Dom Ndoc Nikaj, romancier, publicist dhe historian
Meshtari shkodran Dom Ndoc Nikaj, është cilësuar si figurë poliedrike. Meshtari në shërbim të Zotit e të popullit shqiptar, duke mbështetur idenë kombëtare. Lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, ndërsa ndërroi jetë në burgun e Shkodrës më 16 janar 1951. Veprimtarinë letrare e filloi kur ishte ende nxënës në seminarin Papnor në Shkodër, ku po përgatitej për meshtari. Pas epitetit si romancieri i parë nga studiuesit e historisë, letërsisë e të gjuhës, është veçuar si personalitet që nëpërmjet veprimtarive […]