OPINIONE

129 Results / Page 7 of 15

Background

HISTORI

“A e dini se çdo ndêrtese i vihen temelet n’dhé?

“A e dini se çdo ndêrtese i vihen temelet n’dhé? Edhe pse n’vàrr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt' e temelit t’njiasaj bînaje t’cillin sot e quejm Shqypni” Anton Harapi (Shkodër, 5 janar 1888 - Tiranë, 20 shkurt 1946) qe frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Leu në Shirokë, lokalitet afër liqenit, më 5 janar 1888 i biri i Loros dhe i Çile Koliqit i pagëzuar me emrin Gaspër. Qysh në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë […]

todayFebruary 14, 2025 2

HISTORI

At Anton Harapi (5 janar 1888 – 20 shkurt 1946)

At Anton Harapin, i pushkatuar nga regjimi komunist, lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”. Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe […]

todayFebruary 14, 2025 2

HISTORI

Imzot Luigj Bumçi (7 nëntor 1872 – 1 mars 1945)

Luigj Bumçi (Shkodër, 7 nëntor 1872 - 1 mars 1945) ishte klerik, ipeshkëv, diplomat e pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës. Leu në Shkodër më 1872 në një familje të moçme qytetare, i biri i Gjon Bumçit dhe i së motrës të Pashko Vasës. Mësimet e para i nxuri pranë Scuola tecnica commerciale e hapur nga jezuitët për familjet tregtare. I ati e dërgon në Durrës për çështje tregtare, kësodore kaloi mosha e rregullave jezuite për meshtari - urdhër […]

todayFebruary 14, 2025

LETËRSI

Ribotohet romani i parë në shqip, “Marcia” e Dom Ndoc Nikajt

Ribotohet romani i parë në shqip, “Marcia” në 160-vjetorin e lindjes së Dom Ndoc Nikaj Në bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, miq të librit morën pjesë në promovimin e romanit të parë në gjuhën shqipe, “Marcia” me autor Dom Ndoc Nikaj. Ribotimi erdhi me rastin e 160-vjetorit të lindjes së tij, pas 131 vitesh. “Dom Ndoci gjatë kohës së Zogut ka qenë inaktiv, por ka ‘gjezdisur’ priftërinjtë e tjerë që merreshin me […]

todayFebruary 14, 2025 3

HISTORI

U harrua për 132 vite, rikthehet “Marcia” e Dom Ndoc Nikajt!

U harrua për 132 vite, rikthehet “Marcia” e Dom Ndoc Nikajt! E shkroi kur vendi ishte nën Perandorinë Otomane dhe gjuha shqipe ishte e ndaluar! Pse u quajt babai i romanit të parë shqiptar Drita kishte fillue me zbardh e dilli me shndrit… Kështu nis romani i parë shqip, kjo është fjalia e parë e tij, e shkruar në shekullin XIX, kur Shqipëria ishte ende nën Perandorinë Otomane dhe gjuha […]

todayFebruary 14, 2025

HISTORI

Dom Ndoc Nikaj, “Kujtime të nji jetës së kalueme”

Gjekë Gjonaj: Jetëshkrim historik me gjithfarë trazirash - Dom Ndoc Nikaj Jeta dhe veprimtaria e dom Ndoc Nikaj. Ai lindi në Shkodër më 15 qershor 1865. Mësimet fillestare i kreu tek françeskanët, kurse në moshë 13 vjeçare hyri tek jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër të cilat i përfundoi më sukses duke u bërë meshtar në vitin 1888. Veprimtaria e tij, e cila filloi pas shugurimit për meshtar, ishte fetare […]

todayFebruary 14, 2025

HISTORI

Dom Ndoc Nikaj, romancier, publicist dhe historian

Meshtari shkodran Dom Ndoc Nikaj, është cilësuar si figurë poliedrike. Meshtari në shërbim të Zotit e të popullit shqiptar, duke mbështetur idenë kombëtare. Lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, ndërsa ndërroi jetë në burgun e Shkodrës më 16 janar 1951. Veprimtarinë letrare e filloi kur ishte ende nxënës në seminarin Papnor në Shkodër, ku po përgatitej për meshtari. Pas epitetit si romancieri i parë nga studiuesit e historisë, letërsisë […]

todayFebruary 14, 2025 4

HISTORI

Dom Ndoc Nikajt, autori i romanit të parë në shqip

Ndoc Nikaj, lindi në qytetin e Shkodrës më 15 qershor 1865. Mësimet fillore i bëri në Arqipeshkvinë e Shkodrës dhe në Seminarin Papnor, të udhëhequr nga etërit jezuit. Studimet e larta i kreu në Romë, duke u shuguruar për meshtar në vitin 1888. Botimet e tij të para datojnë në kohën kur ishte student në Romë. Në vitin 1888 do të shkruante romanin me titullin “Marcja”. Ky roman njihet gjithashtu […]

todayFebruary 14, 2025 1

HISTORI

Dom Ndoc Nikaj (9 mars 1865 – 16 janar 1951)

Dom Ndoc Nikaj (Shkodër, 9 mars 1864 ose 15 qershor 1865 - Burgu i Shkodrës, 16 janar 1951) ka qenë klerik katolik, prozator dhe botues, babai i prozës gege, i quajtur edhe babai i romanit shqip.Vepra e tij Historia e Shcypniis ch’ me fillesë e deri më kohë kur ra në dorë të turkut mbahet e para sprovë e historiografisë shqiptare në gjuhën shqipe.[ Bashkëpunoi me "Albania"-n e Faik Konicës, botoi të përkohshmen Koha që më pas ndërroi emrin dhe u bë Bashkimi;ku përveç publicistikës, botoi 28-30 […]

todayFebruary 14, 2025