Blog masonry

Background

HISTORI

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë!

“Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër, i patën prej etërve tanë, Pellazgëve”. (At Shtjefën Gjeçovi) At Shtjefën Gjeçovi -- klerik shqiptar françeskan, shkrimtar, publicist, përkthyes, etnograf dhe arkeologu i parë shqiptar. Më 1929, për shkak të veprimtarisë së […]

todayFebruary 14, 2025 1

HISTORI

Rreth Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini, portret nga Simon Rrota "Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit... të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar". J.G. von Hahn Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një […]

todayFebruary 14, 2025 3

ARKEOLOGJI

Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovit

Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeqovit është një monument i trashëgimisë kulturore e cila ndodhet në qytezën e Janjevës. Shtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit ndodhet një rrugë mbi kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Shtjefën Gjeçovi, një prift françeskan dhe studiues i kulturës shqiptare, lindi në këtë shtëpi në vitin 1874. Muzeu me stil oriental, është një nga shtëpitë e pakta në Janjevë që shfaq këtë lloj arkitekture. Një tipar i veçantë i shtëpisë […]

todayFebruary 14, 2025 2

ARKEOLOGJI

Skënderbeu dhe Kanuni i Tij

Kanuni përbën në vetvete tërësinë e normave të së drejtës zakonore, të  frymëzuara nga tiparet morale të shqiptarit. Populli ynë e ka formësuar që herët  ligjësinë shpirtërore të jetës me atë pasuri morale aq fisnike, aq të dalluar nga popujt e tjerë dhe aq të vlerësuar nga të huajt; atë ligjësi që i kishte themelet tek burrëria, nderi, besa, miqësia, dashuria e pakufishme për liri dhe atdhe dhe gatishmëria për t’u flijuar për to. Është kjo pajë shpirtërore që i […]

todayFebruary 14, 2025 1

ARKEOLOGJI

Kanuni i Labërisë (libër)

Kanuni i Labërisë Autori: Ismet Elezi. Faqet e librit 288. Kanuni i Labërisë ka si koncept kryesor ruajtjen e vlerave më të mira morale e kulturore të trashëguara nga e kaluara dhe luftimin e anëve negative, të papajtueshme me parimet morale e juridike të shoqërisë demokratike shqiptare. Pasqyron me vërtetësi kulturën e lashtë juridike të popullit të kësaj krahine, si pjesë përbërëse e kulturës shpirtërore e materiale e kombit shqiptar. Një monument kulture, i kushtohet Labërisë dhe njerëzve të saj, të cilët […]

todayFebruary 14, 2025 1

HISTORI

Kapella e At Shtjefën Gjeçovit

Kapella e At Shtjefën Gjeqovit është një monument i trashëgimisë kulturore në Karashëngjergj, Prizren, Kosovë.Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 1537/69. At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Fojnicë dhe Banja Llukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me letërsi, etnologji, histori etj. Më 1929 është vrarë në Zym të Prizrenit dhe është varrosur në varrezat e fshatit Karashëngjergj. Pas vdekjes së tij, në vitin 1935 në Shkodër është botuar libri i At […]

todayFebruary 14, 2025 4

HISTORI

At Shtjefën Gjeçovi (12 korrik 1874 – 14 tetor 1929)

At Shtjefën Gjeçovi, lindur Hilë Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik 1874 - Zym, Has, 14 tetor 1929) ka qenë frat françeskan, arsimtar, mbledhës folklori, arkeolog dhe publicist shqiptar. U shqua për punën kërkimore të mbledhjes së traditave dhe mënyrës së jetesës të shqiptarëve të veriut dhe veçanërisht për kodifikimin e përmbledhjeve të lëndës kanunore. Veprimtaria e tij mbuloi gjithashtu përpjekjet e kohës për afrimin e Kishës Katolike me Uniatizmin dhe Kishën Ortodokse shqiptare. Shtëpia e Gjeçovëve, Janjevë. U lind në Janjevë të vilajetin e Prizrenit, i biri i Mati Gjeçovit dhe Prendës, i […]

todayFebruary 14, 2025 1

OPINIONE

At Gjergj Fishta fati i kombit shqiptar

“Mbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta” – At Gjergj Fishta Nga Frank Shkreli  Kjo javë (23 Tetori 2021) shënon 150-vjetori i lindjes së njërit prej apostujve më të mëdhenj të shqitarisë dhe mbrojtësit të […]

todayFebruary 14, 2025 1

OPINIONE

At Gjergj Fishta, gjeniu i penës dhe mbrojtësi i Shqipërisë

At Gjergj Fishta, gjeniu i penës dhe mbrojtësi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare TIRANË, 30 dhjetor 2024/ATSH/- Poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe publiçisti At Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, […]

todayFebruary 14, 2025 1