Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
“Hoxha ka me t’knu sonte..”, burri në Ferizaj e kërcënon dhe e rrah gruan pasi shkoi për t’i rregulluar flokët
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Ferizaj, ku një person u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.
Sinjali mëson se rasti ndodhi pas një konflikti verbal mes tyre, që fillimisht eskaloi në kanosje serioze e më pas edhe në dhunë fizike.
Sipas informacioneve të para, burri i dyshuar, u kap me gruan pasi ajo kishte shkuar në një sallon për t’i rregulluar flokët dhe në shenjë revolte e kërcënoi.
Të njëjtat burime thonë se i dyshuari 33-vjeçar, i cili ka të kaluar kriminale, e kanosi gruan duke iu drejtuar me fjalët “sonte hoxha ka me t’knu, hiç mos u ndreq” dhe për të mos mbaruar me kaq, shkoi te salloni ku ajo ndodhej.
Aty situata eskaloi pasi i dyshuari e kapi për krahu viktimën që ta nxjerrë jashtë, por pronarja e lokalit arriti që ta ndalë dhe e lajmëroi Policinë.
Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprave ‘Dhuna në familje’, ‘Sulmi’ e ‘Kanosja’.
23 Shkurt 2025 /GazetaSinjali/
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë