Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Bato Desidiati i njohur edhe si Bato i Desidiatëve ishte një prijës i desidiatëve, një fis ilir që luftoi kundër Perandorisë Romake midis viteve 6 dhe 9 pas Krishtit në një konflikt të njohur si Bellum Batonianum (Lufta e Batos ose Kryengritja e Madhe Ilire).[1] [2]
Bato i desidiatëve ishte një kryengritës ilir që udhëhoqi Desiatët në atë që njihet si Kryengritja e madhe ilire në vitet 6-9 pas.K. Mendohet të ketë lindur mes 35 e 30 p.K. në atë që sot është Bosnja e epërme. Bato i përkiste fisit vendas të Desiatëve, territori i të cilëve përfshijnë edhe Bosnjen qëndrore të sotme, në një pikë kritike t’asaj kohe ai u bë udhëheqësi i revoltës së njerëzve të tij kundër pushtuesve romak. Nga viti 33 para.K., Desidiatët ishin nën pushtimin romak si qytetarë gjysëm të lirë nomadë. Dasidiatët bënin pjesë në provincën e Ilirikut me qendër në Salonë (Solini i sotëm afër Splitit) në brigjet e Adriatikut. Bato kishte shumë gjasa t’ishte pjesëtarë i një familjeje të njohur vëndase, dhe si i rritur ai kishte shumë gjasa t’ishte edhe një politikan dhe zyrtar ushtarak i Desidiatëve.
Në vitin 6 pas.Krishtit, romakët planifikuan një sulm Markomannëve, për këtë Augusti dhá urdhër të mobilizoheshin trupat rrethanore Ilire. Por në pranverë të po atij viti trupat Ilire në Bosnie u rebeluan me Baton udhëheqës. Në Panoní të Illyricum-it, edhe Breukët (Brukët) u rebeluan. Udhëheqësi i Breukëve po ashtu quhej Bato, u bë udhëheqës i revoltës Panone. Këto dy rryma kryengritjesh u bashkuan në vjeshtën e vitit 6 p.K., dhe dy Batot bënë aleancë për bashkimin e ty trupave rebele.
Roma dërgoi 10 legjione dhe po aq legjione mbështetëse, aleatësh dhe mercenarësh që të shtypnin kryengritjen. Shumë-shumë nga legjionet romake ishin veteranë lufte. Komandanti suprem i të gjithë trupave romake ishte përandori i ardhshëm Tiberius. Bato Desidiati provoj pa sukses të merrte Salonën, dhe pasi u thye nga Marcus Valerius Messalla Messallinus, guvernatori i Illyricum-it, ai u tërhoq në veri të bashkohej me Baton tjetër (Bato II) i Breukëve. Pas 2 vjetësh luftë, në verë të vitit 8, Bato Breuku ìu dorzua Tiberiusit në brigjet e lumit Bathinus (mendohet se është Bosna e sotme). Më vonë, ai u kap nga Bato Desidiati, këshilli i të cilit e dënuan Bato Breukun me vdekje. Vitin tjetër, Tiberiusi dhe Germanicusi ndërmorrën një luftë kundër Desidiatëve. Pas betejash të mëdha në shtator të vitit 9, vetëm pak ditë para Betejës në pyllin e Teutoburgut, Bato dhe Desiadët ìu dorëzuan Tiberiusit. Thuhet se kur Tiberiusi pyeti Baton dhe Desidiatët se përse ishin rebeluar, Bato mendohet t’ìa ketë kthyer: “Ju, Romakët e keni fajin; se ju na çoni roje të kopeve tuaja, jo qenj apo barinj, por ujq.” Bato kaloi pjesën e mbetur të jetës në qytetin italian të Ravenës (Ravena).
Literatura
Referime
Led by Bato of the Daesitiates and Bato of the Breuci they attacked Roman settlements, the colonies On the Adriatic and even penetrated to Macedonia.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë