Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Kapella e At Shtjefën Gjeqovit është një monument i trashëgimisë kulturore në Karashëngjergj, Prizren, Kosovë.Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 1537/69.
At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Fojnicë dhe Banja Llukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me letërsi, etnologji, histori etj. Më 1929 është vrarë në Zym të Prizrenit dhe është varrosur në varrezat e fshatit Karashëngjergj. Pas vdekjes së tij, në vitin 1935 në Shkodër është botuar libri i At Shtjefën Gjeqovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Me iniciativën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe organeve kompetente të fshatit Zym, në vitet 1960’ta është ndërtuar Kapella e At Shtjefën Gjeqovit në varrezat e fshatit. Kapela ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione të vogla. Në pjesën veriore gjendet absida me bazë gjysmë rrethore. Hyrja në kapellë realizohet nëpërmjet derës nga druri, i punuar me hapje gjysmë rrethore, kah ana jugore. Objekti është e ndërtuar me gurë dhe llaç gëlqeror si material lidhës. Fasada nuk është e suvatuar, me ç’rast shihet struktura e mureve, kurse enterieri është i suvatuar. Në fasadën jugore gjendet guri i gdhendur në formë të kryqit latin, dhe mbishkrimi i punuar në metal, ku shkruan viti i lindjes dhe i vdekjes së At Shtjefën Gjeqovit. Kulmi është dy-ujor respektivisht tre-ujor nëse marrim parasysh edhe pjesën e absidës, dhe është i mbuluar me rrasa guri.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë