Fjalori i Frang Bardhit latinisht-shqip
“Fjalori latinisht-shqip” (1635) i Frang Bardhit është fjalori i parë i gjuhës shqipe, me të cilin zë fill leksikografia shqiptare. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe u ballafaqua me sukses me një gjuhë të huaj si latinishtja, që ishte gjuha më e përpunuar ndërkombëtare e asaj kohe. Fjalori përfshin rreth 4500 fjalë latine, të cilave u përgjigjen rreth 2500 fjalë të shqipes. Krahas fjalëve jepen edhe togfjalësha […]