Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e Komitetit për Lirinë e Shqipërisë (1905), ku mblodhi rreth vetes “patriotë” shqiptarë.
Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”. Bashkepunoi me Shahin Kolonjen, Mihal Gramenon, Fan Nolin ne SHBA…
Në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër.
Se bashku me vellain Çerçiz Topullin vrane dhespotin grek per te lare gjakun e Papa Kristo Negovanit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci
Per vite te tera drejtoi luften ne jug te vendit me patriote te tjere te njohur duke u perplasur me greket dhe osmanët. Komiteti per Lirine e Shqiperise ishte ai qe urdheroi edhe vrasjen e Bymbashit Turk te Gjirokastres por edhe nje sere aksionesh te tjera ne qytete te ndryshme….
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë