Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Lazër Shantoja (Shkodër, 7 korrik 1891 – Tiranë, 5 mars 1945) ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar.
Ka qenë ndër priftërinjtë e parë të arrestuar nga forcat e ndjekjes të regjimit komunist dhe më pas u pushkatua për përfshirjen e tij në propagandën fashiste. Është pranuar nga Kisha Katolike si shenjtor në 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.
U lind më 7 korrik 1891 (përmendet edhe 2 shtatori i 1892 si datë lindjeje), nga Kel Shantojës dhe Luçe Blinishti.Te dorëshkrimi Shantojana – Histori e familjes Shantoja shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës.Studimet fillore dhe ata të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në vendlindje nga viti akademik 1902/03, më tej vijoi për teologji në Austri ndërmjet vjeshtës të 1912 dhe verës të 1914. Eprorët e tij në seminarin e Insbrukut i shkruajtën në çertifikatë se ishte seminarist “shumë i talentuar”.
Më 1914 vizitoi Vjenën për herë të parë, ndërsa vitin pasardhës u shugurua meshtar me 29 maj. Nisi të shkruante krijimet e para poetike në shqip, italisht, gjermanisht e esperanto, dhe filloi të përkthente. Më 1917 nisi shërbimin si famullitar në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll dhe Sheldî,ku madje hapi edhe shkollën e parë shqipe në atë vend.Më 1922 nisi punë si sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedjës. Më 17 prill 1923 takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë, Joseph Seipel.
Kur Pater Anton Harapi nis punimin e botimin për të përkohshmen Ora e Maleve, Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e tij të parë së bashku me Luigj Gurakuqin. Pater Antoni më vonë shkroi: «Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit»; në maj të 1924 dha dorëheqjen nga redaksia e së përkohshmes.Përkrahu shoqërinë “Bashkimi” dhe me rastin e varrimit të Avni Rustemit, qe ndër fjalimmbajtësit. Për arsye se ishte ndër mbështetësit, frymëzuesit dhe organizatorët e Lëvizjes e qershorit, me t’u kthyer në pushtet Ahmet Zogu me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924, u arrestua janarin e 1925.Mbas disa muajve burg u fal nga qeveria e Ahmet Zogut dhe u largua për në Jugosllavi. Me 2 tetor 1925 prej Beogradit, kujton me një artikull prekës te ”Liria Kombëtare“ vrasjen e Gurakuqit. Më 1 shtator 1926 në Cetinjë mori pjesë e mban ligjëratën në varrimin e Kapiten Mark Rakës, vdekur në rrethana misterioze në një aksident rrugor.
Më 1928 kaloi nga Jugosllavia në Vjenë, Austri. Këtu filloi të botojë gazetën “Ora e Shqipnisë”, financuar nga Hasan Prishtina. Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, Shantoja doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne, më tej në La Motte te kantonit Vaud nga 1932, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet dhe përsosi frëngjishten.
Pas pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939, u kthye në gusht në Shqipëri. Pas pritjeve që iu bë mërgimtarit shumëvjeçar, mbajti meshë në kishën katedrale. Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rastin e dorëzimit të Flamurit të Ri. Në fjalimin e tij do të theksonte që: «sodit e mbrapa Shqipnija do të bahet e do të mbetet për jetë Shqipni romake, Shqipni fashiste».Po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Në 12 mars 1940, Shantoja vizitoi Egjiptin, i dërguar nga pushtuesi italian me misionin për të neutralizuar ndikimin e Legatës shqiptare e cila përkundër përpjekjeve të pushtuesit për ta mbyllur siç kishte bërë me legatat tjera, vazhdonte veprimtarinë e saj normalisht duke sfiduar Italinë. Shantoja u takua me mërgatën shqiptare në Egjipt, mbajti fjalime të shumta dhe ndikoi që në Kairo dhe Aleksandri të themelonte fashin e parë fashist shqiptar.Më 18 maj u caktua nga autoritetet italiane që të mbante një dëgjesë publike në Bashkinë e Durrësit për të dhënë prova se Anglia ishte një vend i neveritshëm si për italianët ashtu edhe për shqiptarët.Më 8 nëntor 1940 gazeta “Tomorri” botoi artikullin për një miting të bërë në Shkodër ku Shantoja mbajti një fjalim të zjarrtë.
