Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Dom Simon Jubani (Shkodër, 8 mars 1927 – 12 korrik 2011) ka qenë klerik katolik i burgosur dhe i përndjekur nga regjimi komunist me 26 vjet burg, të vëllain Dom Lazrin ia helmoi me arsenik Sigurimi më 22 korrik-2 gusht 1982. Ka qenë meshtari i parë që çoi meshën e parë dhe më pas më 11 nëntor kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër.
U lind në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rontgen. Pasi punoi për pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit, u mobilizua në ushtri. Në krye të tri viteve u kthye në Shkodër, ku iu paraqit Imzot Ernest Çobës dhe iu lut ta shuguronte meshtar, por ai e këshilloi të priste. Rifilloi punë si radiolog në Sanatoriumin e Shkodrës.
Në vitin 1957-‘58 mori urdhërat e meshtarisë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Bëri 26 vjet burg. U lirua më 13 prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë, në sajë të perestrojkës. Më 4 nëntor 1990 kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në prani të 200-300 besimtarëve. Më datë 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike, këtë herë me një fjalim të mirëpërgatitur, programatik, që thyente heshtjen 24 vjeçare. Më 11 korrik 1992, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i akordoi diplomën «Doctor Honoris Causa» në shkenca humane. Në korrik 1996, shteti i Miçiganit e nderoi me diplomë të posaçme. Ndërroi jetë më 12 korrik të vitit 2011, në spitalin e qytetit të Shkodrës.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë