HISTORI

Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri (l)

todayMarch 13, 2025 1

Background
share close

ANDREA LLUKANI
KRISHTËRIMI NË SHQIPËRI

(Sipas burimeve arkivore)
Botimet “Trifon Xhagjika”Tiranë, 2014

Këtë libër ia kushtoj Astit, birit tim të parëlindur.
Redaktor: prof. em. dr. Pavli Haxhillazi
Recensues: dr. Moikom Zeqo
Në ballinë: Mozaiku i Shën Astit, punuar nga mjeshtri Eduart Sinaj.

PARATHËNIE
Libri “Krishtërimi në Shqipëri” përmban historikun e Kishës Ortodokse nga vitet apostolike dhe deri në ditët tona në këndvështrimin e një teologu shqiptar. I pari që ka shkruar për Historinë Kishtare të Shqipërisë ka qenë Imzot Theofan Noli, i cili botoi veprën “Historia e Krishterimit në Shqipëri”. Vite më vonë teologu Dhimitër Beduli përgatiti studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944”, e cila e pa dritën e botimit vetëm në vitin 1992 dhe është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it, ndërsa libri “Krishtërimi në Shqipëri” (sipas burimeve arkivore) është fryt i përpjekjeve vetjake të autorit, i cili e paraqet si ribotim të plotësuar e të përmirësuar të librit “Historia e Krishterimit në Shqipëri”, botuar në vitin 2002. Ky libër ka qenë tekst mësimor në Akademinë Teologjike dhe u është shpërndarë studentëve në formë dispense të fotokopjuar. Botimi i ri është më i plotë dhe më i pasur me ngjarje, të cilat autori ilibrit i ka përjetuar gjatë kohës që punonte si pedagog i “Historisësë Krishterimit” në Akademinë Teologjike të Shën Vlashit në Durrës. Ndonëse për të realizuar botimin e parë shpenzova shumë kohë, para, mund dhe djersë ai u përfol nga njerëz mediokër (të cilët u larguan me turp nga kisha) dhe më kushtoi heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Megjithatë të krishterët në fund duken, prandaj nuk u tërhoqa, por guxoj përsëri me anën e këtij botimi modest të paraqes vlerat e vërteta të ortodoksisë shqiptar edhe përpjekjet e saj për autoqefali.
Historia paraqet tërësinë e ngjarjeve të jetës së njerëzimit, por ajo mund të ketë edhe vetëm një subjekt të caktuar, siç është “Krishtërimi në Shqipëri” në rastin tonë, duke na treguar për jetën, veprimtarinë si dhe përplasjet e ballafaqimet e krishterimit gjatë shekujve. Hisoria e “Krishtërimit në Shqipëri” ndahet:
Kreu i parë, fillon nga vitet apostolike deri në vitin 731kur Kisha e Ilirisë Lindore ishte në varësi të Vikariatit Romak të Selanikut.
Kreu i dytë, nga vitet 731 deri në fillimet e shekullit XI,kur Kisha e Ilirisë Lindore ishte në juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës.
Kreu i tretë, nga shekulli XI deri në vitin 1767 kur episkopatat më së shumti vareshin nga Kryeepiskopata e Ohrit.
Kreu i katërt, vitet 1767 deri në vitin 1937 kur u shpall autoqefalia dhe varësia nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës.
Kreu i pestë, nga viti 1937 deri në vitin 1967.
Kreu i gjashtë, viti 1967 deri në vitin 1990.
Kreu i shtatë, viti 1990 deri në ditët tona.
Ky libër modest u shërben besimtarëve ortodoksë për të njohur historinë e kishës së tyre. Libri “Krishtërimi në Shqipëri” nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it, por vetëm një përpjekje vetjake e autorit, për të dhënë vlerat historike të ortodoksisë shqiptare. Kur nisa të shkruaj këtë libër, një ndjenjë krenarie më pushtonte dhe më inkurajonte për të vazhduar më tej. Ndonëse shpesh herë i mallëngjyer për ata që kanë dorëzuar shpirtin tek Perëndia, kujtimet shtoheshin dhe mbushën faqet e këtij libri modest. Jam munduar të jem realist dhe gjithpërfshirës, por nuk mund të them se kam shkruar gjithshka. Qenë ditë të vështira dhe për shkak të rrethanave të ndryshme nuk kam mbajtur shënime sistematike, gjithsesi mendoj se kam arritur diçka. Libri është përzgjedhur me kujdes që të dhënat të jenë të sakta dhe historia të dalë me vërtetësi dhe paanshmëri.

KREU I PARË
KISHA E ILIRISË LINDORE NË VARËSINË E VIKARIATIT ROMAK TË SELANIKUT
(vitet apostolike deri në vitin 731)

Nga vitet apostolike deri në vitin 731 Kisha e Ilirisë Lindore ishte në varësinë e Vikariatit Romak të Selanikut. Mitropoliti i Selanikut kishte titullin kryeepiskop dhe varej nga Kisha e Romës. Në vitin 412 papa Inocenti i ka dërguar një letër Kryeepiskopit të Selanikut Rufos, me anën e së cilës i caktonte provincat që qenë në juridiksionin e tij. Nga ky fakt kuptojmë se themeluesi i Vikariatit Romak të Selanikut është papa Inocenti. Në vitin 421 perandori Teodos me anën e një dekreti urdhëroi që Kisha e Ilirisë Lindore të vihej në varësi të Kostandinopojës, por me ndërhyrjen e perandorit të perëndimit, Honorit provincat e Ilirisë Lindore iu rikthyen Vikariatit Romak të Selanikut.(1)
Qendra të mëdha si Durrësi, Apolonia, Aulona dhe Nikopoja tërhiqnin vëmendjen e misionarëve të krishterimit. Epiri i Ri shtrihej nga Drini deri në Vlorë, duke përfshirë edhe Elbasanin e Beratin që në atë kohë quhej Pulqeriopolis dhe ishte ndërtuar nga perandori Theodhos për nder të motrës së tij Pulqeria. Kryeqendra e Epirit të Ri ishte Durrësi, prej nga fillonte Udha Egnatia. Qytete të tjera të kësaj province qenë Apolonia (Pojan), Amantia (Plloçë), Bylis (Gradishtë) dhe Aulona (Vlora). Epiri i Vjetër shtrihej nga Vjosa deri në Prevezë me kryeqendër në Nikopolis, që është ndërtuar nga perandori August. Qytete të tjera qenë Anchesmus (Saranda), Finiqi dhe Butrinti. Në provincën e Prevalitanës bënte pjesë Shkodra, Dioklea dhe Lissus (Lezha). Provinca e Dardanisë përfshinte tokat e Kosovës së sotme dhe e kishte kryeqendrën në Naissus (Nishi i sotëm). Në mbretërinë e Justinianit kryeqendra e Ilirikumit u bë Shkupi, të cilën e quajti “Justiniana Prima”. Qytet tjetër i rëndësishëm ishte Ulpiana pranë Prishtinës së sotme, e cila u quajt “Justiniana Sekonda”, sepse Justiniani e rindërtoi atë. Në vitin 535 në Dardani u ndërtua qyteti Justinopolis, për nder të dajës së Justinianit. Maqedonia Perëndimore kishte si kryeqendër Heraklen (Manastiri). Qytet tjetër me rëndësi ishte Lichnidus (Ohri).(2)
Përhapja e shpejtë e krishterimit në atë kohë favorizohej nga prania e të njejtave rregullave ligjore që ekzistonin në gjithë perandorinë romake si dhe nga ekzistenca e rrugëve, të cilat lidhnin Romën me provincat më të largëta. Gjithashtu edhe Udha Egnatia, e cila fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Selanikut të shpinte në Kostandinopojë, luajti rol vendimtar për përhapjen e shpejtë të krishterimit në trevat e Ilirisë. Udha Egnatia ka qenë nëntë metra e gjerë dhe me një gjatësi rreth 861 km. Kjo udhë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj, i cili quhej Gaius Egnatium.(3)
Udha Egnatia fillonte nga Durrësi e Apolonia, më paskëto dy degë janë bashkuar diku afër Elbasanit për të vazhduar nëpërmjet Ohrit e Manastirit dhe përfundon në Selanik. Në shekullin IV pas Krishtit, Udha Egnatia u zgjat deri në Kostandinopojë dhe ishte vazhdimi i rrugës së vjetër romake Via Apia.(4) Për nga rëndësia strategjike Udha Egnatia bashkonte Perëndimin me Lindjen. Një udhëtim nga Roma për në Bizant zgjaste rreth 24 ditë. Durrësi ishte porta nistore e Udhës Egnatia.

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 2.38.57 PM.jpg Shikime: 645 Madhësia: 45.6 KB
Gërmimet arkeologjike në Durrës kanë zbuluar një hark të madh qendror dhe dy harqe të tjerë simetrikë anash tij. Kjo është gjurma e “Portës së Artë” të Udhës Egnatia. Harku i madh shërbente për kalimin e qerreve, ndërsa dy harqet anash tij shërbenin për kalimin e këmbësorëve. “Porta e Artë” e Durrësit pasohet nga “Porta e Artë” e Skampës në Elbasan, të cilës i kanë mbetur vetëm gjurmët e themeleve, ndërsa në Selanik “Porta e Artë” është ruajtur në gjendje të mirë. Një tjetër “Portë e Artë” gjendet në Kostandinopojë. Si konkluzion përfundimtar mund të themi se Udha Egnatia përshkohej nga katër “Porta të Arta”, dy prej të cilave gjenden në Shqipëri. Ky fakt vërteton se Shqipëria ka qenë mitra ndërtimore e Udhës Egnatia.(5)
1) – Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, Uegen, Tiranë 2004, faqe 17.
2) – Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë 1998, faqe 59.
3) – Sipas kumtimit gojor të gjuhëtarit Pavli Haxhillazi, Sami Frashëri emërtimin Udha Egnatia e ka lidhur me përcaktimin e bërë prej vetë shqiptarëve. Kjo udhë përshkon nga perëndimi në lindje trojet shqiptare dhe fjala “Egnatia” është mbiemri i shqipes (e gjatë), që latinët e shndërruan në trajtën Via Egnatia. Në gjuhët latine dhe greke pjesa e emërtimit Egnatia nuk është e motivueshme kuptimisht dhe kjo vjen se ata këtë emërtim e kanë huazuar prej shqipes “udha e gjatë” duke e dhënë në gjuhën e tyre “Udha (Via) Egnatia”.
4) – Via Apia u ndërtua në vitin 312 para Krishtit nga Apud Klaudi. Ajo fillinte nga Roma dhe zbriste poshtë drejt Brindisit për tu hedhur matanë Adriatikut në Durrës, nga ku fillonte Via Egnatia.
5) – Moikom Zeqo, Hulumtime Arkeologjike, Albanopol, Tiranë 2009, faqe 166.

KRISHTERIMI NË ILIRI
Krishterimi në Iliri i ka fillimet nga vitet apostolike, d.m.th që në shekullin e parë pas Krishtit. Apostull Pavli gjatë udhëtimeve të tij misionare ka predikuar krishterimin në Iliri. Gjatë udhëtimit të tretë misionar, që e filloi në pranverën e vitit 53 dhe e përfundoi në verën e vitit 56, apostull Pavli qëndroi dy vjet e gjysmë në Efes, prej ku u detyrua të largohej pas një kryengritjeje të paganëve të udhëhequr nga argjendari Dhimitër kundër tij. Rrëmuja e krijuar në Efes e detyroi apostull Pavlin të shkonte në Maqedoni dhe prej andej në Iliri. Kjo dëshmi përmendet te letra drejtuar Romanëve (15;19): “Nga Jerusalemi deri në Iliri kam kryer shërbimin e Krishtit”.(6)
Koha e gjatë e qëndrimit në Maqedoni na shtyn të mendojmë se Pavli ka predikuar krishterimin në brendësi të Ilirisë. Në Bibël thuhet: “Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla” (Veprat e Apostujve 20, 2). Maqedonia në atë kohë ishte një provincë romake në juglindje të Ilirisë, prandaj mund të hamendësojmë se duke ndjekur Udhën Egnatia apostulli i kombeve ka shkuar deri në Durrës.
Tek Ungjilli sipas Llukës (10, 1) tregohet se Krishti kishte 70 dishepuj: “Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij në çdo qytet dhe vend ku Ai do të shkonte”. Një prej 70 dishepujve të Krishtit ishte edhe Qesari, të cilin apostull Pavli e vendosi si episkop të parë të Durrësit. Qesari ishte hebre me origjinë nga Aleksandria, pra nga hebrenjtë e diasporës. Ai më parë quhej Apolon dhe pas pagëzimit mori emrin Qesar. Në fillim e gjejmë duke predikuar krishterimin në Efes (Veprat e Apostujve 18, 24) dhe më pas në Korinth (Veprat e Apostujve 19, 1). Fama e tij ishte shumë e madhe saqë konkuronte edhe vetë Pavlin (I Korintasve 1,12). Në Kodikun 423 që gjendet në biblotekën e Jeruzalemit Qesari përmendet si episkop i parë i bashkësisë së krishterë të Durrësit.(7) Po në këtë kodik pas Qesarit në numrin rendor 56 hasim emrin e Marinit, episkopit të Apolonisë. Ky fakt na shtyn të hamendësojmë, se pas predikimit në Durrës dhe dorëzimit të Qesarit, apostull Pavli të ketë shkuar në Apoloni ku dorëzoi në gradën episkopale Marinin. Kjo mendohet se ka ngjarë rreth vitit 58 pas Krishtit. Apolonia në atë kohë ishte qytet i rëndësishëm dhe fare pranë Durrësit.8 Apostull Pavli ka kaluar një dimër në Nikopojë. Kjo jepet te letra dërguar Titit (3;12): “Kur të dërgoj Artemin ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopojë, sepse vendosa të dimëroj aty”. Me anën e kësaj fraze kuptojmë se sapo Artemi dhe Tikiku të mbërrinin në Kretë, Titi do të nisej të takonte Pavlin në Nikopojë. Titi nuk ishte episkop i përhershëm në Kretë, por i dërguari i Pavlit. Sipas (II Timotheut 4, 12) Pavli e dërgoi Tikikun në Efes, kështu që Artemi vajti në Kretë dhe Titi do të nisej menjëherë për në Nikopojë të takonte Pavlin. Nikopoja ishte vend i njohur klimaterik në Gjirin e Ambrakisë, me vendndodhje aty ku është Preveza e sotme. Ishte një nga qytetet kryesore të Epirit dhe lidhej me Udhën Egnatia nëpërmjet një degëzimi që kalonte nëpër Butrint. Me siguri që Pavli ka pasur miq të krishterë në Nikopojë, të cilët e kanë strehuar për të dimëruar aty.(9) Ndonëse tek Veprat e Apostujve nuk përmendet nëse Pavli dimëroi apo nuk dimëroi në Nikopojë mund të hamendësojmë se qëndrimi i tij në atë qytet ka ndodhur gjatë një udhëtimi të katërt apostolik, të cilin e ka ndërmarrë pasi ka shkruar Veprat e Apostujve.(10)
Gjithashtu tek (II Timotheut 4, 21) Pavli shkruan “Përpiqu të vish përpara dimrit”. Titi u thirr prej Pavlit në Nikopojë, më pas e gjejmë duke vepruar në Dalmaci, me qëllim që të vizitonte bashkësitë e krishtera të krijuara prej tij. Titi ka qenë bashkëpunëtor i Pavlit, ndonëse Lluka nuk e përmend tek Veprat e Apostujve. Titi u bë i njohur vetëm me anën e letrave të Pavlit. Përsa i përket origjinës, Titi ishte grek i parrethprerë (Galatasve 2, 1-5), megjithatë Pavli nuk e detyroi atë të rrethpritej. Titi ka shoqëruar Pavlin dhe Barnabën në udhëtimin e dytë misionar nga Antiokia drejt Jeruzalemit për të marrë pjesë në sinodin apostolik. Titi ishte personalitet i fuqishëm, prandaj Pavli i besoi detyra të rëndësishme. Të dhëna të tjera rreth Titit kemi tek (II Timotheut 4, 10) ku Pavli e dërgoi në Dalmaci (Kroacia e sotme) e cila bënte pjesë në provincën e Ilirisë. Pavli i shkruan Timotheut në letrën e dytë (4, 9-11): “Përpiqu të vish shpejt tek unë, sepse Dhima më la pasi deshi këtë botë dhe iku në Selanik, Kreshenci në Gallati, Titi në Dalmaci. Me mua është vetëm Llukai, merre Markun edhe sille me vete, sepse e kam shumë të domosdoshëm për shërbesë”.
Si konkluzion përfundimtar mund të themi se apostull Pavli në dy raste ka qenë fare pranë Ilirisë. Ai ka qëndruar rreth tre muaj në Maqedoni dhe ka dimëruar në Nikopojë. Prej këtyre qyteteve mund të ketë dërguar misionarë për përhapjen e krishterimit në Iliri, por duke parë me kujdes intenerarin e udhëtimeve të Pavlit mund të themi me bindje se ai asnjëherë nuk i ka nisur dishepujt atje ku nuk ka qenë vetë më parë. Letra drejtuar Romakëve është shkruar gjatë qëndrimit të Pavlit në Korinth, pra pasi kishte udhëtuar nëpër Maqedoni dhe në zonat përreth saj. Në këtë rast përmendja e Ilirisë nuk është e rastit, sepse ai sapo ishte kthyer nga udhëtimet misionare nga ato vise. “Nga Jerusalemi deri në Iliri kam kryer shërbimin e Krishtit” (Romakëve 15, 19). Pavli kishte dëshirë të shkonte në Romë “Mbasi të kem qenë atje, më duhet të shoh edhe Romën” (Veprat e Apostujve 19, 21) dhe jo vetëm ta shihte, por apostulli i kombeve dëshironte shumë të predikonte ungjillin në Romë (Romakëve 1, 15). Përmendja e Ilirisë tek letra drejtuar Romakëve nuk është e rastit, pasi Pavli gjatë predikimit të ungjillit nëpër Iliri kishte qenë pranë Italisë më afër se sa ndonjëherë më përpara.(11)
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që apostull Pavli të ketë dërguar misionarë në Iliri prej Korinthit. Në letrën drejtuar korintasve shkruan: “Pavli, i thirrur apostull i Jisu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë dhe vëllai Sosten” (I Korintasve 1, 1). Sipas sinaksarëve të ndryshëm Sosteni ishte me origjinë nga Dyrrahu i Ilirisë dhe bënte pjesë në rrethin e 70 dishepujve të Krishtit. Në traditën ortodokse kujtimin e Sostenit e kremtojmë në të njejtën ditë me Qesarin, pra më 8 dhjetor. Pavli e thirri Qesarin nga Korinthi të vinte në Nikopojë, për ta vendosur më pas në Durrës. Fakti që nëpër kalendarët ortodoksë Sosteni kremtohet bashkë me Qesarin na shtyn të mendojmë se ka qenë një nga të dërguarit e Pavlit në Durrës. Emrin e Qesarit e hasim edhe diku tjetër tek letra drejtuar Filipianëve (4, 22): “Gjithë shenjtët, por sidomos ata të shtëpisë së Qesarit”. Me shprehjen ata të shtëpisë së Qesarit nënkuptojmë bashkësinë e krishterë të Durrësit, e cila në vitet 58 pas Krishtit ka pasur rreth 70 familje të krishtera. Këtë fakt na e jep Farlati tek Illyrikum Sacrum.(12)
Qesari më vonë u fronëzua episkop i Koronës në Peloponez, pasi dorëzoi në Durrës pasardhësin e tij Shën Astin, i cili e drejtoi Kishën e Durrësit në kohën e perandorit Trajan (98- 117). Gjatë përndjekjes së shpallur kundër të krishterëve nga Trajani, Shën Asti u martirizua prej qeveritarit të atëhershëm të Durrësit Agrikola. Një ditë të nxehtë korriku Shën Astin e zhveshën lakuriq duke i lyer trupin me mjaltë dhe e varën në një pemë, ku dorëzoi shpirtin tek Perëndia i pickuar nga bletët edhe grerat.(13) Nuk dihet me saktësi se ku është bërë martirizimi, i cili padyshim ka qenë publik.(14) Lipsanin e tij e morën të krishterët dhe e varrosën. Më vonë mbi varrin e tij u ngrit një Kishë e madhe katedrale dhe Asti u shpall Shenjti mbrojtës i qytetit të Durrësit. Kisha Ortodokse Shqiptare e përkujton dhe e nderon këtë martir më 6 korrik. Himnografi Josif dhe më vonë ish mitropoliti i Durrësit Jakov, hartuan një shërbesë kishtare për shenjtin hierodëshmor.(15)

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 2.52.52 PM.png Shikime: 650 Madhësia: 562.5 KB Emri: Screenshot 2024-03-01 at 2.52.58 PM.png Shikime: 661 Madhësia: 522.8 KB
Në ditën e martirizimit të Shën Astit, kishin ardhur nga Italia me një anije edhe shtatë të krishterë. Ata qenë larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar përndjekjes ndaj të krishterëve që kishte filluar perandori Trajan. Kur panë qëndrimin burrëror të Astit, deklaruan haptazi që ishin të krishterë. Atëherë Agrikola urdhëroi që të mbyteshin në det. Emrat e tyre qenë Peregrini, Lukjani, Pompeu, Heziku, Papia, Staurnini dhe Germani. Të shtatë i mbytën në detin Adriatik duke marrë kurorën e lavdishme të martirit.(16)
6) – Sherif Delvina në artikullin “Si u përhap krishterimi në Iliri” të botuar në gazetën Tema më 11 shtator 2004, faqe 9 shkruan: se teksti në gjuhën greke ka fjalën “ìÝ÷ñé”, që do të thotë deri në Ilirikum. Nga kjo nuk del qartë nëse Apostull Pavli ka depërtuar në brendësi të Ilirikumit apo ka shkuar vetëm deri në kufi? Gjithashtu edhe Faik Konica në artikullin “Krishtërimi dhe myslimanizmi i Shqipërisë” të botuar tek Tirana Observer më 6 maj 2008, faqe 9, ndonëse e pranon faktin që krishterimi në Shqipëri është predikuar në shekullin e parë pas Krishtit, megjithatë është i mendimit se nëse apostull Pavli ka depërtuar në brendësi të Ilirikumit apo ka shkuar vetëm deri në kufi është një çështje që mbetet për ta diskutuar.
7) – Anthim Aleksudhi, Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, Korfuz 1868, faqe 146.
8) – Tek Veprat e Apostujve (17, 1) thuhet: “Dhe pasi kishin kaluar nëpër Anfipoli dhe nëpër Apoloni arritën në Selanik, ku ishte sinagogjia e judejve”Lind pyetja:-A e ka vizituar apostull Pavli Apoloninë? Teologu Dhimitër Beduli pohon se apostull Pavli ka kaluar nga Apolonia. I të njejtit mendim është edhe studiuesi Shaban Sinani tek Beratinius, Tiranë 2004, faqe 9, por historiani Ilirjan Gjika mendon se Apolonia që ka vizituar apostull Pavli nuk është Apolonia e Ilirisë, por ajo e Maqedonisë. Arkeologu Neritan në librin Apolonia e Ilirisë, Tiranë 1982, faqe 17 thekson se grekët themeluan 30 qytete me emrin e Apolonit, një prej të cilëve është Apolonia e Ilirisë. Ilirjan Gjika është i mendimit që Apolonia ku ka kaluar apostull Pavli ndodhej midis qyteteve Amfipol (sot Neohori) dhe Neapolis (sot Kavalla). Gjithashtu edhe studiuesi Luan Rama mendon se apostull Pavli nuk ka kaluar nga Apolonia e Ilirisë, por zbarkoi në portin e Neapolis dhe më pas u nis drejt Filipes. Ndërsa teologu Pirro Kondili vërteton se Apostull Pavli ka kaluar vërtet nëpër Apoloni. Kristianizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë në shekullin e parë pas Krishtit prej apostull Pavlit. Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e Udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana.-Pirro Kondili, Apostull Pavli në viset e Shqipërisë së sotme, Ngjallja, korrik 2008, faqe 5.
9) – David Jung, The Gospel in Albania, England 1991, page 3.
10) – Studiuesi Thanas Gjika është i mendimit që apostull Pavlit i kanë humbur shumë letra. Pra ekziston mundësia që ai të ketë shkruar një letër për bashkësinë e krishterë të Durrësit gjatë qëndrimit të tij në Nikopojë, sepse përpara se të shkonte diku Pavli dërgonte një letër me anën e së cilës këshillonte të krishterët.-Alma Mile, Shën Pali në Iliri? Ja si e dëshmon Bibla, Le Radici, anno 5, n. 6, Dicembre 2007, pagina 8.
11) – David Hellsten, Historia e Krishtërimit në Shqipëri, Vernon Publishing, Tiranë 2008, faqe 13.
12) – Sipas Nolit, Farlati ishte dijetari i famshëm jezuit, i cili ka shkruar historinë kishtare të Ilirisë në shtatë vëllime. Ndërsa Zef Mirdita thotë se Daliele Farlati grumbulloi të gjitha letrat dhe qarkoret ipeshkvnore duke i përmbledhur në veprën “Illyrikum Sacrum”. Në kryeveprën “Illyrikum Sacrum” kanë punuar tre klerikë të kishës: Atë Daniele Farlati, Atë Filip Riçeputi dhe Atë Jakob Koleti. Ata grumbulluan shumë dorëshkrime, të cilat i grumbulluan në tetë vëllime. Puna e tyre është kolosale, prej 124 vjetësh, pra qenë tre breza studiuesish në shtrirjen kohore midis viteve 1695-1819. Në vëllimin e shtatë trajtohet historia kishtare e Ilirisë dhe e Epirit. -Daniele Farlati, Illyrikum Sacrum, Volumi II, faqe 374.
13) – Shën Asti i Durrësit, Ngjallja, maj 1993, faqe 6.
14) – Moikom Zeqo,Kulti i Shën Astit, Gazeta Shqiptare, 26 prill 2001, faqe 12.
15) – Jakov Moskonisiou, Shërbesë e kënduar e shenjtit hieromartir të lavdëruar Astit, Episkopit të Durrësit, Kostandinopojë 1918.
16) – Mitropoliti i Korçës Joani, Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë), Tiranë 1996, faqe 74.

SHENJTORËT ILIRO-SHQIPTARË
Martirët janë dëshmia më e vyer e elementit të krishterë në trevat shqiptare sepse gjatë përndjekjeve të përgjakshme të shekujve të parë të krishterimit, kisha e krishterë nuk u zhduk, por përkundrazi u forcua më tepër dhe kjo i detikohet qëndresës dhe besimit të krishterëve. Në tokën e Ilirisë predikuan Ungjillin këta shenjtorë, disa prej të cilëve u martirizuan në trojet tona:
1-Sosteni nga Dyrrahu (Durrësi) i Ilirisë bënte pjesë në rrethin e 70 dishepujve të Krishtit.2-Shën Korneli (+33) ishte bashkëkohës i Krishtit dhe i Apostujve. Ai jetonte në Qesari dhe ishte kryeqindësh. Një traditë e lashtë e Panonisë, e mbështetur edhe nga shumë autorë të lashtë, thotë se ishte nga një fis Ilir, nga qyteti Sishia i Panonisë. Shën Korneli ishte pagani i parë i pagëzuar. Ne jemi krenarë që një nga stërgjyshërit tanë, Shën Korneli, ishte bir i Ilirisë dhe i takoi të ishte i parathirruri nga kombet.
3-Shën Asti (+98) ka qenë episkop i bashkësisë së krishterë të Durrësit dhe u martirizua në kohën e përndjekjes së tretë nga perandori Trajan (98-117). Kremtohet më 6 korrik.
4-Shën Fileti (+117) ishte nga Dalmacia dhe ushtronte profesionin e senatorit. Ai u martirizua në kohën e përndjekjeve të perandorit romak Adrianit (117-138). Kisha Ortodokse e ka radhitur midis shenjtorëve dhe e kujton më 27 mars.
5-Shën Elefteri (+120) ishte episkop i bashkësisë së krishterë të Vlorës dhe i të gjithë Ilirisë. U dorëzua prift në moshën 20-vjeçare prej episkopit të Romës, i cili e dërgoi në Vlorë për të predikuar Ungjillin. Ai nuk pranoi të braktisë krishterimin dhe iu nënshtrua torturave deri sa më në fund i prenë kryet me shpatë në stadiumin e Romës në vitin 120 pas Krishtit. Kisha ortodokse kujtimin e Elefterit e nderon më 15 dhjetor.
6-Shën Therini (+250) është martirizuar në Butrint gjatë përndjekjes së shtatë ndaj të krishterëve nga perandori romak Decius (249-251). Kisha jonë e përkujton më 23 prill.
7-Tre Dëshmorët e Apolonisë Feliksi, Hermesi dhe Peregrini (+300) jetuan në kohën e perandorit Numerian, i cili pasi i torturoi urdhëroi që t’u priteshin kokat. Kisha jonë i kujton martirët e Apolonisë më 17 qershor.
8-Dëshmori Danaks (+300) ka qenë anagnost i kishës së Vlorës dhe Ilirisë. Sipas Sinaksarit të Nikodhim Agjioritit, Danaksi ishte ngarkuar me ruajtjen e objekteve të shenjta të kishës së Vlorës. Pasi nuk pranoi që t’u bënte fli idhujve, i prenë kokën me shpatë e kështu mori nga Perëndia aureolën e martirit. Kisha jonë e përkujton më 6 maj.
9-Shën Donati (+304) lindi në kufinjtë e Panonisë me Dalmacinë. Gjatë kohës së perandorit Licin Donatin së bashku me shokët e tij i kapën dhe i torturuan. Më pas ua prenë trupat copa-copa dhe i hodhën në det. Kisha ortodokse kujtimin e Shën Donatit dhe të Shën Makarios e të Shën Theodorit i kujton më 22 maj.
10-Shën Polioni (+304) ishte këndonjësi i parë i kishës së Sibalës në Panoninë Lindore. Ai jetoi në kohën kur perandor ishte Diokleciani. Në martirologun e Shën Jeronimit thuhet se martirizimi i tij ndodhi më 28 prill të vitit 304.
11-Shën Ireneu (+304) ishte peshkopi i Sirmit, që ishte kryeqendra e Panonisë. Në kohën e përndjekjeve të perandorit Dioklician, peshkopin Irene e kapin dhe xhelatët i prenë kokën dhe e flakën në lumë. Kjo ndodhi më 26 mars të vitit 304.
13-Shën Sereni (+307) banonte në Sirm të Panonisë. Në kohën e përndjekjeve ndaj të krishterëve, atë e kapën dhe e ekzekutuan duke i prerë kokën, vetëm sepse deklaroi hapur se ishte i krishterë. Martirologu i Shën Jeronimit thotë se Shën Sereni u martirizua më 23 shkurt 307 në Sirm, që ishte qendra e Panonisë.
14-Dëshmori Trifon i Sheqishtës (+313) përmendet nëpër sinaksarët e kishës se është kapur dhe varur mbi një shelg në vitin 313 pas Krishtit. Shën Trifoni është nderuar në Sheqishtë gjithmonë më 19 dhjetor.
15-Donati i Evrias (+ 388) ishte peshkop i qytetit të Evrias. Ai ka shërbyer në kohën e Theodhosit të Madh (379-395). Kishte lindur në Evria, afër Paramithisë së Epirit, pranohet se ka marrë pjesë në Sinodin e Dytë Ekumenik në Kostandinopojë (381). Donati fjeti në një moshë shumë të madhe ndoshta deri më 388. Kremtohet më 6 maj.
Këta ishin disa nga martirët që dhanë jetën gjatë përndjekjeve të të krishterëve në Iliri. Martirët kanë qenë të shumtë, por për shkak të zhdukjes së dokumenteve nga sulmet e ndryshme barbare emrat e tyre nuk njihen.(17)
17) – Andrea Llukani, Shenjtorët & Perandorët iliro-shqiptarë, Tiranë 2005.

EPISKOPATAT DHE PJESËMARRJA E EPISKOPËVE NËPËR SINODE
Bashkësitë e krishtera të themeluara nga apostull Pavli dhe pasuesit e tij e shtuan numrin e besimtarëve dhe formuan episkopatat. Sipas sistemit administrativ episkopatat e një krahine, vareshin nga episkopi i qendrës, i cili mbante titullin mitropolit. Në shekujt I-IV kemi këto episkopata:
1-Episkopata e Dioklesë, e Lissusit, e Dekaterës dhe e Drivastit në Mitropolinë e Shkodrës.
2-Episkopatat e Skambës, e Bulidës, e Avlonës, e Amantias, e Lihnidhojt dhe e Listrës në Mitropolinë e Durrësit.
3-Episkopata e Ulpianëve në Mitropolinë e Shkupit.
Këto mitropoli vareshin nga kryeqendra e Ilirikumit që ishte Sirmiumi, i ndërtuar mbi lumin Savë. Më vonë, në vitin 441 pas shkatërrimit të saj nga hunët, kryeqendra e Ilirikumit u zhvendos në Selanik. Mitropoliti i Selanikut mbante titullin kryeepiskop dhe varej nga Kisha e Romës. Në shekujt V-VII u krijuan disa episkopata të reja, episkopët e të cilave janë shënuar si pjesëmarrës nëpër Sinodet Ekumenike:
1-Episkopata e Anchiasmos, me vendodhje aty ku është Saranda e sotme. Në Sinodin e Kalqedonisë të vitit 451 ka marrë pjesë peshkopi Klaudi i Anchiasmosit. Gjithashtu Klaudi në vitin 457 ka qenë pjesëmarrës edhe në Sinodin e Efesit. Më 516 episkop Kristofori i Anchiasmosit ka firmosur një letër drejtuar papës Hormisda. Anchiasmoi nuk ishte vetën qendër episkopale, por edhe një qendër qytetare. Porti e lidhte atë me vendet e tjera. Në gjysmën e dytë të shekullit IV qyteti u rrethua me mure të latë, me një gjatësi rreth 800 metra. Brenda mureve rrethuese gjendet një kishë e tipit bazilikal, dyshemeja e së cilës është e shtruar me mozaikë. Disa nga figurat më të dallueshme janë: qengji, demi, luani, kaprolli, delfini dhe disa shpendë. Kjo episkopatë u shkatërrua në vitin 551 nga sulmet barbare të ostrogotëve, të cilët zbarkuan me treqind anije. Që nga kjo kohë Anchiasmosi nuk figuron më si qendër episkopale.(19)
2-Episkopata e Finiqit, e cila nuk pati jetëgjatësi. Në Sinodin IV Ekumenik të Kalqedonisë të vitit 451, u përfaqësua prej Episkop Peregrinit. Kjo episkopatë e ka pasur qendrën në Finiq të Vurgut të Delvinës. Kisha katedrale i ishte kushtuar Burimit Jetëdhënës. Në vitin 516 episkop i Finiqit ka qenë Filipi, i cili ka firmosur një letër drejtuar papës Hormisda. Vite më vonë, më 668 qendra episkopale u vendos në manastirin e Mesopotamit. Episkopi i parë ka qenë Efstathi, i cili mbante titullin Episkop i Mesopotamit dhe i Finiqit.
3-Episkopata e Adrianopojës, e cila vite më vonë u zëvendësua me atë të Drinopojës. Episkopata e Drinopojës e ka pasur rezidencën në qytetin e vjetër të Drinopojës, i cili gjendej ndërmjet fshatrave Goricë dhe Terihat të Dropullit të sotëm. Kisha katedrale e kësaj episkopate i ishte kushtuar Metamorfozës së Shpëtimtarit. Episkopi i Drinopojës, Ipati në vitin 516, ka marrë pjesë aktive në Sinodin lokal të Epirit. Rreth vitit 516 qyteti i madh i Drinopojës u shkatërrua prej sulmeve të gotëve dhe qendra episkopale kaloi në Kladianë dhe më vonë në Kardhiq. Kisha katedrale ishte ajo e Shën Kollit, në manastirin e Cepos.(20)
4-Episkopata e Butrintit u themelua në vitin 451. Ndër episkopët përmendet Stefani, emri i të cilit gjendet në letrën që episkopët e Epirit i kanë drejtuar perandorit Anastas. Gjithashtu në një letër tjetër të vitit 516 drejtuar papës Hormisda, gjendet edhe firma e episkopit të Butrintit, Matheut.
5-Episkopata e Durrësit, e cila në Sinodin III Ekumenik të Efesit të vitit 351 u përfaqësua me Episkop Efharin, ndërsa në Sinodin IV Ekumenik të vitit 451 përfaqësohej nga Episkopi Lluka. Në Sinodin quinisextae, që u zhvillua në Kostandinopojë në vitet 691-692, ka marrë pjesë edhe episkopi i Durrësit Sesini. Në kohët e hershme Mitropolia e Durrësit zinte vendin e pestë ndërmjet nëntë mitropolive. Para saj kanë qenë qendrat mitropolitane të Selanikut, Korinthit, Nikopojës dhe Kretës, të gjitha këto me origjinë apostolike. Varësia kishtare e Mitropolisë së Durrësit ishte nga Vikariati Romak i Selanikut. Mitropoliti i Selanikut mbante titullin Kryeepiskop dhe varej nga Kisha e Romës. Qendra episkopale e Durrësit ka qenë Kisha e “Shën Anargjendëve”, e cila është ndërtuar gjatë viteve të mbretërimit të perandorit Anastas.
6-Episkopata e Apolonisë. Nga praktikat e sinodeve ekumenike vërtetojmë se në Sinodin e Efesit të vitit 431, Mitropoliti i Durrësit Efkarios shoqërohej nga ndihmësi i tij episkopi i Apolonisë Feliksi. Gjithashtu episkopi i Apolonisë Eusebi ka nënshkruar aktet e Sinodit IV Ekumenik të Kalqedonisë, i cili u mbajt në vitin 451. Rreth shekullit V Apolonia filloi të braktisej. Popullata u shpërngul drejt qendrave të tjera urbane, kështu rezidenca episkopale u zhvendos në qytetin e Bylisit. Rreth vitit 458 episkopi Euseb mori titullin Episkop i Apoloniadës dhe i Bylisit. Pas vitit 458 u fronëzua episkopi Filohar, i cili mori titullin Episkop i Bylisit.(21)
7-Episkopata e Bylisit, e cila njihej me emrin Validi dhe kishte për Episkop Filoharin (458). Në shekullin VI Bylisi radhitet ndër tetë qytetet më të rëndësishme të Epirit të Ri dhe ka qenë qendër episkopale. Kjo është vërtetuar nga zbulimet arkeologjike të një kishe të tipit bazilikal trenefëshe me apsidë gjysmëkëndore. Në brendësi të apsidës gjendet një podium në formë unaze me tri shkallë, i cili vërteton se ka qenë kishë katedrale e episkopatës së Bylisit. Në mozaikun e një kishe tjetër që gjendet në Bylis është emri “Paktianos”. Ky emër është zbuluar edhe në një mbishkrim tjetër në rrënojat e kishës së Ballshit. Teksti i mbishkrimit bën fjalë për ndërtimin e kishës. Paktianoi duke iu lutur Zotit, së bashku me gruan e tij Agllaian dhe të bijën Pakta, ia kanë kushtuar kishën Shën Andreas. Fakti që emri i Paktianoit është zbuluar në mozaikun e dyshemesë së kishës së Bylisit, gjithashtu po i njëjti emër është gdhendur në kolonën e kishës së Ballshit, tregon se kjo e fundit është marrë nga rrënojat e kishës së Bylisit. Kisha e Shën Andreas është e tipit bazilikal dhe ruhet në gjendje të mirë. Ajo është kishë madhështore si nga përmasat ashtu edhe nga numri i ambjenteve, gjë që tregon për zhvillimin e krishterimit në episkopatën e Bylisit.(22)
8-Episkopata e Ulpianës, e cila në Sinodin e Sardikës të vitit 342 u përfaqësua nga Episkop Maqedoni i Darsanisë.
9-Episkopata e Shkodrës, e cila në Sinodin e Kostandinopojës të vitit 381 u përfaqësua nga episkopi i saj Senecio. Gjithashtu episkopi i saj Andrea ka firmosur letën drejtuar papës Hormisda. Më 602 episkopi Kostandin ka firmosur letrën drejtuar Gregorit I.
10-Episkopata Lissos (Lezhës). Peshkopi i Lissos, Johannem me anën e një letre i drejtohej papës Gregori I.(23)
18) – Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, Tiranë 1992, faqe 7.
19) – Kosta Lako, Qyteti dhe peshkopata e Anchiasmosit (Sarandë) në krishtërimin e hershëm, botuar në 2000 vjet art dhe kulturë kishatre në Shqipëri, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2003, faqe 41-47.
20) – Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 9.
21) – Ilirjan Gjika, A e ka vizituar Shën Pali Apoloninë, Fjala, 22-29 maj 2005, faqe 4.
22) – Koço Zheku, Krishterimi në Shqipëri gjatë shekujve V-VI, Ngjallja, mars 1994, faqe 9.
23) – Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, Uegen, Tiranë 2004, faqe 17-18.

KREU I DYTË
KISHA E ILIRISË LINDORE BASHKOHET ME KOSTANDINOPOJËN
(731 deri në fillimet e shekullit XI)

Nga viti 731 e deri në fillimet e shekullit XI Kisha e Ilirisë Lindore ishte në juridiksionin e Kostandinopojës. Në vitin 732 Perandori Leoni III Izauri (717-741) me anën e një dekreti e shkëputi Kishën e Ilirikumit nga juridiksioni i Episkopit të Romës duke e bashkuar me Patriarkanën e Kostandinopojës. Vikariati Romak i Selanikut u shpërbë dhe të gjitha mitropolitë u lidhën me Kostandinopojën. Kjo kohë përfundon me varësinë e shumë episkopatave të Ilirikumit nga Kryepeshkopata e Ohrit. Në kohën kur Papa Grigori III thirri sinodin kundër ikonoklastëve dhe si kundërpërgjigje perandori ikonoklast Leoni III i aneksoi provincat e Ilirisë Lindore, madje edhe Sicilinë e Kalabrinë duke i kaluar në juridiksionin e Kostandinopojës.
Papa Adriani (772-795) në Sinodin VII Ekumenik të vitit 787 kërkoi që t’i kishte përsëri në administrim dioqezat e Ilirisë Lindore, por kërkesa e tij nuk u muar parasysh. Vite më vonë Patriku i Kostandinopojës Foti (857-867, 877-886) duke iu përgjigjur Papës së Romës Nikolla I (858-867) theksoi: meqenëse krahinat i Ilirisë ishin bashkuar politikisht me Kostandinopojën, nevojitej që edhe nga ana kishtare të vareshin prej saj. Sinodi i Madh, që u mblodh në kohën e Fotit në vitin 879, njohu njëherë e përgjithmonë të drejtën e Kishës së Kostandinopojës mbi kishat e Ilirisë.(1)
1) – Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, Tiranë 1992, faqe 9.

PUSHTIMI NGA BULLGARËT
Në vitin 896 Durrësi u pushtua nga bullgarët. Invazionet sllave e barbare sollën shumë dëme. Në fillim bullgarët pushtuan Ohrin dhe Devollin e më pas tokat e luginës së Vjosës, duke mbërritur deri në detin Adriatik. Vite më vonë, gjatë sundimit të Simeonit (893-972), ata pushtuan Himarën, në vitin 904 Vlorën dhe më pas Butrintin dhe Nikopojën.
Megjithë pushtimin prej barbarëve, popullsia vazhdoi ta ruante besimin e krishterë. Madhështia e krishterimit në trevat e Ilirisë bëri që edhe pushtuesit bullgarë të përqafonin fenë kristiane. Kristianizmi i bullgarëve u bë në këto rrethana: Një motër e mbretit bullgar Boris, u zu robinë nga bizantinët në luftë dhe u çua në Kostandinopojë, ku u trajtua me shumë dashamirësi nga perandoresha Theodhora. Ajo pranoi të kalonte në fenë e krishterë duke u pagëzuar me emrin Maria. Kur u kthye në Bullgari ajo u përpoq të bindte të vëllanë, mbretin Boris, për t’u pagëzuar. Pagëzimi i tij u bë në një ceremoni madhështore në kishën e Ballshit dhe nuni i tij u bë perandori bizantin Mihali III (842- 867) me anën e një përfaqësuesi të tij. Borisi (852-889) mori emrin e nunit të tij, Mihal. Gjatë luftës së parë botërore një oficer austriak i quajtur Kamila Prashniker zbuloi në Ballsh të Mallakastrës një pllakë guri me një mbishkrim në greqishten bizantine: “U pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi Car, i quajtur Mihal së bashku me popullin e tij, të dhënë prej Perëndisë në vitin 6374.” Kjo datë është dhënë sipas kalendarit bizantin ku sipas kalendarit të ri Grigorian i korrespondon vitit 866 pas Krishtit.(2)
Shembullin e Borisit e ndoqi i gjithë populli. Në Sinodin e vitit 970 u vendos që Kisha Bullgare të varej nga Kostandinopoja. Pas përpjekjeve të shumta Vasili II Bullgaroktoni (1014-1018) mundi të vendosë sundimin bizantin në këtë trevë. Edhe pas pushtimit u ruajtën episkopatat e ngritura më parë. Pasi u bënë të krishterë, bullgarët dërguan dy klerikë, Klementin dhe më vonë Naumin, të cilët ushtruan aktivitetin misionar në krahina të ndryshme. Misioni i tyre u shoqërua me ndërtimin e kishave dhe të manastireve, nga të cilat mund të veçojmë Manastirin e Shën Naumit në Liqenin e Prespës. Vite më vonë u përhap kulti i “Shtatë Shenjtorëve”, në të cilin bëjnë pjesë shenjtorët Kiril dhe Metod dhe nxënësit e tyre Gorazhdi, Klimi, Naumi, Angjellari dhe Sava. Nuk kemi saktësi në përcaktimin se si u krijua tradita e kultit të shtatë shenjtorëve, por ata i përmend vetëm Theofilakti në jetëshkrimin e shenjtorit Klement të Ohrit.

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 3.08.33 PM.jpg Shikime: 635 Madhësia: 46.4 KB
Vite më vonë Gorazhdi e vazhdoi veprimtarinë e tij në Berat ku edhe u martirizua. Në katedralen e Shën Marisë në Berat ndodhen ende lipsanët e tij dhe të Angjellarit.(3) Gjithashtu një ikonë e kësaj kishe paraqet fjetjen e shenjtorëve. Ekziston edhe një shërbesë e shkruar greqisht për nder të shtatë shenjtorëve. Nga kjo akoluthi ruhet vetëm një kopje, e cila është shtypur në Venedik me shpenzimet e zotërinjve Andrea Papa, Joan Papa dhe të bijve të tij, Nikollës dhe Anastasit. Në shërbesë bëhet fjalë për nderimin e Angjellarit dhe të Gorazhdit në zonën e Beratit. Akoluthia shpesh përmend lipsanat e tyre të shenjta: “Grumbulli me lipsanat e Shtatë shenjtorëve, burim jetëdhënës për besimtarët..”. Masa e besimtarëve i shpalli mbrojtës të qytetit, prandaj u hartua edhe akoluthia për nder të shtatë shenjtorëve.(4)
2) – Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, faqe 79.
3) – Kostas Nihoritis, Tradita e kultit të shtatë shenjtorëve, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Tiranë 2003, faqe 87-90.
4) – Kostas Nihoritis, Tradita e kultit të shtatë shenjtorëve, Ngjallja, qershor 2002, faqe 9,10.

BOGOMILIZMI NË ILIRI
Pushtuesit bullgarë veç shenjtorëve të sipërpërmendur që dërguan si misionarë, përhapën edhe bogomilizmin, i cili ishte një herezi që mbeshtetej tek manikeizmi.(5) Në Bullgari ithtarët e kësaj herezie quheshin bogomilë, në Azi njiheshin me emrin pavlicianë, në Francë albigezë dhe në Itali me emrin shqiptarë. Ndër bashkësitë fetare ishte edhe Ecclesia Albanensis, një bashkësi fetare e përqendruar rreth Milanos dhe Veronës, themeluesit e së cilës, duke gjykuar nga emri, mund të kenë ardhur nga Shqipëria. Herezia e bogomilëve fillimisht u shfaq në Bullgari në shekullin X, prej një prifti bullgar të quajtur Bogumil. Etimologjia e këtij emri në gjuhën bullgare është Bog do të thotë Zot dhe mill e ka kuptimin i dashur, pra bogomil do të thotë i dashur i Zotit. Prifti Bogumil filloi të predikonte me zell herezinë e tij në Bullgari. Në vijim ishte prezbiteri Kozma që formuloi doktrinën bogomile. Heretikët bogomilë predikonin një jetë fetare shpirtërore dhe një mënyrë jetese asketike. Herezia e bogolimizmit u përhap me shpejtësi të madhe saqë gjeje qyteza të tëra të banuara vetëm nga bogomilët. Gjatë Kryqëzatës së Parë, ndërsa marshonte drejt Selanikut në vitin 1096, ushtria e kryqëtarëve ndeshi në viset e Ohrit një qytezë të banuar krejtësisht prej bogomilëve. Ata përçmonin çdo kult të jashtëm, çdo rit dhe gjithë organizimin kishtar. Herezia e bogomilizmit u përhap edhe në Iliri. Në vitin 1097 Bohemundi shkatërroi në Pelagoni një qytezë të populluar nga bogomilët.(6)
5) – Themeluesi i kësaj herezie ishte Manes. Ai rridhte nga një familje aristokrate persiane. Duke kaluar në krsitanizëm, madje duke u bërë edhe prift, e paraqiti veten sikur të ishte ai vetë Shpirti i Shenjtë, i premtuar nga Jisu Krishti, apostujve të tij, para se të ngitej në qiell. Manesin e ekzekutuan duke ia rrjepur lëkurën, të cilën e mbushën me kashtë dhe e varën në portën e kryeqytetit me urdhër të mbretit Bahram (276). Ithtarët e tij u shtuan shumë dhe u përhapën në tërë perandorinë romake. Manekeizmi lulëzoi deri në shekullin V, por ai u çfaq më vonë, nën maskën e herezive të tjera si ato të pavliçianëve, bogomilëve dhe albigezëve.
6) – Zhan Klod Faverial, Bogomilizmi, herezia që shkatërroi Ilirinë, Metropol, 22 gusht 2005, faqe 18, 19.

EPISKOPATAT DHE EPISKOPËT
Emrat e episkopëve dhe të episkopatave janë dëshmitë e vetme të dokumentuara për këtë kohë. Në Kodikun e Parisit “Codex Parisinus” jepet organizimi kishtar i Patriarkanës së Kostandinopojës. Kisha e Ilirisë renditej në vendin XIV me qendër mitropolitane Durrësin, në juridiksionin e të cilit kanë qenë këto episkopata: Thamnis, Skampis, Likinidu, Amantia, Bylis, Atradau, Aulonias, dhe Akroqeraunieas. Mitropolia e Durrësit bënte pjesë në provincën e Epirit të Ri. Po në atë kodik në vendin e XIII renditej Mitropolia e Nikopojës, e cila bënte pjesë në provincën e Epirit të Vjetër. Mitropolia e Nikopojës kishte në juridiksionin e saj shumë episkopata, por territorit të Shqipërisë së sotme i përkisnin këto episkopata: Adrianopoja, Ankiasmou dhe Buthrotu.
Mitropolitët që kanë marrë pjesë nëpër Sinodet Ekumenike janë: Mitropoliti i Durrësit, Niqifori, emri i të cilit përmendet në proçesverbalet e Sinodit VI Ekumenik, që u zhvilua në Nikea në vitin 787. Niqifori i ka firmosur procesvervbalet e Sinodit si “Peshkop i Dyrrahut, i provincës së Durrësit dhe krahinës së ilirikasve” (Dyrrahchianensis provinciae, Illyriciensium regionis). Gjithashtu procesverbalet e Sinodit i ka nënshkruar edhe peshkopi Athanas i Nikopojës. Mitropoliti i Durrësit, Lukiani, i cili ka firmosur procesverbalet e Sinodit të Kostandinopojës në vitin 879. Gjithashtu në këtë sinod kanë qenë pjesëmarrës Kozmai i Stefanikës dhe Davidi i Krujës. Në fillim të shekullit X Durrësi u bë qendër kryepeshkopale dhe kishte në varësi 15 episkopata: Stefaniaka, Kunavia, Krooni (Kruja), Elisu (Lezha), Dioklea, Skodra, Drivasti, Polathon, Glavinica, Aulona (Vlora), Likinidon (Ulqini), Antivaros (Tivari), Cerniku, Pulqeriopoli dhe Gradeci.(7)
Në fillimet e shekullit IX Berati u pushtua nga sllavët, të cilët filluan ta quajnë Beligrad. Kjo vërtetohet nga një letër që papa i Romës Joani XII i ka dërguar Borisit të bullgarëve, ku e ka vlerësuar Beligradin si seli të rëndësishme episkopale. Me krijimin e Kryeepiskopatës së Ohrit Berati kaloi në juridiksionin e kësaj episkopate.(8)
Më 22 maj 1015 u martirizua Shën Joan Vladimiri, lipsani i shenjtë i të cilit u ruajt në manastirin që mban emrin e tij në afërsi të Elbasanit. Vite më vonë Karl Topia dhe i biri i tij Gjergji ndërtuan Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Në një mbishkrim në serbisht thuhet: “Këtë tempull të shenjtë të Joan Vladimirit e ka ndërtuar Karl Topia, Zoti i Arbërit, në të 22-tin vit të zotërimit të tij dhe e mbaroi atë në të 24-tin vit të zotërimit të tij”. Gjithashtu u hartua edhe shërbesa e shenjtit e cila u përkthye dhe u botua nën kujdesin e Visarion Xhuvanit.(9)
7) – Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë (shekujt VII-XV), Uegen, Tiranë 2004, faqe 50-58.
8) – Dionis Papa, Berati dhe krishterimi, Berat 2001, faqe 35-36.
9) – Shërbesa e Shejtë e Sh’Jon Vlladimirit, e përkthyme dhe e botume me bekim të Kryepiskopit të gjith Shqipnis krye-Hirsis Tij, Emzot Dr. Visarion-it, Shtypshkronja Gutenberg, Tiranë 1934, faqe 13-16.

KREU I TRETË

KISHA E ARBËRISË NË JURIDIKSIONIN E KRYEEPISKOPATËS SË OHRIT
(shek. XI deri në vitin 1767)
Nga shekulli XI deri në vitin 1767 shumica e episkopatave qenë në varësinë e Kryeepiskopatës së Ohrit. Në vitin 1018, pas shkatërrimit të shtetit Bullgar të Samuelit, u krijua një kryeepiskopatë e madhe dhe e pavarur, e cila ishte Kryeepiskopata e Ohrit. Perandori Vasili II Bullgaroktoni, në vitin 1020 ka nxjerrë tri dekrete me rëndësi për Kryeepiskopatën e Ohrit, ku Joani është caktuar Kryeepiskop i Ohrit dhe ka pasur në juridiksionin e tij 32 episkopata, të cilat qenë: 1. Achrida (Ohri), ku ishte edhe rezidenca e kryeepiskopit, 2. Kastoria (Kosturi), 3) Glabinitza (Gllavinica), 4. Moglaena (Moglena), 5. Buetis (Vuteli në Pelagoni ose Manastiri i sotëm), 6. Strumnitza (Strumnica), 7. Morobisdos (Morovizda), 8. Belebusda (Velevuzda), 9. Triaditza (Triadica, Sofia), 10. Nisos (Nishi), 11. Branitza (Vranica), 12. Belegrada (Berati), 13. Thronia (Striamos, Zemlin), 14. Skopia (Shkupi), 15. Prizdriana (Prizreni), 16. Lipainion (Lipjani), 17. Serbia (Servia, qytet ne Maqedoninë Jugperëndimore), 18. Dristra (Drster), 19. Bodina (Vidini), 20. Rhasos (Rasa, Novipazari), 21. Horaeja (Oreja), 22. Tzernikos (Cerniku, ndoshta Cërriku), 23. Chimaira (Himara), 24. Adrianupilos (Drinopolis), 25. është fshirë, 26. Bothroton (Butrinti), 27. Joannina (Janina), 28. Kozila (Kozili), 29. Petros (Petra), 30. Rogia, 31. Stagoi, 32. Berroia.
Mitropolia e Durrësit gjatë shekujve XI-XIII vazhdoi të varej nga Patriarkana e Kostandinopojës. Në atë kohë Mitropolia e Durrësit ka pasur këto episkopata: 1. Stefanika, 2. Hanubia, 3. Kruja, 4. Elissoj, 5. Dioklia, 6. Shkodra, 7. Drivasti, 8. Palathët, 9. Glavinica, 10. Avlona, 11. Lihnidi, 12, Cermenika, 13. Pulqeriopoli, 14. Gradica, por për arsye ende të paqarta në vitin 1280 të gjitha episkopatat e Mitropolisë së Durrësit kaluan në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit.
Gjithashtu në vitin 1219 u krijua Kryeepiskopata e Pejës, e cila kishte në varësi këto episkopata: 1. Jakovës, 2. Gucisë, 3. Plavës, 4. Klementit, 5. Shkodrës, 6. Krajës, 7. Mitrovicës, 8. Prishtinës, 9. Podgoricës, 10. Tivarit, 11. Rashko-Prizrenit, 12. Nishit, 13. Shkupit. Në vitin 1346 Kryeepiskopata e Pejës u ngrit në rang patriarkane. Kjo zgjati deri në vitin 1459, ku episkopatat e sipërpërmendura u vunë në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit.
Në harkun kohor (1719-1745) Kryeepiskop i Ohrit ka qenë Joasafi, i cili ka lindur në Voskopojë. Joasafi mori nismën për të shpallur shenjt Nikodhimin e Beratit. Në vitin 1721 Kryeepiskopi Joasaf me anën e një dekreti të posaçëm shpalli shenjtërimin e Nikodhimit të Beratit, ndërkohë filloi fushatën për popullarizimin e tij. Për këtë porositi të shkruhej jëtëshkrimi dhe të paraqiteshin bëmat e tij nëpër afresket e kishave. I pari që shkroi për Nikodhimin ishte Nektar Tërpo, i cili në librin Pistis (Besimi) që e botoi më 1731, përmend bëmat e shenjtit. Piktorët Athanas dhe Kostandin Zografi më 1744 pikturuan afreskun e Nikodhimit në kishën e manastirit të Ardenicës dhe në vitin 1762 në kishën e Apostujve të Shenjtë në Vithkuq.(1)
Shërbesa kushtuar shenjtit “Jetëshkrimi i Shën Nikodhimit të Ri të Vithkuqit” u botua në vitin 1741 nga Grigor Voskopojari (1680-1772). Botimi është në gjuhën greke dhe është shtypur në Akademinë e Voskopojës.(2) Jetëgjatësia e Kryeepiskopatës së Ohrit ishte deri më 16 janar të vitit 1767 kur Kryeepiskop Arseni dha dorëheqjen nga posti. Shkaku i dorëheqjes së tij qenë mosmarrëveshjet me mitropolitët që kishte në varësi. Në vjeshtën e vitit 1766 pesë mitropolitë shkuan në Kostandinopojë dhe i kërkuan patrikut Samuelit I (1763-1768) shkëputjen nga Kryeepiskopata e Ohrit duke firmosur një Premtim, me anën e së cilit i nënshtroheshin autoritetit të Kostandinopojës. Me kërkesë të patrikut Samuel I, sulltan Mustafai e miratoi vendimin për suprimimin e Kryeepiskopatës së Ohrit dhe krijimin e Kryeepiskopatës së Durrësit. Të gjitha dioqezat e Shqipërisë që vareshin nga Kryeepiskopata e Ohrit, madje edhe Ohri vetë, tanimë si episkopatë e thjeshtë u vunë në varësi të Durrësit, që u ngrit në rangun e Kryeepiskopatës.(3)
1) – Nedai Thëllimi, Një shenjt shqiptar, Tempulli, Nr. 12, Korçë 2007, faqe 107-109.
2) – Grigor Voskopojari dhe rrëfimet e tij për Nikodimin e Ri të Vithkuqit, Tema, 15 korrik 2005, faqe 15.
3) – Azem Qazimi, Fjalor i Krishtërimit, Plejad, Tiranë 2011, faqe 253-262.

MITROPOLIA E DURRËSIT NË SHEKUJT XI-XVII
Në vitin 1018 prijësi i normandëve Robert Guiskardi, i mbështetur nga papa Grigori VII zbarkoi në bregdetin shqiptar. Ushtritë normande të udhëhequra nga Bohemundi, djali i Robert Guiskardit, pushtuan Vlorën, Kaninën dhe Jerikonë. Për të ndihmuar Durrësin erdhi një ushtri bizantine e drejtuar nga Aleks Komneni, e cila u ndesh me ushtritë normande më 18 tetor të vitit 1018. Gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave, Durrësi u bë porti më i favorshëm për zbarkim dhe Udha Egnatia ishte shtegu kryesor që i nxirrte kryqtarët në Kostandinopojë. Gjatë Kryqëzatës së parë më 1096, kryqtarët morën leje te perandori bizantin Aleks Komneni dhe kaluan nga Italia në Durrës dhe pasi ndoqën rrugën Egnatia mbërritën në Kostandinopojë. Më në fund Durrësi u pushtua nga normandët dhe u dogj më 1185. Pavarësisht nga pushtimi normand, Mitropolia e Durrësit gjatë shekujve XI- XIII vazhdoi të varej nga Patriarkana e Kostandinopojës. Midis kryepriftërinjve që e kanë drejtuar janë shquar: Laurenti (1025), Kostandin Kavasilia (1180), Romanoi (1240). Kufiri i fundit i varësisë së Mitropolisë të Durrësit nga Kostandinopoja është viti 1280, më pas ajo kaloi në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit.(4)
Qyteti më 1205 u pushtua nga Venediku, i cili krijoi edhe Dukatin e Durrësit. Në vitin 1204 Perandoria Bizantine ra në duart e Kryqtarëve. Patriku i ri latin i Kostandinopojës e kishte zëvendësuar peshkopin bizantin të Durrësit me një prelat latin. Papati i vuri në varësi kryeepiskopit latin të Durrësit, Manfredit, 22 peshkopata të Patriarkanës Latine. Ai u vu në post më 1210 dhe vazhdoi deri më 1213. Me restaurimin e Perandorisë Bizantine nga Mihal Komneni (1261-1282) Durrësi iu bashkangjit Despotatit të Epirit. Në këto rrethana historike, mbas pushtimit të Kostandinopojës nga latinët në vitin 1204, mjaft bizantinë u larguan nga territoret e pushtuara prej latinëve, duke gjetur strehë nëpër vendet e lira. Kështu u formua Perandoria e Nikeas nën drejtimin e Theodhor Laskarit, gjithashtu Perandoria e Trapezundës në bregun juglindor të Detit të Zi, e formuar nga Aleks e David Komneni, ndërsa në Epir nën drejtimin e Mihal Engjëllit (1204-1216) u themelua Despotati i Epirit. Mbas rënies së Kostandinopojës më 1204, një princ i familjes së Komnenëve u strehua në Shqipërinë e Jugut. Mbasi mblodhi feudalët vendas dhe dëboi venedikasit latinë, ai krijoi një principatë të pavarur me emrin “Despotati i Epirit”. Mihali e shtriu zotërimin e tij nga Korfuzi e Durrësi deri në Shkodër. Në atë kohë patriku latin i Kostandinopojës, kishte zëvendësuar kryeepiskopin bizantin të Durrësit me një perlat latin. Pavarësisht nga kjo, Mihali e drejtoi Durrësin nga ortodoksia dhe për këtë u quajt “mbrojtës i besimit”. Në vitin 1215 Mihal Engjëlli vdiq dhe vendin e tij e zuri i vëllai Theodhori (1216-1230). Ky i fundit e fuqizoi Despotatin e Epirit duke e shtrirë atë deri në Selanik.
Aksioni i parë që përhapi famën e tij përtej kufijve të Despotatit të Epirit ishte sulmi kundër Pjetër Kurtënesë, i cili ishte burri i Jolandës, motrës së Balduinit dhe Henrikut (perandorë latinë të Kostandinopojës). Ai qe kurorëzuar perandor latin pas vdekjes së Henrikut. Pjeri u nis nga Franca, qëndroi në Romë ku papa i vuri kurorën e perandorit, jo në kishën e Shën Pjetrit ku kurorëzoheshin perandorët gjermanë, por në kishën e Shën Lorencit. Më pas Pjeri zbarkoi në Durrës me ushtrinë e tij për të vazhduar drejt Kostandinopojës, por në grykat e maleve të trojeve arbërore ushtria e tij u shpartallua dhe vetë ai ra rob në duart e Theodhorit. Në Kostandinopojë regjencën e mori e shoqja, por ajo vdiq më 1219 dhe kurora i kaloi djalit, Robertit. Ndërkaq Theodhori ndërmori një fushatë luftërash kundër latinëve. Pas vdekjes së themeluesit të mbretërisë latine Bonfacit të Monferratos në luftë kundër bullgarëve më 1207, mbretëria u paralizua pasi shumë kalorës u kthyen nëpër vendet e tyre perëndimore. Këtë rast e shfrytëzoi princi i Epirit, i cili pas një rrethimi të gjatë në fundin e vitit 1224 mundi të zotërojë Selanikun. Pushteti i Theodhorit u shtri nga Adriatiku deri në detin Egje, duke përfshirë edhe Thesalinë dhe Maqedoninë. Theodhori u fronëzua perandor nga Kryeepiskopi i Ohrit Dhimitri. Perëndimi latin u përpoq të shtinte në dorë tokat shqiptare dhe ta shtrinte sundimin edhe mbi feudalët shqiptarë, të cilët i dolën krah Bizantit. Ata vazhduan përpjekjet që të lidhnin me Kishën e Romës episkopatat e Shqipërisë së Mesme, që dikur vareshin prej Mitropolisë së Durrësit. Kështu u bënë përndjekje ndaj Krujës, Kunavisë dhe Pultit duke përdorur manastiret e urdhërave katolikë. Durrësi ishte urë lidhëse dhe vend ku ndaheshin trupat bizantine nga trupat normande, anzhuine, serbe etj. Me pushtimin e tij dhe të bregdetit shqiptar nga Karli I Anzhu më 1272, si dhe me përparimin e tij në brendësi të vendit filloi një kohë e re, ajo e futjes së Kishës së Romës jo vetëm nëpërmjet Tivarit, por edhe nëpërmjet Kryepeshkopatës Latine të Durrësit, e cila deri në mesin e shek. XIV bashkëjetonte me Kishën Ortodokse. Kjo kryeepiskopatë latine u bë një mbështetje e fuqishme e sundimit anzhuin. Në varësi të saj u krijuan peshkopata katolike në qytetet apo në krahinat ku sunduan anzhuinët. Karli I Anzhu në vitin 1272 arriti të krijonte “Mbretërinë Anzhuine të Arbërisë” ku vetë u bë mbret dhe si kryeqytet zgjodhi Durrësin. Në shekullin XIII në Durrës kemi dy episkopë, një ortodoks dhe një latin.(5)
Nga Durrësi ka qenë muzikanti i madh bizantin Shën Joan Kukuzeli, i cili ka jetuar në Malin e Shenjtë. Kukuzeli ka qenë zbatues i shquar i muzikës kishtare por dhe një nga mësuesit më të mirë të saj, duke vënë ai vetë në muzikë këngë kishtare të ndryshme dhe duke zhvilluar e përmirësuar ato që kishin bërë të tjerët para atij.(6)
4) – Dhimitër Beduli, Mitropolia e Durrësit në shekuj, Ngjallja, qershor 1993, faqe 7.
5) – Kristaq Bakallbashi, Mitropolia e Durrësit në shekuj, Ngjallja, mars 2001, faqe 7, 8.
6) – Mihal Ekonomi, Jan Kukuzeli, Vegim Drite, Nr 4, qershor 1997, faqe 18-20.

GJERGJ KASTRIOTI
Gjergj Kastrioti ka lindur në Mat, në vitin 1405 dhe ishte fëmija i parafundit i familjes së Kastriotëve. Gjon Kastrioti qe martuar me Vojsavën, familja e së cilës jetonte në viset lindore të krahinës së Pollogut. Ata kishin nëntë fëmijë, katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën dhe Mamicën). Motrat e Skënderbeut u martuan me familjet më të fuqishme shqiptare të kohës. Mara u martua me Stefan Gojçinin, princin e Zetës. Vllajka u martua me Gjon Muzakën, Angjelina me vëllanë e Gjergj Arianitit, Vlash Arianitin, Jella me Pal Balshën dhe Mamica u martua me Karl Topinë. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufi me zotërimet e principatës së Topiajve. Në fillim të vitit 1415 osmanët pushtuan Krujën. Pas disfatës Gjon Kastrioti u detyrua t’i dërgonte Sulltanit peng djemtë e tij. Gjergji në atë kohë ishte moshën nëntëvjeçare. Ai u rrit dhe edukua në oborrin e sulltanit. Ky i fundit i detyroi djemtë e Gjon Kastriotit të kalonin në fenë muhamedane, madje u ndërroi edhe emrat. Gjergjin e quajti Isqender-Bej që në shqip u kthye në Skënderbe. Gjergji u dërgua në Edrene, në shkollën e iç-ogllanëve. Skënderbeu kaloi shumë vite si peng në oborrin e sulltanit deri në vitin 1443 kur ai gjatë një ekspedite ushtarake kundër të krishterëve të Hungarisë me Janosh Huniadin në krye, u kthye në Krujë.(7)
Skëndebeu u pagëzua më 25 dhjetor të vitit 1443, ditën e Krishtlindjeve. Të gjithë shqiptarëve që ishin kthyer në fenë muhamedane u bëri thirrje të pranonin fenë e të parëve (kristjane). Më 26 prill të vitit 1451 u celebrua kurorëzimi i Gjergj Kastriotit me Marina Andronikën. Kjo martesë u bë në manastirin e Ardenicës në kishën e Shën Triadhës dhe u celebrua nga Igumeni Feliks. Andronika ose Donika ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit të Vlorës dhe Kaninës. Kjo martesë solli edhe pajtimin e Skënderbeut me Arianitasit, të cilët kishin marrë anën e Venedikut pas krizës së vitit 1450.(8) Martesa shkaktoi pakënaqësinë e katër djemve të Arianitit si dhe të Hamza Kastrotit. Ky i fundit ishte i biri i Reposhit, që ishte martuar me grua turke. Në vitin 1456 Skëndërbeu u bë me djalë, të cilit ia vuri emrin Gjon. Kjo lindje nuk u prit mirë nga Hamzai, që ishte gjenerali më i mirë i ushtrisë së Skënderbeut. Ai duke qenë i bindur se nuk do të trashëgonte kurrë fronin shqiptar, dezertoi tek turqit. Përveç së drejtës laike, në shtetin e Skënderbeut vepronte edhe e drejta kanonike kishtare. Kjo zbatohej nga vetë klerikët, të cilët ushtronin edhe funksione gjyqësore për një kategori të caktuar çështjesh. Në kompetencën e kishës ishte gjykimi i laikëve për vepra që kishin të bënin me respektimin e kultit e me dënimin e heretikëve. E drejta zakonore që ka vepruar në trevat e Kastriotëve njihet deri në ditët tona si “Kanuni i Skëndërbeut”, kurse në pjesën verilindore, ku shtrihej principata e dukagjinëve, vepronte ai që është cilësuar si “Kanuni i Lekë Dukagjinit.” Me emrin e Skënderbeut lidhet dispozita e bukur e ullinjve: “Djali nuk mund të martohej, pa mbjellë njëzet rrënjë ullinj.” Dalja e kësaj dispozite lidhej me dëmtimet e ekonomisë nga luftërat e shpeshta.(9)
7) – Edvin E. Jacques, Shqiptarët, Vëll.1. Tiranë 1995, faqe 262-268.
8) – Naum Kule, Rrëfimet e Ardenicës, Tiranë 1999, faqe 31.
9) – Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar, Tiranë, faqe 163-180.

KRYQËZATAT E SKËNDERBEUT
Gjatë viteve 1457-1460 u shënuan njëra pas tjetrës gjashtë fitore të shkëlqyera të Skëndebeut kundër ushtrive pushtuese osmane. Mehmet Pushtuesi i kërkoi Skënderbeut një armpushim trevjeçar, i cili u nënshkrua më 27 prill të vitit 1461. Kushtet e krijuara i dhanë mundësinë Skënderbeut që t‘i përgjigjej thirrjes për ndihmë të Ferdinandit I, mbretit të Napolit. Në vjeshtën e vitit 1461, në krye të një ushtrie prej 5000 vetash, Skëndërbeu lundroi drejt Brindizit. Pas betejave të përgjakshme, në gusht të vitit 1462 e gjithë mbretëria iu kthye Ferdinandit. Ky i fundit në shenjë mirënjohjeje i dha Skënderbeut jo vetëm tituj nderi, por edhe toka të shumta në Italinë e Jugut për vete e për trashëgimtarët e tij.
Ndërkohë që papa Kalisti III (1455-1458) emëroi Gjergj Kastriotin si kryekapedan të Selisë së Shenjtë. Ai e ka quajtur “Trimi i Krishtit”, “Ushtari i Zotit” etj, duke theksuar se meritat e Gjergj Kastriotit ishin më të mëdha se të të gjithë princave të krishterë. Pasardhësi i tij papa Piu II (1458-1464) e ka bekuar Skënderbeun, duke e quajtur “Atlet të Krishtit”. Gjithashtu papa Piu II i ka premtuar të organizonte një kryqëzatë kundër turqve, duke vënë Skënderbeun si kryegjeneral të ushtrive të krishtera. Papa Piu II i ka premtuar se do të vinte vetë në Shqipëri për ta kurorëzuar Skënderbeun si mbret të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Rumelisë (emërtimi osman për Trakën dhe Rumaninë). Kryqëzata filloi në nëntor të vitit 1463, dhe në betejën e Ohrit më 14 gusht 1464 Skënderbeu e shpartalloi Sherenet Beun me ushtritë e tij.

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 3.35.30 PM.jpg Shikime: 646 Madhësia: 45.2 KB Emri: Screenshot 2024-03-01 at 3.35.37 PM.jpg Shikime: 620 Madhësia: 43.5 KB
Mbas kësaj fitoreje Skënderbeu u përgatit të shkonte në Durrës për të pritur papën dhe ushtarët e kryqëzatës, mirëpo në udhëtim e sipër papa vdiq në Ankona më 15 gusht 1464 pak kohë përpara se të hipte në anije. Bashkë me papën vdiq edhe kryqëzata. Evropa e admironte Skënderbeun sepse me emrin e tij, për 25 vjet me radhë, u frymëzua lëvizja antiosmane e botës së krishterë. Ndërsa bënte plane për asgjësimin e katër fortesave turke të mbetura në tokën shqiptare, Skënderbeu 56 vjeçar u sëmur nga malarja. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Skënderbeun e varrosën në kishën bizantine të Shën Kollit në Lezhë.(10)
10) – Edvin E. Jacques, Shqiptarët, Katë e pendë, Stamboll 1995, faqe 275-277.

SHPATA DHE PËRKRENARJA
Në një ceremoni që u celebrua në bazilikën e Shën Pjetrit më 1459, papa Piu II i dhuroi Skënderbeut një përkrenare dhe një shpatë. Pas gjithë atyre titujsh nderi e lëvdatash, asgjë tjetër nuk ka qenë më e shtrenjtë sesa përkrenarja dhe shpata të ishin bekuar nga vetë papa i Romës. Faik Konica na bën me dije se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut gjenden në Muzeun Perandorak të Vjenës. Ato ndodhen në sallën e Maksimilianit I (salla nr. XXV) dhe mbajnë numrin 71 dhe 92. Përkrenarja është e Skënderbeut, ndërsa për shpatën dyshohet, siç e tregon edhe etiketa: “Zveihandiges krummesohevert angeblich von Georg Castriota…” (shpatë e përkulur në dorezë dyshe e pretenduar si e Gjergj Kastriotit…)
Por si kanë mbërritur shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vjenës? Me vdekjen e perandorit të Austrisë, djali i tij i dytë Ferdinandi, u shpall arkidukë i Tirolit. Nga pjesa e trashëgimisë iu la Tiroli së bashku me gjysmën e armëve të armatores perandorake të Vjenës. Në vitin 1567 ai rindërtoi kështjellën Ambras në Isbruk dhe mblodhi aty armë, veshje lufte, piktura me vlerë etj. Këshilltari i tij, Jakob Shrenke u shkroi letra figurave të shquara të kohës si dhe trashëgimtarëve të tyre që ti binin sendet e sipërpërmendura në armatoren e Ambras, të cilat Shrenke i iventarizoi dhe në bazë të tyre botoi në vitin 1601 librin “Figura fare të vërteta të perandorëve augustë, të mbretërve e shumë të ndriturve arkidukëve, princave, gjithashtu të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armatoren e kështjellës Ambras”. Me anën e këtij botimi u mundësua njohja e armëve të Gjergj Kastriotit. Me vdekjen e arkidukës së Tirolit, Ferdinandit në vitin 1605 kështjella Ambras iu shit perandorit të Austrisë. Më 1806 armët u mbartën për në Vjenë dhe në vijim në vitin 1814 u ekspozuan në kështjellën Belvedere, ndërsa më 1888 u ekspozuan në godinën e re të muzeut të Vjenës.(11)

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 3.39.24 PM.jpg Shikime: 639 Madhësia: 20.1 KB
Faik Konica në Albania (1897) shkruan se shpata është e gjatë dhe mjaft e rëndë, peshon 3 kg e 200 gram. Doreza e saj përbëhet nga dy kapje, dhe është e veshur me lëkurë të presuar. Pjesa e sipërme e shpatës është e larë në ar dhe në të gjenden zbukurime të ndryshme. Më tej Konica përshkruan përkrenaren: “Në pjesën kulmore të përkrenares është vendosur një kokë dhie e gdhendur. Dhia është si simboli i Dianës Ilire, si atribut i hyjnisë së pyjeve. Në një krahasim që është bërë ndërmjet Dianës ilire, asaj romake dhe Artemisit grek, na rezulton se te Diana ilire karakteristikë është dhia e egër, ndërsa Diana romake dhe Artemisi grek kanë sorkadhen.” Nga kjo e dhënë mund të pohojmë se papa Piu II ia dhuroi Skënderbeut përkrenaren me kokën e dhisë për arsye se dhia e egër ishte simbol i lashtë i popullit tonë. Përkrenarja është prej çeliku e veshur nga brenda me lëkurë që del paksa mbi ballë. Ajo rrethohet prej një rripi në të cilin janë shkruar këto iniciale: IN, PE, RA, TO, RE, BT. Kjo deshifrohet: (Jesus Nazarenus, Princi Emanthie, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiri, Benedikt BT.) Këto iniciale e kanë kuptimin në shqip: (Jezusi i Nazaretit, bekon Skënderbeun, princin e Matit, mbretin e Shqipërisë, tmerrin e Osmanëve dhe mbretin e Epirit). Kjo kurorë-përkrenare është simboli më i lashtë i Mbretërisë Shqiptare. Studiuesi Moikom Zeqo dëshmon se mbishkrimi është shkruar në latinisht me shkronja gjysmëgotike duke përdorur praktikën e inicialeve. Mbishkrimi ka një formulë tipologjike të krishtere, ku ai që bekon Skënderbeun është Krishti. Në këtë mbishkrim Skënderbeu quhet Princ i Matit, gjë e cila nënkupton origjinën e tij, ndërsa titullin “Mbret i Shqipërisë”, Gjergj Kastrioti nuk arriti që ta merrte asnjëherë zyrtarisht. Problematika e titullit “Mbret” për Gjergj Kastriotin mbetet e hapur de jure, pavarësisht se de fakto, ai aktet zyrtare i ka firmosur si “Dominus Albaniae” që do të thotë (Zot i Shqipërisë).(12)
11) – Kasem Bicoku, Për Skënderbeun, Akademia e Shkencave, Tiranë 2005, faqe 353-354.
12) – Moikom Zeqo, Simbolika e përkrenares së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Korrieri, 20 maj 2005, faqe 14-15.

FEJA E GJERGJ KASTRIOTIT
Duke folur për fenë e Gjon Kastriotit, Fan Noli ka theksuar se ai ishte shqiptar i kulluar dhe nuk ishte ithtar fanatik i ndonjë feje, por e ndërronte atë sipas politikës së ditës. Ai ishte romano- katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks i ritit kishtar grek si aleat i Stefan Llazareviçit të Serbisë më 1419 dhe vdiq si i krishterë i mirë. Në arkivin e Manastirit serbo-ortodoks të Hilandarit në Malin Athos janë zbuluar dy akte të shkruara në sllavisht me shkronja cirilike. Këto janë dokumentet më të vjetra, të zbuluara qysh në vitin 1848 nga studiuesi rus Grigoroviç, ku përmendet emri i Gjon Kastriotit dhe i djemve të tij. Akti i parë është lëshuar nga vetë Gjon Kastrioti dhe të katër djemtë e tij në favor të Manastirit të Hilandarit. Dokumenti ka shënimin “akti u shkrua në vitin 6934” ku sipas kalendarit ky vit i takon kohës nga 1 shtatori 1425 deri më 31 gusht 1426. Akti ka vulën e Gjon Kastriotit. Në këtë akt Gjoni shkruan: “Unë mëkatari dhe i pamerituari Gjon Kastrioti me djemtë e mi Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin…., pasi u këshilluam, i dhuruam manastirit të shenjtë, sipas fuqisë sonë fshatin Radostushë me Kishën e Shën Marisë së papërlyer, që është në këtë fshat, si dhe fshatin Trebisht….”. Më poshtë Gjon Kastrioti thotë se me këtë dhurim, ai dhe djemtë e tij hiqnin dorë nga të gjitha të drejtat që gëzonin mbi këto dy fshatra, duke ia lënë këto të drejta manastirit të Hilandarit. Në përfundim të akt-dhurimit Gjon Kastrioti thekson: “Duke dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë; të mos ketë as qefali, as zot, as psarë mjaltë, as dhurata në para, as para për kullotë, as për të dhjetë bagëtish, kështu që kisha ti marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit”.
Akti i dytë është pa datë. Ai është një akt shitjeje me të cilin igumeni i manastirit jeromonaku Athanas, në emër të këshillit të murgjve të Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre (jo katër) djemve të tij pirgun e Shën Gjergjit së bashku me disa prona të kësaj kulle. Dokumenti është me një vulë prej dylli. Në akt thuhet: “Gjon Kastrioti…shfaqi dëshirën të blejë pirgun e Shën Gjergjit për vete dhe për djemtë e tij, zotin Konstandin, zotin Reposh dhe zotin Gjergj, së bashku me vreshtat, ullinjtë dhe të gjitha ato që i përkasin pirgut, dhe me katër adelfate që t`i zotërojnë zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin dhe zoti Gjergj. Në rast se ndonjëri prej tyre largohet nga kjo botë (d.m.th. vdes) do t’i merret adelfati prej manastirit. Dhe kur të largohen nga kjo botë personat e sipërshënuar, pirgu do t’i kthehet përsëri manastirit të Hilandarit, dhe në librin e të vdekurve emri i tyre do të përkujtohet derisa të ekzistojë Hilandari. Për të gjitha këto Gjoni së bashku me tre djemtë e tij i dhurojnë manastirit 60 florinj.” Pasi shënon këtë dëshirë të Gjon Kastriotit, jeromonaku Athanas ka shtuar: “Për të gjitha këto ne biseduam së bashku dhe me qëllim që të shtojmë sipas zakonit të ardhurat e manastirit dhe për hir të dashurisë që kemi për ta dhe për të afërmit e zotërinjve të lartpërmendur, dëshirën e tyre ne e pranojmë dhe e bekojmë, prandaj nënshkruajmë sipas mënyrës së sipërshënuar…”. Analiza e kujdesshme e brendisë së këtyre dy akteve nxjerr të dhëna të rëndësishme rreth mjedisit social e familjar ku u rrit dhe u edukua Gjergj Kastrioti.

Gjithashtu varri i Reposh Kastriotit ndodhet brenda në Katedralen e Hilandarit, në narteks në murin verior, në një kamare të gjerë gjysmësferike, faqet e së cilës janë të pikturuara me subjekte kishtare. Nën pikturat gjendet një mbishkrim, që tregon se në atë varr pushon Reposhi me titull “Dux Illiricus” (dukë ilir), domethënë dukë shqiptar. Reposhi vdiq në Hilandar më 25 korrik të vitit 1431. Rreth vdekjes së Reposhit ka dy supozime. Të parin e jep Gjon Muzaka, i cili thotë se vdiq si murg, por mbishkrimi me titullin “Dux Illiricus” dëshmon një element tjetër të rëndësishëm se Reposhi nuk duhet të ketë vdekur si murg, sepse një nga kushtet themelore të jetës monakale është heqja dorë e kallogjerit nga të gjithë titujt zyrtarë e fisnikërorë. Mbishkrimi na lë të kuptojmë se Reposhi vdiq si fisnik me titullin Dukë. Pirgu i Shën Gjergjit quhet në rrethin e Hilandarit edhe “Pirgu shqiptar” (Arbanashki pirg). Ky emër i dytë ka rrjedhur padyshim nga që në atë kullë kanë banuar për disa kohë reparte të armatosura shqiptare. Mund të nxirret si përfundim se Reposhi ka qenë në Hilandar deri sa vdiq jo si murg, por si komandant i reparteve shqiptare që mbronin pirgun e Shën Gjergjit. Këshilli i murgjve kishte interes që pirgu i tyre të mos binte në dorën e myslimanëve, as në dorën e ndonjë feudali të pavarur. Por përse vallë në aktin e dytë mungon emri i Stanishit? Sigurisht që ai nuk ka vdekur, pasi ai përmendet në aktin tjetër të Hilandarit, që duhet të jetë i së njëjtës kohë. Historianët e shpjegojnë mungesën e emrit të Stanishit në aktin e dytë të Hilandarit me faktin se në atë kohë ai duhet të ketë qenë peng te Sulltani. Në fakt ekziston një letër, që senati i Venedikut i ka drejtuar më 7 gusht të vitit 1428 Gjon Kastriotit. Nga kjo letër del se një djalë i Gjonit, të cilit nuk i thuhet emri, është bërë “turk e mysliman” domethënë ka hyrë në shërbim të sulltanit. Gjithashtu mund të themi se kanonet kishtare nuk e lejonin manastirin që t’ua shiste pronat e veta, (sidomos kur këta ndodheshin pranë tij) institucioneve ose personave të besimit kundërshtar, qofshin këta myslimanë ose katolikë. Pra, emri i Stanishit nuk figuron në aktin e shitjes së pirgut sepse ai nuk ishte i krishterë. Ky diskutim për Stanishin jep një element të rëndësishëm për Gjergj Kastriotin. Prania e këtij të fundit në të dy aktet e Hilandarit tregon se në vitin 1426 ai nuk konsiderohej nga këshilli i murgjve të manastirit si Stanishi, domethënë një feudal osman.(13) Disa të dhëna të rëndësishme gjenden në veprën agjiografike ortodokse “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës”, botuar në Bukuresht në vitin 1937. Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut Dhimitër Beduli. “Dhe Zaharia(14) me Nifonin,(15) si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Durrësi. Dhe vajtën te Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe dhe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi që ta ketë Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e arkihiereut të Krujës e bëri prift atje.” Kjo është përmbajtja sipas variantit të botuar nga rumuni Tit Simedrea. Të dy kallogjerët u nisën nga Justiniana, ku ishte qendra e patrikut ortodoks, nga ku vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Ata mbërritën në Krujën e lirë të Gjergj Kastriotit. Nga disa të dhëna biografike del se Nifoni dhe Zaharia qenë shqiptarë. Zaharia u bë atë shpirtëror në Krujë, mision i cili kërkon që të dish mirë gjuhën e popullit.16 Ky fakt na bind se Gjergj Kastrioti i përkiste besimit ortodoks, sepse nëse nuk ishte i tillë nuk do ta bënte Zaharian atë shpirtëror. Gjithashtu edhe Zaharia nuk do ta pranonte Gjergjin si bir shpirtëror në misterin e rrëfimit, nëse ai i përkiste besimit katolik. Aq më tëpër që Zaharia me Nifonin qenë nga kundërsharët e zellshëm të Sinodit të Firencës.17 Si do të mund të qëndronin ata pranë një sundimtari romano-katolik? Madje Zaharia me Nifonin kishin si mision tu predikonin të krishterëve qëndrueshmërinë e palëkundur në besimin ortodoks dhe tek ajo çka kishin vendosur Sinodet Ekumenike. Ata qenë ithtarë të flaktë kundër bashkimit të kishave, prandaj erdhën në Krujën e Gjergj Kastriotit.(18)
Gjihashtu teologu erudit Dhimitër Beduli përmend edhe një variant tjetër: “Të dy miqtë lanë Atën për një udhëtim më të gjatë, duke ndaluar pak kohë në Justinianë, ku ishte qendra e patrikut ortodoks, nga i cili vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Meqenëse qyteti ishte nën sundimin e turqve, të dy kallogjerët u drejtuan për në Shqipërinë e lirë të Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe; ata arrijnë në vendqëndrimin e tij në qytetin Krujë, pasi kaluan Durrësin dhe u pritën shumë mirë në oborrin e tij; Zaharinë e bëri atë shpirtëror dhe Nifonin e bëri prift. Por valët e myslimanëve ua prishën edhe këtu qetësinë; bota ikte e tmerruar prej hordhive turke, duke kërkuar shpëtim në det osë nëpër shpellat e maleve. Nën mbrojtjen e rrobës së kallogjerit ata u kthyen në Ohër…”. Me anë të kësaj kuptojmë gjendjen kishtare të Arbërisë në kohën e Gjergj Kastriotit. Kruja ishte deri në shekullin XV ka qenë episkopatë ortodokse në varësinë e Kryeepiskopatës së Ohrit.(19)
Më 12 dhjetor 1467 Gjergj Kastrioti arriti në Romë. Banorët e Romës i bënë një pritje madhështore. Vetë papa Pali II (1464-1471) e priti me nderime të mëdha e me ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Katedralen e Shën Pjetrit i dha një relike të shenjtë si dhe një shumë të pakët të hollash “që nuk mund të zihen në gojë, pa u skuqur nga turpi çdo i krishterë”- thotë një shkrimtar i kohës. Gjergj Kastrioti qëndroi disa ditë në Romë dhe u bind se papati nuk do t’i përgjigjej kërkesave të tij. Përpara se të largohej nga Roma ai i shprehu pakënaqësinë një kardinali duke thënë: “Më parë do të donte luftë kundër kishës sesa kundër sulltanit…”(20)
Relika që mori Skënderbeu nga Papa Pavli II ishte Kryqi i Shenjtë. Këtë relikë, papa Gjon Pavli II në vitin 1993 ia riktheu Shqipërisë dhe tani ruhet në Nunciaturën Apostolike në Tiranë.(21) Gjatë gjithë jetës së tij Gjergj Kastrioti mbajti marrëdhënie të mira me kishën. Vlen të përmendim lidhjet e familjes së tij me manastirin serbo- ortodoks të Hilandarit në malin Athos, më vonë marrëdhëniet e tij me klerikët ortodoksë Zaharinë e Nifonin, si dhe marrëdhëniet me papët, Kalist dhe Piu II. Gjithashtu sipas një dokumenti të zbuluar nga historiani rumun Marinesku dëshmohet se kapelani i Krujës, atë Elia ankohej se nuk mund të gjente asnjë dhjak që të lexonte në gjuhën latine për ta ndihmuar në kryerjen e shërbesave. Nga ky fakt mjaft domethënës arrijmë në përfundimin se klerikët e Krujës qenë ortodoksë dhe flisnin greqishen bizantine, e cila ishte gjuha kishtare e ritit ortodoks në atë kohë.(22)

13) – Kristo Frashëri,(Aktet e Hilandarit) marrë me shkurtime nga përmbledhja: Studime mbi epokën e Skënderbeut, Ngjallja, tetor 1997, faqe 9.
14) – Zaharia ka qenë shqiptar dhe rreth fillimit të shek. XV vajti në Athos ku u bë murg në manastitin e Vatopedit. Ai ishte njeri me kulturë dhe shumë i ditur. Vite më vonë shkoi në Artë, ku u njoh me Nifonin. Më pas e gjejmë duke predikuar krishterimin në Krujë. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u kthye në Ohër.
15) – Nifoni ka lindur rreth vitit 1434 në More të Peleponezit nga prindër arvanitas. Pasi u bë kallogjer shkoi në Artë ku u njoh me Zaharinë. Mitropoliti i Artës e dorëzoi hierodhjakon. Vite më vonë 1458-1460 ka shërbyer si prift ortodoks në Krujë. Pasi u largua nga Kruja më 1466 shkoi në Ohër dhe në vijim në manastirin e Dionisiut në Athos. Më 1483 u fronëzua Mitropolit i Selanikut dhe më 1486 Patrik Ekumenik i Kostandinopojës. Nifoni ka vdekur në Athos. Në shumë kisha gjenden afreske të Nifonit. Ai paraqitet me ungjillin në dorën e majtë dhe duke bekuar me dorën e djathtë.-Moikom Zeqo, Nifoni Patriku shqiptar i Kostandinopojës, Shekulli, 26 mars 2005, faqe 22.
16) – Dhimitër Beduli, Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut, Ngjallja, janar 1993, faqe 8.
17) – Sinodi i Firences u mbajt në vitin 1439 në katedralen Santa Maria. Perandori bizantin Joan VIII Paleologu (1425-1448) kërkoi ndihmë nga perëndimi, ndërsa papa i kërkoi bashkimin e kishave. Në atë kohë patriku Josif ishte i sëmurë rëndë dhe në agoni e sipër e firmosi dekretin e bashkimit.Kisha e Lindjes, nuk e njohu bashkimin e arritur në Sinodin e Firences. Kur u kthyen delegatët në Kostandinopojë, u quajtën tradhtarë të besimit ortodoks. Papa dërgoi në Kostandinopojë kardinalin Isidor, i cili bëri një liturgji në kishën e Shën Sofisë, duke shpallur dekretin e bashkimit, mirëpo populli i indinjuar thërriste: “Më mirë të shohim çallmën turke nëpër rrugët e Kostandinopojës, sesa kapuçin e kardinalit”.
18) – Arkimandrit Justin Anthimiadhis, Shën Nifoni i Kostandinopojës vëllami i Gjergj Kastriotit, Kërkim, Nr. 1, Tiranë 2009, faqe107-108.
19) – Dhimitër Beduli, Kishë dhe kulturë, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë 2006, faqe 148-149.
20) – Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar, Tiranë, faqe 163-180.
21) – Atë Thanas Gegaj, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti, Tiranë 1995, faqe 48.
22) – Fan Noli, Vepra II, Tiranë 2003, faqe 343.

KISHA NË KOHËN E SUNDIMIT OSMAN
Të krishterët që jetonin në territorin e perandorisë osmane quheshin “rumë”, ndërsa ish perandoria romake e lindjes u quaj Rumeli. I vetmi burim që na jep të dhëna të sakta për këtë periudhë është Regjistri i Sanxhakut Shqiptar (Defter Sancak Arvanid). Në regjistër administrata osmane ka shënuar me hollësi ndarjet administrative të qendrave të banimit, emrat e spahinjve dhe të kryefamiljarëve, llojet e tatimeve dhe vlerën e tyre në akçe (monedhë osmane). Të gjitha arat, livadhet, kullotat, pyjet quheshin pronë mirije që do të thotë pronë shtetërore. Ndërsa toka vakëf u përkiste institucioneve fetare. Tokat e shpallura mirije qenë pronë e Zotit dhe administruesi i tyre ishte sulltani, i cili konsiderohej si halif (mëkëmbës i profetit Muhamed). Sanxhaku ishte njësia më e rëndësishme administrative-ushtarake e Perandorisë osmane. Sipas regjistrit kadastral të vitit 1431-1432 Sanxhaku Shqiptar ishte i ndarë në 11 vilajete, të cilat më vonë u quajtën kaza. Vilajeti i Gjirokastrës, i Këlcyrës, i Kaninës, i Beratit, i Tomoricës, i Skraparit, i Pavël-Kurtikut, i Çartallozit, i Krujës, i Përmetit dhe i Korçës. Në krye të vilajetit ishte subashi, komandanti i spahinjve. Çdo vilajet kishte kadiun si kryetar të Sheriatit (ligjit të shenjtë). Kadiu gjykonte çështjet administrative, civile dhe fetare të popullsisë.(23)
Sulltan Mehmeti II vendosi si Patrik Ekumenik Gjenadin. Kisha e Shën Sofisë u kthye në xhami, ndërsa Patriarkana Ekumenike u vendos në Fanar. Gjatë kësaj periudhe të errët mjaft të krishterë u detyruan të islamizohen. Sulltani e pajisi patrik Gjenadin me ferman, duke i njohur disa të drejta, të cilat patrikët nuk i kishin pasur. Patriku u shpall kreu i të gjithë të krishterëve në Perandorinë Osmane si dhe gjykatësi më i lartë në çështjet kishtare e civile. Patrikët ndërroheshin çdo vit dhe ky funksion i lartë blihej me para. Kur patriku e zinte fronin duke i paguar ryshfet sulltanit, nuk e gëzonte respektin e popullit. Sulltani me anën e një fermani të posaçëm i parashtronte detyrat dhe të drejtat që i takonin dhe urdhëronte klerikët dhe besimtarët që ti bindeshin. Sipas një fermani sulltanor të vitit 1678, Kryeepiskopi i Ohrit kishte të drejtë të mblidhte taksa mirie, taksat e manastireve dhe të ajazmave. Nga mitropoliti kërkonte 12 akçe për çdo shtëpi të krishterë, nga çdo prift një flori etj. Për kurorën e parë shpërblimi ishte 100 akçe, për të dytën 200 akçe dhe për të tretën 300 akçe. Peshqeshi i kryeepiskopit për sulltanin ishte rreth 60.000 deri në 100.000 akçe. Në vitin 1688 kryeepiskop i Ohrit u zgjodh Jermanus pasi i kishte paguar sulltanit peshqeshin prej 100.000 akçesh. Gjithashtu ai duhej të paguante çdo vit si taksë edhe 60.000 akçe. Bashkësia e krishterë gëzonte disa të drejta administrative, si për shembull të kishin kishat, shkollat, spitalet dhe varrezat e tyre. Për ngritjen e mirëmbajtjen e tyre duhej patjetër të pajiseshin me leje nga Porta e Lartë. Fermanët qenë të shkruara me shkronja ari dhe kishin një kaligrafi të përsosur. Ato dëshmojnë për rrafshin aristokratik të komunikimit ndërmjet Portës së Lartë dhe administratës vendore. Fermanët fillonin me fjalët: “I dituri, i larti, unë sulltani i perandorisë më të madhe në botë…” dhe përfundonin me urdhërin “Unë kështu gjykoj dhe kështu duhet të bëhet”. Disa fermanë osmanë trajtojnë mbrojtjen e faltoreve të krishtera prej abuzimeve. Nëpërmjet fermanëve, Porta e Lartë respektonte autonominë e kishës vendore. Në vitin 1699, me anën e një fermani sulltani ndalonte ushtrinë për të marrë tokat që qenë në pronësi të kishës së Delvinës. Në ferman shkruhej: “Zoti ja shtoftë nderin prefektit dhe kadiut të Delvinës. Sapo të mbërrijë ky ferman, mësoni se priftërinjtë e kishës së atij vendi, më janë ankuar se tokat e tyre kërkon t’ua marrë ushtria. Priftërinjtë i janë lutur madhërisë sime, të ndalohet një gjë e tillë. Sapo të merrni këtë ferman, ju urdhëroj të verifikoni gjithë regjistrat. Nëse priftërinjtë kanë të drejtë, të ndalohet menjëherë ndërhyrja e ushtrisë. Unë kështu urdhëroj, e kështu të bëhet”.
Osmanët i detyronin fisnikët shqiptarë të dërgonin bijtë e tyre të mitur si pengje në oborrin e sulltanit. Këta quheshin iç- ogllanë dhe qenë të detyruar të konvertoheshin në fenë islame dhe të edukoheshin me frymën e besnikërisë ndaj sulltanit. Pas dhjetë vjetësh atyre u jepeshin ofiqe të larta, sipas aftësive që tregonin. Në shkollën e iç-ogllanit kanë qenë i biri i Gjon Kastriotit, Skënderbeu, i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu, i biri i Gjon Zenebishit, Hamza Beu etj. Të krishterëve iu ndalua të kishin ofiqe publike dhe të dilnin dëshmitarë në gjyq kundër myslimanëve. Kthimi në fenë e krishterë i atyre që ishin bërë myslimanë dënohej me vdekje. Të krishterët duhej të udhëtonin me kuaj pa shalë, të mos mbanin armë, të mos e gdhendnin emrin e tyre në unazë etj. Me këto masa synohej kalimi i të krishterëve në fenë islame. Të krishterët gëzonin të drejtën për ta zhvilluar mësimin në gjuhën e tyre, madje edhe për t‘u gjykuar sipas statutit të komunitetit të tyre, për çështje të tilla si disiplina kishtare, martesa, divorci etj. Gjithashtu kishat ekzistuese me gjithë pasuritë e tyre u lanë në pronësi të komuniteteve, por u ndalua ndërtimi i kishave të reja. Një politikë kaq liberale e qeverisë osmane kishte për synim sigurimin e paqes në bashkësitë e krishtera brenda perandorisë. Atyre që konvertoheshin në myslimanë u jepnin poste të larta në administratën civile. Rasti më tipik është i Vaso pashë Shkodranit, i cili u ëmërua si pasha dhe guvernator i Libanit. Kjo kategori njerëzish e identifikuan veten me Perandorinë, prandaj Shqipëria ishte vendi i fundit në Europën Juglindore që u çlirua nga zgjedha turke.(24)
23) – Kasem Biçoku, Skënderbeu, Akademia e Shkencave, Tiranë 2005, faqe 55-58.
24) – Faik Konica, Krishtërimi dhe myslimanizmi i Shqipërisë, Tirana Observer, 6 maj 2008, faqe 9.

KRIPTOKRISTIANËT E SHPATIT
Për të shmangur islamizimin me forcë nga njëra anë dhe për të ruajtur identitetin ortodoks nga ana tjetër, shumë të krishterë u detyruan të ushtrojnë kriptokristianizmin.Termi kriptokristianizëm shpreh fenomenin kur individë, familje apo edhe krahina të tëra shpallin publikisht se e kishin braktisur krishterimin, ndërsa brenda familjeve vazhdonin në fshehtësi të praktikonin zakonet fetare sipas traditës. Kriptokristianët ose siç quhen ndryshe të krishterët e fshehtë në jetën shoqërore paraqiteshin me emrat myslimanë, ndërsa në jetën familjare ruanin traditat ortodokse. Rasti më tipik i ushtrimit të kriptokristianizmit është ai i të krishterëve të Shpatit në rrethin e Elbasanit. Krahina e Shpatit përbëhej nga 43 fshatra. Kriptokristianizmi në këtë trevë filloi nga fundi i shekullit XVII dhe vazhdoi deri nga fundi i shekullit XIX.(25) Duhet theksuar se deri në fundin e shekullit XVI të krishterët e Shpatit ende nuk e kishin përqafuar kriptokristianizmin. Kjo vërtetohet nga afresket e kishave të Shpatit të pikturuara nga dora e protopapë Onufrit. Shpati në atë kohë ka qenë një komunitet i përkushtuar në besimin ortodoks. Presioni për konvertim erdhi me luftën Ruso-Turke në shekullin XVIII. Kriptokristianët kishin dy emra, një të krishterë dhe tjetrin mysliman. Nga paraqitja e jashme silleshin si myslimanë, por brenda tyre ata e ndjenin veten të krishterë. Në vitin 1833 autoritetet osmane tentuan ti mobilizonin për luftë, por shpatarakët deklaruan se qenë të krishterë dhe pranuan të paguanin taksat.(26)
Po citojmë atë që ka shkruar Edit Durham kur vizitonte Shqipërinë: “Malësia e Shpatit në afërsi të Elbasanit banohet nga një popullsi malësorësh, të cilët në shumë aspekte u ngjasin malësorëve të Veriut dhe qëndrojnë pjesërisht të pavarur. Ata nga të krishterët konsideroheshin të krishterë të fshehtë. Në zonën që vizitova nuk pashë asnjë kishë ose xhami dhe secili kishte dy emra: përballë një myslimani quhej Sulejman e përballë një të krishteri quhej Kostandin. Në rast se u kërkoheshin taksa, i refuzonin me arsyetimin se kishin emra myslimanë dhe nuk kishin kisha. Si pasojë duhej të rekrutoheshin në ushtri, por atëherë ata hiqeshin si të krishterë dhe turqit në më të shumtën e rasteve nuk i trazonin.”(27)
Në vitin 1889 me dekretimin e lirisë së besimit nga Sulltani, shpatarakët e shpallën veten publikisht të krishterë. Kjo pati për ata pasoja dhe disa prej tyre u arrestuan. Mytesarifi i Elbasanit, hoxhë Jonuz Efendiu dërgoi forca të shumta ushtarake në Shpat të cilat shkretuan dhe plaçkitën vendin. Atëherë popullsia e Shpatit u detyrua të tërhiqej nëpër male, sepse kishin pranuar që ta paguanin haraçin dhe të shkonin ushtarë, por jo të mohonin besimin e krishterë. Në Sinodin e Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike të vitit 1891 Mitropoliti i Beratit, Dorotheu u ankua duke bërë një protestë të hapur për ngjarjet që kishin ndodhur në Shpat. Menjëherë Patriarkana Ekumenike u ankua në Portën e Lartë, por hoxhë Jonuz Efendiu nuk kishte zënë mend. Ai e sulmoi përsëri Shpatin në vitin 1893, ku hasi në qëndresën e shpatarakëve të udhëhequr nga Jorgji Qosja, i cili njihej edhe si Isuf Qosja.(28)
Banorët e krahinës së Shpatit, në rrethin e Elbasanit menduan të ktheheshin në uniatë, me qëllim që të ishin nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë. Kërkesën e parë për tu kthyer në uniatë e bënë në vitin 1897. Përgjigjja nga Zyra Konsullore e Austro-Hungarisë në Durrës ishte pozitive, por Rusia nuk dëshironte që shpatarakët të largoheshin nga ortodoksia, prandaj konsulli rus në Manastir, Rostovski vajti në Shpat dhe shpuri ndihma për kishat. Në vijim në zonën e thellë malore të Shpatit shkuan mjaft priftërinj ortodoksë. Gjithashtu Rusia dërgoi me mision konsullin e saj në Shkodër, Shcherbin, që të vizitonte Durrësin, Tiranën dhe Kavajën për të parë gjendjen e popullsisë ortodokse.(29)
Problemi i tyre u zgjidh plotësisht me shpalljen e pavarësisë në vitin 1912 kur ata e shpallën veten zyrtarisht të krishterë ortodoksë. Nga zona e Shpatit nuk munguan edhe martirët, prej të cilëve mund të përmendim Nikita Shqiptarin, i cili u martirizua më 19 shkurt të vitit 1809.

25) – Mitropoliti i Korçës Joani, Kriptokrishterimi në Shqipëri, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Tiranë 2003, faqe 73-82.
26) – Stavro Skëndi, Kriptokrishtërimi në rajonin e Ballkanit nën otomanët, Tempulli, Nr. 1, Korçë 2000, faqe 121.
27) – Edith Durham, Brenga e Ballkanasve, Tiranë 1998, faqe 309-311.
28) – Dhori Qiriazi, Krishterimi në Shqipëri, Tiranë 2000, faqe 147.
29) – Stavro Skendi, Balkan Cultural Studies, Nju Jork 1980, page 266-267.

MARTIRËT E BESIMIT
Martirët janë dëshmia më e vyer në trevat arbërore sepse gjatë pesë shekujve të sundimit turk ditën të ruajnë besimin duke sakrifikuar jetën e tyre:
1-Oshënari Nikita Shqiptari ka lindur rreth viteve 1760- 1770 në krahinën e Shpatit nga prindër kriptokristianë. Në moshën rinore vajti në Malin e Shenjtë në skitin e Shën Anës ku u bë kallogjer. Ai kishte dëshirën të bëhej misionar i përhapjes së Ungjillit të Krishtit dhe predikoi në zonat e Seresit dhe të Dhramës në Greqi. Puna misionare e tij u ra në sy autoriteteve osmane, të cilët e arrestuan. Pas torturave çnjerëzore atë e ekzekutuan me varje më 19 shkurt të vitit 1809.(30)
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.00.33 PM.jpg Shikime: 636 Madhësia: 44.6 KB
2. Nikodhimi i Beratit e kishte origjinën nga Vithkuqi i Korçës, por banonte në Berat dhe ushtronte mjeshtërinë e rrobaqepësit. Në fillim quhej Nikolla Dede dhe ishte martuar katër herë. Gruan e katërt e kishte myslimane dhe për hir të saj u kthye në fenë islame. Djali i parë, i cili ishte në moshë madhore nuk pranoi të konvertohej, prandaj u largua nga shtëpia dhe u vendos në Malin e Shenjtë. Kur mori vesh që i biri ishte në Malin Athos, Nikollës i lindi dëshira ta takonte. Nikolla vajti në Athos ku ndodhi mrekullia. Pasi pa jetën e murgjve, lutjet, agjërimet dhe shërbesat fetare, u pendua dhe e kuptoi mëkatin që kishte bërë. Nikolla vajti në skitin e Shën Anës, u paraqit tek oshënar Filotheu dhe u bë murg duke marrë emrin Nikodhim.
Në Malin Athos, Nikodhimi mësoi se ai njeri që mohonte Krishtin përpara njerëzve mund të falej nga Perëndia vetëm po ta pohonte atë përsëri përpara njerëzve, prandaj i lindi dëshira për t’u kthyer në Berat e të pohonte Krishtin para të gjithëve. Me të ardhur në Berat njerëzit e njohën dhe meqënëse e kishin marrë vesh me kohë çështjen e rikthimit të tij në krishterim, e denoncuan duke e shpënë te kadiu. Në fillim kadiu u përpoq ta bindte të hiqte dorë nga një akt i tillë, por duke parë këmbënguljen e tij urdhëroi që ta ekzekutonin. Nikodhimin e dënuan me prerje të kokës më 10 korrik të vitit 1709. Martirizimi i Nikodhimit u bë në fshatin Bubullimë. Lipsani i shenjtit në vitin 1762 u vendos në kishën katedrale të Beratit.(31)
3. Martiri i ri Kristo ishte nga Preveza. Që në moshën 20- vjeçare shërbente në një anije tregtare. Njëherë një jeniçer shau besimin e krishterë dhe Kristo iu kundërvu. Atëherë turqit e kapën dhe i kërkuan që të mohonte Krishtin, por Kristo i pështyu. Turqit të egërsuar e therrën dhe trupin e tij e hodhën që ta hanin qentë. Të krishterët e varrosën me nderime trupin e shenjtit, i cili nderohet me respekt në Prevezë.(32)
4. Joani ishte një shqiptar nga Konica. I ati i tij ishte një sheh i dëgjuar. Në moshën 26-vjecare, Joani u largua nga Konica dhe shkoi në Janinë ku u bë dervish. Nga kontakti i parë që pati me vëllezërit e krishterë, vendosi të kthehej në fenë e të parëve. Joani shkoi dhe u pagëzua në ishullin e Itakës. Në vitin 1813, kur e mori vesh i ati që i biri ishte kthyer i krishterë, dërgoi dy dervishë që ta gjenin, të cilët pasi e gjetën u orvatën ta bindnin të kthehej, por ishte e kotë. Pas shumë torturash u dënua me prerje të kokës. Kjo ka ngjarë më 23 shtator të vitit 1814.(33)
5. Hieromartiri Nikita ishte me origjinë nga Shqipëria. Ai jetoi në Malin e Shenjtë, në manastirin rus të Shën Pandelejmonit. Më pas vendosi të asketonte në skitin e Shën Anës. Njëherë Nikita u largua nga skiti dhe vajti në qytetin e Serrait ku dëshmoi se Krishti ishte Perëndia i vërtetë. Në mbrëmjen e së Shtunës së Madhe Isuf Beu dha urdhër që Nikita të varej në mes të pazarit. Trupi i hieromartirit qëndroi tre ditë i varur në trekëmbësh. Më 4 prill të vitit 1808 dha jetën hieromartiri i shenjtë Nikita.
6. Kristo Kopshtari ishte nga Përmeti dhe ushtronte zanatin e bahçevanit në Stamboll. Ai u largua nga Shqipëria në moshën 40-vjeçare dhe patriotët e tij përmetarë e ndihmuan të sistemohej me punë. Pas një mosmarrëveshjeje që pati me një turk, atë e shpunë në gjyq. Kur mësuan që ishte i krishterë i thanë që të ndërronte fenë, por ai kundërshtoi. Atëhere xhelatët e ekzekutuan duke i prerë kokën. Kjo ndodhi më 12 shkurt të vitit 1748.(34)
Këta ishin disa nga martirët që dhanë jetën gjatë viteve të sundimit turk në Shqipëri. Martirët e besimit kanë qenë të shumtë, por të sipërpërmendurit janë më të spikaturit.
30) – Dhimitër Beduli, Hierodëshmori oshënar Nikita Shqiptari, Ngjallja, janar 1994, faqe 3.
31) – Nedai Thëllimi, Një shenjt shqiptar, Tempulli, Nr. 12, Korçë 2007, faqe 108.
32) – Arkimandrit Justini, Nga thesari i Shenjtorëve, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2004, faqe 257-258.
33) – Mitropoliti i Korçës Joani, Martiri i ri Shën Joani i Konicës, Ngjallja, shtator 1994, faqe 4.
34) – Mitropoliti i Korçës Joani, Shenjtorët Iliro-shqiptarë (Dispensë), faqe 43-44.

VOSKOPOJA
Voskopoja shtrihet në një trevë malore midis Gorës dhe Oparit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga tri anë me male, kodra dhe brigje. Hani i cili ka vizituar disa krahina të Shqipërisë në vitin 1843, duke u mbështetur në një kodik të vjetër që kishte Voskopoja, të vitit 1765, shkruan se Voskopoja është ndërtuar në vitin 1383 prej një prijësi nga dera e Muzakajve. Hani lë të kuptohet se Voskopoja është ndërtuar pas rënies së Kostandinopojës më 1453, pasi shumë refugjatë u larguan dhe u vendosën në jug të Shqipërisë. Emërtimi i saj në shkrime të ndryshme ka dhe trajta të ndryshme, si Vokopolis, Moskopolis, Moskopole, Voskopojë dhe Vockopojë. Ka të ngjarë që prapashtesa polis (qytet) të ketë çuar në emrin e sotëm.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.02.17 PM.jpg Shikime: 584 Madhësia: 79.9 KB
Banorët e parë mendohen të jenë banorët e shpërngulur fillimisht nga qyteti Voskop i vendosur në rrëzën e poshtme të fushës së Korçës, i rrënuar nga dyndjet osmane të shekullit XIV. Të shpërngulurit prenë shkurret e para dhe ndërtuan kishën e Shën e Premtes. Shtimi më pas i kësaj popullsie u bë me njerëz të tjerë që donin t‘i shpëtonin islamizimit. Të ardhurit ishin nga Korça, Myzeqeja, Berati etj. Por ka edhe grupe etnike që endeshin në malet e Gramozit dhe të Pindit, si dhe në viset e tjera të Ballkanit me tufat e tyre të bagëtive, të cilët sollën edhe zanatet e leshpunuesve, të endjes së qilimave etj.(35) Në shekullin e XVIII Voskopoja pati lulëzimin e saj më të madh me rreth 60.000 banorë. Në një dokument tjetër të shkruar në Budapest në vitin 1905 përmendet se qyteti ka pasur 12.000 shtëpi. Numri i madh i bazilikave, të cilat mund të merrnin deri në 1000 veta brenda, dëshmon për një bashkësi të madhe të krishterësh. Kisha e manastirit të Shën Prodhromit është ndërtuar në vitin 1632 dhe është pikturuar më 1659. Kisha është ë tipit në formë kryqi me kupolë dhe me apsida anësore. Kisha e fjetjes së Shën Marisë ka qenë katedralja e qytetit dhe është pikturuar në vitin 712. Kisha e Shën Kollit ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1722 dhe është pikturuar nga David Selenicasi më 1726.

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.03.08 PM.jpg Shikime: 592 Madhësia: 70.2 KB
Kisha e Taksiarkëve është ndërtuar dhe pikturuar në vitin 1722, ndërsa kisha e Shën Thanasit u ndërtua në vitin 1724 dhe u pikturua më 1745 nga vëllëzërit Athanas dhe Kostandin Zografi. Kisha e profetit Ilia është ndërtuar në vitin 1751 dhe është bazilikë trenefëshe e mbuluar me tavan të rrafshët. Voskopoja ndahej sipas lagjeve: lagjja e Shën Marisë, e Shën Kollit, e Shën Thanasit, e Shën Mëhillit etj. Ndërmjet lagjes së Shën Kollit dhe asaj të Shën Marisë gjendej pazari, ndërsa ndërtesat e shkollës, shtypshkronjës, spitalit dhe jetinores gjendeshin në lagjen e Shën Kollit. Rrugët që lidhnin lagjet e Voskopojës qenë të shtruara me kalldrëm.(36)
Në shekullin XVIII filloi artizanati i tekstileve të leshta. Një zhvillim të madh mori zejtaria dhe esnafët. Me pasurimin e mëtejshëm zejtarët filluan të merren me argjendari dhe me qëndisje. Zhvillim të rëndësishëm mori thurja e fijeve të arit mbi stofrat që vinin nga Venediku apo Kostandinopoja. Një veçanti e këtyre zejtarëve ishte krijimi i esnafeve dhe i rufeteve. Kodiku i Mitropolisë së Korçës dhe Selasforit bën fjalë për rolin që kanë luajtur këto organizata në jetën ekonomiko-shoqërore. Nga të dhënat e kodikut të manastirit të Shën Prodhomit del se rufetet e bakërxhinjve, të këpucarëve dhe të rrobaqepësve kontribuan në ndërtimin e objekteve të kultit ortodoks. Fëmijët e vllehve voskopojarë filluan të studionin në qytete të Evropës, si Vjenë, Venedik, Budapest e gjetkë dhe ky arsimim dha rezultatet e pritura me ngritjen e Akademisë. Ndërtesa e Akademisë së Re të Voskopojës u ngrit kryesisht me ndihmën financiare të rufeteve të mëdha, por edhe të vogla. Sipas kodikut të kishës së Shën Marisë këto organizata morën përsipër nga një djalë për të studiuar jashtë shtetit. Nga të ardhurat e rufeteve janë paguar mësuesit e shkollave, janë dhënë bursa për nxënësit dhe për akademitë e tjera në Evropë, si për shembull në Vjenë, Lajpsig, Venedik, Budapest, vende me të cilat kishin më shumë lidhje tregtare.(37) Një nga këta ka qenë edhe Teodhor Kavalioti, i cili duke qenë i shkëlqyer me mësime u dërgua në shkollën e Janinës me shpenzimet e esnafëve të bakërxhinjve. Tregtarët voskopojarë duke udhëtuar shpesh jashtë vendit, veç të mirave materiale sillnin edhe kulturën nga ato vende ku zhvillonin tregtinë. Këtë zhvillim e vërteton pajisja e qytetit me një shtypshkronjë në vitin 1720.
35) – Dhori Falo, Tragjedia e një qyteti, Kotti, Korçë 1998.
36) – Pirro Thomo, Voskopoja dhe lidhjet e saj me botën e jashtme, Kërkim, Nr.4, Tiranë 2010, faqe 51-55
37) – Valentin Mustaka, Voskopoja, qyteti i modernizuar nga arkondët vllehë, Sot, 23 janar 2004, faqe 12-13.

SHTYPSHKRONJA, BIBLIOTEKA DHE AKADEMIA E RE
Shtypshkronja u soll nga Venediku dhe u vendos në një ndërtesë të nëndheshme, e cila bashkohej me kishën e Shën Joan Teologut, në vendin që sot quhet “Luadhi i Skolive”. Veprimtaria e shtypshkrimeve ka filluar rreth vitit 1720. Në këtë shtypshkronjë mjeshtrat shqiptarë mësuan tipografinë. Tipografi i parë i shtypshkrimeve kanë qenë Grigor Voskopojari. Gjithashtu ai ishte botuesi dhe korrektori i shtypshkrimeve. Profesorët e “Akademisë së Re” qenë bashkëpunëtorët kryesorë të shtypshkronjës, sepse pjesa më e madhe e shtypshkrimeve qenë tekstet e tyre. Në shtypshkronjën e Voskopojës janë shtypur rreth 21 tekste mësimore në 38 vjet punë dhe të gjitha janë në gjuhën greke. Librat qenë me karakter teologjik dhe apologjetik. Shtypshkronja e Voskopojës ka shtypur 14 akoluthi, të cilat janë përdorur për nevoja liturgjike, ndërkohë bashkë me shërbesat fetare botohej edhe jeta e shenjtorëve, e cila fshihej në brendësi të tekstit prej syrit të pushtuesit osman.(38)
Jetëgjatësia e Shtypshkronjës së Voskopojës ka qenë deri në vitin 1769, kur u shkatërrua tërësisht. Në shtypshkronjën e Voskopojës u botuan kryesisht libra me karakter fetar si akoluthi, oktohikos etj, ndërkohë janë botuar edhe libra apologjetikë për të mbrojtur grigjën ortodokse nga ndikimet e kishës romano- katolike. Gjithashtu janë botuar libra me porositës me pagesë, sepse ishte e vetmja shtypshkronjë në ato treva.(39) Biblioteka e Voskopojës u themelua në vitin 1710 me donacionet e voskopojarëve, ndër të cilët mund të veçojmë Kryeepiskopin Joasaf. Biblioteka ka pasur mjaft dorëshkrime të çmuara të teksteve kishtare, por edhe një sasi të konsiderueshme të librave që qarkullonin në atë kohë në Evropë. Dhuruesi kryesor i librave ka qenë baroni Gjergji Sina, i cili ka jetuar në Vjenë. Me vdekjen e tij, i gjithë fondi prej dy mijë tituj librash i kaloi Bibliotekës së Voskopojës.(40)
Akademia e Re e Voskopojës ka funksiuniar që në vitin 1750. Për ndërtimin e Akademisë së Re esnafët voskopojarë dhanë 312 mijë aspra, paria e qytetit dhuroi 250 mijë, Mitropolia e Kosturit 60 mijë dhe manastiri i Shën Naumit ofroi 12 mijë aspra. Akademia pati emër të madh si brenda dhe jashtë vendit. Nismëtarë për ngritjen e saj njihen patriku i Ohrit Joasaf dhe Teodor Kavalioti. Guri i themelit u vu më 1741 dhe se ajo përfundoi së ndërtuari më 1750. Përurimin e saj e bëri Mitropoliti i Korçës Niqifori. Drejtori i parë ka qenë Sevet Leontiadhi nga Kosturi, i laureuar në filozofi e në filologji në universitetin e Xhenovës në Itali. Më parë Leontiadhi kishte drejtuar shkolat e larta të Janinës dhe të Kosturit. Që prej vitit 1744 në drejtimin e Akademisë ka qenë dijetari i shquar Teodor Anastas Kavalioti, i cili quhej botërisht “fot i dituri”, “kryeprift” etj. Në këtë Akademi mësuan shumë nxënës edhe nga vise të tjera të Shqipërisë si Korça, Elbasani, Përmeti, Gjirokastra, por edhe nga Greqia dhe Maqedonia. Gjuha që është përdorur ka qenë greqishtja si një gjuhë ndërballkanike për gjithë ortodoksinë. Programi mësimor i Akademisë ndahej në dy cilke: i ulti dhe i larti. Në ciklin e ulët jepeshin lëndët: gjuhë greke, edukatë fetare, kaligrafi, matematikë etj, ndërsa në ciklin e lartë jepeshin këto lëndë: gramatika, letërsia, portika, retorika, logjika, filozofia, teologjia, fizika, metafizika, etika, muzika, matematika etj. Didaktika që ndiqej në këtë shkollë luhatej ndërmjet shkencës dhe fesë, arsyes dhe besimit. Në rrethin e nxënësve dhe të pedagogëve të kësaj Akademie u bënë përpjekje që popullit feja t`i predikohej shqip dhe për kombëtarizimin e Kishës Ortodokse. Kjo gjë vërtetohet me përkthimet e Dhiatës së Re nga Grigor Voskopojari dhe Teodor Kavalioti.(41)
38) – Gentian Stratobërdha, Shtypshkronja e Voskopojës dhe veprimtyaria e saj botuese, në nivelet e shtypshkronjave të tjera në Evropën e asaj kohe, Kërkim, Nr. 1, Tiranë 2009, faqe 137-141.
39) – Max Demeter Peyfuss, Shtypshkronja e Voskopojës, Vienë 1996, faqe 92-93.
40) – Dr. Dion Tushi, Biblioteka e Voskopojës, Tempulli, Nr. 16, Korcë 2011, faqe 41-47.
41) – Alfred Uci, Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit, Voskopoja, Akademia e Re, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2004, faqe 66-72.

KREU I KATËRT
BASHKIMI ME KOSTANDINOPOJËN
(1767 deri në 1937)

Gjatë kësaj kohe u riorganizuan mitropolitë dhe episkopatat, u ndërtuan kisha të reja dhe u bënë përpjekje për zgjimin shpirtëror të ortodoksëve. Figura më e madhe në ato vite ka qenë Kozmai i Etolisë (1714-1779).(1) Qëllimi i aktivitetit misionar të murgut Kozma ishte të forconte ortodoksinë dhe të pengonte islamizimin e popullsisë. Ai u përpoq për hapjen e shkollave greke dhe porosiste banorët që të mos grindeshin me njeri-tjetrin. Kudo ku shkonte ngrinte një kryq prej druri. Mbështeste fronin që ia kishte ndërtuar Kurt pashai dhe fillonte të predikonte. Pasi përfundonte mësimdhënien, fronin e merrte, ndërsa kryqin e linte aty, që njerëzve tu kujtoheshin fjalët e tij. Në vjeshtën e vitit 1775 pasi mori një rekomandim nga patriku Sofron II, Shën Kozmai u takua me episkopin e Delvinës Ioaniqin. Pasi hartuan planin e punës dolën në terren. Në çdo fshat që shkonin predikonin duke këshilluar popullsinë të mos kalonte në myslimanizëm. Mjaft të dhëna rreth udhëtimit misionar të Shën Kozmait në Delvinë gjejmë në Kodikun e Mitropolisë së Delvinës. Në Himarë u predikoi himariotëve të hiqnin dorë nga gjakmarrja dhe i këshilloi të hapnin një shkollë. Kozmai vazhdoi predikimin në Gjirokastër, ndonëse mitropoliti i Gjirokastrës Dhositheu dhe paria e qytetit nuk e pritën mirë. Në Tepelenë e dëgjuan të krishterët dhe myslimanët. Në vijim predikoi në Dhjovjan para kishës së Shën Thanasit ku hapi shkollën. Mësues caktoi papa Zisin. Zbriti në Dhivër, ku hapi shkollën e parë hieratike, me qëllim përgatitjen e priftërinjve, të cilët do të vazhdonin misionin e tij. Kaloi në Vishan dhe më pas në Muzinë. Në manastirin e Theologos hapi një seminar për priftërinj, ndërsa në Derviçan predikoi në sheshin para kishës së Shën e Premtes. Predikoi kudo, në Senicë, në Konispol, në Kurjan, në Plisivicë dhe në Libohovë. Në pranverën e vitit 1776 Shën Kozmai predikoi para kishës së Shën Sofisë në Dermish. Në Mesopotam predikoi me pathos para popullit. Në korrik të vitit 1777 Shën Kozmai kaloi nga Nivica, Shën Vasili dhe Piqerasi. Predikoi në Palermo, në Qeparo dhe më pas u vendos në Himarë. Shën Kozmai vuri re se kishat në Himarë nuk frekuentoheshin nga besimtarët.(2)
“Kozmai bëri një akt që i habiti të gjithë. Pasi predikoi edhe një herë, i porositi banorët që të prishnin kishat, në të cilat nuk meshohej dhe qëndronin të mbyllura nga mungesa e priftërinjve dhe e besimtarëve duke mbajtur vetëm një, atë të “Gjithë Shenjtorëve” dhe pronat e pasuritë e tyre t’i përdornin për mbajtjen e shkollës. Me zërin e tij kumbonjës e të frymëzuar ai i ftoi, duke përfunduar fjalën e tij, që të fillonin menjëherë nga shembja e kishës. Asnjë nuk lëvizi nga vendi, asnjë nuk guxoi të vinte dorë mbi kishën. Atëherë Kozmai, pasi e mbaroi fjalimin, mori sopatën dhe u ngjit në çatinë e një kishe. Himariotët të habitur i vajtën pas dhe të tmerruar e panë atë duke rrëzuar çatinë dhe muret e kishës. U foli përsëri që andej sipër, duke u këshilluar edhe njëherë ngritjen e shkollës me të ardhurat e kishës. Ngritja e shkollës ishte një vepër më e pëlqyer nga Zoti sesa ekzistenca e një kishe të shkretuar dhe që nuk meshohej në të. Himariotët më të fund u bindën që ta ndihmonin. Kështu u ngrit në Himarë shkolla e parë, e cila është edhe sot”. Në vijim predikoi në Vuno, në Dhërmi, në Palasë dhe në Dukat. Shën Kozmai vajti në rrethin e Vlorës, ku predikoi në Nartë. Më pas u nis për në Berat dhe mbërriti atje më 22 gusht 1777. Shën Kozmai pasi predikoi, rekomandoi për hapjen e një shkolle në kala, gjithashtu kritikoi hebrenjtë dhe porositi të krishterët të mos bëjnë tregëti me ta dhe ditën e pazarit të mos e bënin të dielën, por të shtunën. Në shtator 1777 Kozmai predikoi në Durrës dhe në fshatrat e Kavajës, madje vajti deri në Krujë. Në predikimet e tij i porosiste të krishterët, të kreshmonin, të rrëfeheshin etj. Shën Kozmanë e shoqëronin rreth dyzetë priftërinj. Ata ecnin më këmbë, dimër e behar, në shi e në furtunë, nëpër monopate dhe në xhade. Shenjti kudo ku shkonte për të predikuar ungjillin merrte leje nga kryeprifti dhe paria e vendit. Kur vajti në Kolkondas, mori pëlqimin e kryepriftit dhe donte të merrte leje edhe nga Kurt pashai. Rrugës shenjtin e kapën dhe e varën në një pemë. Më pas kofomën e tij e hodhën në lumin Seman duke i varur një gur në qafë. Shën Kozmai u martirizua më 24 gusht të vitit 1779 në Kolkondas të Myzeqesë.(3)
1) – Kozmai ka lindur më 1714 në Mega Dhendro të Etolisë. Në moshën 20- vjeçare filloi të marrë mësimet e para nga jerodhiakoni Anania. Më vonë shkoi për studime në shkollën e Vatopedhit në Malin e Shenjtë, ku pati mësues Panajot Pallamanë. Deri në këtë kohë ai ishte laik me emrin Kosta. Pasi përfundoi studimet vajti në manastirin e Filotheut, ku u dorëzua hieromonak. Vite më vonë shkoi në Kostandinopojë për t‘u takuar me dhaskalin Krisanth, prej të cilit mësoi artin e gojtarisë. Pasi mori leje me shkrim nga patriku Serafim filloi aktivitetin misionar. Ai predikonte mësimet e Ungjillit të Shenjtë në kishat e Kostandinopojës, më pas shkoi në Vrahori, në Mesolongji dhe në zona të tjera. U kthye përsëri në Kostandinopojë, ku u takua me patrikun Sofron duke i marrë bekimin për të predikuar në ishujt e Egjeut. Në vitin 1775 u kthye në Malin e Shenjtë ku filloi të lexojë librat e etërve të kishës, por zelli i aktivitetit misionar nuk e linte të qetë. Kozmai u largua nga Mali Athos për të vazhduar veprën e tij misionare. Në vijim shkoi në Selanik, Beria, në fshatrat e Himarës, Akarnanisë duke arritur deri në Artë dhe në Prevezë.
2) – Kristo Frashëri, Ardhja e Shën Kozmait në Himarë, Korrieri, 8 dhjetor 2004, faqe 17.
3) – Fani Mihallopullu, Kozmai nga Etolia, (Përkthim nga Dhimitër Beduli), Tiranë 1999, faqe 31-32.

PARARENDËSIT E PËRDORIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË SHËRBESAT FETARE

Një perikope nga Ungjilli i Pashkëve është dokumenti më i vjetër që kemi për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër shërbesat fetare. Dokumenti gjendet brenda një dorëshkrimi greqisht në Bibliotekën Abroziana të Milanos dhe i përket shekullit XV. Ai përbëhet nga tri pjesë të ndryshme: 1-Nga një pjesë e Ungjillit të Matheut 27, 62-66 (është pjesë nga Ungjilli i mëngjesit që këndohet të Premten e Madhe gjatë shërbesës së Epitafit), 2-Urimi “Për shumë vjet o Kryezot” 3-Himni i Pashkëve “Krishti u Ngjall”.4 Në shkrim përdoret alfabeti grek, ndonëse nuk i është përshtatur mirë tingujve të shqipes. Dokumenti është një fletë me format 15×13.5cm, brenda kodikut me format dhe u zbulua më 1906 nga Spiridon Lambros, i cili e botoi në revistën Neos Elinomnimon të Athinës.(5)
Më vonë u transkriptua nga episkopi i Korçës Evllogjio Kurilla, i cili pretendon se është i Grigor Gjirokastritit. Studiuesit mendojnë se autori ka qenë një prift shqiptar i ritit lindor. Në të vërtetë teksti është një përkthim nga greqishtja në shqip. Perikopeja nga Ungjilli i Pashkëve është dokumenti i parë i shkruajtur në toskërishte.(6)
Anonimi i Elbasanit është një dëshmi tjetër, e cila mendohet të jetë e shekullit XVII dhe u gjend në vitin 1949 në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. Ajo përbëhet nga pjesë të të katër ungjijve, shkruar me një alfabet të veçantë dhe është përdorur për nevoja liturgjike. Teksti nuk e përmend emrin e autorit dhe vitin e shkrimit, prandaj u emërtua si anonim. Përkthimi është i lirë, në të folmen e Elbasanit dhe ka pak fjalë të të huaja. Gjuha është më arkaike se ajo e Dhaskal Todrit. Dokumenti i përket gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe në të ndihen ndikimet e toskërishtes. Alfabeti i përdorur është i panjohur më parë, me 40 shkronja me bazë glagolitike dhe është alfabeti orgjinal më i vjetër që njihet në shkrimin e shqipes. Alfabeti i përdorur ka më tepër bazë sllave sesa greke. Në tekst gjendet i shkruar emri i një kleriku, Papa Totasi, i cili ishte prifti i Shpatit dhe ka jetuar në shekullin XVIII.(7)
Prof. M. Domi mendon se autori është Grigori i Durrësit, vdekur më 1772, i cili është marrë me përkthimin e ungjijve dhe ka përdorur një alfabet origjinal. Nga gjuha e dorëshkrimit kuptohet që ka qenë njeri i ditur. Kjo vepër prej gjashtëdhjetë faqesh u shpëtua nga studiuesi elbasanas Lef Nosi, atëherë kur manastiri i Shën Gjon Vladimirit u dogj më 14 mars 1944.

Mitropoliti i Durrësit Grigori
 mendohet se ka lindur në vitin 1701 në Voskopojë. Më 1740 Grigori u qeth murg në Venedik, ku mësoi edhe mjeshtërinë e shtypshkruesit prej Nikolas Glykys. Emri i tij përmendet në të gjitha botimet me epitetin “më i dituri dhe më i mençuri nga murgjit hierodhaskenj të Voskopojës”. Nga kjo kuptojmë se Grigori ishte murg dhe njëkohësisht jepte mësim. Ai ka qenë ndihmës i parë i drejtorit të Akademisë, Sevast Leontiadhit. Grigori ka qenë edhe autor, ai ka shkruar parathënien dhe megalinaret e shërbesave të Nikodhimit dhe të Shtatë Shenjtorëve. Gjithashtu ai ka shkruar një shtojcë në traktatin e përllogaritjes së kohës, shkruar prej Sevast Lenotiadhit. Vite më vonë më 1768, Grigori u fronëzua Mitropolit i Durrësit. Grigori ka përkthyer në shqip Dhiatën e Vjetër dhe të Re, duke përdorur një alfabet të shpikur nga ai vetë para vitit 1772. Përkthimet e tij fatkeqësisht kanë humbur. Pas suprimimit të Patriarkanës së Ohrit më 1768, ai u caktua nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës si Mitropolit i Durrësit.(8)

Nektar Tërpo Voskopojari ka nënshkruar në një gravurë të gjetur në Manastirin e Ardenicës. Në të është shkruar një lutje e shkurtër drejtuar Hyjlindëses në katër gjuhë, greqisht, latinisht, arumanisht dhe shqip. Gravura ka këtë tekst në shqip të shkruar me alfabetin grek: “Virgjin Mamë eperëndis uro prë nee fajtorëte”. Në gravurë paraqitet Shën Mëria me Krishtin e vogël ndër duar. Ajo daton në vitin 1731 dhe poshtë saj është nënshkrimi i hieromonak Nektarit. Në atë kohë Nektar Tërpo Voskopojari ishte igumeni i Manastirit të Ardenicës. Nektar Tërpo ka lindur aty nga fundi i shekullit XVII në Voskopojë. Pas studimeve vajti në Malin Athos duke përqafuar jetën monakale. Vite më vonë e gjejmë në Manastirin e Shën Naumit dhe më pas në Manastirin e Ardenicës. Vitet e findit të jetës së tij i kaloi në Venedik, ku edhe ndërroi jetë.

Nektar Tërpo Voskopojari ka botuar dy vepra. E para titullohet “Besa”, i cili është botuar në Venedik në vitin 1750 për të ndaluar islamizimin e popullsisë ortodokse. Libri “Besa” në fletën e jashtme ka një shënim: “Libër i domosdoshëm për çdo njeri të thjeshtë, që mbështetet në Profetër, Ungjij, Apostuj dhe në mësues të tjerë të ditur. Ka edhe fjalime të tjera në dobi të atyre që do të lexojnë, të kthyera në gjuhë të thjeshtë. Kjo shihet në pasqyrën e lëndës. I punuar me dashuri nga hieromonaku Nektar Tërpo nga vendi i perëndiruajtur, Voskopojë, Venedik 1750”. Vepra e dytë e hieromonakut Nektar Tërpo Voskopojari titullohet “Probleme teologjike” me pyetje e përgjigje nga veprat e etërve të kishës dhe sidomos nga Athanasi i Madh. Ky ngjan me një libër katekizmi dhe është botuar më 1779, në Venedik.(9)

Theodhor Haxhifilipi (1730-1805) i njohur me emrin Dhaskal Todri, ka lindur në Elbasan. Ai ka studiuar në Akademinë e Voskopojës. Më vonë e gjejmë në Elbasan si mësues dhe predikues. Ka bërë përkthime të shumta fetare duke përkthyer shqip Dhjatën e Vjetër dhe të Re dhe Liturgjinë e Shën Joan Gojartit. Gjatë përkthimit të Liturgjisë ka ndjekur fjalë për fjalë tekstin greqisht duke mos e përshtatur si duhet në gjuhën shqipe. Pjesa më e madhe e shkrimeve të Dhaskal Todrit u dogj pas epidemisë së kolerës të vitit 1827. Prej tyre shpëtoi Liturgjia e Joan Gojartit, e cila ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në një kopje të mëvonshme të kopjuar nga igumeni i Manastirit të Shën Gjon Vladimirit, Haxhi Josifi. Liturgjia e Joan Gojartit u botua në revistën “Kopshti Letrar” në Elbasan. Alfabeti i përdorur nga Dhaskal Todri pati jehonë të madhe kudo dhe menjëherë filloi të përdorej jo vetëm nëpër shërbesat fetare dhe shkolla por edhe në jetën e përditshme të tregtarëve elbasanas. Alfabeti i Theodhor Haxhifilipit luajti rol të rëndësishëm për përhapjen e gjuhës shqipe nga fundi i shekullit XVIII e deri në fillimet e shekullit XIX dhe për zëvendësimin e greqishtes me gjuhën shqipe. Konsulli austriak në Janinë, albanologu Johan Georg fon Hahn (1811-1869), u entuziazmua shumë kur me ndihmën e Kostandin Kristoforidhit u zbulua alfabeti i Dhaskal Todrit. Gjithashtu Dhaskal Todri ka përkthyer edhe Librin e Orëve.(10)

Ikonom Konstandin Beratit (rreth 1745-rreth 1825) i përket një dorëshkrim që gjendet në Bibliotekën Kombëtare. Ai përbëhet nga 152 faqe, ku në 46 faqet e para janë të përkthyera shqip me alfabetin grek lutje të ndryshme fetare dhe pjesë ungjillore që përdoren në shërbesat liturgjike, ndërsa në faqen 106 ndodhet një alfabet origjinal me bazë glagolitike prej 37 shkronjash. Gjithashtu në të gjendet edhe një vjershë me dyzetekatër vargje e titulluar “Zonja Shën Mëri Përpara Kryqësë”, dy glosarë greqisht-shqip me rreth 1710 fjalë si dhe shënime të ndryshme me karakter fetar, ngjarje të ndodhura midis viteve 1764-1789. Përkthimet e tij nuk patën përhapje të madhe sepse nuk mundën të botoheshin. Studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi është marrë me transkriptimin e dokumentit dhe e pagëzoi me emrin “Kodiku i Kostandin Beratit” që i përket vitit 1764. Ky dorëshkrim pasqyron përpjekjet për përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe në shërbesat fetare.

Vangjel Meksi (1770-1823). Përkthyesi dhe mjeku Vangjel Meksi ka lindur në vitin 1770 në Labovë të Gjirokastrës. Ai u diplomua për mjekësi në Napoli të Italisë. Pasi kreu studimet, Vangjel Meksi ka shërbyer si mjek në oborrin e Ali pashë Tepelenës deri në vitin 1810. Për pasojë të intrigave të vëllezërve Vaja, Vangjel Meksit i rrezikohej jeta në oborrin e Ali pashë Tepelenës, prandaj ai u largua fshehurazi dhe gjeti strehë në Korfuz. Luka Vaja ishte gjithashtu mjek në oborrin e Ali pashë Tepelenës dhe shpifi për të nga rivaliteti që kishte për arsye të profesionit.(11)
Meksi kishte kulturë të gjerë në fushën e letrave, madje kishte hartuar një gramatikë të gjuhës shqipe, në të cilën kishte përcaktuar një alfabet të shqipes dhe drejtshkrimin. Meksi e firmosi kontratën me Shoqërinë Biblike më 19 tetor të vitit 1819 në prani të përfaqësuesit të saj R. Pinkertoni, i cili deklaronte: – Kam gjetur njeriun i cili, shpresoj, është përcaktuar t’u dhurojë bekimin e madh vëllezërve të vet, duke u dhënë Dhiatën e Re në gjuhën e tyre….Atë e njeh mirë patriku grek i Stambollit, i cili gjithashtu e ka miratuar shumë këtë sipërmarrje. Pinkertoni ia paraqiti kontratën patrikut Grigori V, i cili garantoi mbështetjen e plotë të tij. Përkthimi u bë nga teksti origjinal në greqishten e vjetër.12 Në vitin 1821, Vangjel Meksi e përfundoi përkthimin e Dhiatës së Re duke përdorur alfabetin grek. Ky përkthim u bë me nxitjen e komunitetit shqiptar të Vjenës. Përkthimi përfundoi pas 16 muajsh dhe ishte nën mbikqyrjen e episkopit Grigor Gjirokastriti, i cili e redaktoi tekstin e Dhiatës së Re dhe mbikqyri botimin e saj. Përkthimi i Meksit u bë në Stamboll, por ai udhëtoi një herë drejt Selanikut. Kjo ishte arritje e madhe për përdorimin e gjuhës shqipe në tekstet liturgjike. Në vitin 1823 Vangjel Meksi vdiq dhe punën e tij e vazhdoi një klerik shqiptar, i cili arriti ta botonte përkthimin e tij.(13)

Grigor Gjirokastriti ka lindur në Gjirokastër. Gjatë viteve (1799-1827) ka qenë episkop i Paramithisë. Grigori ka marrë pjesë aktive në kryengritjen e vitit 1821, duke qenë komandant i kryengritjes për pjesën jugore të Evjas. Pjesëmarrja në kryengritje e detyroi atë që më korrik të vitit 1823 të shpërngulet drejt Korfuzit. Atje gjendej Shoqëria Biblike e Joniane, e cila kishte si qëllim të përkthente Shkrimin e Shenjtë dhe ta përhapte atë në popull. Anëtar i Këshillit Drejues të saj ishte atë Andrea Idromeno, një shqiptar nga Parga. Ky i fundit bindi patrikun ekumenik Grigorin V për të dhënë lejen e botimit të Dhiatës së Re në shqip. Atë Andrea Idromeno ka qenë i caktuar nga Patriakana Ekumenike si redaktor i librave kishtarë. Më 16 shtator të vitit 1827 Grigor Gjirokastriti u fronëzua mitropilit i Athinës. Ai qëndroi në këtë fron deri në fundin e jetës së tij, më 4 prill 1828.(14)
Grigor Gjirokastriti pas vdekjes së Vangjel Meksit arriti të botojë Ungjillin sipas Matheut në Korfuz, në vitin 1824. Gjithashtu në vitin 1827 botoi Dhiatën e Re në Korfuz, e cila pati jehonë të madhe saqë në vitin 1858 u ribotua në Athinë. Botimi titullohej: “Dhiata e Re e Zotit sonë Jisu Kristoit mbë di gjuhë do me thënë gërqishte dhe shqiptarçe”. Në botimin e Korfuzit shkruhet në greqishte: “Me kujdes të Grigorit, Epishkopit t’Eubesë”. Gjithashtu Grigor Gjirokastriti ka përkthyer edhe disa broshura fetare nga të cilat mund të përmendim: “Kryqi i Krishtit”, “Jeta e Shën Joan Pagëzorit”, “Ligji i artë” etj.(15)

Kostandin Kristoforidhi lindi në Elbasan në vitin 1827. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Gjatë viteve 1847-1850 Kristoforidhi i mësoi gjuhën shqipe albanologut Hahn, i cili ishte konsull i Austrisë në Janinë. Vite më vonë Hahni me ndihmën e Kristoforidhit zbuloi shkrimet e Dhaskal Todrit. Në bashkëpunim me Hahnin, ai botoi më 1854 në Vjenë veprën “Studime shqiptare” (Albanische Studien). Më pas Kostandini studioi në kolegjin protestant të Maltës. Në vitin 1869 përktheu, me porosi të Shoqatës Biblike Britanike, Dhiatën e Re në dialektin gegë dhe më 1897 e botoi atë në Stamboll sipas dialektit toskë. Kristoforidhi përktheu edhe disa nga librat e Dhiatës së Vjetër. Në vitin 1872 botoi Psalltirin dhe në vitet 1880- 1884 botoi “Të bërët”, “Të dalët”, “Nomi i dytë”, “Fjalë të Urta të Sollomonit” dhe “Isaia” në toskërisht. Përkthimet e Kristoforidhit dallohen nga pastërtia dhe saktësia e përdorimit të gjuhës shqipe. Teksti i Dhiatës së Re, i botuar për herë të parë në vitin 1879 në dialektin toskë, dhe i ribotuar në vitet 1911 dhe 1930, përdoret ende edhe sot në Kishën Ortodokse. Për të nderuar veprën e madhe të këtij dijetari, Kisha Ortodokse në vitin 1934 i ngriti një bust, i cili është sot në Kishën e Shën Marisë në Elbasan. Nga familja e Kristoforidhit në Elbasan nuk ka trashëgimtarë.(16)

4) – Dhimitër Beduli, Gjuha shqipe në kishë, Tiranë 1999, faqe 8-9.
5) – Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Tiranë 1976, faqe 39.
6) – Tomor Osmani, Udha e shkronjave shqipe, Shkodër 1999, faqe 19-20.
7) – Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Tiranë 1976, faqe 92.
8) – Max Demeter Peyfuss, Shtypshkronja e Voskopojës, Vienë 1996, faqe 83-90.
9) – Kostandin Skënderi, Historia e Voskopojës së Vjetër dhe të Re, përktheu Dhimitër Beduli,Tempulli, Nr. 8, Korçë 3002, faqe 83.
10) – Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi, Liturgjia shqipe, nga Pal Engjëlli te Dhaskal Todri, Tema, 30 shtator 2005, faqe 14-15.
11) – Aida Tuçi, Mjeku i arratisur i Ali pashë Tepelenës, që u bë përkthyes, Mapo 24 gusht 2013, faqe 22.
12) – Aleksandër Meksi, Botimi i Dhiatës së Re përkthyer nga Vangjel Meksi, në monografinë e Profesor Xhevat Lloshit, Kërkim Nr. 10, Tiranë 2013, faqe 54-59.
13) – Mitropoliti i Korçës Joani, Një vështim i shkurtër mbi përkthimet fetare në Kishën Orthodhokse në Shqipëri, Tempulli Nr. 2, Korçë 2000, faqe 13-14.
14) – Dr. Dion Tushi, Grigor Gjirokastriti dhe gramatologjia shqiptare, Kërkim Nr. 10, tiranë 2013, faqe 41-52.
15) – Namik Resuli, Shkrimtarët Shqiptarë, (Nga Buzuku tek arbëreshët e Greqisë), Pakti, 2007, faqe 88-90.
16) – Ledia Lleshi, Udhëtimi në Elbasan dhe premtimet e tij para bustit të Kostandin Kristoforidhit, Metropol, 9 maj 2007, faqe 19.

ATA QË U MARTIRIZUAN PËR GJUHËN SHQIPE
Papa Kristo Negovani (1875-1906) ishte prift atdhetar i Kishës Ortodokse. Ai ka lindur në Negovan të Follorinës në vitin 1875. Pasi u hirotonis prift filloi të përkthente tekstet liturgjike në gjuhën shqipe duke i praktikuar nëpër shërbesat fetare. E burgosën në Manastir, por ai vazhdoi punën e tij. Papa Kristo Negovani mundi me shumë përpjekje të botojë 9 vepra shkollore dhe kishtare në gjuhën shqipe. Më 10 shkurt, ditën e Shën Harallambit, në prani të dhespotit të Kosturit Karavangjeli, papa Kristoja e mbajti meshën në gjuhën shqipe. Karavangjeli e mallkoi, por papa Kristo vazhdoi shërbesat në gjuhën shqipe. Më në fund e masakruan me sëpatë në pyllin e fshatit Negovan më 12 shkurt 1906. Ai u bë martiri i parë në përpjekjet për të futur gjuhën shqipe në shërbesat e Kishës Ortodokse.(17)

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ka lindur më 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës. Pasi kreu shkollën pedagogjike në Qesarat të Lunxhërisë filloi punë si mësues. Në vitin 1883 u mësoi nxënësve gjuhën amtare dhe e futi gjuhën shqipe në predikimet kishtare. Petro u mësoi bashkëfshatarëve Apostullin, Ungjillin, Simbolin e Besimit dhe Uratën Zotërore ti thonin në gjuhën shqipe. Më 20 shtator 1892 mitropoliti Fillaret i Kosturit e shkishëroi dhe e mallkoi. “I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi, në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston…Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zërë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes..” Për këtë veprim antishqiptar të mitropolitit Fillaret, Petro Nini Luarasi ka shkruar pamfletin “Mallkimi i shkronjave shqip dhe çpërfolja e shqiptarit” dhe poemën “Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”, me të cilat zbuloi hipokrizinë e klerikëve të huaj. Për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe për të vijuar veprimtarinë atdhetare Petro Luarasi shkoi në Amerikë, ku mori pjesë në lëvizjen patriotike. Pas shpalljes së hyrietit më 1908 u kthye në atdhe. Më 20 mars 1910 u çel Kongresi i Dytë i Manastirit, në të cilin Petro ishte përfaqësues i shoqërisë “Lidhja Orthodhokse”. Megjithatë ai nuk i shpëtoi dënimit të përcaktuar nga ata që nuk e donin. Më 17 gusht 1911, Petro Nini Luarasi vdiq i helmuar.(18)

Atë Stath Melani (1858-1917) ka lindur në fshatin Melan. Babai i tij emigroi në Stamboll dhe në vitin 1877 mori edhe të birin. Në vitin 1888 Stathi u martua me Kostandinën. Nga kjo martesë u lindën nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza. Në vitin 1899 emigroi në Amerikë ku u dorëzua prift në Kishën e Shën Marisë në Vocerterit. Pasi shërbeu me devocion, më 1908 mori ofiqin e Ikonomit. Sapo u kthye në atdhe u përfshi në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe filloi të predikonte shqip në kishën e Përmetit. Kur dhespoti grek e qortoi përse kishte meshuar në gjuhën shqipe, atë Stathi iu përgjigj: “Hirësi, shqiptarët merren vesh me Perëndinë më mirë dhe më shpejt me shqipen se sa me greqishten”. Atë Stath Melanin e vranë më 24 dhjetor të vitit 1917 njerëzit e bandës së Josif Suropullit. Këtij të fundit i kishin premtuar një shumë të madhe parash nëse do tu shpinte kokën e atë Stath Melanit. Pasi e qëlluan me armë tek Balta e Kuqe e Lipivanit, kriminelët i prenë kokën me thikë dhe e futën në një torbë për tua treguar padronëve të tyre. Trupin pa kokë të atë Stath Melanit e varrosën në kishën e Shën Kollit në Përmet.(19)

17) – Alqi Jani, Mitropolia greke e Gjirokastrës mallkon banorët e Nivanit të Zagories, Zagoria, korrik 2003, faqe 2.
18) – Gilmana Bushati, Petro Nini Luarasi, martiri i gjuhës shqipe, Gazeta Shqiptare, 14 janar 2011, faqe 22-23.
19) – Apostol Kotani,Kepedan At Stath Melani me shokë,Tiranë 1997,fq 90-92.

PËRPJEKJET PËR SHQIPTARIZIMIN E KISHËS
Në Sh.B.A. Theofan Noli u dorëzua në gradën priftërore në moshën 26 vjeçare në këto rrethana historike. Kisha nuk kishte varrosur një shqiptar me emrin Kristo Dishnica në varrezat e Kishës së Shën Gjergjit në Boston. Ky incident ka ndodhur vërtet dhe daton në vitin 1907, por në atë kohë prift në atë kishë nuk ishte një grek, por një sirian. Ky i fundit duke parë çertifikatën e lindjes së Kristo Dishnicës, e cila thoshte “lindur në Turqi, fshati Korçë”, nuk kishte pranuar që ta varroste, sepse sipas tij ai ishte mysliman. Në atë kohë të gjitha dokumentet e shqiptarëve mbanin vulën e Perandorisë Osmane.20 Kristo Thimo Dishnica u varros pa asnjë ceremoni kishtare. Kjo ngjarje shkaktoi zemërimin e shqiptarëve të Masaçusetsit, të cilët vendosën të kishin një prift shqiptar.

Emri: Screenshot 2024-03-02 at 12.22.55 AM.jpg Shikime: 606 Madhësia: 39.6 KB
Në këto rrethana Nolit i lindi dëshira për t’u bërë misionar i krishterimit dhe në vitin 1908 u dorëzua prift nga mitropoliti rus i Nju Jorkut, Platoni në katedralen e Shën Nikollës, sipas rekomandimit të atë Aleksandër Hotovickit dhe atë Jakob Grigorievit. Më datën 22 mars 1908 u celebrua liturgjia e parë në gjuhën shqipe prej atë Theofanit në sallën e “Kalorësve të Nderit” në Boston. Liturgjia Hyjnore e përkthyer nga atë Theofani tingëllonte shumë bukur në gjuhën shqipe dhe kuptohej nga besimtarët e pranishëm. Po atë ditë shqiptarët u mblodhën në sallën “Feniks” dhe themeluan Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Më 17 nëntor të vitit 1918 atë Theofani mori ofiqin e arkimandritit prej episkopit rus Aleksandër në Katedralen e Shën Nikollës, ndërsa më 25 shkurt të vitit 1919 në mbledhjen e përgjithshme kleriko-laike të kolonive shqiptare të SHBA-së, arkimandrit Theofani u propozua si kandidat për episkop. Me inisiativën e tij, më 20 korrik 1919 Kisha Ortodokse e diasporës shqiptare të Amerikës u shpall e pavarur.

Emri: Screenshot 2024-03-02 at 12.23.49 AM.jpg Shikime: 601 Madhësia: 32.3 KB Emri: Screenshot 2024-03-02 at 12.23.55 AM.jpg Shikime: 607 Madhësia: 34.5 KB

Në Rumani. Me themelimin e kishës shqiptare në Boston në vitin 1908, një vit më vonë edhe shqiptarët e Bukureshtit të udhëhequr nga Nikolla Naço mundën të ngrinin një kishë për shqiptarët. Në atë kohë Nikolla Naço ishte zgjedhur kryetar i Shoqërisë “Drita” në Bukuresht. Prej vitesh kishte punuar për themelimin e shkollave shqipe dhe për përkthimin e librave në gjuhën shqipe. Që në vitin 1893 në Bukuresht funksiononte shkolla normale shqipe nën drejtimin e Nikolla Naços, e cila financohej nga familja rumune Butulesku. Për ngritjen e shkollës Naço u përgëzua nga Mihal Grameno. Vite më vonë Shoqëria “Drita” ngriti shkollën shqipe në qytetin e Konstancës. Por ngjarja më e rëndësishme ishte themelimi i kishës shqiptare në vitin 1909 në qytetin e Bukureshtit. Pikërisht në këtë kishë në vitin 1911 atë Theofan Noli celebroi një meshë për shqiptarët e Rumanisë. Noli e quajti Naçon “ushtarin e vjetër dhe më energjik të çështjes shqiptare” se në shkollën e tij mësuan bij të shqiptarëve ortodoksë, katolikë e myslimanë. Ndikimi i Shoqërisë “Drita” u përhap në të gjitha viset ku jetonin shqiptarët.(21)

Lidhja Orthodhokse. Sekretar i shoqërisë “Drita” ka qenë Mihal Grameno,22 i cili pasi u kthye në atdhe më 1 shkurt të vitit 1909 themeloi në Korçë shoqërinë “Lidhja Orthodhokse”. Mbledhja u zhvillua në shtëpinë e Tasi Ilos. Lidhja Orthodhokse zgjodhi pleqësinë: Kryetar, Mina Frashëri, nënkryetar, Mihal Grameno, arkëtar Thoma Adam dhe sekretar, Pandeli Cale. Gjithashtu anëtarë të pleqësisë qenë: Thoma Eqimi, Ilo Furçi, Llambi Ramiz dhe Llambi Bilbili. Në vijim u miratua kanonizma e Lidhjes Orthodhokse. Menjëherë një përfaqësi e Lidhjes Orthodhokse shkoi në Mitripoli dhe i Kërkoi Mitropolitit të Korçës që priftërinjtë Ungjillin, Apostullin dhe Paqësoret ti lëçisin në gjuhën shqipe. Përgjigjja e Mitropolitit të Korçës ishte se nuk mund ta lejonte këtë gjë nëse nuk kishte miratimin e Patriarkanës Ekumenike. Kjo shoqëri patriotike botoi gazetën e përdyjavshme fetare dhe letrare, nëpërmjet së cilës zhvilloi propagandën e saj. Qëllimi kryesor i kësaj shoqërie atdhetare ishte përdorimi i gjuhës shqipe nëpër shërbesat fetare. Shumë shpejt kjo shoqëri krijoi degët e saj në Elbasan, Durrës, Berat e gjetkë.(23)

Në Bullgari me pjesëmarrësit e kolonisë së Sofjes u formua shoqëria “Dëshira”. Veprimtaria e shoqërisë “Dëshira” është e lidhur ngushtë me shoqërinë “Drita” të Bukureshtit. Shoqëria “Dëshira” hapi tipografinë “Mbrothësia”, të cilën e drejtonte Kristo Luarasi. Më 22 nëntor të vitit 1902 u çel shkolla shqipe e natës, të cilën e drejtonte Kosta Jani Trebicka, i cili në atë kohë ishte zgjedhur kryetar i shoqërisë “Dëshira”. Kjo shoqëri patriotike zhvilloi një veprimtari të gjerë përsa i përket botimit të librave në gjuhen shqipe sipas alfabetit që kishte caktuar Shoqëria e Stambollit. Bashkëpunëtorët e shoqërisë “Dëshira” qenë: Asdreni, Jani Vruho, Mihal Xoxe, Petro Nini Luarasi, Mihal Grameno, Hil Mosi, Loni Logori, Kristo Luarasi, Josif Bageri, Spiro Dine, Dhimitër Mole, Kosta Jani Trebicka etj. Shoqëria “Dëshira” botoi gazetën “Kalendari Kombiar”, e cila ndikoi në përhapjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës kombëtare në tërësi.

20) – Sokol Balla, Noli ky prift i çuditshëm, Klan, 31 janar 1999, faqe 32.
21) – Koli Xoxi, Nikolla Jorga dijetari pa njollë pa frikë, Tiranë 2001, faqe 170- 176.
22) – Atdhetari Mihal Grameno ka qenë luftëtar i çetës së vëllezërve Çerçiz dhe Bajo Topulli. Ai ka qenë publicist dhe themelues i gazetave “Lidhja Orthodhokse” dhe “Koha”. Gjithashtu ka botuar librat “Oxhaku”, “E puthura”, “Varri i pagëzimit” etj.
23) – Vepror Hasani, Rrofshin priftërinjtë e Elbasanit, të parët që iu lutën Zotit shqip, Standard, 19 tetor 2013, faqe 18-19.

SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Për të ngritur flamurin kombëtar patriotët shqiptarë u ndeshën me pengesa dhe vështirësi të shumta. Më 5 nëntor 1912, Ismail Qemali mblodhi patriotët shqiptarë në hotelin “Continental” të Bukureshtit, ku diskutuan për pavarësinë e Shqipërisë. Figurat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje qenë Asdreni, Spiridon Ilo, Vasil Zografi, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati etj. Ata vendosën që të mbahej një Kuvend Kombëtar me përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Në mbledhje u diskutua për flamurin kombëtar dhe u vendos që të ishte ai flamur që ngriti Gjergj Kastrioti në Krujë. Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin udhëtuan nga Bukureshti për në Vienë, ku takuan Bertholdin, ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë. Spiridon Ilo, Dhimitër Berati, Pandeli Mborja dhe Dhimitër Zografi u nisën disa ditë më vonë dhe u takuan me Ismail Qemalin në Trieste të Italisë. Më 19 nëntor 1912 u nisën për në Durrës me anijen që u siguroi Bertholdi. Udhën nga Durrësi për në Vlorë e bënë me karroca me kuaj. Kur mbërritën në Vlorë, Spiridon Ilo vajti për të bujtur tek vajza e tezes, Marigo Pozio.24 Kjo e fundit së bashku me dy vajzat e saj me qëlim që flamuri të dukej më i paraqitshëm, qëndisi thekët. Logjika e thjeshtë na shpie të mendojmë se grupi i patriotëve shqiptarë që u nis nga Rumania kishte marrë me vete edhe flamurin që do të ngrinte në shpalljen e Pavarësisë?
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.41.35 PM.jpg Shikime: 573 Madhësia: 45.9 KB
Këtë flamur e ka mbajtur në gji patrioti Spiridon Ilo, i cili në kujtimet e tij shkruan: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.25 Është folur që flamurin kombëtar e qëndisi Marigoja me dy vajzat e saj, por e vërteta është se flamuri u përgatit në Bukuresht dhe gjatë udhës për në Vlorë e ka mbajtur Spiridon Ilo. Punimet e Kuvendit të Vlorës filluan më 28 nëntor 1912, në orën 15:30 në sarajet e familjes Vlora, me pjesëmarrjen e 78 delegatëve. Kuvendi i Vlorës vendosi që “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë dhe e mosvarme”. Pas nënshkrimit të aktit të shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali në orën 17:30 të datës 28 nëntor 1912 doli në ballkonin e shtëpisë ku zhvilloi punimet kuvendi dhe valviti lart flamurin kombëtar, të cilin e kishte ngritur dikur Gjergj Kastrioti në Krujë.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.43.11 PM.jpg Shikime: 588 Madhësia: 36.6 KB
Kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe qeverinë e përkohshme, e cila përbëhej nga 10 antarë:
1-Ismail Qemali, Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
2-Dom Nikoll Kaçorri, Zv. Kryeministër.
3-Myfit Libohova, ministër i Brendshëm.
4-Dr. Petro Poga, ministër i Drejtësisë.
5-Pandeli Cane, ministër i Bujqësisë.
6-Abdi Toptani, ministër i Financave.
7-Luigj Gurakuqi, ministër i Arsimit.
8-Mehmet Dërralla, ministër i Luftës.
9-Mit’hat Frashëri, ministër i Punëve Botnore.
10-Lef Nosi, ministër i Postë-Telegrafës.
Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali, ngarkoi ministrin e Postë-Telegrafës Lef Nosin, që të njoftonte fuqitë e mëdha, Anglinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë, si dhe vendet ballkanike Rumaninë, Serbinë, Bulgarinë, Greqinë dhe Turqinë, me qëllim që ata të njihnin aktin e shpalljes së Pavarësisë. Ky akt përbëhet prej një faqe e gjysëm, në të cilin ndër të tjera thuhet: “Kam nderin t’i njoftoj Shkëlqësitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare në qytetin e Vlorës, shpallën pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohshme. Shqiptarët po gëzohen që mundën të hyjnë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër, veçse të jetojnë në paqe dhe harmoni me të gjitha shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe europiane”. Kuvendi duke pasur parasysh ekuilibrin e raporteve fetare, vendosi që qeveria të përbëhej prej 5 të krishterëve dhe 5 myslimanëve. Kjo qeveri funksionoi prej datës 4 dhjetor 1912 deri më 22 janar 1914. Në gusht të vitit 1913 qeveria e Vlorës botoi gazetën “Përlindja e Shqipënis”, me kryeredaktor Dhimitër Beratin. Në këtë gazetë ka shkruar publicisti Mihal Grameno dhe shumë patriotë të tjerë.(26)
24) – Marigo Pozio ka lindur në Hoçisht të Korçës, më 1878. Në vitin 1904 u vendos familjarisht në Vlorë. Më 1921, Marigoja ka botuar gazetën “Shpresa Kombëtare”. Ajo ka vdekur në Tiranë më 1932 dhe u varros në manastirin e Zvërnecit, sipas amanetit që kishte lënë.
25) – Armand Jonuzi, E vërteta e ditës së ngritjes së Flamurit në Vlorë, Tirana Observer, 5 tetor 2006, faqe 12.
26) -Gëzim Llojdia, Vlora, me muze të pavarësisë, Koha Jonë, 24 nëntor 2006, faqe 14.

SIMBOLIKA E FLAMURIT
Duke folur për flamurin Faik Konica thotë: “Flamuri përmbledh kujtimet e shkruara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”. Sipas Faik Konicës elementi që bie më tepër në sy në flamurin tonë kombëtar është shqiponja dykrenore, e cila në kohën bizantine simbolizonte dy kontinentet. Nga ky fakt mund të themi që ky element është trashëguar nga Bizanti. Madje shqiponja dykrenore e Kastriotëve ka pasur ngjyrë të argjendtë siç ka qenë në flamurin bizantin. Pas rënies së Kostandinopojës më 1453, Gjergj Kastrioti urdhëroi që shqiponja dykrenore të bëhej e zezë në shenjë zie. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit xhoka e burrave shqiptarë u lye në ngjyrë të zezë, ndërsa gratë ngjyen thekët e shamive në shenjë zie kombëtare.(27)
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.48.01 PM.jpg Shikime: 585 Madhësia: 30.2 KB
Më 1947 Fan Noli ka shtuar në kanonin liturgjik shërbesën, të cilën e titulloi “Dhoksollogjia e flamurit”. Me anën e një terminologjie liturgjike kishtare Noli paraqet atmosferën panagjirike që krijohet gjatë këndimit të Dhoksologjisë së Flamurit. “O Zot, që bekon dhe shejtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rezik dhe shtrëngicë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nënë hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo. Se ti je Perëndi mëshirplot dhe njeridashës, dhe ty të dërgojmë lavdi, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve.(28)

27) – Vasil Tushi, Flamuri dhe origjina e shqiponjës dykrenare në të, Ngjallja, tetor 1998, faqe 4.
28) – Imzot Fan. S. Noli, Kremtore, Boston, Mass. 1947, faqe 770.

FIRMËTARËT ORTODOKSË TË AKTIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
1-Lef Nosi (1873-1946) ka lindur në Elbasan, më 9 prill të vitit 1873. Ai ka qenë botues i revistës “Tomorri”. Lef Nosi ka qenë patriot, arkivist, folklorist, etnograf, deputet, ministër etj. Gjithashtu njihet si babai i filatesisë shqiptare. Lef Nosi ka studiuar për farmaci në Athinë. Ai ka firmosur Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, me siglën “Lef Nosi”. Më 28 nëntor 1937 publikoi në Tiranë Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Lef Nosi u arrestua më 1946 dhe u dënua me vdekje.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.52.22 PM.png Shikime: 593 Madhësia: 606.3 KBEmri: Screenshot 2024-03-01 at 4.52.16 PM.png Shikime: 584 Madhësia: 606.0 KB
2-Spiridon Ilo (1876-1850) ka lindur në Korçë, më 1876. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku mori pjesë në lëvizjen patriotike. Ka qenë pjesëmarrës në mbledhjen e 5 nëntorit që u zhvillua në Bukuresht dhe në vijim në ditën e shpalljes së Pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912. Ai ka firmosur Aktin e Pavarësisë, me siglën “Spiro T. Ilo”. Më 1916 Spiridoni emigroi në Amerikë. Në vitin 1923, themeloi në Nju Jork shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograph Records”, e cila kreu regjistrimin e parë të himnit kombëtar. Himni u këndua nga Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh Giusepe Mauro. Spiridon Ilo ka vdekur në Korçë, më 1950.
3-Jorgji Karbunara (1842-1917) ka lindur në Berat më 1842. Ai njihej si Babë Dudë Karbunara dhe ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Jorgji Karbunara iu përkushtua hapjes së shkollave shqipe në Berat. Ai ishte përfaqësues i Beratit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu u zgjodh anëtar i Pleqësisë.
4-Jani Minga (1872-1947) ka lindur në fshatin Shën Pjetër të Fierit. Në vitin 1889 ka qenë nismëtari i krijimit të klubit atdhetar “Labëria” dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909. Ai u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Minga”.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.53.21 PM.png Shikime: 598 Madhësia: 563.1 KBEmri: Screenshot 2024-03-01 at 4.53.27 PM.png Shikime: 590 Madhësia: 607.4 KB
5-Dhimitër Tutulani (1875-1937) ka lindur në Berat. Pasi përfundoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë vazhdoi studimet juridike në Athinë. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Berat dhe filloi punë si avokat. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e pavarësisë, me siglën “Dh. Tout”.
6-Dhimitër Berati (1888-1970) ka lindur më 15 tetor të vitit 1888 në Korçë. Studioi për drejtësi dhe shkencat politike në Rumani. Në viti 1905 u kthye në Korçë ku filloi punë si mësues në shkollën shqipe. Ka qenë pjesëmarrrës në mbledhjen e 5 nëntorit që u zhvillua në hotel “Continental” të Bukureshtit. Dhimitër Berati u zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit dhe ka firmosur Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, me siglën “D. Berati”.
7-Dhimitër Mbroja (1884-1945) ka qenë anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës më 1908. Ka qenë pjesëmarrrës në mbledhjen e 5 nëntorit që u zhvillua në Bukuresht, ndërsa më 28 nëntor 1912 ka firmosur Aktin e Pavarësisë, me siglën “Dh. Emanuel”. Më shkurt të vitit 1915 u zgjodh këshilltar pranë shoqërisë së Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.54.16 PM.png Shikime: 582 Madhësia: 643.2 KBEmri: Screenshot 2024-03-01 at 4.54.21 PM.png Shikime: 585 Madhësia: 650.1 KB
8-Dhimitër Zografi (1878-1945) ka lindur në Korçë më 1878. Në vitin 1906 mori pjesë në themelimin e shoqërisë të shqiptarëve të Bukureshtin “Urinea”. Ai u zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit dhe ka firmosur Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, me siglën “Dimitri Zografi”. Gjithashtu u zgjodh anëtar i Pleqësisë.
9-Pandeli Cale (1879-1923) ka lindur në Korçë më 1879. Studimet i kreu në Liceun Klasik Francez të Aleksandrisë në Egjipt. Më 1908 u kthye në atdhe ku u zgjodh kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë”, ndërsa në shkurt 1909 ka qenë sekretar i shoqërisë “Lidhja Orthodhokse”. Ka qenë pjesëmarrrës në mbledhjen e 5 nëntorit që u zhvillua në Bukuresht, dhe në vijim ka shoqëruar Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912 ka firmosur Aktin e Pavarësisë, me siglën “Pandeli Cale”.
10-Thanas Floqi (1884-1945) ka lindur në Korçë më 14 janar 1884. Ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Athinës. Më pas emigroi në Amerikë ku u shqua si veprimtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Vatra”. Më 1908 u kthye në Vlorë ku punoi si jurist në administratën shterërore. Ai kontribuoi në mbrojtjen e gjuhës shqipe. Gjithashtu u muar me veprimtari krijuese artistike. Thanas Floqi ka firmosur Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, me siglën “Thanas V. Floqi”.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 4.55.05 PM.png Shikime: 585 Madhësia: 451.9 KBEmri: Screenshot 2024-03-01 at 4.55.10 PM.png Shikime: 594 Madhësia: 427.1 KB
11-Aristidh Ruci (1875-1950) ka lindur në Sheper të Zagorisë. Mësimet i mori në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në vitin 1908 e gjejmë në Vlorë ku u angazhua në themelimin e klubit patriotik “Labëria”. Ai ka luftuar në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911 si dhe në Luftën e Vlorës më 1920. Aristidh Ruci ka qenë delegat i Vlorës dhe më 28 nëntor 1912 ka firmosur Aktin e Pavarësisë, me siglën “A, Ruci”.
12-Petro Poga ka lindur në Erind të Gjirokastrës. Studimet e larta për drejtësi i kreu në Universitetin e Stambollit. Në vitin 1884 botoi gazetën “Drita” të Stambollit. Në vitin 1908 gjendet në Gjirokastër dhe ndihmoi në hapjen e shkollës shqipe. Gjithashtu themeloi klubin patriotik “Drita e Gjirokastrës”. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë. Petro Poga ka qenë Ministër i Drejtësisë 1912- 1920. Gjithashtu gjatë viteve 1913-1915 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Lartë.
13-Kristo Meksi (1849-1931) ka qenë një ndër themeluesit të shoqërisë shqiptare të Bukureshtit. Më 28 nëntor 1906 në shtëpinë e tij zhvilloi punimet mbledhja për bashkimin e shoqërive patriotike “Dituria”, “Dibra” dhe “Shpresa”. Më 7 maj 1907 nënshkroi deklaratën e themelimit të komitetit “Për Lirinë e Shqipërisë”. Kristo Meksi ka qenë një ndër organizatorët e mbledhjes së Bukureshtit. Së bashku me delegatët e Bukureshtit udhëtoi për në Vlorë për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë.(29)
Me krijimin e shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, Kishës Ortodokse të Shqipërisë i lindi e drejta për të kërkuar autoqefalinë. Tashmë Shqipëria ishte e pavarur nga Turqia, kështu që kërkesa për autoqefali ishte e natyrshme. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me vendet e tjera të Ballkanit, të cilat sapo u shkëputën nga Turqia formuan shtetet e tyre dhe rrjedhimisht edhe kishat e tyre u shkëputën nga Patriarkana Ekumenike. Kështu pati ndodhur me Kishën Ortodokse të Rusisë, e cila e fitoi autoqefalinë në vitin 1771, me Kishën Ortodokse të Greqisë në vitin 1883, me atë të Serbisë më 1880, të Rumanisë më 1856 etj.
Duke u nisur nga parimi: “Kishë e pavarur në shtet të pavarur” edhe në Shqipëri nisën përpjekjet për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Ato filluan në vitin 1914 duke pasur si qendër qytetin e Korçës. Pas dëbimit të mitropolitit Jakov në gusht të vitit 1917 dhe moslejimin më 1920 e mitropolitit Joakim(30) në Kishën Ortodokse Shqiptare filloi një lëvizje e re për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër shërbesat fetare. Kjo lëvizje u finalizua më 28 prill të vitit 1921 atëhere kur arkimandrit Agathangjel Çamçe dhe atë Vasil Marku celebruan liturgjinë e parë në gjuhën shqipe në Kishën e Shën Gjergjit, në qytetin e Korçës. Shembullin e tyre e ndoqën klerikët e Pogradecit, Vlorës etj.
29) – Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë, Ngjallja, Nëntor 2012, faqe 3-4
30) – Joakim Martiniani ka lindur në Voskopojë, më 1875. Studimet e larta i ndoqi në shkollën teologjike të Halkit. Në vitin 1903 u dorëzua dhjak në kishën patriarkale të Shën Gjergjit, nga Patriku Ekumenik Joakimi III. Më 4 korrik të vitit 1911 Joakim Martiniani u zgjodh mitropolit i Beratit, ndërsa ceremonia e fronëzimit u celebrua më 10 korrik 1911. Sapo mbërriti në Berat, mitropoliti Joakim ngriti një shkollë hierartike në manastirin e Ardenicës. Në Vlorë ngriti shtypshkronjën, ku botonte një gazetë të përjavshme. Mitropoliti Joakim iventarizoi pasuritë e paluajtshme të manastireve. Me interesimin e tij u restaurua manastiri i Zvërnecit. Gjithashtu ndërtoi një bibliotekë të pasur në mitropolinë e Beratit, e cila u dogj më 14 shtator të vitit 1913. Në vitin 1920 vajti në Korfuz dhe nuk e jeluan të kthehej në mitropolinë e tij.-Dr. Dion Tushi, Joakim Martiniani, Kërkim, Nr. 6, Tiranë 2010, faqe 59-62.

KONGRESI I BERATIT
Nismëtari për mbledhjen e Kongresit ishte Kryetari i Bashkisë së Durrësit Kostë Paftali. Ky i fundit duke u nisur nga qëllimi i mirë për eleminimin e përçarjes midis ortodoksëve shqiptarë mori nismën që të organizonte Kongresin. Për këtë qëllim u dërgoi telegrame qarqeve ortodokse të prefekturave dhe nënprefekturave të Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës. Në telegram shkruhej: “I nënshkruemi tue marrë parasysh përçamjen dhe mosmarrëveshjet që po vazhdojnë ndërmjet vëllezënve shqiptarë ortodoksë mbi çashtje që i përkasin kishës ortodokse, me që kjo gjendje po damton jo vetëm çashtjen fetare ortodokse por damton rreptësisht edhe shtetin tonë shqiptar si dhe kombin, po marr leje me i propozue vëllezënve shqiptarë që të formohet sa ma parë nji kongres për me shërue këtë plagë të hapun dhe në mbrojtje të dinjitetit si komb e si fe”. Çdo rreth zgjodhi dy delegatë dhe u tregua kujdes i veçantë që ata t’i përfaqësonin denjësisht. Më 10 shtator të vitit 1922, në sallën e shkollës qendrore të qytetit të Beratit, u mblodhën delegatët e kongresit kishtar, që ishin dërguar nga ortodoksët e prefekturave dhe të nënprefekturave për të paraqitur letër kredencialet. Për verifikimin e tyre u zgjodh një komision i posaçëm me kryetar Perikli Konën, sekretar Vasil Llapushin dhe anëtarë atë Vangjel Çamçen, Stathi Kondin dhe Taq Budën.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.12.19 PM.jpg Shikime: 592 Madhësia: 47.1 KB
Mbas verifikimit dolën këta delegatë:
Korça – Ikonom Papa Josifin dhe Dhori Havjarin.
Pogradeci – Atë Vasil Marko dhe Thanas P. Kërxhallin.
Bilishti – Atë Josifin dhe Anastas Çekrezin.
Kolonja – Oshënar Sofronin dhe Dhimitër P. Ninin.
Leskoviku – Atë Vangjel Çamçen dhe Thanas Priftin.
Berati – Perikli Konën dhe Dhimitër Tutulanin.
Fieri – Loni Xhoxhën dhe Dhimitër Qilicën.
Durrësi – Arkimandrit Visarion Xhuvanin dhe Gjergji Manushin.
Përmeti – Dr. Kondin dhe Vasil Kotën.
Vlora – Tol Arapin dhe Jani Seranin.
Lushnja – Tun Gjergjin dhe Llazar Bozon.
Kavaja – Pal Xhumarin dhe Andrea Ikonomin.
Tirana – Papa Simonin dhe Mark Hobdarin.
Elbasani – Vasil Llapushin dhe Simon Shuteriqin.
Shpati – Taq Budën dhe Dhimitër Papariston.
Dibra – Leonidha Nishkun dhe Kostë Paftalin.
Libohova – Spiro Katin.

Mbas një pune serioze dhe cilësore përgatitore, Kongresi u mblodh në sallën e shkollës së Mangalemit ditën e hënë më 11 shtator 1922. Punimet e Kongresit u kryesuan nga ikonomi Josif Qirici nga Korça në shenjë respekti për atë qytet që ishte pararendësi i përpjekjeve për autoqefalinë e kishës shqiptare. Në ditën e parë të kongresit folën: Kryetari i Bashkisë së Beratit si vendi organizator i kongresit, i cili u uroi të pranishmëve mirëseardhjen. Mbas fjalës përshëndetëse të iniciatorit Kostë Paftali e mori fjalën përfaqësuesi i qeverisë Zenel Prodani, mbas tij arkimandrit Visarion Xhuvani, i cili pati shkelur gjithë Shqipërinë për organizimin e kongresit dhe ishte deputet e përfaqësues i Këshillit Kombëtar dhe mbas tij delegati i Pogradecit, atë Vasil Marku.(31)
Kryetari i Kongresit ikonom Josif Qirici shpalli pavarësinë administrative të Kishës Ortodokse të Shqipërisë sipas vendimit: “Delegatët e Kongresit Kleriko-Laik, në emër të gjithë klerit dhe popullit ortodoks shqiptar, duke u bazuar edhe në faktin se Shqipëria u njoh prej gjithë shteteve të botës si një shtet i pavarur dhe sovran dhe mbi këtë bazë sipas kanoneve të Kishës Ortodokse në shtet të pavarur – kishë e pavarur, duke pasur për shembull edhe kishat autoqefale të Rusisë, Greqisë, Rumanisë etj, deklarojmë në emrin e Trinisë së Shenjtë të njëqenishme dhe të pandarë Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, “de fakto” sepse “de jure” ka qenë që prej ditës së shpalljes së indipendencës politike të shtetit shqiptar”. Kisha Ortodokse e Shqipërisë do të mbante lidhje shpirtërore, dogmatike e apostolike me Patriarkanën Ekumenike dhe me kishat e tjera ortodokse të botës. Kongresi i Beratit kërkoi edhe ndihmën e qeverisë që t’i bëhej kërkesë Patriarkanës Ekumenike për njohjen e pavarësisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë, si dhe për emërimin e dy mitropolitëve me origjinë shqiptare të propozuar nga këshilli. Në ditën e tretë të punimeve Kongresi votoi edhe statutin e parë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili përbëhej nga 14 artikuj.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.17.54 PM.jpg Shikime: 593 Madhësia: 82.3 KB
31) – Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Si nisi lëvizja për shqiptarizimin e Kishës ortodokse Autoqefale, Tema, 10 prill 2005, faqe 9.

STATUTI I VITIT 1922
Neni I. Kisha ortodokse Autoqefale e Shqipërisë pjesë e pandarë e së shenjtës Kishë të përgjithshme Autoqefale të të gjithë ortodoksve përbëhet prej banorëve të shtetit shqiptar që i besojnë Krishtit dhe pohojnë simbolin e shenjtë të fesë dhe pranon gjithë ata sa pranon Kisha e Shenjtë e Krishtit Ortodokse Lindore themelonjësi dhe kryezot, të cilës është Zoti dhe Perëndia jonë Jesu Krishti. Kisha sundohet prej episkopëve kanonikë duke ruajtur pa ndryshim, si dhe gjithë kishat e tjera ortodokse të Krishtit kanonet e shenjta Apostolike e Sinodike si dhe gojdhënat e shenjta.
Neni II. Në shtetin shqiptar paria ma e naltë kishtare do të jetë sinodi i përhershëm i përbërë prej peshkopësh kanonikë nën kryesinë e një mitropoliti. Ky sinod do të ketë titullin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë dhe do të qëndrojë në kryeqytet.
Neni III. Kisha Ortodokse Autoqefale gjer sa të mbarohen gjithë sa përmbledh nyja II do të sundohet prej një këshilli të përbërë prej klerikësh dhe laikësh nën kryesinë e një kleriku që do të ketë titullin: “Kryetar i Këshillës së Lartë sundimtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë. Kjo këshillë do të qëndrojë në Korçë dhe do të ketë vulën me kryqin në mes dhe dy dega dafinash për anash e rrotull. Shkronjat Këshilla e Lartë e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë dhe viti 1922.
Neni IV. Anëtarët klerikë të kishës së përzierë do të jenë de fakto zëvendëset e rregullt të qendrave e mitropolive të Korçës, Beratit, Durrësit dhe Gjirokastrës të emruar nga Kongresi. Kryetari i Këshillës së përzjerë dhe laikët do të zgjidhen prej Kongresit.
Neni V. Këshilla e lartë do të hyjë në marrëveshje negociatë me patriarkanën e Shenjtë Ekumenike dhe me Patriarkanat e tjera e me këshillat e tjera Autoqefale Ortodokse për njohjen e Kishës sonë zyrtarisht si bijë dhe motër Ortodokse Autoqefale.
Neni VI. Këshilla e lartë do të përkujdeset për të sjellë Brenda 2 vjetëve të paktën 2 episkopë kanonikë me pëlqimin e saj nga Patriarkana Ekumenike ose nga kishat e tjera simotra.
Neni VII. Këshilla e lartë do të kontrollojë dhe do të rregullojë gjith pasuritë e kishave e të manastireve, e pasuritë e tjera për qëllime bamirësie.
Neni VIII. Anëtarët klerikë të këshillës së lartë të mbështëtur në të drejtën kanonike dhe rregulloren në fuqi të Kishës së Madhe do të kenë gjith ato të drejta në Sinod. Sa për administratën e për të zgjedhurit e Episkopatave kjo punë u lihet anëtarëve laikë të bashkuar me anëtarë klerikë.
Neni IX. Episkopët që kanë për të ardhur do të jenë ipso- jure anëtarë të Këshillës së lartë, por të bëjnë be para Këshillës së lartë në këtë mënyrë: “Betohem me ndërgjegje priftërore para Perëndisë se do të jem besnik i shtetit shqiptar dhe statutit të tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë duke ruajtur kurdoherë ligjet e shtetit dhe kanonet apostolike të Sinodit të Kishës së Madhe Ortodokse. Këta episkopë do të vendosen nëpër ato episkopata ku e sheh të udhës Këshilla e Lartë e Kishës.
Neni X. Gjuha e kishës është shqipja, por meqenëse disa nga kleri e nga koret nuk janë të stërvitur në gjuhën kishtare dhe në anën tjetër mungojnë mjetet e duhura u jepet e drejta të vazhdojnë në gjuhën e gjertanishme, duke u përkujdesur me sa është e mundur të këndohej në gjuhën e kishës këto: 1- Paqësoret, të cilat përmbledhin dhe lutjet për shtetin e për kishën. 2- Ungjillin, Apostullin dhe predikime për to. 3-Ati ynë, dhe sa mund të shtojnë me kohë.
Neni XI. Këshilla e Lartë Kishtare do të bashkojë episkopatat më të ardhmen të gjitha ato vise që mbeten brenda kufirit të shtetit shqiptar që kanë qenë pjesë mitropolirash të tjera të mbetura jashtë kufirit.
Neni XII. Paga mujore e Kryetarit të këshillit të lartë Kishtar, të anëtarëve, shkronjësve dhe të personelit tjetër të nevojshëm, si dhe të zyrave do të ketë kjo këshillë do të ekonomisen dhe do të caktohen sipas një rregullore të veçantë.
Neni XIII. Librat shqipe kishtare që janë përdorur gjer më sot do të përdoren prapë gjer sa të trajtohet sinodi episkopal, i cili do të vendosë për vazhdimin e përdorimit të tyre. Këta libra do të kenë vulën e Këshillës së Lartë të Kishës. Librat e reja që do të mund të botohen gjer sa të trajtohet sinodi, këto do të përdoren me qëllim të përkohshëm të Këshillit të Lartë të Kishës.
Neni XIV. Ky statut përveç nyjave 2 do të jetë në fuqi gjer sa të trajtohet Sinodi Episkopal i përbërë prej 4 episkopësh brenda 3 muajve do të mbledhë Asamblenë Kishtare dhe do të bëjë statutin e përhershëm mbi bazën e popullsisë duke ju mbështetur një rregulloreje të posaçme për zgjedhjet.
Statuti u këndua para Kongresit dhe u pëlqye e u nënshkrua nga delegatët pjesëmarrës. Autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ishte Këshilli i Lartë ose siç quhej ndryshe Sinodi Provizor. Ky Këshill do të merrej me çështjet e drejtimit të kishës deri në krijimin e Sinodit Episkopal. Kryetar i Këshillit të Lartë u zgjodh delegati i Pogradecit atë Vasil Marku.(32)
Këshilli i Lartë përbëhej nga katër klerikë dhe katër laikë. Klerikët do të ishin zëvendësmitropolitët e Korçës, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa anëtarët laikë që u zgjodhën në Këshillin e Lartë qenë: Z. Dhosi Havari për mitropolinë e Korçës, Z. Simon Shuteriqi për mitropolinë e Durrësit, Z. Tol Arapi për mitropolinë e Beratit dhe Z. Stathi Kondi për mitropolinë e Gjirokastrës. Në Kongresin e Beratit u diskutua edhe për rregulloren e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku u bënë propozime të ndryshme që kishin të bënin me të ardhurat e kishave dhe të manastireve, duke zgjedhur një komision për kontrollin e tyre.
32) – Ikonomi i Madh Mitrofor Vasil Marku është nga Borova e Kolonjës. Që në moshë të re emigroi në Amerikë, ku u dorëzua prift në Sant Louis. Në vitin 1919 së bashku me Agathangjel Çamçen erdhën në Shqipëri dhe morrën pjesë aktive në përpjekjet për autoqefalinë e kishës. Në vitin 1922 Kongresi i Beratit e zgjodhi Kryetar të Këshillit të Lartë. Më 1923 atë Vasil Marku ka kryesuar përfaqësinë e kishës shqiptare, e cila shkoi në Kostandinopojë për çështjen e autoqefalisë. Më 24 shkurt 1929 atë Vasil Marku mori ofiqin e Ikonomit të Madh Mitrofor dhe u caktua anëtar i Sinodit të Shenjtë, në cilësinë e titullarit të dioqezës së Korçës. Ceremonia u zhvillua në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

SHQETËSIMI I PATRIARKANËS EKUMENIKE
Patriarkana Ekumenike e informuar për zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri vendosi të dërgonte Mitropolitin e Meletit, Jerotheun si eksark patriarkal, i cili mbërriti në Korçë më 27 nëntor 1922. Në letrën që i dërgoi Kryetarit të Këshillit të Lartë, eksarku patriarkal Jerotheu ka shkruar:

Fort i përndershëm!
Duke bekuar vendimet dhe statutin e Kongresit Kishtar që u mblodh në Berat në shtator të vitit 1922, sipas qarkores së imët që bëri kleri dhe populli ortodoks i Shqipërisë, si Eksark Patriarkal që jam i them dhe e shtyj Atërisht Këshillin Kishtar të përzier, që ndodhet në veprim dhe punon si e do puna me goditje, i them pra këtij Këshilli të shkojë me çapa të fortë e të sinqertë udhës që ka hapur Kongresi i Beratit me anën e Statutit, i cili u vërtetua plotësisht nga Qeveria e Ndershme Shqiptare. Urime të dala nga thellësia e zemrës së Patrikut Ekumenik për forcimin dhe përparimin e Qeverisë Shqiptare dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë u shfaqën dhe po shfaqen me anën time zyrtarisht si Eksark Patriarkal që jam dhe kam besim të patronditur se në kohën që e do puna Kisha e Madhe e Krishtit ka për ta njohur edhe Kishën Ortodokse të Shqipërisë, e cila sapo u lind duke e siguruar këtë plotësisht sipas zakonit me anë të Tomit Kishtar sikundër urdhërojnë Kanonet e Shenjta.
Korçë 19.12.1922
Urimtar i flaktë me Krishtin ndaj Perëndisë.
Eksarku Patriarkal Jerotheu, i Melitopojës

Hirësia e Tij Jerotheu i dërgoi Patriarkanës Ekumenike raportin përkatës dhe i kërkoi dërgimin e një delegacioni nga kisha shqiptare për t‘u sqaruar. Delegacioni u nis në mars të vitit 1923 dhe kryesohej nga Kryetari i Këshillit të Lartë ikonom stavrofor Vasil Marku, i cili i paraqiti Patriarkanës vendimet e Kongresit të Beratit, por delegacioni u kthye në Shqipëri pa rënë dakort me autonominë e pjesshme që parashikonte Patriarkana, gjë që ishte në kundërshtim me vendimet e Kongresit të Beratit. Disa muaj pas kthimit të delegacionit në Shqipëri, më 16 gusht të vitit 1923 Mitropoliti i Sinadës, Kristofor Kisi erdhi vullnetarisht për t‘i shërbyer çështjes së kishës shqiptare.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.26.21 PM.jpg Shikime: 564 Madhësia: 69.7 KB
Më 24 nëntor 1923, Noli u dorëzua
Mitropolit i Durrësit, Gorës dhe Shpatit

SINODI I NOLIT
Më 24 nëntor të vitit 1923 Jerotheu dhe Kristofori dorëzuan në gradën episkopale Theofan Nolin në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Menjëherë pas dorëzimit, Imzot Theofani e shpalli veten Mitropolit të Durrësit, Gorës e Shpatit, primat dhe Eksark të tërë Ilirisë, detit të Perëndimit dhe gjithë Shqipërisë. Gjithashtu e quajti veten kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.(34) Hirësia e Tij, Kristofori, u zgjodh Mitropolit i Beratit, ndërsa Hirësia e Tij Jerotheu u shpall Mitropolit i Korçës.(35) Duhet theksuar se Jerotheu dhe Kristofori nuk qenë dakort me iniciativën e Nolit të vetëshpallur. Ky Sinod, i cili nuk u pranua nga Patriarkana Ekumenike vazhdoi të funksionojë deri në trazirat e vitit 1924 kur Imzot Theofani u detyrua të largohej nga Shqipëria.(36)

34) – Noli ka lindur më 6 janar 1882 në Adrianopojë të Turqisë. Arsimin fillor e kreu në gjimnazin grek në Adrianopojë. Më 1906 emigroi në Amerikë dhe punoi si punëtor i thjeshtë nëpër fabrika të ndryshme. Në vitin 1912 u diplomua në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1920 Noli kryesoi delegacionin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë dhe punoi për t’u pranuar edhe Shqipëria në Lidhje. Në vitin 1924 Theofani u bë Kryeministër i Shqipërisë, megjithëse ishte klerik dhe pjesa dërrmuese e popullsisë ishte e besimit mysliman. Gjatë qeverisjes ai zbatoi reformën agrare. Më pas u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1938 u diplomua për muzikë në Universitetin e Nju Inglendit, ndërsa në vitin 1935 mori gradën doktor i shkencave filologjike në Universitetin e Bostonit.- Fan S. Noli, Autobiografia, Tiranë 1994, faqe 72-80.
35) – Imzot Jerotheu (Janaq Jaho) ka lindur në fshatin Çarshovë të Përmetit. Në moshën e rinisë vajti tek i ati në Stamboll për të ndjekur studimet e larta në Shkollën Teologjike të Halkit, të cilat i përfundoi në vitin 1907. Tema me të cilën mbrojti diplomën ishte: “Hirotonia dhe zgjedhja kanonike e Fotit”. Pas përfundimit të studimeve përqafoi jetën monakale në Skitin e Shën Anës duke marrë emrin Jerothe. Vite më vonë e gjejmë kryefamullitar në Kalqedoni të Stambollit. Duke ngjitur njëra pas tjetrës shkallët e hierarkisë kishtare arriti që më 12 janar të vitit 1914 të hirotoniset Episkop i Melitopojës. Pas Kongresit të Beratit, Patriarkana Ekumenike vendosi të dërgonte Mitropolitin e Melitopojës, Jerotheun si eksark patriarkal, i cili mbërriti në Korçë më 27 nëntor 1922. Jerotheu i dërgoi Patriarkanës Ekumenike raportin përkatës më 8 dhjetor 1922. Vite më vonë pas problemeve të krijuara në vitin 1929 Jerotheu vendosi të largohej nga Shqipëria. Ai u vendos në Skitin e Shën Anës në Malin Athos. Imzot Jerotheu fjeti përgjithmonë më 1 shkurt të vitit 1956.-Ilia Spiro Vasili, Jeta dhe veprimtaria e dhespotit Jerotheos, Ngjallja, maj 2003, faqe 9,10
36) – 70-vjet të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 1993, faqe 12-19, 70-74.

SINODI I VISARIONIT
Me ardhjen në fuqi të mbretit Zog përpjekjet për njohjen e autoqefalisë u shtuan edhe më tepër. Në vitet 1925-1926 vetë qeveria shqiptare filloi negociatat me Patriarkanën Ekumenike për njohjen e autoqefalisë, derisa në vitin 1925 Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës vendosi të njohë një autonomi të kufizuar të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Në vitin 1926 Patriarkana Ekumenike dërgoi në Shqipëri Mitropolitin e Trapezuntës Krisanthin si eksark patriarkal që të bisedonte për çështjen e autoqefalisë, por pa ndonjë rezultat konkret sepse qeveria shqiptare kërkonte autoqefalinë e plotë dhe pa kushte. Në vitin 1929 Imzot Jerotheu u detyrua të largohej nga Shqipëria për t‘u vendosur në Malin Athos, ndërsa Imzot Kristofori vendosi që të qëndronte si murg i thjeshtë në manastirin e Ardenicës. Në këto kushte do t’i vinte radha Visarion Xhuvanit, i cili ishte dorëzuar në gradën episkopale në Cetinjë në vitin 1926, prej dy episkopëve rusë të emigracionit.(37)
Arkimandrit Visarion Xhuvani në atë kohë shkruan për gjendjen e mjeruar të Kishës Shqiptare:
1) Shumica e Priftnavet t’Episkopatës së Gjinokastrës në Shqipni meshtojnë në Kishë n’emën të ish Mitropolitit të Gjinokastrës Vasilit,(38) që Kongresi Kishtar i Beratit e ka rrëzue zyrtarisht si antishqiptar. Këtë përmendin për kryefetar rrethi i katundevet të Prefekturës së Gjinokastrës edhe sot.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.33.26 PM.jpg Shikime: 552 Madhësia: 44.6 KB
Vasili i Gjirokastrës

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.34.04 PM.jpg Shikime: 560 Madhësia: 35.8 KB
Jakovi i Durrësit

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.34.31 PM.jpg Shikime: 563 Madhësia: 41.9 KB
Joakimi i Beratit

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 5.34.55 PM.jpg Shikime: 569 Madhësia: 52.4 KB
Gjermani i Korçës

2) Në Episkopatën e Beratit-Vlonë, Episkopi Em. Kristofori përmend (kujton) në meshë rregullisht Patrikun e Kostandinopojës edhe çdo Episkop t’Orthodhoksëvet deri sot.
3) Në Episkopatën e Korçës-Përmet, Episkopi Emz. Ierotheu meshton gjithashtu si i sipërmi në emën të Patrikut të Kostandinopojës, dhe vetëm në emën të Tij.
4) Në Episkopatën e Durrsit-Tiranë-Elbasan kleri meshton në emën të çdo Episkopie Orthodhokse (që do me thanë në emën të nji kishe indipendente po pa Episkop kryetar dhe pa Episkop të kësaj Episkopate, të Durrsit).
5) Në Shkodër kleri meshton në emën të Patriarhut të Serbisë.
6) Në qytetin Korçë mbrenda At Vasil Markoja, nji Prift që asht Kryetar i Kishës Orthodhokse Kombëtare Autoqefale të Shqipnisë (d.m.th. ka gradën e Patrikut, përveç titullit), dhe ky, kur meshton atje përmend edhe Episkop Ierotheun, i cili si thamë meshton në emën të Patrikut të Kostandinopojës.
7) Imz. Ierotheu dhe Imz. Kristofori a) erdhën në Shqipni, b) morën Episkopata të cilave Episkopë ishin të tjerë sipas pikpamjes kanonike të Patriarhisë së Kostandinopojës, – dhe c) dorzuen Episkop Fan Nolin, pa lejen e patriarhisë, kishës, nga e cila kur erdhën këtu urdhënoheshin, dhe nën juridiksionin e së cilës ishin kur erdhën këtu, si edhe sot prej Patriarhisë së Kostandinopojës njifen për Episkopë të asaj kishe. Por ajo Patriarhi nuk bani asnji veprim kundra tyne tash 5 vjet, sa do që Eksarhu, delegati Patriarhal Imz. Krisanthi, kto ditë në Shqipni tha se Patriarhia Imz. Ierothenë dhe Kristoforin i njef për Episkopë që vepruen në Shqipni kundra rregullavet dhe kanonevet Ierarhike disiplinore.
8) Statuti i Kishës dhe vendimet themeltare të Kongresit Kishtar të Beratit, si u spjegue në kët libër, u shkelën keq, sidomos nyji i 10-të që i përket gjuhës shqipe në Meshë.
9) Vendimi i Kongresit Kishtar të Beratit për zv. Mitropolit të Gjinokastrës dhe antar klerik në Këshillin e N.K. të asaj dioqeze u shkel prej Këshillit të Naltë Kishtar.
10) Vendimi i Kongresit K. të Beratit që na emnonte ne provizorisht Zv. Mitropolit të përgjithshëm të dioqezës së Durrsit dhe pasandaj për Mitropolit definitiv, si u spjegue në kët libërzë, u shkel.
11) Mbasi Imz. Ierotheu, Imz. Kristofori dhe Këshilli i Naltë Kishtar e lanë Kishën 4 vjet pa Sinodh Episkopal pse nuk donin të dorzonin nji Episkop të katërt që të mos formohet kështu Sinodhi Episkopal Shqiptar.(39)

Që të sanksionohej plotësisht autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nevojitej të krijohej një sinod, i cili do të udhëhiqte kishën. Më tre maj të vitit 1925 arkimandrit Visarioni, duke marrë bekimin e patrikut të Serbisë, Dhimitrit u dorëzua në gradën episkopale në Hercegnov (Kotor) prej dy episkopëve rusë; Ermogenit të Ekaterinosllavit dhe Mihailit të Aleksandrovskit. Imzot Visarioni pasi lëçiti dëshminë kanonike të besimit u betua: “Kam me qenë ruejtës besnik i të gjitha dogmavet, kanonevet dhe rregullavet të shenjta të Kishës Orthodhokse që përmblidhen në Shkrimet e Shenjta, në gojdhanat e Hyjnueshme dhe në vendimet e shtatë sinodhevet Ekumenike, si dhe në mësimet e Etënve të Shenjtë të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, dhe siguroj me ndërgjegjen Time fetare se kam me qenë gjith jetën Time besnik i Kishës Autoqefale Orthodhokse kombëtare të Shqipnisë të kryesueme sot prej Këshillit të Naltë të saj; dhe nuk kam me iu përulë asnji fuqie që mund të kërcënohet ndonjiherë kundra detyrave të mija të Shenjta Episkopale, si pjestar i Kishës së sipërmërmendun. I Lutemi Përendisë për Këshillin e Naltë Kishtar të Shqipnisë, për Republikën Shqiptare, si dhe për paqen e gjithë botës dhe bashkimin e të gjithëve. Lavdi qoftë mbi të madhin Perëndi”.(40)
Që të formohej Sinodi i Shenjtë nevojiteshin të paktën katër episkopë, ndërsa në Shqipëri në atë kohë ekzistonte vetëm një episkop që ishte Imzot Visarioni. Për të dorëzuar episkopët e tjerë nevojiteshin të ishin të paktën dy mitropolitë, prandaj Imzot Visarioni vajti në Cetinjë të Malit të Zi, ku kërkoi ndihmën e mitropolitit serb, Imzot Viktorit. Kështu më 11, 12 dhe 17 shkurt të vitit 1929 u bë dorëzimi i episkopëve. Dr. Zoi Xoxa në kujtimet e tij ka shkruar: -Një pasdreke vonë – mund të ishte ora gjashtë ose gjashtë e gjysëm e mbrëmjes – unë po punoja në zyrë, kur më thirri në telefon Kostaq Kota dhe mu lut që të shkoja në kishë….E lashë punën dhe shkova në kishë. Kisha ishte e errët, nuk ishin ndezur kandelabrat dhe kishte fare pak njerëz. Në mes të kishës, përpara një tryeze, vura re Visarionin dhe një peshkop mjekërbardhë, të cilët kishin vënë në mes Agathangjelin dhe po e bënin dhespot. Pyeta at Vasil Markon kush ishte ai mjekërbardhi dhe at Vasili m’u përgjigj se ishte Imz. Viktori nga Cetinja.(41) Disa ditë më vonë më 18 shkurt 1929 Imzot Visarioni me mbështetjen e qeverisë shqiptare formoi Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili përbëhej nga:
1-Visarion Xhuvani, Mitropolit i Tiranës dhe i Durrësit.
2-Agathangjel Çamçe, Episkop i Beratit, Vlorës dhe Kaninës.
3-Thanas Ambrosi, Episkop i Gjirokastrës, Delvinës dhe Himarës.
Ndërsa Eugjeni u caktua ndihmës i Kryeepiskopit. Gjithashtu më 18 shkurt të vitit 1929, Kryesia e Këshillit të Lartë iu drejtua anëtarëve të Sinodit të Shenjtë: “Hirësisë së tyre Imzot Visarionit, Agathangjelit, Ambrosit dhe Eugjenit. Në bazë të statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, për mbarëvajtjen e Kishës dhe për dobi të interesave të Atdheut, emërojmë:
1-Visarion Xhuvanin, Mitropolit të Tiranës dhe të Durrësit.
2-Agathangjel Çamçen, Episkop të Beratit, Vlorës dhe të Kaninës.
3-Thanas Ambrosin, Episkop të Gjirokastrës, Delvinës dhe të Himarës.
Në këtë mënyrë deklarojmë formimin e Sinodit Episkopal të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe sipas dispozitave të statutit njoftojmë dorëheqjen tonë e të gjithë këshillit në fjalë. Sa më sipër u bë pasi u muar pëlqimi i plotë i Mbretit dhe i Qeverisë Mbretërore.
Kryetari i Këshillit të Lartë.
Ikonom Vasil Marku.
Pas këtij vendimi Imzot Visarioni mblodhi episkopët për të zgjedhur kryetarin e Sinodit. Pas votimit Fortlumturia e tij, Visarioni u zgjodh kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë.

Emri: Screenshot 2024-03-01 at 11.34.01 PM.jpg Shikime: 563 Madhësia: 47.6 KB
Korçë, më 18 shkurt 1929, anëtarët e Sinodit të Shenjtë

Sinodi i Shenjtë me anën e një shkrese iu drejtua Kryeministrit Koço Kota:
“I shkëlqyeshëm Kryeministër! Sipas vendimit të marrun më datë 18 shkurt 1929 nga ana e hierarkisë shqiptare dhe në bazë të kanoneve kishtare, si dhe në konformitet të plotë me statutin kishtar të votuem në Berat, u formue Sinodi i Parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kini mirësinë me pranue nderimet tona të nalta.
Kryetari i Sinodit të Shenjtë, Kryeepiskop i Tiranës, Durrësit, Fortlumtunia e Tij, Visarioni”.(42) Mesha e parë episkopale u celebrua më 24 shkurt 1929, në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Në përfundim të liturgjisë atë Vasil Marko i dorëzoi Fortlumturisë së Tij, Visarionit, kryqin historik të Kongresit të Beratit. Kjo ishte shenja simbolike e dorëzimit përfundimtar të kryesisë së kishës. Ky veprim e vuri para përgjegjësisë Kryeepiskopin Visarion për të organizuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duke u mbështetur në vendimet e Kongresit të Beratit. Gjithashtu atë Vasil Marko mori ofiqin e Ikonomit të Madh Mitrofor dhe u caktua anëtar i Sinodit të Shenjtë, në cilësinë e titullarit të dioqezës së Korçës. Më 26 shkurt të vitit 1929, Sinodi i Shenjtë bëri betimin para Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Zog I dhe u dekretua nga Qeveria Shqiptare. Në mbarim të ceremonisë së betimit të episkopëve e mori fjalën Mbreti, i cili ndër të tjera tha: “Shqiptari lirinë e ka aq të nevojshme dhe të shtrenjtë sa dhe jetën e tij. Si gjithë bota edhe shqiptari lirinë e ka fitue me mundime të çmueshme. Në këtë vepër të randësishme duket edhe mundi i priftnave shqiptarë. Bota le ta dijë se shqiptari, i cili me modesti të plotë respekton të drejtat e popujve të tjerë, nuk lejon dhe nuk i ulet asnji force në botë që do të dhunojë të drejtat që ia ka falë natyra. Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu”.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 11.39.04 PM.jpg Shikime: 553 Madhësia: 58.7 KB
Fortlumturia e Tij, Kryeepiskop Visarioni tha: “Sinodi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e ndjen veten shumë të lumtun dhe në thellësi të shpirtit asht tepër mirënjohës për këtë nder të madh historik që ka në këtë minutë. Si shqiptar dhe duke ndjekun gjurmët e stërgjyshëve tanë, na e ka anda shumë lirinë dhe jemi tepër të gëzuem jo vetëm të predikojmë, por edhe dëshmorë të biem për lirinë tonë kombëtare kur ta dojë nevoja dhe kur të urdhënojë Naltmadhnia Juej. Sinodi asht tepër i lumtun të deklarojë botnisht para Naltmadhnisë Suej se nuk do t’i përulet asnji fuqie në botë, e cila mund të kishte për qëllim t’i sjellë çfarëdo pengimi misionit tonë fetar kombëtar dhe sidomos misionit të veçantë shtetnor. Kisha Ortodokse Autoqefale asht nji krijim i shkëlqyeshëm i dorës së fortë dhe shpëtimtare tuejën, tue fillue qysh prej Kongresit të Beratit në vjeshtën e vitit 1922 e tue përfundue në rregullimin definitiv të sotëm. Nji i vetëm simbol ka me qenë gjithmonë udhëheqësi ynë paralel me detyrat tona shpirtnore për naltësimin e Atdheut. Me mbajtjen e stemës historike të Mbretit të Shqiptarëve Zogu I jemi të sigurtë se do të mbërrijmë realizimin e misionit tonë të naltë dhe me gjithë zemër thërrasim: “Rroftë Mbreti i Shqiptarëve”.(43)
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 11.40.19 PM.jpg Shikime: 572 Madhësia: 62.3 KB
Sinodin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përveç sinodit të kishës ruse në emigracion, nuk e njohu asnjë patriarkanë ose kishë autoqefale. Patriarkana Ekumenike i shkishëroi episkopët e sinodit, por edhe Jerotheu, Kristofori e Noli mbajtën qëndrim negativ ndaj sinodit, i cili ishte programuar nga qeveria e Zogut, armikut të betuar të Nolit.(44)
Le të sqarojmë se çfarë ngjau me Mitropolitin e Cetinjës së Malit të Zi, Imzot Viktorin, i cili së bashku me Imzot Visarionin dorëzuan në gradën episkopale anëtarët e Sinodit të Shenjtë. Më 16 qershor të vitit 1929, përpara hapjes zyrtare të Kongresit të Korçës, Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskop Visarionit i vjen një telegram, ku me anën e së cilit qeveria urdhëronte që Imzot Viktori të mos merrte pjesë në meshën episkopale, por të largohej nga Shqipëria.
Imzot Visarioni i lexoi tekstin e telegramit Viktorit dhe ky i fundit iu përgjigj: Pranova të vij në Shqipëri dhe të kontribuoj në formimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pasi më premtuat se do të isha peshkop i Shkodrës dhe anëtar i Sinodit të Shenjtë me të drejta të barabarta. Për të ardhur në Shqipëri nuk kërkova as lejen e Patrikanës së Beogradit, sepse e dija që Beogradi nuk do t’i pëlqente këto kushte. Visarioni i premtoi se emri i tij do të shkruhej me gërma të arta në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe se qeveria shqiptare do t’i jepte dekoratën më të madhe për shërbimet që i bëri kishës sonë.
Emri: Screenshot 2024-03-01 at 11.42.18 PM.jpg Shikime: 558 Madhësia: 64.2 KB

Imzot Viktori u kthye në Cetinjë, ku e priste internimi nga Patriarkana e Serbisë.(45)
37) – Visarion Xhuvani, Vepra, 55, Tiranë, 2007, faqe 74-75.
38) – Vasil Papakristu ka lindur në Labovën e Kryqit në vitin 1858. Që në moshë të re, në vitin 1862, emigroi në Kostandinopojë. Në vijim kreu studimet në Shkollën Teologjike të Halkit, të cilat i përfundoi në vitin 1882 duke mbrojtur temën: “Kundër pagëzimit me spërkatje”. Më pas emërohet profesor i fesë dhe i greqishtes në Mësonjëtoret Zografiane. Në kohën e Patrikut Ekumenik Anthimit VII ai u zgjodh Protosingjel i Madh i Patriarkanës, ku shërbeu rreth dy vjet. Vasil Papakristu shkroi shumë elegji heroike, ndër të tjera edhe për Shkollën e Saraqinishtës. Vasili ishte një nga nipat e Çaushit, priftit të Hormovës. Vasil Papakristu qëndroi në fronin e Mitropolitit të Drinopullit (1909-1929). Ai fjeti më 26 shkurt të vitit 1936 dhe u varros në Delvinaqi. Në ditën e varrimit të tij, pazari i Janinës u mbyll në shenjë zie kombëtare. Monumenti i tij që gjendet në Delvinaqi ka të njejtën vlerë me ushtarin e panjohur.–G. Gagari. Kalendari “Dhodhoni”. Viti II 1899. faqe 142-144
39) – Visarion Xhuvani, Kujtim vepre dhe intrige, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926, faqe 22-23.
40) – Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi, Na flet Visarion Xhuvani, Tekno Paper, Tiranë 2008, faqe 99.
41) – Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, 55, Tiranë 2007, faqe 126.
42) – Imzot Visarioni ka lindur më një maj 1887 në Lagjen Kala të Elbasanit. Në vitet 1911-1914 ndoqi studimet e larta për Teologji në Universitetin e Athinës. Më pas vijoi me studimet pasuniversitare, në përfundim të të cilave mori titullin “Doktor” dhe në vitin 1918 u emërua lektor në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës. Po këtë vit u dorëzua në gradën priftërore nga Mitropoliti Jakov dhe pas një viti filloi punën misionare në Sofje të Bullgarisë. Më 1919 është misionar në Rumani për të organizuar komuntetin shqiptar. Në 29 nëntor të vitit 1919 Visarioni mori ofiqin e arkimandritit. Në shtator 1922 ka marrë pjesë aktive në Kongresin e Beratit, ku u propozua kandidat për episkop. Më tre maj të vitit 1925 arkimandrit Visarioni, duke marrë bekimin e patrikut të Serbisë Dhimitrit u dorëzua në gradën episkopale në Hercegnov (Kotor) prej dy episkopëve rusë Ermogenit të Ekaterinosllavit dhe Mihailit të Aleksandrovskit. Imzot Visarioni ka qenë pjesëmarrës kryesor në të gjitha përpjekjet për njohjen e autoqefalisë dhe dora vendimtare për organizimin strukturor hierarkik të kishës shqiptare. Mendimet dhe pikëpamjet e tij për këtë problem i ka botuar më 1926 në dy broshura me titullin: “Çështje politiko- religjoze, Kostandinopojë-Tiranë”. Më 18 shkurt 1929 u fronëzua Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.-Nos Xhuvani, Visarion Xhuvani apostull i atdhetarizmit dhe i ortodoksisë shqiptare, Tiranë 2003.
43) – Gazeta e Re, 2 mars 1929.
44) – Kundërshtimi i Fan Nolit për Kishën Autoqefale Shqiptare, Sot, 16 maj 2003, faqe 12-13.
45) – Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, 55, Tiranë 2007, faqe 131-132.

KONGRESI I KORÇËS
Imzot Visarioni menjëherë filloi të konsolidonte strukturat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai thirri Kongresin e dytë Kleriko-laik në qytetin e Korçës më 16 qershor të vitit 1929. Organizimi i Kongresit kishte nevojë për fonde dhe ato në pjesën më të madhe u siguruan nga shteti shqiptar i kohës. Në Kongres u zgjodhën intelektualët e shquar të vendit, klerikë me merita kishtare, tregtarë dhe zanatçinj, të gjithë bij të bindur dhe besimtarë të aftë për të mbrojtur Kishën Ortodokse Autoqefale të

Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.46.24 PM.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  59.3 KB

Shqipërisë. Delegatët e këtij Kongresi qenë:

Delegat i Tiranës Kryepeshkop Visarioni d.v.
Delegat i Tiranës Dr Athanas Shundi d.v.
Delegat i Tiranës Dr Zoi Xoxa d.v.
Delegat i Shpatit Taq Buda d.v.
Delegat i Shkodrës Atë Velisha Popoviq
Delegat i Shkodrës Naim Plevneshi d.v.
Delegat i Shkodrës Mitro Llazareviq d.v.
Delegat i Korçës Ik. i M. Mitrofor at Vasil Marko d.v.
Delegat i Korçës Stavraq Ballauri d.v.
Delegat i Korçës Thoma Turtulli d.v.
Delegat i Korçës Vasil Avrami d.v.
Delegat i Korçës Sotir Kotta d.v.
Delegat i Përmetit Dhimitri Kacimbra d.v.
Delegat i Gjinokastrës Thoma Papapano d.v.
Delegat i Gjinokastrës Kostandin Lito d.v.
Delegat i Gjinokastrës Episkop Ambrozi d. v.
Delegat i Gjinokastrës Ikonom Papavlashi
Dellegat i Libohovës Dhimosthen Haxhoglu d.v.
Delegat i Leskovikut Andon Kito d.v.
Delegat i Lushnjës Llazar Bozo d.v.
Delegat i Vlorës Kristaq Ikonomi d. v.
Delegat i Vlorës Atë Isaia d.v.
Delegat i Vlorës Kristo Karbunara d.v.
Delegat i Delvinës Mihal Maksakuli d.v.
Delegat i Sarandës Apostol Dhima d.v.
Delegat i Konispolit Loli Qesko d.v.
Delegat i Durrësit Kristaq Zaguridhi d.v.
Delegat i Durrësit Vasil Bakalli d.v.
Delegat i Durrësit Moisi Popa d.v.
Delegat i Kavajës Kleanth Mineu d.v.
Delegat i Himarës Dr Mihal Cane
Delegat i Beratit Episkop Agathangjeli d.v.
Delegat i Beratit Dr Nikolla Haxhistasa d.v.
Delegat i Beratit Ikon. at Theodhor Brisku d.v.
Delegate i Fierit Jovan Xoxa d.v.
Delegat i Mallakastrës Ikonom atë Polizoi d.v.
Delegat i Kolonjës (Ersekë) Petro Prodani d.v.
Delegat i Bilishtit Petro Ilia d.v.
Delegat i Tepelenës Dhimitër Mole d.v.
Delegat i Elbasanit Kostaq Cipo d.v.
Delegat i Elbasanit Kov Deliana d.v.
Delegat i Elbasanit Dhimitër Papajani d.v.
Delegat i Poradecit Spiro Naço d.v.
Delegat i Dibrës Stavrofor Ik. Josifi d.v.
Delegat i Dibrës Dr Filip Papajani d.v.
Delegat i Dibrës Gavril Lasku d.v.
Komisioni i Qeverisë pranë Kongresit Panorthodhoks Shqiptar në Korçë: Vasil Bidoshi d.v.

Platforma kishtare e Kongresit u përcaktua me vëmendje të madhe nga Visarion Xhuvani. Në të u parashikuan vendimet e pritshme, detyrat e komisioneve për organizimin e Kongresit dhe ceremonitë festive. Bazën kryesore të Kongresit e përbënte zgjidhja e drejtë e interesave fetaro-kombëtare, sigurimi i indipendencës dhe i tërësisë territoriale të vendit.

Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.49.38 PM.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  35.1 KB

Vendimet e tij duhej të mos lejonin në të ardhmen asnjë veprim që të binte ndesh me interesat kishtaro-kombëtare dhe brezat e rinj të ishin syhapur e të kujdeseshin për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në të gjitha materialet e Kongresit vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të kanoneve të shenjta. Sinodi i Shenjtë kishte vendosur që Kongresin e dytë do ta drejtonte kjo pari: Kryetar Imzot Visarioni, nënkryetar Vasil Avrami, kryesekretar Dr. Zoi Xoxa dhe kujdestar Thoma Papapano. Më 16 qershor të vitit 1929, të 46 delegatët përfaqësues të klerit dhe të ortodoksëve shqiptarë u mblodhën në Korçë për të filluar punimet e Kongresit të dytë Kishtar. Në fjalën e tij Imzot Visarioni parashtroi përmbajtjen kryesore të Statutit dhe të Rregullores së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.50.39 PM.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  59.6 KBEmri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.50.51 PM.jpg

Shikime: 554

Madhësia:  57.1 KB

STATUTI I VITIT 1929
Gjithë kleri dhe populli Orthodhoks i Mbretërisë Shqiptare, i përfaqësuar prej Delegatëve fuqiplotë të mbledhur në Kongresin e Dytë që u mbajt në Korçë, voton me një zë statutin definitiv të Kishës Orthodhokse Shqiptare, të prokllamuar Autoqefale në Kongresin e Beratit më datë 12 Shtator 1922.

KAPTINA I
KISHA

Art. 1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pjesë e pandarë e së Shenjtës Kishë të Përgjithshme dhe Apostolike, përbëhet prej tërë banorëve të Mbretërisë Shqiptare që i besojnë Krishtit dhe pohojnë Simbolin e Shenjtë të Fesë Orthodhokse (to simvolon tis pisteos) dhe ruan të patundshme gjith sa pranon Kisha e Shenjtë Lindore e Krishtit, Themelonjës e Krye i së cilës është Zoti dhe Perëndia jonë Jisu Krishti.
Art. 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e bashkuar dogmatisht dhe shpirtërisht me të gjitha Patriarhit’ e Shenjta dhe me Kishat Orthodhokse Autoqefale dhe ruan, pa ndonjë ndryshim, si të gjitha Kishat e tjera Orthodhokse të Krishtit, burimet e besimit, shkrimet e shenjta dhe gojëdhanat e Hirshme (Again Grafin qe Hieran Paradhosin) si dhe kanonet e Shenjta Apostolike dhe Sinodike.
Art. 3. Gjuha zyrtare e Kishës është Shqipja.
Art. 4. Autoriteti më i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare është Sinodhi i Shenjtë Peshkopal i përbërë prej Peshkopëve aktivë të çdo Dhioqeze, prej Ikonomit të Madh Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të Qendrës, Kryepeshkopit të gjithë Shqipërisë. Titulli zyrtar i Sinodhit është: “Sinodhi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Peshkopata e Qendrës merr titullin “Mitropoli” dhe titullari i saj quhet Mitropolit i asaj Dhioqeze dhe Kryepeshkop i gjithë Shqipërisë, Peshkopët e tjerë mbajnë titullin Peshkop dhe Dhioqezat e tyre Peshkopata.
Art. 5. Kisha Orthodhokse Shqiptare është person juridik dhe trashëgon të gjithë titujt dhe të drejtat e komuniteteve Orthodhokse të gjertanishme.

KAPTINA II
SINODHI I SHENJTË DHE DETYRAT E TIJ

Art. 6. Sinodhi i Shenjtë: Rregullon Kishën Autoqefale të Shqipërisë për sa i përket besimit, adhurimit (Latria), disiplinës Kishtare, organizimit dhe administrimit të brendshëm të Kishës në bazë të dogmave dhe të kanoneve të Shenjta dhe në konformitet me Ligjet e Shtetit;
Ushtron kontrollimin mbi veprimet e Peshkopëve dhe të organeve të Kishës, sipas rregullave Kishtare; themelon dhe mban Shkolla Fetare;
Harton programet e tyre dhe i mbikëqyr me anën e Peshkopëve;
Përkujdeset për edukatën fetaro-Kombëtare, për kulturën dhe për të kryerit e detyrave të Klerikëve e të Murgjve;
Kujdeset për edukatën fetare të popullit Orthodhoks me anën e predikimeve Kishtare, të mësimeve Fetare edhe të redaktimit e të botimit të librave dhe të revistave Fetare.
Art. 7. Asnjë libër nuk mund të përdoret në Kishë pa pëlqimin zyrtar të Sinodhit, kështu dhe në shkollë për mësimet e fesë Orthodhokse pa pëlqimin zyrtar të Sinodhit dhe të Ministrisë s’Arësimit.
Art. 8. Librat e Kishës që janë përkthyer do të këqyren prej Sinodhit, i cili e ka për detyrë të kujdeset sa më shpejt për përkthimin dhe botimin e atyre librave të Kishës që mungojnë. Art. 9. Sinodhi i Shenjtë detyrohet të vejë re që çdo vepër e paraqitur me anë botimesh, gravurash, çfaqjesh theatrale ose kinematografike dhe konferencash publike të mos cënojë ose çnderojë dogmat dhe dispozitat e Orthodhoksisë ose përgjithësisht Klerin si dhe format e tij dhe, n’e paftë t’arsyeshme të kërkojë ndërhyrjen e autoritetevet në konformitet me ligjet e Shtetit. Kryesia e Sinodhit me pëlqimin e anëtarëvet vendos t’u japë diploma merite atyre që i kanë shërbyer çështjes Kishtare.

MBLEDHJA E SINODHIT TË SHENJTË
Art. 10. Sinodhi mblidhet rregullisht dhe medoemos një herë në vit. Koha e mbledhjes është ipso fakto data 1 Tetor. Mbledhja do të mbajë jo më pak se 15 ditë dhe jo më tepër se një muaj. Kryepeshkopi, për nevoja të domosdoshme dhe me pëlqimin e shumicës së anëtarëve, provokon dhe mbledhje të jashtëzakonshme të Sinodhit. Kryetari çel dhe mbyll mbledhjet. Art. 11. Sinodhi ka kuorum kur ndodhen prezentë gjysma plus një e numrit të të gjithë anëtarëve. Po kurdoherë mbledhje legale mund të bëhet vetëm kur përveç Kryepeshkopit ndodhen dhe dy anëtarë të tjerë.
Në mungesë të Kryepeshkopit, në rast që ky është pushuar, Sinodhi kryesohet prej më të vjetrit në dorëzim; në raste të tjera Sinodhi kryesohet prej Peshkopit t’autorizuar nga Kryetari me kompetencë të caktuar.
Art. 12. Vendimet e Sinodhit merren me shumicë votash. Në rast njësie provokohet një mbledhje e dytë, në të cilën, në qoftë se ka përsëri njësi votash, paravlen ana e Kryetarit.
Art. 13. Sinodhi ka dhe një Sekretar të Përgjithshëm, i cili proponohet prej Sinodhit dhe emërohet me dekret të Kryepeshkopit. Cilësit’e Sekretarit të Përgjithshëm caktohen në Rregulloren e Administrimit të përgjithshëm.

KAPTINA III
PESHKOPATAT

Art. 14. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndahet në katër Peshkopata:
a) Peshkopata e Korçës, Përmetit, Voskopojës, Leskovikut dhe Kolonjës.
b) Peshkopata e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Kavajës, Elbasanit, Shpatit, Gorës, Mokrës, Pogradecit dhe Dibrës.
c) Peshkopata e Beratit, Vlorës, Myzeqesë dhe Kaninës.
ç) Peshkopata e Gjinokastrës, Delvinës, Dropullit, Pogonit dhe Himarës, me kufijtë që ka pasë gjer më sot gjithsecila prej këtyre. Kufijtë e Peshkopatave mund të ndryshohen me proponimin e Sinodhit, me pëlqimin e Qeverisë dhe me dekret Mbretnor.
Qendra e Kishës Autoqefale caktohet me dekret mbretnor. Gjersa të dalë dekreti relativ Kryesia e Kishës qëndron në Korçë.Peshkopë pa Dhioqezë nuk mund të jenë më tepër se dy. Art. 15. Kryepeshkopi zgjidhet prej Sinodhit për gjithë jetën e tij. Në rast që Kryepeshkopi i zgjedhur prej Sinodhit nuk pëlqehet prej Mbretit, Sinodhi detyrohet të zgjedhë një tjetër, të cilin i a paraqit Mbretit për pëlqim dhe dekretim. Të gjithë këto veprime për zgjedhje, propozim dhe refuzim mbahen sekrete. Gjithë në këtë mënyrë zgjidhen dhe Peshkopët e tjerë.

CILËSITË E PESHKOPËVE
Art. 16. Kryepeshkopi, Peshkopët, Zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodhit, si dhe ndihmësit e Zëvendësit Klerikë të Kryepeshkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetsinë Shqiptare.
Art. 17. Kryepeshkopi dhe Peshkopët e Shqipërisë që do të dorëzohen, përveç cilësive t’Artikullit 16 duhet të kenë dhe cilësitë që kërkojnë kanonet e Kishës, si dhe të kenë mbaruar një Fakultet Theollogjie.Në rast nevoje, gjer më pesë vjet pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti, mund të dorëzohet Peshkop edhe ay që ka dipllomë fakulteti drejtësie, filologjie ose të një Seminari Orthodhoks në gradë Liceu.
Art. 18. Kryepeshkopi dhe Peshkopët e tjerë më parë se të fillojnë në detyrën e tyre detyrohen të bëjnë betimet e shënuara më poshtë, një përpara Mbretit, një përpara Sinodhit të Shenjtë. Betimi përpara Mbretit është: Betohem dhe premtoj mbi nderin t’im (si Kryepeshkop ose Peshkop) përpara Perëndisë se do të jem kurdoherë besnik i Mbretit të Shqiptarëvet, i Atdheut dhe i Statutit të Mbretërisë. Detyrohem të ve në be në këtë mënyrë dhe gjithë Klerikët që do të dorëzohen prej meje.
Betimi përpara Sinodhit është: Betohem mbi ndërgjegjen t’ime (Kryepeshkopale ose Peshkopale) përpara Perëndisë se do të ruaj besnikërinë kundrejt dogmave, kanoneve dhe rregullave Kishtare që përmbajnë bashkimin dogmatik fetar dhe soilidarësinë me Patriarhitë dhe Kishat Orthodhokse Autoqefale të botës.

TRANSFERIME
Art. 19. Kryepeshkopi dhe Peshkopët janë të përjetshëm në Dhioqezat e tyre përveç rasteve të parashikuara në këtë Statut.
Art. 20. Peshkopët mund të transferohen me vendimin e Sinodhit dhe pas pëlqimit e dekretimit Mbretëror.

PUSHIME
Atr. 21. Pushimi i Kryepeshkopit, i Peshkopëvet dhe i Ikonomit të Madh Mitrofor bëhet për faje të rënda dogmatike dhe kanonike, për faje ordinare dhe për arësye ekstraordinare.
a) Për faje të rënda dogmatike e kanonike gjykohen prej një këshille dymbëdhjetë vetash, përveç Kryetarit, të përbërë prej gjithë anëtarëve të Sinodhit të Shenjtë, përveç të akuzuarit prej Peshkopëve Titullarë dhe prej graduatësh Klerikë gjer në numrin e sipërcaktuar, gjashtë prej të cilëve i zgjedh i akuzuari. Vendimi jepet me tri të katërtat e votavet e me vota të fshehta, pasi të dëgjohet më parë apologjia e të akuzuarit.
b) Për faje ordinare Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi Madh Mitrofor pushohen në rast dënimi kundër lirisë personale në një ndëshkim më tepër se një vit dhe sikur këtij ndëshkimi të mos i jetë shtuar ndalimi nga ofiqet publike; dhe kur dënohen me burgim të rëndë, ose me dënime të fajeve relative për fallsifikim, vjedhje, mashtrim, keqpërdorim besimi dhe atentate kundër zakoneve të mira.Në këto raste dhe Sinodhi detyrimisht vendos pushimin e tyre.
c) Për arsye ekstraordinare, të shpjeguara drejt për drejt e me dekret mbretëror Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi i Madh Mitrofor, për veç rasteve të përmendura në paragrafin e sipërm, largohen me një herë nga detyra me dekret mbretëror. Në rast dekretimi largimi prej detyre i Kryepeshkopit, ky zëvendësohet me një herë prej Peshkopit më të vjetër në dorëzim; në rast dekretim largimi të një Peshkopi, Kryepeshkopi emëron me një herë Zëvëndësin e përgjithshëm. Në rast pushimi të tillë brenda dyzet ditëve ipso fakto, mblidhet Sinodhi i cili bashkë me pushimin e të larguarit, vendos zgjedhjen e Peshkopit për përmbushjen e Dhioqezës vakante. Në rast pushimi të Kryepeshkopit, për çfarëdo arësye, ky ka të drejtë të marrë një rrogë të përmuajshme prej pesëqind frangash ari. Gjithashtu në rast pushimi për çfarëdo arsye të Peshkopëvet dhe të Ikonomit të Madh Mitrofor, këta marrin nga një rrogë të përmuajshme prej 300 fr. ari.
Art. 22. Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi i Madh Mitrofor, për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërie, të cilat nuk u përmetojnë të përmbushin detyrat e tyre Peshkopale, kanë të drejtë t’i paraqisin kanonikisht dhe me të shkruar dorëheqjen e tyre Sinodhit, i cili vendos. Po Sinodhi mundet edhe motu proprio të çfaqi mejtimin mbi sëmundjen ose pleqërinë e tyre pas një raporti prej pesë mjekësh të zgjedhur dy prej Sinodhit vetë, dy prej të sëmurit dhe një prej Drejtorisë së P. të Shëndetësisë. Në qoftë se Kryepeshkopi ose Peshkopët nuk japin dorëheqjen brenda dy javëve prej datës së komunikimit, Sinodhi me një herë emëron një ndihmës Peshkop, i cili merr përsipër administrimin e Peshkopatës. Kryepeshkopi dhe Peshkopët të deklaruar të pamundur mbajnë titullin e tyre dhe përmenden në Kishë e në ceremonitë e Shenjta prej ndihmësit Peshkop dhe prej gjithë Klerit, po nuk ushtrojnë asnjë veprim administrativ dhe nuk marrin asnjë pjesë aktive n’administrimin e Kishës. Në qoftë se Doktorët raportojnë pamundërinë e tyre, ata japin dorëheqjen duke marrë nga arka e përgjithshme e Kishës një shpërblim të përmuajshëm për Kryepeshkopin gjashtëqind franga ari, dhe për Peshkopët katërqind fr. ar.

DETYRAT E PESHKOPËVE
Art. 23. Kryepeshkopi dhe Peshkopët në Dhioqezat e tyre janë autoriteti Kishtar dhe ushtrojnë të gjitha detyrat që janë caktuar në kanonet e Shenjta, në rregulloret Kishtare dhe në këtë Statut. Ata janë në juridiksionin e Sinodhit dhe ekzekutojnë vendimet dhe urdhërat e tij, sipas dispozitave të këtij Statuti.
Për çdo kundërvajtje ose pakujdesi në detyrat e tyre Kishtare janë përgjegjës përpara Sinodhit. Në gusht të çdo viti janë të detyruar të paraqesin një raport të veprimeve të tyre dhe të gjendjes së Peshkopatës. Ky raport këndohet përpara Sinodhit dhe mosparaqitja e tij konsiderohet si një shkelje detyre.
Art. 24. Kryepeshkopi dhe Peshkopët në Dhioqezat e tyre, si në Qendër ashtu dhe në rrethet e saj, ushtrojnë të gjitha detyrat të imponuara prej kanïneve Kishtare; Celebrojnë Misteret e Shenjta; Predikojnë fjalën e Shenjtë; konsakrojnë Kishat e Shenjta; përkujdesen që të përmbushin të gjitha shërbesat fetare, sipas dispozitave tipike relative; përkujdesen për zbukurimin e hijshëm të Kishave si dhe të Ikonave të Shenjta, vendosja e të cilave kërkon autorizimin e tyre të mëparshëm; përkujdesen për enët e petkat e Shenjta dhe për çdo gjë tjetër që përdoret në Kishë. Art. 25. Kryepeshkopi dhe Peshkopët detyrohen të shëtisin një herë në vit nëpër Dhioqezat e tyre për përmbushjen e detyrave Peshkopale.Kryepeshkopi për Dhioqezën e tij mund t’ia ngarkojë këtë detyrë ndihmësve Peshkopë ose në mungesë Zëvendësit të tij.
Art. 26. Asnjë Peshkop nuk mund të largohet prej Dhioqezës së vet pa marrë leje nga Kryetari i Sinodhit dhe gjithashtu nuk mund të qëndrojë në Peshkopatën e një peshkopi tjetër pa autorizimin e këtij.
Art. 27. Kryepeshkopi dhe Peshkopët emërojnë Zëvendësit e Tyre në konformitet me Artikullin gjashtëmbëdhjetë (16) të këtij Statuti.
Art. 28. Ikonomi i Madh Mitrofor është i detyruar të kryej çdo mision që i ngarkohet prej Sinodhit dhe merr pjesë në të me të gjitha të drejtat e çdo anëtari.Në rast që mbetet vakant vendi i Ikonomit të Madh Mitrofor, nuk zëvendësohet me tjetër person dhe ky ofiq suprimohet.

KAPTINA IV
MASA DISIPLINORE

Art. 29. Kryepeshkopi dhe Peshkopët, për gabime të lehta Kishtare të Klerikëve dhe të Murgjve që ndodhen në juridiksionin e tyre, pasi të dëgjohet më parë i akuzuari, kanë të drejtë të ndëshkojnë në mënyrë të prerë dhe pa tjetër formalitet procedure:a)me qortim; b)me pezullim (argji) nga çdo shërbim fetar gjer më pesëmbëdhjetë ditë.Për këto ndëshkime Peshkopi mban një procesverbal, i cili ruhet në arkivat e Peshkopatës.
Art. 30. Në qendrën e çdo Peshkopate ekziston një Këshillë Kishtare disiplinore, e cila gjykon fillimisht për faje fetare Klerikët dhe Murgjit që ndodhen në juridiksionin e saj ose qëndrojnë n’atë Peshkopatë. Kjo Këshillë Kishtare përbëhet prej Peshkopit vetë si kryetar dhe prej katër Priftërinjve si anëtarë. Këta emërohen dhe pushohen prej Peshkopit dhe emërimi ose pushimi i tyre i njoftohet Sinodhit.
Kryepeshkopi dhe Peshkopët mund të formojnë Këshillën Kishtare disiplinore edhe jashtë Qendrës. Vendimet merren me shumicë votash. Kur Kryepeshkopi dhe Peshkopët ndodhen të penguar, vendin e tyre e zënë zëvendësit Klerikë. Kjo Këshillë përbëhet kurdoherë prej pesë anëtarësh dhe plotësohet në mungesë me ndonjë prej tyre.
Art. 31. Këshilla Kishtare ka të drejtë të japë këto ndëshkime:a) Qortim. b)Pezullim (argji) nga çdo shërbesë fetare jo më tepër se një vit; c)Prerje rroge të shoqëruar me ose pa pezullim gjer në një vit.Ndëshkimet me qortim dhe me pezullim (argji) gjer më 40 ditë janë të prera; të tjerat janë të apelueshme nga ana e t’akuzuarit përpara Këshillës disiplinore të përhershme në qendrën e Kishës. Në qoftë se një klerik akuzohet për një faj të rëndë që provokon skandal, Kryepeshkopi ose Peshkopi mund t’a ndalojë këtë me një herë nga shërbesa fetare po jo më tepër se dy muaj.

KAPTINA V
KËSHILLA DISIPLINORE E PËRHERSHME

Art. 32. Në qendrën e Kishës krijohet një Këshillë Disiplinore e përhershme që përbëhet prej Kryepeshkopit si Kryetar dhe prej katër anëtarëve, Peshkopë ose Klerikë graduatë, të zgjedhur prej Sinodhit. Ky zgjedh katër anëtarë suplementarë për të zëvendësuar anëtarët në rast mungese. Kur Sinodhi ndodhet i hapur, detyrën e kësaj Këshille e përmbush ai vetë. Të gjitha vendimet e Këshillës Disiplinore të përhershme merren me shumicë votash.
Art. 33. Këshilla Disiplinore e përhershme gjykon:
a) Apelisht dhe defitinivisht vendimet e apelueshme të këshillave disiplinore të Peshkopatave;
b) Fillimisht fajet e rënda të cilat, pas vendimit të Këshillës Disiplinore Peshkopale, sjellin dënime më të mëdha se ato të shënuara në artikullin 30, si dhe fillimisht çgradimin definitiv (katheresin). Vendimet e dhëna fillimisht prej Këshillës Disiplinore të përhershme apelohen përpara Sinodhit.
Art. 34. Apeli i vendimeve të dhëna prej Këshillës Disiplinore të peshkopatave dhe të Këshillës disiplinore të përhershme bëhet brenda 30 ditëve prej datës në të cilën i komunikohet të dënuarit vendimi. Ky komunikim do t’i bëhet të interesuarit brenda 15 ditëve prej datës së vendimit. Kërkesa e apelit i dorëzohet Kryetarit të Këshillës që dha vendimin, i cili brenda 15 ditëve e dërgon në Këshillën Disiplinore të përhershme.
Art. 35. Sinodhi gjykon a) Apelisht dhe definitivisht të gjitha vendimet e dhëna Këshillës Disiplinore të përhershme; b) Peshkopët dhe Ikonomin e Madh Mitrofor për faje të lehta. Vendimet e dhëna prej Këshillave Disiplinore me pezullim zbatohen menjëherë.
Art. 36. Kryepeshkopi për faje të lehta dhe të rënda Kishtare gjykohet përpara Këshillës së formuar sipas artikullit 21 a.
Art. 37. Të gjitha vendimet që sjellin pushimin e Kryepeshkopit, të Peshkopëve dhe të Ikonomit të Madh Mitrofor i paraqiten Mbretit për dekretim.
Art. 38. Ekzekutimi i dënimit për çgradim (katheresis) të klerikëve bëhet sipas kanonevet Kishtare dhe i dënuari me çgradim detyrohet të nxjerrë petkat fetare dhe shenjat e tjera të ofiqit, për ndryshe dënohet në bazë të artikullit 214 të Kodit Penal.

KAPTINA VI
ORGANIZIMI I ADMINISTRIMIT TË PASURISË

Art. 39. Kishat, Manastiret dhe pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme si dhe ato të komunitetit Orthodhoks janë të siguruara në komformitet me ligjet e Shtetit.
Art. 40. Burime financiare të Kishës janë:
a) Të ardhurat e Kishave dhe të Manastireve si dhe të pasurive të komunitetit Orthodhoks;
b) Subvensioni i dhënë prej shtetit për ndihmën e kishës;
c) Pagesa fakultative si dhe çdofarë dhurate ose ndihme e dhënë prej Shqiptarëve.
Art. 41. Kryepeshkopi dhe Peshkopët e çdo Dhioqeze kanë të drejtë të mbledhin ndihmat fakultative të zakonshme për dobinë e Kishës ose personale të tyre nga çdo familje Orthodhokse, siç do të caktohet në rregullore.
Art. 42. Asnjë pasuri e patundshme kishtare ose manastiriale si edhe e komunitetit Orthodhoks nuk mund të jetërsohet pa vendimin e Këshillës Mikst, për ndryshe jetërsimi është i pavlefshëm. Mënyra e administrimit dhe e çfrytëzimit të pasurive të tundshme dhe të patundshme si edhe mënyra e shitjes së pasurive të tundshme të Kishave, Manastireve dhe komuniteteve Orthodhokse caktohet në Rregulloren e përgjithshme t’administrimit.
Art. 43. Autoritetet e Kishës Autoqefale detyrohen t’i paraqesin kur të kërkohen, inspektorit të Ministrisë së Drejtësisë të gjitha llogaritë e t’ardhurave e të të prishurave. Në rast që konstatohet se është bërë abuzim, kundërvepronjësit dërgohen në gjyq prej Ministrisë së Drejtësisë dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

KAPTINA VII
KËSHILLA MIKST

Art. 44. Për administrimin dhe kontrollimin e pasurive të Kishave, të Manastireve, të komuniteteve Orthodhokse të çdo lloji dhurate dhe ndihme si dhe të subvensionit të shtetit krijohet në Qendrën e Kishës një këshillë me emrin “Këshilla Mikst” e përbërë prej të gjithë anëtarëve të Sinodhit dhe prej katër Laikësh, një për çdo Dhioqezë, nën kryesinë e Kryepeshkopit.
Të zgjedhurit e Laikëvet në fjalë dhe kompetenca si dhe të drejtat e tyre do të caktohen në Rregulloren e administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale.
Për këtë herë katër anëtarët laikë zgjidhen prej kongresit.
Rregullorja e administrimit të përgjithshëm do të elaborohet prej Këshillës Mikst së cilës do t’i shtohen edhe katër anëtarë laikë një prej çdo Dhioqeze të zgjedhur po prej këtij kongresi. Në Rregulloren do të caktohen rrogat dhe shpërblimet e Kryepeshkopit, Peshkopëve dhe Ikonomit të Madh Mitrofor si dhe të nëpunësve të tjerë klerikë dhe laikë; do të formulohet mënyra e zgjedhjeve të Pleqësive Kishtare (Dhimogjerondive) dhe të kujdestarëve të Kishave e të Manastireve.
Kjo Rregullore do të elaborohet prej Këshillës Mikst, të formuar si më sipër, brenda gjashtë muajve pas datës së dekretimit të këtij Statuti.
Art. 45. Këshilla Mikst harton për çdo vit buxhetin preventiv të përgjithshëm të Kishës, një kopje e të cilit i paraqitet Ministrisë së Drejtësisë për veprimet e parapara në dispozitat e Rregullores së përgjithshme t’administrimit.
Art. 46. Pasuritë e tundshme dhe të patundshme që u janë lënë komunitetevet Orthodhokse, Kishave ose Manastireve me një qëllim mirëbërës të caktuar, ndodhen nën kontrollimin e Kishës e cila përkujdeset për të kryerit e qëllimit dhe për ekzekutimin e dëshirës së dhuronjësit.
Art. 47. Pranë Kryekishës krijohet Arka e përgjithshme në të cilën hyjnë të gjitha të ardhurat e Kishës sipas artikullit 40 dhe prej kësaj bëhen pagesat sipas Rregullores së administrimit.
Art. 48. Çdo zëvendës lokal bashkë me Pleqsinë Kishtare harton Buxhetin preventiv të përvitshëm për të gjitha të ardhurat dhe të prishurat të juridiksionit të tij për pasuritë e komunitetevet Orthodhokse dhe për pasuritë dhe të ardhurat e Kishavet. Ky buxhet i dërgohet Peshkopatës kompetente gjer më një gusht. Peshkopata, pasi të mbledhë buxhetet e të gjithë Dhioqezës së saj, me vërejtjet e duhura, ia dërgon Qendrës brenda 30 ditëve.
Art. 49. Për çdo Manastir hartohet një buxhet i veçantë, i cili më një gusht i paraqitet Peshkopatës dhe kjo ia dërgon Qendrës me vërejtjet e duhura dhe bashkë me buxhetet e tjera për aprovim.
Art. 50. Viti financiar i Kishës fillon më një janar dhe buxheti preventiv i dërgohet çdo Peshkopate përpara kësaj date.
Buxheti konsumativ hartohet brenda muajit mars për të ardhurat dhe të prishurat e vitit të shkuar. Ky buxhet, bashkë me tepricën e t’ardhuravet, i dërgohet çdo Peshkopate brenda muajit mars.
Teprica e t’ardhurave të Manastireve i dërgohet Qendrës në çdo 6 muaj.
Art. 51. Në qendrën e Kishës ndodhet një Këshillë ekonomike e përhershme që përbëhet prej Kryepeshkopit dhe katër laikëve. Këta të fundit zgjidhen prej Këshillës Mikst dhe detyrat e tyre caktohen në Rregullore.
Art. 52. Në Arkën e Përgjithshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të mbahen më tepër se katër mijë fr. ari, teprica depozitohet në një nga Bankat Shqiptare n’emrin e saj dhe tërhiqet sipas dispozitave të Regullores s’administritimit.
Art. 53. Rregullorja e Administrimit të përgjithshëm për të hyrë në fuqi, duhet të aprovohet nga Ministria e Drejtësisë.

KAPTINA VIII
Art. 54. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë detyrohet në çdo meshë të bëjë lutje për Mbretin, për gjithë Kombin Shqiptar dhe për ushtrinë.
Art. 55. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë n’asnjë mënyrë nuk mund të pranojë, në çdo emër qoftë, dhurata nga një fuqi e huaj dhe veprimi i kundërt shkakton zbatimin e dispozitave të ligjës mbi fajet politike.
Art. 56. Sinodhi do të veprojë për përmirësimin që kërkojnë konditat shoqërore të sotme mbi sa u përket zakoneve fetare.
Art. 57. Asnjë klerik nuk mund të funksionojë fenë orthodhokse në Shqipëri pa qenë i emëruar dhe i lidhur me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Art. 58. Të gjithë ata Klerikë për të cilët flet artikulli 16 dhe që ndodhen në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Buxheti konsumativ hartohet brenda muajit mars për të ardhurat dhe të prishurat e vitit të shkuar. Ky buxhet, bashkë me tepricën e t’ardhuravet, i dërgohet çdo Peshkopate brenda muajit mars.
Teprica e t’ardhurave të Manastireve i dërgohet Qendrës në çdo 6 muaj.
Art. 51. Në qendrën e Kishës ndodhet një Këshillë ekonomike e përhershme që përbëhet prej Kryepeshkopit dhe katër laikëve. Këta të fundit zgjidhen prej Këshillës Mikst dhe detyrat e tyre caktohen në Rregullore.
Art. 52. Në Arkën e Përgjithshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të mbahen më tepër se katër mijë fr. ari, teprica depozitohet në një nga Bankat Shqiptare n’emrin e saj dhe tërhiqet sipas dispozitave të Regullores s’administritimit.
Art. 53. Rregullorja e Administrimit të përgjithshëm për të hyrë në fuqi, duhet të aprovohet nga Ministria e Drejtësisë.

KAPTINA VIII
Art. 54. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë detyrohet në çdo meshë të bëjë lutje për Mbretin, për gjithë Kombin Shqiptar dhe për ushtrinë.
Art. 55. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë n’asnjë mënyrë nuk mund të pranojë, në çdo emër qoftë, dhurata nga një fuqi e huaj dhe veprimi i kundërt shkakton zbatimin e dispozitave të ligjës mbi fajet politike.
Art. 56. Sinodhi do të veprojë për përmirësimin që kërkojnë konditat shoqërore të sotme mbi sa u përket zakoneve fetare.
Art. 57. Asnjë klerik nuk mund të funksionojë fenë orthodhokse në Shqipëri pa qenë i emëruar dhe i lidhur me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Art. 58. Të gjithë ata Klerikë për të cilët flet artikulli 16 dhe që ndodhen në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët nuk kanë konditat e lypura prej atij artikulli, që ditën e aprovimit të këtij Statuti janë të pushuar nga funksioni Fetar klerikal.
Art. 59. Asnjë laik ose Murg nuk mund të dorëzohet Prift ose Dhjak pa pasur pëlqimin e Sinodhit dhe pa pasur diplomën e Seminarit Orthodhoks.
Art. 60. Të gjitha marrëdhëniet që do të ketë Kisha Autoqefale e Shqipërisë me Qeverinë Mbretërore do të bëhen me anën e Ministrisë së Drejtësisë.
Art. 61. Çdo Peshkopatë ka vulën e saj në të cilën do të jetë shkruar: Peshkopata e (Emri i Dhioqezës).

DISPOZITAT E FUNDIT
Art. 62. Në rast herezie të një pjese ose të gjithë popullsisë Orthodhokse të një krahine, Kishat, Manastiret dhe pasuritë e tyre i mbeten Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Art. 63. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndryshohen, të modifikohen ose të abrogohen artikujt 1,2, e 3.
Art. 64. Mund të ndryshohen me vendim të Këshillës Mikst bashkë me Këshillën e përhershme artikujt: 10; 14 a, b; 25; 40; 48; 49; 52 e 60.
Dispozitat e tjera të këtij Statuti mund të ndryshohen me vendim të një kongresi tjetër.
Ky statut i paraqitet Qeverisë për të marrë formën ligjore. Korçë, 29 Qershor, 1929.
Kongresi vazhdoi punimet 15 ditë. Mbasi miratoi statutin në parim, vendosi të krijojë një komision të posaçëm të përbërë nga: Mitrofor Vasil Marku, Vasil Avrami, Dhimitër Kacimbra, Taq Buda, Vasil Bakalli, Athanas Shundi, Llazar Bozo, Nikolla Haxhinasto, Kristaq Ikonomi, Thoma Papapano, Mihal Cani, Milto Maksakuli dhe dr. Zoi Xoxa, të cilët do t’i jepnin statutit formën përfundimtare. Mbas 15 ditë diskutimesh në orën 7.30 të datës 29 qershor të vitit 1929 të gjithë delegatët firmosën dokumentet për tu miratuar në statut përfundimtar. Ky Statut e vuri në themele të qëndrueshme Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.14.05 AM.jpg

Shikime: 581

Madhësia:  39.1 KB
Në vijim Kongresi i dytë kishtar i Korçës shqyrtoi Rregulloren e K.O.A.Sh-it, e cila përcaktonte të drejtat dhe detyrat e çdo forumi drejtues të Kishës. Për hartimin e Rregullores të Administrimit të Përgjithshëm të Kishës kontribut të shquar kanë dhënë dhespotët Agathangjel e Ambroz, Ikonomi i Madh Mitrofor Vasil Marku, si dhe avokat Ilia Kota, Vasil Avrami, Thoma Papapano, dr. Mihal Cani, Kristaq Zaguridhi, Vasil Bakalli, dr. Zoi Xoxa e në mënyrë të veçantë Kov Deliana. Me punën e tyre të përbashkët më 20 korrik të vitit 1929 u miratua Rregullorja.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, me Sinodin e Shenjtë episkopal, me Statutin Definitiv dhe me Rregulloren e Administrimit të Përgjithshëm përmbushi kërkesat kanonike të Autoqefalisë dhe e meritonte Tomin e Patriarkanës së Stambollit. Për fat të keq nuk ndodhi kështu, u deshën edhe gati nëntë vjet që të ulej zemërimi i Patriarkanës Ekumenike.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.14.44 AM.jpg

Shikime: 568

Madhësia:  53.6 KB
Kongresi i Korçës plotësoi Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të miratuar në Kongresin e Beratit. Statuti kishte 64 nene dhe më 29 qershor 1929 u botua në Fletoren Zyrtare. Në Kongresin e Korçës u vendos ndarja kishtare në bazë dioqeze duke formuar dioqezat e Korçës, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës. Prej vitit 1922 e deri më mars 1930 qendra kishtare ishte Korça, ndërsa duke filluar nga prilli i vitit 1930 qendra kishtare kaloi në Tiranë duke marrë emrin Mitropolia e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Më mars të vitit 1932 Imzot Visarioni shkoi në Bukuresht për të kërkuar përkrahjen e kishës rumune për çështjen e autoqefalisë shqiptare, por dështoi. Kjo bëri që pas dështimeve të tjera, Imzot Visarioni të japi dorëheqjen në 26 maj të vitit 1936.(46)
BOTIME
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.34 AM.jpg

Shikime: 552

Madhësia:  40.9 KB
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.39 AM.jpg

Shikime: 568

Madhësia:  44.4 KB
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.47 AM.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  44.6 KB
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.52 AM.jpg

Shikime: 562

Madhësia:  47.6 KB
46) – Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Kongresi i Dytë gjithortodoks i Korçës e vuri kishën mbi baza kanonike e kombëtare, Tiranë 2005.

TOMI I AUTOQEFALISË
Pas dorëheqjes së Imzot Visarionit iu kërkua Imzot Kristoforit që të hiqte dorë nga qëndrimi pasiv dhe të merte në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 1936 qeveria shqiptare dërgoi në Athinë kryeministrin Koço Kota për të biseduar me përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike. Pas kësaj në nëntor të vitit 1936 erdhën në Tiranë Pandelejmon Kotoko, Pandeli Evangjeli dhe Vasil Avrami për të biseduar me Kristofor Kisin. U vendos që një delegacion i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i përbërë nga Imzot Kristofori dhe Josif Kedhi të shkonte në Athinë më 20 shkurt 1937 për të biseduar me Mitropolitin e Trapezuntës Krisanthin. Pas bisedimeve në Athinë delegacionit iu shtuan edhe dy kandidatët për episkopë Evlogjio Kurilla dhe Pandelejmon Kotoko. Kështu përfaqësia u nis për në Konstandinopojë më 28 mars 1937 dhe në prani të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike nënshkruan marrëveshjen. Më datën 11 prill 1937 në Kishën e “Trinisë së Shenjtë” të Halkit u bë dorëzimi në gradën episkopale i Pandelejmonit, dhe po atë ditë në Kishën e “Shën Gjergjit” në Fanar u dorëzua Evlogjio Kurilla. Kështu më 12 prill 1937 Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës nëshkruan Tomin Patriarkal të njohjes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Tomi iu dorëzua Imzot Kristoforit duke e caktuar atë si Kryeepiskop të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ceremonia e dorëzimit të Tomit u zhvillua në Sallën e Madhe të Patriarkanës, me pjesëmarrjen e Patrikut Ekumenik Veniaminit, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës, Konsullit të Shqipërisë në Stamboll Asaf Çaçulit etj.(47)
Pas dhënies së autoqefalisë dy mitropoli u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë, ajo e Gjirokastrës, u formua nga ndarja e Mitropolisë së Drinopolit. Patriarkana Ekumenike, si çmoi mirë nevojat fetare dhe kishtare të popullit ortodoks të Shqipërisë, i cili ndodhet në eparhitë e Korçës, Durrësit, Beratit dhe të Gjirokastrës, njoftoi autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë me anën e Tomit Patriarkal e Sinodik, që u lëshua më 12 prill 1937. Para se të shpallej autoqefalia ishin bërë këto veprime kishtare prej Patriarkanës:
1-Duke marrë parasysh se qyteti i Tiranës, që ndodhet në mitropolinë e Durrësit, është shpallur kryeqytet i Mbretërisë Shqiptare vendosi të marrë këtë titull: “Mitropolia e Tiranës, Durrësit dhe e Elbasanit”. Episkop i kësaj mitropolie u zgjodh me votim të rregullt, episkopi i Sinadës Kristofor Kisi.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.38.07 AM.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  44.3 KB
2-Duke gjykuar të nevojshme vendosi që mitropolia e Beligradit të marrë titullin: “Episkopata e Hirëshme e Beratit, Vlorës dhe Kaninës”. Episkop i kësaj episkopate u zgjodh me votim të rregullt Agathangjel Çamçe (pasi më parë iu hoq dënimi dhe u njoh dorëzimi i tij në gradën episkopale).
3-Për mitropolinë e Korçës u vendos që të marrë titullin: “Episkopata e Hirëshme e Korçës”. Episkop i kësaj episkopate u zgjodh me votim të rregullt Evllogjio Kurilla.
4-Gjirokastra si pjesë e shkëputur nga mitropolia e Drinopolit formoi një episkopatë të veçantë duke marrë titullin:
“Episkopata e Gjirokastrës”. Episkop i kësaj episkopate u zgjodh me votim të rregullt Pandelejmon Kotoko.(48) Patriarkana Ekumenike i dërgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota. Delegacioni në pëbërje të së cilit qenë katër hierarkët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mbëriti në atdhe, të Dielën e Dafinës më 25 prill të vitit 1937. Me rastin e shpalljes së autoqefalisë në kishën katedrale të Tiranës u celebrua një liturgji panagjirike me pjesëmarrjen e hierarkëve dhe klerikëve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe mbreti Zog. Nga episkopi i Gjirokastrës Pandelejmon Kotoko u lexua përmbledhja e Tomit Patriarkal për dhënien e autoqefalisë shqiptare.

TOMI PATRIKAL DHE SINODIK MBI BEKIMIN
E AUTOQEFALISË SË KISHËS ORTODOKSE
NË SHQIPËRI

VENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,
Kryepiskop i Konstandinopojës,
Romës së Re dhe Patrik Ekumenik
Nr. 609 prot.
Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe. Kështu pra edhe tani,

Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe. Kështu pra edhe tani, meqenëse të krishterët shpresëtarë orthodhoksë të të bekuarit prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuan Fronit tonë të Shenjtë Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nën strehën e fuqishme të të cilit, si trashëgimi e vyer, prej shekujsh kanë gjetur mbrojtje e, me hirin e Krishtit, në vreshtin e Tij kanë gjetur shpëtim, morën guximin t’i drejtohen Atij, si një nëne të dhembshur, duke parashtruar nevojat e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtë dhe kërkesën që zona e tyre kishtare të bekohet dhe të shpallet provincë kishtare më vete, e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtet e reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky organizim mund të ndikojë për mirë në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhe të jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin e pandërprerë të tyre në përparimin në tërësi të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shteti i perëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në mënyrë të besueshme për mbarëvajtjen pa pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka ofruar garanci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë të Kishës Ortodokse, e cila gjendet brenda kufijve të tij. Prandaj dhe modestia jonë, së bashku me fort të nderuarit dhe të shenjtët Mitropolitë dhe fort të ndershmit bashkëmeshtarë dhe vëllezër më Shpirtin e Shenjtë, duke shqyrtuar me interesim plot dashuri kërkesën e tyre birësore dhe me udhërrëfyes dispozitat e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën kishtare, vendosëm të pranojmë me dashamirësi kërkesën që na drejtuan bijtë tanë shpirtërorë të Krishterë Orthodhoksë të Shqipërisë dhe të japim nga ana jonë bekimin dhe miratimin për organizimin e pavarur dhe autoqefal të punëve të tyre kishtare.

Duke gjykuar pra edhe sinodikisht më Shpirtin e Shenjtë, urdhërojmë dhe shpallim në këto çaste të hareshme që të gjitha eparkitë dhe komunitetet orthodhokse që përfshihen në të perëndishpëtuarin Shtet Shqiptar të jenë këtej e tutje të bashkuara në një organizim të pavarur e autoqefal kishtar me emërtimin “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë shpirtërore, të rregullojë e të administrojë këtej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të pavarur e autoqefale sipas rendit dhe të drejtave sovrane edhe të Kishave të tjera Ortodokse Autoqefale, të ketë dhe të njohë si autoritet suprem administrativ kishtar Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Kryepriftërinjve ortodoksë kanonikë të Shqipërisë, me Kryetar të tij çdo herë Fort të Hirëshmin Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Për zbatimin e unitetit të shenjtë kanonik me Fronin tonë fort të Shenjtë Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale, si dhe për ta dëshmuar këtë, Hirësia e Tij Kryepiskopi i çdohershëm i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ka për detyrë që, sipas rendit të Kishës së Shenjtë Ortodokse, të njoftojë për zgjedhjen dhe hipjen e tij në fron nëpërmjet Letrave fronëzuese edhe Kishën tonë të Madhe të Krishtit, edhe të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale motra. Po ashtu duhet të bëjë për këtë qëllim homologjinë dhe premtimin e parashikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm të besimit dhe shpresëtarisë ortodokse prej Kishës së Shenjtë që drejton dhe që i është besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e Shenjta e Hyjnore dhe rendi i Kishës së Shenjtë Ortodokse urdhërojnë, si dhe të kujtojë sipas rendit në diptikë emrin e Patrikut Ekumenik dhe të Patrikëve të tjerë fort të shenjtë dhe të Kryetarëve Fort të Hirshëm të Kishave të Shenjta Ortodokse Autoqefale. Urdhërojmë gjithashtu që edhe Kisha Ortodokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë Miron e Shenjtë prej Kishës sonë të Madhe të Krishtit.

Po ashtu, rekomandojmë që, për çështje apo paqartësi të një natyre të përgjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet e juridiksionit të Kishave Autoqefale në veçanti, Hirësia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë t’i drejtohet Fronit tonë fort të Shenjtë Ekumenik, nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo Episkopatë të orthodhoksëve, shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar në këtë mënyrë mendimin dhe opinionin e vlefshëm të Kishave motra. Duke gjykuar pra në këtë mënyrë, gjë që pasqyrohet edhe në ato çka vendosëm dhe miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të 12 prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha kohët edhe nëpërmjet këtij Tomosi Patrikanor e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Kodikun e Kishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili i është lëshuar dhe dërguar njëkohësisht me përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe Hirësisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të dashur dhe bashkëmeshtartit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmë që Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të parit dhe të Madhit Kryeprift e Bariut Krisht, të mbështesë gjithmonë të themeluarën me sukses Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të shtojë e të përçojë drejt saj hirin dhe bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë e në dobi të tërësisë shpresëtare të saj, si dhe në të njëjtën kohë për ngazëllimin e të gjitha Kishave të shenjta Autoqefale motra.

Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.
Shprehet Patriku i Konstandinopojës
† VENIAMIN
+ Maksimi i Halkidhonës,
+ Polikarpi i Prusës,
+ Gjermanoi i Sardës dhe Pisidhisë,
+ Leoni i Theodhorupolit,
+ Meleti i Kristupolit,
+ Gjermanoi i Enit,
+ Ioakimi i Dherkës,
+ Thomai i Pringjiponezit,
+ Genadi i Iliupolit,
+ Konstandini i Irinupolit,
+ Dhorotheu i Laodhikisë.
47) – Apostolou Glavina, H Orthodhoksi Aftoqefali Eklisia tis Alvanias, Iperesia Dhimosievmaton, Thesaloniki 1998, faqe 66.
48) – Veprimet e fundit Patriarkale dhe Sinodike të Kishës së Kostandinopojës, Orthodhoksia, Kostandinopojë, viti XII, 1937.

KREU I PESTË

KISHA AUTOQEFALE
(1937 deri në vitin 1967)

Më 24 maj 1937 Kryeepiskopi Kristofor me cilësinë e kryetarit të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë iu përgjigj me një letër falenderimi Patrikut të Kostandinopojës Veniaminit. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhej nga Kryehirësia e Tij Kristofori Kryeepiskop i Durrësit, Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Agathangjel Çamçe Mitropolit i Beratit, Evllogjio Kurilla Mitropolit i Korçës dhe Pandelejmon Kotoko Mitropolit i Gjirokastrës. Sipas Tomit të Autoqefalisë, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ishte Sinodi i Shenjtë, i cili përbëhej prej episkopëve kanonikë. Kryetar i Sinodit të Shenjtë do të ishte gjithnjë Kryeepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, i cili ka për detyrë që të kujtojë emrat e Primatëve të Kishave Ortodokse Autoqefale. Gjithashtu në Tomin e Autoqefalisë theksohet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë duhet të marrë Miron e Shenjtë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo e fundit njoftoi të gjitha Kishat Autoqefale të Aleksandrisë, Antiokisë, Jerusalemit, Greqisë, Polonisë, Qipros, Ivirisë, Sebisë dhe Rumanisë. Në maj të vitit 1937 Patriarkana Ekumenike i dërgoi Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Miron e Shenjtë. Gjithashtu ofroi edhe dy bursa studimi për në Shkollën Patriarkale të Halkit. Mbledhja e parë e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u bë më 9 korrik 1937 me qëllim që hierarkët të qenë njohur me nevojat e grigjës së tyre.

HIERARKËT E SINODIT TË SHENJTË
Kryehirësia e Tij, Kristofor Kisi ka lindur në lagjen Kala të Beratit në vitin 1890. Studimet e larta i ndoqi në Shkollën Patriarkale të Halkit ku u diplomua në vitin 1908. Tema që mbrojti diplomën ishte “Mbi prejardhjen e jetës monakale”. Me përfundimin e studimeve teologjike më 1908 u kthye në atdhe dhe filloi punë në gjimnazin “Jovan Banga” në Korçë. Para luftës ballkanike vajti në Kostandinopojë dhe në vitin 1916 u dorëzua në gradën priftërore. Ai ishte Kryefamulltar në Makrohor. Më vonë u hirotonis episkop i Sinadës, post të cilin e mbajti deri në vitin 1923. Pikërisht këtë vit duke parë përpjekjet e otodoksëve shqiptarë për autoqefali, Imzot Kristofori u kthye vullnetarisht në Shqipëri, ku mori në drejtim Mitropolinë e Beratit duke pasur titullin “Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës”. Më 21 nëntor 1923 Imzot Kristofori së bashku me Imzot Jerotheun dorëzuan në gradën episkopale Imzot Theofanin në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Ndërsa në vitin 1929 u tërhoq në manastir duke mos marrë pjesë në veprimet antikanonike që po kryheshin në Kishën Ortodokse Shqiptare. Në vitin 1937 u zgjodh Kryetar i Sinodit të Shenjtë dhe Kryeepiskop i gjithë Shqipërisë. Për shumë vjet qëndroi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.(1)
Imzot Agathangjel Çamçe ka lindur në qytetin e Korçës më 1877. Në vitin 1903 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u shqua si aktivist i lëvizjes kombëtare. Në vitin 1919 u dorëzua në gradën priftërore në Nju Jork, ku shërbeu dy vjet duke celebruar shërbesa fetare në gjuhën shqipe. Në vitin 1921 atë Agathangjel Çamçe erdhi në Shqipëri dhe një vit më vonë më 1922 mori ofiqin e arkimandritit. Në muajin shkurt të vitit 1929 u dorëzua Episkop i Beratit, Vlorës dhe Kaninës në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë, prej Imzot Visarionit dhe Imzot Viktorit. Në maj të vitit 1937 u zgjodh përsëri Mitropolit i Beratit (pasi më parë iu hoq dënimi dhe u njoh dorëzimi në gradën episkopale). Imzot Agathangjel Çamçe fjeti përgjithmonë në vitin 1946.(2)
Imzot Evllogjio Kurilla ka lindur në fshatin Ziçisht të Korçës në vitin 1880. Studimet e larta teologjike dhe filozofike në Universitetin e Athinës i ka përfunduar në vitin 1912, ndërsa më 1935 mbrojti doktoratën me temë “Voskopoja dhe Akademia e saj”. Po këtë vit u emërua profesor i historisë në Universitetin e Selanikut. Evllogjio Kurilla ka marrë pjesë në përfaqësinë, e cila u nis për në Kostandinopojë më 28 mars 1937 dhe në prani të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike ka nënshkruar marrëveshjen për dhënien e Tomit të Autoqefalisë të Kishës Ortodose të Shqipërisë. Më 11 prill të vitit 1937 u dorëzua Mitropolit i Korçës në Kishën Patriarkale të “Shën Gjergjit” në Fanar. Imzot Kurilla organizoi shkollën katekiste të së dielës, themeloi korin kishtar nën drejtimin e Sotir Kozmosit, mblodhi materiale folklorike etj. Meritë e tij ishte çelja e seminarit “Jovan Banga” në qytetin e Korçës. Me gjithë këtë aktivitet produktiv Imzot Kurilla nuk u vlerësua, por përkundrazi qeveria shqiptare më 29 shtator të vitit 1939, me anën e një shkrese të firmosur nga Xhafer Ypi e njoftonte se duhej të largohej nga Korça, me pretendimin se nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Pasi u largua nga Shqipëria Imzot Kurilla u emërua profesor i historisë në Universitetin e Athinës.3 Emrin e Evllogjio Kurillës mbajnë shumë libra, artikuj, transkriptime, fjalime dhe predikime. Si specialist i paleografisë ai ka transkiptuar shumë kodikë dhe dorëshkrime që gjendeshin në Bibliotekën e Athinës. Ai ishte një njeri i shquar në fushën e letrave dhe të teologjisë. Në një libër të tij, botuar në vitin 1935, Kurilla ka shkruar se Voskopoja është themeluar nga shqiptarët dhe më tej është populluar nga popullsia shqiptare dhe vllahe. Gjithashtu ai theksonte se në Voskopojë u ngjiz ideja e bashkimit shqiptar dhe e shkrimit të gjuhës shqipe. Ky pohim dhe disa të tjera si ky, qenë shkaku që në vitin 1942 në një mbledhje të Senatit Akademik të Universitetit të Athinës, Evllogjio Kurillën e akuzuan si nacionalist shqiptar dhe tradhëtar, i cili e kishte kthyer katedrën e historisë së Universitetit të Athinës në një katedër antikombëtare.4 Imzot Evllogjio Kurilla vdiq më 21 prill të vitit 1961 në Athinë. Shërbesa e përmortshme u zhvillua në Mitropolinë e Athinës me pjesëmarjen e Kryeepiskopit të Greqisë Theoklitit dhe hierarkëve të tjerë. Për jetën dhe veprimtarinë e Mitropolitit të Korçës Evllogjio, foli episkopi i Gjirokastrës Pandelejmoni.
Pandelejmon Kotoko ka lindur në Korçë në vitin 1890. Studimet e larta i kreu në Institutin Teologjik të Halkit në Stamboll, ku u diplomua në vitin 1912. Tema me të cilën mbrojti diplomën e teologjisë ishte: “Mësimi i Joan Gojartit për misionin pimantik”. Në vitin 1936 mbrojti doktoraturën në Drejtësi, ndërsa më 11 prill 1937 u dorëzua Mitropolit i Gjirokastrës në Kishën e “Trinisë së Shenjtë” të Halkit. Në prill të vitit 1941 gjendej në Janinë dhe autoritetet shqiptare nuk e lejuan të hynte në Shqipëri. Imzot Kotoko vdiq në Athinë, më 24 maj 1969. Mitropoliti i Korçës Evllogjio dhe Mitropoliti i Gjirokastrës Pandelejmoni kanë qenë kundër kthimit të ortodoksëve në uniatizëm. Ata këmbëngulën që të ruhej Status-quoja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në një moment të vështirë kur Kryeepiskopi Kristofor kishte firmosur marrëveshjen me arbëreshët e Italisë.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.47.25 AM.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  29.7 KB
Imzot Kristofor Kisi
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.47.56 AM.jpg

Shikime: 579

Madhësia:  33.5 KB
Imzot Agathangjel Çamçe
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.48.35 AM.jpg

Shikime: 563

Madhësia:  38.4 KB
Imzot Evlogjio Kurilla
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.49.04 AM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  37.9 KB
Imzot Pandelejmon Kotoko
1) – Lekë Tasi, Nderim Imzot Kristofor Kisit, Ngjallja, korrik 1998, faqe 9.
2) – Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, Tiranë 1992, faqe 44.
3) – Dr. Dion Tushi, Pjesë monografie për Evllogjio Kurillën, Tempulli, Nr. 14, Korçë 2009, faqe 70-75.
4) – Pëllumb Xhufi, Shekulli i Voskopojës, Toena, Tiranë 2010, faqe 23.

LËVIZJA UNITE NË SHQIPËRI
Misionarë të shumtë kishin ardhur nga Italia, të cilët duke përfituar edhe nga kushtet e mjeruara ekonomike të popullsisë dhe të klerit ortodoks filluan propagandën e tyre për kthimin e popullsisë ortodokse në unitë. Murgjit bazilianë, të ardhur nga Manastiri i Grotaferatës, pranë Romës filluan të jenë të pranishëm nëpër qytetet me popullsi ortodokse si në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Korçë, Fier etj. Ata gjetën terren të përshtatshëm në punën e tyre misionare sepse e flisnin disi gjuhën shqipe dhe nga veshjet dhe liturgjia qenë njësoj si riti lindor ortodoks. E vetmja kishë unite gjendej në qytetin e Elbasanit, në lagjen Kala.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.51.42 AM.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  41.8 KB

Më 16 prill të vitit 1930, Ministri i Brendshëm Rauf Fico i ka dërguar një informacion Prefekturës së Elbasanit në lidhje me aktivitetin e kishës unite. Prefekti i Elbasanit Qazim Bodinaku i është përgjigjur: “Lokali i kishës unite ndodhet i bashkuem me banesën private të priftit atë Pietro Scarpelli, i cili meshon tinëz…Sot i naltpërmenduni u thirr në prefekturë dhe në mënyrë të pëlqyeshme u porosit të mos meshojë privatisht pa i ra kumbonës, derisa çeshtja të rregullohet dhe na njoftoi se nesër mbrama, mbasi asht nata e madhe do ta bajë detyrën e meshimit.
Për të ndalue meshimet në kët kishë dhe propagandat helmuese rreth kësaj çështje duhet të largohet këtej: Papa Pietro bashkë me Papa Jovanin, të cilët sado që të ndalohen nga meshimet prapë se prapë do të vazhdojnë tinëzisht. Lutemi deri nesër nga mesdita të njoftohet mënyra e veprimit”.
Më 22 korrik të vitit 1930, Kryeepiskopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Forlumturia e Tij, Visarioni është ankuar pranë Ministrisë së Drejtësisë për priftin unit të ardhur nga Kalabria, i cili përpiqej që të dërgonte djemtë elbasanas për studime teologjike në Itali. Me ndërmjetësinë e priftit unit atë Pietro Scarpelli u dërguan për studime nëpër shkollat teologjike të Italisë: 1-Nasi Spiro Ndria në shkollën “Via faro, mango presso Veri”, 2-Josif Papamihali në kolegjin “Greko Vio Babuino”, 3-Aleko Thanas Gega në shkollën “Suinar Grota Ferata” etj.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.54.22 AM.jpg

Shikime: 571

Madhësia:  53.2 KB Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.54.27 AM.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  28.5 KB
Më 19 shkurt të vitit 1936 prefekti i Elbasanit Sadik Metra ka njoftuar eprorët: “Prifti unit quhet atë Pietro Scarpelli dhe asht njeri i zgjuem punëtor dhe me kulturë të plotë, asht organi kryesor për zhvillimin e unitizmës, simbas hetimeve personale disponueka fonde të mira dhe tash që papunësia asht tue u shtue, me mjetet e tij financiare asht tue tërheqë njerëz që kanë nevojë ushqimore, dhe mbasi ky veprim bahet tepër i fshehtë dhe pa bujë fare”. Priftërinjtë unitë kishin marrë shtëpi me qera dhe përveç katekizmës kishin hapur kopshte e shkolla. Murgeshat u mësonin vajzave punë dore, ndihmonin njerëzit në nevojë etj.(5) Më 21 mars të vitit 1939 Prefekti i Korçës, Ismet Kryeziu ka shkruar se kishte ardhur për të meshuar prifti unit. Ky i fundit ka meshuar në Korçë me pjesëmarrje besimtarësh, të cilëve u premtoi të holla në rast se përqafonin unitizmin. Prifti i Vithkuqit, atë Gjergj Deda është solidarizuar me të. Nga besimtarët kanë qenë rreth 20 burra, gra e fëmijë, ndër të cilët Ilo Mosko, Gaqi Tushi etj. Gjithashtu Athina Kristos nga Grapshi i Devollit iu dha e drejta e studimit për në Itali.(6)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.57.06 AM.jpg

Shikime: 558

Madhësia:  51.2 KB
Në librin “Pushteti i së vërtetës” Mitropoliti i Korçës Evllogjio Kurilla ka shkruar: “Katolikët gjatë mungesës sime për shkak të udhëtimit tim në Angli ku mora pjesë në një konferencë për dialogun ndërfetar midis kishës Anglikane dhe asaj Ortodokse, ngritën në Korçë një kishë, një manastir murgeshash dhe një shkollë, si dhe kishin proselitizuar 400 nxënës shkollash. Me tu kthyer i befasuar nga këto zhvillime të shpejta, fillova predikimet dhe me ndihmën e Perëndisë arrita ti neutralizoj”.(7) Më 5 maj të vitit 1939 prefekti Abdurrahman Hoxha ka deklaruar se në qytetin e Vlorës kanë vepruar këta unitë: famulltari i Vlorës Monsinjor Bonati, atë Pietro Scarpelli, i ardhur nga kisha unite e Elbasanit, Pietro Pjero nga Himara, Tol Arapi, Gaspër Kraja, Jak Beltoja, Sofokli Kume etj. Monsinjor Bonati ka deklaruar se punonte për çështjen kombëtare, me qëllim që t’i shkëpuste besimtarët ortodoksë nga ndikimet greke e sllave, duke i bashkuar në urdhërin e papës së Romës. Ortodoksët e kthyer në uniatizëm duhej të bënin një deklaratë, me të cilën pranonin kalimin në fenë uniate. Në të thuhej:

Pranim Besimi
Ortodoksët qi bashkohen me Kishën Katolike Lindore nuk
i ndërrojnë zakonet kishtare, due të thom se taksin e pagëzimit, të kunorëzimit, të vojimit shejt, të vorrimit e të gjitha misteret i kanë njinji si në kishën ortodokse. Në Meshë e në çdo shërbim fetar prifti unit ase katolik linduer do të përmendin papën e Romës, sot me emën Pio, dhe episkopin e eparkisë, qi sot për sot për unit të Shqipnisë asht Delegati Apostolik e quhet Gjon.
Në vijim nëshkruhej deklarata, e cila theksonte se ortodoksët që i bashkohen Kishës Katolike Lindore, nevojat fetare si pagëzimet, kororëzimet etj do t’i bënin me priftin unit. Në përfundim betoheshin mbi Ungjill që do t’i qëndronin besnik deklaratës.(8)
Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 propaganda e romano-katolikëve për t’i kthyer ortodoksët në uniatë u intensifikua edhe më tepër sa që në vitin 1942 ata vepronin me 10 misione në Shqipërinë e Jugut. Por edhe qeveria shqiptare e asaj kohe ishte në shërbim të fashistëve dhe ushtronte presion ndaj Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për një kthim të mundshëm të ortodoksëve në unitë.
Kështu më 16 gusht 1939 mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanuel III, Jakomoni ka njoftuar Pallatin Kixhi për një kthim të ortodoksëve në uniatizëm. Kryeepiskopi Kristofor nga njëra anë e kishte pranuar marrëveshjen me arbëreshët e Italisë dhe nga ana tjetër përpiqej që ta shtynte çështjen me qëllim që të fitonte kohë. Anën e Kryeepiskopit Kristofor kanë mbajtur edhe Mitropoliti i Beratit Agathangjeli dhe Ikonomi i Madh Stavrofor Vasil Marku, ndërsa kundër kthimit në uniatizëm ishin Mitropoliti i Korçës Evllogjio dhe Mitropoliti i Gjirokastrës Pandelejmoni, të cilët kërkuan me ngulm që të ruhej status-quoja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këto kushte Kryeepiskopi Kristofor deklaroi se ishte gati për të mbledhur Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për të shpallur bashkimin me kishën romano-katolike. Nëse Sinodi i Shenjtë do ta pranonte bashkimin atëherë edhe popullsia ortodokse do ta pranonte patjetër duke marrë parasysh edhe trysninë e pushtimit fashist. Vendimi i Kryeepiskopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u prit mirë në Romë, megjithatë në Selinë e Shenjtë që në atë kohë drejtohej nga papa Piu XII nuk kishte unitet mendimi për rrugën që duhej ndjekur gjatë kthimit të ortodoksëve shqiptarë në uniatë. Disa qenë të mendimit për një bashkim të menjëhershëm me kishën romano-katolike, ndërsa të tjerë qenë për një kthim të shkallëzuar. Por me kapitullimin e Italisë fashiste më 1943 dështuan edhe planet e romano-katolikëve për t’i kthyer ortodoksët në uniatë.
5) – Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj, 55, 30 mars 2005, faqe 12-13.
6) – Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj, 55, 31mars 2005, faqe 12-13.
7) – Dr. Dion Tushi, Pjesë monografie për Evllogjio Kurillën, Tempulli, Nr. 14, Korçë 2009, faqe 74.
8) – Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj,55, 1 prill 2005, faqe 12-13.
9) – Roberto Moroco della Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1993, faqe 216.

SINODI I VITIT 1942
Në vitin 1942 Kryeepiskop Kristofori thirri teologun Irine Banushi(10) dhe i propozoi të dorëzohej në gradën episkopale. Në shkurt të vitit 1942 Ilia u dorëzua në gradën episkopale në Manastirin e Shën Naumit që në atë kohë ishte në administrimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pas dorëzimit ai mori emrin Irine dhe me vendim të Sinodit të Shenjtë të K.O.A.Sh- it u emërua Episkop i Strugës, Prespës dhe Caredvorit. Pas bashkimit të trojeve shqiptare gjatë pushtimit italian, u bë edhe riorganizimi i kishës. Kështu katër episkopatave ekzistuese iu shtuan edhe ato të Prizrenit, të Peshkopisë dhe Strugës. Mitropolit i kësaj të fundit u emërua Imzot Irine Banushi.(11) Gjithashtu Imzot Agathangjeli qëndroi në fronin e Mitropolitit të Beratit deri në maj të vitit 1942. Agathangjeli u fronëzua Mitropolit i Korçës, post të cilin e mbajti nga viti 1942 deri më 1946 kur edhe fjeti përgjithmonë më Zotin. Vendin e Imzot Agathangjelit si Mitropolit i Beratit e zuri Imzot Visarion Xhuvani. Pas këtyre zhvillimeve Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në vitin 1942 përbëhej nga Fortlumturia e Tij, Kristofor Kisi, Kryeepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Agathangjel Çamçe, Mitropolit i Korçës, Imzot Visarion Xhuvani, Mitropolit i Beratit dhe Imzot Irine Banushi episkop i Strugës, Prespës dhe Caredvorit. Gjithashtu anëtar i Sinodit të Shenjtë ishte edhe Ikonomi i Madh Stavrofor Vasil Marko.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.07.49 AM.jpg

Shikime: 548

Madhësia:  29.6 KB
Kryeepiskop Kristofor Kisi
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.08.18 AM.jpg

Shikime: 571

Madhësia:  24.6 KB
Imzot Visarion Xhuvani
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.08.53 AM.jpg

Shikime: 555

Madhësia:  32.4 KB
Imzot Agathangjel Çamçe
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.09.25 AM.jpg

Shikime: 571

Madhësia:  26.1 KB
Imzot Irine Banushi
10) -Ilia Kolë Banushi ka lindur në Shkodër në vitin 1906. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe më pas vajti në Seminarin “Bogosllava” të Cetinjës në Malin e Zi. Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Beograd dhe i përfundoi në vitin 1938. Menjëherë u kthye në atdhe ku filloi punë në Seminarin “Apostull Pavli” dhe në gjimnazin e Tiranës duke dhënë lëndën e latinishtes. Në prillin e vitit 1939 Ilia Banushi u bashkua me qëndresën antifashiste. Më pas e internuan në provincën e Kolfioritos në Itali nga ku u kthye në vitin 1940.
11) -Kristofor Beduli, Episkop Irine Banushi, Tiranë 2000, faqe 15.

KONTRIBUTI I KLERIT ORTODOKS NË LUFTËN ANTIFSHISTE NACIONAL-ÇLIRIMTARE
Si gjithë populli shqiptar edhe klerikët ortodoksë u radhitën në formacionet partizane në luftë kundër pushtuesve nazifashistë. Ndër ta mund të përmendim Paisi Vodicën, i cili ka përkrahur pa rezerva luftën nacionalçlirimtare deri në çlirimin e plotë të atdheut. Ndonëse në moshë të thyer Paisi Vodica u zgjodh anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Korçës. Madje në Kongresin historik të Përmetit arkimandrit Paisi Vodica u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.13.27 AM.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  20.2 KB
Duke parë veprimtarinë e tij atdhetare okupatorët fashistë e arrestuan dhe e internuan rreth një vit në Bari të Italisë. Pasi u lirua nga internimi, më 28 nëntor të vitit 1939 në kishën e Ersekës celebroi një tedeum, gjatë të cilit mbajti një fjalim me ndjenja të larta patriotike. Për meritat e tij patriotike gjatë luftës është nderuar me “Urdhërin e Flamurit” dhe medaljet e Kujtimit, Çlirimit dhe të Trimërisë. Pas çlirimit të vendit u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë.(12)
Gjithashtu Dhimitër Kokoneshi e vuri Manastirin e Shën Marenës në dispozicion të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Ai ka luftuar me armë në dorë deri në çlirimin e plotë të vendit. Fatmir Gjata në Ditarin partizan ka shkruar: “Më 19 tetor të vitit 1943 mbërritëm në Llëngë. Fshat mikpritës. Që aty shkuam në manastirin e Shën Marenës, ku na priti Kryetari i Këshillit dhe komandanti i njësitit atë Dhimitër Kokoneshi. Qëndruam atje dy ditë sa të riorganizohej Batalioni i Mokrës. Në Shën Marenë “Prifti me kobure” patrioti i shquar i Llëngës kishte marrë të gjitha masat për fjetje dhe për ngrënie”. Manastiri i Shën Marenës u kthye në një qendër të rëndësishme të luftës. Aty u vendos misioni anglez, sepse ishte vendi më i përshtatshëm strategjik.
Gjithashtu Enver Hoxha në librin “Njerëz të thjeshtë” ka shkruar: “Dy priftërinjtë kryesorë të Mokrës, Kokoneshi dhe prifti i Podgozhanit, u bënë luftëtarë me armë, partizanë me kamillaf dhe me kobure në brez.”. Kokoneshi i Shën Marenës shkonte në kishë me kobure në brez. Kur kryente shërbesat fetare, dikush ia mbante koburen tek dera e kishës. Si mbaronte shërbesën, dilte dhe e ngjeshte përsëri koburen në brez. Prifti patriot mori pjesë në shumë aksione që u zhvilluan në zonën e Mokrës. Për meritat e tij gjatë luftës nacional-çlirimtare Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka nderuar Dhimitër Kokoneshin me urdhërin “Ylli i kuq” dhe medaljet e Kujtimit, Çlirimit dhe të Trimërisë.(13)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.17.36 AM.jpg

Shikime: 551

Madhësia:  45.9 KB
12) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja 1333, viti 1966.
13) – Pandi Sotir Konomi, At Dhimitër Kokoneshi, figurë e shquar e fesë dhe e kombit, Kushtrim Brezash.

SHKARKIMI I KOTOKOS
Më 31 mars 1945 Kryeepiskopi Kristofor Kisi u ka dërguar një letër antarëve të Sinodit të Shenjtë me Nr. Prot. 176, me anën e së cilës u kërkonte që të shfaqnin mendimin e tyre në lidhje me aktivitetin antishqiptar të episkopit të Gjirokastrës, Pandeleimon Kotoko. “Shumë herë është bërë fjalë në gazetat e vendit rreth pozitës që ka peshkopi Pandeleimon Kotoko ndaj Kishës sonë autoqefale dhe dioqezës së Gjirokastrës. Me anën e shtypit jemi përgjigjur se episkopi në fjalë de facto është shkarkuar nga detyra dhe është zëvendësuar, por vendim pushimi nuk është marë dhe ky shkarkim i tij nuk është dekretuar për shkak të pengesave që prezanton statuti ynë kishtar, i cili të drejtën e pushimit të kryetarit dhe të anëtarëve të Sinodit pothuaj se e ka hequr nga Sinodi i Shenjtë dhe ja ka rezervuar vetëm kryetarit të shtetit.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.25.01 AM.jpg

Shikime: 572

Madhësia:  41.4 KB
Për t’i dhënë fund kësaj çështjeje e quajtëm të nevojshme tu drejtohemi anëtarëve të sinodit dhe tu bëjmë pyetjen që pason: Meqë peshkopi Pandeleimon Kotoko ka pranuar kryesinë e një komisioni kundra interesave të atdheut tonë dhe ka filluar një veprimtari mjaft të dëmshme nga pikpamja shqiptare, fakte këto që krijojnë një rast të jashtëzakonshëm dhe justifikojnë një devijim nga dispozitat statutore prandaj ju pyesim që erdhi koha të meret vendimi definitiv i pushimit të tij dhe ky vendim të dekretohet”. Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Imzot Pandeleimon Kotoko kishte bërë shkelje statutore dhe kanonike sepse kishte braktisur dioqezën e Gjirokastrës. Në letrën e tij, Mitropoliti i Beratit, Imzot Visarioni i sugjeron Sinodit të ndjekë procedurat që përcakton Statuti në lidhje me Gjykatën Shpirtërore, e cila ishte organi kompetent për të gjykuar çështjen e braktisjes së detyrës kishtare. Pasi të ndiqeshin të gjitha procedurat përkatëse, atëhere Gjykata Shpirtërore do të vendoste pushimin nga detyra të titullarit të Mitropolisë së Gjirokastrës.(14)
Më 16 maj 1945 u mblodh Sinodi i Shenjtë i KOASh-it, nën kryesinë e Kryeepiskopit Kristofor, Mitropolitit të Korçës dhe Zëvendës i Përgjithshëm i Dioqezës së Gjirokastrës, Imzot Agathangjelit, mitropolitit të Beratit dhe Vlorës, Imzot Visarionit dhe Ikonomit të Madh Stavrofor Vasil Marko. Sinodi i Shenjtë në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme shqyrtoi dhe më pas dekretoi pushimin e Imzot Kotokos. “Në vitin 1940 peshkopi Panteleimon Kotoko, në atë kohë titullar i Dioqezës së Gjirokastrës është larguar nga Shqipëria pa lejen e Kryetarit të Kishës, duke shkelur kështu artikullin 26 të Statutit, ka ikur bashkë me ushtrinë greke. Pas kësaj Sinodi i Shenjtë e ka konsideruar të dorëhequr. Kryeepiskopi ka emëruar si Zëvendës të Përgjithshëm të asaj Dioqezë peshkopin e Korçës Imzot Agathangjelin, dhe ka urdhëruar pushimin e kujtimit të emrit të peshkopit të dorëhequr në kishat e peshkopatës. Kështu peshkopi në fjalë ka qenë pushuar nga detyra de facto që nga ajo kohë dhe kuptohet që sipas artikullit 21 të statutit nuk mund të emërohet Zëvendës i Përgjithshëm i një Dioqeze veçse pas dorëheqjes ose pas pushimit të titullarit të saj. Zëvendësi i Përgjithshëm i një Dioqezë ushtron të gjitha të drejtat e peshkopit derisa të emërohet në atë Dioqezë një titular i ri. Vendimi i pushimit de jure dhe dekretim i këtij pushimi nuk është bërë për arsye të pengesave që prezantojnë dispozitat relative të statutit, të cilat këtë të drejtë ia kanë rezervuar gati krejtësisht kryetarit të shtetit. Duhet të shënohet këtu se më 1940 këtë cilësi e mbante një personalitet i huaj, ish Luogotenti i Përgjithshëm.
Mirëpo më së fundmi peshkopi Pandeleimon Kotoko duke shtuar fajet e tij kanonike ka pranuar dhe kryesinë e një komisioni që punon kundra integritetit të atdheut tonë, gjë që përbën një akt antipatriotik me rëndësi të jashtëzakonshme”. Më 13 qershor 1945 Kryeepiskop Kristofor Kisi i ka dërguar një shkresë me numër protokolli 238 Ministrisë së Drejtësisë, me anën e së cilës i parashtronte për dekretim vendimin e Sinodit të Shenjtë të KOASh-it. “Kemi nderin ti parashtrojmë kësaj Ministrie vendimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të dhënë më 16 maj 1945 mbi peshkopin Pandeleimon Kotoko. Substancialist vendimi i bashkangjitur nuk shton asgjë në pozitën e peshkopit Kotoko, mbasi i përmenduri ka qenë shkarkuar nga detyrat qysh prej kohës së largimit të tij nga Shqipëria bashkë me ushtrinë greke dhe është zëvendësuar prej një zëvendësi të përgjithshëm që ushtron të gjitha të drejtat e peshkopit të larguar dhe kujtohet në meshë në vendin e tij. Me gjithë këtë Sinodi i Shenjtë për të zhdukur çdo dyshim për këtë mori dhe vendimin në fjalë që po parashtrohet për dekretim”.
Gjithashtu Ministria e Drejtësisë me anën e shkresës që mban numrin e protokollit 794, datë 19 qershor 1945 i përgjigjet: “Në gjegje të shkresës Nr. 238, datë 13 qershor 1945 kjo Ministri mori dijeni mbi pushimin e peshkopit Pandeleimon Kotoko, me vendimin e marë më datë 16 maj 1945 prej Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale. Vendimi i Sinodit të Shenjtë është me vend, sepse i përgjigjet misionit të lartë fetar dhe patriotik të institucioneve tona fetare. Kisha Orthodhokse me të drejtë nuk mund të toleronte një peshkop, që ka zhvilluar dhe zhvillon veprimtari antikombëtare të vazhdonte të mbante titullin e një dioqeze shqiptare. Qëllimi i Sinodit pajtohet plotësisht me frymën dhe me urdhërimet e Statutit të Kishës Orthodhokse si dhe me misionin e shenjtë të kishës”.(15)
14) – Pavli Haxhillazi, Një letër e panjohur e Visarion Xhuvanit, Shqiptarja.com, 14 tetor 2012, faqe 20.
15) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1, viti 1945.

AKUZAT NDAJ VISARIONIT
Ndaj mitropolitit të Beratit, Imzot Visarionit, u inskenuan akuza qesharake dhe të pabaza. Akuzat ndaj Mitropolitit Visarion qenë nga më të ndryshmet, të artikuluara nga njerëzit e sigurimit të shtetit në bashkëpunim me ata të kishës. Ata e akuzonin sikur kishte punuar për rrëzimin e pushtetit popullor duke ngjallur pakënaqësi tek besimtarët ortodoksë, sikur kishte dekospiruar letrat e kryesisë së kishës, abuzime në detyrë gjatë kohës që ishte Mitropolit i Beratit etj. Kujdestarët e kishës së Libofshës me anën e një deklarate të nënshkruar më datën 8 mars 1945 e akuzonin Visarionin se u kishte marrë me imponim një teneqe me djathë, dy karroqe fasule dhe 340 franga. Kujdestarët e kishës së fshatit Kadipashaj me anën e një deklarate të nënshkruar më datën 24 mars 1945 e akuzonin Visarionin se u kishte marrë 1930 franga ari. Prifti i Libofshës atë Joan Kule më datën 4 prill 1945 deklaronte se Visarioni i kishte marrë 400 franga ari për ta hirotonisur në gradën priftërore. Epitropët e kishës së lagjes Goricë të Beratit më 18 prill 1945 e akuzonin se u kishte marë 380 franga ari pa u lëshuar dëftesë, etj. Në dy letrat e fundit kërkohet largimi i Visarion Xhuvanit nga dioqeza e Beratit. Janë gjithsej shtatë letra të tilla pak a shumë të ngjashme me njera-tjetrën. Këto letra i janë dërguar Kryesisë së Kishës dhe autoriteteve vendore.(16)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.29.34 AM.jpg

Shikime: 544

Madhësia:  35.7 KB
Më 19 qershor 1945 Kryeepiskop Kisi i dërgon Visarionit një shkresë më Nr. Prot. 250 me anën e së cilës i kërkon të falte priftërinjtë që kishte pezulluar “Kujdestarët e kishave të Myzeqesë ankohen se po ju kërkoni kishave që të paguajnë shuma kolosale dhe për me i detyruar të paguajnë keni pezulluar disa priftërinj nga detyra, kurse e dini që priftërinjtë nuk kanë ndonjë kopetencë për pagesën e taksave kishtare, të cilat paguhen prej kujdestarëve të kishave. Gjithashtu e dini sa kanë vuajtur priftërinjtë e asaj peshkopate gjatë okupacioneve. Prandaj duhet menjëherë të procedoni në lirimin e priftërinjve të pezulluar, përndryshe do të ndërhyje vetë kjo Kryesi dhe do ti lirojë nga pezullimi”. Për të shqyrtuar këto letra më 6 korrik 1945 u bë mbledhja e parë e Sinodit ku u paraqitën akuzat. Më 10 korrik 1945 u bë mbledhja e dytë, në të cilën u miratua zyrtarisht përmbajtja e dokumentit akuzues. Më 11 korrik 1945 u mblodh përsëri Sinodi i Shenjtë i KOASH-it, ku pasi u lexuan akuzat ndaj Mitropolitit të Beratit, Imzot Visarionit u vendos që këto akuza ti komunikohen atij.
Për akuzat që i drejtoheshin Visarion Xhuvanit vijoi letërkëmbimi i tij me Kryeepiskopin Kristofor, i cili i shkruante Visarionit: “Lënda ju është dorëzuar rregullisht më datë 11. Sa për dokumentet e tjera që mungojnë, meqenëse këto janë të një natyre që mund të keni konsekuenca të tjera, e quaj të arsyeshme t’ju bëhen të ditura ditën e procesit”. Visarioni Xhuvani iu përgjigjigj: “Mora në dorëzim prej sekretarit të Kryesisë së Kishës Dhimitër Beduli shkresën Nr. 272/1 datë 10. VII. 1945 prej 4 faqesh, që përmban landën e akuzave kundër personit tim”.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.30.03 AM.jpg

Shikime: 563

Madhësia:  31.2 KB
Akuzat ndaj tij që ishin të gjitha trillime nga më të poshtrat dhe të qëllimshme, prandaj më 12 korrik 1945 Visarion Xhuvani kërkoi: “1. Me pasë dijeni për akuzat e tjera të shkresave Nr. 272/1 të datës 10.VII.1945. 2. Emnat e atyne që kanë nënshkrue shkresat drejtue kryesisë së kishës dhe Këshillit Antifashist NÇ për largimin tonë nga Berati. 3. Emnat e kujdestarëve që pretendoni se i kam dëshpërue. 4. Kopjet e shkresave. 5. Emnin e mbiemnin dhe vendbanimin e ankuesve. Pasi të jenë plotësue këto me ekzaktësi jam gati të paraqitem për t’u gjykue”. Kërkesat e mësipërme të Visarionit nuk u përmbushën dhe çdo reagim i mëtejshëm ishte i kotë prandaj vendosi që të bënte një prokurë të posaçme: “I nënshkruemi Imzot Mitropolit i Beratit, me anë të kësaj prokure emnoj Z. Vasil Dilo, Dr. Spiro Stringën, Vasil Xhajin dhe Menella Noçkën, të cilëve u besoj së bashku apo veçmas të mbrojnë çështjen time”.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.31.03 AM.jpg

Shikime: 559

Madhësia:  39.5 KB
Reformat ekonomike që nisi të ndërmerrte regjimi komunist në Shqipëri, Visarioni i shihte me shqetësim të madh, sepse ato do të ishin me pasoja të rënda ekonomike edhe për Kishën. Për këtë çështje më 20 gusht të vitit 1946 Visarion Xhuvani iu drejtua Këshillit të Përhershëm Ekonomik të Kishës me këtë shkresë zyrtare: “Zbatuesi i Reformës së ullinjve në Nartë ka deklarue se Kishave dhe Manastireve të Myzeqesë, që kanë ullinj në rrethin e Nartës të Vlonës, u shpronësohen pa shpërblim, në dobi të publikut. Meqenëse këta ullinj janë dhurue për nevojat e zakonshme të kultit ortodoks të kishës dhe të Manastirit përkatës, si dhe për përmbajtjen e zakonshme të tyne, kemi nderin t’ju lutemi të na lajmëroni masat, që mund të ketë marrë i Hirshmi Këshill Ekonomik ose organet e këtij, mbasi çeshtja asht urgjente dhe dihej me kohë që kjo reformë do të zbatohej”. Meqenëse problemi ishte i ngutshëm dhe shumë shqetësues, Visarion Xhuvani më 25 gusht të vitit 1946 e vijoi letërkëmbimin duke iu drejtuar në këtë mënyrë Këshillit Ekonomik të Përhershëm: “Ndër pasunitë manastiriale dhe kishtare, duke përmbledhun kopshtet, bostanet, bahçet dhe ullishtat, ka shkue këto ditë komisioni i Reformës Agrare dhe po i shpronëson në dobi të bujqve, njikohësisht dhe po ua dorëzon. Nuk dimë normat e së drejtës që kanë pasunitë manastiriale dhe kishtare mbi Reformën Agrare. Lutemi të ketë mirësinë Ai i Hirshëm Këshill të marrë në studim çështjen dhe të na njoftojnë veprimin”. Me porosi të Kryeepiskopit Kristofor Kisi, Këshilli i Përhershëm Ekonomik i Kishës ia dërgoi të dy letrat Ministrisë së Drejtësisë dhe operativët e degës së punëve të brendshme të Vlorës menjëherë e arrestuan.(17) Gjykata ushtarake e Vlorës me anën e vendimit Nr. 512, datë 23 dhjetor 1947 e dënoi Visarion Xhuvanin me akuzën: “Ka raportuar në kuesturë dhe karabinieri njerëzit e lëvizjes, të cilët janë arrestuar mbas kapitullimit të Italisë dhe okupimit të vendit prej nazistëve. Është zgjedhur anëtar i regjencës kuislinge. Ka qenë i lidhur me tradhëtarët e Ballit Kombëtar. Ka mbajtur fjalime kundër luftës nacional-çlirimtare. Mbas çlirimit ka propaganduar kundër pushtetit. Ka raportuar pranë gjeneralëve Hogdison Smith në lidhje me popullsinë e vendit. Ka mbajtur lidhje me misionarët anglezë dhe amerikanë në Shqipëri dhe në bazë të neneve 2,3,4 të ligjit Nr. 372, datë 12 dhjetor 1946 dënohet me 20 (njëzetë) vjet privim lirie, me punë të detyruar dhe me humbjen e të drejtave politike për pesë vjet kohë”.(18)
16) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 12, viti 1945.
17) – Nos Xhuvani, Visarion Xhuvani apostull i atdhetarizmit dhe i ortodoksisë shqiptare, Tiranë 2003, faqe 223-229.
18) – Ministria e Drejtësisë, regjistër e gjendjes gjyqësore, Nr. Prot. 2896, 2307.

PRAPASKENAT NDAJ BEDULIT, THEOFANIT, IRINEUT DHE SHKARKIMI I KISIT
Kryesia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë filloi të spastrojë radhët e saj. Njerëzit e aftë dhe me integritet shikoheshin me dyshim nga ata që qenë në shërbim të sistemit monist. Në fillim larguan teologun erudit Dhimitër Beduli dhe më pas larguan teologun Theofan Popa. Ky i fundit ka qenë predikues dhe artikullshkrues pranë kryesisë së kishës. Nën kujdesin e Theofanit botohej një buletin dyjavor me predikimet e të dielave, i cili u dërgohej kishave ortodokse të Shqipërisë.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.35.59 AM.jpg

Shikime: 555

Madhësia:  59.1 KB
Për disa motive, të cilat kanë mbetur ende enigmë, Theofanin e larguan nga kisha. Për të siguruar jetesën, Theofani filloi punojë në Ministrinë e Financave si përkthyes i serbokroatishtes, ndërsa në vitin 1949 u sistemua në Sektorin e Mesjetës pranë Institutit të Shkencave, ku filloi të merej me studimin e ikonave dhe të afreskeve.
Më 20 tetor 1945 Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhej nga: Fortlumturia e Tij, Kristofori, me cilësinë e Kryeepiskopit, Imzot Visarioni, Mitropolit i Beratit, Imzot Agathangjeli, Mitropolit i Korçës, Imzot Irine Banushi, Mitropolit i Gjirokastrës dhe Ikonomi i Madh Stavrofor Vasil Marko. Në vitin 1946 ndërroi jetë Imzot Agathangjeli, ndërsa më 26 tetor të vitit 1946 u arrestua Imzot Irineu. Akuzat ndaj Irineut qenë krejtësisht të pabaza. Dolën disa dëshmitarë të rremë, të cilët me paturpësinë më të madhe dëshmuan kundër tij. Pas disa muaj qëndrimi në hetuesi, më 17 prill 1947 iu komunikua vendimi, me anën e të cilit dënohej me pesë vjet heqje të lirisë. Dënimin e kreu në burgun e Tiranës, prej të cilit u lirua më 28 prill 1949 falë një amnistie. Pasi doli nga burgu Irineu u izolua në manastirin e Shën Vlashit në Durrës.
Më një shkurt 1950 Irineun e thirrën si specialist për çështjet kanonike dhe dogmatike në komisionin për hartimin e statutit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Irine Banushi nuk pranoi me asnjë mënyrë që të shkeleshin kanonet e shenjta të kishës. Ai kundërshtoi hapur shkeljet dogmatike dhe kanonike që po bëheshin në atë kohë nga njerëz të pashkolluar, të cilët kishin zënë poste drejtuese në kishë vetëm se kishin luftuar gjatë luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Për këtë arsye Irineu nuk mori pjesë në Kongresin e tretë të K.O.A.Sh-it. Gjithashtu ai nuk pranoi të merrte pjesë në dorëzimin episkopëve të rinj, të cilët më parë kishin qenë priftërinj të martuar. Pasi kishin mbetur të ve ata kërkonin të ngjisnin shkallët më të larta të hierarkisë kishtare duke shkelur kanonet e shenjta.
Në lidhje me dorëzimin e episkopëve të rinj Imzot Irineu ka deklaruar: “Rruga e daljes ishte që më parë t’ja parashtronim udhëheqjes dhe nëse kjo dëshironte, Paisi dhe Irineu të shkonin në Moskë dhe aty të parashtronin situatën dhe të legalizohej Irineu (sepse ishte shkarkuar nga grada episkopale). Në vijim të mblidhej sinodi kanonik i përbërë nga Paisi, Kristofori dhe Irineu ku Paisi të ishte kryeepiskop, ndërsa Kristofori dhe Irineu episkopë të ndonjë dioqeze. Vetëm sinodi i përbërë nga tre episkopë kanonikë mund të propozonte kandidatë për episkopë edhe mund të dorëzonte episkopët e rinj. Pasi të dorëzoheshin episkopët, Kristofori dhe Irineu do të jepnin dhorëheqjen. Irineu do ti parashtronte Sinodit dorëheqjen për shkak të sëmundjes, ndërsa Kristofori për shkak pleqërie. Kështu do të ishin brenda kanoneve dhe rregullave që përcakton neni 22 i statutit të vitit 1929, i cili thotë: “Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi i Madh Mitrofor, për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërie, të cilat nuk u përmetojnë të përmbushin detyrat e tyre Peshkopale, kanë të drejtët’i paraqisin kanonikisht dhe me të shkruar dorëheqjen e tyre Sinodhit, i cili vendos….”.
Në vitin 1948 Kryeepiskopin Kristofor e izoluan në kishën e Shën Prokopit. Nuk kaloi shumë kohë dhe Kristofor Kisi, i shtyrë nga presionet e brendshme dha dorëheqjen e detyruar. Shkarkimi i Kisit u bë në mënyrë antikanonike, ndonëse në statutin e vitit 1929 në Art. 19. Thuhej: “Kryepeshkopi dhe Peshkopët janë të përjetshëm në Dhioqezat e tyre përveç rasteve të parashikuara në këtë Statut”. Në kohën që u shkarkua Kisi, Irine Banushi deklaroi se procedura e ndjekur ishte antikanonike. Në Art. 21. të statutit thuhet: “Pushimi i Kryepeshkopit, i Peshkopëvet dhe i Ikonomit të Madh Mitrofor bëhet për faje të rënda dogmatike dhe kanonike, për faje ordinare dhe për arsye ekstraordinare.”
Irine Banushi në pyetjet që i bëheshin në hetuesi ka deklaruar:
“…Një ditë kur ardhsh nga Shënavlashi për të bërë pnaumatoraksin vajta në dhomën e Kristofor Kisit dhe i thashë për të na dërguar predikatorin, kurse Kisi më tha se janë mbledhur të gjithë anëtarët e Sinodhit që të më rrëzojnë mua; unë nuk i thashë gjë dhe ika nga Kristofor Kisi dhe vajta në zyrën e Theofanit, ku i thashë që t’u thoshte anëtarëve të Sinodhit që të veprojshin në bazë të statutit dhe ika. Më gjatë nuk di se çfarë ka bërë Sinodhi; veçse kur më erdhi telegrami në Shënavlash mbi emërimin e Paisit si Kryepiskop”. Kisin e shkarkuan në mënyrë antikanonike dhe nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por e mënjanuan dhe e izoluan në kishën e Shën Prokopit në Tiranë.(19)
Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të 25 gushtit 1949 Kryeepiskop Kristofor Kisin e shkarkuan me akuza nga më banalet sikur kishte ngrënë dhe pirë në një çanak me pushtuesin, sikur mbante veshët çuar nga deti duke pritur shpëtimin nga jashtë, sikur kishte bërë punë armiqësore të rrezikshme për të diskretituar pushtetin popullor etj. “Kristofor Kisi me origjinë nga Berati, por i mbrujtur në llumin e shovinizmit të Fanarit, u bë renegat i Kishës dhe i popullit tonë dhe tregtar e ryshfetxhi i idealeve më të shenjta të saj, i fshehur nën maskën e Kryepiskopit dhe të Episkopit, punoi gjithmonë në dëm të Kishës sonë, të cilën nuk e drejtoi kurrë sipas interesave të saj dhe të popullit shqiptar, por sipas interesave dhe sugjerimeve e diktateve të të huajve, duke e shikuar gjithnjë çdo çështje nën prizmin e rryshfetit….Nën cilësinë e Kryetarit të Sinodit dhe të Këshillit Miks dhe në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e këtij të fundit Andon Beça, Vangjel Gozhomani e Mihal Sherko dhe në prapaskenë me doktor Petrotën e delegatin Apostolik vendosi hedhjen e Kishës sonë në prehërin e unizmit, duke e prurë këtë çështje gjatë një mbledhjeje të Këshillit Miks dhe duke pritur rastin e volitshëm që të shpallte bashkimin definitiv dhe zyrtarisht me papën”.(20)
19) – Kristofor Beduli, Episkop Irine Banushi martir i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2000, faqe 32.
20) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 290, viti 1950, faqe 44-49.

SINODI I PAISI VODICËS
Pas dorëheqjes së Kristofor Kisit i erdhi radha Paisi Vodicës.21 Më 25 gusht 1949 Paisi Vodica u shpall Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe formoi Sinodin e Shenjtë të përbërë nga: Imzot Qirill Naslazi, mitropolit i Beratit, Imzot Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Imzot Damjan Kokoneshi, mitropolit i Gjirokastrës dhe Imzot Sofron Borova, ndihmës episkop.(22)
Në fjalën e tij Kryeepiskopi i sapofronëzuar tha: -Sinodi i Shenjtë i Kishës tonë Ortodokse Autoqefale më ngarkoi barrën e rëndë që të jem në krye të kishës sonë. Kjo barrë si për moshën ashtu edhe për aftësitë e mia është shumë e rëndë, por, me ndihmën e gjithë besimtarëve, me ndihmën tuaj dhe të gjithë klerit dhe me përkrahjen e Pushtetit Popullor unë do të vë të gjitha forcat për të udhëhequr grigjën që mu besua. Në radhë të parë falënderoj Perëndinë e shumë fuqishmë për këtë ngritje që mu bë dhe me forcën dhe bekimin e Zotit tonë të Plotfuqishëm, Jisu Krishtit, do të plotësoj urdhërat e tij.23 Kryeepiskop Paisi njoftoi menjëherë Patriarkanën Ekumenike për krijimin e Sinodit të Shenjtë, por Patriarkana e quajti jokanonik dhe nuk e njohu. Atëhere Paisi e lidhi Kishën Ortodokse Shqiptare me Patriarkanën e Moskës. Menjëherë pas ngjitjes në fronin e kryeepiskopit, Paisi ndërmori një vizitë zyrtare në Moskë. Në përbërje të delegacionit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qenë Fortlumturia e Tij, Paisi, atë Stavro Kanxheri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Niko Çane.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.41.19 AM.jpg

Shikime: 556

Madhësia:  26.1 KB
Kryepiskop Pais Vodica
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.41.59 AM.jpg

Shikime: 562

Madhësia:  33.4 KB
Imzot Qiril Naslazi
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.42.28 AM.jpg

Shikime: 561

Madhësia:  28.8 KB
Imzot Filothe Duni
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.42.52 AM.jpg

Shikime: 573

Madhësia:  28.2 KB
Imzot Damjan Kokoneshi
Në meshën peshkopale që u celebrua në kishën patriarkale të Moskës më 13 gusht 1950, Kryeepiskop Paisi meshoi së bashku me Patrikun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksejn. Ky i fundit në fjalën e tij përmendi rolin dhe kontributin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për paqen, ndërsa Kryeepiskop Paisi shprehu falënderimet për pritjen e përzemërt që iu rezervua delegacionit shqiptar. Gjatë 26 ditëve të qëndrimit në Rusi, delegacioni i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë vizitoi kisha, manastire dhe seminare, në Moskë, Kiev dhe Odesa. Delegacioni vizitoi antikitetet e Kremlinit, mauzoleun e Leninit, muzeumin e Stalinit etj.24 Korrespodenti i Agjensisë Telegrafike Shqiptare u takua me Kryeepiskop Paisin dhe i mori këtë intervistë: -Është hera e tretë që unë shkoj në Bashkimin Sovjetik si kryetari i delegacionit, por hera e parë që unë shkoj atje me cilësinë e Kryeepiskopit të gjithë Shqipërisë. E theksoj që në fillim këtë, sepse kësaj here në personin tim udhëheqësi i ndritur i kishës së madhe Ortodokse Ruse, lart shenjtëria e tij, Patriku Aleksej së bashku me vartësit e tij klerikë dhe besimtarë ortodoksë rusë, pritën dhe nderuan delegacionin tonë….Ndër të tjera Kryeepiskop Paisi tha: -Në Moskë, në Kiev dhe në Odesa, si dhe në afërsi të këtyre qyteteve ne kemi vizituar 15 kisha dhe llavra të mëdha…Gjithashtu ne vizituam një nga dy akademitë theologjike si dhe një nga12 seminaret që ka Kisha Ruse….. Në përfundim Kryeepiskop Paisi theksoi:-Pritja që iu rezervua delegacionit të kishës sonë ishte e jashtëzakonshme dhe e përzemërt, gjë që rrjedh nga dashuria që ekziston midis dy kishave tona motra dhe dy popujve tanë vëllezër. Nderimet që iu bënë delegacionit të kishës sonë dhe mua personalisht ishin nderime që i referohen gjithë klerikëve dhe besimtarëve të kishës sonë. Nga vizita që ne bëmë në institucionet fetare dhe nga takimet që patëm me udhëheqësit e kishës ortodokse ruse, kuptuam më së miri kontributin e madh që jep kisha ortodokse ruse në luftën për mbrojtjen e paqes. Kisha Ortodokse Ruse qëndron në krye të kampit kishtar për mbrojtjen e paqes.(24)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.45.04 AM.jpg

Shikime: 553

Madhësia:  49.6 KB
21) – Paisi Vodica ka lindur më 1881 në Vodicë të Kolonjës. Në moshën 29- vjeçare u dorëzua prift dhe ka shërbyer në fshatin e tij të lindjes. Vite më vonë u zgjodh zëvendës episkop. Paisi Vodica ka përkrahur pa rezerva luftën nacional-çlirimtare deri në çlirimin e plotë të atdheut. Për meritat e tij patriotike gjatë luftës është nderuar me “Urdhërin e Flamurit” dhe medaljet e Kujtimit, Çlirimit dhe të Trimërisë. Pas çlirimit të vendit u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë. Paisi kishte qenë më parë i martuar dhe kishte mbetur i ve. Ai ishte i ati i Josif Pashkos, i cili në atë kohë mbante postin e Ministrit të Ndërtimit. Më 18 prill të vitit 1947 në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë, arkimandrit Paisi Vodica u dorëzua Mitropolit i Korçës prej Kryeepiskopit Kristofor Kisi dhe një episkopi rus të quajtur Nestor, që kishte ardhur enkas për këtë punë. Ndërsa më 25 gusht 1949 Paisi u shpall Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
22) – Sofron Borova ka lindur në Borovë të Kolonjës më 1881. Në moshë të re shkoi në Athos ku u qeth murg. Pasi u kthye ne atdhe ka shërbyer si klerik në rrethin e Korçës. Në tetor 1952 u dorëzua në gradën episkopale, detyrë të cilën e kreu deri më 3 gusht 1963 ku fjeti përgjithmonë.-Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Neraida, Tiranë 2004, faqe 40-41.
23) – Në kathedralen orthodhokse të Kryeqytetit u zhvillua mesha kryepiskopale e kryesuar nga Krye-Hirësia e tij, Kryepiskopi i gjithë Shqipërisë Pasisi Vodica, Bashkimi, 30 gusht 1949, faqe 3, 4.
24) – Deklaratë e Kryepiskopit të gjithë Shqipërisë Paisi mbi vizitën në Bashkimin Sovjetik, Bashkimi, 10 shtator 1949, faqe 3.

DEKRETLIGJI MBI KOMUNITETET FETARE
Laiciteti i Shtetit Shqiptar ka qenë i padiskutueshëm në regjime të ndryshme, por të gjitha regjimet kanë pasur një ligj të posaçëm për komunietet fetare. Më 26 nëntor të vitit 1949 Presidiumi i Kuvendit Popullor shpalli dekretligjin nr.773 “Mbi komunitetet fetare”. Ky dekretligj u aprovua nga Kryesia e Presidiumit të Kuvendit Popullor më datë 16 janar të vitit 1950.(25)
Regjimi komunist me anën e këtij ligji i detyronte komunitetet fetare që të bënin ndryshime nëpër statutet e tyre. Ligji i ri theksonte që komunitetet fetare duhej të kultivonin tek besimtarët ndjenjën e besnikërisë ndaj pushtetit popullor.(26) Zgjedhja e kryetarëve të komuniteteve fetare miratohej nga Këshilli i Ministerial. Klerikët e të gjitha niveleve qenë të detyruar të dorëzonin pranë Këshillit Ministerial dosjet biografike, të cilat përgatiteshin nga nëpunësi i biografive, që u shtua si post në organikën e komuniteteve fetare. Ai dërgonte formularët dhe klerikët pasi i plotësonin me saktësi ia dërgonin. Pasi të zgjidheshin ata duhet të kishin aprovimin e Këshillit Ministerial. Dekretligji i detyronte organet drejtuese qendrore të komuniteteve fetare të jenë të regjistruar pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave duke shënuar emër për emër anëtarët e organeve drejtuese. Ky regjistrim është i domosdoshëm sepse pushteti ka mundësi të njohë se ç’njerëz janë ata që drejtojnë aktivitetin fetar në territorin e Republikës së Shqipërisë.(27) Shteti mund të pezullonte çdo klerik që nuk përmbushte kriteret e përcaktuara. Nëse dikush nuk aprovohej dhe vazhdonte të kryente funksionin e tij fetar, atëhere dënohej me heqje lirie deri më tre vjet.(28) Lidhja me qendrat shpirtërore të huaja do të bëhej vetëm me anën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.(29) Dekretligji i ndalonte komunitetet fetare të hapnin shkolla spitale, jetimore dhe institucione të tjera analoge. Të gjitha institucionet e sipërpërmendura u shtetëzuan dhe pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtëshme kaluan nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ose nën Drejtorinë e Kujdesit Social. Kuptohet vetvetiu se në Republikën tonë të re, shkolla, edukimi dhe kujdesi social janë direkt nën kujdesin e shtetit, i cili mendon për rritjen dhe edukimin e brezit të ri.(30)

Komunitetet fetare kishin të drejtë të ndërtonin faltore, të ushtronin publikisht dhe në vende të hapta ceremonitë, shërbimet dhe proçesionet fetare, të thërrisnin kongrese, sinode, konferenca etj. Çdo aktivitet fetar ishte është i lirë. Ceremonitë dhe shërbimet fetare qenë të lira vetëm nëse ato qenë në komformitet me ligjet e shtetit, me rendin publik dhe zakonet e mira. Dekretligji duke qenë në komformitet me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili e ndalon përdorimin e kishës dhe të fesë për qëllime politike dhe formimin e organizatave politike me baza fetare. Një gjë e tillë është shumë e drejtë, sepse kisha dhe feja duhet të kryejë vetëm shërbimin që ka ndaj besimtarëve. Gjithashtu ligji përcaktote që komunitetet fetare ose degët e tyre që kanë qendrën e tyre jashtë shtetit nuk mund të hapin në Republikën Popullore të Shqipërisë degë të tyre dhe ato qe ekzistojnë duhet të mbyllen. Për këto urdhëra, shoqata e misione fetare populli është i qartë dhe e di qëllimin e tyre. Ato i kanë sjellur dëm të madh vendit tonë, sepse kanë qenë kurdoherë në shërbim të imperializmit. Kisha duhet të jetë kombëtare dhe e pavarur. Pushteti ynë me anë të këtij ligji i jep një ndihmë të madhe komuniteteve fetare. Ndihma morale dhe materiale gjer më sot nuk ka munguar, por me anë të këtij ligji kjo bëhet dhe më e fuqishme.(31) Komunitetet fetare që mund të funksiononin si persona juridikë duhet të njiheshin nga Shteti. Njohja bëhej me aprovimin e Statutit të tyre nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.(32)
Gjithashtu brenda tre muajve duhej të hartonin statutet e tyre, te cilat duhet tia paraqisnin qeverisë për miratim.(33) Për të ndjekur ecurinë e këtij procesi pranë Kryeministrisë u krijua Komiteti për Çështjet Klerikale, i cili do të luante rolin e ndërmjetësit ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare tradicionale.
25) – Gazeta Zyrtare, nr. 8, Tiranë, 23 shkurt 1950, faqe 13-14.
26) – Dekretligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, neni 12.
27) – Dekretligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, neni 13.
28) – Dekretligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, neni 34.
29) – Kastriot Dervishi, Shqipëria akoma pa ligj, “55”, 26 shkurt 2005, faqe 12,13.
30) – Dekretligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, neni 24.
31) – Mbi marëdhëniet midis shtetit dhe kishës, Bashkimi, 1 dhjetor 1949, faqe 1.
32) – Dekretligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, neni 7.
33) – Dekretligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, neni 36.

KONGRESI I TRETË I K.O.A.Sh-it
Përpara se të mblidhej Kongresi i tretë i K.O.A.Sh-it, u thirr një komision, i cili do të hartonte projektstatutin. Komisioni u kryesua nga Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Paisi. Komisioni hartoi një procesverbal, në të cilin thuhej: “Vdekje fashizmit. Liri popullit. Sot ditë e mërkurë më një shkurt 1950 u mblodh komisioni për hartimin e projektstatutit të K.O.A.Sh-it, i përbërë prej Kryeepiskop Paisit, në cilësinë e kryetarit, prej anëtarëve të sinodit, të përndershmit arkimandrit Dhimitër Kokoneshi, ikonom Aristotel Strato, Hirësia e Tij, Episkop Irine Banushi, në cilësinë e specialistit për çështjet kanonike dhe dogmatike, Z. Foni Qirko, Z. Ilia Kota, në cilësinë e juristëve dhe prej Z. Niko Cane, në cilësinë e specialisit për çështjet kanonike dhe dogmatike. Komisioni në fjalë pasi shqyrtoi për të fundit herë, nen për nen dhe në tërësi projektstatutin e përgatitur prej tij, vendosi unanimisht t’i parashtrohet Kongresit për shqyrtim dhe aprovim…” Kongresi i tretë i K.O.A.Sh-it u çel në 7 shkurt të vitit 1950 në Tiranë. Në Kongres qenë të ftuar Kryetari i Komunitetit Mysliman Hafiz Musaj, Kryegjyshi Bektashian Ahmet Myftar Dede dhe nga Kisha Katolike Don. Zef Bicaj. Rendi i ditës së Kongresit ishte: 1-Aprovimi i vendimeve të Sinodit mbi disa ndryshime në udhëheqjen e kishës. 2-Shqyrtimi dhe aprovimi i projekt-statutit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Paisi, i cili pasi përshëndeti delegatët e kongresit nuk kurseu komplimentat për përfaqësuesin e qeverisë dhe në veçanti për Enver Hoxhën. Për drejtimin e punimeve të Kongresit u zgjodh presidiumi, në përbërje të së cilit qenë: Kryehirësia e Tij, Paisi, arkimandrit Dhimitër Kokoneshi, ikonom Aristotel Strato, Spiro Luarasi, Llazi Bozdo, Aleksandër Xhuvani dhe Zoto Boshari.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 3.39.14 PM.jpg

Shikime: 555

Madhësia:  36.3 KB
Në vijim foli shoku Adil Çarçani, i cili përshëndeti punimet e kongresit. Ndër të tjera ai theksoi direktivat që duhej të ndiqte K.O.A.Sh-i në kuadrin e kursit të ri komunist që ishte vendosur në Shqipëri. Në fjalën e tij ai tha: -Më lejoni të përshëndes në emër të qeverisë Kongresin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe delegatët klerikë dhe laikë që marrin pjesë në këtë kongres. Misioni i Kishës është që t’i shërbejë popullit. Këtë mision kisha nuk u la ta kryente dhe nuk e kreu gjatë regjimeve të së kaluarës. Si çdo institucion tjetër ashtu edhe kisha përdorej si vegël për të gënjyer dhe për të shtypur masat duke çfrytëzuar ndjenjat e tyre fetare. Kisha ishte vegël e klikave reaksionare të brendshme, e qendrave fetare të huaja si kisha e Bizantit dhe Vatikanit, kështjella të fuqive imperialiste dhe kundërshtare të vendosura të aspiratave të popullit për liri dhe demokraci. Ajo nuk ishte një faktor për bashkimin e popullit, por një instrument përçarjeje. Reaksioni u përpoq të përdori kishën për të thelluar akoma më shumë hendekun që kishte hapur në mes masave të popullit tonë të besimeve të ndryshme. Kisha sundohej nëpërmjet dinjitarëve të saj të lartë nga klikat feudal- borgjeze. Ata i diktonin kishës vullnetin e tyre dhe luftonin çdo pikëpamje të klerit…
Në përfundim të fjalës së tij shoku Adil Çarçani tha: -Në demokracinë tonë popullore liria e kishës, liria e ndërgjegjes dhe e besimit është e plotë. Në demokracinë tonë polpullore janë vendosur marrëdhënie të drejta në mes të Shtetit dhe Kishës, zbatohet drejt parimi i drejtë i ndarjes së kishës nga shteti. Bazat e këtyre raporteve janë hedhur në ligjin themelor të shtetit, në Statutin e Republikës Popullore dhe janë përcaktuar me hollësi në ligjin e ri mbi komunitetet fetare. Shteti ynë nuk ndërhyn në punët e brendshme të kishës dhe kisha nuk duhet të përzihet në aktivitetin politik të shtetit. Ky është koncepti i ndarjes së kishës nga shteti dhe kështu duhet të zbatohet në marrëdhëniet në mes tyre…(34)
Referatin kryesor të Kongresit e mbajti Kryeepiskopi Paisi Vodica, i cili foli rreth historikut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe detyrat që i dalin asaj në kohën e sotme. Ndër të tjera ai tha: -Asnjëherë Kisha jonë nuk ka pasur mundësinë të praktikojë parimet e saj të larta mbi dashurinë, vëllazërimin dhe paqen midis njerëzve se sa në shoqërinë e sotme. Të drejtat e kishës janë të garantuara dhe të sanksionuara me anën e Statutit të Republikës sonë Popullore. Ligji i ri mbi komunitetet fetare i përcakton në mënyrë të përsosur të drejtat dhe detyrat e kishës dhe të funksionarëve të saj. Dhe ky statut dhe ky ligj janë gjëra të shenjta për ne. Duhet pasur gjithmonë parasysh dhe të mos harrohet në asnjë çast se detyra e kishës sonë është që të jetë besnike e Republikës sonë Popullore, besnike e popullit dhe aspiratave të tij, besnike e atdheut tonë të dashur dhe flamurtare e predikatore e unitetit popullor, luftëtare e mbrojtjes së kufinjve të shenjta dhe të lirisë së indipendencës dhe integritetit tokësor të atdheut tonë kundër tentativave grabitqare. Dhe kur themi kisha nënkuptojmë gjithë funksionarët dhe nëpunësit e saj, klerikë dhe laikë, gjithë besnikët ortodoksë, që nga më i madhi e gjer tek më i vogli. S’ka kishë të lirë pa atdhe të lirë dhe popull të lirë.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 3.39.43 PM.jpg

Shikime: 569

Madhësia:  38.5 KB
Gjithashtu kisha jonë duhet të jetë besnike kampit të madh anti-imperialist dhe demokratik, e kampit unik të socializmit të udhëhequr shkëlqimisht nga Bashkimi i lavdishëm Sovjetik dhe i madhi Stalin kundër çdo tentative që ndërmer imperializmi skllavëronjës për të minuar paqen ndërkombëtare dhe për të hedhur botën në një kasaphanë dhe katastrofë të re. Pikërisht dhe këtu e ka vendin dhe kisha jonë, në gjirin e kampit të madh dhe unik të paqes, ku bëjnë pjesë kishat ortodokse përparimtare të botës me në krye kishën e madhe ortodokse ruse, e cila qëndron në ballë të kampit kishtar progresiv për një dashuri, vëllazërim dhe paqe të vërtetë. E kemi për nder të madh që jemi lidhur me Kishën e Madhe Ortodokse Ruse, e cila interpreton dhe praktikon drejt parimet e larta ungjillore mbi dashurinë, vëllazërimin dhe paqen dhe që udhëhiqet nga prelatë të lartë siç është shenjtëria e tij patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej. Vizitat që kemi bërë dy herë në Bashkimin Sovjetik na kanë dhënë shumë dritë në këtë drejtim dhe kanë bërë që lidhjet tona të jenë të pavdekshme. Gjithashtu e kemi për nder që kisha jonë ka lidhje të ngushta bashkëpunimi dhe me kishat ortodokse të demokracive motra që punojnë në të njejtën rrugë….. Ndër të tjera Kryeepiskop Paisi tha: -Kisha duhet të mobilizohet dhe të japë kontributin e saj maksimal në zgjidhjen e problemeve aktuale të popullit, në respektimin dhe zbatimin e urdhëresave dhe të ligjeve, në realizimin e planit, në përmbushjen e detyrimeve etj. Priftërinjtë në qytete dhe sidomos në fshatra të lozin një rol të rëndësishëm dhe të bëhen vetë shembull në plotësimin e planeve të shtetit dhe në shlyerjen e detyrimeve karshi shtetit duke udhëzuar në këtë drejtim besimtarët. Ata duhet të jenë patriotë të kulluar….
Pas referatit kryesor Kongresi vazhdoi me diskutimet. I pari e mori fjalën zëvendësi i përgjithshëm i Mitropolisë së Korçës, arkimandrit Dhimitër Kokoneshi. Në vijim u lexua telegrami që kishte dërguar patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej. Ky i fundit shprehte keqardhjen se për arsye kohe nuk kishte mundur të dërgonte një delegacion kishtar në kongres. Në seancën e dytë të kongresit diskutuan: delegati i Tiranës Jorgji Pano, delegati i Korçës av. Kristo Pilika, delegati i Vlorës Thimi Opingari, delegati i Durrësit atë Erazmi Jorgo, delegati i Pogradecit atë Kristo Bitri, delegati i Gjirokastrës av. Vasil Xhai, delegati i Beratit atë Kostandini, delegati i Shkodrës atë Llazar Popoviç etj.(35)
Kryetari i mbledhjes propozoi të ngrihej një komision revizionimi prej tre vetash për të kontrolluar mandatet e delegatëve të kongresit. Komisioni përbëhej nga arkimandrit Sofron Borova, Dhimitër Beduli dhe Jorgji Sorra. Komisioni konstatoi se delegati i Vlorës atë Ilia Loli nuk është paraqitur për arsye shëndetësore. Dhimitër Beduli ishte zgjedhur edhe delegat i Tiranës edhe i Pogonit, ndërsa delegati i Zagories atë Thoma Carka nuk është paraqitur pa bërë asnjë njoftim. Qenë të pranishëm 46 delegatë nga 50 të zgjedhur.
Delegat i Tiranës Kryeepiskop Pais Vodica d.v.
Delegat i Tiranës Ikonom atë Marko Papajani d.v.
Delegat i Tiranës Dhimitër Beduli d.v.
Delegat i Tiranës Jorgji Pano d.v.
Delegat i Durrësit Stavrofor atë Erazmi Jorgo d.v.
Delegat i Durrësit Thoma Papakostandini d.v.
Delegat i Durësit Kozma Teneqexhiu d.v.
Delegat i Elbasanit Aleksandër Xhuvani d.v.
Delegat i Elbasanit Ilia Trandafili d.v.
Delegat i Kavajës Jorgji Surra d.v.
Delegat i Shkodrës Stavrofor atë Llazar Popoviq d.v.
Delegat i Pogradecit atë Risto Bitro d.v.
Delegat i Beratit atë Kostandin Arbëri d.v.
Delegat i Beratit Siku Gjoka d.v.
Delegat i Beratit Caci Dollani d.v.
Delegat i Vlorës Thimi Opingari d.v.
Delegat i Vlorës Dhimitër Mërtiri d.v.
Delegat i Fierit Stavrofor atë Polizoi d.v.
Delegate e Fierit Marija Bakalli d.v.
Delegat i Lushnjës Arkimandrit Dhimitër Kokoneshi d.v.
Delegat i Lushnjës Llazar Bozdo d.v.
Delegat i Lushnjës Jorgji Dhamo d.v.
Delegat i Lushnjës atë Jorgji Prifti d.v.
Delegat i Korçës Arkimandrit Sofron Borova d.v.
Delegat i Korçës Stavrofor atë Llazar Pashko d.v.
Delegat i Korçës Av. Kristaq Pilika d.v.
Delegat i Korçës Spiro Luarasi d.v.
Delegat i Korçës Pandi Progri d.v.
Delegat i Korçës Xhorxhi Papa d.v.
Delegat i Kolonjës Stavrofor atë Naum Rehova d.v.
Delegat i Kolonjës Vasil Tane Arëza d.v.
Delegat i Përmetit Lilo Proko d.v.
Delegat i Përmetit Atë Mina Dhama d.v.
Delegat i Përmetit Nisi Zhaka d.v.
Delegat i Leskovikut Nikolla Kozma d.v.
Delegat i Gjirokastrës Ikonom Atë Aristotel Sirato d.v.
Delegat i Gjirokastrës Zoto Bashari d.v.
Delegat i Gjirokastrës Av. Vasil Xhaj d.v.
Delegat i Gjirokastrës Niko Cane d.v.
Delegat i Gjirokastrës Koço Kostaqi d.v.
Delegat i Gjirokastrës Niko Mastaka d.v.
Delegat i Pogonit Dhimitër Beduli d.v.
Delegat i Delvinës Ikonom atë Vangjel Mastakuli d.v.
Delegat i Delvinës Minella Kuramana d.v.
Delegat i Sarandës Atë Kristo Plaku d.v.
Delegat i Sarandës Vasil Gjikopuli d.v.
Delegat i Himarës Ikonom atë Foto Duni d.v.
Delegat i Himarës Kristo Dhima d.v.

Më datën 8 shkurt 1950 u hap seanca e radhës nën kryesinë e atë Aristotel Strato, Zëvendës i Përgjithshëm i Mitropolisë së Gjirokastrës. Kryetari i mbledhjes autorizoi Kryesekretarin e Sinodit të Shenjtë të K.O.A.Sh-it Z. Niko Cane, të lexojë nen për nen projektstatutin. Në nenin 1 të projektstatutit delegati i Gjirokastrës av. Vasil Xhaj bëri vërrejtjen se projekti i parë i përshtatet traditës së shenjtë, kuptimit të vërtetë dhe kanoneve të shenjta si dhe Simbolit të Besimit, prandaj nuk duhet ndryshuar. Pas bisedimeve të gjata u pranua me shumicë votash. Nenet 2,3,4,5 dhe 6 u pranuan ashtu siç qenë, ndërsa për nenin 7 u diskutua nëse duhet të mbetet fjala “i lidhur” ose “i mvarur”. Pas diskutimesh të ndryshme u pranua fjala tekstualisht e projektit. Me propozim të delegatit të Tiranës Jorgji Pano u vendos që kryeepiskopatës ti shtohet edhe zëvendësia. Av. Kristaq Pilika propozoi që pas nenit 8 të shtohej edhe një nen me këtë përmbajtje: “Me vendim të Këshillit Mikst, mund të krijohen episkopata për Shqiptarët Orthodhoksë jashtë shtetit, të varura nga Kisha Shqiptare mëmë”. Propozimi u pranua dhe ky nen u rendit i nënti.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 3.40.14 PM.jpg

Shikime: 550

Madhësia:  46.2 KB
Ndryshimi kryesor u bë në Artikullin 16 të Statutit të vitit 1928, aty ku bëhej fjalë për cilësitë e episkopëve ku thuhej: “Kryeepiskopi, episkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit e Kryepiskopit dhe të episkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe shqiptarë si dhe të kenë shtetësinë shqiptare”. Ky artikull u ndryshua tërësisht nga Kongresi, konkretisht: “Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare, K.O.A.Sh-i do t’u kultivojë besimtarëve ndjenjat e besnikërisë ndaj pushtetit popullor dhe të RPSh si dhe ndjenjën e atdhedashurisë dhe të përforcimit të bashkimit kombëtar, prandaj gjithë funksionarët dhe personeli i saj duhet të jenë shtetas shqiptarë, të ndershëm, besnikë ndaj popullit dhe atdheut dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat civile”. Ky ndryshim në Statut është hartuar prej patriarkanës së Moskës, e cila synonte që të vinte në krye të K.O.A.Sh-it njeriun e saj. Pra duke kapur postin e primatit të K.O.A.Sh-it, patriarkana Ruse do të shtrinte hegjemoninë e saj në Shqipëri. Në fjalën e tij Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë të K.O.A.Sh-it Z. Niko Cane ndër të tjera theksoi: “Në emër të Sinodit të Shenjtë po i parashtroj këtij Kongresi për shqyrtim dhe aprovim, projektstatutin më të ri të kishës sonë, të përgatitur nga vetë Sinodi në bashkëpunim me specialistët e tjerë mbi çështjet dogmatike dhe kanonike. Në përpilimin e Statutit janë marrë parasysh këta faktorë: 1) fitorja historike që korri populli ynë nëpërmjet Luftës Nacional- çlirimtare, i udhëhequr nga Partia e Punës me shokun Enver në krye. 2) situata e re që u krijua me rrëzimin e sistemeve totalitare të krijuar nga hierarkë të degjeneruar dhe renegatë të interesave të kishës, siç ishin Kristoforët dhe Visarionët me shokë, të cilët në kundërshtim të hapët me parimet demokratike të ortodoksisë kishin monopolizuar kishën në duart e një klike të privilegjuar, së cilës i shërbenin verbërisht….
Fjala mbyllëse e Kongresit theksonte: “Kongresi u mbajt në një kohë kur populli i Shqipërisë, i çliruar prej gjashtë vjetësh, në saje të fitores së shkëlqyer të ushtrisë Sovjetike të prirë nga Gjenerali Stalin dhe në saje të luftës heroike Nacional-çlirimtare, në udhëheqjen e Komandantit tonë të dashur Gjeneral-Armate Enver Hoxha, ka përmbysur regjimet antipopullore të tiranisë, të shtypjes dhe shfrytëzimit duke marrë pushtetin në duart e veta….”
Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Paisi dënoi veprimtarinë armiqësore të ushtruar nga udhëheqësit e mëparshëm dhe aprovoi rrugën që duhet të ndjekë K.O.A.Sh-i duke caktuar këto detyra: 1)Të punohet në një mënyrë të atillë që kisha të orientohet dhe drejtohet në rrugën që shpie drejt kampit unik të paqes, në dashurinë dhe vëllazërimin midis popujve, në krye të së cilit qëndron Bashkimi Sovjetik dhe i madhi Stalin. 2) Gjithë funksionarët e kishës, klerikë dhe laikë, gjithë priftërinjtë dhe personeli kishtar, si dhe gjithë anëtarët e këshillave kishtare të qyteteve dhe fshatrave, të jenë njerëz me ndjenja të larta patriotike, të jenë njerëz të ndershëm, të ushqejnë dashuri të pakufishme për Republikën tonë Popullore, për Qeverinë Demokratike, për Partinë e Punës dhe udhëheqësin e saj të ndritur shokun Enver. 3) Kongresi falënderon nga zemra Qeverinë Demokratike, Partinë e Punës dhe shokun Enver dhe shpreh ndjenjat e mirënjohjes së thellë për përkrahjen dhe ndihmën e madhe morale dhe materiale që i kanë dhënë dhe po i japin vazhdimisht K.O.A.Sh-it në përmbushjen e detyrave të saj karshi popullit dhe atdheut.(36)
Dukej sheshit se të gjitha ndryshimet në statut u hartuan sipas udhëzimeve të Patriarkanës së Moskës, e cila do ta kishte fare të lehtë që në krye të K.O.A.Sh-it të vinte njeriun e saj, vetëm me kushtin që të kishte shtetësinë shqiptare.(37) Kongresi i tretë i K.O.A.Sh-it u mbajt 5-10 shkurt të vitit 1950 në Tiranë. Në përfundim të punimeve të Kongresit të tretë të K.O.A.Sh-it u miratua statuti dhe rregullorja e re e përshtatur me kushtet politike dhe sociale të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 3.40.38 PM.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  32.7 KB
34) – Përshëndetja e përfaqësonjësit të Qeverisë Shokut Adil Çarçani, Bashkimi, 8 shkurt 1950, faqe 1.
35) – Në Tiranë u çel Kongresi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Bashkimi, 8 shkurt 1950, faqe 1,2.
36) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 290, viti 1950.
37) – Dashnor Kaloçi, Si e manipuluan komunistët Kishën Ortodokse Shqiptare, Gazeta Shqiptare, 1 maj 2002, faqe 12-13.

STATUTI I VITIT 1950
Neni 1. I gjithë kleri dhe populli Orthodhoks i Republikës Popullore të Shqipërisë, pjesë e pandarë e Kishës së Shenjtë, të Përgjithshme dhe Apostolike, është person juridik dhe përbëhet prej të gjithë Orthodhoksëve që banojnë brënda territorit të Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe prej atyre Shqiptarëve Orthodhoksë që banojnë jashtë Atdheut dhe ruan të paprekshme, si të gjitha Kishat e tjera Orthodhokse, parimet dogmatike, kanonet e hirëshme apostolike e sinodhike, si edhe traditën e shenjtë.
Neni 2. Marrëdhëniet e Kishës me Shtetin, të përcaktuara në artikullin 16 të Statutit Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë, kryhen në konformitet me dispozitat përkatëse të Ligjit në fuqi mbi Komunitetet fetare.
Neni 3. Gjuha zyrtare e Kishës është Shqipja, por në shërbimet fetare mund të përdoren edhe gjuhë të tjera.
Neni 4. Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të zhvillojë në besimtarët dhe ndjenjat e besnikërisë ndaj Pushtetit të popullit dhe të Republikës Popullore të Shqipërisë, si edhe ndjenjën e Atdhe- dashurisë dhe të përforcimit të Bashkimit Kombëtar. Prandaj gjithë funksionarët dhe personeli i saj, duhet të jenë shtetas, të ndershëm, besnikë të popullit dhe të Atdheut dhe të gëzojnë të gjithë të drejtat civile.
Neni 5. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të mbajë lidhje bashkëpunimi dhe do t’i shtojë e përforcojë këto lidhje me ato Kisha Ortodokse motra, të cilat interpretojnë dhe praktikojnë drejt parimet e larta ungjillore mbi paqen dhe vëllazërimin e vërtetë ndërmjet popujve të mbarë botës.
Neni 6. Lutjet që bëhen në Kishë gjatë meshimeve dhe ceremonive të tjera fetare për Autoritetet Shtetnore, formulohen prej Kryesisë së Kishës dhe vihen në përdorim, mbasi më parë të merret pëlqimi i Autoriteteve kompetente të Shtetit.
Neni 7. Asnjë klerik nuk mund të ushtrojë funksionet e fesë Orthodhokse në Shqipëri, pa qënë i emëruar dhe i lidhur me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

ORGANIZIMI
Neni 8. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e organizuar si Kryepiskopatë me titull: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, simbas rregullave kanonike dhe administrative përfshin:
1) Mitropolinë e Tiranës-Durrësit me këto zëvendësi mitropolitane lokale:
a) Të Tiranës;
b) Të Durrësit;
c) Të Shkodrës;
ç) Të Kavajës,
d)Të Elbasanit.

2) Episkopatën e Beratit me këto zëvendësi Episkopale Lokale:
a) Të Beratit;
b) Të Vlorës,
c) Të Fierit,
ç) Të Lushnjës.

3) Episkopatën e Gjirokastrës me këto zëvendësi Episkopale Lokale:
a) Të Gjirokastrës;
b) Të Delvinës;
c) Të Sarandës;
d) Të Himarës;
dh) Të Përmetit.
4) Episkopatën e Korçës me këto zëvendësi episkopate Lokale:
a) Të Korçës,
b) Të Kolonjës,
c) Të Leskovikut,
ç) Të Pogradecit.
Neni 9. Me vendim të Këshillit Mikst, mund të krijohen episkopata për Shqiptarët Orthodhoksë jashtë shtetit, të varura nga Kisha Shqiptare mëmë.

SINODHI I SHENJTË
Neni 10. Sinodhi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i përbërë prej episkopëve efektivë, nën Kryesinë e Mitropolitit të Qëndrës, Kryepiskopit të gjithë Shqipërisë, është autoriteti më i lartë për të gjitha çështjet dogmatike, kanonike dhe spirituale, si dhe për ato çështje që hyjnë në sferën e kompetencës së tij.
Neni 11. Kompetencat e Sinodhit të Shënjtë janë:
a) Të kryejë misionin e shënjtë dhe të ruajë unitetin dogmatik, kanonik, të traditës së shënjtë dhe të kultit me të gjitha patriarhitë e shenjta dhe me Kishat Orthodhokse Autoqefale.
b) Të ruajë unitetin dogmatik, kanonik, të traditës së shenjtë dhe të kultit në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. c) Të shqyrtojë çdo çështje dogmatike, kanonike të traditës kishtare dhe të kultit dhe të zgjidhi këtë në konformitet me doktrinën e Kishës Orthodhokse Lindore.
ç) Të zgjedhi Kryepiskopin dhe Episkopët në konformistet me kanonet e shenjta dhe traditën kishtare, si dhe në konformitet me dispozitat ligjore në fuqi; dhe të lëshojë qarkoret përkatëse për fronëzimin e Kryepiskopit.
d) Të vendosi mbi lutjet për dorëheqjen e anëtarëve të tij.
dh) Të gjykojë me kompetencë ekskluzive dhe në komformitet me dispozitave të kanoneve të shenjta dhe të ligjeve përkatëse në fuqi anëtarët e tij për shkelje dogmatike dhe kanonike.
e) Të gjykojë çështjet që kanë të bëjnë me katherizim (zhveshje) të ndonjë kleriku.
ë) Të udhëzojë e të mbikëqyri që aktiviteti i organeve ekzekutive në dioqeza të kryhet konform rregullave ligjore.
f) Të vendosi mbi çështjet e çdo natyre që hyjnë në kompetencën e tij, si dhe mbi ato që s’janë caktuar me anë ligjesh, Statuti ose Rregulloresh si kompetencë e ndonjë organi tjetër kishtar.
g) Të interpretojë për të gjitha organet kishtare dispozitat e Statutit dhe Rregullores së Përgjithshme të Administrimit.
gj) Të thërrasi Kongrese Kishtare, kur e lypin nevojat e larta të Kishës.

Neni 12. Në mungesë të Kryetarit, për çfarëdo arsye të justifikuar, Sinodhi i Shenjtë kryesohet prej episkopit titullar më të vjetër në hirotoni.
Neni 13. Sinodhi i Shenjtë mblidhet detyrimisht një herë në vit dhe jashtëzakonisht sa herë e lyp nevoja.
Neni 14. Thirrja dhe caktimi i rendit të ditës, bëhet prej Kryetarit të Sinodhit një muaj më përpara. Për mbledhje të jashtëzakonshme, afati mund të jetë më i shkurtër.
Ne qoftë se kryetari refuzon, për cilindo arrësye, të thërrasi mbledhjen e detyrueshme të Sinodhit, ai mblidhet detyrimisht brenda 15 ditëve nga data e kërkesës, kur një gjë e tillë kërkohet të paktën prej dy anëtarëve të tij me shkresë dhe pasi të ketë kaluar afati vjetor i mbledhjes së detyrueshme të Sinodhit. Në qoftë se kryetari refuzon, për cilëndo arrësye, të thërrasi Sinodhin në mbledhje të jashtëzakonshme, ai mblidhet detyrimisht kur një gjë e tillë kërkohet me shkresë, të paktën prej dy anëtarëve të tij, brënda një muaji nga data e shkresës.
Neni 15. Sinodhi i Shenjtë konsiderohet i mbledhur rregullisht kur ndodhet prezent gjysma plus një e numrit të të gjithë anëtarëve. Ai merr vendime të vlefshme me votën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve dhe në rast barazie votash, paravlen ana e Kryetarit.
Neni 16. Kandidatë për Episkopë, përveç cilësive që kërkojnë kanonet e Kishës duhet të jenë të diplomuar prej nji Fakulteti Teologjik orthodhoks. Por, në mungesë Kandidatësh episkopë të diplomuar prej një fakulteti teologjik, mund të dorrëzohen episkopë dhe kandidatë, të cilët nuk kanë një kulturë të tillë, por që janë të dalluar në veprimtari kishtare dhe patriotike dhe që janë të aftë si autodidaktë.
Neni 17. Kryepiskopi dhe episkopët, kur bëhen anëtarë efektivë të Sinodhit të Shenjtë betohen përpara tij me këtë formulë betimi: “Betohem mbi ndërgjegjjen time përpara Perëndisë se do të ruaj besnikërinë, ndaj dogmave, kanoneve dhe traditave kishtare orthodhokse, ndaj popullit dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, dhe ndaj parimeve demokratike të konsakruara me anë të Statutit të saj themeltar.
Neni 18. Episkopë titullarë efektivë pa dioqezë ekzistuese, nuk mund të jenë më tepër se një.
Neni 19. Sinodhi ka një sekretar të përgjithshëm të zgjedhur prej tij me propozim të kryetarit, nga i cili dhe dekretohet.
Neni 20. Çdo botim me përmbajtje fetare kishtare, nuk mund të vihet në përdorim në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pa pëlqimin dhe aprovimin e Sinodhit të Shenjtë.
Neni 21. Sinodhi i shenjtë do të punojë për edukimin e klerit dhe të besimtarëve, në mënyrë që të luftohen dhe të zhduken supersticionet.
Neni 22. Asnjë laik ose murg nuk mund të dorëzohet prift ose dhjak pa patur pëlqimin e Sinodhit të Shenjtë.
Neni 23. Asnjë gradë nderi (ofiq kishtar) nuk mund t’i jepet priftërinjve, cilido qoftë aktiviteti i tyre, pa propozim të titullarit respektiv dhe aprovimin përkatës, të Sinodhit të Shenjtë dhe në komformitet me dispozitat përkatëse të Rregullores së Përgjithëshme të Administrimit.

KRYEPISKOPI
Neni 24. Kryepiskopi i gjithë Shqipërisë është Kryetar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Neni 25. Kryepiskopi është i pari në Jerarhët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Mitropolit i Dhioqezës së Tiranës- Durrësit.
Neni 26. Kryepiskopi gëzon të gjitha të drejtat e parapara në kanonet e shënjta, në këtë Statut dhe në Rregulloren e Përgjithshme të administrimit, si dhe në Ligjën mbi Komunitetet Fetare. Titulli i tij është: Kryehirësia e Tij, Kryetari i Kishës Orthodhokse Autoqefale, Mitropolit i Tiranës, Durrësit dhe Kryepiskop i gjithë Shqippërisë.
Kujtimi i tij (fimi) në shërbesat kishtare bëhen konform kanoneve të shenjta dhe zakonit të Kishës sonë.
Neni 27. Kryepiskopi ka këto detyra:
a) Thërret dhe kryeson organet Qendrore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
b) Vë në zbatim vendimet e organeve Qendrore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
c) Përfaqëson Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë para Autoriteteve dhe kudo që e lyp nevoja, personalisht ose me anë të deleguarish.
ç) Mban lidhje me Kishat e tjera Orthodhokse për çështjen kishtare nëpërmjet kanalit të paraparë nga ligja mbi Komunitetet fetare.
d) Lëshon letra pastorale për të gjithë Kishat Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke iu përmbajtuar dispozitave përkatëse të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
dh) Dërgon këshilla vëllazërore jerarhëve të kishës dhe pajton mosmarrëveshjet eventuale ndërmjet tyre.
e) Kujdeset për kryerjen sa më parë të formaliteteve të nevojshme për plotësimin e dioqezave vakante, brenda 40 ditëve.
f) Dorëzon (hirotonis) bashkë me episkopë të tjerë dhe konform kanoneve të shenjta, episkopët.
g) Lëshon qarkoret e emërimit për fronëzimet e episkopëve.
gj) Emëron zëvendës episkopalë të përgjithshëm provizorë, kur fronet episkopate mbeten vakante duke iu përmbajtur dispozitave përkatëse të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
j) Afati qëndrimit te nje dioqezë vakante me një zëvëndës episkopat të përgjithshëm provizor, caktohet në Rregulloren e Përgjithshme të administrimit.
i) Pranon ankesat e paraqitura eventualisht kundër titullarëve të dioqezave dhe disponon për hetime, me anën e një kleriku anëtar të Sinodhit, rezultatin e të cilave ia parashtron Sinodhit të Shenjtë.
j) Ushtron dhe çdo të drejtë tjetër që i është akorduar me anë kanonesh, ligjesh dhe rregulloresh.
Neni 28. Përveç sekretarit të përgjithshëm dhe personelit tjetër, i cili parashikohet në Rreguloren e Përgjithshme të Administrimit me dispozita të posaçme, Kryepiskopi ka edhe një episkop ndihmës, i cili është anëtar i Sinodhi pa mbajtur përgjegjësinë e administrimit të ndonjë dioqeze dhe kryen çdo detyrë që i ngarkohet mga Kryepiskopi, duke u titulluar në hymnin e tij si Episkopi i Apollonisë.

EPISKOPI
Neni 29. Episkopi titullar është organi drejtues i një dioqeze dhe gëzon të gjitha të drejtat e parashikuara nga kanonet e shenjta, nga ky Statut dhe nga Rregullorja e Përgjithshme e Administrimit, si dhe nga ligjet përkatëse në fuqi.
Neni 30. Të drejtat dhe detyrat e episkopit janë:
a) Të drejtojë dioqezën brenda kufijve të caktuar nga kanonet dhe rregullat në fuqi.
b) Të përfaqësojë dioqezën para Autoriteteve Shtetnore lokale dhe kudo që e lyp nevoja, personalisht ose me anë të deleguarish prej tij.
c) Të dorëzojë (hirotonisi) priftërinjtë dhe të japi ofiqe klerikale me pëlqim përkatës të Sinodhit.
ç) Të heqi vërrejtjen dhe të qortojë klerikë të dioqezës së tij për faje të vogla dhe të pezulojë këta nga funksionet e tyre për fajet që përbëjnë skandal, deri sa kjo çështje të gjykohet nga gjykata spirituale.
d) Të vizitojë, të paktën, një herë në vit dioqezën e tij, për të kontrolluar ecjen e punëve kishtare dhe për të dhënë udhëzime përkatëse, duke i bërë një raport Sinodhit të Shenjtë mbi konstatimet e kryera.
Neni 31. Episkopi gëzon dhe çdo të drejtë tjetër që i është ngarkuar me anë kanonesh, ligjesh dhe rregulloresh, si edhe ato që do të caktohen më hollësisht në Rregulloren e Përgjithëshme të Administrimit.
Neni 32. Episkopi është i detyruar të qëndrojë vazhdimisht në dioqezë, me përjashtim kur merr pjesë në mbledhjen e Sinodhit të Shenjtë ose në mbledhje të tjera zyrtare, si dhe kur ndoshet me leje.

ZËVENDËSIA MITROPOLITANE DHE EPISKOPALE LOKALE
Neni 33. Zëvendësia mitropolitane ose episkopale Lokale është një rreth administrativ kishtar që përfshinë një numur famullish të një dioqeze.
Neni 34. Kryepiskopi, nën cilësinë e mitropolitit të qëndrës dhe të titullarit të dioqezës Tiranës-Durrësit, emëron në qëndrën e çdo zëvendësie mitropolitane lokale të juridiksionit të dioqezës së tij zëvendës mitropolitan lokal klerik, i cili administron zëvëndësinë mitropolitane lokale në emër të mitropolitit, nën udhëzimet e tij direkte dhe në konformitet me dispozittat e këtij Statuti, të Rregullores së Përgjithshme të Administrimit dhe të ligjeve përkatës.
Në të njëjtën mënyrë veprojnë dhe titullarët e dioqezave të tjera, duke emëruar secili në qëndrën e çdo zëvendësie episkopale lokale të juridiksionit të dioqezës një zëvendës episkopal klerik, i cili administron zëvendësinë episkopale lokale në emër të titullarit të dioqezës, nënë udhëzimet e tij direkte dhe në komformitet me dispozitat e këtij Statuti, të Rregullores së Përgjithshme të Administrimit dhe të ligjeve përkatëse.
Neni 35. Zëvendësi mirtopolitan ose episkopal lokal kryeson mbledhjet e këshillit kishtar (Dhimogjerondisë) të qytetit të qëndrës së zëvendësisë motropolitane ose episkopale lokale dhe kujdeset që urdhrat, vendimet dhe dispozitat e autoriteteve kishtare më të larta, si dhe dispozitat ligjore përkatëse, të vihen në zbatim në të gjitha kishat e juridiksionit të tij.
Neni 36. Zëvendësi mitropolitan ose episkopal lokal ushtron dhe çdo të drejtë tjetër që parashikohet në dispozita të veçanta të Rregullores së përgjithshme të administrimit.

FAMULLITË DHE FAMULLITARËT
Neni 37. Famullija është bashkimi kishtar i besnikëve klerikë dhe laikë, të fesë orthodhokse, që banojnë në një territor të caktuar (katund apo qytet).
Neni 38. Çdo famulli, ka të drejtë të ketë nji ose më shumë famulltarë, simbas numrit të besnikëve dhe të kishave të famullisë dhe simbas gjëndjes së saj ekonomike.
Neni 39. Famullitarët zgjidhen nga këshillat kishtare të dala nga gjiri i popullit të çdo famullije dhe aprovohen prej titullarit përkatës. Por, në katunde ku grumbullimi i besnikëve bëhet më kollaj mund të zgjidhen direkt nga populli.
Neni 40. Në katunde famullitari është kryetari i këshillit kishtar (kujdestarisë kishtare).
Neni 41. Famullitari në katunde është përgjegjës për të vënë në zbatim dispozitat e këtij Statuti, të Rregullores së Përgjithshme të Administrimit dhe të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
Neni 42. Kur në një famulli shërbejnë më teper se një famullitar, numri i familjeve që shërbehen prej tyre, ndahet në propocion të barabartë.
Neni 43. Dispozita më të hollësishme mbi famullitë dhe famullitarët, caktohen në Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit.

KËSHILLAT KISHTARE
Këshilli Mikst, këshilli ekonomik,
këshillat kishtare të qyteteve dhe të katundëve,
Këshillat manastiriale.

Neni 45. Organi më i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për të gjitha çështjet administrative-ekonomike, si dhe për çdo çështje tjetër që nuk hyn në sferën e kompetencës së Sinodhit të Shenjtë, është Këshilli Mikst, i përbërë prej titullarëve të dioqezave ekzistuese, të cilët janë vetvetiu anëtarë të tij, dhe prej katër anëtarësh laik, një për çdo dioqezë, nën Kryesinë e Kryepiskopit, për një periudhë prej katër vjetësh. Episkopi ndihmës merr pjesë në Këshillin Mikst me votë konsultative.
Neni 46. Mënyra e zgjedhjes së katër anëtarëve laikë të Këshillit Mikst si dhe kompetencat dhe të drejtat e tyre, caktohen hollësisht në Rregulloren e Administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Për këtë herë, katër anëtarët laikë të Këshillit Mikst, zgjidhen prej Kongresit.
Neni 47. Këshilli Mikst harton Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe Rregulloren mbi sigurimin e klerit, në komformitet me dispozitat e këtij Statuti dhe me dispozitat ligjore në fuqi duke ia parashtruar Këshillit Ministerial për aprovim.
Neni 48. Këshilli Mikst shqyrton buxhetin vitit të kaluar dhe harton buxhetin preventiv për vitin e ardhshëm. Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë para gjykatave e përfaqëson një anëtar laik i Këshillit Mikst i deleguar ad hok prej tij. Ky, përveç të drejtave të tjera, ka edhe të drejtën të bëjë pajtime, të deferojë pranojë ose të referojë benë deçizore si dhe të emërojë përfaqësues ligjor përpara gjykatave, me po ato të drejta, ose me të drejta më të pakta.
Neni 49. Këshilli Mikst i thirrur prej Kryetarit, mblidhet zakonisht nji herë në vit dhe jashtëzakonisht sa herë që e lyp nevoja. Ai merr vendime me shumicë të thjeshtë votash dhe konsiderohet i mbledhur rregullisht kur ndodhen prezent, përveç kryetarit dhe katër anëtarë, në propocion dy klerikë dhe dy laikë. Në rast barazie votash, paravlen ana e Kryetarit.
Neni 50. Këshilli Mikst mund të modifikojë nene të këtij Statuti që nuk u referohen dogmave, kanoneve dhe traditës së shenjtë; gjithashtu mund të bëjë dhe shtesa nenesh. Por, për të qënë këto modifikime dhe shtesa të vlefshme, duhet një kuorum të paktën prej 7 anëtarësh dhe një vendim i marrur, të paktën prej 6 anëtarësh.
Neni 51. Pranë Kryesisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë funksionon një Këshill Ekonomik i Përhershëm, i përbërë prej Kryepiskopit dhe prej katër anëtarësh, në propocion një klerik dhe tre laikë, nga një për çdo dioqezë, nën Kryesinë e Kryepiskopit.
Neni 52. Këshilli Ekonomik është organ i Këshilllit Mikst për administrimin ekonomik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë vitit financiar dhe është përgjegjës përpara tij. Anëtarët e Këshillit Ekonomik zgjidhen prej Këshillit Mikst për nji periudhë prej katër vjetësh. Këshilli Ekonomik konsiderohet i mbledhur rregullisht kur, përveç kryetarit ndoshen prezent dhe tre anëtarë. Ai merr vendime të vlefshme me shumicën e tre anëtarëve prezent.
Neni 53. Komtetencat dhe detyrat e Këshillit Ekonomik, caktohen shprehimisht në Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit.
Neni 54. Funksionet e Sekretarit të Këshillave Mikst dhe Ekonomik, i kryen sekretari i përgjithshëm i Sinodhit.
Neni 55. Komuniteti Orthodhoks i çdo qyteti zgjedh nji këshillë kishtare lokale (Dhimojerondi), e cila kryesohet prej zëvendësit mitropolitan ose episkopat lokal dhe administron famullitë e qytetit dhe pasuritë e tyre të lujshme dhe të palujtshme. Në këtë këshillë merr pjesë dhe një famullitar me të drejtë vote, i deleguar prej klerit të atij qyteti. Këshilli kishtar i qytetit mund të zgjidhet nga brenda ose jashtë gjirit të tij dy deri tre kujdestarë për çdo kishë të qytetit, të cilët janë përgjegjës para tij dhe administrojnë kishën në emër të tij.
Neni 56. Në çdo katund zgjidhet një këshillë kishtare (kujdestari), e përbërë prej dy deri katër anëtarësh laikë, nën kryesinë e famulltarit, e cila administron kishën ose kishat e katundit dhe pasuritë e tyre të lujtshme dhe të paluajtshme.
Neni 57. Çdo manastir drejtohet dhe administrohet nga një këshillë manastiriale (igumeniale) nën kryesinë e nji igumeni ose administratori klerik, të emëruar nga titullari i dioqezës, e cila këshillë është përgjegjës përpara organeve ekonomike që qëndrës dhe titullarit të dioqezës respektive, për administrimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të manastirit, si dhe për mirëmbajtjen e tij.
Neni 58. Në këshillat kishtare kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen gjithë banorët orthodhoksë të Republikës Popullore të Shqipërisë, që kanë mbushur moshën ligjore.
Neni 59. Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të këshillave kishtare të qyteteve (Dhimogjerondive) të anëtarëve të këshillave kishtare të katundeve (kujdestarive) dhe të anëtarëve të këshillaave manastiriale (igumeniale), si edhe kompetencat dhe detyrat e tyre, caktohen në dispozita të posaçme të Rregullores së Përgjithshme të Administrimit, në komformiet me frymën e këtij Statuti dhe dispozitat ligjore në fuqi.

PASURITË KISHTARE
Neni 60. Të gjitha pasuritë që u përkasin: Kryepiskopatës, episkopataave, zëvendësive metropolitane ose episkopate lokale, famullive dhe manastireve, përbëjnë pasuritë kishtare. Neni 61. Pasuritë që disponojnë kishat e komuniteteve orthodhokse të qyteteve dhe të katundeve, janë pasuritë e tyre dhe administrohen në konformistet me dispozitat e Rregullores në fuqi. Kjo vlen dhe përsa u përket pasurive që disponojnë manastiret.
Neni 62. Nga pikpamja e destinimit të sajë, pasuria kishtare dallohet: në pasuri gjërash të shenjta dhe në pasuri të zakonshme. Pasuri gjërash të shenjta është ajo që përbëhet prej gjërash dhe objektesh të destinuara për kultin hyjnor. Këto s’mund të shiten, ose mund të dhurohen me vendim të këshillave kishtare.
Neni 63. Shtimi, shitja dhe administrimi i pasurisë kishtare, kontrolli dhe verifikimi i saj bëhet në konformitet me dispozitat ligjore përkatëse dhe dispozitat e posaçme të Rregullores së Përgjithshme të Administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

MBI TË ARDHURRAT DHE SHPENZIMET
Neni 64. Shpenzimet për mbajtjen e kultit, përballohen nga kontributet vetëdashëse të besnikëve dhe nga të ardhurat e vetë kishës ose manastirit, ndërsa rrogat e meshtarëve dhe të nënpunësve si dhe shpenzimet e ndryshme në qëndrat e dioqezave dhe zëvendësit e tyre mvartëse, përballohen nga të ardhurat kishtare dhe nga sumbvensioni eventual i Shtetit.
SIGURIMI I KLERIT
Neni 65. Pranë Kryesisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë krijohet “Fondi i sigurimit të Klerit”, i cili ka për qëllim të sigurojë të gjithë klerikët e Shqipërisë në raste pa aftësije për të kryer misionin e shenjtë dhe dalje në pension, si edhe familjet e tyre në raste vdekjeje.
Neni 66. Fondi i sigurimit të klerit drejtohet dhe administrohet nga Këshilli Mikst në bazë të dispozitave të një rregulloreje të posaçme të hartuar nga Këshilli Mikst, konform dispozitave ligjore përkatëse.

PREGATITJA E KLERIT, KONFERENCAT DHE BOTIMET
Neni 67. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, duhet të mbajë shkolla fetare për përgatitjen e funksionarëve të saj fetarë.
Neni 68. Dispozitat mbi organizimin e një shkolle të mesme fetare dhe mbi programet e funksionimit të saj, caktohen në një rregullore te veçantë të hartuar nga Sinodhi i Shenjtë dhe të aprovuar nga Këshilli Ministerial.
Neni 69. Për perfeksionimin e priftërinjve në kryerjen e misionit kishtar dhe për t’iu dhënë këtyre sqarime rreth problemeve aktuale që i referohen aktivitetit dhe rolit të Kishës për të mirën e shoqërisë dhe të popullit, zhvillohen herë pas here konferenca, të cilat kryesohen nga vetë titullari ose një i deleguari i tij, ose nga zëvendësi i tij lokal i autorizuar posaçërisht, por gjithmonë nën porosinë direkte të titullarit.
Neni 70. Për zhvillimin e konferencave, duhet të kërkohet më parë leja përkatëse nga ana e Atoriteteve komtetentë në konformitet me dispozitat ligjore në fuqi mbi mbledhjet publike.
Neni 71. Pranë Kryesisë së Kishës duhet të botohet nji revistë fetare e përmuajshme, me përmbajtje të dobishme për kishën, klerin dhe popullin. Konditat e funksionimit dhe të organizimit të revistës fetare, caktohen hollësisht në Rregulloren e Përgjithëshme të Administrimit.
Neni 72. Në botimin e revistës fetare, do të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit mbi Komunitetet fetare.

MASAT DISIPLINORE
Neni 73. Në qendrën e çdo dioqeze funksionon një gjykatë spirituale e përbërë prej titullarit të dioqezës si kryetar dhe dy klerikëve të graduar si anëtarë, për të gjykuar në formë të prerë, brenda 30 ditëve nga data e kryerjes së fajit, të gjithë klerikët e juridiksionit të dioqezës, për faje të lehta gjer në 15 ditë argji, me ose pa prerje rroge, dhe për faje që përbëjnë skandal gjer në një muaj me osepa të drejtë rroge. Procedura që do të ndiqet për gjykimin e këtyre fajeve, caktohet në Rregulloren e Përgjithshme.
Neni 74. Për të gjitha fajet dogmatike dhe kanonike dhe shkeljet disiplinore, që e kalojnë kompetencën e gjykimit dhe të ndëshkimit nga ana e titullarit, është kompetent Sinodhi i Shenjtë, i cili gjykon dhe vendos në formë të prerë mbi fajet e përcaktuara si për anëtarët e tij ashtu edhe për çdo klerik ose murg.
Neni 75. Kur një anëtar i Sinodhit gjykohet për çdo faj të tilllë, ai vetë nuk merr pjesë si anëtar i Sinodhit. Mbi këtë flitet më hollësisht në rregullore.
Neni 76. Për çdo llij ndëshkimi, vendimet e Sinodhit mirren me shumicë të thjeshtë votash.
Neni 77. Kryetari i Sinodhit, ose Sinodhi, kur kryetari është vetë i akuzuar, pezullon me një herë nga funksionet e tij çdo funksionnar të Kishës, klerik dhe laik, kur një gjë e tillë kërkohët nga autoritetet kompetentë të Shtetit për shkelje të dispozitave të nenit 15 të ligjës mbi Komunitetet fetare.
Neni 78. Vendimet e Sinodhit për masa disiplinore, do t’u konfirmohen dispozitave përkatëse të nenit 14 të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
Neni 79. Çdo klerik i katherizuar (çpriftëruar) me vendim të Sinodhit detyrohet të heqi uniformën fetare dhe ndalohet të kryejë shërbime fetare.
Neni 80. Mënyra e procedurës së gjykimit të çështjeve disiplinore, që i referohen kompetencës së Sinodhit, si dhe dispozitat të tjera përkatëse, caktohen hollësisht në Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit.

MBISHKRIMET, SHENJAT SIMBOLIKE DHE VULAT NË PËRDORIM
Neni 81. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka këto mbishkrime:
a) Për Kryesinë. “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; Kryesia e Sinodhit të Shenjtë”.
b) për Dioqezat: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; Episkopata e …….
c) Për zëvendësitë metropolitane ose episkopate lokale “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; Mitropolia ose episkopata e ………zëvendësija metropolitane ose episkopate lokale e………..”.
Neni 82. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë si shënjë simbolike ka “Mitrën episkopate me kryq”.
Neni 83. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka në përdorim këto vula:
a) Për kryesinë e kishës: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; Kryepiskopata.
b) Për episkopatat: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; episkopata e…..
c) Për zëvendësitë metropolitane lokale mvartëse të Kryepiskopatës: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; zëvendësia episkopate e………….
ç) Për zëvendësitë Episkopale mvartëse të episkopateve: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; zëvendësia episkopate e……………….
d) Për të gjitha famullitë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; famullia e………
dh) Për të gjithë manastiret: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; manastiri i …….
Neni 84. Vulat e përmendura në gërmat s,b,c,ç,d,dh të nenit 83 kanë në mes një kryq.

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME DHE TRANZITORE
Neni 85. Në mungesë episkopësh titullarë, në krye të një dioqeze mund të zgjidhet në të njëjtën mënyrë nji klerik i dalluar me titulll: “Zëvendës Episkopal i Përgjithshëm”, i cili porsa kohë që administron dioqezën vakante, ka po ato të drejta që ka edhe një episkop titullar, si edhe të njënjtën të drejtë anëtarësie në Sinodh, me përjashtim të atyre kompetencave që i përkasin ekskluzivisht gradës episkopate. Edhe ky jep të njënjtin betim përpara Sinodhit të Shenjtë.
Neni 86. Me plotësimin e një dioqeze vakante me anën e një episkopi titullar, zëvendësi episkopat i përgjithshëm i saj, e humbet të drejtën e administrimit të dioqezës së plotësuar, por mbetet anëtar i rregullt i Sinodhit dhe në dispozicion tëtij, me votë konsultative.
Neni 87. Anëtarët e Sinodhit, për çdo rast largimi nga funksionet e tyre, gëzojnë të drejtën e pensionit, me përjashtim të rastit kur këta pushohen për faje dhe veprimtari anti-kishtare dhe anti- patriotike.
Neni 88. Gjatë vitit, për çdo çështje që nuk lypin mbledhje të jashtëzakonshme të Sinodhit dhe të Këshillit Mikst, Kryepiskopi mund të kërkojë mendimin dhe pëlqimin e anëtarëve të tyre me korrespodencë. Personeli i Kryepiskopatës dhe i episkopateve, si dhe detyrat e tija caktohen me dispozita të veçanta të Rregullores se Përgjithshme të Administrimit.
Neni 89. Për caktimin e rrogave të funksionarëve dhe të nënpunësve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndiqet kriteri që ndiqet edhe për funksionarët dhe nënpunësit e Shtetit, në komformitet me dispozitat ligjore përkatëse.
Neni 90. Në rast mbledhjeje, anëtarëve të këshillave ju paguhen djeta në konformistet me dispozitat ligjore përkatëse. Për anëtarët e këshillave që mund të mos kenë ndonjë nënpunësi, dietat caktohen nga Kryesia e Kishës, nëse nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore për dietat e kësaj kategorie.
Neni 91. Për sigurimin e jetesës së jerarhëve që nuk gëzojnë të drejtë pensioni, kisha nuk merr ndonjë angazhim, në qoftë se këta nuk shkojnë në një nga manastiret që u cakton Sinodhi i Shenjtë.
Neni 92. Ky Statut është i përpiluar në bazë të parimeve dhe të dispozitave të përgjithshme që përmbahen në kanonet e Kishës dhe në komformitet me dispozitat përkatëse të Statutit Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Ligjës mbi Komunitetet fetare, për të përcaktuar mënyrën simbas së cilës Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë rregullon, drejton dhe administron çështjet e saja fetare, është dhe mbetet i detyrueshëm për krejt Kishën Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi më parë të aprovohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 2.33.56 AM.jpg

Shikime: 555

Madhësia:  47.9 KB
Ky statut është aprovuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Dekretin Nr. 1065 datë 4 Maj 1950. Rregullorja e Administrimit të Përgjithshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u përpilua sipas dispozitave të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të ligjit mbi komunitetet fetare. Në hartimin e Rregullores mbi administrimin e përgjithshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u caktua një komision i përbërë nga:

Kryetar -Kryeepiskopi Pais Vodica. d.v.
Anëtar -Arkimandrit Dhimitër Kokoneshi. d.v.
Anëtar -Ikonom Stavrofor atë Aristotel Strato d.v.
Anëtar -Ikonom Stavrofor atë Spiro Veli d.v.
Anëtar -Spiro Luarasi d.v.
Anëtar -Jorgji Pano d.v.
Anëtar – Kristo Cevo d.v.
Sekretari Përgjithshëm -Niko Cane d.v
Rregullorja mbi Administrimin e Përgjithshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u aprovua me anën e Vendimit Nr. 1085, datë 28.12.1950, të këshillit të Ministarve të Republikës Popullore të Shqipërisë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë u manipulua krejtësisht dhe u vu në shërbim të Qeverisë Komuniste. Kjo gjë erdhi si rezultat i ndikimit që kishte patriarkana e Moskës mbi primatin e saj.

VIZITA E DELEGACIONIT RUS NË SHQIPËRI
Më 27 maj 1951 një delegacion i kishës ruse mbërriti në Shqipëri. Në përbërje të delegacionit ishin peshkopi i Odesës, Nikon dhe eksarku i Dioqezës së Moskës Pavël Cvetkov. Në portin e Durrësit të dërguarve të patrikut të Moskës, Aleksej iu bë një pritje e përzemërt. Në vijim udhëtuan drejt kryeqytetit ku u sistemuan në Hotel Dajti. Në orën 18.00 të mbrëmje delegacioni rus u prit në rezidencën e Kryeepiskopit, ku në prani të klerikëve dhe përfaqësuesit e institucioneve civile dorëzuan një letër nga patriku i Moskës, Aleksej dhe një arkëz me vezën e kuqe të Pashkës ku qe shkruar “Krishti u Ngjall”. Kryeepiskop Paisi thellësisht i prekur nga ky simbol i dashurisë vëllazërore kristiane shprehu gëzimin madh për harmoninë shpirtërore që ekzistonte ndërmjet kishës shqiptare dhe asaj ruse. Në vijim folën përfaqësuesit e institucioneve të kryeqytetit, të cilët nuk i kursyen komplimentat për marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy popujve tanë. Më 28 maj paradite delegacioni rus vizitoi muzeun e luftës nacional-çlirimtare, ndërsa pasdite në orën 18.00 u pritën në kishën e Shën Prokopit.(38)
Të nesërmen më 29 maj 1951 delegacioni i kishës ruse vizitoi manastirin e Shën Vlashit, ku u prit përzemërsisht nga murgeshat ruse, të cilat nën udhëheqjen e igumenes Maria këndonin psalmin “Engjëlli thërriste”. Pas tedeumit që u celebrua në kishën e manastirit u shtrua një drekë. Murgeshat ruse e përcollën delegacionin deri në rëzë të kodrës duke psallur kanonet e Pashkës.(39)
Delegacioni rus i nis drejt Durrësit ku bënë një tedeum në katedrale, në prani të besimtarëve, klerikëve dhe autoriteteve vendore. Në vijim delegacioni rus vizitoi qytetin. Më datën 30 maj 1951 delegacioni bëri një vizitë në komunitetin mysliman si dhe muzeun arkeologjik të kryeqytetit. Mresëlënëse ishte vizita që bënë më 31 maj në qytetin e Korçës. Një përfaqësi klerikësh dhe besimtarësh kishin dalë në Pogradec. Arkimandrit Dhimitër Kokoneshi kishte organizuar një pritje madhështore. Kortezhi i makinave sapo hyri në qytetin e Korçës u prit mes një entuzjazmi të madh të besimtarëve, klerikëve dhe të autoriteteve vendore. Të pranishmit që morën fjalën në pritjen e organizuar me këtë rast folën përzemërsisht për miqësinë vëllazërore midis dy popujve. Pasdite u zhvillua dhoksologjia në kishën katedrale të Burimit Jetëdhënës, ku në emër të delegacionit rus foli peshkopi Nikon. Dhoksologjia u celebrua nën drejtimin e arkimandrit Dhimitër Kokoneshit dhe stavroforit Stavro Kanxheri me pjesëmarrjen e dhjetë priftërinjve dhe besimtarëve të shumtë. Më 1 qershor 1951 delegacioni rus pati një takim me diktatorin Enver Hoxha në rezidencën e tij. Pasi pyeti për përshtypjet që kishin nga udhëtimi nëpër Shqipëri, Enveri u interesua për shëndetin e patrikut Aleksej dhe iu lut delegacionit që ti transmetojë atij urimet më të mira. Pasi përfundoi takimi me diktatorin Enver Hoxha, delegacioni rus i shoqëruar nga Kryeepiskop Paisi, stavrofori Aristotel Strato dhe nga sekretari i Sinodit të Shenjtë Niko Cane u nis për në portin e Durrësit ku i priste vapori “Çiaturi” me të cilin kishin ardhur nga Moska. Kryeepiskop Paisi i dha rusëve një arkë të argjendtë, si dhuratë për patrikun e Moskës, Aleksej.(40)
38) – Ish Kryeepiskopi Kristofor Kisi nuk u lejua të takonte delegacionin rus. Një orë përpara pritjes Kisit iu komunikua mospjesëmarrja në pritje, prej atë Dhanilit. Pakënaqësinë e tij Kristofor Kisi e shprehu me anën e një letre, e cila mban datën 29 maj 1951.-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 4633, viti 1951.
39) – Sipas shkresës me Nr. Prot. 6/54, datë 29 maj 1950 në manastirin e Shën Vlashit qenë strehuar 17 murgesha ruse si dhe hieromonaku Germano Popov.- Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 357, viti 1950.
40) – Peshkopi Nikon, Zhurnal Moskovskoj Patriarhij, Nr. 9, shtator 1951.

SINODI I DAMJAN KOKONESHIT
Episkopi ndihmës, Sofron Borova fjeti në vitin 1963 në moshën 82-vjeçare dhe vendin e Episkopit të Apolonisë e zuri Dhanil Çuli. Me fjetjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Filotheut, vendin e tij e zuri Imzot Qirilli. Gjithashtu në vitin 1965 Mitropolit i Beratit u dorëzua Imzot Spiridhon Papa.42 Kryeepiskop Paisi në vitet e fundit të jetës së tij ka qenë i sëmurë dhe administrimi i K.O.A.Sh-it bëhej prej episkopit ndihmës Dhanil Çulit. Pais Vodica ndërroi jetë më 4 mars të vitit 1966 pas një hemoragjie cerebrale. Kryesia e Kishës me anën e një njoftimi të posaçëm, i cili mban datën 4 mars 1966 njoftonte vdekjen e Fortlumturisë së Tij, Paisit. Njoftimi është nënshkruar nga Episkop Damjan Kokoneshi, Episkop Spiridhon Papa, Episkop Dhanil Çuli, Niko Çane, Jorgji Pano, Ikonom Andrea Prifti, Ikonom Grigor Zografi etj. Ceremonia e varrimit u bë në 5 mars 1966 në Kishën Katedrale të “Ungjillëzimit” në Tiranë.(43)
Sinodi i Shenjtë i K.O.A.Sh-it në mbledhjen e datës 7 mars 1966 zgjodhi unanimisht në postin vakant të kryeepiskopit, Episkopin e Gjirokastrës, Hirësinë e Tij, Damianin. Me anën e Qarkores me numër 24/11, datë 14 mars 1966 njoftoheshin episkopatat e hirëshme dhe zëvendësitë mitropolitane në lidhje me vendimin e Sinodit të Shenjtë të datës 7 mars 1966, ku u zgjodh me vota unanime në postin e Kryeepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësia e Tij, Damiani. Gjithashtu Fortlumturia e Tij, Damiani do të mbante përkohësisht drejtimin e Mitropolisë së Gjirokastrës si Ad interim. Titullarët e Episkopatave të Hirëshme u porositën që gjatë celebrimit të shërbesave fetare të përmendnin emrin e Kryeepiskopit të sapofronëzuar. Qarkorja mbante firmën e Episkopit Ndihmës Dhanilit.(44) Pas zhvillimeve të mësipërme sinodi i ri përbëhej nga Fortlumturia e Tij, Damjani, në postin e Kryeepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,(45) Imzot Qirilli, Mitropolit i Korçës, Imzot Spiridhon Papa, Mitropolit i Beratit dhe Episkopi i Apolonisë, Dhanil Çuli si ndihmës i Kryeepiskopit.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.23.18 AM.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  27.4 KB
Kryeepiskop Damjani
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.23.52 AM.jpg

Shikime: 559

Madhësia:  25.9 KB
Imzot Dhanil Çuli
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.24.23 AM.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  16.9 KB
Imzot Spiro Papa
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.24.56 AM.jpg

Shikime: 558

Madhësia:  32.3 KB
Imzot Qiril Naslazi
42) – Spiro Papa ka lindur më 1885 në Sinjë të Beratit. Në vitin 1934 u dorëzua prift. Pas disa viteve mbeti i ve dhe më 1965 u hirotonis Mitropolit i Beratit. Imzot Spiro Papa fjeti në vitin 1970.-Ikonom Vangjel Xoxe, Ilia Zaka, Spiro Theodhor Papa, Ngjallja, dhjetor 1999, fq. 9-10.
43) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1333, viti 1966.
44) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1334, Viti 1966.
45) – Dhimitër Kokoneshi ka lindur më 26 tetor të vitit 1886 në fshatin Llëngë të Pogradecit. Në vitin 1925 Dhimitër Kokoneshi ka përfunduar Seminarin në Janinë të Greqisë. Në vitin 1927 Dhimitër Kokoneshi u dorëzua prift nga Kryeepiskop Visarion Xhuvani. Atë Dhimitër Kokoneshin e emëruan në kishën e Shën Marenës në manastirin e Llëngës. Më 31 korrik të vitit 1927 atë Dhimitër Kokoneshi ka celebruar meshën e parë në kishën e Shën Marenës. Me fjetjen e bashkëshortes në vitin 1939 atë Dhimitër Kokoneshi mori ofiqin e arkimandritit, Ndërkohë mori emrin Damjan. Në tetor të vitit 1947 arkimandrit Damjan Kokoneshi u dorëzua në gradën episkopale prej Hirësisë së Tij, Paisit dhe Hirësisë së Tij, Kristoforit dhe u emërua Mitropolit i Gjirokastrës. Më 7 mars 1966 Damjan Kokoneshi u fronëzua Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhimitër Kokoneshi vdiq më 18 tetor të vitit 1973 kur ishte në moshën 87-vjeçare.-Pilo Peristeri, Vdiq Dhimitër Kokoneshi, Bashkimi, 19 tetor 1973, faqe 2. Dhimitër Kokoneshit, ndonëse ishte klerik më 30 gusht të vitit 1944 iu besua detyra e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit, në një situatë shumë të vështirë për vendin. Shqipëria sapo kishte dalë nga lufta dhe duhej rindërtuar. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i kushtoi rëndësi të veçantë zejtarisë duke krijuar tetë kooperativa artizanale, për këpucarët, rrobaqepësit etj. Atë Dhimitër Kokoneshi gjatë viteve që drejtoi Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit u shqua për aftësi drejtuese. Me interesimin e tij të drejtpërdrejtë u zgjidhën shumë probleme të kohës. Duke pasur të veshur veladonin e priftit autoritetet e kohës i kërkuan të kryente vetëm një detyrë. Kështu Dhimitër Kokoneshi la kolltukun e butë të Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv dhe përqafoi udhën plot kryqe të klerikut ortodoks. Këtë zgjedhje e bëri për t’i shërbyer më mirë popullit të Pogradecit, të cilët e donin dhe e respektonin pa masë.

PËRPJEKJET PËR BASHKIMIN E KISHAVE
Në vitin 1950 komuniteti shqiptaro-amerikan përjetoi përsëri një krizë përçarjeje. Ky konflikt kishtar mori përmasa politike dhe u përqendrua në zëvendësimin e Fan Nolit me një episkop tjetër. Gjithashtu edhe dy episkopët e larguar nga Shqipëria Pandeileimon Kotoko dhe Evlogjio Kurilla intensifikuan sulmet kundër Nolit, i cili mbante lidhje me sinodin antikanonik të Paisi Vodicës. I gjendur përpara një presioni të tillë, Noli kërkoi ndihmën e K.O.A.Sh-it, nëpërmjet përfaqësuesve të Shqipërisë në Sh.B.A: “Tani që jo vetëm po plakem shumë, por ka filluar një luftë e vërtetë nga Patriarkana e Stambollit kundër meje dhe kundër kishës këtu. Kësaj të keqeje duhet t’i dalim përpara. Prandaj dua që Sinodi i Shenjtë i K.O.A.Sh-it të pranojë dhe të njohë kishën e këtushme si degë të saj për të gjitha efektet”.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.27.26 AM.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  37.5 KB

Në Kongresin e tretë të K.O.A.Sh-it u vendos bashkimi me Kishën Ortodokse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që udhëhiqej nga Imzot Theofani. Më 10 shkurt 1950 Kongresi III i K.O.A.Sh-it i dërgonte një telegram Fan Nolit në Boston në të cilin thuhej: “Të gjithë delegatët e Kongresit të tretë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të mbledhur në Tiranë në një atmosferë lirije të plotë dhe bashkimi mendimesh dhe zemrash për të rahur problemet e saj aktuale dhe për t‘i dhënë kësaj një statut me parime të përshtatshme për një kishë ortodokse të vërtetë dhe një udhëheqje të denjë për të praktikuar këto parime të përshtatshme për një kishë ortodokse të vërtetë, përshëndesim në personin tuan inisjatorin dhe thelluesin e kishës së parë kombëtare. Duke ju lutur që këto përshëndetje t‘ua transmetoni gjithë komuniteteve të shqiptarëve ortodoksë vëllezër që bëjnë pjesë në juridiksionin tuaj episkopal, ju bëjmë njëkohësisht të ditur se ky kongres shprehu unanimisht dëshirën e tij të zjarrtë që komunitetet në fjalë të bashkuar nën uudhëheqjen tuaj peshkopale të inkuadrohen dhe të bëjnë pjesë në gjirin e kishës mëmë të Shqipërisë, ashtu siç kanë shfaqur vullnetin shumë prej tyre, por që udhëheqja e deridjeshme e kishës sonë, armike e bashkimit tonë kishtar dhe kombëtar, ka mbajtur një qëndrim negativ në këtë drejtim. Në komformitet me sa më sipër, Kongresi ngarkon unanimisht Kryesinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për veprime të mëtejshme në këtë drejtim, së cilës kini mirësinë ti njoftoni pikëpamjen tuaj”. Vendimet e Kongresit u përshëndetën nga Imzot Theofani, i cili në atë kohë ishte Mitropolit i Dioqezës Shqiptare të Amerikës. Në telegramin që i dërgonte Kishës Ortodokse të Shqipërisë me këtë rast ai është shprehur: “Jemi shumë të kënaqur nga vendimi i favorshëm që mori Kongresi III Ortodoks i Shqipërisë në lidhje me kërkesën e dioqezës sonë për t’u vënë nën juridiksionin e Kishës Mëmë. Presim me lutje ratifikimin e Sinodit të Shenjtë”.(46)
Në nenin IX të statutit të K.O.A.Sh-it sanksionohet organizimi i diasporës në episkopata në varësinë e Tiranës. “Me vendim të Këshillit Mikst mund të krijohen episkopata për shqiptarët ortodoksë jashtë shtetit, të varura nga Kisha Shqiptare mëmë”. Por për fat të keq autoritetet komuniste nuk e lejuan këtë bashkim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me atë të diasporës shqiptare të Amerikës. Për këtë qëndrim negativ ndikuan disa faktorë: 1-acarimi i marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me atë të SHBA, 2-presioni i lëvizjes antikomuniste në SHBA, 3- reagimi i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës. Në atë kohë Patrik Ekumenik ishte Atenagora, i cili qe me origjinë shqiptare. Ky i fundit në dhjetor 1950 dërgoi në Boston, Marko Lipen si ndihmëspeshkop i kryepeshkopit grek dhe peshkop për kishat shqiptare të Amerikës.47 Peshkopi i Leflës, Marko Lipe fillimisht gjeti strehë në kishën e Shën Joanit dhe më vonë mori edhe kishën e Trinisë së Shenjtë. Pasi zotëroi dy kisha shqiptare të SHBA, më 31 dhjetor 1950 Marko Lipe u zyrtarizua si peshkop i peshkopatës së re. Këto kisha u shkëputën nga juridiksioni i Nolit dhe kërkuan të kishin varësi nga kisha greke. Në atë kohë u krijua Sinodi i Episkopëve Kanonikë Ortodoksë të Amerikës (SCOBA). Ky sinod njohu Marko Lipen si episkop kanonik duke mos e përfshirë Nolin. Kjo ishte brenga më e madhe e Nolit. Por çudia më e madhe për Nolin ishte që në krye të SCOBA-s u zgjodh greku Jakovos Kukuzis, të cilin Noli e konsideronte si armikun kryesor. Noli njoftoi menjëherë Kryeepiskop Paisi Vodicën dhe priste mbështetje nga kisha mëmë, e cila nuk vonoi.
Kryeepiskop Paisi Vodica i dërgoi një letër patrikut Atenagora, me anën e së cilës i parashtronte situatën: “Nga lajme të botuara në shtyp dhe nga informata relative që i kanë ardhur Kryesisë së Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, prej Hirësisë së Tij, Episkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fan S. Noli, me hidhërim të madh u njoftuam rreth tentativave dhe përçapjeve të asaj Patriarkane të Shenjtë Ekumenike, për të instaluar me inisiativën e saj dhe jashtë çdo rregulli të drejte kanonike dhe tradite kishtare ortodokse një tradhëtar dhe renegat të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, të quajtur Marko Lipe, si episkop për Kishën Ortodokse Shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllime të paracaktuara që synojnë në mënyrë të hapët direkte dhe të ndërgjegjshme të godasin unitetin kishtar, kombëtar dhe patriotik të shqiptarëve ortodoksë me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në interes, në shërbim, dhe për dobi të rivendikimeve të marëzishme dhe lakmive grabitqare të shovinizmit grek, kundër të drejtave dhe interesave kishtare dhe kombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në përgjithësi.”.(48)
46) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 295, Viti 1950.
47) -Marko Lipe ka lindur më 1920 në krahinën e Oparit. Studimet teologjike i kreu në Kelkis të Stambollit. Marko Lipe brenda gjashtë muajve u bë dhjak, prift dhe më gusht 1950 u dorëzua Episkop i Lefkës, në moshën 30-vjeçare. Marko Lipe vdiq në mars 1982.
48) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 356, viti 1950.

ZËVENDËSIMI I NOLIT
Në verën e vitit 1964 Imzot Theofani, në moshën 83 vjeçare, kaloi një sëmundje të rëndë. Ai u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë në muajin nëntor 1964. Vuante nga kanceri në zorrë. Imzot Theofani i kishte rralluar meshimet dhe takimet me ortodoksët e Bostonit. Në stinën e dimrit në Boston bënte shumë ftohtë, prandaj Noli kishte vendosur që të shkonte në Florida, në shtëpinë që kishte blerë me ndihmat e shqiptarëve.(49)
Në dhjetor të vitit 1964 gjendja shëndetësore e Nolit ishte keqësuar dhe po mendohej për zëvendësimin e tij. Në atë kohë Kryekisha e Shën Gjergjit drejtohej nga ikonom Krist Elli, i cili ishte njeriu më i besuar i Nolit. Ato ditë në Boston kishte ardhur për vizitë Kryeepiskopi i Greqisë Jakovi. Ky i fundit kishte shërbyer për shumë vite si prift në Boston dhe njihej nga të gjithë. Ikonom Krist Elli pas takimit që pati me Jakovin u pushua menjëherë nga kisha e Shën Gjergjit. Mendohet që biseda e tyre të ketë qenë për të ardhmen e kishës pas vdekjes së Nolit. Në mbledhjen e fundit të kuvendit të peshkopatës Noli zyrtarizoi pushimin nga detyra të famullitarit të Kishës së Shën Gjergjit në Boston Krist Ellit. Gjithashtu shkarkoi edhe disa anëtarë të këshillit të kishës, të cilët qenë ithtarë të Ellit.(50)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.39.36 AM.jpg

Shikime: 555

Madhësia:  47.7 KB
Vendin e Krist Ellit, e zuri atë Sotir Dilogjika, të cilin Noli e caktoi me detyrën e sekretarit të peshkopatës. Atë Sotir Dilogjika ishte nga Zagoria dhe ka punuar si piktor skenograf. Duke parë aftësitë e tij Noli i propozoi të dorëzohej në gradën prftërore. Noli për zëvendësues të tij zgjodhi kandidaturën e atë Stefan Laskos, i cili shërbente në Filadelfia. Ky i fundit në atë kohë ishte i vetmi prift i pamartuar nga pesëmbëdhjetë klerikët që shërbenin nën juridiksionin e Nolit. Atë Stefan Lasko në atë kohë ishte në moshën 66-vjeçare.51 Në dhjetorin e vitit 1964, Noli i dërgoi një letër zyrtare Kryeepiskopit Paisi Vodica, me anën e së cilës i rekomandonte që të dorëzonte Stefan Laskon në gradën episkopale. Kundërshtarët e Nolit nuk qenë dakort që kandidati për episkop të dorëzohej në Shqipërinë komuniste, prandaj Noli për të mos krijuar pështjellime në kishë i dërgoi një letër të dytë Kryeepiskop Paisit, ku i shkruante se e anullonte vendimin për dorëzimin e Laskos. Noli u tërhoq sepse fuqitë po e linin dhe nuk kishte më nerva të përballonte konfliktin mes besimtarëve, por nga ana tjetër nuk u tërhoq Stefan Lasko, i cili u nis me kokën e tij dhe në javën e parë të marsit të vitit 1965 mbërriti në Shqipëri. Imzot Stefan Lasko u dorëzua në gradën episkopale më 20 mars të vitit 1965 në kishën e Shën Spiridhonit në qytetin e Durrësit, prej Kryehirësisë së Tij, Imzot Paisit, Imzot Kirillit dhe Imzot Damjanit. Imzot Stefan Lasko ishte hierarku i fundit që u dorëzua në gradën episkopale në Shqipëri, sepse më pas vijoi persekutimi ndaj kishës.(52)
49) – Nasho Jorgaqi, Fan Noli në ditët e fundit, Shekulli, 11 mars 2005, faqe 18- 19.
50) – Krist Elli (1895-1985) ka lindur më 1895 në Hoçisht të Devollit. Me fillimin e luftrave Ballkanike, ne vitet 1912-1913 u detyrua të emigroi në SH.B.A, në Boston. Pasi kreu studimet për Stomatologji në Boston, punoi ca kohë si dentist, në Kleveland fillimisht dhe më pas në Boston. Pas luftës së Dytë Botërore u dorëzua prift nga Imzot Theofan Noli, i cili në atë kohë ishte Kryeepiskop i dioqezës shqiptare të Amerikës. Atë Krist Ellin e emëruan famullitar i Katedrales së Shën Gjergjit në Boston. Ai ishte shumë popullor, i aftë dhe i devotshëm, prandaj besimtarët e donin dhe e respektonin. Elli organizoi për herë të parë kurset e katekizmit, të cilat quheshin “Shkolla diellore”. Gjithashtu ngriti dhe organizoi korin e kishës së Shën Gjergjit. Atë Krist Elli i përpoq për bashkimin dhe paqtimin e të gjitha kishave shqiptare të ngritura në Amerikë dhe njohjen e e tyre zyrtarisht nga Patrikana Ekumenike. Ikonom Krist Elli ndërroi jetë më 15 prill të vitit 1985.
51) – Stefan Lasko (1900-1975) ka lindur në Malëshovë, më 2 shtator të vitit 1900. Më 20 qershor të vitit 1949 u hirotonis prift në kishën e Shën Gjergjit në Boston. Me kërkesën e Imzot Fan Nolit, në vitin 1965 Stefan Lasko u dërgua në Shqipëri për tu bërë episkop. Stefan Lasko u dorëzua në gradën episkopale më 20 mars të vitit 1965 në kishën e Shën Spiridhonit në qytetin e Durrësit, prej Kryehirësisë së Tij, Imzot Paisit, Imzot Kirillit dhe Imzot Damianit. Imzot Stefan Lasko fjeti përgjithmonë më 30 pril të vitit 1975.
52) – Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Tiranë 2004,fq 42.

KREU I GJASHTË
PERSEKUTIMI I KISHËS
(1967-1991)

Persekutimi ndaj Kishës Ortodokse kishte nisur gradualisht shkallë shkallë. Kisha Ortodokse që prej vitit 1945 e deri më 1967 i është nënshtruar shtetëzimeve, konfiskimeve, me qëllim që të dobësohej ekonomikisht dhe duke u zbehur gradualisht deri në vitin 1967 që shënoi shuarjen e plotë të pasurisë kishtare.(1) Deri përpara miratimit të ligjit të Reformës Agrare të vitit 1945, komunitetet fetare administronin pronat dhe tokat e tyre, por pas miratimit të ligjit ata e humbën të drejtën e mbajtjes dhe të administrimit të pasurive, prej të cilave nxirrnin të ardhurat që u nevojiteshin. Dekretligji nr. 253, datë 27 maj 1946 e uli sipërfaqen e pronave të komuniteteve fetare deri në 10 hektarë.(2)
Në prill të vitit 1945 Ministria e Arsimit lëshoi një qarkore, me anën e së cilës theksonte se mësimi i fesë nëpër shkolla nuk ishte i detyrueshëm. Gjithashtu mësuesit e fesë nuk do të ishin pjesë e stafit pedagogjik dhe pagesa e tyre do të bëhej në bazë të orëve të mësimdhënies nga komitetet ekzekutive. Disa muaj më vonë u miratuan tekstet që do të përdoreshin. Nuk kaloi shumë kohë dhe më 27 mars 1946 Ministria e Arsimit urdhëronte heqjen e mësimit të fesë dhe zëvendësimin e tij me lëndën e “Darvinizmit” dhe atë të “Njohuri të Marksizëm-Leninizmit”, ndërsa më 6 qershor 1946 Këshilli i Ministrave me anën e një dekreti të posaçëm urdhëronte mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore fetare.(3) Më 14 korrik 1964 Kryeepiskopi Paisi Vodica i ka dërguar një letër kryetarit të Këshillit të Ministrave, shokut Mehmet Shehu, me anën e së cilës e vinte në dijeni mbi disa ngjarje që kishin ngjarë nëpër kishat dhe manastiret e Shqipërisë. Kryeepiskopi e vinte në dijeni Kryeministrin për një ngjarje të shëmtuar që kishte ndodhur ditën e Pashkës së vitit 1964 në Berat, ku disa policë u futën në altar dhe donit të arrestonin priftin me preteksin se i kishte rënë kambanës në orë jo të përshtatshme. Episkopi i Beratit erdhi në Tiranë dhe i raportoi Komitetit për Çështjet Klerikale. Në Divjakë është thirrur prifti nga sekretari i organizatës bazë të partisë dhe në prani të kryetarit të këshillit popullor është urdhëruar të mos i bjeri më kambanës dhe të mos meshojë në kishën kryesore. Në Elbasan, kryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit me preteksin për të evituar sëmundjen e bruçelozës më 3-4 qershor 1964 nuk lejoi të zhvillohej panairi në Shën Joan Vladimir. Jo vetëm besimtarët nuk u lejuan të shkonin, por edhe personeli i manastirit nuk u lejua të meshojë. Një ngjarje tjetër e shëmtuar ka ndodhur në manastirin e Shën Vlashit në Durrës. Dashnor Mamaqi i shoqëruar nga një oficer policie i quajtur Qerim Muka kanë hyrë në kishë dhe u tallën me sendet e shenjta dhe klerikët. Madje Dashnor Mamaqi e pyeti priftin: -Përse vijnë gratë këtu që të mbarsen? Jo, u përgjigj prifti. Ato mbarsem me burrat e tyre, këtu vijnë vetëm për tu lutur. Në fshatin Vrakë të rrethit të Shkodrës fshatarët shpërthyen dyert e kishës dhe e bënë hambar për të futur bereqetin…..” Sipas një dukumenti të Kuvendit Popullor, i cili mban datën 1 janar 1967 Kisha Ortodokse kishte si pasuri të paluajtshme 600 kisha dhe tetë manastire. Këta të fundit kishin rreth 500 krerë bagëti. Gjithashtu zotëronin magazina me bereqet, bulmet, tagji për bagëtinë etj. Pranë manastireve kishte pemë frutore dhe vreshta. Ndërsa magazinat e kishave dispononin parafinë, vaj, dyllë etj. Persekutimi filloi me reduktimin e numrit të kishave dhe të personelit që shërbente në to. Më 1 janar 1967 funksiononin vetëm pesë kisha, një në Tiranë, një në Durrës, një në Berat, një në Kavajë, dhe një në Shkodër, ndërsa të tjerat kishin kaluar në pronësi të komiteteve ekzekutive dhe të kooperativave bujqësore. Gjithashtu u reduktua ndjeshëm personeli. Në atë kohë personeli përbëhej nga 194 vetë dhe u reduktua në 10 vetë. Gjithashtu fondi i pagave mujore ishte 45.360 lekë dhe u reduktua në 5.380 lekë. Madje udhëzimi ishte që Kisha Ortodokse të ekzistonte vetëm për efekte protokollare me një personel prej tre vetësh (kryetari, një sekretar dhe një person tjetër për shërbime të ndryshme).(4)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.47.37 AM.jpg

Shikime: 550

Madhësia:  30.1 KB
Në janar të vitit 1967 organizata e rinisë së shkollës së mesme “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit shpalli nismën: “Të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, besytnitë dhe zakonet prapanike”, ndërsa më 6 shkurt 1967 Enver Hoxha mbajti fjalimin me temë: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Menjëherë pas kësaj gazeta “Zëri i popullit” botoi artikullin: “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë, kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, besytnive dhe zakoneve prapanike”.(5)
Pas fjalimit programatik të Enver Hoxhës më 6 shkurt 1967 për ta zhveshur popullin nga besimi fetar dhe për të futur në të botëkuptimin marksist-leninist, filloi fushata për prishjen e kishave. Pikërisht në vitin 1967 Komiteti Qendror i PPSh nxori një raport informativ për masat që duhej të merreshin për çrrënjosjen e botëkuptimit fetar. Si pasojë e kësaj lufte disa nga objektet e kultit u rrafshuan krejt, ndërsa ca të tjera u kthyen në magazina, vatra kulture etj. Gjithashtu ikonat, librat liturgjikë dhe sende të tjera me karakter fetar u sekuestruan. Për shkatërrimin e kishave dërguan nxënësit e shkollave dhe repartet ushtarake.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.48.08 AM.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  44.8 KB
Nën udhëheqjen e aktivistëve fanatikë të organizatave të rinisë dhe sipas udhëzimeve të komiteteve të partisë ata filluan vinin dorë mbi kishat. Klerikët dhe besimtarët kujtuan se shkatërrimi i objekteve te kultit ishte me të vërtetë një nismë e organizatës së rinisë, prandaj filluan të dërgonin letra tek Enver Hoxha, me anën e së cilave kërkonin ndalimin e fushatës shkatërruese. Ata shpresonin se udhëheqësi kryesor i Partisë së Punës do të ndërhynte me autoritetin e tij për të ndaluar barbarizmat që po bëheshin.(6)
Nga konstatimet që ka bërë aparati i Komitetit Qendror të Partisë, me gjithë sukseset e arritura kundër fesë, rezulton se influencat fetare, sidomos ato të lidhura me praktikat jetësore, vazhdojnë të rezistojnë, të përhapen aty këtu duke marrë shpesh herë edhe forma të reja. Akoma përdoren përshëndetje, urime, ngushëllime, mallkime, frikësime të lidhura me emrin e zotit dhe të shprehjeve fantastike idealiste. Nga të moshuarit përhapet te fëmijët një letërsi gojore me përmbajtje fetare dhe reaksionare me anën e përrallave, tregimeve, legjendave, thënieve, proverbave etj. Bëhen përpjekje për të trashëguar në brezat e rinj praktikat fetare në lindjet, vdekjet, shenjat në varreza, në sëmundjet e njerëzve, të kafshëve, të bimëve, në fenomenet e natyrës, në vënien e festimin e emrave, në ngrëniet etj. Ka tentativa t’u mësojnë fëmijëve përmendësh dogma fetare. Disa nga këto praktika përpiqen t’ia adoptojnë situatës së sotme. Kthehet nusja në të parë, ditën e një shenjti dhe në emrin e gostisë për çupën, festohet shenjti. Nën pretekstin e festimit të ditëlindjes festohet dita e shenjtit. Nuk vihet emri shqip me kuptim fetar dhe zëvendësohet me një emër të huaj po fetar etj. Aty këtu janë shikuar tentativa klerikësh për të udhëzuar si t’i kryejnë ritet fetare. Mbahen akoma ndërtesa pa asnjë vlerë historike dhe përdorimi, si një formë e një rezistence pasive. Në ndonjë rast këto janë përdorur edhe për pagëzim, ose veprimtari tjetër fetare. Të gjitha këto tregojnë se është i gabueshëm mendimi që ndihet aty këtu se tashti që u mbyllën kishat dhe xhamitë, s’kemi çfarë të bëjmë kundër fesë.(7)
1) – Petrika Shalësi, Dokumente që provojnë pronësi të Kishës, Ngjallja, korrik 1996, faqe 12.
2) – Dekret-ligjë nr. 253, datë 27 maj 1946, mbi disa ndryshime të Ligjës e Shtojcë-Ligjeve të Reformës Agrare, neni, 2, 3, botuar në Gazetën Zyrtare, nr. 50, Tiranë, 4 qershor 1946, faqe 5.
3) – Pirro Kondili, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste, Ngjallja, gusht 2007, faqe 3-4.
4) – Ben Andoni, Pronat e klerit. Lista e pasurive të katër komuniteteve fetare, Java, 7 shtator 2013, faqe 7-9.
5) – Leonard Veizi, Projektet “anti-Zot” të Ramiz Alisë”, Dita, 23 mars 2005, faqe 14-15.
6) – Dashnor Kaloçi, Genta Popa, Viti 1967, kur Tirana zyrtare i shpalli luftë Zotit, Shqip, 9 dhjetor 2007, faqe 18-19.
7) – Leonard Veizi, Si u ngrit propaganda komuniste në luftën e egër kundër besimeve fetare, Metropol, 2 dhjetor 2007, faqe 16, 17.

KLERIKËT TË SISTEMOHEN NË PUNË
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefalë të Shqipërisë në një mbledhje të posaçme të datës 22 shkurt të vitit 1967 vendosi që klerikët të hiqnin rasot. Mbledhja kryesohej nga Kryeepiskopi Damiano, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, Episkopin e Beratit Spiridhonin dhe Episkopin ndihmës Dhanilin si dhe Sekretarin e Sinodit të Shenjtë Z. Niko Çane. Episkopi i Korçës, Kirili për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Sinodit, por dha pëlqimin me shkrim, me anën e shkresës me numër protokolli 13, datë 24 mars 1967.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 11.50.59 AM.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  32.1 KB
Sipas Urdhëresës së Sinodit të Shenjtë klerikët duhet të hiqnin rasot dhe të dilnin në publik me veshje civile: “Me të marrë letrën tonë, brenda 24 orëve të visheni me veshje civile, në qoftë se këtë nuk e keni bërë deri më sot, duke na njoftuar se e zbatuat urdhërin tonë përkatës, sepse ndryshe nuk mund tu dërgojmë rrogën e muajit mars”.(8)
Ramiz Alia dhe Dashnor Mamaqi, më 20 prill të vitit 1967 u dërguan një letër me numër protokolli 311, komiteteve të partisë në rrethe ku i porositnin: -Deri më 15 maj 1967 të na dërgoni një relacion informativ mbi organizimin e punës dhe rezultatet e deritanishme të luftës kundër fesë dhe zakoneve e besytnive, sipas letrës së shokut Enver. Lidhur me këtë problem relacioni të përmbajë se si është organizuar puna e partisë dhe e organizatave të masave, efektet e saj, çfarë problemesh dalin nga puna e deritanishme, si po ndiqet e thellohet lufta kundër besimeve fetare, në ç’drejtim e kanë përqendruar propagandën, e të tjera çështje që ju mendoni të na informoni. Me qëllim që të kemi një pasqyrë të qartë, na informoni sa kisha, sa xhami, sa vakëfe, sa tyrbe etj, janë marrë nga populli dhe çfarë është bërë me to. Sa është numri i klerikëve në rrethin tuaj, çfarë bëjnë tani, me ç’punë merren, si u veprua për t’i sistemuar në punë dhe çfarë problemesh dalin në këtë drejtim…. Porosia e Enver Hoxhës ishte e prerë: “Qëndrimi ndaj fesë për komunistët ishte çështje parimore. Çdo komunist duhet të jetë ateist, sepse botëkuptimi fetar është i papajtueshëm me botëkuptimin marksist-leninist”. Ndër të tjera Enver Hoxha theksonte: “Në propagandën kundër fesë, riteve, dogmave dhe institucioneve fetare duhet të kemi parasysh që të mos futemi në luftë të hapët me masat e popullit, sepse në popull do të ketë edhe njerëz të ndershëm të lidhur me Partinë dhe patriotë të flaktë, të cilët do ta ruajnë në ndërgjegjen e tyre besimin”.(9)
8) – Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1367, Viti 1967.
9) – Enveri, vendimi që hoqi festën e Bajramit dhe Pashkët, Metropol, 7 shkurt 2005, faqe 27.

ZËVENDËSIMI I TË KREMTET FETARE ME FESTA SOCIALISTE
Me porosi të Sekretarit të KQ të PPSh Ramiz Alia, doli një qarkore, me anën e së cilës festat fetare duhej të zëvendësoheshin me festat socialiste: “Çdo njeri e ndjen nevojën e gëzimit, bashkimit dhe të dëfrimit bashkë me miqtë, me shokët, me të afërmit. Pikërisht, për këtë arsye, institucionet fetare i jepnin rëndësi organizimit të festave. Disa nga këto si Pashkët apo Bajrami, përbënin festën e përbashkët për të gjithë, pra njerëzit gëzonin bashkarisht. Disa të tjera, si dita e emrit, pagëzimit etj, qenë më tepër festa familjare. Feja, sidomos kisha, për këto festa organizonte ceremoni pompoze, solemne, që tu mbeteshin në mendje njerëzve. Çdo gjë shoqërohej me një organizim sa më të bujshëm: që nga veshja, zbukurimet, organizimi i ceremonisë etj. Duke hedhur poshtë të gjitha festat fetare, ne duhet të organizojmë festimin e festave tona kombëtare, lokale apo familjare. Por t’i organizojmë më mirë, më bukur, më me madhështi seç i organizonin klerikët. Festat tona duhet t’u mbeten në mendje për një kohë të gjatë njerëzve”.(10)
Ky material është përgatitur nga sektori i edukimit në Komitetin Qendror të PPSh më datën 30 maj 1967 dhe mban numrin e protokollit Nr. 429, lënda: “Mbi festat e reja socialiste”. Materiali është firmosur nga Ramiz Alia dhe Dashnor Mamaqi dhe ndër të tjera thuhet: “Në jetën individuale të njeriut ka shumë ngjarje të shënuara që duhet t’i festojmë. Të tilla janë lindja, ditëlindja, hyrja në shkollë, futja në organizatën e pionierit, në rini, në parti, në ushtri, dhënia e fletë-lavdërimit e dekorimit etj”. Më tej materiali vijon: “Masat e gjera punonjëse dhe në mënyrë të veçantë rinia, kanë marrë zotime që të heqin dorë nga të gjitha festat dhe ceremonitë fetare, nga zakonet e vjetra dhe prapanike dhe të festojnë festat tona socialiste. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet menjëherë. Të zhdukësh diçka, dhe aq më tepër që kjo ka të bëjë me botën shpirtërore të njeriut, nuk mund të bëhet po nuk u zëvendësua me diçka tjetër më përparimtare për njeriun”. Në kuadrin e festave lokale mund të hyjnë dhe të festohet dita e minatorit, e vullnetarëve që shkojnë nëpër aksione etj. Pyetja shtrohet se çfarë festash duhet të festojmë? Festat me karakter kombëtar si për shembull: 10 janari që është festa e shpalljes së Republikës, 1 maji, dita e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, 8 nëntori, dita e themelimit të PKSh etj. Gjithashtu një rol të rëndësishëm duhet të zënë edhe festat me karakter shoqëror si për shembull: 1 janari, dita e vitit të ri, 7 marsi, festa e mësuesit, 8 marsi, festa e grave, 25 prilli, dita e kufirit, 5 maji, dita e dëshmorëve, 10 korriku, festa e ushtrisë, 1 qershori, festa e fëmijëve etj.(11)
Zhdukja e festave fetare dhe zëvendësimi i tyre me festat socialiste përbën një problem ideologjik. Këtu nuk është fjala vetëm për zëvendësimin e festave fetare me festat tona, por është fjala për ushqimin e përditshëm shpirtëror që ka nevojë njeriu, prandaj organizatat e partisë dhe organizatat e masave duhet të mendojnë seriozisht si ta organizojnë më mirë edukimin dhe dëfrimin e punonjësve në punë dhe pas pune. Duhet menduar ku do ta kalojnë njerëzit kohën e lirë e sidomos të dielave.
10) – Letra e PPSh, synetllëku dhe pagëzimi hiqen me vendim, Metropol, 8 shkurt 2005, faqe 27.
11) – Leonard Veizi, Udhëzimet e Ramizit për festat e reja, Dita, 9 mars 2005, faqe 14-15.

UDHËZIMI PËR MARTESAT
Në materialin e përgatitur nga sektori i edukimit në Komitetin Qendror të PPSh më datën 30 maj 1967, lënda: “Mbi festat e reja socialiste” në lidhje me ceremonitë martesore thuhej: -Një ngjarje me rëndësi në jetën e njeriut është fejesa dhe martesa, mbi të cilën feja ka ushtruar ndikimet e saj shekullore. Si do të festohen këto tani? Kanë dalë mjaft pyetje që tregojnë se njerëzit kanë disa shqetësime. Njerëzit pyesin: -A do të bëhen pas kësaj fejesa me shkes, a duhet bërë darkë kur fejohet apo martohet, sa njerëz duhet të ftojë, a duhet ta marrin nusen me kuaj apo me taksi, a duhet të bëjë pajë etj? Kuptohet se për këto e të tjera pyetje, receta nuk mund të jepen, por as indiferentë nuk mund të qëndrojmë. Është e drejtë që të rinjtë e të rejat ta zgjedhin vetë shokun e jetës, por kur këta kanë simpati njëri me tjetrin dhe nuk kanë guxim ta shfaqin, pse të mos ndërhyje një njeri i afërt i tyre, ose pse të mos ja u thonë prindërve të tyre dhe të arsyetohen me ta. Madje është e këshillueshme dhe ne duhet ta rekomandojmë dhe t’i nxisim të rinjtë që t’ua thonë prindërve dhe të kërkojnë ndihmën e tyre dhe vetëm atëhere kur ndonjë është konservator dhe nuk pranon, atëhere të rinjtë e zgjidhin vetë. Sa do të ftojë në fejesë apo në dasmë, receta nuk jepen. Recetë është vetëm porosia e partisë që të mos bëhet ky gëzim shkak i shkatërrimit të ekonomisë. Kuptohet kur nusja është larg, ajo mund të merret qoftë me kuaj, qoftë me taksi. Ditën e dasmës nusja të vishet sa më bukur dhe hijshëm.
Zhdukja e festave fetare dhe e zakoneve prapanike dhe zëvendësimi i tyre me ceremonitë dhe festat socialiste përbën në vetvete një problem ideologjik që meriton kujdesin dhe vëmendjen e partisë, dhe këtu nuk është fjala vetëm për zëvendësimin e festave fetare me festat tona, por është fjala për ushqimin e përditshëm shpirtëror që ka nevojë njeriu, prandaj organizatat e partisë dhe organizatat e masave duhet të mendojnë seriozisht si ta organizojnë më mirë edukimin dhe dëfrimin e punonjësve në punë dhe pas pune.(12)
12) – Leonard Veizi, Udhëzimi i Ramizit: Martesat e orientim, Telegraf, 10 shtator

UDHËZIMI PËR CEREMONITË MORTORE
Në materialin e përgatitur nga sektori i edukimit në Komitetin Qendror të PPSh më datën 30 maj 1967, lënda: “Mbi festat e reja socialiste” në lidhje me ceremonitë mortore theksohej: -Vdekja si ngjarje është më e hidhura në jetën e njeriut. Ajo është shfrytëzuar gjithnjë nga klerikët si momenti më i përshtatshëm për të ushqyer tek njerëzit idetë skllavëruese të fesë, për të përforcuar ndjenjat fetare me anë të frikës dhe për të përhapur idetë reaksionare të ekzistencës së botës së përjetshme. Për këtë qëllim kisha dhe xhamia duke iu përshtatur kohës kanë shpikur dhe zbatuar ceremonira dhe shërbime fetare nga më të ndryshmet, që kanë zënë rrënjë në ndërgjegjen e njerëzve të paformuar nga ana shkencore. Për të zhdukur këto zakone e praktika fetare, duhet të luftohet në mënyrë sistematike përmbajtja filozofike, idealiste dhe mistike e tyre, duke i zëvendësuar ato me ceremoni e shërbime të tilla, ku të shprehet respekti për kujtimin e njeriut që ka vdekur. Me prishjen e institucioneve fetare kanë dalë disa probleme dhe njerëzit me të drejtë pyesin: -si do të njoftohen të afërmit për vdekjen, kur dihet që këtë e bënte kisha me rënien e kambanave në shenjë zie? Kjo gjë do të zëvendësohet me shpalljen e ngjitur në shtyllë. Problem tjetër në lidhje me këtë çështje ishte: -si do të varrosen njerëzit, nga lindja apo perëndimi? Kjo do të zgjidhej nga komunalja, e cila t’i vendoste sipas vendit dhe ku të mundte, në varreza të thjeshta e me varre të lira.(13)
Me dekretin i cili u botua në 22.11.1967 Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, që ndalonte me kushtetutë çdo shprehje të fesë. Vendimi i Komitetit Qendror të PPSH-së për mbylljen e objekteve të kultit ngjalli pakënaqësinë e klerikëve dhe të besimtarëve nga i gjithë vendi. Shkatërrimi i objekteve të kultit fillimisht u kamuflua si një nismë e rinisë dhe gradualisht mori përmasa kombëtare. Në Kongresin V të PPSh-së që u mbajt më 30 nëntor 1969 u dekretua se Shqipëria ishte vendi i parë ateist i botës.
13) – Letër e KQ dërguar rretheve, mbi zëvendësimin e praktikave fetare me festat socialiste, Ballkan, 20 mars 2007, faqe 14-15.

DEKRETI PËR NDRYSHHIMIN E EMRAVE
Zakonisht prindërit preferojnë që fëmijës së tyre t’i vënë emrin e gjyshit ose të gjyshes, si dhe emrin e ndonjë shenjti sipas kalendarit ortodoks. Pas vitit 1967, që përkon me prishjen e kishave emrat e shenjtorëve u kufizuan. Më kujtohet rasti i një kolegu nga Durrësi, babai i të cilit bënte jesë në grupin e të krishterëve të fshehtë dhe ndonëse u përpoq shumë që djalit ti vinte emrin Vlash, ata të gjendjes civile ia quajtën Lash. Në ato vite lulëzuan emrat Artan, Farbardh, Alban, Arben, Kujtim, Dritan, Drita, Shpresa, Shpëtim, Lulëzim etj. Disa prindër u vinin fëmijëve emra të vendeve gjeografike ose emra kafshësh dhe shpendësh, si për shembull Luan, Shqipe, Shpend, Gjelosh, Skifter etj, të cilët tipizonin bukuri ose trimëri.
Për shkak të marrëdhënieve të mira që kishim me vendet e kampit socialist prindërit filluan t‘u vinin fëmijëve emra ideologjikë, duke abuzuar tej mase politikisht dhe estetikisht. Shumë fëmijë në atë kohë u quajtën Marks, Engels, Lenin, Stalin, Tito, Molotov, Dimitrov, Kirov, Zhukov etj. Gjithashtu gjeje emra të tillë si Aksion, Buletin, Divizion, Federatë, Festival, Asamble, Republika etj. Në kishën e ungjillëzimit në Tiranë kam njohur një grua, e cila quhet Asamble. Ajo është e bija e Pandi Kristos, një grua fisnike dhe shpresëtare. Emrin Asamble ia ka vënë vetë diktatori Enver Hoxha, sepse lindi në ditën që u mbajt Asambleja Kushtetuese.
Në vitin 1975 doli dekreti për ndryshimin e emrave të papërshtatshëm. Dalja e këtij dekreti i futi në punë nëpunësit e gjendjeve civile. Ata u urdhëruan të kontrollojnë nëpër regjistra gjithë emrat e mbiemrat e papërshtatshëm. Kështu mjaft emra me permbajtje fetare si për shembull: Agjërim, Altar, Anxhelo, Dom, Kler, Kristostom, Kësmet, Hyjnesh, Hyjnor, Hajmali, Hazrete, Mevlud, Mevlude, Mëshirë, Pagëzime, Parajsë, Patër, Perëndi, Shëngjergj, Shëngjergje, Shemrije, Tito, Trini, Thellogo, Uratë, Xhami, Xhamije, Xhenet, Xhenete, Yjneshë, Yjnore etj, u zëvendësuan me emra të përshtatshëm. Regjimi komunist e kuptoi që me vënien e emrave ishte abuzuar shumë, prandaj nxori dekretin Nr. 5339, datë 23.09.1975 “Mbi ndërrimin e emrave dhe të mbiemrave të papërshtatshëm”. Me qëllim që të ruheshin dhe të forcoheshin traditat kulturore përparimtare në mbështetje të nenit 58, pika 6 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë vendosi që: Shtetasit që kanë emra të papërshtatshëm në vështrimin politik, ideologjik e moral si edhe mbiemra përçmues, detyrohen t’i ndërrojnë. Kërkesa për ndërrimin e emrave të papërshtatshëm dhe të mbiemrave përçmues dhe zgjedhja e emrit dhe e mbiemrit të ri bëhej nga vetë i interesuari dhe për fëmijët e mitur, nga prindërit. Që nga ajo kohë emrat filluan të ndërroheshin, duke u zëvendësuar me emra të përshtatshëm. Ndërrimi i emrave të papërshtatshëm dhe i mbiemrave përçmues përfundoi më 31 dhjetor 1976.(14)
14) – Kastriot Dervishi, Fjalori i emrave të papërshtatshëm në Shqipëri, 55, 9 shkurt 2012, faqe 16, 17.

PASOJAT E PËRNDJEKJES
Si pasojë e përndjekjes u sheshuan rreth 600 kisha ortodokse, ndërsa të tjerat u kthyen në ofiçina mekanike, magazina, stalla, salla kinemaje apo klube. U shkatërruan me qindra ikona dhe afreske, u dogjën libra liturgjikë kishtarë, enët e shenjta u sekuestruan dhe u përvetësuan, veshjet e klerikëve u përdhosën. Kisha iu nënshtrua ikonoklazmës, e cila ishte hartuar nga inkuizitorët komunistë. Pothuajse të gjitha manastiret u shkatërruan ose u kthyen në reparte ushtarake. Më 2 mars 1946, në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore, u krijua një komision, i cili u jepte “leje qarkullimi” librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, si dhe atyre që vinin nga jashtë. Në përbërje të komisionit qenë Mahmut Meqemeja, punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Vasil Llazari, punonjës i Ministrisë së Kulturës, Dhimitër Shuteriqi, nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Flamur Nishani, punonjës i Mesagjerisë së Shtypit. Më 2 mars 1948 Gjykata e Rrethit të Tiranës, ndaloi qarkullimin e mbi 155 titujve, të cilët kishin përmbajtje “të dëmshme për popullin” dhe qenë kundra frymës së re demokratike. Tek titujt e ndaluar qenë edhe shumë libra fetarë.
Ndërsa më 27.02.1950, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri vendimin nr. 1150 për bllokimin e të gjitha llibrave të botuar apo të hyrë në Shqipëri përpara 29 nëntorit të vitit 1944. U lejua vetëm kalendari fetar, i cili botohej në shtypshkronjën shtetërore “Mihal Duri” në Tiranë. Ndërkohë filloi botimi i librave me përmbajtje ateiste si p.sh: Hulusi Hako, Feja e parë nën dritën e shkencës (1962), Arif Gashi, Parajsa dhe ferri (1963), Feja është opium për popullin (1964), Shkenca dhe feja (1964), Ulvi Vehbiu, Hipnoza dhe feja (1964), Darvinizmi dhe feja (1967), Feja lakuriq (1967), Mina Qirici, Çudirat e fesë (1967), Dom Lleshi dhe Zigur Efendiu (1967), Zihni Sako, Populli dhe feja (1967), Sotir Melka, Shkenca dhe feja janë të papajtueshme (1968), Hulusi Hako, Akuzojmë fenë (1968), Ulvi Vehbiu, Sëmundjet psihike dhe feja (1968), Sami Leka, Biseda mbi fenë dhe dijen (1970), Hulusi Hako, Gjyq Zotit (1972), Iljaz Gogaj, Mbi rolin reaksionar të klerit në fushën e arsimit 1878-1939 (1972), Arif Gashi, Lufta kundër fesë është luftë për formimin e njeriut të ri (1974), Hulusi Hako, Ateizmi shkencor (1983), Edlira Çela, Tradita afetare të popullit shqiptar (1991) etj.(15) Gjithashtu në shtypin e asaj kohe u botuan artikuj të shumtë, me anën e të cilëve demaskohej feja dhe klerikët. Ja disa prej tyre: “Mbi paragjykimet fetare në krijimin e familjes së re”, botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, 13 mars 1969, “Fakte që demaskojnë klerin reaksionar”, botuar në gazetën “Bashkimi”, 10 qershor 1973, “Feja na ka gënjyer tërë jetën”, botuar tek revista “Shqiptarja e re”, Nr. 4, viti 1967, “Populli gjithmonë ka qenë ateist”, botuar në gazetën “Puna”, 28 mars të vitit 1968 etj.16
Më 11 maj të vitit 1971, në Tiranë u zhvillua një miting madhështor për miqësinë shqiptaro-kineze. Afrimi me Kinën komuniste shënoi kinezërimin e jetës së brendshme në Shqipëri, sipas modelit të revolucionit kinez. Masat që u morën në këtë drejtim qenë: kufizimi i televizioneve të huaja, ndalimi i mbajtjes së mjekrës dhe flokëve të gjatë etj, pasi të gjitha këto vinin në kundërshtim me moralin socialist. Me imitimin e revolucionit kulturor kinez drejtuesit komunistë filluan një luftë intensive me anën e fletërrufeve, për të diskretituar klerikët dhe njerëzit që vazhdonin të kryenin ritet fetare në fshehtësi. Gjatë kësaj kohe u shkatërruan shumë objekte kulti.17 Më 9 qershor të vitit 1973 në qytetin verior të Shkodrës u çel “Muzeu Ateist”. Por masat kundër fesë duhej që të saksionoheshin edhe ligjërisht. Kushtetuta e vitit 1975 saksionoi me ligj të posaçëm: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah propagandën ateisto-shkencore”. Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë ku feja dënohej me kushtetutë. Në Kuvendin Popullor që u mblodh në dhjetor 1976 u ndalua me ligj çdo lloj forme e ushtrimit të besimit.
15) – Azem Qazimi, Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm, Tiranë 2012, faqe 16-17.
16) – Kastriot Dervishi, Kur kërkohej krijimi i një feje komuniste, 55, 25 tetor 2005, faqe 12-13.
17) – Fjalimi që solli revolucionin kulturor kinez në Shqipëri, 55, 5 shkurt 2007, faqe 16-17.

PERSEKUTIMI I KLERIT DHE KISHA E NËNDHESHME
Dora e egër ateiste rëndoi fuqishëm mbi klerin ortodoks, duke shtuar vazhdën e krimeve të regjimit komunist. Klerikët u zhveshën, u burgosën dhe u internuan, gjithashtu mjaft prej tyre u martirizuan. U burgos Kryeepiskop Visarioni në maj të vitit 1947 dhe u lirua në nëntor 1962. Kryeepiskop Kristofori u internua në gusht 1948 dhe vdiq në mënyrë misterioze (i helmuar) në qershor 1958. Episkopi ndihmës i Apolonisë Irineu u dënua dy herë gjatë viteve 1946-1948 dhe 1956-1960 dhe më pas u internua në manastiret e Shën Gjonit, Shën Vlashit e të Ardenicës.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.22.46 PM.jpg

Shikime: 551

Madhësia:  26.9 KB

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.23.03 PM.png

Shikime: 567

Madhësia:  281.1 KB

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.23.22 PM.png

Shikime: 553

Madhësia:  386.8 KB
Atë Gjergj Suli u ekzekutua në vitin 1950, atë Aleksandër Lipe u ekzekutua më 1946, atë Ligor Zografi u dënua dhe internua në vitin 1966. Janë burgosur atë Ligor Zografi, atë Kosta Kole, atë Thoma Vërleni, atë Kristo Raci, atë Jorgji Kosta, atë Simon Tonini, atë Ilia Zoto, atë Gjergj Dedi etj.Megjithë përndjekjet e propagandën ateiste, besimi te Zoti mbeti gjallë në shpirtin e popullit. Kjo dukej me sakrificën e martirëve të shumtë klerikë e laikë, të cilët u burgosën, u pushkatuan, u përndoqën por nuk e mohuan Perëndinë. Kisha e nëndheshme funksiononte, në kushtet e një përndjekjeje nga shteti ateist. Madje, kishte prej tyre që pa marrë parasysh rreziqet e panumërta, vazhduan ta mbanin të ndezur flakën e besimit me veprime konkrete, siç ishin atë Kozmai, i cili me Ungjillin e fshehur në një trastë të vjetër shkonte nga qyteti në qytet për të pagëzuar në fshehtësi dhe për të kryer shërbesat e shenjta. Petro Xhuveli u kishte bërë katekizëm disa fëmijëve dhe priste papa Kozmanë që t’i pagëzonte në Dhërmi. Ata u pagëzuan në fshehtësi në një shtëpi të krishterë, megjithë survejimin e organeve të sigurimit të shtetit.(18)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.24.51 PM.png

Shikime: 562

Madhësia:  287.0 KB Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.25.17 PM.png

Shikime: 561

Madhësia:  347.6 KB

Motrat Cico nga Korça, të cilat e kishin kthyer shtëpinë e tyre në një kishë të vogël, luteshin vazhdimisht. Theofan Popa kontribuoi në shpëtimin e shumë sendeve të shenjta dhe të ikonave. Koço Fështi, Vangjel Plepi dhe Petro Zheji vazhduan të ndiqnin në fshehtësi shërbesat fetare dhe të pagëzonin fëmijët e tyre tek atë Kozmai. Një nga të pagëzuarit në fshehtësi është edhe Joan Pelushi, i cili sot mban titullin Mitropolit i Korçës. Athina Angjellopulu mbajti të ndezur kandilin e kishës së Shën Todrit në qytetin e Vlorës. Muri i shtëpisë së saj përkonte me ajodhimën e kishës, e cila ishte kthyer në repart të Mbrojtjes nga Zjarri. Në shtëpinë e saj grumbulloheshin të krishterët e fshehtë Petro Xhuveli, Mihal Papa, Miti Rrapi, Toli Bubuni, Gori Dumani, Koço Fështi, Sotiraq Andoni, Koço Duni, Klearko Sava, Leni Beli, Harikli Beduli, Evgjeni Ballabani, Joan Pelushi, Dhimitër Musho etj, ku luteshin dhe prisnin papa Kozmanë që t’i kungonte me trupin dhe gjakun e Krishtit. Ky i fundit celebronte Liturgjinë Hyjnore gjatë natës në shtëpinë e tij në Bestrovë dhe herët në mëngjes nisej për në shtëpinë e Athinasë, ku e prisnin të krishterët e fshehtë. Në shtëpinë e Dr. Llukës grumbulloheshin për t’u kunguar Kristina Dumi, Rina Sheshi, Qirio Bezhani, Koço Qirinxhi, Spiro Duni, Eftali Sota, Jako Qirjako, Zaharulla Marko etj. Papa Kozmai shkonte edhe nëpër qytete të tjerë të Shqipërisë për të vizituar të krishterët e fshehtë. Në Durrës vizitonte Vasil Papastavrin, Vangjel Plepin etj, në Fier shkonte në shtëpinë e Petro Demajt, ndërsa në Elbasan tek Leonora Xhuveli. Në Korçë shkonte te motrat Cico, Pavlina Prifti, Grigor Mulla, Janaq Janku, Goli Remcka, Vito Buçka etj. Në Himarë shkonte në shtëpinë e Petro Xhuvelit. Në Tiranë shkonte te Koço Fështi, Dhimitër Beduli, Spiro Findiku, Kristina Papajani, Theofan Popa, Petro Zheji, Joan Pelushi etj.(19) Në shtëpinë e atë Marko Papajanit, në Tiranë mblidheshin për të celebruar shërbesat fetare të krishterët e fshehtë Vlash Semini, Dhimitër Beduli, Theofan Popa, Petro Zheji, dhjakon Spiro Findiku, Koço Fështi, Eleni Papajani, Elpiza Xhimitiku etj.(20)
18) – Atë Spiro Bulika, Xha Petroja nga Qeparoi, Ngjallja, korrik 2002, faqe 9-10.
19) – Atë Spiro Bulika, Bariu i mirë (Episkop Kozmai), botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2005, faqe 25.
20) – Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Neraida, Tiranë 2004, faqe 7.

KREU I SHTATË
RINGJALLJA E KISHËS
(1990-2012)

Historike është dita e 9 majit të vitit 1990, kur u hoq nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 35 i Kodit Penal, me anën e të cilit “propaganda fetare konsiderohej si krim kundër shtetit” dhe për këtë akt parashikohej dënimi deri në 10 vjet burg. Gjithashtu në gusht të vitit 1990 në qytetin e Shkodrës u mbyll “Muzeu Ateist” duke shënuar hapin e parë drejt lirisë fetare.(1) Menjëherë filluan nga funksionimi kishat, që kishin mbetur ende në këmbë. Klerikët që i kishin mbijetuar regjimit celebruan shërbesat e para fetare në Berat, Korçë, Tiranë etj. Më 14 gusht të vitit 1990, u rihap kisha e Shën Marisë në Boboshticë të Korçës, e cila ishte kthyer në stallë dhish. Mesha e parë pas persekutimit u celebrua në manastirin e Kryeengjëjve në Derviçan të Gjirokastrës, më 16 dhjetor 1990. Liturgjia hyjnore u krye prej atë Mihal Dakos, i cili ishte dorëzuar në gradën priftërore në vitin 1959 prej Mitropolitit të Gjirokastrës, Damianit. Atë Mihal Dako i përkiste brezit të klerikëve që mbijetuan pas persekutimit ateist. Ndonëse në moshë të thyer ai u përkushtua tërësisht në kryerjen e shërbesave fetare. Më 22 dhjetor 1990 u meshua në kishën e Shën Spiridhonit në lagjen Goricë të Beratit, ku dhjakon Vangjel Xoxe lëçiti uratat e shenjta. Më 31 mars 1991 u celebrua liturgjia e parë në kishën katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë. Liturgjia u krye nga atë Gaqo Pjetri, me pjesëmarrjen e kryedhjakon Sotir Kanxherit dhe të dhjakon Spiro Findikut. Në psaltir ishte teologu Dhimitër Beduli, i ndihmuar nga psaltët Kristaq Tashi dhe Petraq Rama. Më 23 prill 1991 u meshua në kishën e Shën Gjergjit në Durrës, e cila ishte kthyer në restorant, ndërsa më 4 qershor 1991 atë Spiro Veli celebroi liturgjinë hyjnore në manastirin e Shën Jonit në Elbasan.
1) – Zef Mirdita, Krishtenizimi ndër shqiptarë, Zagreb 1998, faqe 233.

SHËRBESAT E PARA NË KORÇË
Kambana e parë filloi të kumbonte gëzueshëm më 14 gusht të vitit 1990, në Kishën e Shën Marisë në Boboshticë. Ndonëse kisha ishte kthyer në stallë dhish, besimtarët Sotir Bambuli, Jovan Joco, Vasilika Napoloni, Koço Xhoxhi, Thomaq Greço, Fredi Niço, Thoma Tasho etj nxorën me tonelata pleh dhe përgatitën kishën për t’u celebruar liturgjia hyjnore.(2)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.32.06 PM.jpg

Shikime: 464

Madhësia:  41.0 KB
Besimtarët korçarë në krye me Sotir Bambulin, i datëlindjes 14 mars 1930, ishin pararendësit e hapjes së kishave. Ata duke mos marrë parasysh rreziqet punuan dhe kontribuan për hapjen e kishave në rrethin e tyre. Në gazetën lokale “Koha” u lëshua kushtrimi: “Kryesia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u bën të ditur, si pushtetarëve lokalë, ashtu e kryesive të kooperativave bujqësore, fermave shtetërore, si më poshtë:
1-Të gjitha ndërtesat e kishave, manastireve, stallave, mullinjve dhe të tjera, që janë kthyer në depo, stalla kafshësh a vatra kulture duhet t’u dorëzohen këshillave kishtarë, se janë pronë e popullit.
2- Atje ku janë shitur vendet e kishave ose stallat që janë ndërtuar me materialet e kishave apo manastireve, kryesitë e kooperativës duhet t’u rikthejnë të hollat blerësve, ndërsa objektet dhe trojet t’u jepen këshillave kishtare.
3- Tokat, pemët që janë rrotull kishave, varrezave ose manastireve, nuk ka të drejtë t’i shesë ose t’ua ndajë anëtarëve të kooperativës ose qytetarëve të tjerë, se edhe ato janë pronë e popullit, e fshatit ose e qytetit përkatës.
4- Në çdo fshat të ruhen ndërtesat ekzistuese të kishave, manastireve, stallave, mullinjve, ndërtesa të tjera dhe të fillojë ndërtimi ose rindërtimi nga kryesitë e këshillave kishtare.
5- Kush ka ruajtur materiale kishtare, si lipsana, kryqe, epitafe, ikona, kambana, të dorëzohen në çdo mitropoli ose të vihen në dijeni ku ndodhen. Materialet e dorëzuara do të ruhen dhe do t’i dorëzohen kishës që i takon.
6- Të ngrihen këshillat kishtare në çdo fshat nga 3-5 veta nga njerëz të ndershëm. Të bëhet një mbledhje me pleqtë e fshatit dhe të njoftohet ngritja e këshillave kishtare, e kryesive të tyre në çdo qytet dhe të merren udhëzime për çdo problem”.(3)
Më 6 janar të vitit 1991, atje ku dikur ishte kisha e Shën Triadhës, kleriku 85-vjeçar atë Kosta Kotnani celebroi shërbesën e Bekimit të Ujit. Ndonëse mungonte gjithshka, entuzjazmi i besimtarëve ishte i madh. Motrat Cico nxorën nga sunduku një palë veshje kleriku gjithë arna, besimtari Jani Trebicka solli një kryq, të cilin e kishte derdhur fshehurazi në fonderi dhe në këto kushte u zhvillua shërbesa e parë pas persekutimit. Më 18 janar 1991 atë Kozmai erdhi nga Bestrova për të meshuar në murret e kishës së rrënuar të Shën Thanasit, ndërsa më 2 shkurt të vitit 1991, ndonëse temperatura shënonte 18 gradë nën zero, atë Kosta Kotnani kremtoi ditën e Ipapandisë.(4)
Më 14 mars të vitit 1991 filloi të funksiononte Kisha e “Shën Dëllisë” në Korçë, e cila ishte kthyer në kafene, ndërsa më 17 mars 1991, u celebrua liturgjia e parë në këtë kishë, me pjesëmarrjen e klerikëve atë Kristo Raci, atë Kosta Kotnani si dhe të delegatëve të ardhur nga gjithë rrethet me popullsi orotodokse.
2) – Sotir Bambuli, Në vitin 1990 ra këmbana në Shën Marinë e Boboshticës, Ngjallja, tetor 2000, faqe 2.
3) – Sotir Bambuli, Lajmërim, Koha, 31 maj 1990.
4) – Mihal Sonellari, Përkujtimi i ringjalljes së Kishës në ditën e Ortodoksisë, Ngjallja, mars 2006, faqe 2.

MBAJTËSIT E KRYQIT
Më 17 mars të vitit 1991 në Kishën e “Shën Dëllisë” u zhvillua mbledhja, në të cilën u themelua shoqata “Mbajtësit e Kryqit”. Nismëtarët qenë Sotir Bambuli, Dhimitra Cico, Berta Dhimitri, Grigor Mulla, Jani Trebicka etj. Në këtë mbledhje historike kishte pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët gjetën mikpritjen e familjeve ortodokse korçare. Mbledhja filloi me një lutje të shkurtër dhe në vijim e mori fjalën Sotir Bambuli, i cili lexoi projekt-programin e shoqatës.(5)
Jani Trebicka raportoi për punën e shoqatës në organizimin e funksionimin e kishave dhe në vijim raportuan delegatët e Beratit, Pogradecit, Lushnjës, Durrësit etj. U lexua përshëndetja e teologut Dhimitër Beduli dhe në përfundim të mbledhjes u zgjodh kryesia e shoqatës. Vendimet e mbledhjes së parë të shoqatës “Mbajtësit e Kryqit” qenë:
1-Të bëhen përpjekje për të sjellë si eksark patriarkal Imzot Anastasin, sepse kishë pa episkop nuk ka.
2-Deri më 10 prill 1991 të dërgohen pranë kryesisë së shoqatës emrat e klerikëve që jetojnë.
3-Gjithashtu deri më 10 prill 1991 të dërgohet lista e kishave ekzistuse dhe e atyre të shkatërruara.
4-Të grumbullohen librat kishtarë nga arkivat familjare.
5-Minoritetet do ta zhvillojnë Liturgjinë në gjuhën e tyre amtare.
6-Të merren nga muzetë ikonat, ikonastaset, kambanat, fronet dhespotike etj.
7-Të ngrihen këshilat kishtare nëpër fshatra dhe qytete.
8-Në çdo kishë të vendoset një arkë ku besimtarët të hedhim kontributet e tyre.
9-Klerikët të mbajnë rason dhe kamillafin.
10-Të gjenden psaltët e mbetur dhe të përgatiten psaltët e rinj.
11-Sipas traditës, nëpër kishat tona do të këndohet muzika bizantine.
12-Të dalë kalendari kishtar.
13-Klerikët që kanë mbetur duhet të meshojnë edhe nëpër fshatra.
14-Të gjenden të rinj, të cilët do të dorëzohen priftërinj.
15-Sipas traditës të ekzistojë harmonia ndërfetare.
16-Në ditën e 17 marsit, çdo vit do të celebrohen liturgji anembanë
Shqipërisë për të kujtuar ditën e rilindjes së kishës sonë.
Në fund të mbledhjes u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.(6)
5) – Sotir Bambuli, 17 mars-Liturgjia e parë në Korçë, Ngjallja, prill 1996, faqe 10.
6) – Thimi Lapi, Një përvjetor domethënës i kishës së ringjallur, Ngjallja, mars 2006, faqe 9-10.

RIHAPJA E KISHËS SË SHËN SPIRIDHONIT NË LAGJEN GORICË TË BERATIT
Më 20 nëntor 1990 një grup besimtarësh të lagjes Goricë të Beratit vendosën të rihapin kishën e Shën Spiridhonit. Një përfaqësi e tyre e përbërë nga Lili Karabina, Zoi Samarxhiu, Palush Pushi, Petraq Thanasi, Petraq Simsia, Vangjush Mile dhe Mikela Oço shkuan për të marë leje tek sekretari i komitetit të partisë Stathi Kavaja. Në vijim grupi nismëtar shkoi tek shtëpia e kryetares së këshillit popullor të lagjes Lediana Zhara, e cila pa hezitimin më të vogël ua dha çelësat e kishës.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.39.13 PM.jpg

Shikime: 454

Madhësia:  39.5 KB
Kisha e Shën Spiridhonit ishte kthyer në depo, ku magazinoheshin materiale ndërtimi, kazma, lopata, çimento, gëlqere, rërë, trarë etj. Në pjesët anësore të kishës qenë vendosur rafte, në të cilat kultivohej krimbi i mëndafshit. Binarët e skelave kishin dëmtuar afreskët e kishës. Sapo morën çelësat nismëtarët filluan pastrimin e kishës. Nismën e mori Mikela Oço, i cili u pasua nga Pirro Angjeliu, Dhimitër Topi, Peçi Musha, Ilia Angjeliu, Vangjeli Bojaxhiu, Eftali Përroi, Pandi Shulla, Kela Baboçi etj. Grupi nismëtar vendosi që kisha të rihapej më 12 dhjetor të vitit 1990 ditën kur kremtonte Shën Spiridhoni, por duheshin ende shumë materiale, të cilat do të mundësonin funksionimin e kishës. Besimtarët filluan të ofronin atë çka kishte shpëtuar nga përndjekja e egër ateiste. Palush Pushi dhuroi ikonën e Darkës Mistike, ndërsa Petraq Simsia kishte ruajtur kryqin e kishës së Shën Spiridhonit. Grupi nismëtar kontaktoi me dhjakun Vangjel Xoxe, i cili e pranoi ftesën. Menjëherë me kontributin financiar të besimtarëve u blenë pëlhurat e duhura dhe rrobaqepësi Sotiraq Tapia qepi stolinë e dhjakut. Por që të celebrohej Liturgjia Hyjnore nevojiteshin disko-potirët e shenjtë, siç quhen në gjuhën kishtare. Këto u siguruan nga besimtari Jorgji Naço, i cili i kishte ruajtur me shprestari për vite me radhë, sepse babai i tij Fone Naço, kishte qenë epitrop i kishës së Shën Spiridhonit.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.41.08 PM.jpg

Shikime: 458

Madhësia:  48.1 KB
Të shenjtat i shpunë në kishë dhe ia treguan dhjak Vangjelit, i cili shprehu keqardhjen duke thënë se këto nuk mjaftonin. Duhej patjetër antimisi i shenjtë. Mellani Naço e kishte fshehur antimisin e kishës së Shën Spiridhonit në sëndukun ku kishte rrobat e pajës. Dhjak Vangjeli me Zoi Samarxhiun shkuan në shtëpinë e psaltit Ilia Thimi Koçi, i cili u dhuroi ungjillin dhe apostullin. Më 22 dhjetor 1990 besimtarët kishin mbushur kishën e Shën Spiridhonit në Lagjen “Goricë” të Beratit, madje në këtë ditë të shënuar kishte pjesëmarrës edhe të feve të tjera. Të gjithë prisnin me padurim të fillonte Liturgjia Hyjnore, por dhjak Vangjel Xoxe doli tek dera e bukur dhe tha: “Unë jam dhjak dhe nuk më lejohet të celebroj Liturgjinë Hyjnore, por kërkoj miratimin tuaj”. Në vijim ai pyeti besimtarët e pranishëm në kishë: “a jam i denjë”, “a jam i denjë”, “a jam i denjë” dhe ata iu përgjigjën njëzëri “i denjë”, “i denjë”, “i denjë”. Atëhere dhjakon Vangjel Xoxe filloi të lëçiste litanitë e meshës hyjnore. Meqenëse dhjakon Vangjeli duhej të dorëzohej në gradën priftërore, grupi nismëtar vendosi që ai të shkonte në Athinë. Në qershor 1991 një grup besimtarësh Vangjel Çapi, Palush Pushi, Petraq Simsia dhe Petraq Thanasi shkuan në Moni Pendeli në Athinë. Më 25 qershor 1991 u krye dorëzimi i dhjak Vangjelit në prift nga Eksarku Anastas. Përveç përfaqësisë së ardhur nga Berati qenë të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i K.O.A.Sh-it Aleko Dhima dhe kryetari i shoqatës Mbajtësit e Kryqit Sotir Babuli.(7)
7) – Ilia Zaka, Kisha e Shën Spiridhonit dhe veprimtaritë kishtare në Berat, Berat 2009, faqe 13-24.

RIHAPJA E KATEDRALES SË UNGJILLËZIMIT NË TIRANË
Kisha katedrale e Ungjillëzimit në Tiranë u rihap më datën 4 mars 1991. Pararendësit e rihapjes së katedrales qenë dhjakon Spiro Findiku, Nasi Hobdari dhe Llazar Pjeshkazini. Kisha ishte në një gjendje të mjerueshme si në mjediset e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtmet. Klubi Sportiv 17 Nëntori kishte bërë disa shtesa dhe ndryshime për të përmbushur nevojat e tij. Salla kryesore e kishës ishte si mos më keq nga mosvënia dorë mbi të. Suva të rrëzuara, çatia pjesërisht e rrënuar dhe lagështira ishte e pranishme kudo, dritaret me xhama të thyer etj. Pluhuri i përzier me lagështirën kishte fëlliqur muret dhe ndotur parketin e dyshemesë. Afresket e pikturuara me mjeshtëri nga motrat Zengo i kishin lyer me një shtresë të trashë gëlqereje që të mos dukeshin, megjithatë lagështira kishte mundur të zbulonte fytyrat e katër ungjillorëve, të cilët qenë pikturuar në kubenë e kishës. Amvoni i kishës dhe llambadarët e mëdhenj qenë dëmtuar nga keqbërësit. Ballkoni ku qëndronte kori ishte shndërruar në magazinë. Kambaneria nuk qe dëmtuar falë propozimit të shefit të Klubit 17 Nëntori, Lame Konomi për t’u përdorur nga alpinistët për ngjitje dhe zbritje. Dyshemeja ishte e shtruar e gjitha me parket dhe nëpër mure qenë ngulur ganxha, të cilat shtrëngonin veglat gjimnastikore. Kishte shumë punë për t’u bërë, u lëshua kushtrimi për ndihmë. Besimtarët që iu përgjigjën të parët thirrjes qenë: Niko Hobdari, Filip Nito, Spiro Vojo, Spiro Bejleri, Petrika Shalësi, Todi Janku, Dhimitraq Kobuzi, Milto Mima, Lekë Tasi, Aleko Dhima, Gazmend Leka, Pavllo Hobdari, Koçi Paci, Minella Mihali, Dhimitraq Kobuzi, Petrika Trako, Niko Kavaja, Kristaq Tasho, Andrea Llukani, Krisanthi Zoto, Drita Papajani, Llazar Nushi, Prokop Shundi, Leonidha Kllapi, Sandër Çoka, Thoma Valera, Grigor Laçka etj.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.42.57 PM.jpg

Shikime: 481

Madhësia:  37.4 KB
Fillimisht u munduam ta sillnim kishën në gjendje të paraqitshme, prandaj puna e parë qenë pastrimet, u hoq parketi i vjetër dhe u bënë mjaft rregullime të tjera. Na duhej ikonostasi, i cili kushtonte mjaft, prandaj menduam që me dërrasën e parketit, të përshatur në kuadrate 3X3 metra të bënim një ikonostas të thjeshtë. Gjithashtu ajodhima qe e sheshuar në një nivel me pjesën tjetër të kishës dhe e mbushëm me zhavor e beton me qëllim që ta ngrinim mbi kuotën e përgjithshme të dyshemesë ashtu siç kishte qenë dikur. Hyrja kryesore e kishës ishte e murosur, prandaj biseduam me shefat e Klubit 17 Nëntori për ta shembur, sepse po afronin pashkët. Përveçse përkushtimit vullnetar të besimtarëve që punonin pa shpërblim na duheshin edhe fonde financiare për materialet që nevojiteshin, prandaj u bëmë thirrje të krishterëve që të na ndihmonin. Menjëherë si në “Paravolinë e vejushës së varfër” shprestarët ortodoksë ofruan atë që kishin për rikonstruksionin e kishës. Ndihma në të holla dhanë: Krisanthi Zoto, Gaqo Bushaka, Petraq Roko, Ollga Karafili, Vasil Loli, Fiodor Prifti, Miti Theodhosi, Luiza Stasoli, Dhimitër Gjika, etj.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.44.21 PM.jpg

Shikime: 472

Madhësia:  31.7 KB
Të gjitha pengesat u kapërcyen vetëm falë vullnetit dhe përkushtimit të besimtarëve. Nasi Hobdari dhe dhjakon Spiro vajtën në Kinostudio dhe në Muzeun Etnografik ku mund të gjenin materiale të nevojshme për mjediset e kishës. Me ndërmjetësinë e Petraq Ramës takuan drejtorin Teodor Laço, i cili kontribuoi për kthimin e objekteve kishtare. Froni episkopal ishte dëmtuar, shpuri për t’i pastruar te Artistikja Migjeni bë repartin e enëve të bakrit, ku u lanë me acid dhe pasi luçiduan u llakuan. Atë Gaqo kishte një kryq bronxi me Krishtin e gozhduar dhe e solli në kishë. Filip Nito dhe Dhimitër Kobuzi morën përsipër të hapnin 12 gropa, tek të cilat do të vendoseshin shufrat tek udha në mes të kishës aty ku kalojnë priftërinjtë gjatë Hyrjes së Madhe.
Niko Hobdari siguroi kordonin e kuq 40 metërsh, i cili u pre në copa dymetroshe dhe u vendos në shufra nga Thoma Valera dhe Andrea Llukani. Për veshjen e ikonostasit me letër imituese dhanë kontributin e tyre Sandër Çoka dhe Lekë Tasi. Gazmend Leka pikturoi skenën e Kryqëzimit të Krishtit. Ikonat e para që u vendosën në ikonostas i solli dhjakon Spiro Findiku nga shtëpia. Besimtari Koço Zoto solli nga Greqia gjashtë kandile për ikonostasin, një temianicë dhe një kryq. Ing. Petrika Shalësi, Spiro Beleri, Vane Mazniku dhe Qirjo Nikolla u morën me meremetimet e mureve të kishës. Përveç burrave nuk duhet mohuar kontributi i grave shprestare, të cilat pastronin kishën dhe kujdeseshin për gjithçka. Midis tyre mund të veçojmë: Elpiza Xhimitikun, Amalia Maçin, Kristanthi Zoton, Luiza Sastolin, Drita Papajanin, Tefta Kuqen, Evanthi Manglaran, Florika Papajanin, Dr. Keti Noçkën etj.(8) Në mëngjesin e 31 marsit 1991 kambana e kishës së Ungjillëzimit kumboi gëzueshëm duke i ftuar besimtarët në kishë. Liturgjia hyjnore u kryesua nga atë Gaqo, me pjesëmarrjen e dhjak Spiros dhe kryedhjakon Sotir Kanxherin, zëri i ëmbël i të cilit kumboi përsëri në kishën katedrale të Ungjillëzimit. Në rolin e kryepsaltit ishte teologu Dhimitër Beduli me psaltët Petro Ketri, Niko Kavaja dhe Kristaq Tasho. Liturgjia hyjnore u zhvillua në praninë e shumë besimtarëve që kishin mbushur kishën. Në këtë ditë të shënuar u ftuan përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe Trupi Diplomatik i Akredituar në Republikën e Shqipërisë.(9) Në liturgjinë hyjnore me rastin e rihapjes së kishës predikimin e mbajti teologu Dhimitër Beduli. Në vijim përshëndetën: përfaqësuesi i Komunitetit Bektashian Musa Mara, përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Islam Kadëna, Sekretari për problemet fetare të Partisë Demokratike Galip Kallajxhiu dhe Ambasadori Rumun George Miku.(10)
8) – Nasi Hobdari, Llazar Pjeshkazini, Lekë Tasi, Ringjallja e Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë, Maluka, Tiranë 2007.
9) – Nasi Hobdari, Liturgjia e parë Hyjnore, në kishën e shndërruar në palestër, Ngjallja, prill 2006, faqe 9.
10) – Nasi Hobdari, Lekë Tasi, 5-vjetori i Liturgjisë së parë, Ngjallja, prill 2006, faqe 10.

VIZITA E ATË ARTURIT
Më 6 qershor 1991 erdhi për vizitë Kancelari i Kishës së Shën Gjergjt në Boston, atë Artur Liolini, i shoqëruar nga dhjakonët Denis Schutte dhe Viliam Poist. Për të pritur delegacionin e diasporës në aeroportin e Rinasit dolën atë Gaqo Pjetri, kryedhjakon Sotir Kanxheri, dhjakon Spiro Findiku, Nasi Hobdari, Aleko Dhima etj. Në pritjen e atë Arturit kishin dalë edhe përfaqësues nga komunitetet fetare, të cilët i uruan mirëseardhjen. Delegacioni i diasporës u vendos në Hotel Dajti. Pasdite erdhën në kishë ku u pritën nga klerikët dhe besimtarët e pranishëm. Atë Arturit i bëri përshtypje kori i kishës, i cili sapo ishte ngritur me kontributin e Xhorxhi Doçit. Ky i fundit kishte grumbulluar disa këngëtarë nga Teatri i Operas dhe Baletit dhe nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço kishin filluar të mësonin himnet e Liturgjisë Hyjnore. Pasi vizituan ambjentet e kishës, teologu Dhimitër Beduli u foli shkurtimisht për traditat e komunitetit ortodoks. Më 8 qershor 1991 në Katedralen e Ungjillëzimit atë Artur Liolini, i ndihmuar nga dhjakon Denisi, atë Gaqo dhe kryedhjakon Sotiri pagëzuan rreth 106 fëmijë. Më datën 9 qershor 1991 atë Arturi meshoi në Katedralen e Ungjillëzimit. Kisha ishte e mbushur me besimtarë, gjithashtu kishte pjesëmarrje edhe nga komunitetet e tjera fetare. Në emër të komunitetit ortodoks teologu Dhimitër Beduli i uroi mirëseardhjen: “I përndershëm atë Artur, ardhja juaj mes nesh si përfaqësues i Kryeepiskopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe mesha solemne që kryesoni, janë për Kishën tonë Ortodokse Autoqefale dhe veçanërisht për komunitetin ortodoks të Tiranës një ngjarje historike. Meshimi juaj i sotëm më kujton në radhë të parë meshën e parë në gjuhën shqipe që u bë më 22 mars të vitit 1908 në Boston të Amerikës prej të parit prift ortodoks shqiptar Theofan Stilian Nolit si dhe vendosjen prej tij të gurit të parë themeltar për Autoqefalinë e Kishës sonë Ortodokse Shqiptare”.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.49.12 PM.jpg

Shikime: 477

Madhësia:  39.6 KB
Atë Arturi në fjalën e tij theksoi se kishte qenë në shumë vende të botës, por entuzjazmin që gjeti në Shqipëri nuk e kishte hasur askund. Gjatë ditëve qëndrimit në atdhe, atë Arturi meshoi në shumë qytete të Shqipërisë. Qeveria shqiptare kishte vënë në dispozicion të tij një automjet të parkut të delegacineve. Në shoqërinë e Nasi Hobdarit dhe të Aleko Dhimës bënë një vizitë në Shkodër ku u pritën nga ortodoksit me në krye Aleksandër Petanin. Vizitat vazhduan në Durrës, Berat, e Boboshticë, që ishte edhe vendi i origjinës së atë Arturit. Më datën 25 qershor u zhvillua një mbledhje në Hotel Dajti, për mbarvajtjen e kishës. Aty u fol për ndihmën që mund të jepte diaspora, për literaturën kishtare aq të nevojshme në atë kohë dhe në fund u prek problemi i Eksarkut Patriarkal që pritej të vinte së shpejti në Shqipëri.(13)
13) – Andrea Llukani, Kisha në diktaturë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.

ANASTASIOS JANULLATOS I SHKRUAN PRESIDENTIT RAMIZ ALIA
Për të dalë nga gjendja kritike në të cilën ishte K.O.A.Sh- i, u kërkua ndihma e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës. Në janar të vitit 1991 Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë zgjodhën si Eksark (të dërguar) të Patriarkanës Ekumenike në Shqipëri, Episkopin e Andrusës Anastasin, i cili në atë kohë shërbente si Vikar në Mitropolinë e Shenjtë të Irinopolit me qendër në Kenia. Misioni i tij ishte që të bisedonte me krerët e qeverisë shqiptare e më pas me klerin dhe popullin ortodoks për ngritjen, rimëkëmbjen dhe riorganizimin e K.O.A.SH-it. Përpara së të vinte në Shqipëri, më 3 qershor 1991, Anastasios Janullatos i dërgoi një letër Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia.

Shkëlqesia Juaj!
Do të doja t’ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale…..Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universalisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund rë ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare). Mori iniciativën e emërimit tim, për të ardhur në vendin tuaj të dashur….
1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyj në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t’i dhënë liri fetare Shqipërisë.
3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet, me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. Unë tashmë kam kontaktuar me Hirësinë e Tij, Mitropolitin Theodhos, Primatin e Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me atë Artur Liolinin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj. Si një peshkop ortodoks dua t’ju siguroj shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i eksarkut patriarkal në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t’i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike….(14)

14) – Anastas Janullatos, Berisha pranoi që të isha kryepeshkop, Shekulli, 14 korrik 2010, faqe 17.

PRITJA E EKSARKUT ANASTAS
Më 16 korrik 1991 shkuam në aeroportin e Rinasit për të pritur eksarkun Anastas. Kryesia e kishës kishte vënë në dispozicion një autoveturë nga parku i delegacioneve dhe një autobuz me qëllim që të kishte pjesëmarrje. Për të pritur eksarkun kishin dalë klerikët atë Gaqo Pjetri, atë Kozma Qirjo, atë Spiro Veli, atë Vangjel Xoxe, atë Mihal Dako, kryedhjakon Sotir Kanxheri, dhjakon Spiro Findiku, Jani Trebicka, Nasi Hobdari, Sotir Bambuli, Lekë Tasi, Vangjel Capo, Koço Zoto, Vangjel Dule, av. Koço Dilo, Llazar Pjeshkazini, Petrika Trako, Leonidha Kllapi etj. Gjithashtu kishte përfaqësues nga Ambasada Greke, nga komuniteti katolik patër Zef Pëllumbi, nga komuniteti mysliman Hafiz Sabri Koçi, nga kryegjyshata baba Reshat Bardhi dhe Musa Mara, sheh Muhamet Pazari etj.

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 7.56.05 PM.jpg

Shikime: 459

Madhësia:  43.3 KB
Në aeroport eksarkut Anastas iu bë një pritje e përzemërt për vetë faktin sepse për shumë vite në tokën shqiptare nuk kishte shkelur këmbë episkopi. Bashkë me eksarkun erdhi edhe dr. Jorgo Papazahos, mjek kardiolog që punonte ne spitalin “Laiko” të Athinës. Për mua ishte një kurreshtje e madhe sepse për herë të parë shihja një episkop ortodoks. Kur u futëm në kishën e Ungjillëzimit eksarku ra në gjunjë para altarit dhe filloi të lutej. Në vijim të gjithë filluam të psalim himnin e Pashkës “Krishti u Ngjall”. Më 20 korrik 1991, e cila përkonte me të kremten e profetit Ilia u zhvillua mesha e parë episkopale pas persekutimit. Liturgjia Hyjnore u kryesua nga eksarku Anstas. Bashkëmeshtarë qenë atë Gaqo Pjetri, kryedhjakon Sotir Kanxheri dhe dhjakon Spiro Findiku. Në psaltir qëndronte Dhimitër Beduli, ndërsa himnet e Liturgjisë Hyjnore u kënduan nga kori i Katedrales së Ungjillëzimit, i cili në atë kohë drejtohej nga Eno Koço. Në librin “Dhimitër Beduli Bir i zgjedhur dhe i përkushtuar i Kishës sonë” autori kujton: “U bë mesha solemne për pritjen e eksarkut, meshë e bukur, meshë madhështore. O Irine, o Theofan! Sot qava. Ëndrrën tonë se kur do të hapej Kisha, ta hapnim duke kënduar “Krishti u Ngjall”, e plotësoi sot eksarku, i ndriçuar prej Zotit. Fjalimin e tij e mbylli duke ndezur llambadhë si për Pashkë dhe duke kënduar të gjithë së bashku “Krishti u Ngjall”. Ishte diçka madhështore. Tërë populli u prek. Dhe unë qava nga gëzimi, duke ju kujtuar juve, o shpirtëra të ndritur, o Irine, o Theofan! Ëndërra jonë u plotësua. E kisha si peshë në shpirt. Tani u lehtësova”.(15)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.01.09 PM.jpg

Shikime: 467

Madhësia:  39.7 KB
Pas lëçitjes së Ungjillit të Shenjtë, predikimin e mbajti eksarku Anastas, i cili u foli për jetën e profetit Ilia. Atë ditë kam shërbyer në hierore së bashku me Ligor Laçkën. Tryeza e Shenjtë ishte mbi tulla dhe meshtarët kalonin sipër dërrasave. Çatia e kishës ishte e shkatërruar dhe dritaret qenë pa xhama. Në fund të Liturgjisë Hyjnore eksarku Anastas u ndau besimtarëve kryqe.
15) – Dhimitër Beduli Bir i zgjedhur dhe i përkushtuar i Kishës sonë, faqe 75.

NDIHMA E PATRIARKANËS

Më datat 1-3 gusht 1991 në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë u thirr një Asamble e përgjithshme kleriko-laike, në të cilën morën pjesë përfaqësues të katër dioqezave të Shqipërisë. Nga Korça ishin atë Kristo Raci, atë Kosta Kotnani, Sotir Bambuli dhe Jani Trebicka, nga Gjirokastra atë Mihal Dako dhe atë Jorgo Zaro dhe Alqi Jani, nga Elbasani atë Spiro Veli, nga Berati atë Vangjel Xoxe dhe Vangjel Capo, nga Lushnja atë Sotir Boçi. Tiranën e përfaqësonin atë Gaqo Pjetri, kryedhjakon Sotir Kanxheri, dhjakon Spiro Findiku dhe Dhimitër Beduli. Pjesëmarrës në mbledhje qenë edhe av. Koço Dilo dhe dr. Ylli Popa. Asambleja e Pergjithshme kleriko-laike u hap me një dhoksologji. Në vijim e mori fjalën Dhimitër Beduli. Në këtë mbledhje u diskutua gjendja e K.O.A.SH-it, si dhe prespektivat për të ardhmen.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.00.15 PM.jpg

Shikime: 472

Madhësia:  39.2 KB
Në fund u zgjodh një Këshill i Përgjithshëm kleriko-laik me nëntë përfaqësues. Asambleja zgjodhi si Epitrop të Përgjithshëm të K.O.A.SH-it, të dërguarin e patriarkanës (eksarkun), dhe katër epitropë klerikë e pesë laikë (atë Mihal Dako, atë Kristo Raci, atë Kozma Qirjo, atë Gaqo Pjetri, Dhimitër Beduli, Aleko Dhima, Alqi Jani, Sotir Bambuli, Vangjel Capo). Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Aleko Dhima.(16) Këshilli i Përgjithshëm i K.O.A.Sh-it i dërgoi një letër Patrikut Ekumenik Bartholomeu për zgjedhjen e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë. Në të thuhet:

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
Tiranë, më 30 maj 1992

Tërëshenjtëri,
Me hirin hyjnor, riorganizimi i Kishës OrtodokseAutoqefale të Shqipërisë, me përpjekjet e anëtarëve të saj besimtarë dhe me inisiativat kishtare të ndritshme të Patriarkanës Ekumenike, të Qendrës së Nderuar të Ortodoksisë dhe të veprimeve të urta e të palodhshme të Eksarkut të Patriarkanës Ekumenike, Mitropolitit Prof. Anastas, po ecën në mënyrë të jashtëzakonshme. Me dhjetëra famulli ortodokse janë ringritur në tërë vendin, me këshilla kishtarë të zgjedhur, shumë Kisha ripërtërihen dhe rindërtohen, klerikë të rinj po hirotonisen, përherë e më shumë pagëzime e mistere të tjera po kryhen. Kursi teologjik- ieratik me 58 studentë gjatë katërmujorit të fundit shënoi një sukses të veçantë. Pashkët e sivjetme u festuan me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve ortodoksë në kishat e qyteteve e të fshatrave në tërë Shqipërinë. Por që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të mund t’u përgjigjet kërkesave të mëdha e urgjente të kohës dhe nevojave të shumta të saj, që të shpejtohet ritmi i riorganizimit të saj, por edhe të sigurohet tërësia e saj nga futjet dhe ndërhyrjet e qendrave të tjera kishtare, dhe së fundi, që ajo të mund të përfaqësohet në mënyrë kanonike dhe plotësisht në të gjitha mbledhjet dhe punimet e Kishave Ortodokse dhe në përgjithësi të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha veprimtaritë ndërkristiane, mendojmë se paraqitet nevoja që të ketë sa më shpejt që të jetë e mundur një Hierarki të aftë e të përshtatshme, të cilën e ka zhdukur persekutimi shumë i gjatë ateist.
Prandaj i paraqesim me devocion Kishës Mëmë të Kostandinopojës lutjen që, duke u mbështetur në interesimin e njohur dhe në kujdesin kanonik të saj për Kishat Orthodhokse lokale në vuajtje, dhe si Kryekishë ndërmjet Kishave Ortodokse, si dhe si Kishë që i akordoi Autoqefalinë bijës së saj, të veprojë gjithçka duhet, në bazë të së drejtës së detyrës, në mënyrë që të plotësohet formimi kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë që tashmë ekziston, që ajo të mund t’i përgjigjet kanonikisht me forcat e veta nevojave gjithnjë në rritje si brenda ashtu dhe jashtë saj. Këtë letër do t’ia dorëzojë Kreut Tuaj të lartë të Përndershëm një përfaqësi e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e përbërë nga të përndershmit atë Gaqo Petri, atë Kozma Qirjo dhe nga të nderuarit Dhimitër Beduli dhe Aleko Dhima, autorizuar për çdo propozim dhe veprim të mëtejshëm. Duke shprehur përsëri mirënjohjen e ortodoksëve të Shqipërisë, për çdo gjë të çmuar që ka bërë Kisha Mëmë e Kostandinopojës për ringritjen kanonike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mbetemi me respekt shumë të thellë në Iisu Krishtin.
Këshilli Kishëtar i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.(17)
16) – Aleko Dhima,Dëshmi të një besimtari,Kërkim Nr. 9,Tiranë 2012,fq 95-96.
17) – Kërkesë e KP të K.O.A.Sh për zgjedhjen e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë, Ngjallja, tetor 1992, faqe 2.

VIZITA NË FANAR
Nga datat 5-8 qershor 1992 një përfaqësi e K.O.A.SH-it vizitoi Patriarkanën Ekumenike duke kërkuar zgjedhjen e eksarkut si primat të saj. Delegacioni përbëhej nga atë Kozma Qirjo, atë Gaqo Petri, atë Jani Trebicka dhe Dhimitër Beduli. Procesi i ringjalljes së plotë të K.O.A.Sh-it tashmë kishte nevojë që të plotësohej edhe nga ana organizative, sepse mungonte kryeepiskopi dhe Sinodi i Shenjtë. Kështu më 24 qershor 1992 Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës zgjodhi Mitropolitin e Andrusës Anastasin si Kryepiskop të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Po atë ditë Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës zgjodhi edhe predikuesin e Mitropolisë së Trikës dhe Sinagon, arqimandritin Kristodhulos Mustaka si Mitropolit të Korçës, protosingjelin e Mitropolisë së Neapolis arqimandritin Aleksandër Kalpaqidhin si Mitropolit të Gjirokastrës dhe predikuesin e Mitropolisë së Thivës dhe Livadhjasë, arqimandritin Ignat Triantin si Mitropolit të Beratit. Përfaqësia e Patriarkanës e përbërë nga Mitropoliti i Pergjit Evangjelos, Mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe shqiptaro-amerikani atë Ilia Ketri më datën 4 korrik 1992 u takuan me Presidentin e Republikës Z. Sali Berisha, i cili e dekretoi pranimin e Mitropolitit Anastas si Kryeepiskop të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, por nuk ishte dakort që të katër Mitropolitët të ishin nga Greqia.(18)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.04.25 PM.jpg

Shikime: 462

Madhësia:  25.4 KB
Më 16 korrik të vitit 1992 Patriku Ekumenik Bartholomeu dekretoi zgjedhjen e Imzot Anastasit si Kryeepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë me shkresën përkatëse:
Bartholomeu, mëshirë e Perëndisë
Kryeepiskop i Kostandinopojës,
Romës së re dhe Patrik Ekumenik

Numër Protokolli 936
Priftërinj shpresëtarë, Ieromonakë oshënarë dhe ju të gjithë klerikë, dhimojerondë dhe epitropë të nderuar, të parët e vendit dhe ju të krishterë të bekuar të Kishës së shenjtë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, bijtë tanë të dashur më Zotin, hiri dhe paqja e Perëndisë qoftë mbi ju dhe paçi uratën, bekimin dhe ndjesën nga ana jonë. U bëhet e ditur të gjithë juve se, në vazhdim të kujdesit të mëmës sonë të shtrenjtë, martire Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka vuajtur në të kaluarën në mënyrë të tmerrshme. Modestia jonë, së bashku me Sinodin tonë të shenjtë e të hirshëm, nga dashuria e shumtë për ju bij të nderuar e të zgjedhur të Patriarkanës Ekumenike e të Modestisë sonë, si dhe nga detyra jonë ndaj jush, proceduam në zgjedhjen dhe vendosjen e një kryetari të aftë që të mund të kryej mirë e plotësisht, punën e drejtimit të Kishës dhe të grigjës së saj, sipas Krishtit.
Me vota kanonike, që u bënë në Kishën tonë patriarkale të nderuar të dëshmorit të madh, të lavdëruar e trofeprurës Shën Gjergj, sipas udhëzimeve dhe lejes sonë patriarkale, nga Sinodi ynë i Shenjtë dhe i hirshëm u procedua me thirrjen e Shpirtit të Tërëshenjtë dhe kryeveprues, në zgjedhjen dhe miratimin e personit më të denjë nga të tre kandidatët e propozuar për t’u ngarkuar me kryesinë arkieratike dhe me shkopin baritor të Kryeepiskopatës Fort të Shenjtë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, u shqua dhe u zgjodh me vota unanime Hirësia e Tij, Mitropoliti i Andrusës Anastasi, njeri i stolisur me virtyte dhe i hyjshëm, i ushtruar mirë në punët hyjnore, i pajisur me kulturë të gjerë kishtare dhe enciklopedike, i ngjeshur me mençuri dhe aftësi dhe që ka përvojë jo të paktë për problemet dhe punët e Kishës, të fituar nga shërbimi i tij i gjertanishëm, i gjatë i frytshëm dhe i nderuar në të, bile edhe në Shqipëri si eksarku ynë patriarkal, që ju do dhe e doni të gjithë ju, bij të dashur dhe shpresëtarë dhe i cili u shpall Kryeepiskop Kanonik i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.
Prandaj, duke ua bërë këtë të njohur edhe juve, të gjithë të krishterëve tanë të dashur e të bekuar, të Kishës fort të shenjtë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me anën e këtij akti patriarkal dhe sinodik, ju urojmë dhe ju bekojmë atërisht dhe urdhërojmë dhe porosisim kishëtarisht që, të lartpërmendurin Fort të Lumturin Kryeepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, vëllain dhe bashkëmeshtarin tonë shumë të dashur më Krishtin, Imzot Anastasin, ta njihni që tani e tutje si kryetarin tuaj kanonik e ligjor dhe udhëheqës të Kryeepiskopatës së Tiranës, si bari sipas Ungjillit të grigjës suaj shpirtërore, si atin shpirtëror të të gjithëve dhe si Kryetar të Kishës Ortodokse motër të Shqipërisë dhe të përmendni nga regjistri i hirshëm i Kryeepiskopatës emrin e tij kanonik, sipas rregullit, në të gjitha ceremonitë e shërbesat e shenjta, duke iu bindur të gjithë dhe duke zbatuar këshillat dhe porositë e tij lidhur me dobinë tuaj shpirtërore dhe me ruajtjen e dogmave dhe të traditave atërore. Njëkohësisht, duke ju dërguar të gjithëve bekimin tonë patriarkal e atëror, urojmë për ju dhe për familjet tuaja që dhuntitë e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, Dhuruesit të çdo mirësie, t’ju jenë gjithënjë të pasura, ndërsa, hiri dhe mëshira e tij e pakufishme qofshin përherë bashkë me ju të gjithë.
Në vitin Shpëtimtar 1992, më 16 të muajit korrik.
+ Patriku i Kostandinopojës Bartholomeu(19)
Pas dekretimit të Kryeepiskopit Anastas nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik Bartholomeu, mbetej që të bëhej fronëzimi më datën dy gusht 1992.
18) – Në një takim të mëvonshëm (pas një viti) Presidenti Berisha i ka thënë Kryeepiskopit Anastas: “I vlerësoj përpjekjet tuaja për rimëkëmbjen e Kishës Autoqefale. Keni ndihmën e shtetit shqiptar dhe timen personale, por dua t’i rikthehem edhe njëherë çështjes së Kishës Ortodokse. Unë duke ju pranuar ju si kryepeshkop i Shqipërisë, siç kemi rënë dakort para një viti, derisa të gjendet një klerik shqiptar i përshtatshëm për këtë funksion, përsëris ato që ju kam thënë, që në Kishën Autoqefale nuk do të pranohet asnjë shtetas i huaj, mbasi këtë nuk e lejon statusi i kësaj kishe. Klerikët tuaj mund të vijnë e të marrin pjesë në ceremoni, por s’mund të emërohen në kishën shqiptare. Në të gjitha strukturat do të vendosen vetëm njerëz me shtetësi shqiptare”.-Rezarta Delisula, Berisha: Refuzova 3 klerikë grekë, bëra kompromis për Janullatosin, Gazeta Shqiptare, 27 dhjetor 2010, faqe 14.
19) – Patriarkana Ekumenike zgjedh me vota unanime Imzot Anastasin Kryeepiskop të Tiranë dhe të gjithë Shqipërisë, Ngjallja, tetor 1992, faqe 3.

FRONËZIMI I KRYEEPISKOPIT ANASTAS
Ceremonia e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Prof. dr. Anastasit, u celebrua në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë më 2 gusht 1992 në bazë të marrëveshjes së arritur midis përfaqësisë së Patriarkanës Ekumenike dhe Presidentit të Republikës Z. Sali Berisha.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.10.26 PM.jpg

Shikime: 415

Madhësia:  39.5 KB
Fronëzimi i eksarkut në Kryeepiskop u krye nga Mitropoliti i Pergjit Evangjelos dhe Mitropoliti i Filadelfias Melitoni në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, në prani të qindra besimtarëve që kishin mbushur kishën, të mjaft klerikëve dhe episkopëve të ftuar nga vende të tjera. Ceremonia e fronëzimit u zhvillua në mes të një entuziazmi të papërshkrueshëm të të pranishmëve. Në emër të bashkësisë ortodokse përshëndeti teologu Dhimitër Beduli, i cili ndër të tjera tha: “Caktimi juaj nga Patriarkana Ekumenike si eksark patriarkal në Shqipëri qe një ndihmë shumë e madhe vendimtare, siç e provoi koha për zgjidhjen e çështjes së ringritjes dhe të riorganizimit të Kishës sonë Ortodokse Autoqefale. Gjendja e vështirë e kishës sonë nuk ju dekurajoi. Duke bërë shenjën e Kryqit, shenjën e çdo fitoreje e me lutjen “O Zot, o Zot shtjer sytë nga qielli e shiko dhe vizito e rregullo këtë vreshtë që e ka mbjellur dora jote e djathtë”, ju filluat misionin për riorganizimin e kishës shqiptare…”.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.10.50 PM.jpg

Shikime: 429

Madhësia:  39.5 KB
Si dëshmitar okular i ceremonisë së fronëzimit të 2 gushtit 1992 që u zhvillua në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë dhe si njohës i historisë kishtare e kanoneve të kishës deklaroj me bindje të plotë se ceremonia e fronëzimit u krye sipas tipikosë që përdoret në Kishën Ortodokse. Fronëzimi bëhet brenda kohëzgjatjes së Liturgjisë Hyjnore (pas Himnit Trishenjtor). Pika kulmore e ceremonisë ishte kur dy mitropolitët e patriarkanës i dorëzuan eksarkut Anastas shkopin baritor si simbol të autoritetit mbi grigjën e tij. Për ta bërë më të qartë këtë moment kulmor të ceremonisë po e konkretizoj me një fragment nga Uratorja. “……pastaj të gjithë klerikët e shpien Peshkopin e ri në fronin peshkopal përpara Derës së Bukur, dhe atje Peshkopi i parë i dorëzon shkopin baritor duke thënë: -Merre këtë shkop baritor, që ta ruash grigjën, të cilën ta ka besuar Krishti; dhe bëhu mbështetje dhe përkrahje për ata, që janë të bindur; dhe tregoju udhën të pabindurve dhe të arratisurve me butësi dhe me ëmbëlsi”. Zgjedhja e Imzot Anastasit si Kryeepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë u pasua nga thirrjet tri herë “Aksios” (i denjë) nga të pranishmit. “Aksios” (i denjë) është një urim për të sapofronëzuarin meqë është denjësuar nga Perëndia dhe duhet të jetojë i denjë. Element bazë i ceremonisë së fronëzimit është leximi i praktikës së Sinodit që ka zgjedhur kandidatin. Në vijim protoprezviter Ilia Ketri lexoi dekretin patriarkal, me anën e të cilit Mitropoliti i Andrusës, Anastasi u shpall Kryeepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Më pas përshëndeti Fortlumturia e Tij, Anastasi, i cili u përkthye nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë Vangjel Dule. Çdo veprim që u krye më 2 gusht të vitit 1992 në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë u bë sipas tipikosë së fronëzimit që përdoret në Kishën Ortodokse dhe përmes një entuzjazmi të besimtarëve dhe klerikëve të pranishëm. Fronëzimin e Fortlumturisë së Tij, Prof. dr. Anastasit e njohën menjëherë të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale dhe e shkruajtën emrin e tij në Diptikë.
Këtë ceremoni u mundua që ta prishte një grup i vogël njerëzish, të cilët duke mos e pasur idenë e kanoneve ortodokse thirrën Jo, Jo, Jo. Ata mbërritën në Kishën Katedralen të Ungjillëzimit në përfundim të ceremonisë së fronëzimit dhe filluan të këndonin këngë patriotike: “Për mëmëdhenë”, “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri, o djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri”, “Papa Kristo Negovani”, “Fan Noli” etj, gjë e pazakontë për një ceremoni fetare. Sipas dëshmisë së Petrit Bidoshit, i cili ishte kryetar për Mbrojtjen e Auqefalisë dy persona nga Durrësi dr. Vokopola dhe prof. Nasho Bezhani hynë në ajodhimë dhe i thanë Janullatosit se nuk mund të zgjidhej në krye të kishës. Sapo dolën nga ajodhima me ta u bashkuan Thoma Çomora, Anesti Paskali dhe Petrika Trako. Jashtë kishës qenë edhe dy deputetë Uran Butka, dhe Bardhyl Reso.(20) Pasi përfundoi ceremonia e fronëzimit në Kishën Katedralen të Ungjillëzimit pjesmarrësit shkuan tek Hotel Tirana ku u shtrua një drekë, gjatë së cilës nuk u zhvillua ndonjë ceremoni fetare. Dreka filloi me bekimin e produkteve ushqimore që iu ofruan pjesmarrësve dhe në vijim pati vetëm dolli dhe urime për Kryeepiskopin e sapozgjedhur. Jam i bindur se asnjë nga kundërshtarët e fronëzimit nuk ka qenë i pranishëm në drekën që u shtrua në Hotel Tirana në mesditën e 2 gushtit të vitit 1992, sepse siç thotë populli “kush shkon pa u ftuar e gjen të pa shtruar”.(21)
20) – Gilmana Bushati, Zgjedhja e Janullatos, bërryla, përplasje dhe këngë shqiptare, Gazeta Shqiptare, 24 nëntor 2010, faqe 22.
21) – Andrea Llukani, Kristo Frashërin e kanë gënjyer, Tirana Observer, 21 nëntor 2010, faqe 14-15.

FUSHATA DENIGRUESE
Në lajmet e Televizionit Shtetëror, duke marrë shkas nga incidenti në Kishën e “Ungjillëzimit” me kronikën e gazetarit të emisioneve fetare Ferdinand Samarxhi, u deklarua se fronëzimi nuk ishte i vlefshëm, gjë e cila shënoi fillimin e një fushate denigruese kundër Kryeepiskopit të porsazgjedhur dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Në këtë fushatë të mbushur me lloj-lloj shpifjesh dhe akuzash të pabaza morën pjesë disa gazeta dhe gazetarë, të cilët edhe heshtja e organeve shtetërore i bënte më agresivë në disinformimin e opinionit shqiptar. Më 4 gusht 1992 gazetari Petro Dhimitri botoi artikullin “Gabim historik i Kishës Ortodokse Shqiptare” tek “Rilindja Demokratike”. Gjithashtu po më 4 gusht 1992 tek “Zëri i Popullit” u botua artikulli “Qëndrim patriotik i besimtarëve ortodoksë shqiptarë, Hirësia Anastasi nuk fronëzohet Kryepiskop i Shqipërisë”.
Sipas Statutit të Kishës Ortodokse të vitit 1929, Kryeepiskopi dhe episkopët duhet të jenë prej gjaku dhe gjuhe shqiptarë e të kenë shtetësinë shqiptare dhe aprovimin e mbretit. Ky statut në vitin 1950 kur besimet fetare bënin një jetë normale u zëvendësua me një tjetër të aprovuar nga Kongresi III i K.O.A.Sh-it dhe i miratuar me dekretin Nr. 1065 të datës 4 maj 1950. Statuti i ri, ndryshe nga ai i vitit 1929, parashtron si kusht për Kryeepiskopin vetëm shtetësinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet theksuar se me dekretin Nr. 4337 të dtatës 13 nëntor 1967 janë shfuqizuar të gjitha statutet e komuniteteve fetare. Shteti në kohën që u krye fronëzimi nuk kishte ende Kushtetutë, por edhe dispozitat kryesore kushtetuese të miratuara nga parlamenti pluralist nuk e trajtonin këtë çështje.(22) Në seancën parlamentare të 4 gushtit 1992 deputeti Perikli Teta, në emër të 28 deputetëve të PD lexoi një protestë kundër zgjedhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse. Kësaj proteste iu bashkuan edhe 22 deputetët e PS. Gjithashtu Perikli Teta i sugjeroi Kuvendit ekstradimin e Kryeepiskopit nga Shqipëria. Në diasporën shqiptare të Amerikës, kancelari i kryekishës së Shën Gjergjit në Boston atë Artur Liolin bëri disa deklarata publike, duke u radhitur me kundërshtarët e fronëzimit. Më 19 gusht 1992 mbërriti në Shqipëri një delegacion i shqiptarëve të Bostonit, i cili kryesohej nga atë Artur Liolini. Në përbërje të delegacionit qenë Antoni Athanas, Sejfi Protopapa, atë Thoma Sotir dhe atë Mihal Sotir. Delegacioni zhvilloi bisedime me kryetarin e Kuvendit z. Pjetër Arbnori. Në takim atë Artur Liolin theksoi: “Kisha dhe çdo institucion duhet bërë mbi baza ligjore dhe jo me fshehtësi, me kujdes dhe jo me shpejtësi. Prandaj ne kemi ardhur të mbrojmë themelet, statutin, traditat dhe pavarësinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë”.(23)
Më 2 shtator 1992, Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës, me anën e një deklarate për shtyp u shpreh kundër fronëzimit të Janullatosit. Gjithashtu në shtator 1992 në sallën e Muzeut Hostorik Kombëtar u mbajt simpoziumi “70 vjet Kishë Autoqefale Shqiptare” ku 12 referuesit theksuan se autoqefalia e kishës u arrit në saje të qëndresës të patriotëve shqiptarë ndaj Patriarkanës Ekumenike. Simpoziumin e hapi drejtori i Instirutit të Historisë Kristaq Prifti, i cili lexoi mesazhin e presidentit të Republikës zotit Sali Berisha, drejtuar besimtarëve shqiptarë. Në vijim folën Kaliopi Naska, Stefanaq Pollo, Koço Bihiku, Valentina Duka, Muin Çami, Aurela Anastasi, Fatmira Rama, Viron Koka, Petrit Bidoshi, Dhimitër Dishnica dhe Alqi Jani.(24)

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.18.01 PM.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  24.5 KB
Në dhjetor 1994 atë Artur Liolini erdhi përsëri në Shqipëri. Në krye të një përfaqësie të diasporës atë Arturi zhvilloi bisedime me kreun e Kishës Ortodokse në Katedralen e “Ungjillëzimit” në Tiranë. Kryeepiskopi Anastas ua bëri të qartë se përveç se ishte me kombësi greke nuk ekzistonte asnjë argument tjetër që mund ta bënte atë të padenjë për postin që kishte. Kryeepiskopi iu drejtua atë Arturit: -Pra ju nuk më doni vetëm se jam grek. Atëherë unë po jap dorëheqjen. Urdhëro e merre ti që je shqiptar drejtimin e kishës. E përgjigja e Liolinit ishte: -Jo, unë do të kthehem pranë familjes sime në Boston. Kështu përfunduan bisedimet midis dy përfaqësive në Tiranë. Por Liolini nuk u mjaftua vetëm me kaq. Thirri në Hotel “Dajti” teologun 80-vjeçar Dhimitër Beduli e i tha: -Përse nuk e ndan gruan dhe të marrësh drejtimin e kishës? Por përgjigja e Bedulit ishte: -Përse nuk e bëni ju këtë gjë, meqë jeni edhe më i ri, njëkohësisht edhe klerik. Në ikje e sipër delegacioni i diasporës dhuroi për rimëkëmbjen e K.O.A.Sh-it një sasi dollarësh.(25)
22) – Teodor Papapavli, E vërteta rreth fronizimit të Kryepiskopit Anastas, Rilindja Demokratike, 16 shtator 1992, faqe 4.
23) – Rezarta Delisula, Deputetët e PD dhe 22 nga PS, kundra peshkopit, Gazeta Shqiptare, 27 dhjetor 2010, faqe 14-15.
24) – Akademia e Shkencave, 70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Tiranë 1993.
25) – Teodor Papapavli, Letër e hapur atë Artur Liolinit, Ngjallja, tetor 1994, faqe 5,6.

REFERENDUMI I DËSHTUAR
Besimtarët ortodoksë kanë ditur që ta mbrojnë kishën dhe Fortlumturinë e Tij, Kryeepiskopin Anastas në ditë të vështira. Në vjeshtën e vitit 1994 me Projekt-kushtetutën u përpoqën për largimin perfundimtar të Kryeepiskopit Anastas. Me anën e Nenit 7 pika 4, i cili ishte formuluar posaçërisht për largimin e Kryeepiskopit. Në të thuhej: “Kryetarët e komuniteteve fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm në Shqipëri në 20 vjetët e fundit”.(26)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.19.42 PM.png

Shikime: 425

Madhësia:  416.2 KB

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.19.35 PM.png

Shikime: 429

Madhësia:  396.5 KB
Më 14 tetor 1994 Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Ortodhokse Autoqefale të Shqipërisë u dërgoi autoriteteve më të larta, një Promemorie në të cilën ndër të tjerash thuhej: “Si organ kompetent i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që shprehim bindjet e shumicës dërrnuese të ortodoksëve të Shqipërisë, kemi vërrejtjet e mëposhtme:
1. Dispozita në fjalë bie në kundërshtim me titullin “Laiciteti i shtetit shqiptar”, ashtu edhe me paragrafin e parë e të dytë të tij, të cilat theksojnë:
a) Në Republikën e Shqipërisë feja është e ndarë nga shteti.
b) Shteti garanton lirinë e besimeve fetare. Dhe kjo, sepse kufizon lirinë e komuniteteve fetare në zgjedhjen e udhëheqjes së tyre objektive. Është një e drejtë themelore e lirisë së një komuniteti fetar që, në bazë të kritereve të tij dhe të interesit të tij shpirtëror, të zgjedhë udhëheqjen e çdoherëshme të tij, përderisa ajo varet, si rregull, përparimi, shpesh herë edhe mbijetesa e tij…(27)
Përfundimisht kjo projekt-kushtetutë u hodh poshtë me referendumin popullor të datës 6 nëntor 1994 ku vetë Presidenti i Republikës Z. Sali Berisha, i cili kishte udhëhequr fushatën deklaroi me turp: “u zbatua verdikti i popullit”. Qenë kryesisht besimtarët ortodoksë që votuan kundra referendumit, vetëm për të mbrojtur Kryeepiskopin Anastas. Mobilizimi ynë ato ditë ishte i jashtëzakonshëm, sepse kisha rrezikohej të mbeste pa Primat, puna ndërtimore do të mbetej e pa realizuar etj. Atë ditë kam qenë në zyrën e Kryeepiskopit, e cila ndodhej tek pallatet e diplomatëve. Tensioni ishte shumë i madh. Unë dhe papa Marko ndiqnim me ankth rezultatet e Referendumit.(28)
26) – Projekti i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1994, faqe 2.
27) – Promemorie, Ngjallja, tetor 1994, faqe 1.
28) – Andrea Llukani, Historia e Krishtërimit në Shqipëri, Shën Vlash 2002, faqe 95.

VAZHDIMI I DIALOGUT
Në korrik të vitit 1996 marrëdhëniet midis K.O.A.Sh-it dhe Patriarkanës Ekumenike mbetën të ngrira, për shkak se pa ndonjë marrëveshje dhe me miratimin e palës shqiptare u kryen në Kostandinopojë dorëzimet e Mitropolitëve, të cilët ishin zgjedhur që në vitin 1992. Ditën e premte më 26 korrik 1996 në Kishën e “Shën Parashqevisë” të Kalqedonisë, në Bosfor, u bë dorëzimi i Mitropolitit të Gjirokastrës Aleksandër Kalpaqidhi. Të shtunën më 27 korrik 1996 në kishën e “Shën Pandelejmonit”, në Bosfor, u bë dorëzimi i Mitropolitit të Beratit Ignat Triantit. Ndërsa ditën e diel më 28 korrik 1996 në Kishën Patriarkale të “Shën Gjergjit” u bë dorëzimi i Mitropolitit të Korçës Kristodhulos Mustakas. Të tre dorëzimet u bënë në prani të Patrikut Ekumenik Bartolomeut.

Kryeepiskopi Anastas ishte i ftuar në Kostandinopojë, ku do të dorëzoheshin mitropolitët, por ai nuk shkoi sepse K.O.A.Sh-i dhe autoritetet shqiptare e kundërshtuan në formë të prerë hyrjen e tyre në Shqipëri. Në lidhje me mosshkuarjen në dorëzimin e mitropolitëve në Fanar, Kryeepiskopi Anastas ka deklaruar: “Për mua do të ishte bekim nëse pranë do të kisha, për të marrë pjesë në veprën e mundimshme të ringritjes nga gërmadhat të Kishës së Shqipërisë, jo vetëm tre, por shumë më tepër Mitropolitë dhe klerikë të tjerë. Por, ngjarjet duhen kuptuar siç janë dhe të trajtohen seriozisht. Në Shqipëri tashmë janë forcuar frika dhe shqetësimet se grekët tentojnë të depërtojnë e të realizojnë planet e tyre etnike nëpërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sigurisht, këto pikpamje janë të padrejta e jashtë realitetit; megjithatë janë deklaruar qartë…
Është i njohur reagimi i prerë i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha pas zgjedhjes së Kryeepiskopit dhe Mitropolitëve. Gjatë takimit të tij me Delegacionin e Patriarkanës, kishte theksuar qartë se Qeveria Shqiptare nuk ka për të pranuar asnjë episkop tjetër grek. Është bërë kundërpropozimi që të kërkoheshin mitropolitë të ndonjë shtetësie tjetër. Nëse Patriarkana Ekumenike, pa u marrë vesh fare me autoritetet shqiptare, do të ndërmarrë realizimin e vendimit në fjalë, rezistenca do të jetë shumë më tepër negative. Shqipëria është një vend i pavarur, ka ligjet e saj dhe qeveri sovrane. Dëshirojmë të kujtojmë se edhe ne nuk do ta kishim pranuar zgjedhjen tonë dhe nuk do kishim dhënë Mesazhin e Madh më 12 korrik 1992, nëse nuk do të kishte ekzistuar më parë miratimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ne besojmë se veprimi më i përshtatshëm është vazhdimi i dialogut me autoritetet shqiptare dhe jo një befasim i ri…(29) Kryeepiskopi Anastas i kërkoi Patrikut Ekumenik që të vinte në Shqipëri një përfaqësi hierarkësh të Sinodit për ta diskutuar këtë problem kaq të mprehtë me autoritetet vendase dhe me popullin ortodoks. Lidhur me dorëzimin e tre mitropolitëve me kombësi greke, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare për problemet fetare Bardhyl Fico, më datën 2 gusht 1996, i dorëzoi Kryeepiskopit Anastas një shkresë ku thuhej:

“Hirësi,
Megjithë respektin për personin Tuaj, rrethanat na detyrojnë t’ju njoftojmë qëndrimin tonë për emërimin nga Patriarkana e Stambollit të tre mitropolitëve grekë në Shqipëri. Njoftimin e morëm nga shtypi. Na çuditi fakti se si Patriarkana, pa një bisedim paraprak me përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, merr vendim që i gjithë Sinodi në Shqipëri të përbëhet nga qytetarë grekë. Kjo jo vetëm që tejkalon çdo etikë të marrëdhënieve ndërmjet palëve, por njëkohësisht prek ndërgjegjen kombëtare të popullit tonë, përfshirë edhe ortodoksët shqiptarë. Ju lutem, Hirësi, t’i bëni prezent Patriarkanës qëndrimin tonë të prerë për të mos lejuar më asnjë klerik të huaj të drejtojë punët e fesë në Shqipëri. Ky qëndrim s’ka të bëjë aspak me miqësinë e popullit tonë me Kryeepiskopi, për t’u larguar nga streset, ditën e diel më 28 korrik 1996, kishte vendosur që të bënim një vizitë në qytetin me tradita të Korçës, ku entuziazmi i besimtarëve ishte i madh. Kryeepiskopi Anastas pati disa takime me klerikët e dioqezës, me të rinjtë dhe me intelektualët ortodoksë. Këta të fundit i kërkuan Kryeepiskopit që të kishin sa më parë një mitropolit për qytetin e tyre. Nga diskutimet e shumta intelektualët qenë të ndarë në dy grupime. Në njërin bënin pjesë ata që kërkonin të vinte Mitropoliti Kristodhulos Mustaka, i cili po fronëzohej atë ditë në Kishën Patriarkale të “Shën Gjergjit” në Fanar, ndërsa grupimin tjetër e përbënin patriotët shqiptarë, të cilët i kërkuan Kryeepiskopit një mitropolit shqiptar. Më datën 3 shtator 1996 u mblodh Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ku të gjithë përkrahën Kryeepiskopin Anastas në pikëpamjet që i kishte parashtruar Patriarkanës Ekumenike. Pas trazirave të vitit 1997 Mitropoliti i Korçës Kristodhuli në krye të një karvani me ndihma mundi të kalonte Kapshticën dhe të vendosej në Korçë. Ndërkohë qeveria shqiptare e shpalli si “Person të Padëshirueshëm” dhe u pengua qëndrimi i tij.
Më 8 tetor 1997 erdhi në Shqipëri një delegacion i Patriarkanës Ekumenike me qëllim që të bisedonte me Qeverinë Shqiptare për zgjidhjen përfundimtare të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në përbërje të delegacionit qenë, Mitropoliti i Pergjit, Evangjelos, Mitropoliti i Filadelfias, Melitoni dhe protoprezviteri Ilia Ketri, të cilët zhvilluan bisedime me Ministrin e Shtetit Z. Kastriot Islami. Ky i fundit ishte ngarkuar nga Qeveria Shqiptare për të zhvilluar negociatat me delegacionin e Patriarkanës Ekumenike për çështjen e Sinodit të Shenjtë. Në takim Z. Kastriot Islami deklaroi: Vendimi i njëzëshëm i Qeverisë Shqiptare dhe i Presidencës është që të mos pranohen në Shqipëri tre Mitropolitët grekë. Ndër të tjera ai sqaroi se ky qëndrim përputhet me traditën historike të Shtetit Shqiptar, ku ngulmohet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të drejtohet nga qytetarë shqiptarë, sipas statutit të kësaj kishe. Në takim u vendos që të vazhdohet dialogu midis Patriarkanës Ekumenike, Kishës Shqiptare dhe Qeverisë së Shqipërisë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.(31)
29) – Duhet vazhdimi i dialogut, Ngjallja, gusht 1996, faqe 1,2.
30) – Duhet vazhdimi i dialogut, Ngjallja, gusht 1996, faqe 1,2.
31) – Do të vazhdojë dialogu, Ngjallja, tetor 1997, faqe 1.

FORMIMI I SINODIT TË SHENJTË
Pas bisedimeve të gjata ndërmjet përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, të Kishës së Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare, u formua, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 18 korrik 1998, u bë në qytetin e Beratit fronëzimi i Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Ignatit, nga Fortlumturia e Tij Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi dhe nga përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike, Eminenca e Tij, Mitropoliti i Pergjit, Evangjelos dhe Eminenca e Tij, Mitropoliti i Filadelfias, Melitoni. Po atë mbasdite, Fortlumturia e Tij, Kryeepiskopi Anastas dhe Hirësia e Tij Mitropoliti i Beratit Ignati, duke përbërë bërthamën e parë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, së bashku me dy Mitropolitët e lartpërmendur, përfaqësues të Patriarkanës Ekumenike, të cilët në vitin 1992 morën pjesë në negociatat me autoritetet shqiptare, mbajtën në Tiranë Sinodin e Shenjtë. Gjatë kësaj mbledhje historike u shqyrtuan çështje të ngutshme të Kishës së Shqipërisë, u pranuan dorëheqjet e Mitropolitit të Gjirokastrës, Aleksandrit, dhe të Hirësisë së Tij ish-Mitropolitit të Korçës, Kristodhulit, (të cilët nuk u pranuan në mënyrë të prerë nga autoritetet shqiptare për shkak të kombësisë), dhe më pas u zgjodhën dy hierarkë shqiptarë. Mitropolit i Korçës u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi dhe Episkop i Apollonisë u zgjodh ikonom Kozma Qirjo. Të hënën, më 20 korrik 1998, në Kishën Katedrale “Ugjillëzimi i Hyjëlindëses” në Tiranë, nën drejtimin e Kryeepiskopit Anastas, me pjesëmarrjen e një numri të madh besimtarësh, u bë hirotonisja e Mitropolitit të Korçës dhe të enjten, më 23 korrik 1998, u bë hirotonisja e Episkopit të Apolonisë.
Pas zhvillimeve të mësipërme, Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, në vitin 1998 e përbënin: Fortlumturia e Tij Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, Kryetar; Hirësia e Tij Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Ignati, Hirësia e Tij Mitropoliti i Korçës, Joani, dhe Hirësia e Tij Episkop i Apollonisë, Kozmai, anëtar. Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë është protopresviteri Jani Trebicka.(32)
32) – U formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, gusht 1998, faqe 1,12.

SINODI I SHENJTË I K.O.A.SH-it PLOTËSOHET ME EPISKOPË TË RINJ
Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të datës 11 nëntor 2006, u vendos që të ngrihen në gradën episkopale tre arkimandritë të Kishës sonë: 1- Arkimandrit Dhimitër Sinaiti, u caktua Mitropolit i Gjirokastrës. Dorëzimi i tij u bë në datën 16 nëntor 2006 në Kishën-katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani, ndërsa ceremonia e Fronëzimit u krye më 26.11.2006, në kishën e Kryeengjëjve në Gjirokastër. 2- Arkimandrit Nikolla Hyka, i cili mori titullin Episkop i Apolonisë. Shërbesa e dorëzimit në gradën episkopale u krye më 19 nëntor 2006, në Kishën katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryeepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani dhe Hirësi Dhimitri. 3-Arkimandrit Andon Merdani, i cili mori titullin Episkop i Krujës. Hirësi Andoni u dorëzua episkop më 21 nëntor 2006 në Kishën katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani, Hirësi Dhimitri dhe Hirësi Nikolla. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në vitin 2006 përbëhej nga: †Kryepiskopi Anastas, Kryetar; Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, Episkopi i Apolonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni; Kryesekretar i Përgjithshëm është Protopresviter Jani Trebicka.(33)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.34.18 PM.jpg

Shikime: 429

Madhësia:  58.7 KB
Pas propozimit të Këshillit Kleriko-Laik, në mbledhjen e 19 janarit të vitit 2012, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi dy episkopë të rinj. Sinodi i Shenjtë vendosi me vota unanime për të zgjedhur si Episkop të Episkopatës të Amantias, arkimandritin Nathanail dhe si Episkop të Episkopatës të Bylisit, arkimandritin Asti. Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet nga tetë anëtarë. Episkopët e rinj do të mbulojnë sektorë të caktuar të jetës kishtare, Hirësi Nathanaili “Mbikqyrjen e pasurisë së Manastireve”, ndërsa Hirësi Asti “Diakoninë Apostolike”. Në datën 21 janar 2012 u celebrua shërbesa e dorëzimit në episkop e arkimandrit Nathanailit, ndërsa në datën 22 janar 2012, u krye shërbesa e dorëzimit në episkop e arkimandrit Astit. Hirotonitë u celebruan në kishën e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses”, në Tiranë. Dorëzimet u kryen nga Kryeepiskopi Anastas, me pjesëmarrjen e gjithë anëtarëve të Sinodit të Shenjtë.(34) Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë prej vitit 2012 përbëhet nga: †Kryepiskopi Anastas, Kryetar; Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, Episkopi i Apolonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni, Episkopi i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Asti. Kryesekretar i Përgjithshëm është Protopresviter Jani Trebicka.(35)
33) – Plotësohet Sinodi i Shenjtë, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 8.
34) – Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, janar 2012, faqe 12.
35) – Protoprezviter Jani Trebicka ka lindur në Korçë më 30 shtator 1952. Mbyllja e kishave e gjeti në moshën 15-vjeçare, por në rrethin e tij festat fetare vazhdonin të kremtoheshin rregullisht. I formuar me këtë traditë së bashku me shokë dhe miq ai shkonte për pelegrinazh në vende të shenjta si në Shën Konstandin e Bradvicë, Shën Marenë e Dishnicë, ku i luteshin Zotit. Duke punuar si fonditor ai derdhte kryqe dhe ua shpërndante të afërmve ose i linte nëpër kishat e shkatërruara që t’i merrnin besimtarët ortodoksë. Në kremtimin për herë të parë të Ujit të Bekuar më 6 janar 1991 në vendin ku më parë ndodhej Kisha e Shën Triadhës, Jani Trebicka ishte ndër organizatorët. Më pas u zgjodh llogaritar i kishës, por dëshira e tij ishte të bëhej prift. Me ardhjen në Shqipëri të Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskopit Anastas, si Eksark i Patriarkanës Ekumenike ishte dhjaku i parë që u hirotonis nga dora e tij më 28 korrik 1991 tek shkallët e Mitropolisë, ndërsa më 24 nëntor 1991 u dorëzua prift. Përkushtimi ndaj detyrës së shenjtë, aftësia e shpresëtaria e tij bënë që në shkurt të vitit 1993 ai të zgjidhet Epitrop i Përgjithshëm Arkiheratik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu me formimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, protopresviter Jani Trebicka u zgjodh Kryesekretar i Përgjithshëm.

ASAMBLEJA KLERIKO-LAIKE SHËN VLASH, 2006
Asambleja Kleriko-laike u mbajt më 3-4 nëntor të vitit 2006 në Shën Vlash të Durrësit. Asambleja mblidhet detyrimisht çdo dy vjet, por edhe në raste të jashtëzakonshme kur e lyp nevoja. Në të marrin pjesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, anëtarët e këshillit Kleriko-laik, dy përfaqësues nga çdo manastir i shenjtë dhe njëzet klerikë dhe njëzet e katër laikë, me përfaqësim të përshtatshëm, burra, gra dhe të rinj, nga Kryeepiskopata dhe Mitropolitë.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 8.35.55 PM.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  30.0 KB
Asambleja Kleriko-laike studion problemet kishtare dhe shoqërore aktuale dhe i propozon Sinodit të Shenjtë dhe Këshillit Kishtar Kleriko-laik masa për kryerjen e veprës kishtare dhe të dëshmisë ortodokse në ndërsa çështjet dogmatike dhe kanonike janë kompetencë e Sinodit të Shenjtë. Punimet e Asamblesë Kleriko-laike u drejtuan nga Kryeepiskopi Anastas dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë. Tema kryesore ishte prezantimi dhe pranimi i Projektstatutit. Ky Statut u pranua njëzëri nga Asambleja Kleriko- laike e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe u dekretua me 6 nëntor të vitit 2006 në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë.(36)
36) – U mblodh Asambleja Kleriko-laike e kishës, Ngjallja, Nëntor 2006, faqe 1, 12.

STATUTI I KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË, 2006
Neni 1
1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që ka si themelues dhe Krye të saj Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu Krisht, është institucion hyjnor si prania dhe shfaqja në vend e një Kishe të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike, e bashkuar në mënyrë të pandashme me Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha kishat simotra Autoqefale dhe ruan të patundshme burimet e besimit, d.m.th Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë si dhe kanonet e Shenjta apostolike e sinodike.
2. Titulli i saj zyrtar është “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”.
Neni 2
Anëtarë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë janë të gjithë të pagëzuarit në Kishën Orthodhokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim origjine.
Neni 3
1. Kanonet e Shenjta të Kishës Orthodhokse, të cilat përbëjnë themelin e përbashkët të organizimit dhe administrimit të të gjitha Kishave Orthodhokse të botës, rregullojnë sistemin e organizimit, administrimit dhe zhvillimit të jetës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
2. Në rast se lindin paqartësi në lidhje me interpretimin e saktë të neneve të këtij Statuti, kriter dhe tekst referimi përbëjnë Kanonet e Shenjta.
Neni 4
Rëndësi themelore për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kanë:
1. Përsa i përket aspektit kishtar: Tomosi patriarkal dhe Sinodik, me të cilin Patriarkana Ekumenike, sipas rendit kishtar, i dha asaj autoqefalinë (prill 1937) dhe në këtë mënyrë njohjen kanonike prej të gjitha Kishave Orthodhokse në mbarë botën si Kishë Autoqefale.
2. Përsa i përket aspektit shtetëror: neni 10, paragrafi 6 dhe neni 24 paragrafi 1, 2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e vitit 1998, me të cilin në bazë të nenit 10, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, si njera prej komuniteteve fetare tradicionale të vendit, njihet si person juridik dhe është e pavarur në administrimin e pasurisë së saj sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të veta. Me anë të nenit 24, paragrafi 1, 2 garantohet liria fetare dhe e drejta e shprehjes së besimit fetar individualisht ose në grup, në jetën private ose publike me anë të adhurimit, të arsimimit, të ruajtjes së zakoneve, dhe të manifestimeve publike.
Neni 5
Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë rregullohen sipas neneve 10 dhe 24 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe në bazë të marrëveshjes së parashikuar midis tyre.
Neni 6
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë si vazhduese kanonike e traditës shumëshekullore të Kishës Orthodhokse në territorin gjeografik të shtetit të sotëm shqiptar është e vetmja trashëgimtare e ligjshme e të gjithë titujve, pronave dhe pasurive, të të drejtave të famullive, manastireve dhe bashkësive brenda Shqipërisë.
Neni 7
1. Gjuha zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është shqipja. Orthodhoksët e gjuhëve të tjera mund të përdorin në adhurimin hyjnor gjuhën e tyre tradicionale adhuruese, me kusht që tekstet në përdorim të kenë miratimin e Sinodit të Shenjtë, si edhe për tekstet e shërbesave fetare në shqip.
2. Në korrespodencën me Kisha të tjera Autoqefale apo me subjekte të huaja në përgjithësi, përdoren edhe gjuhë të tjera.

ORGANIZIMI
Neni 8
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e organizuar
si më poshtë:
1) Kryepiskopata e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, që përfshin Zëvendësitë Kryepiskopale Lokale të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut
2) Mitropolia e Beratit që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale të Beratit, Vlorës, Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.
3) Mitropolia e Gjirokastrës që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale të Gjirokastrës; Pogonit, Përmetit, Sarandës, Delvinës dhe Himarës.
4) Mitropolia e Korçës që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale të Korçës, Prespës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës.
Neni 9
Kur për arsye baritore (pimantike) gjykohet e nevojshme, Sinodi i Shenjtë mund të formojë mitropoli apo episkopata, duke ndjekur procedurën e parashikuar prej rregullit Kanonik dhe Traditës së Kishës.
Neni 10
Asnjë klerik orthodhoks nuk mund të ushtrojë detyrën e tij priftërore në Shqipëri, në qoftë se nuk është i lidhur kanonikisht me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe pa pasur paraprakisht një lejë të veçantë prej autoritetit kishtar kompetent.

SINODI I SHENJTË
Neni 11
1. Sinodi i Shenjtë është Autoriteti më i Lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sipas Tomosit Patriarkal dhe Sinodik të dhënies së Autoqefalisë prej Patriarkanës Ekumenike. Ai përbëhet nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë si Kryetar i përhershëm dhe nga Mitropolitët e Episkopët akvivë.
2. Sinodi i Shenjtë e ka qendrën në kryeqytetin e vendit dhe titulli i tij zyrtar është: “Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Neni 12
Kompetencat e Sinodit të Shenjtë janë:
a) Ruan besimin, adhurimin, disiplinën kishtare dhe administrimin (drejtimin) e Kishës sipas dogmave dhe Kanoneve të Shenjta.
b) Zgjedh Kryepiskopin, Mitropolitët dhe Episkopët dhe lëshon Qarkoret përkatëse për njohjen e tyre.
c) Emëron mëkëmbësit e Mitropolive të Shenjta vakante.
d) Ushtron kontroll kanonik mbi aktet dhe veprimet e Mitropolitëve dhe Episkopëve, si dhe mbi të gjitha organet e Kishës.
e) Kujdeset për marrjen e Miros së Shenjtë prej Kishës së Madhe të Krishtit.
f) Kujdeset për formimin e duhur të Klerikëve dhe Murgjve dhe për zbatimin me korrektësi të detyrave të tyre.
g) Kujdeset për formimin fetar të popullit ortodoks nëpërmjet predikimeve, bisedave, katekizmit, vizitave baritore, botimit të literaturës fetare, medias etj.
h) Miraton literaturën me përmbajtje fetare, e cila mund të qarkullojë brenda famullive, manastireve apo institucioneve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. i) Vendos për dorëheqjen e anëtarëve të tij.
j) Gjykon Kryetarin e Sinodit dhe anëtarët e tij për shkelje dogmatike dhe kanonike, në përputhje me kanonet e Shenjta. Gjykon çështjet që kanë të bëjnë me zhveshjet e klerikëve.
k) Interpreton në mënyrë autentike, për të gjitha organet kishtare, dispozitat e Statutit dhe të Rregullores së Përgjithshme të Administrimit.
l) Thërret Asamble dhe Mbledhje Kishtare kur e lypin nevojat e Kishës.
m) Ngre Komisione Sinodike për qëllime studimore e konsultative në lidhje me problem të posaçme.
n) Mbikqyr administrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të Kryepiskopatës, të Mitropolive, të Famullive dhe Manastireve.
o) Themelon fondacione dhe shoqata në shërbim të veprës shpirtërore, shoqërore, arsimore e kulturore të Kishës.
p) Vendos për çështje të çdo natyre, të cilat nuk rregullohen nëpërmjet këtij Statuti apo të Rregullores.
Neni 13
1. Sinodi i Shenjtë mblidhet nën kryesinë e Kryepiskopit rregullisht çdo tre muaj dhe në raste të jashtëzakonshme kur e lyp nevoja.
2. Kompetent për mbledhjen e Sinodit të Shenjtë dhe për caktimin e rendit të ditës është sipas kanoneve të Shenjta vetëm Kryetari i Sinodit të Shenjtë. Gjithashtu Sinodi i Shenjtë mblidhet nga Kryetari i tij nëse kjo gjë kërkohet me shkrim të paktën prej gjysmës së numrit të anëtarëve të tij.
3. Në mungesë të Kryetarit të Sinodit të Shenjtë kryeson mbledhjen Mitropoliti më i vjetër sipas kohës së dorëzimit, duke pasur urdhrin kanonik me shkrim ose lejen e Kryepiskopit.
4. Pjesëmarrja e kryepriftërinjve në mbledhjet e zakonshme ose të jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë është e detyrueshme. Ata që mungojnë pa ndonjë arsye serioze në këto mbledhje iu nënshtrohen sanksioneve të parashikuara prej Kanoneve të Shenjta.
Neni 14
Sinodi i Shenjtë ka Kryesekretar klerik dhe Sekretar klerik të propozuar nga Kryepiskopi dhe të emëruar nga Sinodi i Shenjtë.
Neni 15
Sinodi i Shenjtë konsiderohet i mbledhur rregullisht kur marrin pjesë Kryetari i tij dhe të paktën gjysma e numrit të të gjithë anëtarëve të tij. Merr vendime të vlefshme me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm dhe në rast barazie votash mbizotëron vota e Kryetarit.
Neni 16
Në intervalin kohor midis seancave të Sinodit të Shenjtë, për çështje urgjente ose të zakonshme, është Kryepiskopi ai që vepron dhe informon Sinodin e Shenjtë në mbledhjen e parë të tij ku dhe miraton edhe veprimet e Kryepiskopit gjatë këtij intervali.

KRYEPRIFTËRINJTË
Neni 17
1. Zgjedhja e Kryepriftërinjve bëhet nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë sipas Kanoneve të Shenjta.
2. Këshilli Kleriko-laik propozon kandidatët për dorëzim në gradën episkopale. Në fund Sinodi i Shenjtë zgjedh njërin prej tyre.
3. Kandidatët për dorëzim në gradën episkopale, përveç cilësive që kërkojnë Kanonet e Kishës, duhet të jenë diplomuar në Akademinë Teologjike “Ngjallja” ose në një fakultet teologjik ortodoks të nivelit universitar dhe të kenë punuar dhe qëndruar të paktën për një periudhë trevjeçare në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
4. Kryepriftërinjtë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kanë shtetësi shqiptare. Në raste të veçanta mund të bëhet përjashtim me vendim të Këshillit Kishtar Kleriko-laik dhe të Sinodit të Shenjtë.
5. Për hirotonisjen e Kryepriftërinjve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kërkohet të jenë të pranishëm të paktën tre Kryepriftërinj. Në rast se numri i Episkopëve është më i vogël se tre, atëherë mund të kërkohet ndihma e Patriarkanës Ekumenike, e cila ka dhënë edhe autoqefalinë.
Neni 18
Sipas Nevojave të Kishës është e mundur të zgjidhen nga Sinodi i Shenjtë Episkopë titullarë aktivë me detyra të caktuara. Këta quhen kryepriftërinj në shërbim aktiv dhe marrin pjesë në Sinodin e Shenjtë.
Neni 19
Gjatë marrjes së detyrës Kryepriftërinjtë japin këtë premtim përpara Sinodit: “Premtoj përpara Perëndisë Triadik se do të ruaj besimin, ndaj dogmave kishtare dhe kanoneve të Kishës Ortodokse dhe do të ruaj lidhjet me Patriarkanat Ortodokse dhe Kishat Autoqefale në mbarë botën”.

KRYEPISKOPI
Neni 20
Kryepiskpopi është Kryetari i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kreu i të krishterëve ortodoksë në Shqipëri, përfaqësuesi i tyre përpara autoriteteve shtetërore dhe organizmave ndërkombëtarë dhe përpara çdo lloj autoriteti dhe pushteti.
Neni 21
Titulli i Tij është: “Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë”. Kurse fama e tij në shërbesat kishtare thirret sipas traditës liturgjike të Kishës vendore. Kryepiskopi ka të gjitha detyrimet dhe të drejtat e parashikuara nga Kanonet e Shenjta dhe nga ky statut.
Neni 22
Kryepiskopi ka këto drejta:

a) Ia bën të ditur Kishës së madhe dhe të gjitha Kishave Ortodokse Autoqefale motra në të gjithë botën, sipas rregullit të Kishës Ortodokse, zgjedhjen dhe ngritjen e tij në fronin Kryeepiskopal, nëpërmjet letrave fronëzuese. Bën pohimin e ligjshëm dhe siguron se do të ruajë në mënyrë të palëkundur besimin ortodoks dhe çdo gjë që urdhërojnë Kanonet e Shenjta, Tradita e Shenjtë dhe rregulli i Kishës së Shenjtë Ortodokse. Përkujton sipas rregullit në Diptikët emrin e Patrikut Ekumenik, të Patrikëve të tjerë dhe të kryetarëve të Kishave Ortodokse Autoqefale.
b) Thërret Sinodin e Shenjtë dhe të gjitha strukturat apo organet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kryeson mbledhjet e tyre.
c) Përfaqëson Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë para autoriteteve shstetërore dhe kudo që e lyp nevoja, personalisht ose me anë të përfaqësuesve.
d) Përfaqëson Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në çdo marrëveshje shitblerjeje të pasurisë së paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë vendit, personalisht ose me përfaqësues të prokuruar prej Tij.
e) Ruan kungimin dhe komunikimin kishtar me kishat e tjera ortodokse.
f) Nxjerr qarkore për të gjitha famullitë ortodokse të Shqipërisë, viziton, kur e shikon të arsyeshme, Hierarkët e Kishës.
g) Dorëzon mitropolitët dhe Episkopët sipas Kanoneve të Shenjta së bashku me Hierarkë të tjerë, anëtarë të Sinodit të Shenjtë.
h) Pranon ankesat e justifikuara kundër Kryepriftërinjve dhe i propozon Sinodit të Shenjtë kryerjen e hetimeve, duke caktuar për këtë qëllim një anëtar të tij.
i) Viziton të paktën një herë në dy vjet enoritë e Kryeepiskopatës dhe i parashtron Sinodit të Shenjtë çdo vit një raport në lidhje me to.
j) Kur bëhet fjalë për çështje apo paqartësi të një natyre të përgjithshme kishtare që i kapërcen kufinjtë e jujridiksionit përkatës të Kishave Autoqefale, Kryeepiskopi i drejtohet sipas rregullit kanonik Fronit Ekumenik, nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo episkopatë ortodokse që përcakton drejt fjalën e së vërtetës dhe kështu u kërkon kishave motra mendimin dhe pikëpamjet e tyre të vlefshme.
k) Ndërmerr iniciativa në shkallë të gjerë kur vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësive natyrore apo për shkaqe të tjera, duke bashkëpunuar me autoritetet shtetërore, me kryesitë e bashkësive të tjera fetare dhe organizmat ndërkombëtarë për lehtësimin e të prekurve dhe zhdukjen e pasojave.
l) Ushtron edhe çdo të drejtë tjetër që i jepet nga Kanonet e Shenjta.
Neni 23
Kryepiskopi mund të ketë dy deri në tre Episkopë ndihmës, të cilët kryejnë detyra të posaçme të ngarkuara prej tij
dhe kanë të gjitha privilegjet e Kryepriftërinjve aktivë.

MITROPOLITI
Neni 24
Të drejtat dhe detyrat e Mitropolit janë si më poshtë:
a) Merr pjesë në Sinodin e Shenjtë. Drejton dhe bariton Mitropolinë brenda kufijve të caktuar të dioqezës së tij.
b) Është anëtar i Sinodit të Shenjtë dhe përfaqëson Mitropolinë e tij para autoriteteve shtetërore lokale dhe kudo që është e nevojshme, personalisht ose me anë të përfaqësuesve të tij.
c) Dorëzon klerikët e dioqezës së tij.
d) U jep klerikëve të Mitropolisë së tij dënimet e parashikuara nga Kanonet e Shenjta. Për shkelje të rënda, të cilat përbëjnë skandal, i çon në Gjykatat Kishtare kompetente.
e) Viziton, të paktën, një herë në dy vjet famullitë e Mitropolisë së tij, për të kontrolluar ecurinë e punëve kishtare, jep udhëzimet përkatëse dhe i parashtron Sinodit të Shenjtë raportin vjetor përkatës.
Neni 25
Mitropoliti kujton gjatë celebrimit të Liturgjisë Hyjnore “Për Kryeepiskopin tonë….”. Gjithashtu gëzon çdo të drejtë që i jepet nga Kanonet e Shenjta.
Neni 26
1. Çdo Kryeprift duhet të qëndrojë vazhdimisht brenda kufijve të Mitropolisë së tij, me përjashtim të rasteve kur merr pjesë në mbledhjet e Sinodit të Shenjtë apo në mbledhje të tjera zyrtare, ose kur është me leje të zakonshme. Për çdo rast tjetër kërkohet miratimi i Kryetarit të Sinodit të Shenjtë.
2. Për çështje me karakter zyrtar Kryeprifti komunikon me autoritetet kishtare të Kishave të tjera Ortodokse Autoqefale nëpërmjet Sinodit të Shenjtë.

ASAMBLEJA KLERIKO-LAIKE
Neni 27
1. Për trajtimin e problemeve të përgjithshme, të cilat shqetësojnë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Asambleja Kleriko-laike mblidhet detyrimisht çdo dy vjet, por edhe në raste të jashtëzakonshme kur e lyp nevoja.
2. Asambleja Kleriko-laike studion problemet kishtare dhe shoqërore aktuale dhe i propozon Sinodit të Shenjtë dhe këshillit Kishtar Kleriko-laik masa për kryerjen e veprës kishtare dhe të “dëshmisë” orthodhokse në përgjithësi në botën e sotme. Çështjet dogmatike dhe kanonike janë kompetencë ekskluzive e Sinodit të Shenjtë.
Neni 28
1. Në të marrin pjesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, anëtarët e këshillit Kleriko-laik, dy përfaqësues nga çdo manastir i shenjtë dhe njëzet klerikë dhe njëzet e katër laikë, me përfaqësim të përshtatshëm, burra, gra dhe të rinj, nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Sipas kushteve konkrete ky numër mund të shtohet me 1/3 me vendim të Sinodit të Shenjtë.
2. Për Asamblenë e caktuar klerikët zgjidhen prej plenumit të klerikëve të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive, ndërsa laikët zgjidhen prej anëtarëve të këshillave të Famullive dhe prej bordeve të Fondacioneve të Kishës të miratuara nga Sinodi i Shenjtë. Për të arritur një përfaqësim sa më të mirë të të gjitha dioqezave, Sinodi i Shenjtë lëshon në çdo rast qarkoren përkatëse.

KËSHILLI KISHTAR KLERIKO-LAIK
Neni 29
1. Për administrimin e pasurisë kishtare dhe kontrollin e pasurive të kishave të komuniteteve orthodhokse si dhe të manastireve, Sinodi i Shenjtë krijon në selinë qendrore të Kishës së Shqipërisë “Këshillin Kishtar Kleriko-laik”, të përbërë nga të gjithë anëtarët e Sinodit dhe nga dymbëdhjetë klerikë e laikë.
2. Këshilli Kishtar Kleriko-laik merr pjesë edhe në veprimtaritë kishtare të parashikuara në nenet 17, 27, 70 të këtij Statuti.
3. Katër anëtarët klerikë dhe katër laikë të Këshillit Kishtar Kleriko-laik zgjidhen çdo katër vjet prej anëtarëve të këshillave të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive. Katër të tjerët zgjidhen nga Sinodi i Shenjtë.
4. Një Komision Ekzekutiv prej pesë anëtarësh, i zgjedhur nga këshilli Kishtar Kleriko-laik, zbaton vendimet e tij. Të dyja këto struktura kryesohen nga Kryepiskopi.
Neni 30
Përveç Këshillit Kishtar Kleriko-laik funksionon Komisioni i Kontrollit, i cili kontrollon administrimin financiar të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive dhe raporton në lidhje me këto në Sinodin e Shenjtë.
Neni 31
1. Këshilli Kishtar Kleriko-laik shqyrton buxhetin e shpenzimeve të vitit të kaluar dhe buxhetin preventive të ardhshëm, që miratohen përfundimisht nga Sinodi i Shenjtë.
2. Harton Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila miratohet përfundimisht nga Sinodi i Shenjtë.
Neni 32
1. Këshilli Kishtar kleriko-laik mblidhet rregullisht dy herë në vit dhe Komisioni Ekzekutiv në çdo tre muaj. Të dy organizmat mblidhen dhe në raste të jashtëzakonshme sa herë që ë htë nevoja me ftesë të Kryepiskopit.
2. Detyrën e Sekretarit të Këshillit Kishtar Kleriko-laik e kryen Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë.

KËSHILLI KRYEPISKOPAL DHE MITROPOLITAN
Neni 33
1. Pranë Kryepiskopatës dhe çdo Mitropolie krijohet një Këshill Kishtar i Kryepiskopatës ose i Mitropolisë në mbështetje të veprës së hierarkut përkatës.
2. Këshilli Kishtar përbëhet nga Kryepiskopi ose Mitropoliti si Kryetar, nga pesë klerikë dhe pesë laikë me përfaqësim të përshtatshëm, burra, gra dhe të rinj. Anëtarët
zgjidhen çdo katër vjet sipas Rregullores së Përgjithshme të Administrimit.
3. Këshilli Kishtar i Kryepiskopatës ose Mitropolive mblidhet me ftesë të Kryetarit rregullisht tri herë në vit dhe në raste të jashtë zakonshme sa herë që e lyp nevoja. Shqyrton kushtet e krijuara, të cilat ndikojnë në ecurinë e Kryepiskopatës apo të Mitropolive dhe kërkon mënyra më efikase për kryerjen e veprës shpirtërore, baritore dhe shoqërore të Kishës.

ZËVENDËSIA LOKALE
Neni 34
Zëvendësia Lokale është një njësi kishtare administrative, e cila përfshin një numër të caktuar famullish të një zone të caktuar të Kryepiskopatës apo të Mitropolive.
Neni 35
Kryepiskopi dhe Mitropolitët emërojnë si përfaqësues të tyre një klerik si Epitrop Arkihieratik për çdo Zëvendë si Lokale, i cili koordinon punën kishtare në këtë zëvendë si në emër dhe me udhëzimet e drejtpërdrejta të Hierarkut përkatës.
Neni 36
Epitropi Arkihieratik kryeson Kë shillin Kishtar të Zë vendë sisë Lokale, i cili përbëhet nga tre klerikë të tjerë dhe tre laikë. Kë ta zgjidhen për një periudhë katërvjeçare nga Këshillat Famullitare dhe emërohen prej Hierarkut përkatës. Epitropi Arkihieratik kujdeset për zbatimin e porosive, vendimeve dhe udhëzimeve të autoriteteve kishtare më të larta në të gjitha famullitë e zëvendësitë.

MANASTIRET
Neni 37
1. Manastiri i Shenjtë është qendër asketizmi, jete adhuruese dhe rrezatimi shpirtëror sipas traditive murgërore të Kishës Orthodhokse.
2. Çdo manastir drejtohet prej Vëllazërisë që jeton në të, nën kryesinë e Igumenit dhe të anëtarëve të Këshillit Igumenik.
3. Manastiret e Shenjta në Kishën e Shqipërisë zbatojnë Kanonet e Shenjta dhe traditat murgërore ortodokse dhe janë nën juridiksionin e Sinodit të Shenjtë, deri në një vendim të ri Sinodik në lidhje me këtë çështje.

FAMULLIA DHE FAMULLITARËT
Neni 38
Famullia është bashkësia adhuruese eukaristike e besimtarëve, klerikë dhe laikë, të cilët banojnë në një territor të caktuar, qytet ose fshat dhe ka si qendër Kishën e shenjtë.
Neni 39
1. Famullitarët përzgjidhen, dorëzohen dhe emërohen prej Hierarkut përkatës.
2. Çdo famulli ka një ose më shumë famullitarë, sipas numrit të besimtarëve, kishave dhe parakliseve të famullisë dhe sipas të ardhurave të saj.
Neni 40
Famullitari është Kryetar i Këshillit Famullitar dhe përgjigjet për zbatimin e dispozitave të këtij Statuti. Atje ku shërbejnë më shumë priftërinj, kryetarin e cakton Hierarku përkatës.
Neni 41
Priftërinjtë zbatojnë detyrat e tyre, gëzojnë të drejtat e parashikuara prej Kanoneve të Shenjta dhe Traditës së Kishës, me bindje ndaj Kryepriftit përkatës.
1.Famullia administrohet nga Këshilli Famullitar, i cili përbëhet nga:
a) Prifti Famullitari si kryetar,
b) klerikë të tjerë,
c) katër deri në dhjetë anëtarë laikë (burra, gra dhe të rinj) sipas madhësisë së famullisë, të cilët emërohen në çdo katër vjet pas propozimit të një numri të dyfishtë kandidatë sh nga kryetari i enorisë .
2. Çdo anëtar i Këshillit Famullitar duhet:
a) Të jetë anëtar aktiv i Kishës Orthodhokse (d.m.th. të jetë i pagëzuar, të shkojë në kishë dhe të marrë pjesë në Misteret e Shenjta të Kishës).
b) Të mos ketë lidhje farefisnore ose krushqie me Famullitarin apo me ndonjë anëtar tjetër të Këshillit Famullitar.
c) Të mos ketë pushtet politik ekzekutiv.
3. Një këshilltar Kishtar, i cili mungon në mënyrë të pajustifikueshme në tri mbledhje të një pasnjëshme të Këshillit Famullitar, zëvendësohet me një anëtar tjetër me propozim të Famullitarit-Kryetar.
4. Këshilli Kishtar pezullohet:
a) Kur vërtetohet se nuk zbaton vendimet dhe urdhrat e autoritetit epror.
b) Kur nuk pranon kontroll financiar nga shërbimi ekonomik kompetent i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë .
c) Kur vepron si i pavarur dhe kryen vepra pa pasur më parë miratimin e autoritetit të tij epror.
d) Kur përdor ambientet e Kishës për që llime të huaja për të, ose kur ia dorëzon arkën e Kishës një autoriteti jokishtar.
5. Këshillatri Kishtar, i cili është pezulluar me vendim të Hierarkut përkatës, zëvendësohet nga një anëtar tjetër plotësues.
6. Askush nuk njihet si anëtar i Këshillit Famullitar në qoftë se nuk ka shkresë emërimi me nënshkrimin e Hierarkut përkatës dhe vulën e Kryepiskopatës apo të Mitropolisë.
7. Çdo përzierje nga ana e anëtarëve të pushtetit shtetëror në këshillat Famullitare bie në kundërshtim me Kushtetutën e Shtetit dhe, për pasojë, këshilltarë të caktuar nga cilido autoritet shtetëror nuk njihen prej Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
8. Detyra e Këshilltarit Kishtar është pa pagesë dhe e papajtueshme me veprën e nëpunësit me pagesë të Kishës.
9. Kohëzgjatja e shërbimit të Këshilltarëve Kishtarë është katërvjeçare, duke filluar prej një shtatorit të vitit të emërimit të tyre deri më 31 gusht të vitit të katërt të emërimit të tyre.
Neni 43
Të drejtën e zgjedhjes dhe të votës në të gjitha Këshillat Kishtare e kanë të gjithë orthodhoksët, burra dhe gra mbi 18 vjeç, banorë të Republikës së Shqipërisë. Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillave Kishtarë të qyteteve dhe fshatrave, si dhe kompetencat dhe detyrat e tyre caktohen në Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit.

PËRGATITJA E KLERIT, SIGURIMI, LEJET
Neni 44
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë disponon Shkolla të mesme dhe të larta kishtare për përgatitjen e kuadrove të saj.
Neni 45
Klerikë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dorrëzohen burra të panjollë, të cilët përmbushin kushtet e parashikuara prej Kanoneve të Shenjta, kanë të paktën arsimin e mesëm dhe kanë diplomë të Akademisë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja” ose të ndonjë Fakulteti tjetër Teologjik që të jenë të paktën i këtij niveli. Vetëm Sinodi i Shenjtë mund të bëjë përjashtime për plotësimin e nevojave të jashtëzakonshme.
Neni 46
Të gjithë klerikët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nëpunësit e saj sigurohen sipas ligjeve të Shtetit shqiptar.
Neni 47
Një klerik ose një murg i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për të dalë jashtë kufinjve të Shqipërisë duhet të ketë leje me shkrim prej eprorit të tij kishtar.

MBLEDHJET HIERATIKE
Neni 48
1. Të gjithë klerikët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mblidhen rregullisht një herë në dy vjet, ose në raste të jashtëzakonshme kur e lyp nevoja në Mbledhjen e Përgjithshme Hieratike. Qëllimi i saj është trajtimi i problemeve aktuale, ripërtëritja e jetës shpirtërore të klerikëve dhe inkurajimi për kryerjen sa më mirë të misionit të tyre.
2. Mbledhjet hieratike në Kryepiskopatë dhe në çdo Mitropoli bë hen çdo tre muaj ose sa herë që e gjykon kë të Hierarku përkatës.
3. Prania e klerikëve në Mbledhjet Hieratike është e detyrueshme, ndërsa në rast mungese pa arsye vendosen sanksionet e caktuara.

VEPRA BARITORE DHE SHOQËRORE
Neni 49
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë tregon kujdes të veçantë për edukimin e krishterë të Rinisë Orthodhokse si dhe për katekizmin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Për këtë qëllim krijohet në Kryepiskopatë dhe nëpër Mitropoli një strukturë e veçantë katekistësh e përbërë nga të rinj me përgatitje të posaçme, të diplomuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse Ngjallja ose dhe nga të rinj që kanë formimin e duhur. Në të gjitha nivelet e jetës kishtare të Famullive, Kryepiskopatës apo Mitropolive duhet të synohet pjesëmarrja aktive dhe e përgjithshme e rinisë .
Neni 50
Nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë botohen gazeta, revista, libra dhe broshura për plotësimin e nevojave liturgjike, baritore, shpirtërore e formuese të grigjës Orthodhokse si edhe për nevoja të tjera. Nuk lejohet të qarkullojë literaturë në ambientet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pa miratimin e autoritetit kishtar kompetent.
Neni 51
Njëkohësisht me veprën e saj shenjtëruese, predikuese, katekiste e shpirtërore, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë interesohet për përparimin në përgjithë si të shoqërisë shqiptare dhe zhvillon programme të posaçme në sektorët e shëndetësisë, të arsimit, të kujdesit shoqëror, të zhvillimit bujqësor, të kulturës, të ekologjisë etj.
Neni 52
Për një funksionim sa më të mirë të veprimtarive shoqërore, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka krijuar dy fondacione: Fondacioni “Klinikat Orthodhokse Ungjillëzimi” dhe Fondacioni “Fryma e Dashurisë”, të cilat administrohen sipas Statuteve të miratuara nga Shteti.
Neni 53
Për plotësimin e nevojave të ndryshme, Sinodi i Shenjtë mund të krijojë edhe Fondacione apo Shoqata të tjera, me Statutin ose Rregulloren e Brendshme përkatëse.
Neni 54
1. Në Kryepiskopatë dhe në Mitropolitë mund të krijohen, me iniciativën e drejtuesve lokalë dhe me miratimin e Sinodit të Shenjtë Lidhje: e Grave Orthodhokse, e Rinisë Orthodhokse, e Intelektualëve Orthodhoksë etj., në ndihmë të veprës shpirtërore, katekiste, hierapostolike dhe shoqërore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
2. Lidhje, Shoqata dhe organizata të tjera të themeluara pa miratimin e Sinodit të Shenjtë nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë me aktivitetin dhe funksionimin e tyre Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe as të marrin pjesë në mbledhjet e organeve të saj.

PASURITË KISHTARE
Neni 55
Të gjitha pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme që u përkasin Kryepiskopatës, Mitropolive, Famullive dhe manastireve, përbëjnë Pasurinë Kishtare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kanë si qëllim të tyre mbështetjen e veprës shpirtërore, arsimore dhe shoqërore të saj.
Neni 56
1. Çdo gjë është në zotërimin e kishave të shenjta të qyteteve dhe të fshatrave ose që përftohet prej tyre përbëjnë pasurinë e tyre vetjake. Administrimi dhe përdorimi i saj bëhet në bazë të urdhëresave të rregullores të Përgjithshme. Për blerje-shitjen e detyruar ose dhënien e ambienteve të përdorura për adhurimin hyjnor kërkohet miratimi paraprak i Sinodit të Shenjtë.
2. Shitblerjet e pasurisë së patundshme të manastireve të Shenjta miratohen nga Sinodi i Shenjtë. Sinodi i Shenjtë përpara se të marrë vendimin përkatës kërkon raportin e Mitropolitit përkatës dhe mendimin e miratimin e këshillit Mitropolitan të zonës në të cilën bën pjesë gjeografikisht Manastiri i Shenjtë.
Neni 57
Pasuria e tundshme përfshin edhe objektet e destinuara për adhurimin hyjnor. Këto nuk mund të shiten, pasi janë sende të shenjta, jashtë qarkullimit civil. Kur paraqitet nevoja për t’i hequr, dorëzohen në vendin e të shenjtave të Kryepiskopatës ose të Mitropolisë.
Neni 58
Në rast largimi të një pjese ose të gjithë popullsisë orthodhokse të një fshati, të një qyteti apo të një zone, kishat, manastiret dhe pasuria e tyre mbeten pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Neni 59
Për një administrim sa më efikas të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Sinodi i Shenjtë mund të krijojë shoqëri të posaçme me përgjegjësi të kufizuar.

MBI TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET
Neni 60
1. Për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të veprës baritore, arsimore dhe sociale të saj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë pranon dhurata, trashëgimi dhe kontribute të çdo lloj natyre nga persona fizikë dhe juridikë nga vendi ose jashtë tij.
2. Shpenzimet për mbajtjen e institucioneve të kultit përballohen nga kontributet vullnetare të besimtarëve dhe nga të ardhurat e vetë kishës ose manastirit.

TË ARDHURAT E KISHAVE DHE ADMINISTRIMI I TYRE
Neni 61
Të ardhurat e kishave vijnë nga:
a) Ofertat vullnetare të besimtarëve për kryerjen e shërbesave të shenjta në kishë ose në parakliset e famullisë.
b) Shitja e qirinjve, të cilët blihen në punishten qendrore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
c) Dhurata, trashëgimi etj. Për çdo kontribut apo dhuratë jepet nga Arka e kishës një dëftesë me dublikatë.
d) Të ardhurat e pronës së luajtëshme dhe të paluajtëshme të Kishës, si llogari bankare, letra me vlerë, qira kullotash, shtëpish etj.

DISPONIMI I TË ARDHURAVE
Neni 62
1. Të ardhurat e të gjitha kishave, pas regjistrimit të tyre etj., disponohen si më poshtë: 40% e tyre depozitohen në Arkën Qendrore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për pagesën e klerikëve dhe 10% për Kryepiskopatën ose Mitropolitë. Pjesa tjetër prej 50% disponohet nga Këshilli i Famullisë: Për pagesën e nëpunësve të kishës, për kryerje veprash Brenda dhe përreth Kishës, për bursimin e të rinjve të famullisë, për ndihmën e të varfërve dhe të atyre që gjenden në nevojë dhe për vepra bamirëse. Këto buxhete miratohen prej Kryepriftit përkatës.
2. Teprica e mundshme e Arkës depozitohet në emër të Kishës në llogari bankare të posaçme, llogari e cila aktivizohet me nënshkrimin e të tre anëtarëve të caktuar të Këshillit Famullitar. Për shuma që kapërcejnë kufirin e përvitshëm të caktuar nga Sinodi i Shenjtë kërkohët miratim i Kryepriftit përkatës.
3. Të ardhurat nga vendet e pelegrinazhit dhe nga konizmat administrohen nga Këshilli i Kryepiskopatës ose ai Mitropolitan.

MASA DISIPLINORE
Neni 63
Në qendrën e Kryepiskopatës dhe të çdo Mitropolie funksionon një gjykatë shpirtërore, e përbërë nga Hierarku përkatës si Kryetar dhe dy klerikë si anëtarë, e cila gjykon brenda tridhjetë ditësh, nga dita e kryerjes së fajit kanonik, të gjithë klerikët e juridiksionit të Kryepiskopatës apo të Mitroopolisë. Për faje që përbëjnë skandal kjo gjykatë mund të japë pezullim deri në një vit. Vendimet e gjykatës së mësipërme mund të apelohen në Sinodin e Shenjtë. Procedura gjyqësore që ndiqet për gjykimin e këtyre fajeve caktohet në Rregulloren e Përgjithshme të Administrimit.
Neni 64
Të gjitha fajet e rënda të parashikuara prej kanoneve të Shenjta të kryera nga priftëronjtë, dhiakonët dhe murgjit, faji i të cilëve kapërcen kompetencën e Hierarkëve përkatës, dërgohen në Sinodin e Shenjtë, që i gjykon këto në formën e prerë.
Neni 65
Për çdo lloj dënimi vendimet e Sinodit merren me shumicë të thjeshtë votash.
Neni 66
Klerikët të cilët kryejnë shkelje të rënda kanonike apo penale për të cilat përcaktohet nga Kanonet e shenjta dënimi i zhveshjes, pas sugjerimit të kryepriftit përkatës, zhvishen me vendim të Sinodit të Shenjtë.

MBI MARTESËN DHE DIVORCIN
Neni 67
1. Shërbesa e kurorëzimit kryhet pasi është marrë më parë leje me shkrim prej Kryepriftit të vendit të kryerjes së misterit pse prej Përfaqësuesit të tij.
2. Për dhënien e lejes kërkohet:
a) Certifikatë Pagëzimi,
b) Deklaratë me shkrim e të fejuarve se nuk ekziston ndonjë lloj pengese që mund të shkaktojë shtyrje ose anulim të martesës,
c) Vërtetimi i saj prej dy dëshmitarëve të besuar,
d) Certifikatë celebrimi nga Gjendja Civile – përderisa kjo lloj martese është e detyrueshme në Shqipëri.
Neni 68
1. Para ngritjes së padisë për divorc, Kryeprifti përkatës bën përpjekje për pajtimin e bashkëshortëve.
2. Për zgjidhjen përfundimtare të martesës edhe shpirtërisht, kërkohet më parë paraqitja e vendimit të gjykatës civile, me të cilin zgjidhet martesa nëpërmjet divorcit. Shkresa përfundimtare e Autoritetit Kishtar nënshkruhet prej Kryepriftit.

MBISHKRIME DHE VULA
Neni 69
1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë disponon këto mbishkrime dhe vula respektive:
a) Për Sinodin e Shenjtë: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Sinodi i Shenjtë”
b) Për Kryepiskopatën: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Kryepiskopata e Shenjtë”
c) Për Mitropolitë: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Mitropolia e Shenjtë e ….”
d) Për manastirët: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Manastiri i Hirshëm i …..”
e) Për Famullitë: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Kryepiskopata ose Mitropolia – Famullia e ….”
2. Vulat e parashikuara në paragrafet a), b), c), d) janë rrethore dhe kanë në qendër shqiponjën dykrenare tradicionale dhe kryqin. Vula e parashikuar në paragrafin e) ka në qendër vetëm kryqin. Këto përdoren ekskluzivisht prej organeve kompetente përkatëse. Çdo vulë tjetër, e cila është përdorur gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit ose ndodhet në duar personash jokompetentë, është e pavlefshme.
Neni 70
Ky Statut suprimon dhe zëvendëson ata të mëparshmit.
Mund të modifikohet me vendim të përbashkët të Sinodit të Shenjtë, të këshillit Kishtar Kleriko-laik dhe të Asamblesë Kleriko-laike, me shumicë absolute të anëtarëve të tyre. Nenet 1-6 të këtij Statuti nuk mund të ndryshohen apo të suprimohen.
Ky Statut u pranua njëzëri nga Asambleja Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që u thirr për këtë qëllim, më 04.11.2006 dhe u miratua nga Sinodi i Shenjtë

NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES NDËRMJET SHTETIT DHE KOMUNITETEVE FETARE
Më 24 tetor të vitit 2008 u nënshkrua marrëveshja “Mbi rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta” ndërmjet qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare, e cila përbën një detyrim të domosdoshëm kushtetues. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u rikthen komuniteteve fetare tradicionale statusin që kanë pasur në vitin 1967. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, nga Kryeepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi dhe nga Kryegjyshi Botëror, Baba Reshat Bardhi. Kisha Katolike Shqiptare e ka nënshkruar më parë këtë marrëveshje. Marrëveshja “Mbi rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta” ndërmjet qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare bazohet në nenin 10 të Kushtetutës, ku thuhet: “Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjëanës në çështjet besimit dhe të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare. Shsteti dhe bashkësitëfetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njeri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, regullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cënohen interesat et ë tjerëve”.(37) Nënshkrimi i marrëveshjes do të pasohet nga hartimi i një ligji për financimin e komuniteteve fetare nga shteti, duke u bazuar në përvojën europiane. Gjithashtu kjo marrëveshje u siguron lehtësi fiskale komuniteteve fetare, duke i përjashtuar nga taksat. Në projektligjin për fenë do të përfshihen edhe bashkësitë e tjera fetare që kanë lulëzuar kohët e fundit në vendin tonë.(38)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 9.07.55 PM.jpg

Shikime: 435

Madhësia:  35.5 KB
Nënshkrimi i marrëveshjes e detyron qeverinë të bëjë ligjin e financimit të komuniteteve fetare tradicionale, me qëllim që ato të kryejnë lirshëm dhe pa pengesa veprimtarinë e tyre. Kryeministri ngarkoi Kryetarin e Komitetit Shtetëror të Kulteve av. Rasim Hasanajn që të krijojë grupin e punës për të hartuar ligjin “Për Financimin e Komuniteteve Fetare nga Shteti” në mënyrë që këto të fundit të kenë të gjitha mundësitë për të ushtruar Nënshkrimi i marrëveshjes e detyron qeverinë të bëjë ligjin e financimit të komuniteteve fetare tradicionale, me qëllim që ato të kryejnë lirshëm dhe pa pengesa veprimtarinë e tyre. Kryeministri ngarkoi Kryetarin e Komitetit Shtetëror të Kulteve av. Rasim Hasanajn që të krijojë grupin e punës për të hartuar ligjin “Për Financimin e Komuniteteve Fetare nga Shteti” në mënyrë që këto të fundit të kenë të gjitha mundësitë për të ushtruar veprimtarinë e tyre.(39) Realizimi i marrëveshjes ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare tradicionale në vendin tonë shënon hartimin e një pakete ligjesh për të plotësuar vakuumin që ekziston në lidhje me burimet e financimit të këtyre komuniteteve. Dihet se komunitetet fetare financohen kryesisht nga donacione të huaja, të cilat kushtëzojnë lirinë fetare në vend. Nënshkrimi i marrëveshjes hap dritën jeshile për hartimin e paketës ligjore të financimit të komuniteteve fetare nga dhe forcon pavarësinë e tyre financiare si dhe sigurinë kombëtare.(40)
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 9.08.23 PM.jpg

Shikime: 418

Madhësia:  55.1 KB
Ata që firmosën Statutin
Më 22 janar të vitit 2009 marrëveshja u dekretua nga Presidenti Bamir Topi dhe u ligjërua pas botimit në Fletoren Zyrtare Nr. 7, dt. 04.02.2009, faqe 138-146.
LIGJ
Nr. 10057, datë 22.02.2009

PËR RATIFIKIMIN E MARREVESHJES NDËRMJET
[b}KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË[/B]

DHE
KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË
PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLTA.
Në mbë shtetje të neneve 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 të
Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr. 6033, datë 29.01.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipë risë,
Bamir Topi.

MARRËVESHJE NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE
KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË
PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLTA

Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 9.26.38 PM.jpg

Shikime: 429

Madhësia:  42.1 KB
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, bazuar në parimet e lirisë së ndërgjegjes dhe të besimit fetar, të sanksionuara dhe të garantuara në nenet 10 e 24 të Kushtetutës së Republikës së Shqipë risë, në marrëveshjet ndërkombë tare të ratifikuara me ligj, si dhe në ligjet e tjera në fuqi (më poshtë sipas rastit do të citohen Kushtetuta, ligjet dhe / ose legjislacioni në fuqi), lidhin marrëveshjen si më poshtë (më poshtë do të citoshet Marrëveshja).

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti
Kjo marrëveshje rregullon çështje të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis Shtetit Shqiptar dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në të mirë të secilit dhe të të gjithëve, mbi bazën e parimeve kushtetuese që garantojnë lirinë e shfaqes dhe të ushtrimit të besimit fetar, si dhe të dëshirës së përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet e ndërsjellta.
Neni 2
Kuptimi
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kupton dhe e shpreh vetveten ashtu siç përcaktohet në Nenin 1 të Statutit të saj.
Neni 3
Qëllimi
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është:
a) Të garantojë realizimin e të drejtave të sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë.
b) Të njohë e të garantojë respektimin e të drejtave të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të institucioneve dhe strukturave të saj, si dhe të personave juridikë të themeluar prej tyre, për të zhvilluar lirisht misionin e tyre fetar.
c) Të njohë dhe të garantojë paprekshmë rinë e institucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe me Kushtetutën e ligjet në fuqi dhe me Kanonet dhe Traditën e Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
d) Të garantojë lirinë e individit për të zgjedhur ose ndryshuar fenë, për ta shfaqur atë individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare, ose jashtë tyre, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve fetare.
e) Të sigurojë lirinë e individit për të mos u ndaluar dhe as detyruar të bëjë pjesë në një bashkësi fetare, ose të marrë pjesë në praktikat, ritet dhe në strukturat drejtuese të saj.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shtetit, të shë ndetit e moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Neni 4
Zbatimi i Marrëveshjes
1. Kjo Marrëveshje i shtrin efektet mbi të gjitha organet dhe institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me fenë, me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipë risë, si dhe me institucionet dhe personat juridikë të themeluar prej saj.
2. Individët, ose grupimet e tyre, përfitojnë nga të drejtat e parashiikuara nga kjo marrëveshje, kur marrin pjesë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ose në praktikat e saj.
Neni 5
Parime të përgjithshme
1. Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj.
2. Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka të drejtë të organizohet dhe të realizojë misionin e saj në mënyrë të pavarur nga Shteti, duke respektuar parimin e laicitetit të Shtetit, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe Kanonet e Traditën e Shenjtë të Kishës Orthodhokse. Shteti mbron bashkëjetesën fetare.
Neni 6
Bashkërendimi me organet shtetërore
Në marrëdhëniet e ndërsjellta me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipë risë, Shteti përfaqësohet nga Komiteti Shtetëror për Kultet. Kisha bashkëpunon me Komitetin për mundësimin dhe realizimin e një komunikimi aktiv me organet dhe institucionet shtetërore.

KREU II
ORGANIZIMI DHE PERSONALITETI JURIDIK I KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

Neni 7
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe personat juridikë
1. Sheti njeh dhe respekton personalitetin juridik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe të gjitha veprimet e deritanishme të kryera prej saj për aq sa ato nuk vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin.
2. Themelimi, struktura, organizimi, objekti i veprimtarisë, administrimi, rregullimi dhe mbarimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si person juridik, realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këtë Marrëveshje dhe me Kanonet dhe Traditën e Shenjtë të Kishës Orthodhokse.
3. Shteti i njeh Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë risë të drejtën për të krijuar institucione e struktura me karakter fetar ose jofetar, të cilat sigurojnë statutin e personit juridik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Institucionet dhe strukturat e krijuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie shoqërore, arsimore, shëndetësore e ekonoomike, në përputhje me rregullat e saj, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon ndëmjet të tjerave edhe pajisjen me licenca dhe lejet përkatëse.
5. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me vullnetin e saj të lirë, mund të krijojë bashkime fetare, nëpërmjet bashkimit të dy ose më shumë bashkësive, me qëllim që të realizohen synimet e përbashkëta. Këto bashkime, edhe nëse nuk regjistrohen si persona juridikë, njihen nga Shteti pas depozitimit të akt-marrë veshjes për krijimin e tyre, në Komitetin Shtetëror për kultet.
6. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë si dhe organizatat e tjera që krijon për ushtrimin e veprimtarisë së saj, në të gjitha format e ligjshme të organizimit të tyre, janë persona juridikë jofitimprurës.
Neni 8
Personaliteti juridik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e rinjohur dhe rikonfirmuar nga Shteti Shqiptar, regjistrohet si e tillë me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe i njihen të gjitha veprimet e mëparshme. Për regjistrimin e saj Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë risë do të paraqesë dokumentet e mëposhtme:
a) Kërkesën për regjistrimin e personit juridik, paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë).
b) Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
c) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, të shoqëruar me dokumentacionet e sipërpërmendura, bën njohjen e personit juridik dhe regjistrimin e tij, nëpërmjet vendimit përkatës.
Neni 9
Afati dhe territori i veprimtarisë së personave juridikë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë risë dhe personat juridikë të krijuar prej saj, mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me afat të pakufizuar, në një pjesë ose në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përzgjedhjes së vetë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Neni 10
Parimet e organizimit dhe të veprimtarisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Palët angazhohen për respektimin e parimeve kushtetuese mbi të cilat ndërtohet kjo Marrëveshje dhe do të punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit shqiptar në fuqi.
2. Shteti respekton pavarësinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë risë për t’u oraganizuar e ushtruar veprimtarinë e saj, si dhe për të administruar pasuritë që zotëron, në bazë të parimeve, rregullave, traditave, kanoneve dhe statutit të saj.
3. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë respekton interesat kombëtare dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në Shqipëri.
Neni 11
Organizimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Në marrëdhëniet me organet, institucionet dhe organizatat e tjera laike e fetare, brenda dhe jashtë vendit, besimtarët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përfaqësohen nga organet, funksionarët dhe drejtuesit e formuar, të emëruar a zgjedhur në përputhje me statutin.
2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të formojë organet e saj, të emërojë funksionarët dhe drejtuesit në mënyrë të pavarur, në përputhje me dispozitat e parshikuara në statutin e saj. Titullari i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë caktohet sipas procedurave dhe kritereve të parashikuara në statutin e saj.
3. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton Komitetin Shtetëror për Kultet për emërimin e titullarit të saj.
4. Funksionarëve, drejtuesve dhe organeve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u garantohet liri e plotë e ushtrimit të veprimtarisë fetare, organizative e administrative, në përputhje me aktet e Kishë, për aq sa kjo veprimtari nuk vjen në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor.
Neni 12
Marrëdhëniet me bashkësitë e huaja fetare
1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të krijojë dhe të mbajë kontakte me bashkësi fetare të një vendi tjetër ose ndërkombëtare, të marrë pjesë në veprimtaritë e tyre fetare e bamirëse, për aq sa këto kontakte nuk bien ndesh me rendin e brendshëm kushtetues.
2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë risë ka të drejtë të përfitojë mbështetje financiare dhe/ose materiale nga entitete dhe/ose individë të huaj, për aq sa kjo mbështetje nuk bie ndesh me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin në fuqi.

KREU III
STATUTI JURIDIK DHE FINANCIAR

Neni 13
Mbështetja financiare ose materiale shtetërore
1. Shteti shqiptar mund t’i japë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, apo subjekteve juridike të themeluara prej saj, mbështetje financiare ose materiale.
2. Modalitetet dhe kriteret për sigurimin e kësaj mbështetje financiare duhet të përcaktohen në një ligj specifik për mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për kultet fetare.
Neni 14
Regjistrimi në organet tatimore
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, si dhe personat e saj juridikë, duhet të regjistrohen në organet tatimore, sikurse çdo person juridik jofitimprurës, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Neni 15
Statusi juridik dhe fiskal
1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njeh dhe respekton kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë në fushën financiare, duke ruajtur tërësisht pavarë sinë në administrimin e buxhetit të saj financiar, të krijuar qoftë nga burime të brendshme dhe nga ato të jashtme, në formë dhuratash nga kisha dhe organizma ndërkombëtare simotra.
2. Përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave:
a) Subvencionet financiare të çfarëdolloji dhe çdo e ardhur tjetër e ligjshme, si dhe donacionet materiale, të destinuara për të realizuar misionin e vet, kur këto të ardhura apo donacione nuk përdoren për përfitime nga arganizatorët.
b) Ndërtimi i objekteve të reja, ndërtesat në pronë si apo në përdorim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ose të personave juridikë të themeluar prej saj të regjistruara pranë organeve kompetente shtetërore, në rastet kur ato përdoren pa qëllim fitimi për ushtrimin e besimit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinë baritore, humanitare e bamirëse, formimin e klerikëve, mësimin e teologjisë dhe shkencave të tjera kishtare, si dhe të personelit fetar dhe laik në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
c) Taksa e trashëgimisë ose e kalimit të pasurisë në procesin e regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i dhurohen Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ose kur ato kalojnë mes entiteteve të vetë Kishës.
3. Personat juridikë të themeluar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, por që nuk e kanë zotësinë juridike ose nuk janë regjistruar si organizata jofitimprurë se përpara ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, gëzojnë të drejtën që të regjistrohen në Gjykanëtn e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas nenit 8 të kësaj Marrëveshjeje, brenda dy vjetëve nga dita e hyrjes së saj në fuqi.
4. Përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së kontributeve për sigurim shoqëror dhe shëndetësor personeli fetar dhe laik në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me kombësi të huaj, me banim të rregullt në Shqipëri, të cilët nuk përfitojnë asnjë të ardhur apo shërbim për kryerjen e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë derdhur kë to kontribute në vendet e origjinës.
5. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, për personelin klerik dhe laik të saj, si kategori profesionale krejt e veçantë, ka të drejtë shkallëzimin e diferencuar për nivelin e pagës, për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat e personelit.
6. Për veprimtaritë me karakter institucional si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi kishtar, veprimtaria baritore, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, Kisha dhe personat juridikë të themeluar prej saj nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t’u nënshtrohen standarteve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi.

KREU IV
BASHKËPUNIMI NË TË MIRË TË SHTETASVE

Neni 16
Festat fetare
1. Ditët e festave fetare që do të jenë ditë pushimi, vendosen me ligj. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mund të propozojë festa fetare që, sipas mendimit të saj, mund të shpallen ditë pushimi.
2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në përputhje me nevojat fetare të besimtarëve, ka të drejtë të përcaktojë edhe festa të tjera, veç atyre që do të trajtohen me ligj si festa zyrtare, të cilat nuk janë të detyrueshme për sektorin shtetëror publik dhe privat.
Neni 17
Institucionet edukative dhe arsimore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë, në përputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, të ngrejë dhe të administrojë institucione edukative dhe arsimore të të gjitha niveleve.
2. Shteti dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, angazhohen të garantojnë të drejtën e individëve për t’u arsimuar, pa asnjë dallim, duke respektuar të drejtën e prindërve për të siguruar edukimin e fëmijëve në përputhje me bindjet e tyre.
3. Shteti njeh vlefshmërinë e dokumentave të lëshuara nga institucionet arsimore fetare, sipas kritereve të caktuara nga legjislacioni në fuqi për arsimin.
4. Shteti dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë hartojnë kurrikulat përkatëse për shkollat fetare jopublike, si dhe bëjnë vlerësimin dhe certifikojnë personelin pedagofjik. Për realizimin e tyre ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
5. Gjatë procesit mësimdhënës, Shteti dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë angazhohen që arsimimi i fëmijëve të bazohet mbi të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike, të drejtohet në përgatitjen e fëmijëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe vëllazërisë midis njerëzve, grupeve etnike, kombëtare dhe fetare ose personave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fanatizmit.
Neni 18
Kryerja e veprimtarive sociale
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të ushtrojë veprimtari sociale me karakter ekonomik, edukativ shëndetësor. Kjo e drejtë përfshin edhe krijimin e mjediseve sociale të përshtatshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 19
Organizatat bamirëse
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mund të themelojë organizata bamirëse, duke u respektuar rregullat e përgjithshme dhe legjislacionin në fuqi.
Neni 20
Liria e shprehjes dhe e drejta për informim
1. Shteti dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njohin dhe pranojnë mjetet e informimit publik, si një element të rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të ndërgjegjes.
2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të shprehë dhe të përhapë lirisht bindjet e saj, nëpërmjet çfarëdo forme ligjore të njohur, ose që do të njihet në të ardhmen.
3. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të themelojë struktura të komunikimit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në çdo rast, përmbajtja që jepet përmes mjeteve të komunikimit masiv nuk duhet të përshkohet nga ide që cenojnë rendin kushtetues, tolerancën fetare, ose që diskriminojnë bashkësitë fetare dhe nxisin grindje ndërfetare.
4. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të shprehet nëpërmjet mjeteve të komunikimit dhe informimit publik.
5. Komiteti Shtetëror për Kultet bashkëpunon me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për nevoja studimore e informuese.
Neni 21
Objektet e kultit
1. Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm.
2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga Shteti. Shteti mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me Ligjin.
3. Për nevojat e saj dhe në përputhje me procedurat ligjore, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mund të ndërtojë objekte të reja kulti.

KREU V
ÇËSHTJET E PRONËSISË

Neni 22
E drejta e pronës
1. Shteti i njeh Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të drejtën e pronës mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme.
2. Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjtë, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Në rastet kur objektet e kultit (kishat dhe manstiret) e Komunitetit Orthodhoks nuk gjenden të regjistruara në Zyrat e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronësinë do ta vërtetojë (provojë ) nëpërmjet dokumentave të Arkivit Qendror të Shtetit.
Neni 23
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore fetare
1. Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t’i kthehen në pronë si Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore.
2. Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
3. Këshilli i Ministrave, duke u bazuar edhe në mendimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, bashkë rendon përpjekjet në të ardhmen për të evidentuar, vlerësuar e mbrojtur pasuritë kulturore, si dhe godinat e kultit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilat bartin vlera të kulturës kombë tare materiale e shpirtë rore.

KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 24
Zgjidhja e mosmarreveshjeve
1. Interpretimi dhe zbatimi i kë saj Marrëveshjeje, si dhe zgjidhja e çështjeve të diskutueshme, bëhen mbi bazën e mirëkuptimit midis palëve.
2. Ndryshimet e kësaj Marrëveshjeje mund të bëhen me mirëkuptim midis palëve.
Neni 25
Dispozitat e fundit
1. Shteti i njeh Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të drejtën që të lidhin marrëveshje të veçanta për zbatimin e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje.
2. Kjo Marrëveshje shërben si akt bazë për nënshkrimin e marrëveshjeve të veçanta me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që ratifikohen në Kuvend.
3. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mund të tërhiqet nga kjo Marrëveshje, me anë të denoncimit të marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend.
Për Këshillin e Ministrave, Ministri i Turizmit, Kulturës, Fortlumturia e tij Rinisë e Sporteve
Ylli Pango
Për K.O.A.Sh, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi
Pas botimit në Fletoren Zyrtare marrëveshja u bë ligj shteti Nr. 10057, datë 22.01.2009 dhe në vijim Gjykata e Rrethi Gjyqësor, Tiranë më 20 mars 2009 e njohu ligjërisht Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë si person juridik.
37) – Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
38) – Komunitetet Fetare Tradicionale përbëjnë thesarin kulturor dhe shpirtëror të vendit, Ngjallja, nëntor 2008, faqe 1.
39) – Nënshkruhet marrëveshja për kthimin e pronave të komuniteteve fetare, Standard, 25 tetor 2008, faqe 4.
40) – Xhavit Shala, Komunitetet fetare dhe siguria kombëtare, Shqip, 10 nëntor 2008, faqe 7,8.

KREU I TETË
MITROPOLIA E TIRANËS DHE DURRËSIT

Mitropolia e Durrësit e ka zanafillën nga vitet apostolike. Qyteti i Durrësit ka qenë qendra më e madhe e krishterimit në Iliri. Në kohët e hershme Mitropolia e Durrësit zinte vendin e pestë ndërmjet nëntë mitropolive. Para saj kanë qenë qendrat mitropolitane të Selanikut, Korinthit, Nikopojës dhe Kretës, të gjitha këto me origjinë apostolike.
Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 9.32.09 PM.jpg

Shikime: 432

Madhësia:  24.5 KB
Varësia kishtare e Mitropolisë së Durrësit ishte nga Vikariati Romak i Selanikut. Mitropoliti i Selanikut mbante titullin Kryeepiskop dhe varej nga Kisha e Romës. Qendra episkopale e Durrësit ka qenë Kisha e “Shën Anargjendëve”, e cila është ndërtuar gjatë viteve të mbretërimit të perandorit Anastas. Në shekullin VIII perandori Leon Izauri e bashkoi Mitropolinë e Durrësit me Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës. Në këtë kohë Mitropolia e Durrësit zinte vendin e 42-të ndërmjet kishave të Kostandinopojës. Kjo gjendje vazhdoi gjer në shekullin XII kur Mitropolia e Durrësit kaloi në varësinë kishtare të Kryeepiskopatës së Ohrit. Nga viti 1767 deri në vitin 1937 kur u shpall e autoqefalia, Mitropolia e Durrësit ishte në varësinë e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës. Që nga viti 1923 Mitropoliti i Durrësit mbante titullin: “Mitropolit i Durrësit, Gorës dhe Shpatit, primat dhe ekzark i tërë Ilirisë, i Detit Perëndimit dhe të gjithë Shqipërisë”. Në atë kohë quhej Mitropolia e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa pas vitit 1929 qendra kaloi në Tiranë që ishte kryeqyteti i Shqipërisë, prandaj u quajt Mitropolia e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në Tiranë është vendosur edhe Kryeepiskopata e Hirshme. Kryeepiskopi mban titullin: “Kryeepiskop i Tiranës Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë”.

Mitropolitët e Durrësit kanë qenë:
Qesari (një nga 70 Apostujt),
Asti (98),
Eukari (431),
Lluka (451),
Sizini (692),
Niqifori (783),
Llukiani (879),
Lorenci (1025),
Lorenci (1053),
Andoni (1143),
Kostandin Kavasili (1180),
Romanoi (1240),
Anonim ( 1289),
Dhanili (1691-1694),
Kozmai (1694-1702),
Niketa (1740- 1749),
Anthimi (1749-1760),
Neofiti (1760-1761),
Mileti (1761-1768),
Grigori (1786-1772),
Kostanci (1777-1782),
Efthimi (1782-1809),
Samueli (1809-1821),
Krisanthi (1821-1833),
Gjerasimi (1833-1837),
Anthimi (1837-1844),
Anthimi II (1844-1845),
Joaniqi (1845-1858),
Genadi (1858-1859),
Afsenti (1859),
Josifi (1859-1867),
Visarioni (1867-1899),
Prokopi (1899-1906),
Joani (1906-1911),
Jakovi (1911-1922),
Theofan Noli (1923),
Visarion Xhuvani (1929- 1937),
Kristofor Kisi (1937-1948),
Paisi Vodica (1948-1966),
Damjan Kokoneshi (1966-1967),
Anastasi (1992-në vazhdim)(1)
FORTLUMTURIA E TIJ, KRYEEPISKOPI ANASTAS
Fortlumturia e Tij Kryeepiskopi Anastas, i biri i Jerasimit me origjinë nga Qefalonia dhe i Roksanës prej fisit të Maltezëve nga Preveza, ka lindur në Pire më 4 nëntor 1929. Më 1953 u diplomua shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965-69 kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. Është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1970, Summa cum laude).
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.18.56 PM.jpg

Shikime: 430

Madhësia:  74.3 KB
Puna misionare në Shqipëri: Merita më e madhe e Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskopit Anastas është Autoqefalia e K.O.A.sh-it, e cila u arrit pas bisedimeve të gjata ndërmjet përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, të Kishës së Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare. Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë (Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit); shkolloi dhe dorëzoi 150 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 150 kisha të reja, u restauruan 70 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 45 qendra kishtare (Ndërtesat e Kryepiskopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në 425 ndërtesa.
Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 3 qendra mjekësore në qytete të tjera; Universitetin “Logos” në Tiranë, gjithashtu 2 Institute të Formimit Profesional; 1 lice profesional; 3 shkolla fillore; 1 konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht.(2)

KISHAT DHE MANASTIRET
Mitropolia e Tiranës dhe e Durrësit para vitit 1967 kishte 20 enori dhe dy manastire, ndërsa sot ka këto zëvendësi mitropolitane vendore: Tirana, Durrësi, Shkodra, Kavaja dhe Elbasani. Kishat e kësaj mitropolie sipas qyteteve janë:
Në Tiranë: Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, kisha e “Shën Prokopit”, kisha e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses”, kisha e “Gjithë Shenjtorëve” në Kombinat, kisha e “Metamorfozës” pranë Qendrës Thavor.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.19.32 PM.jpg

Shikime: 434

Madhësia:  55.4 KB
Në Durrës: Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, kisha e “Shën Gjergjit”, kisha e varrezave, manastiri i “Shën Vlashit”, kisha “Apostull Petro dhe Pavli”, në Rrushkull.
Në Kavajë: Kisha e “Shën Nikollës”, kisha e “Shën Nikollës” në Rreth-Greth.
Në Peqin: Kisha e “Apostull Petros dhe Pavlit”. Në Elbasan: Kisha e “Shën Nikollës”, kisha e “Shën Thanasit”, kisha e “Shën Marisë”, kisha dhe konakët e manastirit të “Shën Joan Vladimirit”, kisha e “Shën Dhimitrit” në Fikas, kisha e “Lindjes së Krishtit” në Cërrik, kisha e “Shën Dhimitrit” në Shtërmen, kisha e “Analipsit” në Gjinar.
Në Librazhd: Kisha e “Tërëshenjtës Mari” në Përrenjas. Në Gramsh: Kisha e “Metamorfozës së Shpëtimtarit” në Gramsh, kisha e “Shën Nikollës” dhe “Shën Parashqevisë” në Grabovë.
Në Shkodër: Katedralja e “Lindjes së Krishtit”, kisha e “Trinisë së Shenjtë” në Vrakë.
Në Lezhë: Kisha e “Metamorfozës së Shpëtimtarit”. Në Bulqizë: Kisha e “Shën Parashqevisë” në Klenjë.

KLERIKËT
Në Mitropolinë e Tiranës dhe Durrësit shërbejnë këta klerikë: Imzot Andon Merdani, Imzot Nikolla Hyka, Imzot Nathanail Lavriti, Imzot Asti Bakëllbashi, arkimandrit Kozma Sovjani, arkimandrit Kozma Prifti, atë Jovan Koroveshi, atë Kristo Sharko, atë Sotir Xhaferi, atë Petraq Thanasi, atë Spiro Tole, atë Gjergji Trebicka, atë Pavli Dimashi, atë Gjerasim Çakalli, atë Stavri Çipi, atë Aleksandër Lushi, atë Kosta Pëllumbi, atë Pali Qosja, atë Jani Ranxha, atë Aleksandër Petani, atë Ilia Mazniku, atë Viktor Bërdufi, atë Kozma Prifti, atë Aleks Ndoni, atë Emanuel Lusha, atë Nikolla Petani, atë Mihal Prifti, atë Anastas Bendo, atë Petro Halili, atë Spiro Kostoli, dhjakon Grigor Pelushi, dhjakon Irine Gega, dhjakon Niko Kodheli, dhjakon Stefan Ritsi etj.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.20.04 PM.jpg

Shikime: 421

Madhësia:  55.1 KB
KISHAT MONUMENT KULTURE
Kisha e “Shën Premtes” në Çetë të Kavajës, 1963, bazilika e “Shën Mëhillit” në Arapaj të Durrësit, bazilika në “Kodrën e Tepes” në Elbasan, kisha e “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan, 1948, kisha e “Shën Kollit” në Shelcan, 1948, kisha e “Shën Premtes” në Valësh, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në lagjen Kala të Elbasanit, 1963, rrënojat e kishës së “Ungjillizimit” në Mjekës, 1970.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.21.02 PM.jpg

Shikime: 422

Madhësia:  38.5 KB
1) – Dhimitër Beduli, Mitropolia e Durrësit në Shekuj, Ngjallja, qershor 1993, faqe 7.
2) – Biografi e zgjeruar e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit Primatit të Shqipërisë Prof. dr. Anastas Janullatos, Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës, Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës, Kërkim, Nr. 3, Tiranë 2009, faqe 121-127.

MITROPOLIA E BERATIT
Në shekullin V në fronin e Perandorisë Bizantine u ngjit Pulqeria, e motra e Theodhosit të Madh. Ajo u martua me plakun Marcian dhe vizituan qytetin e Antipatreas (Beratin), të cilin e pagëzoi me emrin e saj Pulqeriopolis, që do të thotë qyteti i Pulqerias. Kjo e fundit ndërtoi Manastirin e Shën Mërisë Vllahernës dhe krishterimi në Episkopatën e Pulqeriopolit filloi të zhvillohej. Në fillimet e shekullit IX Berati u pushtua nga sllavët, të cilët filluan që ta quajnë Beligrad. Kjo vërtetohet nga një letër që papa i Romës Joani XII i dërgon Borisit të bullgarëve duke e vlerësuar Beligradin si një seli të rëndësishme episkopale. Mirëpo me krijimin e Kryeepiskopatës së Ohrit më 1020, Berati kaloi në juridiksionin e kësaj episkopate. Mitropolia e Beratit në vitin 1767 hyri në listën e mitropolive të Kostandinopojës. Mitropoliti mbante titullin: “I Përndershmi Mitropolit i Veligradit dhe i Kaninës”. Emrin Berat e mori në vitin 1431, në kohën e pushtimit osman. Pra fillimisht quhej Antipatrea, në vijim Pulqeriopolis, Beligrad dhe më në fund Berat. Sipas regjistrit turk të vitit 1431, brenda murreve të kalasë gjendeshin 227 familje, të cilat numëronin rreth 1500 banorë.(3)
Mitropolia e Shenjtë e Beratit para vitit 1967 kishte 80 enori dhe katër manastire. Mitropolia ka në juridiksion këto zëvendësi episkopale vendore: Berati, Vlora, Fieri, Lushnja. Sipas radhës kronologjike disa nga Mitropolitët e Beratit kanë qenë:

Nektari (1668),
Partheni (1683),
Ignati (1685),
Nektari (1699),
Dionisi (1710),
Theodhosi (1715-1716),
Niqifori (1718-1725),
Kozmai (1727-1734),
Metodi (1736- 1751),
Joasafi (1725-1759),
Efthimi i dytë (1761-1763),
Partheni (1763-1765),
Joasafi përsëri (1765-1767),
Ioaniqi (1768-1769),
Gjerasimi (1769-1772),
Joasafi (1772),
Meleti (1800),
Joasafi (1802),
Anthimi (1855),
Vasili (1900),
Kaliniku (1909),
Ioaqimi (1911),
1911-1923 pa Mitropolit,
Kristofor Kisi (1923),
Agathangjel Çamçe (1929),
Visarion Xhuvani (1941),
Kirilli (1949),
Ignat Trianti 24 qershor 1992 u bë zgjedhja dhe më 18 korrik 1998 u bë fronëzimi.(4)
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.26.57 PM.jpg

Shikime: 578

Madhësia:  26.7 KB
MITROPOLITI I BERATIT IGNATI
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe i Kaninës, Imzot Ignati ka lindur në 8 nëntor të vitit 1934 në fshatin Prodhromas të Thivës në një familje arvanitase. Siç pohon edhe vetë ai, gjuhën e bukur shqipe e ka mësuar nga nëna. Studioi në shkollën kishtare Patmiadha si dhe në fakultetin teologjik të Universitetit të Athinës. Gjithashtu është diplomuar në Konservatorin e Pireut. Ka shërbyer si predikues laik në Kryeepiskopatën e Shenjtë të Athinës. Më 21 shtator të vitit 1967 është dorëzuar murg në manastirin e Shën Lukës në Livadhja, ndërsa më 24 shtator 1967 u dorëzua dhjak. Më 15 tetor 1967 u hirotonis në gradën priftërore nga Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë, Nikodhimi. Më pas shërbeu si meshtar në kishën katedrale dhe si Epitrop Arkihierark i Thivës (1967- 1972). Igumen i Manastirit të shenjtë “Oshënar Lluka” të Livadhjasë (1968-1976) dhe “Oshënar Serafimi” të Dhomvus (1975-1996), predikues (1972-1992) dhe atë shpirtëror i Mitropolisë së Shenjtë (1992-1996). Mitropoliti i Beratit Ignati ka shkruar: 1-Koleksionin me tre vëllime “Poezitë e kallogjerit”. 2-”Përulësia sipas shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës”. 3- ”Jerondi i Patmos, Jeromonaku Amfiloqios Makri”, me të cilin u nderua nga Akademia e Athinës. Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe i Kaninës dhe më 27 korrik të vitit 1996 u dorëzua në gradën episkopale në Katedralen e Shën Gjergjit në Fanar. Ceremonia e fronëzimit u zhvillua në Berat në 18 korrik 1998.(5)

KISHAT DHE MANASTIRET
Mitropolia e Beratit para vitit 1967 kishte 80 enori dhe katër manastire, ndërsa sot ka në juridiksion këto zëvendësi episkopale vendore: Berati, Vlora, Fieri, Lushnja. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë:
Në Berat: Mitropolia e Beratit, kisha katedrale e Beratit, kisha e “Shën Timoteut”, kisha e “Shën Elias”, kisha e “Kryeëngjëllit Mihail”, kisha e “Shën Marisë”, kisha në Gorisht, kisha e “Shën Dhimitrit”, kisha në Vokopolë.
Në Kuçovë: Kisha e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses” në Kozarë.
Në Mallakastër: Bazilika e Ballshit, kisha e “Shpërfytyrimit të Krishtit” në Greshicë.
Në Vlorë: Manastiri i “Shën Marisë” në Zvërnec, kisha e “Shën Joan Teologut” në Zvërnec, kisha e “Shën Todrit”, kisha e “Shën Dhimitrit” në fshatin Dukat, kisha e “Shën Thanasit” në Selenicë, kisha e “Shën Parashqevisë” në Skrofotinë, kisha e “Shën Spiridhonit”, kisha e “Pesë Martirëve” në Bestrovë, kisha në fshatin Mëkat, kisha e “Gjithë Shenjtorëve”.
Në Fier: Katedralja e “Shën Gjergjit”, kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Nikollës” në Vanaj, kisha e “Shën Kollit”, kisha e “Trinisë së Shenjtë”, kisha e “Kryqit të Shenjtë”, kisha e Gradishtës, kisha e “Shën Spiridonit”, kisha e “Shën Mihalit”, kisha e “Shpërfytyrimit” në fshatin Agim, kisha në Pishporo, kisha e “Shën Kozmait”.
Në Lushnjë: Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në Ardenicë, kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Thanasit”, kisha e “Shën Gjergjit”, kisha e “Shën Mihalit”, kisha e “Shën Kollit”, kisha “Fjetja e Hyjlindëses” në Rrupaj, kisha e “Shën Gjergjit”, kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Parashqevisë”.

KLERIKËT
Klerikët e Dioqezës së Beratit janë: Imzot Ignati, atë Lili Bita, atë Bartolome Bullari, atë Petraq Simsia, atë Arqile Doko, atë Konstandin Doko, atë Rafail Redhi, atë Lili Zaka, atë Aristidh Ziu, atë Thoma Bane, atë Aristidh Gjyrgji, atë Llazar Nushi, atë Athanas Papa, atë Ilia Prifti, atë Arqile Sako, atë Mihal Shuli, atë Angjel Basha, atë Dhimitraq Kushi, atë Sotiraq Prifti, atë Spiro Bulika, atë Ilia Qirjo, atë Jani Konomi, atë Sotir Prifti, atë Niko Bregu, atë Gori Ndreko, atë Nikolla Mandro, atë Niko Lushi, atë Spiro Pipa, dhjakon Anastas Vrapi, dhjakon Joan Qako etj.

KISHAT MONUMENT KULTURE
Lushnjë. Manastiri i “Shën Mërisë” në Ardenicë, 1948, kisha e “Shën Thanasit” në Karavasta, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Bishqethëm, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Toshkëz, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Krutjen e Sipërme, 1963, kisha e “Shën Todrit” në Kadipashaj, 1963.
Fier. Manastiri i “Shën Mërisë” në Pojan, 1963, kisha e “Shën Kozmait” dhe “Shën Mërisë” në Kolkondas, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Kurjan, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Libofshë, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Strumë, 1970, kisha e “Shën Kollit” në Vanaj, 1963, kisha e “Shën e Premtes” në Hoxharë, 1979, kisha e “Shën e Premtes” në Sop, rrënojat e bazilikës së Ballshit, bazilika A, B, C, D në Bylis.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.34.19 PM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  39.5 KB
Berat. Kisha e “Shën Mëhillit”, 1948, kisha e “Shën Triadhës” në kala, 1948, kisha e “Shën Marisë” në Mbreshtan, 1979, kisha e “Shën Marisë Vllahernës” në kala, 1948, kisha e “Ungjillëzimt” në Kozarë, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Perondi, 1963, kisha e “Shën Mitrit” në Debranik, 1970, kisha e “Shën Mitrit” në Poliçan, 1977, kisha e “Shën Todrit” në kala, 1948, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” në kala,1948.
Vlorë. Manastiri i “Shën Mërisë” në Zvërnec, 1963, kisha e manastirit të “Panaiasë” në Dhërmi, 1963, kisha e manastirit të “Shën Mitrit” në Qeparo, 1963, kisha e “Marmiroit” në Pashaliman, 1963, kisha e “Sergjit dhe Bakut” në Himarë 1963, kisha e “Shën Mërisë së Athalit” në Himarë 1963, kisha e “Gjithë shenjtorëve” në Himarë 1970, kisha e “Shën Spiridhonit” në Vuno, 1963, kisha e “Ipapandisë” në Dhërmi, 1963, kisha e “Shën Mëhillit” në Vuno, 1963, kisha e “Mesodhisë” në Vuno, 1963, rrënojat e kishës së “Shën Stefanit” në Dhërmi, 1963, rrënojat e kishës së “Shën Kollit” në Armen, 1963, rrënojat e kishës së “Shën Ndreut” në Himarë, 1980, rrënojat e kishës së “Shën Gjergjit” në Brataj, 1980, kisha e “Shën Sotirës” në Vuno, 1979.
3) – Arjan Kaja, Xovani Shyti, Berati, gur i rëndë në historinë e qytetërimit shqiptar, Tema, 26 dhjetor 2007, faqe 12-13.
4) – Maksim Çuko, Qytetërimi dhe krishterimi në Myzeqe, Tekno Peper, Tiranë 2004, faqe 42.
5) – Xhovani Shyti, Abedin Kaja, Jam arvanitas, nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe, Tema, 12-13 mars 2006, faqe 12-13.

MITROPOLIA E KORÇËS
Korça është një qytet relativisht i ri. Gjon Muzaka në dorëshkrimin “Historia dhe gjenealogjia e Derës së Muzakajve” e përmend Korçën si një kështjellë që ekzistonte aty nga fundi i shek. XIII. Sipas Nuçi Naçit, Korça kishte dy lagje të mëdha, Varoshin ku banonin të krishterët dhe Kasabajnë ku banonin myslimanët. Lagja e Varoshit ndahej në dy pjesë, në Varoshin e Sipërm, që kishte tetë mëhalla, të Panços, Manos, Mantos, Qiros, Barçit, mëhallën e re dhe atë të Kalasë, ndërsa Varoshi i Poshtëm kishte mëhallën e Shën Mërisë. Megjithatë tregu ishte i përbashkët si për të krishterët ashtu edhe për myslimanët.6 Përpara sundimit osman Korça ka qenë një qytet i vogël.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.40.41 PM.jpg

Shikime: 589

Madhësia:  52.6 KB
Në një akt kishtar të shekullit XIV Korça përmendet si Episkopatë e Mitropolisë së Selasforit dhe nga pikëpamja e juridiksionit kishtar varej nga Patriarkana e Ohrit deri në vitin 1767. Zhvillimin e qytetit e ndihmoi pozicioni i favorshëm gjeografik, si qendër në rrugën tregtare që lidhte Maqedoninë me Epirin. Kështu në shek. XVII Korça u bë qendër e rëndësishme episkopale, mbasi patriku i Ohrit e ngriti atë në shkallën e Mitropolisë. Mitropolia e Korçës i ka fillimet në shekullin XVII. Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses në lagjen Varosh i Poshtëm, që konsiderohej si kisha më e vjetër e Korçës ka qenë manastir për kallogjerët. Ajo kohë mbas kohe është djegur dhe bashkësia me shpenzimet e veta e ka rindërtuar. Patriku i Ohrit Joasaf në vitin 1752 i ka dhuruar kësaj kishe një shtëpi me oborr. Kisha katedrale Burimi Jetëdhënës ka filluar të ndërtohet në vitin 1707. Për të ngritur këtë tempull ka punuar i gjithë populli i Varoshit. Ktitorët e saj ishin Marko Vasili, Haxhi Koçi dhe Shamo, të cilët, përveç ndihmave financiare dhe materiale, janë përpjekur për të nxjerrë fermanin nga Stambolli. Pranë kishës u ndërtua edhe mitropolia në ditët e kryepriftit Neofit nga Gjirokastra më 15 korrik të vitit 1857. Mitropoliti Neofit pasi u mor vesh me tregtarët korçarë themeloi Arkën për arsimin, e cila quhej Llaso. Më 12 nëntor 1876 u hartua rregullorja e arkës popullore Llaso, i cili përbëhej nga 12 nene dhe 5 kapituj.(7)
Kryetar i Llasos ishte vetë Mitropoliti Neofit Gjirokastriti, i cili çdo vit në të kremten e Tre Hierarkëve lexonte emrat e dhuruesve. Sipas rregullores përmendeshin të gjithë dhuruesit, pavarësisht nga shuma që patën ofruar. Nga dhuruesit mund të kujtojmë Dhimitër Çikën, i cili ka ofruar 8.000 lira angleze, Vangjel Kriston me 3.000 lira, Kostandin Filipin me 1.600 lira, Jorgo Noskun me 5.000 lira franceze etj. Më 20 gusht të vitit 1894 Mitropolia e Korçës u dogj. Më pas ajo u rindërtua prej Thoma Adhamit në vitin 1896. Ky i fundit ishte tregtar me origjinë nga Vithkuqi. Dhuruesi kryesor ka qenë Jovan Banga, i cili ka lindur në Korçë në vitin 1814. Në moshën 19-vjeçare ai emigroi në Egjipt dhe u vendos në Kajro. Fillimisht ushtroi zanatin e rrobaqepësit dhe më pas u muar me kultivimin e sipërfaqeve të mëdha tokash. Me punën e tij Jovan Banga grumbulloi pasuri të madhe, të cilën më 1889 me anën e një prokure të posaçme ia dorëzoi për administrim qeverisë greke. Sipas prokurës një fond kaloi në ndërtimin e spitalit “Vangjelismos” të Athinës, një pjesë e parave për mirëmbajtjen e gjmnazit të Korçës, një pjesë tjetër u përdor për arsimimin e të rinjve korçarë në Universitetin e Athinës etj. Me një pjesë të parave u çel seminari “Jovan Banga” në qytetin e Korçës.(8) Ndërtesa e Mitropolisë vazhdoi të funksionojë deri në vitin 1967 kur u sekuestrua. Në vitet 1988-1989 ndërtesës iu bë një rikonstruksion, sepse përdorej si shkollë ku përgatiteshin kuadrot e Partisë së Punës. Ndërsa në vitet 1995-1996 Mitropolisë së Korçës iu bë rikonstruksion tërësor me fondet e grumbulluara nga Kryeepiskopi Anastas.(9)
Që nga viti 1922 deri në vitin 1929 qendra e Kryeepiskopatës ka qenë në Korçë. Mitropolitët e Korçës kanë qenë:

Josifi (1500),
Timoteu (1566),
Gavrili (1572),
Neofiti (1624- 1628),
Ignati (1668),
Partheni (1670-1676),
Makari (1691-1693),
Danieli (1694-1709),
Joasafi (1709-1719),
Nikifori (1746-1752),
Makari (1752-1756),
Dionisi (1757-1766),
Genadi (1766-1779),
Joakimi (1779-1790),
Kostandini (1790-1798),
Joasafi (1798- 1816),
Meleti (1816-1827),
Visarioni (1827-1835),
Kirili (1835- 1845),
Neofiti (1845-1874),
Dorotheu (1874-1885),
Filotheu (1885-1893),
Grigori (1893),
Anthimi (1893-1894),
Krisanthi (1894-1895),
Gjervasi (1895-1902),
Foti (1902-1906),
Gjermanosi (1910-1918),
Visarion Xhuvani (1929),
Evlogjio (1937-1939),
Paisi (1948),
Filotheu (1952),
Kristodhuli (1992),
Joani (1998 e në vazhdim).
MITROPOLITI I KORÇËS JOANI
Imzot Joani ka lindur në Tiranë më 1 Janar të vitit 1956 në një familje bektashiane, e cila nuk shihej me sy të mirë nga rregjimi komunist. Babai i tij konsiderohej “armik” dhe ka qenë i burgosur politik. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Tiranë.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.42.29 PM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  35.5 KB
Në vitin 1975, kur Joani ishte në vitin e fundit të gjimnazit një shok i dha një Bilël në frëngjisht. Leximi i Shkrimit të Shenjtë dhe librave të tjerë fetarë bëri që Joani të pranonte krishterimin. Në vitin 1979 u pagëzua në fshehtësi nga prifti i patrembur atë Kozmai, në shtëpinë e këtij të fundit. Joani filloi të merte pjesë në takimet që organizonin të krishterët e fshehtë. Pas përfundimit të gjimnazit punoi në Spitalin Psiqiatrik të Tiranës. Në vitin 1990 shkoi në SHBA dhe kreu studime teologjike në Fakultetin e “Kryqit të Nderuar” në Boston falë një të drejte studimi të caktuar nga shqiptarët e Amerikës në përkujtim të Imzot Fan Nolit. Kur ishte student ai hyri në kontakt me Kryeepiskopin Anastas, i cili u bë ati i tij shpirtëror. Më 1993 u gradua nga kjo shkollë Master në studimet teologjike dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku filloi të kontribuojë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke dhënë mësim në Seminarin Teologjik “Ngjallja”. Imzot Joani ka dhënë lëndën e Dogmatikës dhe të Dhiatës së Vjetër. Më 27 shkurt 1994 u hirotonis dhjak nga Kryeepiskopi Anastas dhe më 4 dhjetor 1996 u dorëzua në gradën priftërore. Më 1995 u kthye në SHBA për të ndjekur studimet pasuniversitare në Fakultetin e “Kryqit të Nderuar”, me bursë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe në vitin 1996 mori Masterin e dytë në teologji. Më 18 korrik 1998 u hirotonis dhe më 20 korrik 1998 u fronëzua si Mitropolit i Korçës. Imzot Joani ka përkthyer shqip këta libra teologjikë. 1- Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996. 2-Besimi Ortodoks. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997. 3-Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997. 4-Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000. 5-Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002 6-Shën Siluani, botuar më 2003 7-Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike. 8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë).
Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën “Ngjallja”, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del revista “Tempulli”, me nivel të pëlqyeshëm.(10)

KISHAT DHE MANASTIRET
Mitropolia e Korçës para vitit 1967 kishte 110 enori dhe shtatë manastire, ndërsa sot përbëhet nga këto zëvendësi episkopale vendore: Korça, Kolonja, Leskoviku, Pogradeci. Kishat e kësaj mitropolie sipas komunave janë:
Në Korçë: Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Mitropolia e Korçës, kisha e “Shën Sotirit”, kisha e “Fjetjes së Hyjlindëses” në Drenovë, kisha e “Shpërfytyrimit” në Polenë, kisha e “Trinisë së Shenjtë”, kisha në fshatin Pendavinjë, kisha në fshatin Çiflik, kisha e “Shën Mihalit” në Liqenas, kisha e “Shën Mihalit” në Gostivisht.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.44.13 PM.jpg

Shikime: 595

Madhësia:  60.0 KB
Në Devoll: Kisha e “Shën Parashqevisë” në Bilisht. Në Kolonjë: Kisha e “Ngjalljes së Krishtit”, kisha e “Fjetjes të Hyjlindëses” në Ersekë, kisha e “Profetit Ilia”, kisha në fshatin Bezhan.
Në Pogradec: Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, kisha e “Shën Thanasit” etj.
KLERIKËT
Klerikët e Dioqezës së Korçës janë: Imzot Joani, atë Jani Trebicka, atë Spiro Katundi, atë Pandeli Kosta, atë Viktor Konomi, atë Dhimitër Veriga, atë Ilia Kotnani, atë Sotiraq Dinka, atë Andrea Mihali, atë Pandeli Plaku, atë Thoma Samara, atë Kristaq Viso, atë Sotiraq Bili, atë Todi Jovani, atë Vasil Vasili, atë Klimo Paço, atë Vasil Skordileva, atë Mihal Lara, atë Aleks Themelko, etj.
KISHAT MONUMENT KULTURE
Korçë. Manastiri i “Shën Prodhromit” në Voskopojë, 1948, kisha e Manastirit të “Shën Marisë” në Lubonjë, 1963, kisha e “Shën Thanasit” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Mëhillit” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Kollit” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Marisë” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Jovanit” në Boboshticë, 1963, kisha e “Shën Mitrit” në Boboshticë, 1963, shpella e Maligradit, kisha e “Ristozit” në Mborje, 1948, kisha e “Shën Gjergjit” në Shipckë, 1963, kisha e “Shën Triadhës” në Lavdar të Oparit, 1963, kisha e “Shën Mitrit” në Bezmisht, 1970, kisha e “Shën Marisë” në Vithkuq, 1963, kisha e “Shën Mëhillit” në Vithkuq, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Dardhë, 1970, shpella e “Shën Marisë” në Bezmisht, 1963, kisha e “Shëndëlliut” në Voskopojë, 1963.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.45.57 PM.jpg

Shikime: 589

Madhësia:  90.4 KB
Pogradec. Manastiri “Shën Marenës” në Llëngë, 1948, rrënojat e kishës paleokristiane dhe mozaikët në Lin, 1973, rrënojat e kishës Bizantine në Lin, 1973.
6) – Vepror Hasani, Dy lagjet e para Varosh e Kasaba me tetë mëhallat, Metropol, 15 mars 2007, faqe 16.
7) – Mihal Sonellari, Një traditë, e cila jeton së bashku me qytetin, Ngjallja,
8) – Alma Gjermani, Dhuruesit korçarë të shek. XIX, Tempulli, Nr. 13, Korçë 2008, faqe 18-20.
9) – Arben Gjata, Mitropolia e Korçës dhe ndërtesa e saj, Ngjallja, Tetor 2002, faqe 4.
10) – Gëzim Ashimi, Kush është Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, Tirana Ob- server, 8 dhjetor 2006, faqe 2.

MITROPOLIA E GJIROKASTRËS
Episkopata e Drinopojës e ka pasur rezidencën në qytetin e vjetër të Drinopojës, i cili gjendej ndërmjet fshatrave Goricë dhe Terihat të Dropullit të sotëm. Kisha katedrale e kësaj episkopate i ishte kushtuar Metamorfozës së Shpëtimtarit. Episkopi i Drinopojës, Ypati në vitin 516, ka marrë pjesë aktive në Sinodin lokal të Epirit. Rreth vitit 516 qyteti i madh i Drinopojës u shkatërrua prej sulmeve të gotëve dhe qendra episkopale kaloi në Kladianë dhe më vonë në Kardhiq. Kisha katedrale ishte ajo e Shën Kollit, në manastirin e Cepos. Kjo kishë u ndërtua në vitin 668 nga perandori Kostandin Pogonati. Më 1395 Gjon Yenevisi e trasferoi qendrën episkopale në Gjirokastër ku gjendet edhe sot.(11)
Në korrik të vitit 1835 episkopata e Drinopojës me anën e një vendimi patriarkal u kthye në mitropoli. Në juridiksionin e kësaj mitropolie vihen edhe episkopata e Delvinës dhe ajo e Himarës. Mitropoliti i parë ka qenë Imzot Paisi, i cili mbante titullin Mitropolit i Drinopojës, Delvinës dhe Himarës. Në rendin e mitropolive të Patriarkanës Ekumenike, Mitropolia e Drinopojës, Delvinës dhe Himarës radhitej e 64-ta. Më 1922 kur u shpall autoqefalia e K.O.A.Sh-it, kjo mitropoli zbriti në rang episkopate me titullin Episkopata e Drinopojës, Delvinës dhe Himarës.(12)
Në vitin 1937, pas dhënies së Tomusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dy mitropolitë u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë, ajo e Gjirokastrës u formua nga ndarja e Mitropolisë së Drinopolit. Mitropolitët e Drinopojës (Gjirokastrës) kanë qenë:

Theodhosi (432),
Joaniqi (432),
Jakovi (432-440),
Anania (440-445),
Eftiki (449-451),
Ipati (523-559),
Ignati (559- 568),
Nikodhimi (568-590),
Sosipatri (590-640),
Kozmai (754- 787),
Vasili (822),
Thomai (1229),
Simeoni (1510-1526),
Makari (1565),
Jakovi (1587-1595),
Neofiti (1604),
Mateu (1614-1621),
Kalisti (1630-1636),
Gavrili (1637-1638),
Sofjanoi (1672-1700),
Mitrofani (1752-1760),
Dositheu (1760-1799),
Gavrili (1799- 1827),
Joakimi (1828-1835),
Pais Bizantini (1835),
Neofit Kekezi (1835-1841),
Nikodhimos Ankris (1841-1848),
Pandelejmoni (1848-1867),
Grigori (1867-1899),
Lukas Petridis (1899-1909),
Vasil Papakristu (1909-1929),
Thanas Ambrozi (1929-1937),
Panteileimon Kotoko (1937-1952),
Damjan Kokoneshi (1952- 1966),
Aleksandër Kalpakidhi (1992-1998),
Kryeepiskopi Anastas, me cilësinë e mbikëqyrësit të Mitropolisë së Gjirokastrës (1998-2006),
Dhimitër Sinaiti 11 nëntor 2006 e në vazhdim.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.52.12 PM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  30.0 KB
MITROPOLITI I GJIROKASTËRS DHIMITRI
Dhimitër Sinaiti në 15 vitet e fundit ka shërbyer si zëvendësmitropolit i Gjirokastrës. Ai ka qenë pjesëtar i vëllazërisë së njohur murgërore të Sinait, në Egjipt dhe është një nga studiuesit dhe kataloguesit e dorëshkrimeve të famshme që u zbuluan aty, mes të cilëve edhe dorëshkrimi më i vjetër i Dhiatës së Re. Hirësi Dhimitrin e kam pasur profesorin e Dhiatës së Vjetër në Seminarin Teologjik të Durrësit dhe ruaj kujtimet më të mira për të. Kopetent në mësimdhënie dhe korrekt me studentët. Me këto fjalë mund të përmbledh respektin dhe konsideratën që kam për këtë njeri të përkushtuar tek Perëndia. Dorëzimi i tij në gradën episkopale u krye më 16 nëntor 2006, në Katedralen e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani, ndërsa fronëzimi si Mitropolitit i Gjirokastrës u bënë më 26.11.2006, në kishën e Kryeengjëjve në Gjirokastër. Shërbesa u krye në shqip dhe greqisht, sipas specifikës së kësaj mitropolie, gjë që dëshmon harmoninë dhe respektin e ndërsjellë mes besimtarëve.

TOMI PATRIARKAL PËR KRIJIMIN E EPISKOPATËS SË GJIROKASTRËS
+Veniamini me mëshirë të Perëndisë, Kryeepiskop i Kostandinopojës, i Romës së Re dhe Patrik Ekumenik.
Kisha ka për detyrë të saj të kujdeset për drejtimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve kishtare dhe duke pasur të drejtën e vjetër të krijimit apo të suprimimit të dioqezave, sipas nevojave të çdo kohe, të rregullojë pjesërisht apo tërësisht qenien dhe qeverisjen e tyre. Meqenëse edhe në këtë rast, në mbledhjen e tanishme të Sinodit u pa se një pjesë e Mitropolisë së Shenjtë të Drinopolit e Gjirokastrës, pas shpalljes në kohët e fundit të pavarësisë së Mbretërisë Shqiptare, përfshihet në territorin e saj, u gjykua se është më e dobishme dhe më e përshtatshme me gjendjen e tanishme, të shkëputet nga kjo pjesa tjetër e dioqezës së shenjtë të lartpërmendur dhe të nderohet e të ngrihet në dioqezë kishtare më vete, sot për sot në varësi dhe drejtim nga Froni ynë i Tërëshenjtë Patriarkal, Apostolik dhe Ekumenik dhe që në të ardhmen të bëjë pjesë edhe kjo në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë që po formohet. Modestia jonë, duke gjykuar bashkë dhe me mitropolitët tanë të hirshëm, vëllezërit tanë të dashur bashkëmeshtarë me shpirtin e shenjtë, vendosëm dhe caktuam sinodikisht që: Pjesa e Mitropolisë së Tërëshenjtë të Drinipolit dhe Gjirokastrës, që ndodhet në Mbretërinë e Shqipërisë, të jetë që tani e tutje dioqezë kishtare më vete, me nderimin dhe vlerësimin e një aspirate dhe me emrin: “Episkopatë e Hirshme e Gjirokastrës”, kryeprifti i vendosur në të me zgjedhje kanonike të emërohet: “Episkop i Hirshëm i Gjirokastrës” duke gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë kryepriftërinjve në aktivitet. Prandaj, si dëshmi, vërtetim dhe konfirmim të qëndrueshëm të atyre që gjykuan dhe vendosën kishtarisht, u bë dhe Tomi ynë Patriarkal e Sinodik, i regjistruar dhe i nënshkruar në Kodikun e Kishës sonë të madhe e të Shenjtë të Krishtit. Në vitin shpëtimtar 1937, muaji mars, periudha V, Patriku i Kostandinopojës Veniamin, Maksimi i Kalqidonës, Joaqimi i Dherkonit, Polikarpi i Prusës, Thomai i Prinqiponisë, Gjermanoi i Sardës, Gjenadi i Iliopojës dhe Thirës, Leonti i Theodoropojës, Konstandini i Irinopojës, Meleti i Kristopojës, Dorotheu i Laodicesë, Gjermanoi i Enit.(13)
KISHAT DHE MANASTIRET
Mitropolia e Gjirokastrës para vitit 1967 kishte 120 enori dhe 50 manastire, ndërsa sot përbëhet prej këtyre zëvendësive episkopale vendore: Gjirokastra, Pogoni, Delvina, Saranda, Himara dhe Përmeti. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë:
Në Gjirokastër: Kisha katedrale e Gjirokastës, Mitropolia e Gjirokastës, Kisha e “Fjetja e Hyjlindëses” në Vrahogoranzi, kisha e “Kryeengjëjve”, kisha e “Shën Kozmait” në Vrisera, kisha në Kakavijë.
Në Tepelenë: Kisha e “Profetit Ilia” në Lekël, kisha në Memaliaj, kisha në Tepelenë.
Në Përmet: Kisha e “Shën Parashqevisë”, kisha “Shën Nikollës”, kisha e “Shën Marisë” në Leusë, kisha e “Ungjillëzimit” në Këlcyrë.
Në Delvinë: Kisha e “Ungjillëzimit”.
Në Sarandë: Manastiri i “Shën Gjergjit” në Çukë, kisha e “Shën Vasilit”, kisha e “Ngjalljes së Krishtit” në Ksamil, kisha e “Shën Harallambit”.
Në Himarë: Kisha e “Gjithë Shenjtorëve”, manastiri i “Shën Dhimitrit” në Qeparo, kisha e “Shën Spiridonit” në Vuno.

KLERIKËT
Klerikët e Mitropolisë së Gjirokastrës janë: Imzot Dhimitri, atë Theodhori Nikolla, atë Ziso Karkashina, atë Thimio Kallama, atë Thodhori Papa, atë Jorgo Zaro, atë Athanas Qerimi, atë Romano Tralo, atë Vasil Thomollari, atë Kristo Çati, atë Kosta Dashi, atë Kristo Papa, atë Spiro Papa, atë Kozma Papasava, atë Panajot Petro, atë Vasil Qëndro, atë Grigor Qirjazati, atë Mihallaq Vasili, atë Thimio Xhallo, atë Mihal Zingo, atë Stefan Jano, atë Dhionis Taçi, atë Kristofor Lani, atë Nikolla Hajro etj.
KISHAT MONUMENT KULTURE
Gjirokastër. Manastiri i “Shën Qirjakut dhe Julitës” në Dhuvjan, 1963, manastiri i “Shën Mërisë” në Goranxi, 1963, manastiri i “Ungjillizimit” në Vanishtë, 1963, kisha e Manastirit të “Shpërfytyrimit” në Mingul, 1963, kisha e manastirit të “Shpërfytyrimit” në Çatistë të Pogonit, 1963, kisha e manastirit të “Shën Triadhës” në Pepel, 1963, kisha e manastirit të “Shën Ilias” në Jergucat, 1963, kisha e manastirit të “Shën Mërisë Spilesë” në Tranoshisht, 1970, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Koshovicë, 1977, kisha e manastirit të “Shën Mëhillit” në Nivan, 1977, kisha e “Profet Ilias” në Stegopull, 1963, kisha e “Shën Mërisë së Drianos “ në Zervat, 1963, kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Sopik, 1963, kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Zervat, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Peshkëpinë e Sipërme, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Vrahogoranxi, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Derviçan, 1970, kisha e “Shën Mëhillit” në Mingul, 1963, kisha e “Shën Mëhillit” 1963, kisha e “Shën Kollit” në Dhuvjan, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Saraqinisht, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Nokovë, 1963, kisha e “Shën Thanasit” në Poliçan, 1963, kisha e “Shën Thanasit” në Selo, 1977, kisha e “Shën e Premtes” në Selckë, 1970, kisha e “Mezhanit” në Poliçan, 1963, kisha paleokristiane e Manastirit në Nepravishtë, 1973, kisha e “Shpërfytyrimit” 1963, kisha e “Apostujve të Shenjtë” në Hoshtevë, 1977, rrënojat e kishës së “Shën Anës” në Derviçan, 1963, rrënojat e bazilikës paleokristiane në Goricë, 1977, kisha e “Shën e Premtes” në Hllomo, Kisha e “Shën Mërisë” në Skore.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.57.24 PM.jpg

Shikime: 575

Madhësia:  49.1 KB
Përmet. Kisha e “Shën Premtes” 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Leusë, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Seran, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Kosinë, 1963, kisha e “Shën Sotirit” në Tremishtë, 1970, kisha e “Shën Mërisë” në Bënjë, 1970, kisha e “Shën Mërisë” në Okdunan, 1970, kisha e “Shën Dëllisë” në Buhal,
Sarandë. Manastiri “Shën Gjergjit” në Demë, 1963, manastiri “Shën Mërisë” në Krorëz, 1963, manastiri “Shën Mërisë” në Kakome, 1963, rrënojat e manastirit të “40 Shenjtorëve”, 1970, kisha e manastirit të “Shën Kollit” në Mesopotam, 1948, kisha e manastirit të “Shën Kollit” në Dhivër, 1963, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Mavrodhivri, Dhivër, 1963, kisha e manastirit të “Shën Thanasit” në Leshnicën e Poshtme, 1963, kisha e manastirit të “Shën Triadhës” në Kardhikaq, 1970, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Kameno, 1970, kisha e manastirit të “Shën Mërisë së Krimanovës” në Piqer, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Melçan, 1970, kisha e “Shën Thanasit” në Pecë, 1970, kulla e manastirit “Theollogos” në Cerkovinë, 1979, kisha e “Shën Gjergjit” në Leshnicën e Sipërme, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Dhrovjanin e Sipërm, 1970, kisha e “Shën Thanasit” në Sopik, 1963, rrënojat e kishës në Çiflik, 1977, rrënojat e kishës së Kamenicës Palavli, 1970, kisha e “Shën Janit” në Delvinë 2002.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.57.50 PM.jpg

Shikime: 582

Madhësia:  63.4 KB
11) – Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 9.
12) – Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, janar 2007, faqe 10.
13) – Tomi Patriarkal e Sinodik i krijimit të Mitropolisë së Gjirokastrës, Ngjallja, shkurt 2003, faqe 3.

EPISKOPATA E APOLONISË
Apolonia është themeluar në vitin 588 p.k. mbi një kodër pranë detit dhe ka qenë qyteti më i madh ndër 32 qytetet që mbanin këtë emër. Ciceroni e quante Apoloninë qytet i madh e hijerëndë. Që në shekullin V para Krishtit qyteti antik i Apolonisë preu monedhën e vet të argjendë.(14) Sipas Strabonit, Apolonia gjendej 60 stade greke larg detit Adriatik. Porti e lidhte atë me botën mesdhetare. Kulmin e lulëzimit, Apolonia e pati në shekullin IV para Krishtit. Në atë kohë qyteti zinte një sipërfaqe prej 138 hektarësh dhe rrethohej me mure mbrojtëse. Nga ndërtimet kryesore mund të përmendim agoranë, portikun, teatrin, odeonin, akropolin, bibliotekën etj. Në kohën e Augustit, Apolonia ka qenë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Ajo kishte një popullsi prej gjashtëdhejtë mijë banorësh.(15)
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.59.32 PM.jpg

Shikime: 583

Madhësia:  77.0 KB
Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana. Kristjanizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë që në shekullin i pas Krishtit prej apostull Pavlit, i cili dorëzoi në gradën episkopale Marinin. Në Kodikun e Bibliotekës së Jerusalemit, Marini renditet në vendin e 56 pas shën Qesarit, episkopit të Durrësit.(16)
Në vitet e para të përhapjes së krishterimit në Apoloni është martirizuar Ibasi, i cili ishte me origjinë nga Athina. Gjithashtu në vitin 283 tre djem nga Athina kishin ardhur në Apoloni për të predikuar krishterimin. Dëshmorët e Apolonisë Feliksi, Hermesi dhe Pelegrini kanë jetuar në vitet e mbretërimit të perandorit Numerian. Ata flisnin për besimin e krishterë dhe për kotësitë e perëndive pagane. Tre djem të tjerë me origjinë nga Athina qenë larguar nga vendi i tyre dhe qenë vendosur në një shpellë pranë Apolonisë, ku bënin jetë asketike. Emrat e tyre qenë: dhjakoni Izaur dhe miqtë e tij Vasili e Inocenti. Djemtë shqiptarë dhe ata nga Athina kishin në shpirt një dëshirë. Kështu ata zunë miqësi me njëri-tjetrin. Një ditë djemtë nga Apolonia braktisën shtëpitë dhe u bashkuan me asketët, por kjo gjë nuk u pëlqeu prindërve të tyre, të cilët i denoncuan te prefekti i Apolonisë Triponti. Ky i fundit i arrestoi dhe u përpoq që t’i sillte përsëri në idhujtari, por djemtë iu përgjigjën se qenë të krishterë dhe do të vdisnin të tillë. Atëherë Prefekti urdhëroi që t’i dënonin me vdekje duke iu prerë kokat. Ndërsa Izauri, Vasili dhe Inocenti ranë në duart e të birit të prefektit Apolloni, i cili pasi i torturoi urdhëroi që t’u priteshin kokat. Kisha jonë i kujton gjashtë martirët e Apolonisë më 17 qershor.(17) Nga kjo dëshmi mësojmë se në rrethinat e Apolonisë ka pasur shpella asketike, të cilat u përdorën prej atyre të krishterëve, të cilët lanë kotësitë e kësaj bote dhe iu kushtuan lutjeve ndaj Perëndisë.(18) Nga praktikat e sinodeve ekumenike vërtetojmë se në Sinodin e Efesit të vitit 431, Mitropoliti i Durrësit Efkarios shoqërohej nga ndihmësi i tij episkopi i Apoloniadës Feliksi. Gjithashtu episkopi i Apoloniadës Eusebi ka nënshkruar aktet e Sinodit IV Ekumenik të Kalqedonisë, i cili u mbajt në vitin 451. Rreth shekullit V Apolonia filloi të braktisej. Popullata u shpërngul drejt qendrave të tjera urbane. Kështu që edhe rezidenca episkopale u zhvendos në qytetin e Bylisit. Disa nga episkopët e Apolonisë kanë qenë:
Marini një nga të 70 dishepujt e Krishtit,
Feliksi (431),
Eusebi (451),
Filohari (458),
Irine Banushi (1942),
Kozma Qirjo (1988) dhe
Nikolla Hyka (2006 e në vazhdim).

EPISKOP NIKOLLA
Episkopi ndihmës, Nikolla më 19 nëntor 2006 mori titullin Episkop i Apolonisë. Dorëzimi i tij u bë në Katedralen “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani dhe Hirësi Dhimitri. Hirësi Nikolla është nga brezi i parë i klerikëve shqiptarë që u arsimua në Akademinë Teologjike dhe më pas në Universitetin Kapodistria të Athinës. Që kur ishte në vitin e tretë të studimeve, Nikolla përqafoi jetën monakale. Nikollën e kam pasur student gjatë kohës që jepja mësim në Akademinë Teologjike dhe mund të them se kishte zell për të mësuar dhe ndiqte rregullisht shërbesat. Tani është zëvendës dekan i Akademisë teologjike Ngjallja e Krishtit në Shën Vlash të Durrësit.(19)
14) – Irena Mërtiri, Apolonia, qyteti i pari në rajon me monedhën e tij, Metropol, 21 maj 2007, faqe 9.
15) – Elton Bregu, Apolonia, rizgjimi i qytetit antik drejt turizmit kulturor, 55, 19 janar 2007, faqe 16.
16) – Pirro Kondili, Apostull Pavli në viset e Shqipërisë së sotme, Ngjallja, korrik 2008, faqe 5.
17) – Mitropoliti i Korçës Joani, Martirët e shenjtë të Apolonisë, Ngjallja, qershor 1995, faqe 7.
18) – Ilirjan Gjika, Apolonia, krishtërimi dhe Shën Pali, Metropol, 16 prill 2007, faqe 20-21.
19) – Plotësohet Sinodi i Shenjtë, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 8.

EPISKOPATA E KRUJËS
Kruja del si qendër episkopale në vitin 879 me episkopin e saj Davidin. Ky i fundit ka qënë pjesëmarrës në Sinodin e vitit 879 që u mbajt në Kostandinopojë. Deri në shekullin e XII episkopata e Krujës ka qenë në varësi të Mitropolisë së Durrësit. Në katalogun e episkopatave të Mitropolisë së Durrësit, Kruja zinte vendin e tretë. Pas vitit 1289 episkopata e Krujës kaloi në varësinë e Kryeepiskopatës së Ohrit. Në këtë kohë në Krujë gjejmë episkopë që qënë në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit, por edhe episkopë romano-katolikë që vareshin nga Tivari. Gjithsesi deri në shekullin XV episkopata e Krujës ka qenë në më të shumtën ortodokse. Në vitin 1451 episkopi i Krujës Stefani u dërgua nga Gjergj Kastrioti në oborrin e Aragonëve për të firmosur një kontratë, të cilën e ka nënshkruar në greqishten bizantine. Të dhëna të tjera të rëndësishme në lidhje me episkopatën e Krujës kemi nga marrëdhëniet që kishte Gjergj Kastrioti me Nifonin dhe Zaharinë.(20)
Në vitin 1431 turqit bënë regjistrimin e popullsisë së Krujës, e cila në atë kohë kishte 125 shtëpi. Luftërat heroike të Gjergj Kastriotit ia shtuan lavdinë Krujës. Tradita popullore thotë se në atë kohë në Krujë kishte 365 kisha. Më 1478 Kruja u pushtua nga sulltan Mehmeti II. Në këtë kohë shumë të krishterë u larguan nga qyteti. Në regjistrimin e vitit 1467 Kruja ka pasur 154 shtëpi dhe 22 fshatra të braktisur. Të krishterët qenë të detyruar të paguanin taksën e tokës, e cila ishte 50 akçe, por me ndërrimin e fesë ata përjashtoheshin nga kjo taksë. Popullsia ushtronte zanate të ndryshme: hekurpunues, argjilpunues, armëtar, regjës lëkurësh etj. Prej vitit 1806 deri në shpalljen e pavarësisë Kruja varej nga Sanxhaku i Durrësit. Pas shpalljes së Pavarësisë regjistrimi i parë i popullsisë u bë në vitin 1918. Në atë kohë Kruja popullohej nga 13190 banorë të cilët jetonin: në lagjen Kala kishte 324 shtëpi me 1354 banorë, ndërsa Varoshi kishte 557 shtëpi me 2557 banorë. Më 1940 italianët bënë regjistrimin e popullsisë së Krujës dhe rezultoi se qenë 846 familje me 4780 banorë. Sipas përbërjes fetare popullsia ndahej: myslimanë 17237, katolikë 4977 dhe ortodoksë 8 vetë. Fiset autoktonë të Krujës janë: Kakuli, Baruni, Silta, Zhili dhe Skura.(21)

EPISKOP ANDONI
Episkop Andoni ka lindur në Tiranë në vitin 1969. Ai e ka origjinën nga një familje bektashiane. Në vitet 1988-1990 studioi në Akademinë Ushtarake, të cilën nuk arriti ta përfundonte. Pas takimit me disa misionarë ungjillorë në verën e vitit 1991 u konvertua në krishterim. Në vitin 1992, pasi përfundoi një kurs biblik, u bë lider i grupit të Vëllazërisë së Dishepujve të Krishtit.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.43.36 PM.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  43.9 KB
Interesi për fenë ortodokse iu shtua në vjeshtën e vitit 1994 në një mbjedhje të misionarëve ungjillorë në Shqipëri, ku ishin ftuar një grup të rinjsh ortodoksë të kryesuar nga Atë Luka Veronis. Në prill të vitit 1995 Andoni u pagëzua në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë. Menjëherë pas pagëzimit filloi të aktivizohet si përkthyes i anglishtes në seminarin teologjik të Durrësit, ndërsa me fillimin e vitit shkollor 1996 filloi studimet në Akademinë Teologjike, ku ra në kontakt me dekanin, Mitropolitin e Korçës Joanin. Gjatë viteve të studimeve e tërhiqnin leksionet që flisnin për jetën murgjërore. Për të përjetuar më thellë njohuritë e marra rreth monakizmit, në verën e vitit 1996 vizitoi manastiret e Malit Athos dhe në vijim qëndroi ca kohë në manastirin e Ardenicës, i cili në atë kohë ishte fidanishtja e përgatitjes së jetës monakale në Shqipëri. Gjithashtu Andoni aktivizohej me grupet e katekizmit, të cilët predikonin nëpër fshatra dhe qytete të ndryshme anembanë Shqipërisë. Vite më vonë Andoni duke iu përgjigjur thirrjes së Imzot Joanit vajti disa muaj në Mitropolinë e Korçës. Gjatë kësaj kohe vendosi që të ndjekë rrugën murgjërore dhe në vijim studioi në Universitetin Kombëtar “Kapodistria” të Athinës, në degën e teologjisë sociale. Në 21 nëntor të vitit 2006 në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, Arkimandrit Andoni u dorëzua në gradën episkopale nga Kryeepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani, Hirësi Dhimitri dhe Hirësi Nikolla.
20) – Dhimitër Beduli, Kishë dhe kulturë, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë 2006, faqe 155-156.
21) – Baki Dollma, Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës, Sot, 18 tetor 2005, faqe 16-17.

EPISKOPATA E AMANTIAS
Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Rrënojat e qytetit antik gjenden pranë fshatit të sotëm Ploc, në krahun e djathtë të lumit Shushica në rrethin e Vlorës. Amantia ishte qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me emrin grek Koinonoi (lidhja) dhe kishte një shtrirje gjeografike përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh. Gjithashtu në të përfshihej bregdeti i Vlorës që nga lugina e Nartës e deri në Ujin e Ftohtë. Në të përfshiheshin qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni). Qendra të tjera qenë Olimpia (Mavrova), Dukaj, Cerja, Borshi etj. Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit.(22) Në shekullin III para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Arkeologët që zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka dhe Skënder Anamali. Ata udhëhoqën gërmimet që nisën në vitin 1949 deri në 1956. Gërmimet zbuluan gjurmët e një prej qyteteve të rëndësishme të antikitetit. Përveç mureve rrethuese të Akropolit dhe portave të qytetit, janë zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale, kisha e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit etj. Stadiumi i Amantias është ndërtuar mbi një kodër me lartësi 600 metra nga niveli i detit dhe është një rast unik në Ballkan që një monument antik, që ka shërbyer si mjedis sportiv të ndërtohet në një lartësi të tillë. Vetëm tri anë të stadiumit kanë pasur shkallë, ndërsa pjesa veriore ka shërbyer si pikë hyrëse e sportistëve. Pista e stadiumit të befason me mënyrën si rrjedhin ujërat. Stadiumi është ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe ka shërbyer si mjedis sportiv. Pista e stadiumit është 184,8 metra e gjatë dhe 12,25 metra e gjerë. Stadiumi ka pasur një kapacitet prej 300 vendesh.(23) Amantia përmendet si qendër e rëndësishme episkopale në shekullin V. Ndërtimet në kalanë e qytetit u kryen në kohën e perandorit Justinian. Në vendin e quajtur “Lëmi i Peçit” gjenden rrënojat e një kishe paleokristiane e tipit bazilikë trinefëshe. Kisha përbëhet nga naosi, i cili ndahet nga tre nefa ku ai i qendrës është më i gjerë. Përsa i përket kohës së ndërtimit mendohet shekulli V pas Krishtit.(24)

EPISKOP NATHANAILI
Hirësi Nathanail Agjioriti, ka lindur në vitin 1957, në Trikalla të Greqisë. Shumë herët u bë murg në Manastirin e Lavrës së Madhe, në Malin e Shenjtë. Studioi në Akademinë Athonite dhe më pas u arsimua në Universitetin Aristoteli të Selanikut. Hirësi Nathanaili ka punuar rreth 20 vjet në Mitropolinë e Gjirokastrës, duke predikuar fjalën e Perëndisë, duke pagëzuar e kryer Misteret e Shenjta deri në fshatrat më të thella. Ai e flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe me përkushtimin e tij ka fituar respektin e besimtarëve.(25)

Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.47.01 PM.png

Shikime: 598

Madhësia:  630.6 KB
22) – Gëzim Llojdia, Ilirjan Gjika, Amantia, marrëdhëniet e saj me qendrat e tjera, Metropol, Tiranë 1 Tetor 2007.
23) – Gëzim Llojdia, Stadiumi i Amantias, një ndërtim nga më të rrallat në Ballkan, 55, 10 prill 2007, faqe 7.
24) – Aleksandër Meksi, Kisha paleokristiane në qytetin e Amantias, Albania, 7 shtator 2007, faqe 21.

EPISKOPATA E BYLISIT
Qyteti antik i Bylisit gjendet në pllajën e një kodre pranë fshatit Hekal. Bylisi kishte pesë bazilika paleokristjane dhe kishën katedrale, teatrin, stadiumin, dy shëtitore, depozitën e ujit, banjat publike etj. Teatri ka pasur një kapacitet ptej 7500 spektatorësh, gjë që tregon për numrin e madh të popullatës që banonte në atë qytet. Ndërsa përmasat e kishës katedrale vërtetojnë se ka qenë qendër e rëndësishme episkopale.(26) Rreth shekullit V Apolonia filloi të braktisej dhe rezidenca episkopale u zhvendos në qytetin e Bylisit. Në vitin 458 u fronëzua episkopi Filohar, i cili mori titullin Episkop i Bylisit. Bylis në atë kohë ka qenë qyteti më i madh i Ilirisë së Jugut. Qyteti zinte një sipërfaqe prej 30 hektarësh dhe ishte rrethuar rrethuar nga murre të lartë. Bylis ndahej në tre zona, ajo për banim zinte rreth 20 hektarë, më pas vinte Agora, ku gjendej tregu dhe sheshi kryesor i qytetit. Pjesa e tretë prej 6 hektarësh gjendej në pjesën juglindore të qytetit dhe shërbente për strehimin e popullsisë në rast lufte.(27)
Gjatë mesjetës qyteti i Bylisit u shkatërrua dhe rezidenca episkopale u zhvendos në Ballsh. Jetëgjatësinë e saj episkopata e Bylisit e pati nga shekulli V deri në shekullin XII. Në Bylis punimet në murret rrethuese i drejtoi arkitekti i Justinianit, Viktorini, i cili përmendet në një sërë mbishkrimesh. Në rrënojat e bazilikës paleokristiane të Ballshit arkeologu Skënder Anamali ka zbuluar katër mbishkrime të skalitura në gur, të cilat janë marrë nga rrënojat e qytetit antik të Bylisit.
1. O i huaj, mos hiq shikimin tënd nga bukuria e Bylisit, në murret rrethuese, dikur krejt të rrënuara, tani na i rindërtoi Viktorini guximtar.
2. Me providencën e Perëndisë dhe të Hyjlindëses Virgjëreshë, duke i shërbyer drejt qëllimit e mënyrave të veprimit të Justinianit, sundimtarit shumë të fuqishëm që ngriti kështjellat e Myrisë, Skythisë e territorit të Ilirikut, si dhe të Trakisë, vetë Viktorini njeri me aftësi strategjike i ndërtoi me përvuajtëri e devocion murret rrethuese të Bylisit.
3. S’ankohem më e nga barbarët s’kam frikë, sepse gjeta te Viktorini i Madh një që më ndërtoi me duart e tij.
4. Kurrë s’do ti dorëzohet hendeqeve të harrimit, emri i Justinianit shumë të fuqishëm, as koha e gjatë e pallogaritshme, duke ikur, s’do ti mbulojë dot mundimet e Viktorinit virtytet e të cilit janë ngritur lart me mburrje.
Nga mbishkrimet e mësipërme del qartë se Viktorini ka bërë vetëm rindërtimin e murreve të Bylisit. Viktorini ka qenë arkitekt i njohur për fortifikimet ushtarake.(28) Zbulimet arkeologjike vërtetojnë se Bylisi ka qenë qendër e rëndësishme episkopale. Gjatë shekujve V-VI në Bylis u ndërtuan pesë bazilika. Zbuluesi i tyre është arkeologu Skënder Muçaj. Vlen të përmendet bazilika B e Bylisit, e cila ka qenë kishë peshkopale. Duke u nisur nga përmasat (94 x 40 m) kisha nxinte një numër të madh besimtarësh. Kisha është ndërtuar më gurë gëlqerorë të lidhur me llaç, ndërsa për ndërtimin e dritareve janë përdorur tullat. Dyshemeja e kishës ka qenë e shtruar me mozaikë të punuar me gurë kubikë dhe copa xhami. Midis mozaikëve bie në sy ai ku paraqiten dy peshkatarë. Njëri qëndron më këmbë dhe tërheq rrjetën me peshq dhe tjetri qëndron ulur dhe tërheq kallamin, grepi i të cilit ka zënë një peshk.(29)
Me materialet e kishave të Bylisit u ndërtua bazilika e Shën Mërisë e Ballshit. Kisha katedrale është e tipit bazilikal trenefëshe me absidë gjysëmrrethore. Brenda absidës gjendet një podium me tri shkallë. Në mozaikun e dyshemesë së një kishe tjetër në Bylis është zbuluar një mbishkrim “Paktianos”, i cili është gdhendur mbi një shtyllë monolite prej mermeri të bardhë. Paktianoi duke iu lutur Zotit së bashku me gruan e tij Agllaia dhe të bijën Pakta, ia kushtojnë këtë kishë Shën Andreas.(30)

EPISKOP ASTI
Hirësi Asti Bakallbashi ka lindur në vitin 1974, në Durrës. Ai rrjedh nga një familje shpresëtare ortodokse. Që në çastet e para të ringritjes së Kishës u pagëzua dhe filloi të kontribuonte në rininë ortodokse. Ishte pedagogu i Historisë së Krishtërimit, Teodor Papapavli që ia rekomandoi Kryeepiskopit Anastas për tu pranuar në seminarin teologjik.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.52.52 PM.png

Shikime: 591

Madhësia:  723.4 KB
Për 10 vjet studioi me bursë të akorduar nga Kryeepiskopata në Akademinë Teologjike të Shën Vlashit dhe në vijim në fakultetin teologjik të Universitetit Aristoteli, të Selanikut. Ndërkohë është në përfundim të studimeve pasuniversitare. Pas studimeve, në vitin 2003 u dorëzua hierodhiakon nga Kryeepiskopi Anastas, ndërsa në vitin 2009 u dorëzua në gradën priftërore dhe mori ofiqin e arkimandrit. Ai ka ofruar me përkushtim shërbimin e tij si katekist, si pedagog i Akademisë Teologjike në Shën Vlash dhe bashkëpunëtor në Qendrën Studentore në Tiranë.(31)
25) – Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, janar 2012, faqe 12.
26) – Irena Mërtiri, Bylis, qyteti antik pas 10 shekujsh, Metropol, 30 prill 2007, faqe 18-19.
27) – Ilirjan Gjika, Bylinët, Standard, 30 maj 2011, faqe 18-19.
28) – Moikom Zeqo, Hulumtime Arkeologjike, Albanopol, Tiranë 2009, faqe 134-135.
29) – Ilirjan Gjika, Bylisi i Ilirisë, Ymeraj, Fier 2011, faqe 29-31.
30) – Koco Zheku, krishtërimi në Shqipëri gjatë shekujve V-VI, Ngjallja, mars 1994, faqe 9.
31) – Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, janar 2012, faqe 12.

SHTOJCË
RAPORTET FETARE

Shqipëria ka një popullsi prej 3,490,000 banorësh, e cila përbëhet nga gegët në veri të vendit dhe toskët në jug. Myslimanët janë të përqendruar kryesisht në pjesën qendrore të vendit, otrodoksët në pjesën jugore dhe katolikët në atë veriore. Ndonëse nuk ka statistika të sakta mbi pjesëmarrjen e popullsisë në shërbesat fetare, gjithsesi mendohet se 40 për qind e popullsisë ushtrojnë njerin nga besimet që përmendëm më sipër.(1)
Në vitin 1922 nga regjistrimi që iu bë popullsisë rezultonte që myslimanët përbënin 74 për qind të popullsisë, ortodoksët 18 për qind dhe katolikët 8 për qind. Në atë kohë Shqipëria kishte 1.180.500 banorë, prej të cilëve 826.000 qenë myslimanë, 212.500 ortodoksë dhe 142.000 ishin katolikë. Popullsia myslimane qe e ndarë në dy grupime: rreth 600.000 përbëhej nga sekti synni dhe 220. 000 prej bektashinjve.(2)
Në vitin 1927 sipas satistikave kemi këto të dhëna: Myslimanët sunitë dhe bektashinj qenë 67,5%, ortodoksët 22,3% dhe katolikët 10%.
Në vitin 1931 Mbreti Zogu I provoi të bënte një regjistrim të popullsisë ku të shënohej edhe përkatësia fetare, por pati mjaft reagime e kundërshtime. Kështu Mbreti Zogu I e ndërpreu regjistrimin, pa u këshilluar me ata, të cilët ia kishin sugjeruar një gjë të tillë.
Në vitin 1942 nga regjistrimi që bënë autoritetet italiane rezulton: myslimanë 68,9%, ortodoksë 20,7% dhe katolikë 10,3%.
Në vitin 1949 Enver Hoxha në një bisedë sekrete me Stalinin ndërmjet të tjerash disktuan edhe për raportet fetare në Shqipëri. “Shoku Stalin e pyet Enverin nëse ka shumë ortodoksë në Shqipëri, si dhe njerëz me fe të ndryshme nga ajo e myslimanëve”. Në përgjigjen e tij shoku Enver e sqaron se ortodoksët në Shqipëri përbëjnë 30-35 për qind të popullsisë, ndërsa katolikët 10-15 për qind.(3)
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.59.18 PM.jpg

Shikime: 600

Madhësia:  42.5 KB
Nga këto të dhëna arrijmë në përfundimin se Enver Hoxha i njihte mirë statistikat e popullsisë, sepse në vitet e diktaturës komuniste sigurimi i shtetit regjistronte çdo gjë me saktësi. Çdokush do ta besonte se diktatori këto shifra i ka të sakta, sepse askujt nuk do t‘i shkonte në mendje që të gënjente Stalinin, i cili interesohej për popullsinë ortodokse sepse dikur kishte qenë seminarist.(4)
Zëra për një regjisrim të popullsisë sipas përkatësisë fetare ka pasur edhe pas viteve 1990, por askush nuk ka guxuar të ndërmarrë një nismë të tillë, e cila do të cënonte paqen sociale.(5)
Sipas raportit të “CIA Factbook” për vitin 2005, në Shqipëri grupimin më të madh fetar e përbëjnë myslimanët, të cilët sipas statistikave janë rreth 65 për qind e popullsisë. Komuniteti ortodoks numëron rreth 25 për qind të popullsisë dhe pjesa tjetër prej 10 për qind janë katolikë.
Në nëntor 2006 I

NSTAT publikoi shifrat: Popullsia që banon në territorin e Republikës së Shqipërisë është 3 milionë e 149 mijë banorë, prej të cilëve 51.9 për qind jetojnë në fshat dhe 48.1 për qind banojnë në qytet. Këto shifra tregojnë se popullata fshatare po lëviz drejt qyteteve. Në zonat rurale jetojnë 1 milionë e 636 mijë banorë, ndërsa në qytet jetojnë 1 milionë e 513 mijë banorë. Dihet që para viteve 1990 rreth 60 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetonte në fshat. Popullsia që jeton në qytet frekuenton regullisht institucionet fetare, sepse pothuajse ne çdo qytet të Shqipërisë janë ngritur mjaft kisha dhe xhami të reja e komode, ndërsa popullsia fshatare ka më tepër vështirësi. Këtë fakt e diktojnë punët e ditës në bujqësi, dalja të dielave në pazar për të shitur produktet blegtorale e bujqësore, largësia e objekteve të kultit nga banesat etj.
Në vitin 2011 të dhënat e Censusit tregojnë se besimtarët myslimanë janë 56,70%, ata katolikë 10,03%, ndërsa ortodoksët 6,75%. Rezultatet e Censusit e tregojnë shumë të pakët numrin e besimtarëve ortodoksë. Ky fakt është pritur me indinjatë nga besimtarët ortodoksë, të cilët duke u mbështetur në regjistrat kishtarë e dinë se numri i tyre është shumë herë më i madh. Me anën e regjstrave të pagëzimeve, të kurorëzimeve etj, vërtetohet saktë sa është popullsia ortodokse. Sipas të dhënave të regjistrave të 460 famullive ortodokse rezulton se numri i të krishterëve ortodoksë është mbi 24%. Pra mungon rreth 17% e popullsisë ortodokse. Të dielën më datën 9 dhjetor 2012 besimtarët e pranishëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë nënshkruan disa pyetësorë, për të vënë në dukje parregullsitë e Censusit. Pyetësorë të tillë janë plotësuar edhe nëpër kishat ortodokse të mbarë vendit. Këshilli Kishtar Kleriko-laik i KOASH-it me anën e një deklarate, e cila mban datën 17 dhjetor 2012 i kundërshtoi hapur të dhënat e Censusit të vitit 2011 të bërë nga INSTAT, duke i cilësuar si veprime të qëllimshme, të cilat minojnë harmioninë dhe bashkekzistencën fetare në vend.(6)
Në Shqipëri ekziston një numër i konsiderueshëm njerëzish, të cilët nuk kanë bindje fetare dhe nuk frekuentojnë kishat dhe xhamitë, prandaj kjo kategori nuk mund të grupohet në asnjë fe. Gjithashtu edhe fëmijët që kanë lindur nga martesat e përziera nuk mund të vendosen në mënyrë komode në një kategori të caktuar fetare. Nga të gjitha sa thamë mësipër arrijmë në konkluzionin se laiciteti i shtetit shqiptar është një faktor shumë i rëndësishëm. Çdo instrumentalizim i përbërjes fetare për qëllime politike është i rrezikshëm, sepse shkakton tensione. Balanca që ekziston ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri si dhe harmonia me grupimet jofetare është një faktor që nuk duhet cënuar në asnjë mënyrë.
1) – Shqipëria dhe gjendja e lirive fetare, Korrieri, 11 tetor 2002, faqe 8.
2) – Olimbi Velaj, Shqipëria, më 44 me 300 priftërinj, më 92 vetëm 30, Metropol, 2 nëntor 2006, faqe 8.
3) – Një kontribut i ri për raportet fetare në Shqipëri, Ngjallja, tetor 2000, faqe 12.
4) – Riçard Vurmbrand, Përgjigje Biblës së Moskës, faqe 69.
5) – Fiqiri Sejdiaj, Çfarë është prishur mund të ribëhet, Koha Jonë, 20 qershor 2002, faqe 12-13.
6) – Deklaratë Zyrtare e Këshillit Kishtar Kleriko-laik të KOASH-it, Kërkim, Nr. 10, faqe 131-135.

PERIODIKËT E K.O.A.SH-it
Më 1 mars 1930 doli numri i parë i revistës së përdyjavshme “Kisha Ortodokse Shqiptare”. Kjo revistë botohej në qytetin e Korçës, sepse në atë kohë ishte rezidenca e Kryesisë së Kishës. Me transferimin e zyrave të Kryesisë së Kishës nga Korça në Tiranë më 27 korrik të vitit 1930 revista u botua përsëri, por me emrin “Kisha Kombëtare”. Administrator-Redaktor i kesaj reviste ishte V. Xhaxhka. Këtë rradhë ishte revistë e përjavshme dhe botohej në shtypshkronjën “Dielli” në Tiranë. Në vitin 1933 Seminari Kombëtar “Apostull Pavli” nxori revistën e përdyjavshme “Predikimi”, e cila shtypej në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë. Kryeredaktor i kësaj reviste ishte Dhimitër Beduli, i diplomuar në Seminarin e Besarabisë, ndërsa përgjegjës ishte Kryesekretari i Mitropolisë Kristo Camberi. Nga artikujshkruesit kruesorë të revistës “Predikimi” mund të përmendim teologët Dhimitër Beduli, Irine Banushi, Theofan Popa, Mihal Ekonomi etj. Kohëzgjatja e kësaj reviste ishte shtatë vjet. Në mars të vitit 1940 K.O.A.Sh-i botoi revistën e përmuajshme “Jeta Kristiane”. Kjo revistë shtypej në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë. Drejtor Përgjegjës i kësaj reviste ishte Kryedhjakon Petro Doçi. Revista “Jeta Kristiane” u botua deri më tetor të vitit 1944.(7)

Skedarët e Bashkëngjitur 184406
Në muajin tetor 1992 doli numri i parë i gazetës “Ngjallja”. Kjo gazetë botohej me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskopit Anastas. Kryeredatori dhe artikullshkruesi kryesor i gazetës ishte teologu Dhimitër Beduli, i cili në numrin e parë shkruante: “Gazeta “Ngjallja” do të jetë një organ shpirtëror. Në çdo numër të saj, ajo do të botojë artikuj e studime të shkurtra teologjike nëpërmjet të cilëve i krishteri ortodoks do të marrë njohuritë më të domosdoshme mbi parimet e larta ungjillore lidhur me jetën, me familjen, shoqërinë, me kombin etj. Gazeta nëpërmjet artikujve nuk do të pushojë të vërë në dukje dashurinë, tolerancën, harmoninë që duhet të karakterizojë jo vetëm besimtarët ortodoksë, por të gjithë popullin shqiptar dhe nuk do të pushojë së ndikuari në zbutjen e mërive të krijuara në gjirin e shoqërisë tonë gjatë kohës së kaluar. Kisha jonë Ortodokse Autoqefale, besnike në traditat e saj fetaro-kombëtare, do të vazhdojë edhe nëpërmjet gazetës “Ngjallja” të kontribuojë në bashkëpunimin vëllazëror dhe me komunitetet e tjera fetare të vendit, në ringjalljen shpirtërore të popullit tonë. Zoti na ndihmoftë”.(8)
Pas fjetjes së Dhimitër Bedulit, kryeredaktor i “Ngjalljes” u bë Thoma Dhima. Gjithashtu botohet edhe revista “Gëzohu” kryeredaktor i së cilës është shkrimtari Gaqo Bushaka. Akademia Teologjike e Shën Vlashit boton gazetën “Fjala”, ku autori i këtij libri ka qenë kryeredakror për disa vjet. Nën kujdestarinë e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit që nga vera e vitit 2000 botohet revista “Tempulli”, e cila quhet ndryshe si revista e intelektualëve ortodoksë korçarë. Promovimi i numrit të parë të Tempullit u zhvillua më 27 korrik 2000, në një nga sallat e bibliotekës Thimi Mitko të qytetit të Korçës. Revista boptohet në Shtypshkronjën Kotti.(9)
Gjithashtu rinia ortodokse boton revistën “Kambanat”. Më një janar 2009 doli numri i parë i revistës Kërkim, e cila është revistë periodike dhe trajton tema shkencore, teologjike, kulturore dhe aktualitet nga jeta e kishës dhe e komunitetit. Revista Kërkim qarkullon çdo katër muaj dhe mirëpret studime dhe artikuj me interes fetar dhe shoqëror. Redaktor përgjegjës i revistës është dhjakon Teodor Bendo.

Shtypshkronja “Ngjallja”. Më 1 shkurt 1994 në godinën e re të Kryepiskopatës së Hirëshme u montua shtypshkronja “Ngjallja”, e cila u sigurua me fondet e Kryeepiskopit Anastas. Në këtë shtypshkronjë shtypen librat e K.O.A.Sh-it, gazeta e përmuajshe “Ngjallja”, revista për fëmijë “Gëzohu”, revista rinore “Kambanat”, revista “Kërkim”, kalendarët kishtarë etj.
7) – Kristofor Beduli, Botimet periodike të kishës sonë, Ngjallja, tetor 1998, faqe 3,4.
8) – Dhimitër Beduli, Jo vetëm mjet i thjeshtë informativ, Ngjallja, tetor 1992, faqe 2.
9) – Tempulli, si një realitet, Ngjallja, shtator 2000, faqe 4.

RADIO NGJALLJA
Radio “Ngjallja” i ka fillimet në vitin 1998. Në fillim programi i Radios “Ngjallja” ishte tri orë, nga 16.00-19.00. Me shumë përpjekje, sigurisht dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve, u arrit që në gjashtmujorin e dytë të vitit 2001 programii radios të bëhej 24 orë. Kjo ishte një punë e madhe dhe duhej sakrifikuar shumë nga koha e lirë, por isha i bindur se Perëndia do të ma shpërblente një ditë. Emocione të mëdha kam përjetuar kur më thirri Kryeepiskopi Anastas në zyrë dhe më komunikoi se do të kem përgjegjësinë e drejtimit të radios. Më datën 10 shkurt 2001 vajta me Gaqo Bushakën në radio, ku në prani të personelit më prezantoi si drejtor të radios “Ngjallja”. Ishte një përgjegjësi e madhe për mua që do të vazhdoja punën e nisur prej mikut tim të paharrueshëm Agim Papaproko, i cili ndërroi jetë më 21 mars të vitit 2001. Me Agim Papaprokon kam pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme gjatë gjithë kohës që kam punuar në Radion “Ngjallja”. Agimi hodhi themelet e radios duke përkrahur dhe inkurajuar të rinjtë. Me përvojën e tij prej profesionisti më ka ndihmuar shumë në hapat që hidhja në fushën e gazetarisë. Kur organizoheshin seminare ose trajnime në Institutin e Medias, Agimi më dërgonte mua, sepse ai nuk kishte se çfarë të mësonte nga ata që dikur i kishte pasur nxënës në Radio Tirana, ku për gati 30 vjet kishte qenë drejtor i saj.
Programi i Radios “Ngjallja” për 6-mujorin e dytë të vitit 2002 ishte 24 orë në ditë me emisione të folura dhe pjesa tjetër muzikë. Programet e folura janë transmetouar prej orës 8:00 deri në orën 20:00. Në vazhdim ka pasur ritransmetime programesh. Muzika që ka transmetuar Radio “Ngjallja” përbëhej kryesisht nga muzika simfonike, vokale e operistike dhe popullore shqiptare, si dhe muzikë kishtare.

Emri:  Screenshot 2024-03-05 at 10.04.01 AM.jpg

Shikime: 587

Madhësia:  29.8 KB

Emisionet e folura përbëheshin nga: 1-Emisionet informative, ku janë përfshirë lajmet, radio-kronikat, radio- reportazhet etj. Programi i Radios “Ngjallja” ka synuar në kultivimin e vlerave më të mira morale e shpirtërore të dëgjuesve, në respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Informacionet e Radios “Ngjallja” kanë pasqyruar në mënyrë objektive dhe të paanshme ngjarjet. Informacioni ka qenë i shumllojshëm, me karakter politik, social e kulturor. 2-Emisionet historike kanë synuar në edukimin e dëgjuesve me traditat e popullit tonë dhe me vlerat shpirtërore të trashëguara brez pas brezi. 3-Emisionet social-kulturore kanë karakter edukativ dhe kanë synuar rritjen e nivelit kulturor të dëgjuesve, shtimin e njohurive të tyre në fushën e artit, kulturës popullore etj. 4-Emisionet e fëmijëve kanë synuar zgjerimin e horizontit të fëmijëve, edukimin e tyre me dashurinë për mësimet, prindërit dhe edukatorët. Dita e fundit që kam qenë në radio është data 20 nëntor 2002 kur i bëra dorëzimet zonjës së nderuar Luljeta Pjetri, e cila kishte tre muaj që përpiqej me mish e me shpirt të studionte në Akademinë Teologjike pa shkëputje nga puna. Gjithsesi me zotësinë e saj i bindi të gjithë se e zotëronte teologjinë ortodokse, madje ka dhënë edhe prova bindëse për këtë.

SHOQATAT FETARE
Shoqata Vëllezërit mbë Krishtin u krijua në qytetin e Korçës, më 1940. Qëllimi i shoqatës ishte: Plotësimi i porosive të Krishtit sipas Dhiatës së Re si dhe bamirësi të ndryshme. Në përbërje të shoqatës kishte edhe figura të njohura si Mitrofori atë Vasil Marko, dr. Leonidha Naçi, prof. Spiro Konda etj. Shoqata kishte anëtarët e korit të Shën Gjergjit, të cilët meshonin dhe njëkohësisht zhvillonin aktivitetin bamirës të kishës. Ndër anëtarët e kësaj shoqate të krishterë mund të përmendim: Sotir Tërova, Kiço Raci, Taqo Plaku, Sterjo Krushova, Maqo Guri, Taqo Stamuli, Vanthulla Sinica, Katina Tërpini, Parashqevi Cico, Persefoni Treni, Fani Poçari, Llazi Jarazi, Stavri Tira, Petraq Dimço, Josif Dhamiano, Guri Kotnani, Spiro Tërpini, Dhionis Furxhi, Kiço Panariti, Argjir Papavangjeli, Berta Naumi, Todi Dardha, Andrea Adhami, Jorgji Papailia, Minella Preveza, Atë Sotir Leka, Stavrofor Thoma Shkurti, Atë Kristo Katundi, Atë Thanas Grapshi, Atë Mihallaq Tërova, Sotir Tërpini, Kristaq Treska, Dhimitër Leka, Dhimitër Mano, Petraq Turtulli, Sotiraq Asllani, Petrqa Joga, Atë Petro Janaqi, Andrea Cico etj. Në vitin 1944 Shoqata Vëllezërit mbë Krishtin çeli shkollën e të verbërve, e cila u vendos në shtëpinë e Dhimitër Kostandinit.(10)

Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it u themelua më një korrik të vitit 1945. Qëllimi kryesor i kësaj Lidhjeje ishte që të kontribuonte në përparimin dhe lartësimin e Kishës Ortodokse Autoqefale. Në kryesinë e lidhjes u zgjodhën: Sotir Kanxheri, Dhimitër Beduli, Ilia Stavre, Vlash Semini dhe Arkile Kondi. Kryesia zgjodhi si kryetar të lidhjes teologun Theofan Popa. Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it hartoi statutin dhe rregulloren e saj dhe ligjëroi stemën e vulën. Qendra e lidhjes ishte në Tiranë, por u krijuan degë nëpër rrethe si në Durrës, Korçë, Shkodër etj. Me vendimin e Gjykatës së Tiranës datë 19 shtator të vitit 1945, Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it u ligjërua zyrtarisht. Kryesia e lidhjes më 24 shtator 1945 i shkroi Sinodit të Shenjtë për synimet e saj. Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it pikëpamjet e saj i shfaqi në broshurën me titull “Ç’është dhe çfarë kërkon Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve ortodoksë”.(11)

Lidhja e intelektualëve ortodoksë. Kryeepiskopi Anastas që në ditët e para të misionit të tij apostolik në Shqipëri i kushtoi vëmendje të veçantë afrimit të intelektualëve pranë kishës.
Më 21 qershor 1994 në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, Kryeepiskopi Anastas zhvilloi takimin e parë me 150 intelektualë ortodoksë të qytetit, ku u foli për arritjet e kishës, duke kërkuar kontributin e tyre në forcimin dhe konsolidimin e K.O.A.Sh-it. Gjithashtu në takimin e parë u diskutua që të formohet Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë.(12)
Më 2 nëntor 1994 rreth 300 intelektualë ortodoksë u grumbulluan në Kishën e Ungjillëzimit. Kryeepiskopi Anastas u foli të pranishmëve për “Kuadrin juridiko-kanonik të Kishës sonë”. Përveç intelektualëve kryeqytetas kishin ardhur përfaqësi nga Korça, Durrësi, Berati, Shkodra etj. Në fund të takimit Kryeepiskopi theksoi se këto takime do të përsëriteshin të mërkurën e parë të çdo muaji.
Më 7 dhjetor 1994 në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, Kryeepiskopi Anastas mbajti ligjëratën: “Të drejtat e njeriut në traditën ortodokse”. Kjo ligjëratë përkonte me ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.(13)
Më 1 shkurt 1995 në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, në kuadër të takimeve me intelektualët ortodoksë, Kryeepiskopi Anastas trajtoi ligjëratën: “Dinamika e një ndryshimi të vazhdueshëm, sipas mendimit të Tre Hierarkëve”.(14)
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.14.46 PM.jpg

Shikime: 617

Madhësia:  35.5 KB
Më 1 mars 1995 në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, Kryeepiskopi Anastas trajtoi kumtesën: “Tradita dhe vizioni i bashkëjetesës së komuniteteve fetare në Shqipëri”. Fortlumturia e Tij, i porositi intelektualët që të marrin pozita përgjegjësie dhe inisiativa, të vënë në përdorim dijet, përvojën dhe autoritetin e tyre në përpjekjen përtëritëse të kishës sonë.(15)
Më 5 prill 1995 u zhvillua takimi me intelektualët ortodoksë. Kësaj radhe Kryeepiskopi Anastas mungonte për arsye shëndetësore dhe ligjërata u mbajt prej teologut Dhimitër Beduli, i cili foli rreth temës: “Ortodoksia dhe karakteristikat e saj”. Në përfundim të takimit të pranishmit i dërguan një telegram Kryeepiskopit Anastas, me anën e së cilit i uronin shërrim të shpejtë.(16)
Më 3 maj 1995 në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, Kryeepiskopi Anastas zhvilloi takimin me intelektualët ortodoksë gjatë së cilit mbajti ligjëratën me temë: “Vizioni dhe baza e bashkëpunimit paqësor të komuniteteve fetare në Shqipëri”.(17)
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.18.52 PM.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  71.1 KB
Më 12 dhjetor 2002 para një auditori me intelektualë dhe të rinj ortodoksë, në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, Kryeepiskopi Anastas mbajti ligjëratën me temë: “Globalizmi dhe Ortodoksia”.(18)
Më datën 13 shkurt 2003 Kryeepiskopi Anastas në kuadër të ciklit të takimeve me intelektualët dhe të rinjtë ortodoksë mbajti kumtesën: “Të drejtat e njeriut dhe Ortodoksia”. Në përfundim të takimit Kryeepiskopi Anastas u dha të pranishmëve lajmin e gëzueshëm të aprovimit të vendimit për ndërtimin e Katedrales Ortodokse në qendër të Kryeqytetit.(19)
Më datën 4 mars 2004 Kryeepiskopi Anastas mbajti ligjëratën: “Pjesëmarrja e përhershme e besimit të krishterë në ndërtimin e Evropës”. Pjesë e takimit qenë edhe himnet e kënduara nga kori i Radios “Ngjallja”.
Më 30 qershor 2013 nën drejtimin e Kryeepiskopit Anastas u zhvillua mbledhja e parë e grupit nismëtar për themelimin e “Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë”. Mbledhja u zhvillua në sallën e shkollës “Protagonistët”. Pararendësi i themelimit të “Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë” është 83- vjeçari Niko Zherdi, i cili në bashkëpunim të ngushtë me prof. Ilia Telon, prof. Pirro Priftin, Evanthia Kotten dhe Teodor Kotten përgatitët statutin e lidhjes.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.19.29 PM.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  34.3 KB
Në nenin 3 të statutit theksohet se “Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë” ka si qëllim bashkimin dhe nxitjen e ortodoksëve për pjesëmarrje aktive në jetën e kishës. “Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë” është krijuar sipas Nenit 54 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili thotë: “Në Kryepiskopatë dhe në Mitropolitë mund të krijohen, me iniciativën e drejtuesve lokalë dhe me miratimin e Sinodit të Shenjtë Lidhje: e Grave Orthodhokse, e Rinisë Orthodhokse, e Intelektualëve Orthodhoksë etj., në ndihmë të veprës shpirtërore, katekiste, hierapostolike dhe shoqërore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Lidhje, Shoqata dhe organizata të tjera të themeluara pa miratimin e Sinodit të Shenjtë nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë me aktivitetin dhe funksionimin e tyre Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe as të marrin pjesë në mbledhjet e organeve të saj”.

Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.20.08 PM.jpg

Shikime: 600

Madhësia:  29.8 KB
Më 12 tetor 2013 nën drejtimin e Kryeepiskopit Anastas u mblodh konferenca e përgjithshme e “Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë”, në të cilën morën pjesë intelektualë të shquar nga gjithë Shqipëria. Konferenca u zhvillua në sallën e shkollës “Protagonistët”. Në fillim të konferencës drejtuesi i punimeve prof. Teodor Kotte ftoi Kryeepiskopin Anastas, i cili bëri një ekspoze të përgjithshme dhe theksoi qëllimin e “Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë”. Në vijim folën prof. Robert Andoni, Thoma Miço, Teodor Kote etj. Në fund të pranishmit plotësuan një formular me të dhënat personale dhe e nënshkruan me dëshirë për tu bërë anëtarë të “Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë”. Kryetar i komanduar “Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë” u zgjodh prof. Pirro Prifti, i cili kohët e fundit ka publikuar mjaft shkrime apologjitike në mbrojtje të interesave të komunitetit ortodoks. “Lidhja Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë” ka këto objektiva: Njohja më e thellë e besimit dhe pjesëmarrja aktive në adhurim, forcimi i miqësisë dhe solidariteti ndërmjet anëtarëve të saj, të japë dëshmi të besimit të krishterë në shoqërinë moderne si dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë.
10) – Fori Tërpini, Si e gjeta rrugën e dritës, Kotti, Korçë 2001, faqe 231.
11) – Kristofor Beduli, Shkollat teologjike-hieratike, Neraida, Tiranë 2001, faqe 46-48.
12) – Takim me intelektualë orthodhoksë, Ngjallja, korrik 1994, faqe 2.
13) – Të drejtat e njeriut në Traditën Orthodhokse, Ngjallja, dhjetor 1994, faqe 1,2.
14) – Pjesë e gjallë e Kishës, Ngjallja, shkurt 1995, faqe 1,2.
15) – Tradita dhe vizioni i bashkëjetesës së komuniteteve fetare në Shqipëri, Ngjallja, mars 1995, faqe 1.
16) – Shërim të shpejtë o Kryezot, Ngjallja, prill 1995, faqe 12.
17) – Vizioni dhe baza e bashkëpunimit paqësor të komuniteteve fetare në Shqipëri, Ngjallja, maj 1995, faqe 12.
18) – Globalizmi dhe Orthodhoksia, Ngjallja, janar 2003, faqe 5.
19) – Të drejtat e njeriut dhe Orthodhoksia, Ngjallja, mars 2003, faqe 12.

PSALTËT & KORET KISHTARË
Nëpër Kishat Ortodokse ka dy psaltë, i majti dhe i djathti. Ky i fundit quhet protopsalt dhe duhet që të ketë vesh të mirë muzikor, zë kumbues si dhe njohuri të muzikës bizantine. Zakonisht pranë protopsaltit qëndrojnë psaltë të tjerë, të cilët mbajnë iso. Pranë tij qëndron anagnosti, i cili lexon rrjedhshëm dhe qartë uratat e shërbesave kishtare. Protopsalti Dhimitër Beduli në dorëshkrimin “Kurs i shkurtër për muzikën Bizantine”, Tiranë 1935, ka përmendur disa nga psaltët e kishave të Shqipërisë:
Në Korçë protopsalt i Mitropolisë ka qenë Pandi Progri. Dhimitër Antoniadhi ka shkruar në vitin 1936 “Librezë muzike kishtare”, e cila përmbante himnet e Shërbesës së Mëngjesores, lavdërime të Pesëdhjetores etj. Dorëshkrimi i pjesëve bizantine të kompozuara prej Antoniadhit është në Arkivin e Kryepiskopatës.20
Jorgji Kroi ka drejtuar korin e Mitropolisë nga vitet 1922- 1923. Me origjinë nga Vithkuqi i Korçës Jorgji u rrit duke luajtur në violinë, të cilën nuk e ndau për asnjë moment. Studioi në Universitetin e Athinës në vitin 1896. Pas studimeve ka punuar për 18 vjet në Shkollën Teologjike të Mitropolisë së Korçës. Kori kishtar i Mitropolisë përbëhej prej nxënësve të qytetit. Jorgji Kroi ka kompozuar edhe shumë këngë karakteristike korçare, prej të cilave mund të veçonim “Burimi i Çardhakut”. Jorgji fjeti më 25 janar të vitit 1945. Në vitin 1932 kori i kishës së Shën Gjergjit është drejtuar nga Ilo Mosko. Pjesëmarrës në këtë kor kishtar kanë qenë: Vangjush Kondi, Loni Sofroni, Dhimitraq Trajçe, Foni Thano, Lisimak Kondi, Angjeli Mite, Vangjo Grabocka, Leksi Thano, Vasil Ballço, Andrea Thano, Pandi Tates, Androkli Kostallari, Llambi Treska, Gaqo Grabocka, Pandi Theodhosi, Maqo Pani, Ilkë Simo. Në vitet 1937-1938 Ilo Mosko ka drejtuar korin kishtar e Katedrales Burimi Jetëdhënës. Nga pjesëmarrësit mund të veçojmë: Maqo Frashëri, Anesti Kristo, Mishel Cico, Kostaq Osmanlli etj. Kori miks i Katedrales Burimi Jetëdhënës në vitet 1943-1944 është drejtuar prej Kostaq Oamanlliut.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.32.12 PM.jpg

Shikime: 615

Madhësia:  49.9 KB
Ky i fundit ka qenë edhe drejtues i korit Lira të Korçës. Kori miks i Kishës së Shën Gjergjit drejtohej nga Dhimitër Kostandini, ndërsa kori miks i kishës së Shën Ilisë drejtohej prej Spiro Kondrës. Dhimitra Cico ia ka përkushtuar tërë jetën e saj lutjeve dhe himneve drejtuar Perëndisë. Me nismën e saj në vitin 1939 u krijua kori i Kishës së Shën Gjergjit. Dhimitra bënte pjesë në grupin e të krishterëve të fshehtë, të cilët edhe gjatë diktaturës vazhdonin që të kryenin ceremonitë dhe ritet fetare. Zëri i saj melodioz nuk rreshti së psaluri për Perëndinë. Dhimitra Cico fjeti më 21 shtator të vitit 1996.(21)
Në vitin 1991 Dhimitër Kondakçi krijoi korin kishtar në përbërje të së cilit janë: Mihallaq Zallëmi, Thanas Konini, Koço Grameno, Thanas Bicolli, Nesti Ceci, Guri Kotnani, Ilo Furxhi, Vaskë Pula, Mihallaq Sovjani, Piro Ceta, Tomi Tomço, Gjergj Terezi, Koço Tërova, Vangjo Fara, Nesti Furxhi, Niko Ropi. Në vitin 1997 me nismën e atë Spiro Katundit u krijua kori kishtar me këta anëtarë: Sotiraq Vangjeli, Neli Morava, Anesti Luarasi, Vaso Qirinxhi, Vangjush Sara, Vani Trako, Odhise Polena, Thanas Konini, Llazi Balashi, Koço Grameno, Tomi Tomço, Nesti Ceci, Zhani Nase, Gjergji Terezi, Serafim Xhane, Niko Raci, Ylli Naço. Drejtues i korit është mjeshtri Jorgaq Nano. Në vitin 1999 u krijua kori i kishës së Shën Thanasit, të cilin e drejton Vani Trako. Në përbërje të korit janë: Gjergj Peleshi, Ilia Teneqexhi, Aleko Manushi, Thanas Kondili, Aristidh Themeli, Guri Napoloni, Thoma Sterjo, Ilia Vinjau, Ritvan Shëllira, Pandi Luarasi, Mihallaq Kamburi. Gjithashtu në vitin 1999 u krijua kori i Kishës Katedrale të Korçës, i cili drejtohet nga Mira Mançka.(22)
Në Pogradec më 17 prill 1921 u mbajt mesha e parë shqip nga arkimandrit Agathangjel Çamçe dhe ikonom Josif Marko. Në meshë psalën Thanas Kenxholli, Dhimitër Tushemishti dhe Llambi Thoma.(23)
Në Vlorë kanë qenë psaltë Thimi Opingari dhe Lili Proko. Ky i fundit ka qenë protopsalt pasi kishte mësuar muzikën bizantine duke qëndruar pranë një psalti në Neohor të Kostandinopojës.(24)
Në Elbasan protopsalt ka qenë Vladimir Gjini, ndërsa kori mikst i Elbasanit drejtohej nga Fotaq Filipeu. Gjithashtu edhe mësuesit Vangjel Popa dhe Petro Kulino kanë drejtuar korin kishtar. Vladimir Gjini ishte shumë i talentuar dhe njohës i muzikës bizantine. Vladimiri kishte një zë kumbues të mrekullueshëm, saqë nami i tij ishte përhapur deri në Kostandinopojë. Atë e ftuan në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit për t’u bërë protopsalt, por Vladimiri nuk pranoi. Pasi u kthye në qytetin e lindjes në Elbasan i psali Perëndisë deri në momentin e fundit të jetës së tij.
Në Berat protopsalt ishte Nasi Papapavli, ndërsa kori drejtohej prej Pandi Bogdanit. Nasi Papapavli ishte nga lagja Mangalem. Si djalë prifti që ishte çdo të diel shoqëronte të atin kur ngjitej në lagjen kala për të meshuar në kishën e Shën Trinisë. Ai jo vetëm që ndihmonte në hierore, por mësonte që të psalte.(25)
Pandi Bogdani ka drejtuar me mjeshtëri korin miks në vitet 1937. Me bekimin e Hirësisë së Tij Agathangjelit, profesori i shquar i muzikës Pandi Bogdani themeloi korin miks të Beratit. Në përbërje të korit qenë të rinj dhe të reja beratas prej të cilëve mund të përmendim: Dhimitër Sylarin, Koço Korçarin, Zoi Banon, Dhimitraq Zakon, Kristaq Zharën, Sofie Bushin, Marika Melëngun, Violeta dhe Afërdita Sahatçiun, Gaqi Samarxhiun, Toli Drobonikun etj.(26)
Në Berat ka qenë protopsalt Ilia Thimi Koçi, i cili ka dhuruar shumë libra liturgjikë, që i kishte fshehur gjatë viteve të monizmit. Gjithashtu psalti Ilia Koçi ka punuar për përgatitjen e psaltëve të rinj si Edmond Filipi, Theodhor Xhymerteka, Pavli Vishnja etj. Gjithashtu në Berat kanë qenë psaltë: Petro Koçimare, Minella Heqimi, Josif Nushi, Nasi Dyshniku, Sotiraq Tapia, Kozma Shyti, Mihallaq Lapardhaja Niko Mile, Vlash Mile, Vladimir Prendi etj.(27)
Në Durrës kanë qenë psaltë Tod Ziu dhe Sotir Taçi. Protopsaltin e bënte Sotiri, i cili ka pasur zë të mrekullueshëm. Korin miks të Durrësit e ka drejtuar Efthim Dheri. Figura më e shquar ka qenë Aleks Pjetri, i cili ka lindur më 17 mars të vitit 1898 në qytetin e Durrësit. Në vitin 1911 kur Aleksi ishte vetëm 13 vjeç u dorëzua në gradën e anagnostit në Kishën e Durrësit. Aleksi filloi të mësonte artin e muzikës bizantine prej kryepsaltit të Durrësit Nako Miho, i cili kishte studiuar ne Konservatorin e Kostandinopojës. Aleks Pjetri ka krijuar korin e parë kishtar, ka dhënë mësime fetare etj. Në Krishtlindjet e vitit 1928 kompozoi këngën “Mirmëngjes zonja, zotërinj”, e cila u përhap me shpejtësi në qerthullin ortodoks.(28) Në vitin 1929 Aleks Pjetri themeloi korin e Kishës së Tiranës, drejtimin e së cilit më vonë e mori profesori rus Evgjeni Kiriev. Aleksi ka botuar këto libra:
1-”Psalme dhe hymne” për korin kishtar dhe çdo të krishter Orthodhoks. Tiranë 1929.
2-”Psalme” për koristët e Kishës Orthodhokse.
3-”Dashuria Ungjillore”
Duke punuar me zell deri në momentin e fundit për Perëndinë, Aleks Pjetri vdiq në Durrës më 25 janar të vitit 1962. Për 28 vjet ai i ka sjellë Kishës Ortodokse shumë shërbime duke psalur në manastirin e Shën Vlashit, në manastirin e Shën Gjon Vladimirit etj.(29)
Në Tiranë ka pasur psaltë të talentuar si për shembull Vlash Dhora, Dhimitër Beduli, Kostandin Trako, Vlash Nushi, Vlash Semini, Petro Ketri etj.
Dhimitër Beduli është specializuar për muzikë bizantine në Besarabi të Rumanisë. Në prill të vitit 1935 Dhimitër Beduli krijoi korin miks të Kishës Katedrale të “Ungjillëzimit” në Tiranë, ndërsa në mars të vitit 1938, organizoi korin e parë kishtar me 20 djem në qytetin e Durrësit. Një pjesë të madhe të tropareve që psalte kori janë kompozuar prej Dhimitër Bedulit, i cili ka lënë në dorëshkrim këto himne kishtare të shkruara me nota bizantine:
1-”Liturgiker i Vogël”, me këngët e Meshës së Hyjshme. Tiranë 1934, numër faqesh 22.
2-”Fletore e korit”, me Meshën Hyjnore në dy zëra, me numër faqesh 14.
3-”Vajtimet e përmbivarrëshme të Zotit”, me numër faqesh 15.
4-”Himni Akathist”, Tiranë 1935, me numër faqesh 7.
5-”Këngët e Javës së Madhe”, Tiranë 1936, me numër faqesh 99.
6-”O Zot thirra, Çdo frymë”, si dhe këngë të ndryshme në tetë tinguj, Tiranë 1936, me numër faqesh 25.
7-”Himni Keruvik”, Tingulli I, me numër faqesh 2.
8-”Të ndryshme”, me numër faqesh 26.
9-”Fama e Kryepiskopit”, me numër faqesh 1.
Gjithashtu teologu erudit Dhimitër Beduli me qëllim që tradita e muzikës bizantine të transmetohej edhe në brezat pasardhës ka botuar artikuj të shumtë në organet kishtare:
1-”Himni Akathist”, revista “Jeta Kristiane”, Nr. 1, mars 1940.
2-”Muzika në kishat tona”, revista “Jeta Kristiane”, Nr. 6-7, gusht- shtator 1940.
3-”Himnet e Shenjta të Krishtlindjes”, revista “Jeta Kristiane”, Nr. 10, dhjetor 1940.
4-”Historia e këngës kishtare”, revista “Jeta Kristiane”, Nr. 2,3,4,5,&8 të vitit 1941.
5-”Joan Kukuzeli nga Durrësi”, gazeta “Ngjallja”, Nr. 2, 1992.
6-”Tropari i Kasianisë”, gazeta “Ngjallja”, Nr. 4, 1995.
7-”Muzika bizantine në Kishën tonë”, revista “Kambanat”, Nr. 10, 2004.
Me të drejtë mund të themi që kontributi i Dhimitër Bedulit në fushën e muzikës bizantine është shumë i vyer. Beduli radhitet pas Nolit, përsa i përket kompozimeve dhe përkthimeve të himneve kishtare. Në krishtlindjet e vitit 1996, Dhimitër Beduli psali për herë të fundit në Katedralen e “Ungjillëzimit”.
Vlash Nushi ka lindur në Tiranë në vitin 1914. Pasi përfundoi seminarin ka punuar si mësues feje. Gjatë viteve 1954- 1959, Vlash Nushi ka punuar si referent i pasurive kishtare. Vlashi ka botuar disa artikuj në revistën “Predikimi”. Ai ka qenë psalt në Kishën katedrale të Tiranës. Vlash Nushi ka vdekur në vitin 1981.
Vlash Semini ka lindur në qytetin e Kavajës më 1906. Pas përfundimit të studimeve teologjike në Bukuresht, Vlashi u kthye në Tiranë, ku ka shërbyer si kujdestar dhe psalt në Kishën e Shën Prokopit. Vlash Semini ka botuar shumë artikuj teologjik në shtypin periodik të K.O.A.Sh-it. Vlashi vdiq më 1989.)30)
Petro Ketri nga Sinica e Korçës ka qenë nga të parët që ka psalur në Kishën katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë pas rihapjes së kishës. Ndonëse në moshë të shkuar Xha Petro vinte rregullisht në kishë gjatë të kremteve, zinte vendin në psaltir dhe i psalte Perëndisë. Këtë punë e bënte falas pa shpërblim nga kisha. Vitet e fundit ka qenë psalt tek kisha e Shën Prokopit në Tiranë. Një të dielë marsi të vitit 2002 Petro Ketri erdhi si gjithnjë për të psalur në kishë, lëçiti Apostullin me zërin e tij melodioz, u kungua me trupin dhe gjakun e Krishtit dhe porsa mbërriti në shtëpi, dorëzoi shpirtin tek Perëndia. Të dielën që pasoi mungesa e Petros në psaltir ra në sy të besimtarëve, të cilët kishin mbushur kishën e Shën Prokopit.(31)
Në fund të predikimit ftova besimtarët e pranishëm që të luteshin për shpirtin e Petro Ketrit, i cili i psali Perëndisë deri në momentin e fundit të jetës. Ka qenë diçka shumë mallëngjuese për mua dhe besimtarët e pranishëm. Emocionet që kam përjetur nuk do t’i harroj kurrë, sepse kam pasur respekt për psaltin e urtë Petro, me të cilin më lidhnin kujtimet e ditëve të para të rihapjes së Kishës Katedrale të Ungjillëzimit.(32)
Kostandin Trako ka lindur në Boboshticë të Korçës më 10 shkurt të vitit 1919. Gjatë viteve 1931-1936 ndoqi Seminarin Kombëtar “Apostull Pavli”. Në vijim ka studiuar në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Bukuresht, ku u specializua për dirizhim koresh. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1942 riorganizoi korin kishtar në Tiranë. Në shtypin kishtar ka shkruar shumë artikuj disa prej të cilëve janë: “Muzika në Kishat Orthodhokse”, Këngëtorët kishtarë”, Folklori muzikal i Pashkës”, “Imzot Fan S Noli muzikant-kompozitor” etj. Prof Kostandin Trako ka përpunuar “Përlëshoret e tetë tingujve”, ka harmonizuar për kor mikst me nota moderne Liturgjinë e Joan Gojatrit etj. Kostandin Trako fjeti më 12 mars të vitit 1986.(33)
Korri i Kishës Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë është krijuar nga Dhimitër Beduli. Anëtarët e korit deri në mars 1967 kur u ndalua besimi qenë: Irini Gjoka, Anthulla Markidhi, Mariana Trebicka, Keti Cico, Gallata Kota, Tefta Kuqi, Enrieta Afezolli, Vasilika Murani, Zana Mata, Marika Simaku, Viollanda Xhumetiku, Pandora Karakosta, Leni Dhama, Thanas Shkurti, Kristaq Tasho, Niko Zaharija, Themistokli Bimbli, Themistokli Jorgoni, Andrea Botka, Stavri Kondi, Nonda Rusi, Thoma Frashëri.(34)
Në qershor 1991 kancelari i Kishës së Shën Gjergjt në Boston, atë Artur Liolini, i shoqëruar nga dhjakonët Denis Schutte e Viliam Poist vizitoi kishën, ku u pritën nga klerikët dhe besimtarët e pranishëm. Atë Arturit i bëri përshtypje kori i kishës, i cili sapo ishte ngritur me kontributin e Xhorxhi Doçit. Ky i fundit kishte grumbulluar disa këngëtarë nga Teatri i Operas dhe Baletit dhe nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço kishin filluar të mësonin himnet e Liturgjisë Hyjnore. Me largimin e Eno Koços për në Londër, dirigjimin e korit e mori Petrika Trako. Ky i fundit më 2 gusht të vitit 1992 u tërhoq nga drejtimi i korit për t’i lënë vendin Milto Vakos. Kori i Katedrales së Ungjillëzimit përbëhet nga këngëtarë profesionistë si për shembull: Pandi Zguro, Gjergj Sulioti, Shpresa Terezi, Niko Vasili nga artistë veteranë si Drita Papajani, Tefta Kuqi, Kristaq Tasho, Keti Cico, nga të rinj si Sofika, Majlinda, Ekaterina Bushaka, Romeo etj. Repertori përbëhet nga pjesë kishtare të kompozitorëve ortodoksë si Çajkovski, Imzot Noli, K. Lara, Th. Gaqi. Këta dy të fundit kanë kompozuar pjesë që këndohen për Pashkë. Disa nga pjesët që këndohen në Liturgjinë Hyjnore janë “Himni Keruvik”, “Mëshirë paqeje” etj.(35)
Milto Vako dirigjenti i korit të Kishës Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë ka lindur në Pogradec më 30 mars 1930. Gjatë viteve 1953-1959 ka studiuar në Konservatorin Çajkovski të Moskës. Pas studimeve u emërua dirigjent i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në vitin 1975 Milto Vako arrestohet dhe dënohet nga diktatura komuniste me shtatë vjet burg. Pasi doli nga burgu u detyrua të punojë në punë të ndryshme. Me fitoren e demokracisë filloi mësimdhënien në Akademinë e Arteve. Tashmë Milto ka marrë titullin Profesor dhe është Artist i Merituar. Milto Vako ka themeluar korin e vajzave të Akademisë së Arteve dhe ka shumë vite që drejton korin e kishës së Ungjillëzimit në Tiranë.(36)
Në Tiranë ka vite që zhvillon një veprimtari intensive edhe kori bizantin Joan Kukuzeli, i cili përbëhet prej 14 antarësh, ku shumica kanë përfunduar Akademinë Teologjike të Shën Vlashit. Prej tyre mund të përmendim: atë Sotir Xhaferin, atë Josif Gjylin, murgun rishtar Joan Mullain, Simon Avdian, Spiro Kostolin, Joan Menin, Harallamb Tereziun, Andrea Rëmbecin, Niko Martikon, Xhorxhi Doçin etj. Kori Bizantin Joan Kukuzeli deri në fundin e vitit 2011 është drejtuar nga arkimandrit Justini.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.39.49 PM.jpg

Shikime: 615

Madhësia:  30.6 KB
Në vitin 2012 drejtimin e korit bizantin Joan Kukuzeli e mori Theodhor Peci. Në përbërje të korit janë Thoma Shkira, Niko Kodheli, murgu Serafim, Harallamb Meçi, Ervin Mihali etj. Më 1 prill 2012 kori bizantin dha një koncert në Berat, ndërsa më 3 prill 2012 kori bizantin Joan Kukuzeli nën drejtimin e profesorit të talentuar të muzikës bizantine Theodhor Pecit dha koncertin “Të të meriton madhështimi”, në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.(37)
Theodhor Peci ka lindur në Korçë, më 19 qershor 1984. Pasi kreu Akademinë Teologjike në Shën Vlash më 2006 shkoi për studime Teologjike në Univesitetin Kombëtar Kapodistria të Athinës, të cilat i përfundoi më 2011. Gjithashtu në vitin 2011 mori diplomën e mësuesit të Muzikës Bizantine nga Konservatori i Athinës, i vlerësuar “shkëlqyeshëm”. Në vitin 2012 u emërua drejtor në Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë. Gjithashtu është kryepsalt i katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. Theodhor Peci ka shkruar disa artikuj ndër të cilët mund të përmendim: 1-”Joan Kukuzeli, Mjeshtër i madh i Muzikës Bizantine”, Kërkim 7, Tiranë 2011, fq.113-128. 2-”Krijimtaria dhe aktiviteti didaktik i Joan Kukuzelit”, Kërkim 8, Tiranë 2011, fq. 104-118. 3-”Arti Psaltik dhe mbartësit e tij”, Kërkim 10, Tiranë 2012, etj.
Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 10.44.27 PM.jpg

Shikime: 599

Madhësia:  32.9 KB
20) – Kristofor Beduli, Mbi muzikën dhe koret në kishën tonë Ortodokse, Tempulli, Nr.11, Korçë 2005, faqe 13-25.
21) – Protoprezviter Jani Trebicka, Një jetë e kushtuar Perëndisë, Ngjallja, tetor 1996, faqe 2.
22) – Fori Tërpini, Si e gjeta rrugën e dritës, Kotti, Korçë 2001, faqe 246-250.
23) – Gazeta Koha, Nr. 42. 30 prill 1921.
24) – Dhimitër Beduli, Muzika bizantine në Kishën tonë, Ngjallja, shkurt 1997, faqe 10.
25) – Teodor Papapavli & Maksim Çuko, Si u zbuluan kodikët e Beratit, Ngjallja, tetor 1999, faqe 9.
26) – Ilia Mihal Zaka, Kori kishtar miks i Beratit, Ngjallja, gusht 2001, faqe 9,10.
27) – Ksenofon Ilia, Kishat e Beratit, Ombra GVG, Tiranë 2006, faqe 58.
28) – Thoma Qendro, Aleks Pjetri, një jetë për Kishën, Ngjallja, dhjetor 1992, faqe 6.
29) – Mihal Kostoli, Aleks Pjetri–një punëtor i palodhur i Kishës, Ngjallja, shkurt 2002, faqe 9.
30) – Kristofor Beduli, Psaltët Vlash Nushi e Vlash Semini, Ngjallja, gusht 1997, faqe 8.
31) – Nasi Hobdari, Nderim për psaltin Petro Ketri, Ngjallja, prill 2002, faqe 2.
32) – Andrea Llukani, Rëfimet e Teologut, Tiranë 2005, faqe 79.
33) – Kristofor Beduli, Seminaristi Kostandin Trako, profesor i dirigjentëve korale shqiptarë, Ngjallja, shtator 1999, faqe 9,10.
34) – Dhimitër Beduli, Vlash Dhora, Kostandin Mara, Shënime për bashkësinë ortodokse të Tiranës, Nereida, Tiranë 2007, faqe 24.
35) – Kristina Hanxhari, Për mua përsosja do të ishte krijimi i korit me zë engjëllor, Ngjallja, dhjetor 1994, faqe 4.
36) – Intervistë me dirigjentin e mirënjohur, Artistin e Merituar Prof. Milto Vako, 55, 27 nëntor 2007, faqe 18-19.
37) – Koncert me muzikë bizantine, Ty të meriton madhështimi, Ngjallja, prill 2012, faqe 9.

BIBLIOGRAFIA
1-Anastas Janullatos, Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012), Botim i KOASh-it, Tiranë 2013.
2-Anthim Aleksudhi, Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, Korfuz 1868.
3-Andrea Llukani, Krishterimi në Shqipëri, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
4-Andrea Llukani, Historia e Krishterimit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
5-Andrea Llukani, Historia e Artit Kristian, Tekno Paper, Tiranë 2004.
6-Andrea Llukani, Një nga ata, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
7-Andrea Llukani, Onomastika e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.
8-Andrea Llukani, Atë Dhimitër Kokoneshi, figurë e shquar e kombit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
9-Andrea Llukani, Enciklopedia e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
10-Akademia e shkencave, Historia e Shqipërisë, Vëll.III, Tiranë 1984.
11-Akademia e shkencave, Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, Vëll. IV, Tiranë 1990.
12-Akademia e shkencave, Materiale Dokumentare për Shqipërinë Juglindore të shekullit XVIII- fillimi i shekullit XX, (Kodiku i Korçës dhe i Selasforit), Vëll. I, Tiranë 1981.
13-Akademia e shkencave, Materiale Dokumentare për Shqipërinë Juglindore të shekullit XVIII- fillimi i shekullit XX, (Kodiku i Korcës dhe i Selasforit), Vëll. II, Tiranë 1981.
14-Akademia e shkencave, Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë në shek. X-XV, Tiranë 1975.
15-Akademia e shkencave, 70-vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 1993.
16-Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, Uegen, Tiranë 2004.
17-Aleks Buda, Shkrime historike, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1998.
18-Alfred Uci, Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit, Voskopoja, Akademia e Re, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2004.
19-Arumunët e Shqipërisë, Histori dhe dokumente për figura të shquara historike, botim i Shoqatës Arumunët e Shqipërisë.
20-Apostolou Glavina, H Orthodhoksi Aftoqefali Eklisia tis Alvanias, Ipiresia Dhimosievmaton, Thesaloniki 1998.
21-Apostol Kotani, Kepedan At Stath Melani me shokë, Tiranë 1997.
22-Atë Thanas Gegaj, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Eurorilindja, Tiranë 1995.
23-Atë Spiro Bulika, Bariu i mirë (Episkop Kozmai), botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2005.
24-Azem Qazimi, Fjalor i Krishtërimit, Plejad, Tiranë 2010.
25-Blendi Fevziu, 100 vjet, një eskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912-2012, UET Press, Tiranë 2012.
26-Celebrating 100 years 1908-2008, Albanian Oethodox Archdiocese in Amerika.
27-David Jung, The Gospel in Albania, England 1991.
28-David Hellsten, Historia e Krishtërimit në Shqipëri, Vernon Publishing, Tiranë 2008.
29-Daniele Farlati, Illirikum Sacrum, Vol. II.
30-Dionis Papa, Berati dhe krishterimi, Jonalda, Berat, 2001.
31-Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë deri në vitin 1944, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë, 1992.
32-Dhimitër Beduli, Gjuha shqipe në kishë, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1997.
33-Dhimitër Beduli, Vlash Dhora, Kostandin Mara, Shënime për bashkësinë ortodokse të Tiranës, Nereida, Tiranë 2007.
34-Dhimitër Beduli, Kishë dhe kulturë, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë 2006.
35-Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1976.
36-Dhori Qiriazi, Krishterimi në Shqipëri, Argeta LMG, Tiranë 2000.
37-Dhori Falo, Kambanat e Shën Prodhromit, Kotti, Korçë 1998.
38-Dhori Falo, Tragjedia e një qyteti, Kotti, Korçë 1998.
39-Gazmend Muka, Art’thënia bizantine te Çetirët, Afërdita, Tiranë 1999.
40-Efthim Dodona, Noli i panjohur, Shtëpia botuese Enciklopedike, Tiranë 1996.
41-Edvin E. Jacques, Shqiptarët, Vëllimi pare, Katë e pendë, Stamboll 1995.
42-Edith Durham, Brenga e ballkanasve, Algerta LMG, Tiranë 1998.
43-Fani Mihallopullu, Kozmai nga Etolia (përkthim nga Dhimitër Beduli), Tiranë 1998.
44-Fan S. Noli, Autobiografia, Tiranë 1994.
45-Fan S. Noli, Vepra II, Dudaj, Tiranë 2003.
46-Fan S. Noli, Uratore e Kishës Orthodhokse, e botoj Peshkopata Ortodokse e Amerikës, Boston Mass 1941.
47-Fan S. Noli, Kremtore e Kishës Orthodhokse, e botoj Peshkopata Ortodokse e Amerikës, Boston Mass 1947.
48-Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut Kryezotit të Arbërisë (1405-1468, Boston Mass 1949.
49-Ilia Zaka, Kisha e Shën Spiridhonit dhe veprimtaritë kishtare në Berat, Berat 2009.
50-Ilir Ikonomi, Pavarësia, udhërimi i paharruar i Ismail Qemalit, UET Press, Tiranë 2012.
51-Ilirjan Gjika, Bylisi i Ilirisë, Ymeraj, Fier 2011.
52-Ilirjan Gjika, Apolonia e Jonit, Ymeraj, Fier 2011.
53-Jaho Brahaj, Emblema shqiptare, Eurorilindja, Tiranë 1997.
54-Jeta e shenjtorëve në Kishën Ortodokse, Kryqi i Nderuar, Selanik 1996.
55-Maksim Çuko, Qytetërimi dhe krishtërimi në Myzeqe, Tekno Paper, Tiranë 2004.
56-Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, Infobotues, Tiranë 2005.
57-Max Demeter Peyfuss, Shtypshkronja e Voskopojës 1731-1769, Shtëpia e librit dhe e komunikimit, Tiranë 1996.
58-Milan Shuflaj, Serbët dhe shqiptarët, Toena, Tiranë 2004.
59-Moikom Zeqo, Universi i artit bizantin, Arnissa Edition, 2009.
60-Moikom Zeqo, Arkeologjia, optika e shekujve, Arnissa Edition, 2009.
61-Moikom Zeqo, Skënderbeiada, Arnissa Edition, 2010.
62-Moikom Zeqo, Hyu ilir Redon, ikonografia e gabuar, Arnissa Edition, 2011.
63-Moikom Zeqo, Saga arkeologjike e Dyrrahut, Arnissa Edition, 2012.
64-Namik Resuli, Shkrimtarët shqiptarë, Nga Buzuku tek arbëreshët e Greqisë, Pakti, 2007.
65-Nasi Hobdari, Llazar Pjeshkazini, Lekë Tasi, Ringjallja e kishës së Ungjillëzimit në Tiranë, Maluka, Tiranë 2007.
66-Naum Kule, Rrëfimet e Ardenicës, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2000.
67-Nasho Jorgaqi, Udhëve të mërgimit, Albin, Tiranë 1994.
68-Nasho Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit, Ombra GVG, Tiranë 2005, faqe 421.
69-Nikollë Loka, Gjet Kola, Iliria Biblike, Shenjtorët iliro-shqiptarë nga Kostandini i Madh te Nënë Tereza, Geer, Tiranë 2005.
70-Nos Xhuvani, Visarion Xhuvani apostull i atdhetarizmit dhe i ortodoksisë shqiptare, Tiranë 2003.
71-Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi, Na flet Visarion Xhuvani, Tekno Paper, Tiranë 2008.
72-Karl Gurakuqi, Histori e Letërsisë Shqipe, 2 Rilindja, Pakti, 2008.
73-Kasem Biçoku, Skënderbeu, Akademia e Shkencave, Tiranë 2005.
74-Kasem Biçoku, Për Skënderbeun, Akademia e Shkencave, Tiranë 2005.
75-Kasem Biçoku, Bibliografia e Skënderbeut përballë shpifjeve, Rilindja Demokratike, Tiranë 2005.
76-Kasem Biçoku, Kastriotët në Dardani, Albanica, Prishtinë-Tiranë 2009.
77-Koli Xoxi, Nikolla Jorga dijetari pa njollë, pa frikë, Horizont, Tiranë 2001.
78-Kristofor Beduli, Dhimitër Beduli bir i zgjedhur dhe i përkushtuar i kishës sonë, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1999.
79-Kristofor Beduli, Episkop Irine Banushi martir i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2000.
80-Kristofor Beduli, Shkollat Teologjike-Hieratike, Neraida, Tiranë 2001.
81-Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Neraida, Tiranë 2004.
82-Kristofor Beduli, Saqellar atë Petro Doçi, Neraida, Tiranë 2006.
83-Kristo Frashëri, Studime mbi epokën e Skënderbeut, Tiranë 1997.
84-Libri i fshehtë i bogomilëve, përktheu Azem Qazimi, Vest Print, Tiranë 2011.
85-Qani Nesimi, Ortodoksizmi te shqiptarët, Logos-A, Shkup 2011.
86-Qazim Lleshi, Perandorët dhe dijetarët ilirë, Tiranë 1997.
87-Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar, Shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë 1999.
88-Pëllumb Xhufi, Shekulli i Voskopojës (1669-1769), Toena, Tiranë 2010.
89-Riçard Vurmbrand, Përgjigje Biblës së Moskës, Tiranë 1992.
90-Robert Elsie, Letërsia Shqipe, Skanderbeg books, Tiranë 2006.
91-Roberto Maroco dela Roca, Kombësia dhe feja në Shqipëri, Elena Gjika, Tiranë 1994.
92-Robert Agustin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë 2000.
93-Stiljan Adhami, Voskopoja dhe monumentet e saj, Tiranë 1998.
94-Stavro Skëndi, Studime kulturore Ballkanike, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë 1980.
95-Tomor Osmani, Udha e shkronjave shqipe, Idromeno, Shkodër 1999.
96-Tajar Zavalani, Historia e Shqipërisë, Phoenix, Londër 1966.
97-Vasil Kaskadami, Theofan Popa një misionar i kohës, Apostoliqi Dhiakonia, Athinë 2000.
98-Visarion Xhuvani, Vepra, 55, Tiranë 2007.
99-Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Drita, Zagreb 1998. 100-Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, 55, Tiranë 2007.

DISPENSA
1-Anthim Aleksudhi, Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, Përktheu nga greqishtja Vasil Nika, Korfuz 1868.
2-Dhimitër Beduli, Leksione nga Historia e Kishës, botim i K.O.A.Sh-it, (Dispensë), Tiranë 1998.
3-Jakov Moskonisiou, Shërbesë e kënduar e shenjtit hieromartir të lavdëruar Astit, Episkopit të Durrësit, Kostandinopojë 1918.
4-Kristofor Kisi, Jetëshkrimi dhe akolluthia e dëshmorit të ri dhe isapostullit Shën Kozma, Korcë 1931.
5-Marin Haxhimihali, L’Illyrie meridionale et l’Epire dans l’Antiquite-III, De Boccard, Paris 1996.
6-Mitropoliti i Korçës Joani, Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispencë), Tiranë 1996.
7-Pjesë nga vepra e Evlogjio Kurillës: Grigor Argjirokastriti dhe Historia e Moskopolit, Përkthyesi anonim, Dispensa është shtypur në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
8-Projekti i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1994.
9-Shërbesa e Shejtë e Sh’Jon Vlladimirit, e përkthyme dhe e botume me bekim të Kryepiskopit të gjith Shqipnis krye-Hirsis Tij, Emzot Dr. Visarion-it, Shtypshkronja Gutenberg, Tiranë 1934.
10-Vasil Kaskadami, Theofan Popa-arkeologji dhe misionarizëm, Athinë 1997.
11-Visarion Xhuvani, Kujtim Vepre dhe intrige, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926.
12-Visarion Xhuvani, Çashtje politiko-religjoze Kostandinopoli-Tiranë, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926.

BURIME ARKIVORE

1-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1, viti 1945.
2-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 12, viti 1945.
3-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 41, viti 1945.
4-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 43, viti 1945.
5-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 48, viti 1945.
6-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 103, viti 1947.
7-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 149, viti 1947.
8-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 151, viti 1947.
9-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1455, viti 1947.
10-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 155, viti 1948.
11-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 217, viti 1948.
12-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 218, viti 1948.
13-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 220, viti 1949.
14-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 228, viti 1949.
15-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 290, viti 1950.
16-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 291, viti 1950.
17-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 292, viti 1950.
18-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 293, viti 1950.
19-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 295, viti 1950.
20-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 306, viti 1950.
21-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 356, viti 1950.
22-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 357, viti 1950.
23-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 373, viti 1950.
24-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1467, viti 1950.
25-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1468, viti 1950.
26-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 461, viti 1951.
27-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 462, viti 1951.
28-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 465, viti 1951.
29-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1470, viti 1951.
30-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1471, viti 1951.
31-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 4633, viti 1951.
32-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 594, viti 1953.
33-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 66878, viti 1954.
34-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 691, viti 1955.
35-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 746, viti 1955.
36-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 894, viti 1957.
37-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 895, viti 1957.
38-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 946, viti 1959.
39-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 995, viti 1959.
40-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1005, viti 1959.
41-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1011, viti 1960.
42-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1047, viti 1960.
43-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1056, viti 1960.
44-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1227, viti 1964.
45-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 1228, viti 1964.
46-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1333, viti 1966.
47-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1334, viti 1966.
48-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1365, viti 1967.
49-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1367, viti 1967.
50-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1372, viti 1967.
51-Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1382, viti 1967.
52-Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dosja Nr. 4783-A, Theofan Popa.
53-Këshilli i Ministrave, Dosja Nr. 1150, viti 1958.
54-Ministria e Drejtësisë, regjistër i gjendjes gjyqësore, Nr. Prot. 2896, 2307, 3612.
55-Ministria e Shtypit, Propagandës dhe kulturës Popullore, Dosja Nr. 128, viti 1945.
56-Ministria e Financave, Dosja Nr. 457, viti 1946.
57-Dekretligji Nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”.
58-Fletorja Zyrtare, nr. 38, 16 korrik 1929.
59-Fletorja Zyrtare, nr. 45, 14 gusht 1929.
60-Gazeta Zyrtare, nr. 8, 23 shkurt 1950.
61-Gazeta Zyrtare, nr. 38, 21 qershor 1950

KOLEKSIONE
1-Koleksioni i gazetave “Ngjallja”, botim i K.O.A.Sh-it, (1992-2013)
2-Koleksioni i revistave “Kisha Kombëtare”, Shtypshkronja Dielli, Tiranë (1930)
3-Koleksioni i revistave “Predikimi”, Shtypshkronja Gutenberg, Tiranë (1933- 1940)
4-Koleksioni i revistave “Jeta Kristiane”, Shtypshkronja Gutenberg, Tiranë (1940-1944)
5-Koleksioni i revistave “Tempulli”, Shtypshkronja Kotti, Korçë (2000-2012)
6-Koleksioni i revistave “Kërkim”, Shtypshkronja Ngjallja, Tiranë (2009- 2013)
7-Koleksioni i revistave “Monumentet”, botim i Institutit të Monmenteve të Kulturës, Tiranë (1980-2002)

ARTIKUJ NË GAZETA DHE REVISTA

1-Aida Tuçi, Mjeku i arratisur i Ali pashë Tepelenës, që u bë përkthyes, Mapo 24 gusht 2013, faqe 22.
2-Aleksandër Meksi, Kisha paleokristiane në qytetin e Amantias, Albania, 7 shtator 2007, faqe 21.
3-Aleksandër Meksi, Botimi i Dhiatës së Re përkthyer nga Vangjel Meksi, në monografinë e Profesor Xhevat Lloshit, Kërkim Nr. 10, Tiranë 2013, faqe 54-59.
4-Alma Mile, Shën Pali në Iliri? Ja si e dëshmon Bibla, Le Radici, anno 5, n. 6, Dicembre 2007, pagina 8.
5-Alma Gjermani, Dhuruesit korçarë të shek. XIX, Tempulli, Nr. 13, Korçë 2008, faqe 18-20.
6-Alqi Jani, Mitropolia greke e Gjirokastrës mallkon banorët e Nivanit të Zagories, Zagoria, korrik 2003, faqe 2.
7-Aleko Dhima, Dëshmi të një besimtari, Kërkim Nr. 9, Tiranë 2012, faqe 95-96.
8-Anastasi, Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Ngjallja, nëntor 1992, faqe 4.
9-Anastas Janullatos, Berisha pranoi që të isha kryepeshkop, Shekulli, 14 korrik 2010, faqe 17.
10-Anastas Janullatos, Nuk u fronëzova në hotel, por në katedrale, Gazeta Shqiptare, 5 dhjetor 2010, faqe 14-15.
11-Anastas Janullatos, Berisha donte të më largonte në vitin 1994, Gazeta Shqiptare, 11 tetor 2010, faqe 14-15.
12-Anastas Janullatos, Kristo Frashëri, bombë në themelet e Kishës, Gazeta Shqiptare, 5 dhjetor 2010, faqe 14-15.
13-Andrea Llukani, Kronikë Fetare, Rilindja Demokratike, 11 korrik 1992, faqe 2.
14-Andrea Llukani, Visarion Xhuvani martir i Kishës Ortodokse, 55, 21 maj 2004, faqe 18.
15-Andrea Llukani, Kristo Frashërin e kanë gënjyer, Tirana Observer, 21 nëntor 2010, faqe 14-15.
16-Andrea Llukani, Fakte dhe ngjarje mbi Kastriotët dhe heroin tonë kombëtar, Emanthia, Viti i pestë i botimit, Nr. 1 (17), 2011.
17-Andrea Llukani, Mesha e parë në gjuhën shqipe, Le Radici, anno 10, n. 2, Aprile 2011, pagina 18, 16.
18-Andrea Llukani, Krishterimi në Iliri, Standard, 17 dhjetor 2011, faqe 10.
19-Andrea Llukani, Origjina e vllehëve, Le Radici, anno 9, n. 1, Aprile 2011, pagina 22.
20-Andrea Llukani, Kisha në kohën e sundimit osman, Le Radici, anno 10, n. 3, Luglio 2012, pagina 19.
21-Andrea Llukani, Pararendësit e përdorimit të gjuhës shqipe, Ngjallja, tetor 2002, faqe 10.
22-Andrea Llukani, Faqe e re në historinë e kishës sonë, Ngjallja, shtator 2002, faqe 3.
23-Andrea Llukani, Traditë e pasur në gdhendjen e ikonastasëve, Ngjallja, shtator 2002, faqe 10, 11.
24-Andrea Llukani, Apostujt e shenjtë që kaluan në trevat shqiptare, Ngjallja, nëntor 2002, faqe 10.
25-Andrea Llukani, Il movimento unita in Albania, Le Radici, anno 5, n. 4, Ottobre 2007, pagina 1, 5.
26-Andrea Llukani, Si u përhap krishterimi në Iliri, Le Radici, anno 7, n. 3, Giugno 2009, pagina 12.
27-Andrea Llukani, Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, Le Radici, anno 10, n. 4, Settembre 2012, pagina 15.
28-Andrea Llukani, Nikodhimi i Beratit një shenjt shqiptar, Le Radici, anno 11, n. 2, Maggio 2013, pagina 11.
29-Andrea Llukani, Shërbesa e Joan Vladimirit, Le Radici, anno 11, n. 3, Giugno 2013, pagina 3.
30-Anëtarët e rinj të Sinodit të Shenjtë, Ngjallja, gusht 1998, faqe 6.
31-Arben Gjata, Mitropolia e Korçës dhe ndërtesa e saj, Ngjallja, tetor 2002, faqe 4.
32-Arkimandrit Justin Anthimiadhis, Shën Nifoni i Kostandinopojës vëllami i Gjergj Kastriotit, Kërkim, Nr. 1, Tiranë 2009, faqe107-108. 33-Armand Jonuzi, E vërteta e ditës së ngritjes së Flamurit në Vlorë, Tirana Observer, 5 tetor 2006, faqe 12.
34-Aspekte të artit paleokristian në Shqipëri, Ngjallja, mars 2002, faqe 9.
35-Atë Jani Trebicka, Duhet të mbetesh nxënës gjithë jetën, Ngjallja, korrik 2001, faqe 1,4.
36-Atë Spiro Bulika, Xha Petroja nga Qeparoi, Ngjallja, korrik 2002, faqe 9- 10.
37-Atë Spiro Bulika, Bariu i mirë (Episkop Kozmai), botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2005, faqe 25.
38-Atë Dhimitër Kokoneshi, figurë e shquar e fesë dhe kombit, Mokra, fletëpalosje e botuar me sponsorizimin e Znj. Zografa Kokthit, mbesës së At Dhimitër Kokoneshit.
39-Baki Dollma, Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës, Sot, 18 tetor 2005, faqe 16-17.
40-Ben Andoni, Pronat e klerit. Lista e pasurive të katër komuniteteve fetare, Java, 7 shtator 2013, faqe 7-9.
41-Ben Andoni, Lista e pasurive të katër komuniteteve fetare, Tema, 12 shtator 2013, faqe 10-11.
42-Beqir Meta, Peshkopi Marko Lipa hedh në gjyq Katedralen e Bostonit, Metropol, 22 shkurt 2005, faqe 27.
43-Beqir Meta, Grekët, fushatë politike për kishën ortodokse shqiptare në Amerikë”, Metropol, 26 janar 2005, faqe 27.
44-Biografi e zgjeruar e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit Primatit të Shqipërisë Prof. dr. Anastas Janullatos, Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës, Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës, Kërkim, Nr. 3, Tiranë 2009, faqe 121-127.
45-Danish Bebeziqi, Si e njoha Peshkopin Irine, Vegim Drite, Nr.4, Qershor 1997, faqe 25.
46-Dashnor Kaloçi, Si e manipuluan komunistët Kishën Ortodokse Shqiptare, Gazeta Shqiptare, 1 maj 2002, faqe 12-13.
47-Dashnor Kaloçi, Genta Popa, Viti 1967, kur Tirana zyrtare i shpalli luftë Zotit, Shqip, 9 dhjetor 2007, faqe 18-19.
48-Deklaratë e Kryepiskopit të gjithë Shqipërisë Paisi mbi vizitën në Bashkimin Sovjetik, Bashkimi, 10 shtator 1949, faqe 3.
49-Deklaratë Zyrtare e Këshillit Kishtar Kleriko-laik të KOASH-it, Kërkim, Nr. 10, faqe 131-135.
50-Do të vazhdojë dialogu, Ngjallja, tetor 1997, faqe 1.
51-Dion Tushi, Flamuri dhe origjina e shqiponjës dykrenare në të, Ngjallja, tetor 1998, faqe 4.
52-Dion Tushi, Pjesë monografie për Evllogjio Kurillën, Tempulli, Nr. 14, Korçë 2009, faqe 70-75.
53-Dion Tushi, Joakim Martiniani, Kërkim, Nr. 6, Tiranë 2010, faqe 59-62.
54-Dion Tushi, Biblioteka e Voskopojës, Tempulli, Nr. 16, Korcë 2011, faqe 41-47.
55-Dion Tushi, Grigor Gjirokastriti dhe gramatologjia shqiptare, Kërkim Nr. 10, tiranë 2013, faqe 41-52.
56-Duhet vazhdimi i dialogut, Ngjallja, gusht 1996, faqe 1,2.
57-Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, janar 2012, faqe 12.
58-Dhimitër Beduli, Mitropolia e Durrësit në shekuj, Ngjallja, qershor 1993, faqe 7.
59-Dhimitër Beduli, Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut, Ngjallja, janar 1993, faqe 8.
60-Dhimtër Beduli, Theofan Popa – teolog dhe studiues i denjë i kishës dhe i kombit, Ngjallja, janar 1995, faqe 6,8.
61-Dhimitër Beduli, Vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike, Ngjallja, gusht 1995, faqe 1, 2.
62-Dhimitër Beduli, Teologë me origjinë shqiptare që janë diplomuar në Institutin Teologjik të Halkit, Ngjallja, tetor 1996, faqe 10.
63-Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 9.
64-Gilmana Bushati, Zgjedhja e Janullatos, bërryla, përplasje dhe këngë shqiptare, Gazeta Shqiptare, 24 nëntor 2010, faqe 22.
65-Gëzim Ashimi, Kush është Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, Tirana Observer, 8 dhjetor 2006, faqe 2.
66-Gëzim Llojdia, Stadiumi i Amantias, një ndërtim nga më të rrallat në Ballkan, 55, 10 prill 2007, faqe 7.
67-Gëzim Llojdia, Ilirjan Gjika, Amantia, marrëdhëniet e saj me qendrat e tjera, Metropol, Tiranë 1 Tetor 2007.
68-Gëzim Llojdia, Vlora, me muze të pavarësisë, Koha Jonë, 24 nëntor 2006, faqe 14.
69-Gilmana Bushati, Petro Nini Luarasi, martiri i gjuhës shqipe, Gazeta Shqiptare, 14 janar 2011, faqe 22-23.
70-Elton Bregu, Apolonia, rizgjimi i qytetit antik drejt turizmit kulturor, 55, 19 janar 2007, faqe 16.
71-Enveri, vendimi që hoqi festën e Bajramit dhe Pashkët, Metropol, 7 shkurt 2005, faqe 27.
72-Eno Koço, Trako-Nolit, jo ndikimit të muzikës bizantine, Tema, 9 nëntor 2004, faqe 9.
73-Faik Konica, Noli ky përbindësh i punës, Gazeta Shqiptare, 22 janar 2000, faqe 12-13.
74-Faik Konica, Krishtërimi dhe myslimanizmi i Shqipërisë, Tirana Observer, 6 maj 2008, faqe 9.
75-Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë, Ngjallja, Nëntor 2012, faqe 3-4.
76-Fjalimi që solli revolucionin kulturor kinez në Shqipëri, 55, 5 shkurt 2007, faqe 16-17.
77-Ilia Spiro Vasili, Si e gjeta Episkopin Jerotheos, Ngjallja, gusht 1996, faqe 9.
78-Ilia Spiro Vasili, Jeta dhe veprimtaria e dhespotit Jerotheos, Ngjallja, maj 2003, faqe 9,10.
79-Ilirjan Gjika, A e ka vizituar Shën Pali Apoloninë, Fjala, 22-29 maj 2005, faqe 4.
80-Ilirjan Gjika, Apolonia, krishtërimi dhe Shën Pali, Metropol, 16 prill 2007, faqe 20-21.
81-Ilirjan Gjika, Bylinët, Standard, 30 maj 2011, faqe 18-19.
82-Irena Mërtiri, Apolonia, qyteti i pari në rajon me monedhën e tij, Metropol, 21 maj 2007, faqe 9.
83-Irena Mërtiri, Bylis, qyteti antik pas 10 shekujsh, Metropol, 30m prill 2007, faqe 18-19.
84-Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj, 55, 30 mars 2005, faqe 12-13.
85-Kastriot Dervishi, Misioni i fundit i unitizmit në Shqipëri, 55, 2 prill 2005, faqe 12-13.
86-Kastriot Dervishi, Kur kërkohej krijimi i një feje komuniste, 55, 25 tetor 2005, faqe 12-13.
87-Kastriot Dervishi, Fjalori i emrave të papërshtatshëm në Shqipëri, 55, 9 shkurt 2012, faqe 16, 17.
88-Kërkesë e KP të K.O.A.Sh për zgjedhjen e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë, Ngjallja, tetor 1992, faqe 2.
89-Koço Zheku, Besimi i krishterë dhe faltoret e para në Shqipëri, Ngjallja, janar 1994, faqe 4, 5.
90-Koço Zheku, Kisha e Shën Marisë në Manastirin e Apolonisë, Ngjallja, mars 1997, faqe 10.
91-Kostas Nihoritis, Tradita e kultit të shtatë shenjtorëve, Ngjallja, qershor 2002, faqe 9,10.
92-Kosta Lako, Qyteti dhe peshkopata e Anchiasmosit (Sarandë) në krishtërimin e hershëm, botuar në 2000 vjet art dhe kulturë kishatre në Shqipëri, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2003, faqe 41-47.
93-Kostandini i Madh, Republika, 26 dhjetor 2007, faqe 17.
94-Kostandin Skënderi, Historia e Voskopojës së Vjetër dhe të Re, përktheu Dhimitër Beduli,Tempulli, Nr. 8, Korçë 3002, faqe 83.
95-Kristaq Bakallbashi, Mitropolia e Durrësit në shekuj, Ngjallja, mars 2001, faqe 7-8.
96-Kristina Hanxhari, Efrosina Noti, Shën Prokopi u përket besimtarëve ortodoks, Ngjallja, mars 1993, faqe 3.
97-Kristo Frashëri, Potreti autentik i Skënderbeut, Korrieri, 19 janar 2005, faqe 15.
98-Kristo Frashëri, Ardhja e Shën Kozmait në Himarë, Korrieri, 8 dhjetor 2004, faqe 17.
99-Kryepeshkopi Anastas, si u fronëzua në Tiranë, Telegraf, 4 gusht 2007, faqe 10.
100-Kundërshtimi i Fan Nolit për Kishën autoqefale shqiptare, Sot, 16 maj 2003, faqe 12-13.
101-Leonard Veizi, Udhëzimet e Ramizit për festat e reja, Dita, 9 mars 2005, faqe 14-15.
102-Leonard Veizi, Projektet “anti-Zot” të Ramiz Alisë, Dita, 23 mars 2005, faqe 14-15.
103-Leonard Veizi, Si u ngrit propaganda komuniste në luftën e egër kundër besimeve fetare, Metropol, 2 dhjetor 2007, faqe 16, 17.
104-Leonard Veizi, Udhëzimi i Ramizit: Martesat e orientim, Telegraf, 10 shtator 2008, faqe 10-11.
105-Letra e PPSH, synetllëku dhe pagëzimi hiqen me vendim, Metropol, 8 shkurt 2005, faqe 27.
106-Letër e KQ dërguar rretheve, mbi zëvendësimin e praktikave fetare me festat socialiste, Ballkan, 20 mars 2007, faqe 14-15.
107-Joan Stratobërdha, Shtypshkronja e Voskopojës dhe veprimtyaria e saj botuese, në nivelet e shtypshkronjave të tjera në Evrï pën e asaj kohe, Kërkim, Nr. 1, Tiranë 2009, faqe 137-141.
108-Mbi marëdhëniet midis shtetit dhe kishës, Bashkimi, 1 dhjetor 1949, faqe 1.
109-Mitropoliti i Korçës Joani, Një vështim i shkurtër mbi përkthimet fetare në kishën orthodhokse, Ngjallja, mars 1999, faqe 7, 8.
110-Mitropoliti i Korçës Joani, Martirët e shenjtë të Apolonisë, Ngjallja, qershor 1995, faqe 7.
111-Mihal Ekonomi, Jan Kukuzeli, Vegim Drite, Nr 4, qershor 1997, faqe 18-20.
112-Moikom Zeqo, Kulti i Shën Astit, Gazeta Shqiptare, 26 prill 2001, faqe 12.
113-Moikom Zeqo, Cari i Bullgarisë u pagëzua në Ballsh, Ngjallja, shtator 2000, faqe 10.
114-Moikom Zeqo, Nifoni Patriku shqiptar i Kostandinopojës, Shekulli, 26 mars 2005, faqe 22.
115-Moikom Zeqo, Simbolika e përkrenares së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Korrieri, 20 maj 2005, faqe 14-15.
116-Nasi Hobdari, Liturgjia e parë Hyjnore, në kishën e shndërruar në palestër, Ngjallja, prill 2006, faqe 9.
117-Nasi Hobdari, Lekë Tasi, 5-vjetori i Liturgjisë së parë, Ngjallja, prill 2006, faqe 10.
118-Nasi Hobdari, Nderim për psaltin Petro Ketri, Ngjallja, prill 2002, faqe 2.
119-Nasho Jorgaqi, Fan Noli në ditët e fundit, Shekulli, 11 mars 2005, faqe 18-19.
120-Nasho Jorgaqi, Të vërtetat e mia për Fan Nolin, Klan, 14 shkurt 1999, faqe 48-49.
121-Nina Smirnova, Noli refuzon kërkesën e Enverit për ndihmë politike, Metropol, 11 mars 2005, faqe 27.
122-Në kathedralen orthodhokse të Kryeqytetit u zhvillua mesha kryepiskopale e kryesuar nga Krye-Hirësia e tij, Kryepiskopi i gjithë Shqipërisë Pasisi Vodica, Bashkimi, 30 gusht 1949, faqe 3, 4.
123-Në Tiranë u çel Kongresi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Bashkimi, 8 shkurt 1950, faqe 1,2.
124-Nos Xhuvani, Visarion Xhuvani, Ngjallja, prill 1998, faqe 10.
125-Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi, Liturgjia shqipe, nga Pal Engjëlli te Dhaskal Todri, Tema, 30 shtator 2005, faqe 14-15.
126-Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Si nisi lëvizja për shqiptarizimin e Kishës Ortodokse Autoqefale, Tema, 10 prill 2005, faqe 9.
127-Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Si betoheshin episkopët e kishës ortodokse shqiptare, Tema, 12 prill 2005, faqe 9.
128-Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Kongresi i Dytë gjithortodoks i Korçës e vuri kishën mbi baza kanonike e kombëtare, Tiranë 2005.
129-Olimbi Velaj, Shqipëria, më 44 me 300 priftërinj, më 92 vetëm 30, Metropol, 2 nëntor 2006, faqe 8.
130-Patriarkana Ekumenike zgjedh me vota unanime Imzot Anastasin Kryepiskop të Tiranë dhe gjithë Shqipërisë, Ngjallja, tetor 1992, faqe 3.
131-Përshëndetja e përfaqësonjësit të Qeverisë Shokut Adil Çarçani, Bashkimi, 8 shkurt 1950, faqe 1.
132-Pirro Thomo, Konseguent deri në fund në bindjet e tij, Ngjallja, prill 2002, faqe 3.
133-Pirro Thomo, Voskopoja dhe lidhjet e saj me botën e jashtme, Kërkim, Nr. 4, Tiranë 2010, faqe 51-55.
134-Pirro Kondili, Apostull Pavli në viset e Shqipërisë së sotme, Ngjallja, korrik 2008, faqe 5.
135-Plotësohet Sinodi i Shenjtë, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 8.
136-Protoprezviter Jani Trebicka, Një jetë e kushtuar Perëndisë, Ngjallja, tetor 1996, faqe 2.
137-Rezarta Delisula, Voskopojë, mes shenjtorëve me sy të nxjerrë, Gazeta Shqiptare, 9 tetor 2001, faqe 11.
138-Rezarta Delisula, Berisha: Refuzova 3 klerikë grekë, bëra kompromis për Janullatosin, Gazeta Shqiptare, 27 dhjetor 2010, faqe 14.
139-Rezarta Delisula, Deputetët e PD dhe 22 nga PS, kundra peshkopit, Gazeta Shqiptare, 27 dhjetor 2010, faqe 14-15.
140-Si i pushkatuan 250 klerikët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, Albania, 9 mars 2005, faqe 10-11.
141-Si e liberalizoi Ramiz Alia të drejtën e besimit në vitin 1990, Albania, 4 tetor 2007, faqe 19.
142-Sinodi i Shenjtë aprovoi Statutin dhe zgjodhi episkopë të rinj, Ngjallja, nëntor 2006, faqe 12.
143-Skifter Këlliçi, Noli në kujtimet e Sejfulla Malëshovës dhe Reshat Këlliçit, Koha Konë, 21 mars 2005, faqe 10-11.
144-Sokol Balla, Noli ky prift i çuditshëm, Klan, 31 janar 1999, faqe 30-34.
145-Sotir Bambuli, Në vitin 1990 ra këmbana në Shën Marinë e Boboshticës, Ngjallja, tetor 2000, faqe 2.
146-Sotir Bambuli, Lajmërim, Koha, 31 maj 1991.
147-Sotir Bambuli, 17 mars-Liturgjia e parë në Korçë, Ngjallja, prill 1996, faqe 10.
148-Stavro Skëndi, Kriptokrishtërimi në rajonin e Ballkanit nën otomanët, Tempulli, Nr. 1, Korçë 2000, faqe 122.
149-Sherif Delvina, Si u përhap krishterimi në Iliri, Tema, 11 shtator 2004, faqe 9.
150-Takimi i fundit i Fan Nolit me shqiptarët, Sot, 6 dhjetor 2002, faqe 15.
151-Teodor Papapavli, E vërteta rreth fronizimit të Kryepiskopit Anastas, Rilindja Demokratike, 16 shtator 1992.
152-Teodor Papapavli, Letër e hapur At. Artur Liolinit, Ngjallja, tetor 1994, faqe 5, 6.
153-Tiranasit falenderojnë Perëndinë për kishën që iu kthye, Ngjallja, shtator 1993, faqe 3,8.
154-Të rinjtë ortodoksë kërkojnë kthimin e pronave të kishës, Ngjallja, prill 1993, faqe 6.
155-Tomi Patriarkal e Sinodik i krijimit të Episkopatës së Gjirokastrës, Ngjallja, shkurt 1993, faqe 3.
156-Valentin Mustaka, Voskopoja, qyteti i modernizuar nga arkondët vllehë, Sot, 23 janar 2004, faqe 12-13.
157-Veprimet e fundit Patriarkale dhe Sinodike të Kishës së Kostandinopojës, Orthodhoksia, Kostandinopojë, viti XII, 1937.
158-Vepror Hasani, Rrofshin priftërinjtë e Elbasanit, të parët që iu lutën Zotit shqip, Standard, 19 tetor 2013, faqe 18-19.
159-U formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, gusht 1998, faqe 1,12.
160-Xhovani Shyti, Abedin Kaja, Jam arvanitas, nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe, Tema, 12-13 mars 2006, faqe 12-13.
161-Zhan Klod Faverial, Bogomilizmi, herezia që shkatërroi Ilirinë, Metropol, 22 gusht 2005, faqe 18, 19.

BOTIME
Nga Andrea Llukani

Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 11.03.23 PM.jpg

Shikime: 598

Madhësia:  20.8 KB

LIBRA HISTORIKË
1-Krishterimi në Shqipëri, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.
2-Historia e Krishterimit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
3-Historia e Artit Kristian, Tekno Paper, Tiranë 2004.
4-Një nga ata, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
5-Përndjekjet, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2009.
6-Skizma, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2010.
7-Kisha në diktaturë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.

LETËRSI E KRISHTERË
8-Dostojevski nuk ndihej i vetmuar, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1999.
9-Urtësia e shekujve, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2001.
10-Antologjia e Letërsisë së krishterë, Tekno Paper, Tiranë 2006.
11-Patrologjia, Tekno Paper, Tiranë 2007.
12-Onomastika e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.

LIBRA BIOGRAFIKË
13-Xhagjikajt, Tekno Paper, Tiranë 2003.
14-Përmes Shkrimeve, Tekno Paper, Tiranë 2004.
15-Nuk e humba dashurinë, Tekno Paper, Tiranë 2005.
16-Rrëfimet e teologut, Tekno Paper, Tiranë 2005.
17-Poeti disident, Trifon Xhagjika, Tekno Paper, Tiranë 2006.
18-Biri i Peshtanit, Trifon Xhagjika, Tekno Paper, Tiranë 2007.
19-Atë Dhimitër Kokoneshi, figurë e shquar e kombit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.

LIBRA AGJIOGRAFIKË
20-Sinaksari, Pjesa e Parë, Tekno Paper, Tiranë 2003.
21-Apostujt, Etërit e Kishës & Shkrimtarët Kishtarë, Tekno Paper, Tiranë 2005.
22-Shenjtorët & Perandorët Iliro-Shqiptarë, Tekno Paper, Tiranë 2005.
23-Sinaksari, Pjesa e Dytë, Tekno Paper, Tiranë 2005.
24-Jetë shenjtorësh, Tekno Paper, Tiranë 2007.

LIBRA LITURGJIKË
25-Sinaksari i Madh, Trifon Xhagjika, Tiranë 2013.
26-Si kursari thërres, Komenti i Liturgjisë Hyjnore të Joan Gojartit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
27-Shërbesa e Shën Astit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
28-Shërbesa e Joan Vladimirit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.
29-Shërbesa e Nikodhimit të Beratit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2013.
30-Shërbesa e Kozmait të Etolisë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2013.

KOMENTARË
31-Djali Plangprishës, Predikime, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
32-Komenti i Ungjillit sipas Matheut, Tekno Paper, Tiranë 2005.
33-Sinodet Ekumenike, Tekno Paper, Tiranë 2008.
34-Vitet Apostolike, Trifon Xhagjika, Tiranë 2008.
35-Anania dhe Safira, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
36-Si duhet të jetë episkopi, Komenti i Letrës së parë të Pavlit drejtuar Timotheut, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
37-Dikush duhet të ndreqë atë që është prishur, Komenti i Letrës së Pavlit
drejtuar Titit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.

BOTIME ENCIKLOPEDIKE
38-Enciklopedia e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
39-Himnologjia, Tekno Paper, Tiranë 2005.
40-Fjalor teologjik, Tekno Paper, Tiranë 2005.
41-Toleranca ndërfetare në Shqipëri, Tekno Paper, Tiranë 2006.
42-Folklori kristian, Trifon Xhagjika, Tiranë 2013.
43-Kanonet dhe Statutet e Kishës Ortodokse, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
44-Concordance e Testamentit të Ri, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
45-Dogançja, Trifon Xhagjika, Tiranë 2012.
46-Arti kishtar në Shqipëri, Trifon Xhagjika, Tiranë 2014.

PASQYRA E LËNDËS

Parathënie…………………………………. ………………………………. ….3

KREU I PARË

Kisha e Ilirisë Lindore në varësinë e Vikariatit
Romak të Selanikut………………………………….. ……………………..5
Krishterimi në Iliri……………………………………… ……………………8
Shenjtorët iliro-shqiptarë………………………………….. …………….14
Episkopatat dhe pjesëmarrja e episkopëve nëpër sinode………16

KREU I DYTË

Kisha e Ilirisë Lindore bashkohet me Kostandinopojën……….21
Pushtimi nga bullgarët………………………………….. ………………..22
Bogolimizmi në Iliri……………………………………… ………………..24
Episkopatat dhe episkopët………………………………….. ……………25

KREU I TRETË

Kisha e Arbërisë në juridiksionin e Kryeepiskopatës së Ohrit.27
Mitropolia e Durrësit në shekujt XI-XVII…………………………..29
Gjergj Kastrioti………………………………….. …………………………..32
Kryqëzatat e Skënderbeut………………………………… ………………34
Shpata dhe përkrenarja………………………………… ………………….36
Feja e Gjergj Kastriotit…………………………………. …………………38
Kisha në kohën e sundimit osman……………………………………..4 4
Kriptokristianët e Shpatit……………………………………. ……………47
Martirët e besimit……………………………………. ……………………….50
Voskopoja………………………………….. ………………………………….53
Shtypshkronja, biblioteka dhe Akademia e Re…………………….56

KREU I KATËRT

Bashkimi me Kostandinopojën…………………………….. ………….59
Pararendësit e përdorimit të gjuhës shqipe
në shërbesat fetare…………………………………….. ……………………62
Ata që u martirizuan për gjuhën shqipe………………………………69
Përpjekjet për shqiptarizimin e kishës………………………………..71
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë…………………………………. ..74
Simbolika e flamurit…………………………………… …………………..77
Firmëtarët ortodoksë të Aktit të Shpalljes
së Pavarësisë së Shqipërisë…………………………………. ……………79
Kongresi i Beratit……………………………………. ………………………84
Statuti i vitit 1922………………………………………. …………………..87
Shqetësimi i Partiarkanës Ekumenike………………………………..91
Sinodi i Nolit……………………………………… ………………………….92
Sinodi i Visarionit…………………………………. ………………………..94
Kongresi i Korçës…………………………………….. ……………………104
Statuti i vitit 1929………………………………………. ………………….107
Tomi i Autoqefalisë……………………………….. ………………………125

KREU I PESTË

Kisha Autoqefale…………………………………. ………………………131
Hierarkët e Sinodit të Shenjtë……………………………………. …..132
Lëvizja unite në Shqipëri…………………………………… ………….136
Sinodi i vitit 1942………………………………………. ………………..141
Kontributi i klerit ortodoks në luftën
antifashiste nacional-çlirimtare…………………………………. ……143
Shkarkimi i Kotokos……………………………………. ……………….146
Akuzat ndaj Visarionit…………………………………. ……………….149
Prapaskenat ndaj Bedulit, Theofanit,
Irineut dhe shkarkimi i Kisit……………………………………… …..154
Sinodi i Paisi Vodicës……………………………………. ……………..158
Dekretligji mbi komunitetet fetare………………………………….162
Kongresi i tretë i K.O.A.Sh-it………………………………………..1 64
Statuti i vitit 1950………………………………………. ………………..174
Vizita e delegacionit rus në Shqipëri……………………………….192
Sinodi i Damjan Kokoneshit…………………………………. ………195
Përpjekjet për bashkimin e kishave…………………………………198
Zëvendësimi i Nolit……………………………………… ………………201

KREU I GJASHTË

Persekutimi i kishës…………………………………….. ……………….204
Klerikët të sistemohen në punë………………………………………. 209
Zëvendësimi i të kremteve fetare me festa socialiste………….210
Udhëzimi për martesat…………………………………… ……………..212
Udhëzimi për ceremonitë mortore…………………………………..21 3
Dekreti për ndyshimin e emrave…………………………………….. 215
Pasojat e përndjekjes………………………………… …………………..216
Persekutimi i klerit dhe kisha e nëndheshme…………………….219

KREU I SHTATË

Ringjallja e kishës…………………………………….. ………………….222
Shërbesat e para në Korçë……………………………………… ………223
Mbajtësit e Kryqit…………………………………….. …………………..225
Rihapja e kishës së Shën Spiridhonit
në lagjen Goricë të Beratit……………………………………. ………..227
Rihapja e Katedrales së Ungjillëzimit në Tiranë………………..229
Vizita e atë Arturit……………………………………. …………………..233
Anastasios Janullatos i shkruan presidentit Ramiz Alia………236
Pritja e Eksarkut Anastas……………………………………. …………..236
Ndihma e Patriarkanës……………………………….. ………………….239
Vizita në Fanar……………………………………… ………………………241
Fronëzimi i Kryeepiskopit Anastas…………………………………..24 5
Fushata denigruese…………………………………. ……………………..248
Referendumi i dështuar…………………………………… ……………..251
Vazhdimi i dialogut…………………………………… …………………..253
Formimi i Sinodit të Shenjtë……………………………………. ……..256
Sinodi i Shenjtë i K.O.A.Sh-it
plotësohet me episkopë të rinj………………………………………. …257
Asambleja kleriko-laike, Shën Vlash 2006………………………..260
Statuti i vitit 2006………………………………………. ………………….261
Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet
shtetit dhe komuniteteve fetare…………………………………….. …285

KREU I TETË

Mitropolia e Tiranës dhe e Durrësit………………………………….30 5
Fortlumturia e Tij, Kryeepiskopi Anastas………………………….307
Kishat dhe manastiret…………………………………. …………………309
Klerikët…………………………………… …………………………………..310
Kishat monument kulture……………………………………. …………311
Mitropolia e Beratit……………………………………. ………………….312
Mitropoliti i Beratit Ignati…………………………………….. ………..313
Kishat dhe manastiret…………………………………. ………………….314
Klerikët…………………………………… …………………………………..315
Kishat monument kulture……………………………………. ………….315
Mitropolia e Korçës…………………………………….. ………………..317
Mitropoliti i Korçës Joani……………………………………… ……….320
Kishat dhe manastiret…………………………………. …………………321
Klerikët…………………………………… ……………………………………322
Kishat monument kulture……………………………………. ………….323
Mitropolia e Gjirokastrës……………………………….. ………………324
Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri…………………………………… 325
Tomi Patriarkal për krijimin e Episkopatës së Gjirokastrës….326
Kishat dhe manastiret…………………………………. ………………….327
Klerikët…………………………………… ……………………………………328
Kishat monument kulture……………………………………. ………….328
Episkopata e Apolonisë………………………………….. ………………331
Episkop Nikolla……………………………………. ……………………….333
Episkopata e Krujës…………………………………….. …………………334
Episkop Andoni…………………………………….. ……………………….335
Episkopata e Amantias…………………………………… ………………336
Episkop Nathanaili…………………………………. ……………………..338
Episkopata e Bylisit……………………………………. ………………….338
Episkop Asti………………………………………. …………………………341

Shtojcë……………………………………. ……………………………………342
Raportet fetare…………………………………….. ………………………..342
Periodikët e KOASh-it………………………………………… …………345
Radio Ngjallja…………………………………… ………………………….348
Shoqatat fetare…………………………………….. ………………………..350
Psaltët dhe koret kishtarë…………………………………… …………..356

Bibliografia……………………………….. ………………………………….367
Pasqyra e lëndës…………………………………….. ………………………395

Written by: pradm

Rate it