Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Kol Bib Mirakaj, pukjani, aso kohe në rolin e ministrit të brëndshëm, nuk nderohet për kontributin e tij në shpëtimin e jetëve të 2000 hebrejve.
Para disa ditësh, të gjithë pamë përurimin e memorialit të holokaustit në Tiranë, kushtuar hebrejve.
Deri këtu gjithçka në rregull, pasi mbi të gjitha, ky është një episod i lavdishëm i historisë së Shqipërisë, pasi vihet në pah mikpritja dhe mbi të gjitha Besa e shqiptarit. Që mikun nuk e pret në besë edhe nëse rrezikohet jeta jote apo e familjes.
Çfarë na bëri përshtypje, ishte se përgjatë gjithë fjalimit, kryeministri i vendit, z. Edi Rama, në asnjë moment nuk përmendi në fjalimin e tij emrin e atij njeriu që dha kontributin më të madh të kësaj vepre, pra, shpëtimit të jetëve të hebrejve. Ai emër është Kol Bib Mirakaj nga Iballja e Pukës.
Patjetër që kushdo që kontribuoi në këtë akt hyjnor, në shpëtim jetësh, duhet përmendur, por nuk duhej të lihej pa përmendur pikërisht emri i atij që edhe dha kontributin më të madh.
Këtu nuk duam të kalojmë në akuza të pábaza, se pse, qysh e tek, por thjesht do ishte mirë që ju, z. Kryeministër, të qortoni e mbani përgjegjës ata që u përgatitën shkrimin sepse me dashje apo pa dashje, kanë lënë mënjanë copën më të madhe të lavdisë rreth këtij episodi siç thamë plot lavdi e nder për kombin dhe besën tonë shqiptare.
Do ishte e mbarë që edhe të nderohet, vlerësohet vepra e Kol Bib Mirakës e të promovohet ashtu siç i ka hije.
Në foto: Kol Bib Mirakaj, dalë me shkop, të cilin e mbajti gjatë gjithë jetës së tij për shkak të plagosjes së rëndë në luftë kundër ushtrive jugosllave në vitin 1941, luftë të cilës edhe i printe ai vetë: Kol Biba.
Për qëndresën në “Grykën e Drinit” u krijuan edhe këngë:
“Lufton Shllaku e Dushmani,
Lufton Gushta e Temali,
Na u ka pri Kolë Bibë Miraka,
Ushtrinë serbe e mbloi flaka,
E mbloi flaka e u dorzue,
Por Kol Biba asht varrue!”
(Nd. Ndoja, DUSHMAN – TEMAL,Shkodër 2008, f.107-109).
“Thonë:- Kol Biba ish kan varrue!
Ish kan trim ai, ish kan djal!
Ma kreshnik Zoti s’ e fal!
Si ato burrat si janë kan motit,
N’ato kohë të Kastriotit.
Burr si veten kish pas vllan,
Me Berish dhe me Thaçnjan!
Kurrkund vend (Serbit) s’i lan me xan.”
(Mark PALNIKAJ, Tungj Miftari, bajraktar i Mërturit. Tiranë, 2014, f. 144 – 150).
Edhe vetë Kol Bib Mirakaj në një rast dëshpërimi, shkruan për plagosjen e tij: ”Një i gjymtuem n’ Iballe”… ”I gjymtuem, -them, -se n’ at kohë, ende nuk mund të qëndrojsha me ecë me kambët e mija nga plumbat, që më kishin shpartallue kërcinin e kambës në mbrojtjen e Shkodrës, kundër ushtrisë jugosllave, (Koman), me 13 prill 1941, të Diellën e Pashkëve… u tërhoqa për me pushue në shtëpinë time n’ Iballe të Pukës.” (Kol Bib MIRAKAJ, Vetëvrasja e një Kombi. Shkodër, 2014, f. 174).
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë