HISTORI

Fjalorthi i Arnold Ritter von Harffit

todayMay 30, 2025 1

Background
share close

Fjalorthi i Arnold Ritter von Harffit është njëri ndër dokumentet e para të gjuhës shqipe krahas me Dorëshkrimin e Theodor Shkodranit dhe Formulën e pagëzimit. Fjalorthi ishte shkruar nga Arnold Ritter von Harffi, një kalorës udhëtar gjermanë, i cili në vitin 1496 qëndroi në portin e Durrësit si dhe në disa vende tjera shqiptare me ç`rast transkriptoi disa fjalë të gjuhës shqipe të dëgjuara nga vendasit, duke shkruar përbri tyre, përkthimin në gjuhën gjermane. Dokumenti përfshin 26 fjalë shqipe, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri në 10, dhe gjithashtu 100 dhe 1000.[1]

Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Këlni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan.
Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri. Në këtë mënyrë përpiloi një fjalor të vogël që ne e quajmë Fjalorth shqip-gjermanisht. Fjalori ra në harresë për një kohë të gjatë. Më 1860 e zbuloi von Grote dhe po atë vit e botoi.
Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, është i vitit 1497.
Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se “Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël”. Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë “se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët”. Ishullin e Sazanit e përshkruan “si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë” etj.

Fjalorthi

Boicke-Bukë

Vene-Verë

Oie-Ujë

Mische-Mish

Jat-Djath

Foeie-Vezë

Oitter-Uthull

Poylle-Pulë

Pyske-Peshk

Krup-Kripë

Myr-Mirë

Kycge-Keq

Megarune-Me ngrënë

Pijnë- Me pi

Tauerne-Tavernë

Geneyre-Burrë

Groëa-Grua

Denarye-Para

Sto-Po

Jae-Jo

Criste-Zot

Dreck-Djall

Kijrij-Qiri

Kale-Kalë

Elbe-Elb

Fijet-Me flejt

Mirenestrasse-Mirëmëngjes

Myreprama-Mirëmbrëma

Meretzeën-Mirësevjen

Laf me kmijss-Më laj këmishën

Nea-Një

Dua-Dy

Trij-Tre

Quater-Katër

Pessa-Pesë

Jast-Gjashtë

Statte-Shtatë

Tette-Tetë

Nantë-Nëntë

Dieta-Dhjetë

Nijtgint-Njëqind

Nemijgo-Njëmijë[2]

Written by: pradm

Rate it