FILOZOFI

Filozofia e shkencës

todayFebruary 9, 2025 1

Background
share close

Filozofia e shkencës është degë e filozofisë që studion themelet, pohimet dhe implikimet e shkencës. Në përgjithësi, filozofia e shkencës është e lidhur me epistemologjinë. Ajo përpiqet të shpjegojë natyrën e koncepteve dhe të pohimeve shkencore, mënyrën se si prodhohen; se si e shpjegon shkenca natyrën, se si e parashikon dhe se si e përdor për qëllimet e veta; mjetet për të përcaktuar vlefshmërinë e informacioneve; formulimin dhe përdorimin e metodës shkencore; mënyrën e arsyetimit që përdoret për të mbërritur në përfundime, etj. Përpos këtyre pyetjeve gjenerale për shkencën në tërësi, filozofët e shkencës konsiderojnë problemet që aplikohen në shkencat e veçanta, si në biologji apo në fizikë. Disa filozofë të shkencës përdorin gjithashtu rezultate bashkëkohore të shkencës për të arritur konkluzione mbi vetë filozofinë.

Pyetjet më të përgjithshme të filozofisë së shkencës lindin gjithashtu me një specifikë më të madhe në disa shkenca të veçanta. Për shembull, çështja e vlefshmërisë së arsyetimit shkencor shihet në një tjetër mënyrë në bazat e statistikave. Çështja se çfarë llogaritet si shkencë dhe çfarë jo, paraqitet si një çështje jete-vdekje sidomos në filozofinë e mjekësisë. Për më tepër, filozofitë e biologjisë, të psikologjisë dhe të shkencave shoqërore eksplorojnë nëse studimet shkencore të natyrës njerëzore mund të arrijnë objektivitetin apo të formësohen në mënyrë të pashmangshme nga vlerat dhe nga marrëdhëniet shoqërore.

Written by: pradm

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *