MJEKSI

Historia e mjekësisë tradicionale Shqiptare

todayFebruary 15, 2025

Background
share close
Mjekësia tradicionale botërore, është krijuar dhe zhvilluar pak a shumë në të njëjtën mënyrë, si nga popuj dhe kombe të ndryshme[. Prandaj, mund të themi se e njëjta gjë, ka ndodhur edhe me historinë e mjekësisë tradicionale Shqiptare. E veçanta për ne, ka qenë se, për fatin tonë të keq, populli ynë ka qënë për afro 2000 vjet nën sundimin e Perandorive si ajo Romake e më pas Bizantine e Turke, të cilat në përgjithësi kanë ndikuar në tkurrjen e mjekësisë tradicionale vendase, sikurse ka ndodhur në të gjithë vendet e kolonizuara. Në të njëjtën kohë, pushtuesit e shumtë, kanë përvetësuar kulturën tonë të lashtë, e së bashku me to edhe trashëgiminë kulturore në fushën e mjekësisë. Megjithatë, ekzistojnë shumë fakte, të përshkruara nga studiues të shumtë, se mjekët tradicionalë shqiptarë, kanë qenë të dëgjuar jo vetëm brenda trojeve të tyre, por edhe në të gjitha perandoritë që përmendëm. Disa kanë lënë gjurmët e tyre në trashëgiminë e mjekësisë botërore, por që për fat të keq pjesa më e madhe e tyre, kanë ngelur anonimë. Midis tyre, mund të përmendim aftësitë e mjekut tradicional shqiptar të shekullit të XIX-të, Vangjel Zhapa, që e bënë atë filantropin më të madh të ballkanit. Pasurinë e tij ai e vuri në dispozicion të hapjes së shkollave shqip, në disa zona të jugut të Shqipërisë. Një kontribut të veçantë ai ka në rilindjen e Olimpit dhe për pasojë ringjalljen e lojrave olimpike, që zhvillohen ende edhe sot.
Në librin e tij “Historia e kujdesit shëndetësor dhe mjekësisë shqiptare” Prof. Gjergji Minga, me shumë të drejtë, e trajton historinë e mjekësisë shqiptare të lidhur ngushtë me historinë e popullit tonë. Në këtë vepër, autori ka evidentuar hap pas hapi, dëshmi nga trashëgimia jonë në fushën e mjekësisë. Ai bën këtë vlerësim për mjekësinë tradicionale, ” .. Mjekësia tradicionale/popullore në dukje empirike, në thelb është një mjekësi e traditës, e bazuar në shkollat mjekësore familjare, të tipit të shkollës familjare të Hipokratit ….”
Në mjekësinë tonë tradicionale (popullore), ka edhe elementë mjekimi shumë të lashtë, të përdorura në mjekësinë e qytetërimeve të lashta indiane, kineze e europiane dhe kjo flet për “anastomozat” midis kulturës sonë dhe kulturave të tjera. Mjekësia tradicionale shqiptare, mbart në vetvete trashëgiminë tonë kulturore Pellazgo-Ilire në këtë fushë, kulturë e cila pa dyshim në kuadrin e pasurimit të saj në shekuj, ka marrë por edhe ka dhënë shumë, sidomos me mjekësinë arabe, greko-romake, e pse jo edhe me mjekësinë tradicionale indiane etj.. Këtë e dëshmon më së miri fakti që disa bimë të njohura nga trevat tona, janë përmëndur në traktatet e botuara nga filozofët e antikitetit, ku flitet për veprimet terapeutike dhe mënyrën e përgatitjes origjinale të barnave tradicionale Ilire (shqiptare). Për këto arsye, ata me modesti i kanë pagëzuar këto bimë, me emrat e mjekëve Ilirë ose thjesht me emrin e Ilirisë.
Dr Josif Risto

Written by: pradm

Rate it