Dom Ndre Zadeja (3 nëntor 1891 – 25 mars 1945)
Dom Ndre Zadeja (Shkodër, 3 nëntor 1891 - 25 mars 1945) ka qenë prift katolik, shkrimtar dhe dramaturg shqiptar. Për shkak të martirizimit të tij nga regjimi komunist, hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales […]