HISTORI

Manipulimi i kërkesave të shqiptarëve nga osmanet

todayMarch 2, 2025

Background
share close

Dinakëria e osmanëve dhe manipulimi i kërkesave të shqiptarëve

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, më 13 gusht 1912, kushtuar kërkesave shqiptare, kryetari i Komisionit qeveritar, mareshali Ibrahim Pasha, u përpoq t’i mashtronte drejtuesit e kryengritjes përmes deklaratës së rrejshme se ishin pranuar të gjitha kërkesat e parashtruara të Përkujtesës së Ferizajt.

Më 15 gusht Qeveria osmane do të deklaronte se amnistia e kërkuar nga drejtuesit shqiptarë të kryengritjes do të përfshinte vetëm periudhën nga 1 maji i vitit 1912, që do të thoshte se mbeteshin të pa amnistuar kryengritësit që kishin rrokur armët para asaj date dhe mund të ndiqeshin penalisht, e që nuk ishin të paktë, shkruan Ramiz Abdyli në pjesën e dytë të serisë mbi Çlirimin e Shkupit dhe Marrëveshjën shqiptaro-osmane e vitit 1912, botuar sot në Koha Ditore. Ndërkaq, kërkesat e tjera të shtuara me këtë Përkujtesë hidheshin poshtë, që shkaktoi zemëratën e drejtuesve të kryengritjes.

Mareshali Ibrahim Pasha thirri përfaqësuesit e delegacionit shqiptar të shkonin në Këshillin e Bashkisë së qytetit për të vazhduar bisedimet e ndërprera në Prishtinë, dhe për përfundimin sa më parë të tyre. Bisedimet (16 -18 gusht), për shkak të muajit të Ramazanit, u zhvilluan në mbrëmje, pjesërisht në ndërtesën e Bashkisë së qytetit dhe pjesërisht në shtëpinë e Nexhip Dragës. Si rrjedhojë e mospajtimeve të palëve për çështje të caktuara, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë tejet të tendosur e me kërcënime të ndërsjella, të cilat zgjatnin deri në orët e vona të natës.

Fjalën e rihapjes së tyre e mbajti Ibrahim Pasha, i cili i bëri thirrje palës shqiptare për mirëkuptim. Ndërkaq Hasan Prishtina në emër të delegacionit shqiptar i rilexoi 14 kërkesat e formuluara në Përkujtesën e Ferizajt.

Written by: pradm

Rate it