Blog masonry

Background

HISTORI

Kurbini (Curbino) në dokumentacionin historik

Kurbini ka një sipërfaqe prej 269.03 kilometrash katrorë dhe popullsi rreth 74 000 banorë. Emrin Kurbin (Curbino) në dokumentacionin historik na del në vitin 1457. Në këtë krahinë ka banuar bashkësia ilire e fisit të parthinëve, emër që disa studiues e barazojnë me fjalën shqipe bardhej dhe e marrin si sinonim të albanëve. Dëshmitë e shumta se kjo krahinë ka qenë e banuar nga ilirët, të paktën që nga mijëvjeçari I pas Krishtit, mbështetet në një numër të madh rrënojash […]

todayFebruary 10, 2025 2

OPINIONE

Thëniet më të bukura të Faik Konicës

Faik Konica mbetet një intelektual i papërsëritshëm edhe në ditët e sotme. Një njeri mendjendritur jo vetëm si politikan por edhe si publicist e shkrimtar, pasuroj mendimin letrar shqiptar. Ne kemi sjell vetëm disa prej shprehjeve më të bukura të Faik Konicës: Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira… por një bandë maskarenjsh dhe dallaverexhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh. “Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha […]

todayFebruary 10, 2025 1

OPINIONE

“Shqipëria nuk bëhet –të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”.

Faik Konica njihet për gjuhën e tij të ashpër, si edhe për lëvizjet skajore në politikë, motivuar shpesh nga nevojat financiare. Letra e mëposhtme botuar nga DITA i përket Arkivit të Vjenës dhe mban datën 21 Nëntor 1897. Konica i shkruan i dëshpëruar kolegut të tij Visarion Dodani me të cilin ka korrespodecë të vijueshme. Konica ishte botues dhe drejtues i revistës “Albania”, Dodani botues dhe drejtues i revistës “Shqipëria”. “Shqipëria nuk bëhet – shkruan me revoltë Konica – të […]

todayFebruary 10, 2025

PERSONALITETE

Nikolla Naço (1843 – 1913)

Nikolla Naço (1843 - 1913) patriot shqiptar, veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare nga Korça. Lindi në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani. " Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe "Drita" nga ana e Shoqërisë "Drita" e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço."Njëkohësisht ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë shqiptare në Rumani, Nikolla punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar për […]

todayFebruary 10, 2025 3

PERSONALITETE

Pandeli Cale (16 Mars 1879 –  5 Gusht 1923)

Pandeli Cale (Korçë, 16 mars 1879 - Selanik, 5 gusht 1923) ishte një nga nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Pandeli Llambi Cale leu në Korçë më 16 mars 1879. Shkollimin fillor e mori në vendlindje, mandej kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në Bukuresht ku merr pjesë në lëvizjen mërgimtarëve të atjeshëm. Më 1904 Pandeliu kthehet në Shqipëri, ku bashkëpunon me shokët e kohës Thimi Marko, Themistokli Gërmenji, Sami Pojani, Orhan Pojani, Foqion Turtulli, etj, aktivizohet si pjestar i "Komitetit […]

todayFebruary 10, 2025 1

HISTORI

Komitetit për Lirinë e Shqipërisë

Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e Komitetit për Lirinë e Shqipërisë (1905), ku mblodhi rreth vetes “patriotë” shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. […]

todayFebruary 10, 2025 1

PERSONALITETE

Pandeli Evangjeli

Pandeli Evangjeli, mbiemri i të cilit shkruhet edhe Vangjeli (Korçë, 6 janar 1859 - 14 shtator 1949) ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtare në mërgatën shqiptare të Rumanisë, politikan me shumë poste kyçe në periudhën e mes dy luftërave botërore, ku spikat si dy herë kryetar i legjislativit, katër herë i ekzekutivit dhe një herë kryetar i Senatit të shtetit shqiptar.Ka qenë i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar, si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar […]

todayFebruary 10, 2025

FILOZOFI

Faïk Bej Konitza: Kujtime mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

Faik bej Konitza (1875-1942) ishte një nga figurat e mëdha të kulturës intelektuale shqiptare në dekadat e para të shekullit të njëzetë dhe ishte padyshim shqiptari i parë që mund të konsiderohej një evropian i vërtetë. Konitza lindi më 15 mars 1875 në fshatin e tanishëm Konicë në malet e Pindit në Greqinë veriore, jo shumë larg kufirit aktual shqiptar. Pas shkollimit fillor në gjuhën turke në fshatin e tij të lindjes, ai studioi në Kolegjin Jezuit Saverian në Shkodër […]

todayFebruary 10, 2025

HISTORI

Origjina/ Shqipja – ilirishtja – pellazgjishtja

Dosieri që Konica.al realizoi për origjinën e shqipes nga ilirishtja dhe kësaj të fundit nga pellazgjishtja u prit mirë nga lexuesit. Në mbrojtje të kësaj teze që prej vitesh injorohet nga shkenca zyrtare dhe që në vitet 50-të u hoq nga shkollat shqipe, tema aq shumë e dashur për rilindasit tanë, ne po vazhdojmë kërkimet për këtë temë kaq me rëndësi për etnogjenezën tonë. Ndaj në vazhdimësi do të paraqesim tema pro dhe kundër të shkencëtarëve të huaj dhe atyre […]

todayFebruary 10, 2025 3