Potpuri
Elvira Fjerza & Novi Prendi
Listeners:
Top listeners:
Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Kryemyfiu palestinez Haxhi Amin al Hysejn krijoi divizione SS bosnjak “Hanxhari”
Si rezultat i bashkepunimit te ngushte te nazizmit gjerman me nacionalizmin arab Kryemyfiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al Hysejn (1893-1974) krijoi ne Ballkan dy divizione SS : Ne Bosnje divizionin SS bosnjak “Hanxhari” dhe ne Kosove Divizionin “SS” shqiptar “Skenderbeu”. Shume dokumenta flasin per bashkepunimin e ketij myftiu (ish oficeri turk) me nazistat gjerman gjate viteve 1934-1945, te nxjerruna nga arkivate e “Kripo” (KriminalPolizei gjermane) dhe Gestapoja, nga dosjet e seksionit te Lindjes se Mesme te AbWehr (Sherbimi Sekret gjerman i admiralit Wilhelm Kanaris); nga Departamenti i Çeshtjeve Islamike te “Qendres se Stervitjes te Elementve Musulman” te Waffen SS (te Armes SS), qe varej nga Heinrich Himmler; nga “Komanda e Operacioneve Orjentale” te Divizionit Special Brandenburg – vullndetaret e lindjes afarme, veri-afrikane, pertej-kaukaziane dhe ruso-aziatike si dhe te Arab Bureau (Zyres Arabe) te dikasterit te Ministrise se Jashtme gjermane te Joahim Ribbentropit.
Kryemyftiu palestinez u takue me Hitlerin ne Berlin me 28 nandor 1941 me te cilin vendosi nji aleance te ngushte ideologjiko-politiko-ushtarake. Myftiu u vendos ne zyret qendrore te SS-ve ne Berlin prej ku organizoi dhe ndoqi personalisht aktivitetin e reparteve SS muslimane ne Bosnje, ne Kosove si dhe ne republikat aziatike muslimane sovjetike. Per kete ai bani disa udhetime ne Bosnje e Kosove. Po ashtu ai organizoi bashkepunimin e arabve me trupat naziste gjermane te gjeneralit Rommel ne Afriken Veriore. Ai bashkepunoi edhe per zhdukjen e çifutve ne Europen Lindore, si zbatim i ideologjise se perbashket e nazizmit me ektremizmin islamik arab.
Simbas shkresave zyrtare te Ministrise Jashtme gjermane rezulton, se ai ka fshire nga listat e vizave, qe do tu jepshin çifutve per te ikur ne Palestine me 13 maj 1943 : ( 4000 femijeve dhe 500 te rriturve nga Bullgaria); me 28 korrik 1943 (te 1800 femijve dhe 200 te rriturve nga Rumania) si dhe (900 femijve dhe 100 te rriturve nga Hungaria), te cilet perfunduen ne kampet e çfarrosjes.
Der Großmufti von Jerusalem [Amin al Husseini] bei den bosnischen Freiwilligen der Waffen-SS. Der Großmufti ist auf dem Truppenübungsplatz ein[getroffen] und schreitet die Front der angetretenen Freiwilligen mit erhobenem Arm ab.
Shikò ne Youtube « 1941 KryeMufti takohet me Hitlerin » &t=80s . Disa foto te takimeve te Myftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder organizuesit me aktiv dhe nje nder drejtuesit kryesor te « Konferences Vendeve Islamike ».
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë
Notifications