HISTORI

“Dinastia” e Paplekajve

todayJune 7, 2025 2

Background
share close

Fisi i Nikajve, njëri prej fiseve më të vjetra në malësi. Një fis me traditat më të mira të shqiptarisë si: besa, bujaria, burrnia, fisnikëria, atdhedashuria, një fis që i ka dale gjithmonë zot vetes dhe nuk ka pranuar t’i përulet askujtë veç Zotit.


Një fat i mire për këtë fis ka qënë komshija i parë: Fisi i Merturit. Një fis elitar ndër më të mirat fise në trojet shqiptare, i dalluem për traditat më të mira që ka një komb. Ne Nikajve me këtë fis na lidhi koha e artë që kanë kaluar këto të dy fise bashkë që në takimin e parë. Ne me Merturin na lidhi jeta, na lidhi martesa, na lidhën rrugët, na lidhën lumejt, na lidhi bjeshka e vrrini,na lidhën dasmat e vdekjet, na lidhën shkollat e dija, na lidhën hallet e persekucioni, na lidhën aq fort sa emir i shejtë “Nikaj Merturë” tanimë është një emblem me vlera kolosale përsa të jenë jeta. Kreahas emrit e njohjes në shekujt e kaluar të kësaj krahine një punë e madhe në vitet e demokracisë është bërë e bëhet nga bijtë e bijat e Nikaj Merturit për të shpalosur e bërë të njohur në botë këto vlera njerzore, fisnike e qëndrestare, këto vlera kulturore, artistike e intelektuale,plus vlerave dhe bukurive të pashoqe të natyrës.
Në fisin e Nikajve një fshat emblem është fshati Lekbibaj, mbi 100 vjet kryeqëndër e krahinës Nikaj Merturit. Një fshat fisnik e bujarë që ka pritur e përcjellur me respekt, bujari e dashuri.Të gjitha fshatrat e Nikaj Merturit bile edhe nga Shala e Shoshi, Gashi e Krasniqjq e ngado që i kanë ardhë mysafir e njerz nevojtarë.Një fshat i përmëndun për histori të hershme e të jashtzakonshme që nga Durak Dema,Deli Meshi, Ndue Zeneli e shumë të tjerë që kanë lënë gjurmë në histori që do i mjaftonin një krahine të madhe e jo një fshati.
Por në fshatin Lekbibaj unë me plot deshirë dua të flas pak fjalë për “Dinastinë” e Paplekajve që nga historiku, traditat,arsimimi, kultura dhe arti që do konkuronin edhe rrethe të mëdha.
Paplekajt në një kohë të largët kan qënë bajraku i fisit me Bajraktar Hajdar Osmanin ku më vonë për disa arsye brënda fisit ka kaluar në Peraj te Bash Vata. Dhe shtepia e bajraktarit mori vojvodën e fisit Nikajve e cila është shtepia e “Topuzit” , historinë e saj po u’a sjelli në vargje që i kam kushtuar ktij trolli para disa vitesh:

SHPISË SË TOPUZIT

Atje nalt në Nikaj-Mertur,
Histori ka për çdo kullë.
Me të Topuzit po ia nisi
Si shpi burrash e vojvodë fisi.

Gjithë Vojvodët për çdo vjet,
Në Moraçë delnin në beleg.
Durak Dema asht fillue,
Në Moraçë ai paska shkue,
Short i fortë i paska ra,
Në duel me u ndeshë me shka.
Të dy ishin dy metra gjatë,
Shkau në topuz e ky me shpatë.
Në topuz shkau e paska ngjue,
Njanin krah ja ka damtue.
Durak Dema fort ish nxe,
Me shpatë kryet shkaut ia ka pre.
Në krah topuzin ia paska marrë,
Në shpi të vet e paska varë
Dhe që atëherë janë ba shumë vjet,
Shpia e Topuzit emni i mbet.

Ndue Zeneli në Çabrat,
Dashke topin me ba zap.
Te e ka da menden me dekë,
Hjekë kapuç e faculetë,
Në grykë të topit ia ka shti.
Ia ka vu gjoksin përmbi,
Deri në qiell gjaku e jezeri,
Kur kan plasë të dy mejheri.

Bajram Ndou ish pika e burrit,
Me gjashtë burra të Nikaj-Merturit,
Mos me shkelë fjalën e besën,
Në Qafë të Milisë e ka dhanë jetën.

Kët Kol Nduen në diktaturë,
E kan lidhë në kambë e në duer.
Ja ngarkojnë një punë të randë.
Ban be në zot, kurrë s’kam me ba.
Ka nisë trimi duerve me u dalë,
Por e vranë me një plumb në ballë.

Katër burra në katër breza,
Thuajse ishin Gjergj Eleza,
Për topuz,top e trimni,
Do përmënden në histori.

28 SHTATOR 2011.
Tradita e ksajë familje vazhdon edhe në ditët tona me mësuesin e mirë Ndoc Kola, me artistin Pjetër Kola e shumë të tjerë si po rriten si pipat e ri në trungun e vjetër.

“ Dinastia” e Paplekajve është shquar në mote për burra trima, bujarë e fisnikë që janë në armatën e burrave më të mire të Nikaj Merturit si: Si Hajdar Osmani, Januz Nika, Durak Dema, Balec Nika, Ndue Zeneli, Bajram Ndou, Bajram Alia, Bekë Selimi, Kolë Ndou, Murrec Fazlija, Avdyl Murreci, Arif Sadiku, Kolë Qerimi, Qun Kola, Sadik Prëla, Sadik Gjoni me djalin e tijë Pashk Sadiku dhe me djalin e Pashkut Dr. Gjergj Paplekën, Halil Quni, Nikë Delia (gjyshi i Arbër Paplekës i cili është vrarë te ura e Shoshanit nga regjimi i kaluar), Mitër Kola burri i zgjuar dhe i përmendun për ironinë dhe vënjen në lojë të sistemit kaluar.
Dr. As. Prof. Anton (Ndoc)Papleka mësuesi im i nderuar, shkrimtari, poeti, publicist e përkthyesi ndër më të mirët që ka Shqiperia.
Do veçoja edhe disa shokë që kam patur unë si të ndjerit Nikollë Paplekaj e Ibër Demaj. Shokë të mire i kam edhe Pjetër Ademin, Av. Paulin Paplekën që pavarsisht përkatsisë politike fjalët dhe analizat i bën me drejtësi e zotësi pavarsisht se kush janë, të kujt janë apo çfar partie i përkasin. Sadik Paplekaj djalin e dytë të baxhanakut tim Mark Mitri.
Intelektualin Lulash Paplekaj kuadër për shumë vite në Nikaj Merturë e më gjërë,Marash Palin e shumë e shumë të tjerë që s’mund të përfshihen në një shkrim të shkurtër.
Do veçoja një familje artistësh që është një rast i rrallë që janë në një familje kaq shumë artist si Mark Mitri, Lazër Mitri, Sokol Mitri, Bore Mitërja. Djali i Markut i madhi Syk Papleka, Motra Gofile Paplekaj në këngëtare shumë e njohur dhe e preferuar në hapsirat mbarë shqiptare, Vajza e Sykut, Synjona një pianiste e shkolluar në Akademinë e Arteve ndër më të mirat në Shqiperi. Valbona Vajza e Lazrit një këngëtare që do mbahet mend me këngën “O hajde e shkojmë në Nikaj Merturë” Apo vajza e Ndue Ademit, Diella një vajzë e këngëtare e jashtzakonshme.
Do respektoja e nderoja disa Paplekaj që jetojnë në Kosovë por për arsye të ndryshme kanë ndryshuar mbiemrin si:
Pashk Zef Krasniqi gjenerali i luftës Kosovës.
Gjergj Sokoli antarë i Parlamentit parë të Kosovës.
Intelektualët e njohur si shkrimtari e poeti Gjokë Sokoli, dhe vëllau i Tijë Palë Sokoli.
Më ka tronditur në shpirt ngjarja e ndodhur në Elbasan këto ditë ku është i përfshirë dhe një djalë i Paplekajve, Arbër Paplekaj.
Unë personalisht nuk e kam njohur por të gjithë ata që e njohin më kan folur fjalët më të mira për atë djalë si: djalë i zgjuar, i dashur, fisnik e besnik, profesionalist në zanat e detyrë, një prind i 4 fëmijëve dhe një familjarë shumë i mirë.
Unë jam poet e nuk dua të flas politikisht dhe sepse sejcili ka bindjet e veta dhe mendimet e veta në jetën e vet por simbas atyre fjalëve që më kan folur për atë djalë unë e kam bindjen se ai në shpirtin e Tijë nuk ishte vrasës e gjaksor. Ai e ka dashur e ruajtur jetën e vet po ashtu edhe të tjerve. Por fati i keq i Tijë e desh të ndodhej në një vendngjarje të keqe dhe ndoshta është zënë ngusht (ne akoma nuk i dimë të dhënat e skta si ka ndodhë). Ndoshta rrethanat në të cilat është ndodhur e kanë detyruar të mbrojë veten e shokët, nderin dhe moralin e familjes vet dhe ka dale në traditën e “dinastisë Paplekaj” që fytyra dhe nderi për burrin janë gjërat më të shtrenjëta. Ai ishte një baba me 4 fëmijë që u ka kushtuar gjithë jetën dhe nuke do donte kurrë që t’i sillte familjes vet e fëmijëve të vet problem të tilla. Por ndoshta rreziku i Tijë ishte që këto ditë u ba object i mijëra gojëve të mira dhe të liga që flasin dikush për ta lavdruar e dikush për ta denigruar. Unë do thoja që mos të ngutemi, të flasim atëherë kurë duhet të flasim, kurë të flasë ligji!

Unë luti Zotin që këtë djalë aq të mire të Nikaj Merturit t’a ndihmojë Zoti në të drejtën e Tijë!
Rrofshin bijtë e bijat e Nikaj Merturit!
Epja Zot Nikaj Merturit!

Ndue Vatnikaj

Written by: pradm

Rate it