HISTORI

At Gjergj Fishta dhe At Ambroz Marlaskaj

todayFebruary 13, 2025

Background
share close

HYLLI I DRITËS/Ikonat e vetëdijes kombëtare At’Gjergj Fishta dhe krahu i djathtë i tij At’Ambroz Marlaskaj nga Mirdita, ishin bashkpuntorë të ngushtë për çështjen kombëtare dhe bashkthemelues të “Hyllit të Dritës” revista e parë e botuar në Shqipëri në vitin 1913 e njohur si votra e kulturës, historisë dhe letersisë shqiptare. Fishta e themeloj “Hyllin e Dritës, me ajkën pastër të intelektualëve atdhetarë dhe kryesisë së Provincës Françeskane në Shkodër në vitin 1913, pikërisht në kohën e pavarësisë kombëtare, kur shtetit të ri, duhej t’ i jepej shpirt dhe orientim.

“Hylli i Dritës” u bë tribuna e ideve dhe polemikave të tij të zjarrta për problemet të aktualitetit politik e social.
Te Revista “Hylli i Dritës” At’Ambroz Marlaskaj shpesh përdor pseudonimin “Nji i Mirditas”.
Në gjysmën e dytë të vitit 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” , “Si duelën të zgjedhur deputetët katolikë të Shkodrës” , “A është qeveria e Tiranës nji “Turki e Re a Jo” etj. Ndër artikujt interesant është ai me titull “Një monument pazotësie në lamë të arsimit në Shqipni” etj .

At Gjergj Fishta dhe krahu i djathtë i tij At’Ambroz Marlaskaj ishin deputetët e Shkodrës në vitin 1921 dhe 1924 dhe njihen si klerikët e vetëm franceskanë që përfaqësuan popullin e tyre në parlamentin e parë shqiptar si deputetë të prefekturës së Shkodrës, që përfshinte edhe Lezhën dhe Mirditën në ato vite.

Revista “Hylli i Dritës” u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore. Kjo revistë ka në themel veprën e përkushtimin e paharrueshëm të françeskanëve shqiptarë ndër të cilët ndrin emri i Atë Gjergj Fishtës.
Në historinë e botimit të “Hyllit të Dritës”, gjejmë të shprehura të gjitha shpresat dhe zhgënjimet, ulje-ngritjet shqiptare dhe shumëçka tjetër që ka lënë gjurmë të kundërtash përgjatë një shekulli.
Në faqet e “Hylli të Dritës’ të kësaj kohe përfshihen emrat më të spikatur të mendimit shqiptar – shkrimtarë, filozof e kulturologë si At’Gjergj Fishta, At’Ambroz Marlaskaj, Át Anton Harapi, At’Shtjefen Gjeçovi, Át Vinçenc Prendushi, Át Gjon Shllaku, At’Bernardin Palaj, At’Donat Kurti, At’Pal Dodaj, At’Marin Sirdani, Át Justin Rrota, At’Pashk Bardhi, Át Benedikt Dema, At’ Nikoll Gazulli, At’Athanas Gegaj, Át Martin Gjoka , Albanologu italian At’Fulvio Kordiknano, At’Viktor Volaj e shumë të tjerë, të cilët u përvijuan si akademia e vërtetë e shkencave shqiptare, e modelit perëndimor me bazë të vetme: dijen.

At Gjergj Fishta dhe krahu i djathtë i tij At’Ambroz Marlaskaj ishin deputetët e Shkodrës në vitin 1921 dhe 1924 dhe njihen si klerikët e vetëm franceskanë që përfaqësuan popullin e tyre në parlamentin shqiptar si deputetë të prefekturës së Shkodrës, që përfshinte edhe Lezhën dhe Mirditën në ato vite.

At’Gjergj Fishta u zgjodh deputet dhe nënkryetar i parlamentit të parë shqiptar në vitin 1921.
At’ Gjergj Fishta pasi u tërhoq vetë nga jeta parlamentare dhe me kërkesën këmbëngulëse të tij, vendin e Fishtës e zuri At’ Ambroz Marlaskaj i cili ishte krahu i djathtë i Fishtës.
Në vitet 1920-1924 At’Ambroz Marlaskaj përfshihet aktivisht në jetën p*olitike të vendit, gjithnjë në ballë të forcave p*olitike më përparimtare. Ishte përkrahes i levizjes demokratike të Fan Nolit, mik dhe bashkëpunëtor i afërt i tij.
Falë atdhetarizmit të tij dhe dijes në universitetet më prestigjozë në Evropë
ku kishte shërbyer si pedagog i lartë në Austri, Pragë etj. At’Ambroz Marlaskaj ishte nga deputetët më autoritarë në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1923-1924, i dyti në radhën e asamblistëve të mbledhur në Vlorë në pranverën e vitit 1924 menjëherë pas Fan Nolit. (Pas fitores të Zogut, At’Ambroz Marlaskaj arratiset në Itali në vitin 1925, pasi u përndjek nga regjimi i Zogut)

Dy ikonat e vetëdijes kombëtare, të dijes e kulturës evropiane At’Gjergj Fishta dhe At’Ambroz Marlaskaj kishin hy në parlamentin shqiptarë si deputetë për një Shqipëri Evropiane, por që ishin shumë kritikë ndaj qeverisjes dhe shumë p*artive të kohës nga viti 1921 deri më 1939.

– Nuk mund t’i duroj dot këto parla-parla-parla të parlamentarëve tanë…shprehej Fishta…kur ishte deputet.

At Gjergj Fishta nuk e merrte seriozisht pjesëmarrjen e partive në parlamentin e parë kombëtar, madje qeshte me ta. Në një letër të gushtit 1921, të cilën ia dërgonte Pater Pal Dodajt, ndër të tjera, thotë: Ne tani bajmë pjesë në partinë progresiste, që përbahet ma së shumti prej turqish të vjetër…

At Ambroz Markaskaj te “Hylli i Dritës” shkruan:
“Si duelën të zgjedhur deputetët katolikë të Shkodrës” , “A është qeveria e Tiranës nji “Turki e Re a Jo” etj.
“Hylli i Dritës” u bë tribuna e ideve dhe polemikave të tij të zjarrta për problemet të aktualitetit politik e social.

At Ambroz Marlaskaj ishte një nga kontribuesit dhe penat më të spikatur te “Hylli i Dritës” i vlersuar shumë nga At’At Gjergj Fishta që e konsideronte krahun e djathtë të tij.
At’ Ambroz Marlaskaj ishte dijetar i kalibrit europian, njëherësh rilindës, punoi për ta çuar shoqërinë përpara përmes të mësuarit.
A.Marlaskaj misionar e profesor në Shkodër, Romë, Austri, Çeki, Belgjikë etj. ishte krijues i “Lidhjes së Mësuesve”, dijetar i spikatur, me ndihmesa në disa fusha të dijes: gjuhësi, teologji, pedagogji, sociologji, në zhvillimet politike etj.
At’Ambroz Marlaskaj, ishte sa programues e hartues tekstesh shkollore, gramatikash e fjalorësh në shqip e në latinisht, aq dhe veprimtar i drejtpërdrejtë në institucionet arsimore, forumet shkencore, kulturore dhe profesionale të gjuhësisë, arsimtarisë etj. Kushdo që njihet me jetën intensive të Marlaskajt, befasohet me veprën e tij të gjithanshme, falë dhuntive dhe përkushtimit prej misionari në gjithçka kreu.

At Ambroz Marlaskaj ishte teolog e mendimtar, mësues e profesor, gjuhëtar e përkthyes, publicist e deputet.
Krahu i djathtë i At’Gjergj Fishtës, At’Ambroz Marlaskaj me 6 shtator 1909 emrohet sekretar i Provincës Françeskane në Shkodër. Në vitin 1910 At’Ambroz Marlaskaj qe kryetar i një grupi pune për shqyrtimin e teksteve shkollore të hartuara nga Gaspër Beltoja dhe Gaspër Mikeli, në të cilin bënin pjesë fretnit françeskanë At Gjergj Fishta Marin Sirdani, Justin Rrota

Në vitin 1916, At’Ambroz Marlaskaj ishte bashkthemelues i Komisionit(Komisia) Letrare Shqipe në Shkodër, në krah të At’Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Dom Ndre Mjedes, Sotir Pecit, Mati Logorecit, një këshill i formuar nga intelektualët më në zë të kohës mbi çështjen e gjuhes shqipe. Ndër këtë elitë merrnin pjesë edhe dr.Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, Anton Paluca , Hafiz Ali Korça, Aleksandër Xhuvani, Maksimilian Lamberci, Rajko Nahtigal, Emzot Vinçens Prenushi, Sali Nivica, Josif Haxhimima , Luigj Naraçi dhe albanologë të huaj si Maksimilian Lamberc albanologu gjerman mik i ngushtë i Fishtës dhe At’Ambroz Marlaskaj.

At Ambroz Marlaskaj – erudit me vizione evropiane filozofike dhe sociologjike!…
At Ambroz Marlaskaj i lindur 19 nëntor 1884 në Kuzhnen Mirditë, ndërroj jetë në – Romë 14 qershor 1939. Ishe frat françeskan, publicist, mësues pedagog, akademik, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues.

At Ambroz Marlaskaj lindi më në një familje të përmendur për mjeshtërinë të punimit të kumbonëve, i biri i Ejëllit dhe i Mrisë në Kuzhnen të Mirditës.
Emri fillestar i tij ishte Llesh, i pagzuar me emrin Ambroz. Mësimet e para i kryen në Kuvendin Françeskan të Rubikut duke e nisur vitin e provës në moshën 6-vjeçare më dt. 10 tetor 1900. Mësimet bazë të teologjisë i bëri gjegjësisht në Kuvendin e françeskanëve në Gjuhadol Shkodër dhe Troshan Zadrimë.
Nga eprorët u nis më pas në Perandorinë Austro-Hungareze për të përfunduar studimet në teologji e filozofi që i kreu më 1907. Më 26 dhjetor të 1907 merr emrin Ambroz dhe merr gradën e priftërisë.
Më 6 shtator 1909 emrohet sekretar i Provincës Françeskane në Shkodër.
Qe kryetar i një grupi pune për shqyrtimin e teksteve shkollore të hartuara nga Gaspër Beltoja dhe Gaspër Mikeli, në të cilin bënin pjesë fretnit françeskanë Marin Sirdani, Justin Rrota dhe Gjergj Fishta më 1910.
Gjatë viteve 1913-1914 Marlaskaj do të shkojë në Vjenë dhe Pragë, dhe më 1915 do të kthehet përsëri në Shkodër. Caktohet anëtar më 1916 në Komisinë Letrare në krah të At’Gjergj Fishtës, L.Gurakuqit, Shtjefen Gjeçovit, etj;
Në vitin 1916 caktohet Drejtor i Kolegjit Françeskan të bartur në Troshan nga mungesa e nozullimeve më 24 dhjetor 1918. Zbatoi me perpikmëri programin e shkollave të Austrisë dhe për ndihmë të profesorëve e të nxënësave nxori prej Ministrie të gjithë librat e përshtatshëm së bashku me metodat, i ndihmuar prej profesorëve tjerë për t’i përkthyer tekstet shkollore në dobi të nxënësave. Me hapjen e liceut “Illyricum” iu bë ndihmës i At’Gjergj Fishtës, duke qenë se Fishta ishte drejtor i të gjitha shkollave françeskane. Krijoi me pranim të Imzot Lazër Mjedës “Lidhjen e Mësuesavet” që kishte për qëllim lartimin pedagogjik të mësuesit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij. Diskutohej në vitet 1922-’23, me propozimin e Imzot Lazër Mjedës të bashkoheshin gjimnazet e françeskanëve dhe të jezuitëve në një gjimnaz të vetëm katolik me program të përbashkët. At’Ambroz Marlaskaj u emërua me At’ Justin Rrotën në komisionin e caktuar, nga paria e provincës me në krye At’Gjergj Fishtën,
Merr pjesë në grupimin “Ora e Maleve” të themeluar në pranverën e 1923.
Me zgjedhjet e mbajtura më dt. 27 dhjetor 1923 del deputet i prefekturës së Shkodrës nga 21 janari gjer më 2 qershor 1924
duke zëvendësuar kësodore At’Gjergj Fishtën si përfaqësues i klerit.
Pas Lëvizjes së qershorit 1924, me daljen e qeverisë Noli nuk u bënë zgjedhje.
Kur u mblodhen ne Vlorë për Lëvizjen e qershorit, e ftuan edhe At’ Ambrozin me firmosë, por nuk pranoi dhe shtoi “na nuk kena mandat prej popullit për kyt”.
Me të ashtuquajturin “Triumfi i Legalitetit”
kerkohej nga qeveria e Z*ogut.
Në shkurt 1925 arratiset në Itali. Këtu mbron në gjuhën latine, tezën e doktoratës në fushë të teologjisë e të moralit.
Nëndrejtor i gjimnazit ku sherbebte A.Marlaskaj bëhet ndërkohë At’Anton Harapi. Me amnistinë e shpallur më 1926 kthehet në Shqipëri sëbashku me provincialin e asokohe At’ Pal Dodajn.
Më 1934 Universiteti Pontifik Antonjan i Françeskanëve në Romë i kërkoi Provincialiatit të Shqipërisë t’i dërgonin për të mbajtur katedrën dogmatike. Në dhjetor të 1934 viziton Shqipërinë dhe në letërkëmbimin e tij thekson hapjen e ritit latin në Shqipërinë e Jugut.
I laureuar në Universitetin Gregorian të Romës e mbajti atë katedër gjer në vdekjen që e gjeti gjatë një operacioni apendisiti. Penda e Gjikam do të shkruante te “Hylli i Dritës” artikullin nekrologjik Pater Ambrozi më 1939.
P. Ambrozi vetë përktheu pjesë prej tekstit të matematikës Jakob e ushtrimet e librit të parë të greqishtes së bashku me gramatikë. Përgatiti edhe një gramatikë të vogël origjinale per gjuhë shqipe. Përktheu të dyja pjesët e “Ushtrime për gjuhë latine” nga August Scheindler më 1921-’22 e i botohet më 1930.
Në gjysmën e dytë të 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” si kritikë ndaj rregullave të çanësuara pesë vite më parë nga KLSH duke iu referuar Kamardës,
“Si duelën të zgjedhun deputetët katolikë të Shkodres” , “A âsht’ qeveria e Tiranes nji Turkì e Ré a Jo?” etj. Boton broshurën “Nji monument pazotsie në lamin e arsimit në Shqipni” më 1922 që i binte ndesh reformave arsimore të Rexhep bej Mitrovicës. Revista “Hylli i Dritës” bëhet për Marlaskajn tribuna e ideve të tij ku shpesh përdor pseudonimin Nji i mirditas. Sipas memuaristikës së P. Zef Pllumit, qe i mendimit me përshtatë Kanunin e Maleve duke përpunuar konceptet juridike si mësues i të Drejtës Kanonike që ishte, e të formohej ashtu Kodi Civil shqiptar. Por i kundërshtuar nga p*olitikanët e tjerë në parlament, sipas tij donin të shartonin Sheriatin me Kodin Napoleonik. La shënime në filozofi dhe teologji morale
(studimi “Mbi monizmin dhe materializmin”), në histori “Historia e Pedagogjisë”, “Ipeshkëvinjtë e Shqypnisë”; shkrime të tjera, në gjuhësi (ka botuar gramatikë latine, një fjalor latin, studimin “Mbi ortografinë e sotme”)

At Ambroz Marlaskaj pedagog në Austri e Çeki

Kështu Ambroz Marlaskaj mëson në fillim në kuvendin Françeskan të Rubikut , për të kryer pastaj studimet Universitare në Austri, ku diplomohet për teologji dhe filozofi. Punon si pedagog në Austri dhe Çeki. Nuk qëndron gjatë. Kthehet në atdhe ku do ta prisnin punë të shumta.
Në Shqipërinë e fillimeve të këtij shekulli, Françeskanët po shndërroheshin në një plejadë dijetarësh, poetësh, veprimtarësh të shquar të Rilindjes e më pas të Pavarsisë. Për ta Rilindja e kombit ishte një proces i gjatë që nuk mund të kryhej pa vepra të guximshme dijesh dhe atdhetarie. Por At Ambrozi do të përfshihej pa vonesë në rradhët intelektuale jo vetëm Françeskane. Ai kishte filluar të lëvronte në hullinë e letrave shqipe. Për kontributin e tij të dukshëm në gjuhësi ku po kryheshin edhe sprovat më të guximshme, më 1916 zgjidhet anëtar i Komisisë Letrare krahas Luigj Gurakuqit, Gj Pekmezit, Sh Gjeçovit, Ndue Palucës, Sotir Pecit etj. Në vitet 20-të për ndihmesën në mësuesi e pedagogji zgjidhet kryetar i organizatës profesioniste “Lidhja e Mësuesëve të P*refekturës së Shkodrës”, që bashkonte në gjirin e vet arsimtarët e besimeve të ndryshme të shkollave laike dhe fetare.
Ka filluar ndërkohë mbase periudha më intensive e tij në lëmin e demokracisë, kulturës dhe përparimit të vendit. Revista “Hylli i Dritës” bëhet tribuna e ideve dhe polemikave të tij të zjarrta për problemet të aktualitetit politik e social. Në gjysmën e dytë të vitit 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” , “Si duelën të zgjedhur deputetët katolikë të Shkodrës” , “A është qeveria e Tiranës nji “Turki e Re a Jo” etj. Ndër artikujt interesant është ai me titull “Një monument pazotësie në lamë të arsimit në Shqipni” (1923).

At Ambroz Marlaskaj në emigrim

Marlaska emigron në Itali. Dhe pse i zhgënjyer nga rrokullima e ngjarjeve p*olitike nuk tërhiqet nga jeta aktive e intelektualit. Punon si rektor universiteti në Romë, profesor në Paris e Luvër (Belgjikë) detyrë që kreu derisa mbylli sytë.
Nuk rresht asnjëherë punën shkencore. Të rëndësishme janë kontributet e tij, trashëgimi i një vargu veprash të botuara e në dorëshkrim: në filozofi (studimi “Mbi monizmin dhe materializmin” ), në histori “Historia e Pedagogjisë dhe Psikologjisë” , një përmbledhje e Historisë së Shqipërisë; shkrime të tjera, në gjuhësi (ka botuar gramatikë latine, një fjalor latin, studimin “Mbi ortografinë e sotme” ), në didaktikë (shumë shënime e artikuj).
Në Evropë Marlaskaj bën emër si pedagog i zoti, ku edhe e pat nisur si profesion, pa lënë mënjanë kontributin si mësues e drejtues në gjimnazin e njohur “Ilirikum” të Shkodrës. Bën emër dhe si dijetar në gjurmë të humanistëve të mëdhenj shqiptarë të Rilindjes Evropiane. i ngjashëm për nga fati me Gjon Gazullin, njeriun me shkëlqim të rrallë si pedagog e astronom, por jo pak me dorëshkrime të humbura apo të mbetura nëpër arkiva shtetesh Evropiane. Por jeta e At Ambrozit këputet shpejt e papritur në qershorin e vitit 1939 si të mos donte të shihte atdheun e tij të pushtuar. Nuk ishte veçse 54 vjeç.

Shuarja e befte e atdhetarit te kulluet
At’Ambroz Marlaskaj.

Shtypi i kohës duke shënuar meritat e Marlaskës me rastin e vdekjes e quan “mjeshtër i breznive të reja me fjalë, shkrime e me shembull në ushtrimin e virtyteve ma të nalta fetare e atdhetare.
Gjon Kamsi po me atë rast boton në “Hylli i Dritës” një nekrologji me titullin “Patër Ambrozi” , e cila pasqyron ndjenjat me të cilat u prit në mjediset demokratike shqiptare vdekja e dhimbshme e atdhetarit të madh, që si “mësues rriti një djelmni n’idealet e shejnta t’Atdheut. Predikator i fuqishëm, pat fjalën e rrjedhët e bindshme. Prekte e ngjiste fjala e tij…luftëtar me t’vetmen armë të drejtit, atdhetar i kulluet. Për këto virtyte të rralla, mirditas i asaj Mirdite që nëpër kohë të zeza mbet forcojme lirije për tokën shqiptare… s’kish shqiptar që s’e njifte… si atlet bese e atdhetarie”.
Kur të zbulohet e plotë figura e Marlaskës e të shpalohet në botime vepra e tij, brezat e sotëm kanë për të ndjerë se ka edhe një simbol më shumë në luftën për demokraci. Ende në Kuzhnen bien kumborët e kishës që ai ua pati dërguar vëllezërve të tij besimtar nga Roma. Dhe më shumë do të bien nesër ato kumbonë relike.
“Yllësia” françeskane shqiptare nuk mund të kuptohet pa këtë bir të maleve të Epërme që diti të kumbonte e ligjëronte për të, si për njerëzit e tij të vendlindjes që rropateshin në jetën e tyre të vështirë mes shkrepash, ashtu dhe për studentët e qytetëruar të Evropës.

At Gjergj Fishta ndër bajraktë të malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e fortë e krenare..” shkruan “Hylli i Dritës” themeluar nga Fishta, shkrim nga albanologu Italian, At’Fulvio Cordignano, filozof, shkrimtar, që drejtoj Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe ishte pjesë e “Hyllit të Dritës” në krah të At’Gjergj Fishtës që vetdeklarohej si Frati i Dheut të Mirditës, duke prezantuar me krenari origjinën e tij nga Mirdita e fortë dhe krenare, ku kishte trojet e t’parve.

Written by: pradm

Rate it