Më 1941 me Koliqin, Mustafa Krujën, Pater Valentinin, Gurakuqin, Kortshën etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare. Mbështeti pambarimisht qeverinë Kruja, tek i cili shihte vazhdimin e mendimit politik të Gurakuqit. Në maj të 1943 merr pjesë në varrimin e Ndok Gjeloshit në Tiranë. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politike.
Arrestimi, torturat dhe pushkatimi
I fshehur ndër malet e Sheldisë, u zbulua nga forcat e ndjekjes dhe u arrestua gjysmën e dytë të dhjetorit të 1944.Akt-akuzën ia përpiloi prokurori Jonuz Mersini më 28/29 janar, mbas prokurorit Shantoja u shpreh se kërkonte pafajsinë. Më 31 janar u dha vendimi i e arrestuan nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreun, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi: “I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.” Gjatë paraburgimit në tortura e sipër ia thyen të katërta gjymtyrët.
Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë. Me datën 9 shkurt 1945, në mbledhjen komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën Jusuf Alibali, deklaron si mbas akt-akuzës: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J. Alibali d.v. “Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”
U pushkatua së bashku me Sulçe beg Bushatin në rrethinat e Tiranës, pas ekzekutimit u thirr Pater Viktor Volaj për t’i kryer shartet e vdekjes, duke qenë kështu edhe njeriu i fundit që pa kufomën e martirit.
Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimor, kulturor e ironik, fejtona, poezi të vetat apo të përkthyera. Vepra e tij e shpërndarë ndër të përkohshmet e shumta u mblodh dhe botua nën përkujdesjen e Arben Markut më 2005.
Koliqi e cilësonte prozator të hollë që për nga stili dhe eleganca i krahasueshëm me Faik Konicën.
Publicistikë
Më 1914 botoi në gjuhën esperanto artikullin “La albana lingue” në revistën Esperanto nr. 2. Ishte esperantisti i parë shqiptar, cilësuar nga Cuk Simoni, përkthyesi i Pinokut dhe esperantist po ashtu. Botoi përmbledhjen popullore “Për natë kazanash” (1919), studimin “Grueja” (1922), monologu “Peshku në det e tava në zjarm (1927), interpretuar nga shoqëria artistike “Bogdani”.
Bashkëpunoi me revistat e kohës, si: Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit, Kalendari i Veprës Pijore; më pas bëhet ndër bashkëpunëtorët më aktiv, një nga firmat kryesore dhe redaktor i fletores Ora e Maleve. Në mërgimin pas dështimit të Lëvizjes së qershorit bashkëpunon me Liria kombëtare që botohej në Gjenevë dhe më 1928 me ndihmën e Hasan Prishtinës botoi të përkohshmen e tij Ora e Shqypnìs si vazhdim i opozitares Ora e Maleve. Më tej me të përkohshmen Illyria, Cirka, LEKA, Kumbona e së diellës, Shkëndija.
Poezi
Më 22 dhjetor 1915 botoi tingëllimin “Çinarët” dhe më tej “Prifti i malsisë”, “Kanga e Paqes, “Hasan Riza Pasha”. Më 1927 poemthin dramatik “Kuvendi i dëshmorve”, më 1934 në mërgim shkruan dhe boton ciklin e tingëllimeve “Për një puthje të vetme”.
Përkthime
Që kur ishte xhakua përktheu më 1915 Hajnen (“Shtegtimi n’Kevlar”, poezi), pasi u shugurua vijoi me Jankowski-n (“I burgosuni dhe flutura”), Wilde (“Vigani egoist”), Schiller (“Kânga e kumbonës”), Jørgensen (“Fija prej së naltit”, parabolë/alegori), Leidh (“Kishëza në mal”), De Musset (“T’biin n’mênd”), Friedrich Wilhelm Weber (“Kaq shpejt dimen!”, “Kumonët e mrames”), Immermann (“I harruem”). Më 1942 i rikthehet Fontanelli (“Vargje për nji vashë të vdekur” nga libri Pensar di lei), Leopardi (“Silvjes”, “Të pambaruemit”, “Qetija mbas duhís”, “Trumsaku vetmitar”, “Mêndimi zotnues”, “E shtundja e katundit”, “Jeta vetmitare”, “Aspasia”, “Përkujtimet”, “Vetvetes”), D’Annunzio (“Shiu në halishtë”), Goethe (“Hermandi dhe Dorothea” botuar te LEKA më 1938, “Fausti” Pjesa I, botuar te Shkëndija, 1940 dhe Hylli i Dritës, 1944).
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë