Figura e Skënderbeut në letërsinë angleze
Figura e Skënderbeut është trajtuar në gjuhën angleze nga një numër autorësh anglofonë, si Edmund Spenser, William Havard, George Lillo, Thomas Wincop, Benjamin Disrael, Clement Clark Moore, H. Longfellow, Agnes Repplier, Lord Byron, etj. Por, unë dëshiroj të veçoj këtu një shkrimtar kanadez, Charles Ewert (Çarlz Juërt), lindur në Saskatchewan të Kanadasë më 1948 dhe banues në Newcastle të Ontarios, i cili më 1981 botoi romanin “SCANDERBEG – Eagle of […]