ILIROLOGJIA
Ilirologjia është një fushë ndërdisiplinore shkencore, objekt studimi i së cilës është trashëgimia materiale dhe burimet e shkruara për ilirët dhe Ilirinë. Si një disiplinë e veçantë shkencore, është studiuar ose studiohet në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, Universitetin e Podgoricës dhe Universitetin e Sarajevës si pjesë e studimeve themelore universitare ose pasuniversitare të shkencave historike. [1] [2] [3] [4] Shkrimet dhe interesimet e para për ilirët dhe Ilirinë kanë filluar me autorët antikë grekë, romakë e bizantinë si psh. Hesiodi, Hekateu i Miletit, Herodoti, Isokrati, Aristoteli, Tukididi, Demosteni, Ciceroni, Herodiani, Teopompi, Polibi,[5] Ptolemeu, Pseudo Skylaksi, Vellej Paterkuli,[6] Suetoni,[7] Skymni, Plutarku, Taciti, Varroni, Tit Livi, Pseudo-Apollodori, Virgjili, Gai Plini Secundi / Plini […]