Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Një kujtesë për Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe të gjithë bashkëkombësve të mi të besimit islam të Kosovës.
Me datën 6 dhjetor 2019 mbushen treqind e tridhjetë vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, klerikut patriot, i cili ju përkushtua me të gjitha fuqitë e tija mendore dhe fizike çështjes kombëtare. Si klerik ai shërbeu si Ipeshkëv i Ipeshkvive në Shkodër dhe në Kosovë dhe si administrator i Arqipeshkvisë së Tivarit.
Në kombin shqiptar merita më e madhe për punën e tij i njihet jo si klerik, por si mësues i shqipes dhe luftëtar për çlirimin kombëtar nga pushtuesi turk, përkrah forcave të Pikolominit (Papa Pio II).
Dokumentet nga arkivat e Vatikanit, Padovas, Venecies, Dubrovnikut dhe dhjetëra të tjera arkiva në shumë vende të Europës tregojnë se ai shtypi librin “Çeta e Profetëve”, i cili u bë një libër bazë për liturgjinë në gjuhën shqipe por edhe për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ai na ka lënë të shkruar lajmin se xhaxhai i tij arqipeshkvit Andrea Bogdani (1600 — 1683) kishte shkruar një gramatikë të gjuhës shqipe, të cilën para se të arrinte ta botonte, e humbi në kohën e luftës me turqit dhe nuk u botua asnjëherë. Me ndihmën e italianit nhga Venediku Andrea Barberigo, ai arriti të botonte në vitin 1685 “Çetën e Profetëve” në gjuhët shqipe dhe italiane.
Në luftën e koalicionit kundër turqve, të udhëhequr nga Papa Pikolomini, Imzot Pjetër Bogdani arriti të mobilizonte rreth 12000 luftëtarë shqiptarë, të cilët luftuan heroikisht deri në pikën e fundit të gjakut, por fatkeqësisht kjo luftë nuk u kurorëzua me çlirimin kombëtar.
Janë këto dy vepra të njohura botërisht: botimi i librit dhe pjesëmarrja në luftë, që e kanë rrënjosur në kujtesen kombëtare si një patriot të madh dhe për këtë i këndohen edhe shumë këngë nga popullsia shqiptare e të gjitha besimeve fetare.
Mbas vdekjes, sipas rregullave të asaj kohe, mbasi ishte Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë së Shkupit, ai u varros në kishën katedrale në qytetin e Prishtinës, me datën 6 dhjetor 1689.
Barbarët turq, mbas dy javësh, me 20 dhjetor 1689, në shenjë hakmarrjeje për kontributin në luftë kundra tyre, e zhvarrosin dhe trupin e tij ua hedhin qenve në rrugët e Prishtinës.
Ky ishte një akt i turpshëm dhe i pa precedent nga ana e pushtuesve dhe në kundërshtim me të gjitha normat morale dhe fetare për të gjitha religjionet.
Katedralja ku u varros ky prelat u shndërrua në xhami dhe ashtu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite.
Popullit shqiptar për 330 vjet ju desh ta pranojë këtë poshtërim të pushtuesit ngadhënjyes me anë të dhunës ndaj tij. Besoj që populli i qytetit të Prishtinës në atë kohë nuk ka qenë dakord me këto veprime dhe besoj që edhe sot mbas 330 vjetësh, pasardhësit e tyre shqiptarë, edhe pse të besimit islam, nuk janë dakord me ato veprime.
Nisur nga sa shkrova më sipër, ju bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së saj të Kulturës, popullsisë së Kosovës në përqindje të lartë të besimit islam, të gjithë intelektualëve, akademikëve, historianëve, shkrimtarëve, artistëve dhe të gjithë atdhetarëve, që t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre kombëtare dhe të vendosin ndjenjën kombëtare dhe jo atë fetare në plan të pare, ashtu siç e vendosi Imzot Pjetër Bogdani 330 vjet më parë. Kompleksin e përbërë nga një katedrale, një xhami me varrin e Imzot Pjetër Bogdanit të përfshira në një, t’a shpallin monument kulture dhe të vendosin jo simbole fetare, por bustin e Imzot Pjeter Bogdanit me librin në dorë dhe ta kthejnë në një vend ku qytetarët shqiptarë të të gjitha besimeve dhe vizitorët e huaj të njihen me jetën dhe veprën e këtij burri shqiptar, në dobi të atdheut dhe të kombit të vet.
Ky veprim, nëse do të realizohet, do të jetë një gjest i qartë i emancipimit politik dhe fetar të popullsisë së Kosovës dhe një nderim i madh për veprën e atdhetarit të shquar.
Shpresoj që ditën e premte, me 6 dhjetor 2019, në Katedralen e re të Prishtinës, ku do të përkujtohet dita e vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, të kemi reagime pozitive në lidhje me këtë kërkesë, që nuk është vetëm e imja, por e çdo patrioti shqiptar i çfarëdo besimi fetar qoftë, kudo që ndodhet anembanë botës.
Mark Palnikaj, Tiranë më 22 nëntor 2019
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë