ARKEOLOGJI

Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovit

todayFebruary 14, 2025

Background
share close

Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeqovit është një monument i trashëgimisë kulturore e cila ndodhet në qytezën e Janjevës.

Shtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit ndodhet një rrugë mbi kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Shtjefën Gjeçovi, një prift françeskan dhe studiues i kulturës shqiptare, lindi në këtë shtëpi në vitin 1874. Muzeu me stil oriental, është një nga shtëpitë e pakta në Janjevë që shfaq këtë lloj arkitekture. Një tipar i veçantë i shtëpisë është konsola e katit të dytë që krijon një lojë të dritës dhe hijes në fasadë, duke shtuar shkëlqimin e ndërtesës. Shtëpia u restaurua ndërmjet 2004-2005 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Lipjanit. Në 2011, ajo iu nënshtrua një tjetër restaurimi.

Restaurimi/rinovimi i ndërtesës përmes projektit të UNDP-së “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), përfshiu si punimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Këto përfshinin trajtimin e sipërfaqeve të dyshemesë, punimet e sipërfaqes së murit, punimet e drurit (dyert, dritaret dhe kangjellat), punimet metalike dhe fletëve metalike, instalimet elektrike dhe hidrosanitare, trajtimin e rrugicave përreth ndërtesës si dhe trajtimin e gjelbërimit dhe vendosjen e mobiljeve urbane.

Written by: pradm

Rate it