Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Banorët e rajonit të Gorës, pjesë e komunës së Dragashit, në jug të Kosovës, e kanë festuar Ditën e Shën Gjergjit.
Në këtë ditë festohet kthimi i stinës së pranverës dhe ringjallja e natyrës.
Atyre iu kanë bashkuar mijëra banorë të Prizrenit fqinj, dhe fshatrave kufitare të rajonit të Kukësit, në veri të Shqipërisë.
Dita e Shën Gjergjit njihet si festë e rinisë, bukurisë, gëzimit, takimit me të rinj, të cilët shkojnë në vendlindje “nga e gjithë bota”, për të vazhduar traditën shekullore dhe për të takuar shoqëruesit e tyre të jetës.
Ata që pëlqehen dhe bashkohen, në verë organizojnë dasma, martohen, e më pas kthehen atje ku jetojnë dhe punojnë.
“Në kohën time ishte pak më ndryshe, por tradita u ruajt. Gëzimi në fytyrat e të rinjve është dëshmia më e mirë për këtë”, ka thënë Misin Hoxha për Radion Evropa e Lirë.
Hoxha, si shumë bashkëqytetarë të tij nga Restelica, një nga 18 fshatrat e Gorës, ka shkuar në nga Italia në Kosovë, për të shënuar këtë ditë.
Ndërkohë vajzat, janë kujdesur për kostumet festive, të cilat ndryshojnë nga fshati në fshat.
Loja e vallëzimet e tyre, janë përcjellë me brohoritje.
Kjo ditë festohet në shumë vende të botës, nga pjesëtarë të komuniteteve e feve të ndryshme.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë