të lodhemi të evokojmë martirët antikomuniste të Mirditës martire  Preng Gj. Gjomarkaj)
Por të kthehemi tash ne shkrimin e Dr Pal Doçit, i cili, ne librin e tij “Ded Gjo Luli ” ndër të tjera shkruan:
“Në vjeshtën e vitit 1915,në shtëpinë e Ded Gjo Lulit,në Shkodër,vjen një lajm prej kapidanit të Mirditës që e fton në Orosh për të biseduar “për fatet e vatanit”.Së bashku me të birin,Ded Gjo Luli bën disa ditë rrugë nëpër bjeshkët e Mirditës vetëm e vetëm për mos t’i dalë fjale krerëve vendas.Por këtu,në këto bjeshkë,kishte zënë pusi vetë tradhëtia. Ndërsa shkonte drejt kishës së Oroshit,atij i dalin përpara rreth 30 serbë të armatosur.Plaku gjendet ngushtë dhe i befasuar,por e kupton menjëherë tradhëtinë.Ai kërkon të takojë me bajraktarin e Oroshit por ky i fundit,anipse e ka thirrur,diku është fshehur,pyjeve të mëdha të Oroshit.Serbët pasi e lidhin e kontrollojnë Dedën nëpër xhepa.Ai kupton këtë kontroll dhe nuk mungon të thotë ; “Haj,Haj,po ju kini kujtue se une kam luftue tan jetën për pasuri. Po kjo asht marre.Burri i Shalës lufton veç për vatan o shkja të ndymë!”. Krismat e armëve presin në mes fjalën e trimit.Ishte 24 shtatori i vitit 1915.Në grykë të Oroshit shuhej jeta e burrit që 6 decenie me radhë u jetue veç për lirinë e trojeve amtare.Ushtarët serb e lanë trupin e përgjakur të trimit pa varrosur,duke dashur që ta hanin korbat,për t’i shuar popullit nga kujtesa,trimëritë e birit të Shalës.Por populli trim i Oroshit nuk mund ta pranonte këtë fyerje.Ata e muarrën trupin dhe e varrosën me nderime,pran atyre mirditorëve trima që patën dhënë jetën në luftën me hasmin shekullorë serbin. Tetë vjet më pas,më 1923,eshtrat e Ded Gjo Lulit u dërguan në Shkodër.Burra,gra,fëmijë,klerikë gjithfarësh shoqëronin trimin për varrin e stolisur me lule.Mijëra vetë,merrnin pjesë në këtë përcellje të mbrame.Prej Tirane,mbriti ate ditë edhe telegrami i deputetëve të Shkodrës,Luigj Gurakuqi e Hill Mosi,në të cilën pos të tjerave thuhej : “Bashkohemi me zemër në nderimet e që Shkodra po i kushton kujtimit të Ded Gjo Lulit,tue krye detyrën e mirënjohjes ndaj fatosit të pavdekshëm që nga më të parët ngrehi Flamurin e lirisë së atdheut,mbi shkrepat e përgjakura të Malësisë së Madhe”.(Dr. Pal Doçi ne librin e tij “Dede Gjo Luli)
 E si ka mundesi  të shkruj se bajraktari i Oroshit  íshte mshefur dikun dhe ja theri maleve të Oroshit.??!!
A  shkruan histori Pal Doçii apo na shkruan romane me personazhet që i zgjedhë vetë.Kush ishte ai Bajraktari i Oroshit ne ketë vitë dhe si konfirmohet që ai e kishte thirrur Deden që të shkon atje.Thirrje ka mundurë të i degon çido kush dhe të thotë se e ka thirrë bajraktari, kuptohet nese ai e ka thirrë.Kush pra ??!!
Ku është testamenti i Ded Gjo Lulit që e la atë natë-simbas Doçit dhe si ka mundesi të thuhet që ai u vra në rrugë afer kishes së Oroshit , kur ne fakt , Ded Gjo Luli pasi masakrohet në  shpellë që quhet ( Shpella e Akullit ) aty edhe vritet e pas dy javesh gjindet  nga fshataret  ku e marrin trupin e tij dhe e vorrosin në kishen e Oroshit e më vonë nga shoqja e Koles (Nora -nusja e djalit) barten eshtrat e Ded Gjo Lulit nga Oroshi në Shkoder.Duhet cekur se dy shpellat e Oroshit janë të njohura nga serbet sepse ata vetë aty kishin kryer masakra ndaj banorve të kesaj ane sidomos në shpellen e  Stërcokëve ku njihen masakrat e serbit mbi 11 burra lajthizakë, kur trupa malësorësh të pafajshëm u copëtuan aty brenda.E kush e helmoi Kolen – djalin e Dedes e burrin e Nores Trimeresh qe sot asnjë shenjë tek vorri si gjindet as asaj e as atij.Mos tash  munden të shkruajn “historianet” se këtu paska dorë prapë Miridita.Studjusi Pal Doçii nuk e cek askund në shkrimin e tij se Ded Gjo  Luli ishte sakatsur për se gjalli para se të vritej , pra mbi të ishte përdorur një dhunë me anen e bajonetave duke i´a therur trupin,por shkruan se ” i mbeti fjala në gjysmë” Është shumë  e çiuditshme edhe mënyra e sjelljes se studjusit Pal Doçi, i cili edhe për Kanunin që vjen nga dera e Gjonmarkve e mohon këtë fakt dhe shkruan se “Kanuni nuk është as i Lek Dukagjinit e as i Gjergj Kastriotit” , pra i kujt qenka Kanumi  që thirret Kanuni i Maleve.Thirrja “i Maleve ” s´do të thotë se malet kan përpiluar ose shkruar Kanunin , po do të thotë se me fjalen male perfshihen edhe bajraqet , sepse akoma nuk kishte ndoj qytet.Në male rrinin trimat që mbijetonin luften , sulmet, shtypjet e shumë të tjera , kështu qe s´ka nevojë shumë për sqarim të hollsishem.
Se studjusi Pal Doçii bie ne ndesh me disa fkate historike (jo të gjitha ) sigurishtë se i mungojnë shumë të dhëna , ai nder të tjera , për sa i përket Kaninit thotë;
” Gjeçovit ia kishin shpjeguar Kanunin dy mirditas, Çup Kolë Skana nga fshati Mashtërkolë e Oroshit, dhe Palucën i Preng Gjonit, që njihej me emrin Paluca i Kashnjetit, që i dërgoi Preng Bibë Doda. “Këta të dy ia kanë shpjeguar atij kanunin dhe ai ka e ka regjistruar. Në atë kohë, Preng Bibë Doda praktikisht kishte pozitën e zëvendës-kryeministrit, por kishte një hall politik. Gjeçovi nga dëshira për ta ngritur politikisht shtëpinë e Gjomarkut, e ka paraqitur si themel kanuni.”
Si ka mundsi që një fjalë e tillë të del nga një “studjus” si Pal Doçi kur dihet mirë se Gjeçovi krejt jeten e tij i´a kushtoj studimit etnologjik dhe arkeologjik.Shifet kjart e mirë se si qendron ” studjusi ” në cenimin total të krahines Mirditore edhe pse vetë është Mirditorë.Edhe figurat e tjera që ishin për një Shqipëri etnike Pal Doçi i nenvlerson me ose pa qellim .”Gjon Marka Gjoni-thekson Pal Doçi- më 1921 u vu në shërbim të serbit e luftoi për copëtimin e Shqipërisë dhe më 1939 u vu në shërbim të fashizmit”.(22 janar 2009 në “Tirana Observer”)
E pse kjo e pa vertet për Gjon Marka Gjonin ??!!
“..që në vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me përkrahjen e plotë te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi „Grupin Nacional Independent” në Shkodër, nepërmjet të cilit zhvilloi veprimtarinë  e vet politike. Pas një qendrese të pamposhtur që e zhvilluan tre djemtë e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te përkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parë se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrë vendim që ai se bashku me vëllain e tretë, Kapidan Llesh Gjon Markun, të udhëheqi luftën për Shqipërinë Etnike, ndersa për babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytë, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrë vendime qe të dalin në perëndim për ta vazhduar luftën antikomuniste, që në këtë menyrë, mos të shuhet plotësisht trashëgimia e derës së Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoi vendimin e tij dhe pas shumë tentimeve, arriti që tia mbushi mendjen Kapidan Gjon Marka Gjonit që ta lejë Mirditën e tij të dashur, nën përcjellje të djalit të dytë, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Në Kastrat me 27 Nanduer 1944, tue shterngue dorën njëri-tjetrit e tue i marrë hallallinë e fundit, u ndanë përgjithmonë Kapidan Gjon Marka Gjoni i shoqëruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga të dy djemtë tjerë Marku dhe Lleshi të cilët qëndruan në Shqipëri duke luftuar kundër komunizmit, deri sa ranë heroikisht, njëri me 14 Qershor 1946, ndërsa tjetri me 9 gusht të vitit 1947. Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit së bashku me profesor Ernest Koliqin bëri qe të përgaditet plani që te formohet një organizatë politike në mërgim. ”  ( Nue Oroshi )
“Pasi Italjanët zaptuen Shqipërinë, Konti Ciano, ministër i jashtëm i Italisë erdhi në Tiranë. Ai kërkoi qe një delegacion shqiptarësh të shkonte në Romë me i dorëzue Mbretit të Italisë, Vittorio Emanuele III, kunorën e Skënderbeut. Delegacioni i Shkodrës mblidhet në Tiranë me shqyrtue problemin. Për me i njoftë këkesat e Italisë, delegacioni i Shkodrës ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Kontin Ciano, përkthyes Patër Anton Harapi, O.F.M.Në bisedë e sipër Konti Ciano, kërkoi që kapidan Gjon Marka Gjoni në krye të delegacinit të Shkodrës, te shkojë në Romë me i ofrue kunorën e Skënderbeut, Vittorio Emanuele  III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i është përgjigjë: „Shqipninë e pushtuet e unë kunorën e Skënderbeut nuk e kapërcej përtej Adriatikut, veç lidhë kambësh e duarsh.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue në Romë që t’ia dergojë kunorën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbretit te Italisë Vittorio Emanuele III. Kjo vërteton qartë se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bërë hile as mbretit dhe as Shqipërisë.  ” ( Po aty )
Ndersa i madhi Faik Konica , përsa i përket punës se At Shtjefen Gjecovit  dhe Kanunit ai ndër të tjera shkruan:
“Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.”Faik Konica  Ca kujtime mbi At Gjechovin (Màrrë fjalë per fjalë prej fletores “Dielli” 18 Marc 1930, nr. 5156, fq. 2.)
“Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t’ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t’i afrohej At Gjeçovit në diturín’ e këtíj Kanuni. Na tregój një dorëshkrìm nj’a dy-mij faqesh, sudiím i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme.
Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur “lacrumatorium” lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t’i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t’ona për At Gjeçovin…”
(Ca kujtime mbi At Gjechovin (Màrrë fjalë per fjalë prej fletores “Dielli” 18 Marc 1930, nr. 5156, fq. 2.)
Por, të i përmbahem prapë temes për vrasjen e Ded Gjo Lulit .Për masakren e ushtruar ndaj Ded Gjo Lulit  kemi edhe të dhenat tjera:
Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: “Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike… që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo’ Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare” (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).
Si e ceka edhe me heret, ne shkrimin e Pal Doçit , nuk lexojmë askund se bashkë me Deden u masakruan dhe u vranë edhe 5 burra prej Miridites,ata burra nga Miridta që dikur e kishin strehuar Ded Gjo Lulin në kohen kur ky ishte në arrati .Edhe ne kohen kur Tuzi ishte rrethuar, Mirdita në anen tjeter sulmoj garnizonet turke në Orosh e Kashnjet. Komandanti i Divizionit 24 i dislokuar në Shkodër e çmoi gjendjen si shumë të rrezikshme. Për të përballuar sulmet në Mirditë tërheq nga Tuzi 4 batalione këmëbsorie dhe, duke u shtuar edhe disa të tjerë nga Shkodra, nën komandën e shefit të shtabit kolonel Pertef beut i nisi urgjent në Mirditë. Edhe nga Prizreni në drejtim të Mirditës u dërgua një detashment këmbësorësh i shoqëruar me artileri malore.
Ndersa, studjusi  Dalip Greca , rastin e ngjarjes së Ded Gjo Lulit e sqaron me shumë objektivitet dhe saktesi.
” Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësëve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: – paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit” Askund nuk përmendet ndonjë bajraktar ne diten kur u vra Ded Gjo Luli. “deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb. ” (Gjergj Nikprelaj)
Pra lexojmë se nuk e dha veten edhe kur e prenë me bajoneta , shkrim ky i cili hedh poshtë studimin e Pal Docit sepse një deshmi të till nuk gjindet te ai -ashtu si e thash me heret.
“Ai deri në fund mbeti “halë në sy” për të gjithë armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të popullit shqiptar, duke filluar nga turqit e shovinistët serb e malazez dhe deri tek tradhëtarët si Esat Pashë Toptani dhe bajraktarët tradhtarë të Mirditës.”(Dr. Nail Draga)
Nail Draga mbeshtetet ne një studim që nuk quhet studim por fjalë bosh- e jo aspak faktik, sepse për të e quajtur dikend tradhetarë duhet të posedon fakte shumë shumë të medha , por sigurishtë se mbeshtetja e tij është e njetë si te ajo e Pal Doçit , çka nuk janë të sakta që të i paraqiten  brezit të ri.
Por, Ded Gjo Lulin deshironin t´a shifnin të vdekur si serbet, malazezet dhe turqit , ndersa Preng Bib Doda , nuk ishte  në qeverin e Esad Pashe por të princit Vid si Minister i jashtëm.Që shqiptaret kërkonin një mbret musliman e jo të krishter siq ishte Vidi, është mëse e sakt dhe për ketë trimat katolik sidomos të zones së Veriut dhe të Malsis nuk e pranonin aspak.
Për të e marrë pushtetin dhe kuroren e mbretit , ishin dalur në skenë shumë përsona të ndryshem nga Shqiperia dhe jashtë saj.
Mediat perëndimore: “Djali i sulltanit, princ i Shqipërisë”
LONDËR – Një informacion i rëndësishëm i dërguar nga Roma thotë se një mesazh është marrë atje nga Durrësi në Shqipëri, që njofton se Senati Shqiptar ka zgjedhur princ Burhan Eddin, djalin e ish-sulltan Abdul Hamid, princ të Shqipërisë në vendin e Princ Vidit, që e la mbretërinë e tij disa ditë më parë dhe më pas hoqi dorë nga froni duke u larguar drejt Zvicrës. Korrespondenti shton se Esat Pasha ka mbërritur në Dibër dhe po realizon qëllimin e tij për të shkuar drejt Durrësit, në krye të 10 mijë personave.(Lajmi është botuar në “The New York Times” më 28 shtator 1914 )
Austriakët i nxitin shqiptarët kundër serbëve
ROMË – (Lajm sipas “The London Daily News”) Në mënyrë sekrete austriakët i kanë armatosur katolikët shqiptarë dhe duke u ofruar para, po përpiqen t’i bindin ata që të sulmojnë Serbinë. Italia është e vendosur të garantojë pavarësinë e Shqipërisë, pavarësisht largimit të mbretit (Princit Uilliam Vidi) Megjithatë, ajo nuk do të tolerojë asnjë përpjekje që do të trazojë status kuonë dhe këmbëngul në mbajtjen e neutralitetit të Shqipërisë. Nëse do të jetë e nevojshme, ajo është e gatshme ta mbrojë. Trupat austriake janë duke lëvizur nga Tiroli që të përforcojnë ushtritë e dështuara në Lemberg dhe fortesat rreth Moravisë.(Lajmi është botuar në “The New York Times” më 8 shtator 1914 )
Se Preng Bib Doda nuk ishte ai qe vriste shqiptarët është shumë e vertet dhe e bazuar në fakte .
“Pas bisedimeve me rebelët, qeveria vendosi ta shuajë kryengritjen me forcë. Plani u hartua nga kolonel Thomson, i cili u emërua dhe komandant i rezistencës. Sulmi do të ishte nga katër anët. Në Durrës ishin 1 mijë luftëtarë, në Ishëm 400 mirditorë, nën drejtimin e Preng Bibdodës, matjanët  do të shkonin drejt Tiranës nga lindja dhe 800 xhandarë nga jugu mes Qafë Thanës  e Qafë Kërrabës. Me këtë plan do shtypej kryengritja. Por në fakt ngjau ndryshe. Prenk Bib Doda nuk mori pjesë në këtë rrethim. Po kështu xhandarmëria u ndalua në Shkumbin  prej Lalë Dervishit. Plani i Thomsonit u dekonspirua.” (Panorama, 22 korrik 2006, faqe 26-27: Holandezi që dëboi Esadin nga Shqipëria. Historia e deputetit Thomson që formoi xhandarmërinë më 1913.)
“Në periudhen e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shume sy dy vite te shoku i luftes, Qerim Binaku, “ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise, te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malesi, disa kohe jetoi ilegalisht neper shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise.”(Dr Pal Doçi në librin Ded Gjo Luli)
“Êshtë e vertet kjo thenje dhe ngjarje , mirpo për jeten e tij neper shpella nuk kemi asnjë të dhenë,veqse  kemi të dhena se ky u strehua ne zonat e Malsisë sidomos ne Traboin.
Mirpo, familja e tij ishte shumë e lodhur ekonomikishtë, pasi Deda nuk gjindej në shtepi, ishte i arratisur si lexuam më lartë, e për ketë shkak frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise “se Shodres :”se shume i nderuami Dede Gjo’ Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shume te veshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij asht e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kane mbulue nji cope. Te ndimohet se asht ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne keto male”.
Acarimi i mardhenjeve të  hershme të Ded Gjo Lulit me kral  Nikollen njifen shumë mirë e kjart , edhe pse Kral Nikolla deshironte të e bente për veti dhe në anen e vete trimin e Malsisë.
Ded Gjo Luli ndiqej nga shumë autoritete serbo-malazeze  por edhe turke, që Deden e kerkonin të gjallë apo të vdekurë.Kishte edhe rryma të tjera Esadiste që Deda nuk pajtohej aspak me ata.
Kishte armiq të tjeret me të cilet ishte fjalosur disa herë  për shkak të pamvarsis së shtetit Shqiptarë.” (Kolec Traboini)
Një deshmi e tillë është kjo:
“Esati me anë të partizanëve të tij, Alush Lohjes me shokë, mundohej ta vinte Shkodrën nën ndikimin e tij. Për këtë qëllim dispononte mjete financiare të mjaftueshme të dhëna nga Franca, e cila mundohej në favor të influencës sllave, kundër Austrisë. Nga ana tjetër, në Shkodër u formua “Klubi Bashkimi” prej 12 anëtarësh, 6 katolikë e 6 myslimanë, i cili përfshinte nacionalistët e asaj kohe. Në muajin shkurt 1913, në Shkodër bëhet një mbledhje, ajo e Malevet, e cila përfshinte ele-mentët pro e kundër Esatit, në të cilën mori pjesë edhe abati i Mirditës. Si orator që ishte, fjalën ia dhanë Nikollë Mirashit, esadist prej Kastratit, për të shp-jeguar qëllimin e mbledhjes, i cili u shpreh si vijon: “Masi Esati me Ismail Qemalin janë shqiptarë e vëllazën, ne do të shkojmë te Esati”. Ded Gjoluli i përgjigjet: “Fjala jote nuk vlen, masi ti je malazias”. “Në qoftë se vetë jam një herë malazias, ti je njiqind herë austriak”, i thotë Nikollë Mirashi. Ded Gjoluli ven dorën në pushkë, por abati hyn midis dhe evitohet kështu një kasaphane. Pas kësaj u shpërnda mbledhja. Cuf Lohja (nipi i Alush Lohjes) dhe Nikollë Mirashi, mbas mbledhjes së shkurtit bëhen gati të shkojnë te Esati me 900 malësorë, prej të cilëve Esati mbajti vetëm 50 vetë. Këtë fuqi Esati e donte me qëllim që ta bashkonte me fuqitë e Shqipërisë së Mesme, të përmbyste Vidin dhe të deklarohej vetë kryetar shteti. Si Cufi ashtu edhe Nikollë Mirashi kanë qenë agjentët e Esatit, por Cufi ka qenë edhe komandant i fuqive vullnetare. Esati shkon për të marrë Vidin dhe malsorët u kthyen në Shkodër në pritje të urdhërave të tij.”  (Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” )
Në asnjë dokument nuk gjemë ndonjë acarim mardhenjesh të Ded Gjo Lulit me kreret e bajrakut të Miridtes.
Mbi kryengritjen e Dedë Gjo’ Lulit në Malësi, që u ngrit menjëherë në këmbë, duke rrokur armët për liri prof. Abaz Ermenji (1910-2003) në veprën e vet historike: “Albania-Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë” (“Shqypnia e Lirë”, Paris, 1968, fq.279), nënvizon:
“Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, u gjet ngushtë se s’kishte forca të mjaftueshme për t’iu bërë ballë kryengritësve. Prandaj u vu të shfrytëzonte fanatizmin fetar të myslimanëve duke iu thënë se “Dini” ishte në rrezik dhe duke i gënjyer se gjoja të krishterët donin të sillnin në Shkodër Malin e Zi. Me këto intriga mujti të mblidhte një turmë shqiptarësh myslimanë prej Shkodre dhe t’i dergonte për të luftuar kundër vëllezërve të tyre katolikë. Por këta “mbrojtës” të “Dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritësit. Për fat të mirë, ky dram i shemtuar vëllavrasjeje nuk u përsërit më në Shqipërinë e Veriut.”
Prof.dr. Simon Pepa shkruan: “Dhe është për të ardhur keq se kjo luftë, këta heronj dhe vetë kryetrimi Dedë Gj’Luli për vjet e vjet u lanë në harresë. Lufta dhe ngritja e Flamurit në Deçiq, përmendej sa me thanë, emri i heroi vetëm sa citohej…Dhe ajo që është rrënqethëse është fakti se mjaft nga nipat e stërnipat e Dedë Gj’Lulit, si dhe mjaft klerikë që morën pjesë me mendje e penë në përpjekje për çlirim u masakruan në mënyrë të tmerrshme. Ata hynë në rrugën e mundimeve tamam si në ferrin e Dantes”.(“Gjurmime kulturore”, Shkodër 2000, fq.224)
Për futjen e perqamjeve ne mes të shqiptarve , qoftë nga ana fetare apo krahinore, punonin armiqet e Shqiperisë , serbet, turqit e malazezet..
“Pas reformave të Tanzimatit,Porta e Lartë,nisi të dërgojë ekspedita ndëshkuese në krejt trojet shqiptare.Dhuna e presioni qenë të tilla sa që malësorët vështirë ti përballonin.Kësisoj,disa prej tyre largoheshin,të tjerë duronin këtë dhunë deri në dhimbje.Por turqit nuk vonuan të përdornin edhe metoda të tjera për shkombëtarizimin tonë.Me dekret të veçantë,Porta e Lartë njoftoi se krejt ata malsorë të besimit katolik,që do të ndronin emrat e do të kryenin ritet e fesë myslimane do të liroheshin prej shumë taksave.Në Traboin,malësorët u mblodhën (sipas ligjeve të kanunit) dhe Ded Gjo Luli ishte i pari që nuk e pranoi këtë ofertë.Për më tej,ai u bërri thirrje krejt malsorëve të Hotit që të ruajnë religjionin e të parëve,ashtu siç kanë ruajtur doket e zakonet e tyre. Në gjdo rast mendimi i pjekur i Ded Gjo Lulit,u respektua edhe kur turqit ndërmuarrën fushata shpifjesh midis religjioneve fetare duke dashur të përçajnë kombin tonë.Ai duke parakuptuar këtë propagandë ka dhënë vet shembullin i pari,duke shprehur një tolerancë fetare të padiskutueshme.Kështu, peshkopi i Pultit,në një letër dërguar hierarkëve të vet shkruante ; Malësorët e krishterë dhe myslimane janë bashkuar dhe luftojnë me trimëri kundër turqve,të cilët,me gjithë orvatjet e tyre,nuk kishin mundur ti përçanin”.(Arkivi Qendror i Shtetit,fondi Urdhëri Severian,dosja 13,datë 2 korrik 1868).
Por, përçamjen e shqiptarve nuk e pranonte aspak Deda :
“Në  Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 Deda  vendosi nje zeri te formonte te ashtuquajturen”Lidhja e Vogel” e cila do te kundershtonte Porten e Larte dhe politiken dyfytyreshe te Cetinse, me arme ne dore. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore per nenshtrimin dhe çarmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjen Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne kete konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, ketyre u erdhi ne ndihme Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kerkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne te ardhmen, Porta e Larte do t’i respektonte privilegjet e dhena me mote “autonomine fisnore dhe fetare, te drejten e mbajtjes se armeve”.
Ne kete kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shume e acaruar. Në një prej gazetave që dilnin në ate qytet,botohet një mëngjez shtatori thirrja që mban emrin e Ded Gjo Lulit.Pos të tjerave,në te thuhet ;
“ Ne nuk do të ngucim dokend,por meqenëse dikush do të na sulmojë,do të mbrohemi deri në ma të mbramen pikë gjaku.E mbasi mjerisht nuk jemi të organizuem,une po u lutem vllezneve tanë,se me kenë gati.me gjithë trimat e mij,në qoftë ka nevoja me u mbrojtë Shqypnija !”. ( Gazeta “ Tarabosh” 15 shtator 1914 )”
Është e vlefshme dhe me plotë detyrë që të i permendim disa burra luftetarë që moren pjesë ne luftat e njëpasnjeshme kunder sundusve  dhe pushtusve.
 Ndër këto burra të malësisë, mund të përmendim: Dedë Gjon Lulin, Lucë Nika, Gjokë Luci, Mark Toma, Kolë Gjoni, Ndue Dushi, Dedë Coku, Lush Llani, Gjeto Coku, Sadri Keqi, Pjetër Llesh Nikë Daka, Sokol Djala, Llesh Gjeri, Pjetër Bici etj. Burra të tillë të paharruar në “Malin” e Kastratit kanë qenë: Dodë Preçi, Gjelosh Gjoka, Shaban Elezi, Gilë Marku, Dulo Staka, Kot Nika, Zenel Shabani, Vuksan Leka, Pjetër Dulja, Dosh Sadria, Ndrekë Kaçeli, Marash Gjekë Mali, Mirash Luca, Brahim Vuksani, Nikollë Mirash Luca, Prekë Brahimi, Gjeto Shyti, Ndokë Gjoni, Nish Gjeto Daka, Lukë Deda, Çok Zefi, Lucë Tagani, Llesh Lekiqi, Nikollë Marku, Gjeto Daka, Nikë Ivani, Dash Preçi, Mark Dashi, Ujkë Gjeto Shyti, Dedë Gjon Ujka, Lucë Gjeka, Dodë prendash Zefi, Smajl Shpendi, Nuk Puli, Marash Vata, Qerim Sokoli, Halil Ujka, Oso Rama, Prek Gjon Rrethatokja, Llesh Preluca, Nikë Gjelosh Gjoka, Kolë Gjeloshi, Nikë Gjeto Koti, Mar Gjoni; burrat e Shkrelit, si: Marash Vata, Vatë Marashi, Tomë Nika i Shkrelit, Rrushman Hasani, Zef Tomë Nika, Gjon Deda i Shkrelit, Kanto Marashi, Mark Tomë Pllumbaj Bajraktar i Kelmendit, i cli mori pjesë në Kryengritjen e vitit 1912 dhe më pas ngriti flamurin e Pavarësisë në trevën e vet.
Duhet cekur patjeter se pjesmarresit ne shumicë ishin ata të besimit të krishter dhe ishin të pandalur, e ky është fak historik .
“Në Luftë të Koplikut, Palok Traboini nxorri pushkën me vra Alush Lohen që thërriste: “0 bini burra, djemt e Hotit! Qëndroni mos u koritni…”, e vetë vesh ushtarak rrinte ndënjur në karrike e i përcillte të tjerët për në luftë.Palok Traboini e mësyni:”Çou qeni i qenit me ardh në luftë se nuk bahet lufta prej karrike. Burrat e Hotit nuk janë korit e as do të koriten asnjihëre.” Por shokët ja kapen dorën Palokës shpej e shpejt, kaloi plumbi permbi kryet e Alush Lohës që shpëtoi pa u vra.” (Palok  Prela 77 vjeç Shkodër, korrik 1984)
Për shkak të kesaj deshmie dhe realiteti, studjus të ndryshem u mundun të i dhanë kahje turpi kësaj lufte në krye me trimat katolik që si bindeshin as turkut e as sllavit.
“Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishëm Imzot Pjeter Bogdanin, apo si vepruen ma vonë komunistat, tuej nxjerrë prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons.Lazër Mjedjes, Mons. Gasper Thaçit, Mons. Ernest Cocit, Mons. Bernardin Shllakut e At Gjergj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba nji monument”. (“Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944-1990”, Shkodër, 1999, fq.10).
Se vrasja e Ded Gjo Lulit ishte e planifikuarë nga qeverija serbe nuk ka asnjë dyshim , dhe duhet të e dijnë të gjithë se Dr Pal Doci nuk është ai studjues që ka dhenë saktesishtë rrethanat e vrasjes së Ded Gjo Lulit.Përsa i përket trimit Gjeto Coku , për vrasjen e tij pajtohem se ai është vra nga Preng Gjakova në pritë, e me ketë të mos  ngaterrohemi diçka me Preng Biben edhe pse Prenga Gjakova ishte Miridtas .
 “Lezhë.  – Me 7 të tetorit, një rrezik i madh e gjeti Qeverinë e Lezhës, Malësinë e Madhe e, të thuesh, Shqipninë mbarë; pse në këtë ditë Gjeto Coku, kryetar i Qeverisë së Lezhës, qe vra në tradhti prej njëfar Preng Gjakove, një mirditas, dalë tash vonë në Gjakovë e shkrue, së mbami, në xhandarmëri të Lezhës.Gjeto Coku qe i krishtenë imirë, atdhetar i njimendët e burrë i drejtë e trim. Pa qenë vetë nevoja e kujt e pa sopatë e drapën kurrë n’e huejën, qe buka e të gjithë shekullit (buka e të gjithë shekullit – kuptimi: qe mikpritës; në shtëpi të tij hanin bukë njerëz të shumtë, shënimi i redaksisë së revistës “Hylli i Dritës”); e as iu shit, as iu leçit kujt a për me u pri a për me u çelë shteg ushtrive; por, konden (i kënaqur) në atë okë e copë, në të cilat e pati vu Zoti, qe nderi i fesë, nami i Atdheut e miku i të gjithë të mirëve. – Arsyeja, për të cilën që vra, nuk dihet. – Në mort të tij u mblodh panagjyr i madh. Ndërsa të tjerë të huej, qe P. Severin Lushaj, P. Rrok Vataj, Baron D. Nopça e Miss Durham. Me 12 tetor u tha Mesha e dritës për shpirt të tij. në atë Meshë, qe delegati i arqipeshkvit të Shkodrës, D. Ndre Mjedja, si edhe D. G. Kukula, D. P. Ungrej. P. Engjëll Paliqi tha Meshën e P. Severin Lushaj bani predkun (fjala fetare që mban prifti në meshë) Revista: (“Hylli i Dritës”, 1914/7, Vjeti II i Botimit)”(f. 29)
Por ,për të futur sherrin dhe urrejtjen ne mes katolikve që ishin të pathyer nder luftra e sidomos për Malsin dhe Miridten , shtypi i huaj dhe “studjusit ” mundoheshin të krijonin përqamje dhe benin manipulime me popllin i cili ishte thuja total analfabet.Të i veqoj vetem disa shkrime të quditeshme të asaj kohe.
“Me 13 tetor 1913, vritet tradhëtisht në krye të detyrës kajmekami i Lezhës Gjeto Coku nga një agjenti Preng Bibë Dodës.” Vrasja e vëllait bashkëpunëtorit per çeshtjen kombëtare ,e njeriut më të dashur e goditi rëndë Ded Cokun duke krijuar situat të vështire per qeverin e Lezhës “siç shkruante zoti Llamb” perfaqësuesi i KNK-së sepse Preng Bib Doda ishet gadi të emëroje vehten qeveritar të Lezhës.”
Shifet kjart se përcamjet ishin menyra kryesore për futjen e sherrit dhe hakmarrjen e gabuar , gjë e cila dërgoj edhe ne vrasjen e Preng Bib Dodes  në vitin 1919 në një pritë në afërsi të Lezhes dhe kjo vrasje mundohej të lidhej me vrasjen e Gjeto Cokut, mirpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Prenk Bibë Dodën për një kohë u mundua ta përvetësojë kryeqeveritari serbo-malazez dhe armiku më i madh i shqiptarëve në këtë kohë Nikolla Pashiq, por pasi ky e pa se nuk mund ta përvetësonte në asnjë mënyrë, Prenk Bibë Dodën, ngritjen e së cilit fuqitë perendimore e shihnin me sy të mirë, Pashiqi përgatit atentat kundër Prenk Bibë Dodës, pikërsht në momentin kur ky përgatitej që me ndihmën e këtyre fuqive të bëhej udhëheqës i Shqipërisë së Pavarur. Ardhja e Prenk Bibë Dodës në krye të Shqipërisë nuk i shkonte për shtat kursesi sllavëve, por edhe një pjese të shqiptarëve të cilët ishin të mjerë shpirtërisht dhe të shitur poshtërisht. Këta përgatitën atentatin kundër Prenk Bibë Dodës, i cili u vra në verën e vitit 1919, në moshën 61 vjeçare, pikërisht atëherë kur e kishte arritur stadin më të lartë të pjekurisë politike.Prenkë Bibë Doda ishte vrarë nga dora shqiptare që punonte për interesa të Nikolla Pashiqit dhe per interesa te tjera antishqiptare.” ( Deshmi Koherash – Nue Oroshi 2003)
Preng Bib Dodes nuk kishte qellim të emrohet qeveritar ne Lezhë por simbas imponimit të Abatit , ai ishte i aftë dhe i gatshem të emrohet për  mbret të Shqiperisë, mirpo , këtë bindje ose qellim e kundershton haptas  At Shtjefen Gjecovi  me 7 prill 19111, në Lezhë .Nuk kishte të bejë asgjë me ndonje post prefekture ne Lezhë gjë e cila hedhë poshtë armiqesin e tij ndaj Gjeto Cokut..Për ketë kundershtim të At Shtjefen Gjecovit, Abati kërkon nga Provincialja Franceskane që At Shtjefni të largohet nga aty.Me 20 Prill , At Shtjefni largohet  dhe mbetet i papunë deri fundin e veres te po këtij viti.
Përve Qeverisë legjitime të Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali, në Shqipëri vepronin edhe këto miniqeveri lokale: në Durrës nga 12 tetori 1913 vepronte ”pleqësia e Durrësit” e Esat Pashë Toptanit; në Orosh të Mirditës qeveriste Prenk Bib Doda; në Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashë Vrionit; në Elbasan  vepronte Aqif Pasha, në Lezhë e Shëngjin Dedë Coku e Vat Marashi; në Shkodër qeveriste një detashment i ushtrive ndërkombëtare nën kryesinë e kolonelit anglez Filips; në Himarë qeveriste agjenti grek Spiro Milo; në Gjirokastër qeveria e Jorgji Zografos; në Mat Ahmet Zogu dhe shumë grupe mercenarësh që vepronin përgjatë kufijve verilindorë si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.Duhet cekur patjeter se në këtë kohë kërkohej që të emrohet një mbret për shqiptaret.Ishin disa kandidatura të përsonave të ndryshme që e kërkonin frontin.
Gjithsej erdhën 44 kandidatura. Një prej vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve, ishte që fuqitë e mëdha të zgjedhin një princ nga oborret e shtëpive të mëdha të evropës. Disa prej tyre filluan të lajmërohen në zyrat e Ministrive të Jashtme të Evropës sidomos në Ministrinë e Jashtme të Anglisë, Vjenës, Romës dhe Parisit. Por, fuqitë kryesore që vendosën për princin e Shqipërisë ishin Vjena dhe Berlini.
Alfred Gjika që vinte nga Rumania dhe nuk dinte asnjë fjalë shqip.Një tjetër kandidat ishte Ahmed Fuad .Ky vjen nga familja me origjinë shqiptare, nga familja e Muhamed Ali Pashës dhe babai i mbretit Faruk të Egjiptit. Dokumenti i vitit 1914 tregon se ambasadori në Romë e ka takuar Ahmed Fuadin dhe thotë se Ahmed Fuadi punon për këtë çështje mbi 20 vjet, pra në fund të shek. të XIX. Është një tjetër dokument ky tregon se Princ Ahmed Fuadi i ka dërguar një letër Edward Gray në 1913, një letër konfidenciale. Ka dy arsye pse Ahmed Fuadi ishte një kandidaturë shumë serioze dhe shumë i informuar. E para, ai vinte nga një familje me origjinë shqiptare por duke qënë se ishte një degë e cila për momentin nuk kishte mundësi të trashëgonte fronin e Egjiptit pra ishte një person i cili nuk do të trashëgonte fronin pasi ishte dega tjetër, jo dega direct e Muhamed Aliut por për shkak të vdekjes së disa personave të familjes, qëlloi që e trashëgoi ai fronin e Egjiptit. Ndërkohë të mos harrojmë që kolonia shqiptare e Egjiptit ishte shumë e fortë dhe ishin edhe ata që kërkonin të kishin pretendentin e tyre në këtë garë. Pra, ai kishte mbështetje të fortë të disa prej shqiptarëve të kolonisë së Egjiptit. Princi Fuad ishte shumë i rëndësishëm por problemi i tij ishte se vinte nga një fron mysliman dhe këtu mbylleshin dyert për të sepse vendet e Evropës nuk donin që Shqipëria të kishte një princ mysliman. Aubrey Herbert është një kandidaturë tepër interesante. Ka lindur në 1880, është djalë i Lordit Kanavo. Në 1902 shkon për vizitë në Turqi dhe ia shpëton jetën një shqiptar nga Dibra. Ky e pyet cfarë mund të bëj për ju dhe ai i përgjigjet që kur të shkojë në Angli, të bëhët një njeri me rëndësi në parlamentin anglez dhe të thotë dy fjalë të mira për Shqipërinë. Dhe Herbert ia dedikoi gjithë jetën Shqipërisë. Formon Komitetin Shqiptar në 1912, organizon vizitën e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit. Ka ndihmuar shumë delegatë të Konferencës së Londrës të cilët nuk kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë por kanë qëndruar pranë, kanë dërguar memorandume por nuk kanë pasur të drejtën të vendosin apo të diskutojnë. Herbert ka pasur shumë polemika me lobin grek në Londër, ka botuar shumë artikuj për masakrat që janë bërë në Camëri në 1914, ka botuar për këtë gjë shumë artikuj në Daily News, Times, The Guardian, The Telegraph. Në 1918 Komiteti qëndror me shoqatën anglo-shqiptare, cakton si kolonel të regjimentit shqiptar që të luftojë në luftën e Vlorës. Në luftën e Vlorës dhe Kongresin e Lushnjes është një prej anglezëve i cili ka merita të jashtëzakonshme për organizimin e Kongresit të Lushnjes. Aladro Kastriota ishtee dhe një kandidat tjeter i cili ka lindur në Spanjë më 1845. Pozita e tij e fundit si diplomat spanjoll është si përfaqësues i mbretërisë spanjolle në Rumani. Sipas pohimeve të tij dhe të Faik Konicës, Gasper Mërkuri, Aladro kishte origjinë të largët nga ana femërore e Skënderbeut. Ai ka shpenzuar shumë lekë për çështjen shqiptare, ka prodhuar kartolina, propaganduar flamurin dhe këtë e ka nisur fillimisht për çështje shqiptare dhe e vazhdoi për interesa të veta duke shkuar deri ne mohim të origjinës së vet nga familja e Skënderbeut. Por ka shumë dokumenta që vërtetojnë që Aladro e ka ndihmuar Konicën dhe shumë patriotë të tjerë për nxjerrjen e gazetave dhe propagandimin e çështjes shqiptare madje, ai ka sponsorizuar hartën e parë fizike të cilën e ka vizatuar Faik Konica dhe u shtyp në 1909 në Bruksel.Albert Gjikës i cili kandidaturën e vet për mbret të Shqipërisë e fillon që nga 1911. Është një dokument që nënshkruan si Kryetar i Komitetit Nacional të Indipendencës Shqiptare dhe disa dokumenta i dërgon nga Podgorica e Malit të Zi ku qëndron së bashku me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin për disa kohë. Albert Gjika është një kandidat nga Rumania me origjinë të largët shqiptare nga familja e Elena Gjikës të cilët sipas dëshmisë së Elena Gjikës vijnë nga Mirdita dhe në shek. e XVII u shpërngulën në Rumani. Përveç Albert Gjikës përmendet në shek. XIX për herë të parë Gjergj Kastriota Skandërbeg, Princi Duka i San Pietros i cili përmendet edhe në kohën e Lidhjes së Prizrenit si kandidat i mundshëm për të qeverisur Shqipërinë e të jetë mbret i Shqipërisë. Përveç tij gjatë lidhjes së shqiptarëve dhe luftës së lidhjes së shqiptarëve kundër malazezëve, Izet Pasha me origjinë shqiptare ishte kandidat i mundshëm për të qënë mbret ose princ i Shqipërisë. Sipas New York Times të qërshorit të 1880, Ali Pashë Gucia, i cili shfaqet me vendosmërinë e tij dhe luftën e pashmangshme kundër malazezëve, ishte një zgjedhje shumë e mirë si Princ i Shqipërisë.
Një tjetër kandidat është Princ Preng Bib Doda, babai i tij kishte fituar titullin princ nga Papa i Romës në 1859. Pretendentë të tjerë për fronin mbretëror në Shqipëri ishin edhe gjermanët: Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka Karl von Urach, princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von Wied; anglezi Arthur of Connaught; suedezët-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka Karls Westgothland; princi danez Aksel.Por të kthehemi tash të tema përsa i përket Ded Gjo Lulit  dhe Gjeto Cokut.
Më 4 Shtator 1913, nga Durrësi njoftohej Viena, se “Katolikët e Bizës e të rethit të saj, nuk duan që të njohin qeverinë provizore të Durrësit. Ata duan që t’i nënshtrohen vetëm shefit të malësorëve katolik të Bregut të Matit Gjeto Cokut.
“Në një dokument tjetër top – sekret, njoftohej Viena nga të dërguarit e saj në Shkodër, lidhur me qëllimin e Preng Pashës dhe rrezikun e atentatit kundër Gjeto Cokut. Në dokument thuhet: “Preng Pasha, nxit banorët kundër Emzot Kolecit dhe vëllezërve Coku, Emzot Serreqit, Kolecit e Bumçit… kishin frikë për trazira serioze, bile dhe për atentat eventual kundër Emzot Kolecit dhe Cokut…”  (Gjon Frani Ivezaj,)
Në cilat burime mbeshtetet ky dokument ?! Si ka mundesi që Preng Bib Doda të mendonte ndonjë atentat kunder priftit shqiptarë , cka janë këto shkrime ??!! Ku është ai dkument , numri, amza, viti, faqja , arkiva etj.
Nese i referohemi kësaj letre të shkruar nga At Shtjefen Gjecovi dërguar At Gjergj Fishtes , kuptojmë mirë e kjart realitetin.
Leter e Shtjefen Gjeçovit derguar Gjergj Fishtës:
Gomsiqe 19. IX. 913.
    I dashtun P. Gjergj (Fishta)!
    Letren tande e kam marrç n’Lezhë. E ty a t’ra n’dore tejshkrimi qe ta dergova nga “Vorri Skanderbegut”.
    Do të kesh pritë prej mejet lajmet e t’mledhunit t’Lezhës, po veç u da puna për faqe të zezë, s’mu dha me t’shkrue prap. Merzi e madhe kahë më binin nder mendë qellimet e ndyeta t’disave, qi mbahen dashësit e kombit, por per “intra in gandium domin ton” e qi paravenë dashëvetjen e mandej t’kombit.
    Me 7 t’Vjeshtës së parë u mblodhëm në qytet t’Kruetanit të Madhnueshëm. Kahë e soditshe at shumsi shqyptarësh n’hie t’rrapit (çinarit, më pertrihej nder mend e Mbledhmja e Princave t’Shqyptaries n’kohë t’Kastriotit, tuj u lidhë me besë, për me ruejt atmen kundra turrit t’armiqvet, e kujtova, do t’na thekun n’zemer Hiet e Kastriotit e do t’u bashkoshim edhe na, do t’lidhshim besën e dashtënisë e do t’u betojshim me jetue vllaznishtë e pa perbuzë kend e pa ja vum kamben kuej. Të mjerët na se s’jena regjë e atmen e komin i majmë t’pshtetuna e t’mblueme n’zemer t’onë, rrethi i atmes asht vehtja e jonë!
    Ulu dhe! Krisi zani T’Emzot Doçit  e tremijë e ma shqyptarë ulun, për me veshtrue, se ç’kumt do të qitëte gojet. E. Doçi i knaqun tuj u gjetë mes gjithë atyne njerzve me sy t’ngulun kah Doçi, qi rrinte n’kambë me nji madhn, fillojë me fjalë t’kandshme me folë permi ndodhinat e jetës s’Preng Bibdodës… S’mbramit me nji flakë e zjarmi zuni me hjedhë e gadi-gadi me fluturue u tha: “Folni tash a e ban Preng Pasha, a jo! – Thoni t’gjithë, pergjegjni t’tan, e dona”. Populli me zemer, t’perziem – Po e dona. Ngjatja-Zo jetën atij, e z. s’Ate! E i bani dy-tri herësh me i porositë ato fjalë. U briti atbotë E. Doçi – Dahi ju, 12 Bajrakët, folni e më bini t’gjegjun a do t’i ndigjoni Preng Pashës, e sa e doni Preng Pashën për Regë t’punve. U çuen 12 bajrakët e u ndanë m’vedi. Tuj pamë këtë marrie, ju hulla Preng Pashës e i thashë: “Zotni, thuej të çohet edhe Zadrima e Malcija e të bajnë kuvend, mandej t’vinë edhe ata me pru gjegjen si 12 Bajrakët. Jo, briten disa…, s’kan nevojë kta m’u da, se atë t’gjegjun qi t’binë 12 Bajrakët kanë me u nejt edhe Zadrima e Malsia.
    – Jeni tuj gabue, u dhashë, edhe s’bana za.
    Erdhen Krenët e 12 Bajrakve e ishte e ditun se ç’t’gjegjun do t’i epshin.
    U perzie puna. E. Doçi e Dom Nikaj e derdhne gojtarinë (elekuencën) e tyne, si mos kurrë, e sa me perdhunë dojshin me la dheun mbarë, e t’thuhej se e dona Preng Pashën për Regë t’Shqypnisë. E. Doçi britte: Thoni t’tanë se nuk njofim tjetër kend për regë t’ Shqypnisë posë Preng Pashën!… Kuvendi Gjeto Çoku e Ded Çoku. “Zotni i madhnueshëm ju vetë e dini, se na malsorin e gjenë në bjeshkë, se ska as dhetë vetë ktu, njimijë vetë i kam n’bjeshkë, Z. Jote ndreqi 12 Bajrakët, t’mos t’vriten e t’mos vjedhin e t’na lajnë borxhet, qi na kanë, e na si napim karar, sa si kemi njerzit ktu, e mas dy-tri javesh tash mbrrinë malsorët, e atbotë po t’a biem t’gjegjunit t’onë. Preng Pasha e njofti arsyen e Çokve, e na tha neve taljanisht, “malsorët tash na napin t’gjegjun. E. Doçi i nejt gadi Preng Pashës e me nji të turrun (porse heshtazi): “Zotni, veni mend se n’u thaç arsye, po na ngatrrohet fija e punës, qi t’thoshin se e njofin Preng Pashën për regjë t’Shqypnisë”. Gjeto Coku atbotë i pergjigj, se fjalën e kputne s’mund ta nap pa mrritë Malcia prej bjeshket. Marka Gjo Marku, qi rrinte në kambë me mancerre, si një ushtar, permas fjalës së Gjeto Çokut briti t’madhe e i tha Preng Pashës: “A sje tuj e marrë vesht or zotni, se kto nuk t’duen”? Unë si qellova afer, ju solla Marka Gjonit e i thashë: “Kapidan s’janë gja ato fjalë”! Nuk m’pergjegji. Ju vunë Gjetës, Emzot Doçi e Nikaj, qi thotë, se e njofin Preng Pashen për reqë, kur ju pergjegji Ded Coku e u thotë, qi pa ardhë malsorët s’mun e jap fjalën, t’i ndreqi Preng Pasha 12 Bajrakët, se puna eme asht e ndrequn. Duhet me ditë, se me fjalë t’Çokajve ishte edhe Zadrima. Muer rishtaz Marka Gjoni e tha: “N’daçi, se kufinin tem s’ma lot gja, m’Dri e kam kufinin”. Kto fjalë të zeza t’Marka Gjonit ma dynden vnerin, e ju hulla unë edhe i thashë nder sy t’gjithve: “Or Kapidan na s’jena mbledhë ktu me nda kufit e Shqypnisë, por kena ardhë me pertri besën e vllazninë me Mal e Fushë. T’ishim kenë t’zot per me i dalë zot kufive t’Shqyptarisë, nuk kishim pritë me na ardhë n’Shkoder ato pesë burra, nuk kishim bajtë me na u perhedhun ato pesë bajrakët e huej n’kalan e Shkodres, por kishim ngulë Flamurin e Shqypnisë. Puna e jonë s’asht tash me da kufit, se n’kjoftë me perlim me i da kufit, kanë me ditë ato pesë burra, qi janë n’Shkoder, se ne s’na pvesin për këtë punë”. Marka Gjoni u idhnue, se i rash ndesh, m’tha: “Zotni mos ma luej gishtin”! – Unë i pergjigja, – po ta luej gishtin edhe ma pertej, e mos rri tuj luejt me dhet e me vogjlinë t’shkretë, mos perbuz kend! Edhe u kput fjala.
    Tashi erdhen Bajrakët e Pukës, kta i pergjigjen Pashës, qi shka t’ thotë z Jote e çdo urdhen e presim për dorë të Ipeshkvit tonë, t’cillit ja kemi dhan besën me ndej urt, dhe mos me ba punë të liga. E. Doçi, si n’perbuzun e suell shpinen, e Preng Pasha u pergjegj, edhe me çdo punë qi t’kem, bashkë me Ipeshkvin e ndreqi e ju shikoni nevojat. E. Doçi u a priti. “Kallzoni ju a po doni me njoft Preng Pashën për regjë të Shqypnisë!. Krenët i pergjegjën: “Na njofim Ipeshkvin e Preng Pashën n’past fjalë me ne, t’na çojnë permjet dore t’Ipeshkvit. S’u pelqej ky t’gjegjun.
    Kçira, i thanë Krenët e Pukës, na ka dalë doret. Dona, qi Kçira t’rrie me 7 Bajrakët e Pukës, sikurse asht kenë gjithë herë”. Prenga u tha: “Po Kçira me ju Bajrakët do t’shkojë”. Krenët i thanë: “Na Kçiren e dona, e nuk e dona, se asht e 7 Bajrakëve, se na ka marrë nderën Ipeshkvit tonë”. Don Ndoc Nikaj si gjeluc kcej e duel ka ishin mledhë Kçirasit, kthej edhe tha, se kçirasit i bijen perpara Ipeshkvit, edhe per shka fola i shtrohen pengjet. E. Koleci tha: “Mbasi a pervum Kçira, të vinë ktu e t’lypin t’falun”! Advokati Nikaj u kervesh mas shpinet t’Emzot Kolecit tuj dashtë me thanë, se teper ishte tuj lyp. – Atbotë u ndez fjala; Puka s’donte me ditë për kurrnji urdhen t’Pashës, po s’u çote permjet t’Ipeshkvit. U trazue E. Daçi, Nikaj e Preng Pasha u lshue n’fjalë tuj u thanë Krenve t’Pukës: “Kputni qafen tek e mbramja, se masi s’po doni ju mue, as un s’ju due, mjaftë kam 12 Bajrakët e mi. Foli, etj. etj.
    Kur atje ketu marrin e japin duel n’kam Begu i Lezhës, e permasi i tha Zadrimis me nji t’perbuzun, se s’due me ndej me ty, po po njitem me 12 Bajrakët. Ju hulla unë Mano Begut e i thaçë: “Zotnija jote je i biri i Mehmet Begut”!. Aj. Po Zotni. – Ju jeni t’dalun prej Larjet. Ai  – Po zotni. Unë – Kah duel sod ky bajrak i Lezhës? Ai. – Ka kenë gjithëherë. Unë – Sa vend perfshin ky bajrak? Ai – Rraboshtën, Murqinë, Rrazen e malit me Pdhanë e Zejmen. Unë, – Në ç’gjygje jeni kanë gjygjue? Ai. – Me sherjat, se nuk na ka pas lanë Turkija me shkue me Kanun. Unë. – Mje tashi kena pasë ditë, se janë kater Bajrakët e Malsisë s’Lezhës e jo pesë. E ku shkote ky Bajrak me ba dava? Ai. – M’Saraj t’Lezhës. Unë. – Zadrima ku ka pasë ba davatë e veta? Ai. – N’Saraj t’Lezhës. Unë. – Pra, pse do me u da sod prej Zadrimet, masi t’mirat e t’kqiat i keni pasë mbarë s’bashkut. Mano Begu-Mano Beg i thashë, ti pse dahesh sod prej Zadrimet, a puna jote, porse vyen me folë me nder e me njerzi, se mos me perbuz Zadrimen, se shka ka pasë takue Zadrimës me hjekë edhe Lezhën e ka pasë moter. Etj.
    Çohet Hysni Curri, nipi i Bajram Currit e briti: “T’perpushet kush t’donë me u perpushë, krejt Shqypnija e don edhe e njef Preng Pashën per Princ Shqypnijet. E mue më bijshin nder mend fjalët e Bajram Currit, i cilli tuj kalue nepër Gomsiqe e perpjetë kah Puka e kishin pasë pvetë, a asht pa me Preng Pashën? Ky u kishte pergjigj: “Me Preng Pashën jam pa, pat shkue bimbash e ka kthye n’Shqypni yzbash”. etj.
    Me 13. IX. 913, kaloi ktu pari nji suhari shqyptar prej atyne qi janë veshë n’Shkoder me emnin Sadik Jetishi prej katuneve t’Pejës, i cilli kishte pasë kenë kahë Puka per me shtegtue do letra Bajram Currit e Riza Beg Gjakovës (R. Kryeziut), t’cillët gjinden n’Krasniqe e n’Bytyç. Kje ktu te unë e m’tha, se e kishe dergu Admirali -merret vesht i Hinglizit – per me pa si shkojnë punët t’ona, n’kto anë, edhe m’tha, se kishte pasë urdhnin e Admiralit me lypë nji dorë prej mejet, se ka kalue neper Gomsiqe. Unë i thashë a e ke ket urdhen me shkrim prej Admiralit? Ai m’pergjegji, se nuk e kishte me shkrim, por me gojë.
    Fal me shendet Admiralit, i thashë, edhe i thuej, se më tha Frati i Gomsiqes, qi s’t njof se kush je, e po deshte, qi t’u nap dorë suharive qi kalojn ksajt pari, due qi t’ma bini doren me t’pesë Admiralat, atbotë kam me ditë se a puna me themel.
    U lodha P. Gjergj, sa prej të nxetit e nuk mujta me shikue stolinë e shkrimit, as t’rreshtimit e sa mos t’thuesh se s’ta çova nji lajm dosido prej Mbledhjes s’Lezhës u vuna e ta shkarravita ket letër.
        Shndet nga zemra
        i yti
        ASK Gjeçov.
Më poshtë lexojmë edhe një dokumentë për ketë ngjarje:
Dokumenti 177, datë 17 Nëntor 1013, është një letër e Eqerem Bej Vlorës. Në të thuhet, se: “Në Lezhë e në Shën Gjin, është formuar një Qeveri Kombëtare nën drejtimin e malësorëve të Lezhës, si armiq të Bib Dodës. Ata janë edhe kundër Esat Pashajt… Bib Doda ka siguruar krahinën e Mirditës… Vrasja e Gjeto Cokut e ka armiqësuar atë me katolikët e Malësisë së Lezhës…”
Përcaj dhe sundo-ishte cdo here teoria e tradhetarve dhe e sundusve,mirpo , kjo teori dhe taktik nuk piu ujë aq sa duhet dhe nuk dërgoj në percamjet e katolikve shqiptar mes veti ose thenë me troq , në mes të shqiptarve ne mes veti.I quditshem është edhe artikulli ku shkruhet prapë me prapavi se edhe për Gjeto Cokun dhe vrasjen e tij , Mirdita ka dorë në ketë,çka si shifet më lartë, nuk ka asgjë që mund të lidhet me ndoj fakt ose qellim që do të dergonte në ndoj vrasje të Gjeto Cokut.
Përkundrazi Preng Bib Doda ishte po ai që merrte pjesë në shumë luftra për çlirimin e tokes shqiptare e sidomos ne mbrojtjen e Shkodres nga Malazezet , të cilen Esad Pasha u kishte shitur atyre.
“Në vendimin e dhënë në Shkodër nga kryesia e Lidhjes u caktuan dy Komandantë: për forcat e qytetit e të katundeve për qark Hodo Sokoli, ndërsa për forcat e malësive Preng Bib Doda. Këta të dy nuk vareshin nga njeri- tjetri, vetëm nga kryesia e lidhjes për Shkodrën.”
.
Një nder ekzekutuesit e figurave të cmuara shqiptare njifet Veshoviçi i cili ka vrarë disa figura të shquara shqiptare një nder to edhe Çerciz Topullin të cilin e vrau me  15 korrik  në Fushën e Shtoit (Shkodër) .
Nese llogarisim pak atehere del në shesh se ;
Çerciz Topulli u vra me 15 Korrik të vitit 1915
Ded Gjo Luli u vra me 24 shtatorit të vitit 1915
Nese logjikojmë mirë dhe objektivishtë, atëhere mund të e lidhim fare kjart e mirë se vrasja e Ded Gjo Lulit dhe e Çerciz Topullit behet veq një  muj pas hyrjes se forcave serbo-malazeze ne Shkoder dhe me pushtimin e Shkodres, asnjëri nga këta të dy nuk u pajtua me pushtimin e Shkodres dhe se këta ishin  edhe pika kryesore e udheheqjes së rezistences ndaj okupimeve serbo-malazeze, njëri ishte nga Toska e tjetra nga Gega, pra nga Jugu dhe Veriu.
Ded Gjo Luli i kishte rezistuar trimerishtë  forcave serbo-malazeze qysh disa vite me heret sidomos  në vitin 1913 kur këta hyn në Shkoder me ndihmen e Esad Pash Toptanit.Shtatë muaj zgjati lufta kunder poshtuesve serbo-malazaz dhe këta  u detyruan të e linin Shkodren simbas vendimit të konferences së Ambasadorve në Londer.Mirpo forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder  e deri me daten  22.1.1916 kur qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.
Përsa i përket ngjarjes në Lezhë   nuk pajtohem aspak me shkrimin e mëposhtem që shkruan:
“Me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, Qeveria e Lezhës, me në krye Gjeto Cokun, u bashkuan menjëherë me Qeverinë e sapoformuar të drejtuar plaku i urtë i Vlorës historike, kryeministri i parë Ismail bej Qemali. Ai nuk pranoi propozimet e Preng Pashës dhe Esat Toptanit, për t’u shkëputur nga Qeveria e Ismail Bej Qemalit. Për këtë edhe e pagoi me jetën e vet më 7 Tetor 1913 në Lezhë.” ( Gjon Frani Ivezaj)
Kjo e dhenë, nuk ka të bejë aspak me realitetin e vrasjes së Gjetos , sepse nese  i referohemi të dhenave të ndryshme , del në shesh se Zef Harapin e kishte vra Gjeto Coku në Durres dhe po kjo mundet të jetë shkak i hakmarrjes.
“Vrasja e tij në Durrës është marrëzi e Gjeto Cakut. Madje edhe në Breg të Matës kryengritjen e ka organizuar masa R. Toptani ( edhe Refiku).E dyta, ai mund të ndiqte mirditorët Gjeto Coku? Mirditorët nuk i kanë vënë nën komandë as Sulltani jo më po i vinte Gjeto Caku!” ( A po rishkruhet historia Pal Doci)
Në komanden e Gjeto Cokut nuk rrezikonte të futet Mirdita ose nen komanden e Mirdites të futet Lezha , edhe pse, në këto vite dhe rrethana të nderlikuara , kërkohej një udheheqje e organizuarë për shpetimin e Atdheut.
Nuk benë të  përzihen edhe emrat e njerezve  të Preng Gjakoves me Preng Pashen (Preng Bib Doda )  ashtu si lexuam të dhenat më lartë për Preng Gjakoven.
“Qendrimin e vertet te Serbo-Malazeze ndaj kryengritjes Shqiptare do te tregoj ma se miri fakti i fundit te fatosave tane Ded Gjo Luli dhe komandati i Malsis nga forcat Serbe do te vritet me shtat burra Mirditas qe kishin marr strehimin e tij,  fatosi I Dukagjinit Mehmend Shpendi qe za e nam kishte ne Dukagjin dhe mare Shqipni do te kapet ne vitin 1915 nga Malazezet  dhe do te egzekutohet bashke me luftetaret e tij. Edhe ma tragjike  rasti i prisit legjendar te Kosoves  Isa Boletinit i cili gjatë udhtimit te tij ne Podgoric u pre ne bes, pasi qe qendroj heroikisht u vra te ura e Ribnices bashk me 2 djemt 2 nipa e 3 shokë te tij me 23 jan 1916. Keshtu nga dora e zeze Serbo-Malazeze u likuiduan figurat ma te shkelqyeshme te rrezistences Shqiptare,” (Gjon Gjekaj )
Pra, serbo-malazezet ashtu si turqit dhe cdo pushtues , gjithmon i vret ata që janë udheheqesit dhe prijsat kryesorë, ashtu veproj thuja cdo sistem qoftë i huaj ose sistem shqiptar ne tokat tona.
Por çka është më tragjikja dhe më e quditeshmja është kjo kur shteti komunist për “nder e respekt e trimeri” nderon ” me medlaje herojsh dhe medalje të trimris,ata heronjë që u kishte masakruar familjen më heret.
Ish – Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, i ka dhënë me dekret , Tiranë 17.11.1982, Gjeto Prek Cokut medaljen, “Për veprimtari patriotike”, në motivacionin e së cilës është shkruar:
 “Për ndihmesën e dhënë në Luftën për Çlirimin Kombëtar dhe për Mbrojtjen e Tërësisë së Tokave Shqiptare”.
Le të e gjunë neper baltë  këtë medale turpi kjo qeveri  lugati, sepse ishte kjo qeveri që i pushkatoj vllaun e Gjetos  ne mes të Lezhes , e pushkatimin e Ded Cokut se harron askush.
Kjo qeveri lugateshjo e  internoj familjen neper kampet e Shqiperis ne një vujtje ma të madhe që njef historia dhe njerzimi.
Medale i dhan edhe Nora Lulit (Nora e Hotit) ksaj bije kreshnike e luftetare, kur ajo ishte 81 vjeqare.E çka i duhej se ??!!
Për sa ishte e re nuk i dhanë asgjë tjeter, përpos që i dhanë varferi dhe mundime.
Si Gjeto Coku poashtu edhe Ded Gjo Luli, kurrë nuk u pajtuan as me turq e as me serb e malazes, dhe hiq ma pak me procesin e islamizimit të detyruar dhe shkombtarizimin e popllit tonë shqiptarë.

Kristë Gjinaj/ZSH/14.02.2010

Written by: pradm

Rate it