PERSONALITETE

Mehmet bej Konica

todayMarch 15, 2025

Background
share close

Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 – Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.

Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,vëlla i Faik Konicës. Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin “Zosimea” dhe e përfundoi në liceun perandorak “Gallatasaraj” në Stamboll. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative “Mylkie” të kryeqytetit perandorak.

Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në Varna të Bullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.

Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 bashkë me Rasih bej Dinon dhe Filip Nogën. Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.

Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.Pas Lëvizjes së qershorit detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t’i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalë nga kryengritja.Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike, ku sipas bashkëshoqëruesit të tij Fishtës, mbajti një nga ligjëratat më të mira.

Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Mitrovica, por nuk e pranoi detyrën.

Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.

Jetoi në Itali, derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.

                     Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë   25 dhjetor 1918 – 14 nëntor 1920
Paraprirë nga Preng Bibë Doda më 1914
Pasuar nga zv. Mehdi bej Frashëri dhjetor 1919 / Iljaz bej Vrioni
Të dhëna vetjake
U lind më 1881  Konicë, Perandoria Osmane)
Vdiq më 1946  Romë, Itali
Nënshtetësia Shqiptarë
Bashkëshortja/et Edipe hanëm Zavalani
Fëmijët Skënder, Skifter, Merushe, Lavdia
Punësimi nëpunës, diplomat

Shkrime

Ç’bën Greqia sot?, fletorja “Telegraf” nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.

Referime

  1.  Alibali A., Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”, Gazeta shqiptare (“Milosao”, suplement). – Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II – V.
  2.  Kelmendi R., Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit, shqiptarja.com, 19 janar 2014.
  3.  a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: “55”, 2012. fq. 158. ISBN 978-9943-56-22-5
  4.  Pearson O., Albania and King Zog: independence, republic and monarchy 1908-1939. I.B.Tauris. 2004 fq. 37. ISBN 1-84511-013-7.
  5.  Austin R., Founding a Balkan State: Albania’s Experiment with Democracy, 1920-1925, University of Toronto Press, 2012, fq. 109-110. ISBN 978-1-4426-4435-9
  6.  At Gjergj Fishta si mis në Konferencen Nderbalkanike të Athenës, botuar tek Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940, përgatitur B. Demës, Shkodër: Botime Françeskane, 2010, fq. 21-28. ISBN 978-99956-97-03-7
  7.  Hoxha, Ibrahim (2000). Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini. fq. 132. OCLC 52547366

Written by: pradm

Rate it