Shteti i Arianitëve 1432–1444
Shteti i Arianitëve me zotërimet e tyre shtrihej përgjatë luginës së Shkumbinit dhe Rrugës Mbretërore (Via Egnatia) dhe në lindje arrinte së paku deri në afërsi të Manastirit dhe Follorinës. Duke qenë se arianitët ishin një familje e vjetër fisnike, nën zotërimin e tyre, për një kohë mund të kenë qenë edhe qytetet e Manastirit e të Follorinës, para se të binin nën pushtimin osman. Në këtë rajon Arianitët kanë zotëruar kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradi), […]